Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Kuriozitete interesante

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kuriozitete interesante

Mesazh nga C.r.b.n prej Fri Jul 02, 2010 11:13 pm

Keniasi 25-vjeçar Robert Njeru nga qyteti Nakuruje ka bindur policinë të arrestojnë qenin e tij pasi që ia kishte ngrënë paratë e qerasë.
Ai e ka dërguar qenin në stacionin lokal të policisë sepse i kishte ngrënë paratë me vlerë rreth 25 euro.

I kishte lënë paratë në krevat dhe kishte shkuar në punë. Me të kthyer në mbrëmje, në dysheme ka parë disa kartëmonedha të shqyera.

Pronari ka tërhequr qenin zvarrë deri në polici dhe u ka dhënë rreth pesëdhjetë cent për ta mbyllur. Por, shefi i policisë, me të dëgjuar për arrestimin, ka larguar nga puna policin i cili ka pranuar ryshfet dhe ia ka kthyer qenin pronarit

Njeriu ende nuk ia ka falur qenit. E ka vendosur në shitje për pak para, vetëm sa ta heq qafe.

C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kuriozitete interesante

Mesazh nga C.r.b.n prej Fri Jul 02, 2010 11:13 pm

Gruaja martohet me qen

Një grua nga Gana është martuar me qenin e saj sepse ai ka kualitete që ajo i ka parë vetëm në babën e saj të ndjerë. Gruaja 29 vjeçare Emily Mabou nga fshati Aburi është martuar me qenin e saj 18-muajsh në një ceremoni në të cilën kanë marrë pjesë dy priftë dhe fshatarët kureshtarë, raporton e përditshmja lokale ”Daily Dose”.

Vëllai i saj më i ri David Mabou ka thënë se familja e saj e ka bojkotuar dasmën e saj për të cilën kanë cilësuar si “një hap i marrë për të luftuar vetminë e saj ".

Por zonja Mabou ka thënë: "Që moti kam qenë duke u lutur për një partner të jetës i cili do të ketë të kualitetet e babait tim. Babai ime ishte i butë, besnik dhe i devotshëm ndaj nënës time dhe kurrë nuk e ka lënë vetëm”.

"Kam pasur në lidhje me shumë meshkuj këtu në Togo, dhe të gjithë janë të njëjtë – aventurierë dhe tradhtarë. Qeni im është i butë dhe besnik ndaj meje si dhe më trajton me shumë respekt", ka shtuar “nusja” e re.

E pyetur se si planifikon të rris fëmijë me “burrin” e saj të ri, zonja Mabou është përgjigjur shkurt: “Do të adoptojmë".

C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kuriozitete interesante

Mesazh nga C.r.b.n prej Fri Jul 02, 2010 11:14 pm

Se miqësia nuk ka, respektivisht nuk do të duhej të ketë, asnjë lloj kufijsh dëshmon edhe ky “çift” i pazakontë. Ujku dymuajsh dhe qeni trevjeçar i racës rotuajler janë bërë miqtë më të mirë prej ditës së parë kur i kanë bërë bashkë rastësisht.

Në fakt, si një këlysh njëjavësh ujku ka mbetur pa të ëmën e tij. Në atë moment zgjidhja e vetme logjike është imponuar vetvetiu.

Në atë moment zgjidhja e vetme logjike është imponuar vetvetiu. Ujku i vogël ishte sjellë që të miqësohet me rotuajlerin dhe të rritet në momentet më kritike më dikë që është më i ngjashmi me llojin e tij. Që prej atëherë, çifti i pazakontë është i pandashëm.

Kanë kaluar dy muaj qëkur i kanë bërë bashkë, e tash ata nuk bëjnë asgjë para njëri-tjetrin. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për ushqimin,

Edhe pse deri më tani kemi parë robotë të cilët vallëzojnë apo aktrojnë nëpër shfaqje dhe prej atyre që pastrojnë shtëpinë e oborrin, roboti i ri japonez i cili përgatit petulla do të befasojë edhe skeptikët më të mëdhenj.


C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kuriozitete interesante

Mesazh nga C.r.b.n prej Fri Jul 02, 2010 11:14 pm

Në panairin “International Food Machinery and Technology” i cili është organizuar javën e kaluar në Tokio është paraqitur roboti Okonomiyaki i cili pa ndonjë problem përgatit petulla.

Me ndihmën e shtojcave të veçanta, roboti së pari i përzien përmbajtjet për petulla, më pas i zbraz ato në stufë të nxehtë. Pasi që petullat të piqen nga njëra anë, me lopatëzat në “duart” e tij i kthen në anën tjeter

Pasi që petullat të përgatiten, roboti i shërben e madje edhe pyet se çfarë doni t’u shtoni.

Roboti Okonomiyaki, me emrin industrial Motoman SDA10 është zbulim i ri i prodhuesve japonez të makinave dhe robotëve, Toyo Riki Co

C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kuriozitete interesante

Mesazh nga C.r.b.n prej Fri Jul 02, 2010 11:14 pm

52 vjecari britanik Mike Hallowell ndoshta eshte nje nga njerezit e vetem ne bote qe qesh shume pak.

Kete “dhurate” nuk e ka nga deshira apo karakteri qe perfaqeson, por nga halli. Mjeket ia kane bere te qarte se nese qesh, ai rrezikon te kaloje nje krize pasi vuan nga nje semundje e rralle. Lajmi eshte publikuar ne tabloidin "Daily Mail" ku shkruhet gjithashtu se gjithcka nisi 6 vjet me pare kur burri shkoi tek dentisti.

Qe atehere, kur i nenshtrohet emocioneve te forta si psh nje e qeshur apo frike e papritur, muskujt e tij tkurren dhe ai bie menjehere ne toke. “Mund te shikoj programe per te qeshur ne televizor por vete nuk duhet te qesh. Nese e bej kete gjithcka perseritet”, pohon me trishtim 52 vjecari, sipas te cilit, mjeku Paul Reading nuk i ka dhene asnje shprese per kurim. P

or nje problem tjeter serioz qe Hallowell ka eshte se e ze gjumi papritur 7 deri ne 8 here ne dite. “Nuk mund te udhetoj ne transportin publik. Per fat te mire gruaja ime Jackie me ndihmon shume. Nuk e di si do t’ia kisha dale pa te”, shprehet babai i tre femijeve.

C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kuriozitete interesante

Mesazh nga C.r.b.n prej Fri Jul 02, 2010 11:15 pm

Shkencetaret kane bere nje zbulim mjaft interesant duke zbardhur shume te dhena rreth jetes se mamutheve ne nje habitat shume armiqesor.
Paraardhesit e elefanteve tashme perfaqesohen me nje trup te pajete te konservuar ne menyre perfekte nga akulli qe eshte quajtur Lyuba. Ky ekzemplar ka ngordhur rreth 40 mije vjet me pare pasi eshte mbytur ne nje lume balte ne Siberi. Kete e vertetojne mbetjet e gjetura ne stomak. Ishte vetem nje muajsh dhe peshonte 110 kg, ndersa ne stomak jane vene re edhe gjurme te qumeshtit qe ka pire nga mamaja.

Fale ketij zbulimi, shkencetaret po perpiqen te kuptojne se si mamuthet e zhdukur rreth 10 mije vjet me pare, i rezistonin te ftohtit. Duhet thene se nje nga shkaqet kryesore jane shtresat e dhjamit, cka bente qe temperatura e trupit te ngelej konstante. Trupi i mamuthit eshte gjetur nga disa gjahtare te zones, ndersa behet e ditur se deri ne vitin 2014 Lyuba do zhvilloje nje turne boteror ne muzete panteologjike me te medhenj te planeti

C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kuriozitete interesante

Mesazh nga C.r.b.n prej Fri Jul 02, 2010 11:15 pm

Rrjeti social i internetit “Facebook” arrin shifra rekord persa u perket numrit te perdoruesve aktive.
Krijuar vetem pese vjet me pare nga Mark Zukerberg, “Facebook” ka arritur numrin e 300 milion perdoruesve aktive qe nga casti kur eshte regjistruar edhe perdoruesi i pare, me 4 shkurt te vitit 2004. “Te ardhurat tona tashme i kalojne shpenzimet per mirembajtjen e rrjetit. Ne fillim te viti mendonim qe keto shifra nuk mund te arriheshin para vitit 2010’, eshte shprehu themeluesi i “Facebook” Mark Zukerberg. Rrjeti social me i famshem ne bote eshte vlersuar me nje vlere prej 10 deri ne 15 miliard dollare.

C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kuriozitete interesante

Mesazh nga C.r.b.n prej Fri Jul 02, 2010 11:16 pm

Nje aksion i mire qe cudit. Yvon Woterghem, nje tregtar i ri i nje dyqani ne Meurchin, ne veri te Frances, ka gjetur ne kosh plehrash 100 mije euro dhe i ka kthyer.
Parate ndodheshin ne nje kuti biskotash dhe mund te jene hedhur pa dashur ne mbeturina. Pronaret jane nje cift pleqsh qe me shumen, ndoshta donin te paguanin qerane e azilit. Vajza e ciftit eshte cuditur duke deklaruar se i detyrohet te riut “nje mirenjohje shume te madhe”.

C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kuriozitete interesante

Mesazh nga C.r.b.n prej Fri Jul 02, 2010 11:16 pm

Rekordet Botërore janë të panumërta, edhe më të shumtë në numër personat që i mbajnë ato. Jo më kot është krijuar libri Guinness i rekordeve botërore, ku çdo vit regjistron gjithçka të re dhe të paarritur më parë në çdo fushë të jetës.

Njerëzit bëjnë gjithfarë çmendurish, prandaj kjo është një ndër temat më të gjera në botë. Mbledhja e këtyre rekordeve është një sfidë më vete. Ekzistojnë me qindra mijëra rekorde botërore të çuditshme dhe mahnitëse, dhe seleksionimi i tyre kërkon kohë dhe mundim. Për një rekord të vënë në botë ekzistojnë me qindra të tjerë të pa dokumentuar. Revista "Neatorama" ka listuar 20 rekorde botërore më të mirë dhe më të çuditshëm, duke lënë prapa shumë të tjerë. E mrekullueshme është makina më e madhe në botë, 4X4, e cila është fare normale, me përjashtim të gomave gjigante të përdorura nga ushtria amerikane në vitet '50 për transport. Motoçikleta më madhe në botë, ajo e ndërtuar në Kaliforni nga një person i pasionuar për motoçikleta, është prova e vërtetë se çfarë mund të ndërtojë njeriu vetëm me vullnet dhe kokëfortësi. Ka dhe të "apasionuar" të tjerë, të cilët e kanë të vështirë të shkëputen nga kolltuku i preferuar, dhe për këtë arsye ndërtojnë dhe divanin më të shpejtë në botë.

Ky klasifikim nuk përfshin turkun me hundën më të madhe në botë, atë prej 8.8 centimetrash, që i përket Mehmet Ozyurek, i cili vazhdon të fitojë çdo vit në konkursin e hundës më të gjatë në Turqi. Ndër rekordet e tjera që papërmendura në këtë shkrim është edhe rekordi i hedhjes më gjatë të xhuxhave, të cilin e ka vendosur në vitin 2002 britaniku Jimmy Leonard, kur ka hedhur një xhuxh të quajtur "Lenny gjigandi" në një distancë prej më shumë se 33 metrash. Rekordin e vetullave më të gjata në botë, atyre prej 20 centimetrash, e ka thyer amerikani Leonard Traenkenschuh. Tre ndër personat me flokë më të gjata në vesh janë indianë. Në të njëjtën kohë rekordin për flokët dhe mustaqet më të gjata në botë e mbajnë dy indianë. Nuk ka si të ndodhte ndryshe, kur nderi i një burri matet me gjatësinë e mustaqeve. Në këtë kulturë, nëse do ta lëndosh me të vërtetë një person, atëherë dënimi më i rëndë do të ishte ai t'i prisje mustaqet. Edhe pse India njihet si shteti me njerëzit me talente ndër më të çuditshmet, "rekordthyesa" ka në të gjithë botën.

Makina më e madhe në botë
Ky automjet është ndërtuar nga Bob dhe Marilyn Chandler, nga st. Louis, Misuri. "Bigfoot #5" është krijuar në verën e vitit 1986, me qëllimin e vetëm për të shfrytëzuar rrotat e gjata "Firestone Tundra". Fillimisht rrotat janë përdorur për trenin e tokës në Alaskë, nga ushtria amerikane në vitet '50. Automjeti sot qëndron në muzeun në St. Louis.

Mobilja më e shpejtë në botë
Ky divan përveçse është i rehatshëm, është edhe i shpejtë, duke iu dërguar ku të doni ju. Mobilja konsiderohet një mjet i ligjshëm rrugor, pasi ka targë dhe mini motor. Është i pajisur me një mbulesë leopardi, mbajtësen e picës në rolin e timonit, frena dore dhe një copë çokollate ku mund të zgjidhni katër marshet e mundshme dhe ka një shpejtësi prej 87 mph.

Lëkura me elastike në botë
Lëkura më elastike në botë i përket Garry Turner nga Caistor, Lincolnshire, Angli. Ai tërhoqi lëkurën e barkut me një distencë prej 15.8 centimetrash duke u regjistruar kështu në librin "Guinness" të rekordeve. Garry vuan nga një sëmundje e rrallë e quajtur "Sindroma Elhers-Danlos", një çrregullim i indeve lidhës që ndodhen poshtë lëkurës.

Deti artificial më i madh në botë
Kush nuk do ta donte një parajsë të tillë. Për fatin tonë të keq, parku ujor artificial ndodhet në një fushë në Miyzaski, Japoni. Ky park ujor i brendshëm ka një çati të palosshme dhe mot të kontrolluar. Gjithkush mund të shijojë rërën e nxehtë dhe ujin e freskët në shi apo dëborë. Parku me palma dhe dallgë për të praktikuar sërfin është i hapur në çdo stinë.

Aeroplani i vetëm dhe më i madh që është ngrënë
Michel Lotito, i njohur më mirë si Monsinjor Mangetout, apo zoti I ha të gjitha, është një tip normal, me përjashtimin e vetëm se ha gjithçka, që nga metali dhe deri tek xhami. Ai është mbajtësi i rekordit për vaktin më të madh të ngrënë ndonjëherë, një aeroplan "Cessna 150". Muri i stomakut të tij është sa dyfishi i normales dhe prodhon një lëng që tret gjithçka.

Labirinti më i madh në botë
Fermeri nga North Yorkshire, Tom Pearcy ka krijuar labirintin më të madh në botë, për nder të 40-vjetorit të "Star Trek". Labirinti, i cili ndodhet jashtë Jorkut, mbulon 32 akra, ekuivalenti i 15 fushave të futbollit. Është dizenjuar duke përdorur teknologjinë e satelitëve, që do të thotë se shtegu ka një distancë prej gjysmë metri.

Flluska e sapunit më e madhe në botë
Sam Heath, i njohur më mirë si "Sam Sam, burri i flluskës", vendosi rekordin botëror të më shumë personave të futur brenda një flluske të vetme. Sam përdori një shkop 7 metra të gjatë për të futur 19 persona brenda saj. Në të vërtetë të 19 personat ishin nxënës shkolle, megjithatë flluska është një ndër më të mëdhatë të krijuara ndonjëherë prej tij.

Kurnacja më e madhe në botë
Hetty Green ishte një grua e pasur, një ndër më të pasurat në botë, për shkak se nuk shpenzonte asnjë para. Ajo nuk ngrohej kurrë dhe as përdorte ujë të ngrohtë. Vishte vetëm një fustan të zi, nuk i lante duart kurrë dhe hante byrekë që kushtonin 15 cent. Djali i saj dhe këmbën dhe e preu pasi ajo vonoi trajtimin në kërkim të shërbimit shëndetësor falas.

Flokët dhe mustaqet më të gjata në botë
India ka shumë çudi. Si të mos mjaftonin të tjerat, dy ndër personat me mustaqe më të gjata janë indianë. Personi në të majtë është Kalyan Ramji Sain nga Sundarth, Indi, i cili s'e ka hequr mustaqen 3.39 metra që prej vitit 1976. Ai në të djathtë, mbajtësi i rekordit botëror, është Badamsinh Juwansinh Gurjar, mustaqja e të cilit është 4 metra e gjatë.

Motoçikleta më e madhe në botë
Greg Dunham nga Stockton, Kaliforni, e ndërtoi këtë automjet gjigand prej 3 metra të lartë dhe 7 metrash të gjatë në një periudhë 3-vjeçare. Ajo peshon 6.500 paund dhe Dunham e komandon në një kafaz poshtë timonit. Ai e krijoi motoçikletën vetëm se shokët e tij e sfiduan, duke i thënë se diçka e tillë ishte e pamundur të ndërtohej.

Plaku i dëborës më i gjatë në botë
Ky është Angus, mbreti i malit, plaku më i gjatë i dëborës në botë, i ndërtuar në vitin 1999 në Bethel, Maine. Për ta ndërtuar janë përdorur 6 rrota automobili për gojën, 3 rrota të tjera për kopsat, 200 kubikë këmbë dëborë, 6 metra copë për kapelen, 40 metra copë për shallin, 2 pemë 6 metra të gjata për krahët dhe me dhjetëra zbukurime të tjera.

Më shumë gjarpërinj me zile në gojë
Jackie Bibby, i njohur si "njeriu i gjarpërinjve" në Teksas, është vërtet i famshëm në Amerikë. Ai mban 10 rekorde botërore, atë për më shumë gjarpërinj me zile në gojë, plot 8 copë. Jackie Bibby ka qëndruar në një vajzë me 81 prej tyre, është futur në një shtrat me 109 copë dhe ka futur në një thasë 10 prej tyre për 17.11 sekonda.

Biskota më e madhe në botë
Kompania "Immaculate Baking Co." ka pjekur biskotën më të madhe në botë në vitin 2003. Ëmbëlsira është rreth 30.5 metra në diametër dhe peshon 18160 kilogramë. Kjo është një foto e ëmbëlsirës e marrë nga 30 metra lartësi. Pika e kuqe në mes është një person që qëndron në qendër të biskotës. Për prodhimin e saj janë përdorur me qindra kilogram çokollatë.

Monedha e arit më e madhe në botë
Sa vlen kjo monedhë nëse do të këmbehej? Plot 100 mijë euro. Monedha e arit është prodhuar nga flori 24 karat nga kompania "Austrian Mint". Monedha mban një replikë të hollit të famshëm të Orkestrës Filarmonike të Vjenës nga njëra anë dhe të instrumenteve nga ana tjetër. Nga kjo kompani janë krijuar vetëm 15 disqe prej 24 karatësh, 37 centimetra në diametër.

Anija transportuese më e madhe në botë
Kjo është një anije që transporton një tjetër anije. Anija "MV Blue Marlin" që transporton pesha të rënda dhe gjysmë e zhytur dhe motra e saj "MV Blac Marlin" janë ndërtuar të transportojnë turjela vaji. Kjo anije transportuese me një kuvertë të hapur është fotografuar duke mbajtur "USS Cole", një tjetër anije e dëmtuar nga një bombë në Yemen.

Pesha më e rëndë e ngritur me gjuhë
Me siguri nuk e kishit dëgjuar ndonjëherë, por ekziston një rekord botëror për peshën më të rëndë të ngritur me gjuhë. Po, po e lexoni mirë. Më 11 shtator të vitit 2004, njeriu që një herë ka kapërdirë një hanxhar kasapi, ngriti rreth 10 kilogramë me një grep kasapi që e kishte kaluar në gjuhë.

Familja më e madhe e zhonglerëve
Titullin e familjes më të madhe të zhonglerëve në botë e mban familja me 13 anëtarë, Boehmer. Prindërit e familjes thonë: "Të jesh një familje e madhe do të thotë të bësh disa detyra njëherësh, të bësh darkën ndërkohë që ndihmon fëmijët me detyrat, lidh një gju të vrarë". Gjithçka filloi 22 vite më parë me një libër zhonglerësh dhe shumë kohë të lirë.

Monedha më e madhe në botë
Nëse monedha e arit ju duket e madhe, nuk është asgjë në krahasim me monedhën e ishullit të vogël, Yap, në perëndim të Hauait, ku gurë më të mëdhenj se rrota e traktorit përdoren si mjet këmbimi. Me qindra gurë gjigandë të tillë qëndrojnë të mbështetur pranë shtëpive, apo të fshehur mes pemëve dhe gëmushave. Ato janë shekullore dhe vlejnë me mijëra dollarë.

Kungulli më i madh në botë
Larry Checkon vendosi një rekord të ri botëror për kungullin më të rëndë të rritur ndonjëherë. Ky përbindësh është 667 kilogramë i rëndë. Në konkursin e përvitshëm të perimeve më të çuditshme ishte e pranishme edhe lakra më e madhe në botë, e rritur nga fermeri Bernard Lavery. Ai mban 10 rekorde botërore të fruta dhe perimeve më të rënda në botë

Ekuilibri më i rëndë në kohë
John Evans ka një talent të veçantë. Ai ka një ekuilibër të jashtëzakonshëm, por edhe një forcë edhe më të madhe. Talentin e tij e përdor për të dhënë shfaqje në të gjithë botën. John mban më shumë se 30 rekorde botërore për ekuilibrimin e gjërave me kokë. Në këtë foto ai mban në kokë një makinë një tonësh për disa sekonda.


C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kuriozitete interesante

Mesazh nga C.r.b.n prej Fri Jul 02, 2010 11:16 pm

Pervjetoret e lene zakonisht nje kujtim fiks, por përvjetorë që lënë kujtime dualiste ku koeficienti i papërcaktueshmërisë është pothuajse infinit janë të lidhura vetëm me Ajnshtajnin dhe vetëm me teorinë e tij.
Pervjetoret e lene zakonisht nje kujtim fiks, por përvjetorë që lënë kujtime dualiste ku koeficienti i papërcaktueshmërisë është pothuajse infinit janë të lidhura vetëm me Ajnshtajnin dhe vetëm me teorinë e tij.

Nëqoftë se filozofët dhe studiuesit shqiptarë për të gjithë periudhën kohore midis viteve 1945 - 1992 pretenduan të jenë materialistë konseguentë, ata në mënyrë absolute nuk dhanë asnjë ide produktive në favor të materializmit filozofik, por e propoganduan atë pa i ditur thelbin dhe përse mund të shërbente ai. Në mënyrë absolute shkenca e kaluar shqiptare ka qënë promotor i idealizmit filozofik dhe shterpësia e saj është e lidhur me paaftësinë intelektuale të pjestarëve të saj të nderuar, por me sa duket ka ardhur koha që shkenca shqiptare ta thotë fjalën e saj në mënyrë origjinale duke u ndarë nga e kaluara idealiste. Pikërisht në këtë përvjetor të lindjes së Albert Ajnshtajnit ne kemi vendosur të sulmojmë shkencën idealiste shqiptare me pretendimin për të eleminuar pjesën shtërpe të saj, krimin shkencor që disa anëtarë të nderuar të Akademisë së Shkencave të RPSSH kanë kryer në të kaluarën. Transformimi i Akademisë së Shkencave pa treguar më përpara krimin që kanë kryer në të kaluarën disa anëtarë të saj na duket një orvajtje për të përsëritur të kaluarën formale në shkencën shqiptare. Urojmë për të kundërtën!

Te flasesh per Ajnshtajnin dhe teorine e tij ne menyre hipokrite eshte shume e lehte, por te analizosh thelbin e teorise së relativitetit dhe të nxjerresh përfundimet përkatëse une pretendoj se eshte pak e veshtire dhe e pamundur per shkak te metodes se arsimimit shteteror qe mbizoteron për mbi një shekull ne kontinentin tone europian.

C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kuriozitete interesante

Mesazh nga C.r.b.n prej Fri Jul 02, 2010 11:17 pm

Kryesorja që duhet vënë në dukje për këtë teori është karakteri politiko-filozofik qe e ka shoqeruar, pas publikimit te artikullit "Mbi elektrodinamikën e trupave në lëvizje" me 1905, nën siglen "kriza e fizikes". Nuk mund te kuptohet negativiteti, apo poziviteti, i teorise se relativitetit ne mendimin filozofik boteror pa këtë shoqërim.

Autori i revolucionit bolshevik është në të njëjtën kohë autori i sulmit kundra marksizmit te proletareve dhe pastruesi i rruges idealiste te relativitetit analitik. V.I.Lenini është njeriu që i krijoi terren pozitiv teorisë me idealiste te shekullit të XX-të të paraqitur si teoria me materialiste (për këtë shih librin e tij Materializmi dhe empiriokriticizmi, f. 210-215, kapitulli: Kriza e fizikës së sotme). Është pikërisht ky fakt që na vuri në dyshim fillimisht për teorinë që mban emrin: teoria e relativitetit Eshte pikerisht ky dualitet filozofik qe bën të mundur vënien e pikëpyetjeve në teorinë të konsideruar si më revolucionare në historin e njerezimit të vënë në prak të përmbysjes totale së saj per shkak te paaftësisë të interpretuesve te vjeter e te rinj. 130 vjetori i lindjes se njeriut per te cilin mbahen sesione shkencor anë e mbanë botës na jep rast të vëmë ne dukje atë qe nuk zgjidhi Ajnshtajni dhe ate qe zgjidhi gabim. Në tërësi teoria e tij duhet konsideruar si nje teori me tendenca zgjidhese, por jo zgjidhese. Sot bota shkencore eshte e ndare ne dy pjese per problemin e relativitetit analitik: ne njerez qe dine gabim ate qe zgjidhi Ajnshtajni (këtu mund të përmëndim Stefan Hawking me librin e tij mbi historinë e shkurtër të kohës dhe ata sovietikë, si L.D.Landau me librin Ç'është teoria e relativitetit) dhe ne njerez qe nuk dinë atë që zgjidhi Ajnshtajni (këtu mund të përmëndim përgjithësisht gjithë fizikantët shqiptarë; fakti që prof. Rexhep Mejdani nuk i përmënd teoritë e Ajnshtajnit në librin e tij "Bazat teoriko - konceptuale të fizikës" (f. 518), duke e kufizuar përmëndjen e fizikantit më idealist të shekullit të kaluar vetëm në proçesin e shpërndarjes Boze - Ajnshtajn duhet ta përligjë pretendimin tonë). Për hir te përparimit dhe diskutimit ne jemi te detyruar t'i përgjigjemi këtij dualitetit.

Përgjigja dhënë Arkimedit mbi pamundësinë e lëvizjes së Tokës, edhe në qoftë se do ta mernim të mirëqënë pikën mbështetëse, për shkak të pamundësisë së ekzistencës kohore të Tokës, në arësyetim është krejt e kundërt me arësyetimin mbi paradoksin e dy binjakëve. Në rastin e parë koha merret në të njëjtin rrafsh diskutues me hapësirën, kur në të dytin i nënshtrohet hapësirës dhe shpejtësisë. Pra problemi përpara se të konsiderohet fizik duhet konsideruar filozofik dhe botëkuptimor. Në këtë pikë faji është i shkencës materialiste që i ka humbur të gjitha betejat me idealizmin jo për meritë të kësaj të fundit, por për faj të vetvetes. Materializmi nuk mund të pranojë fitim në kohë nga hiçi, por ai e konsideron të mirëqënë fenomenin në kurriz të relatorit material dhe në këtë pikë teori e relativitetit i humb të gjitha betejat me materializmin filozofik. Paradoksi i binjakëve është një fenomen shoqëror që ndodh, të paktën, prej 2000 vjetësh në Europë, por me përfundime krejt të tjera nga ato të Ajnshtajnit.

Teoritë e Ajnshtajnit kanë disa defekte botëkuptimore ku më kryesoret përmëndim:



1-Konsiderimi i dritës si bartëse e shpejtësisë më të madhe në natyrë.

Ka një mënyrë që vërteton se drita ka shpejtësinë më të vogël, të paktën në raport me shpejtësitë e tjera fizike si shpejtësia e fushave elektomagnetike. Shkenca duhet të jetë e kënaqur me përcaktimin vetëm si një shpejtësi limit të dritës. Mbipërcaktimet, si konstante e shpejtësisë së dritës, janë tendenca idealiste që çojnë në përmbysjen e materializmit dhe në emërtimin si teori përmbysëse të të dy teorive të Ajnshtajnit. Këtu fillon ajo që nuk zgjidhi dot A.Ajnshtajni dhe këtu fillon arësyeja pse Stefan Hawkingu arriti në përfundimin se:



"për një numër të madh, të mjaftueshëm grimcash materje, forcat gravitacionale nuk mund të dominojnë mbi gjithë forcat e tjera. Kjo është arësyeja pse graviteti përcakton evolucionin e gjithësisë (f 79 e librit mbi historinë e shkurtër të kohës)".



Në këtë pikë kërkohet të ndryshohet thelbi i problemit dhe mohimi i teorive të Ajnshtajnit duke kaluar nga një problem me përfundime të dyshimta në një problem me përfundime të pasakta. Pranimi i karakterit konstant të dritës i jepte lëndës përjetshmëri kohore dhe këtu qëndron përmbysja e një teorie me tendenca zgjidhëse.



2-Një thellim mbi postulatin që bën fjalë për karakterin unifikues të ligjeve elektrodinamike në çdo sistem inercial referimi tregon se teoria e relativitetit, në të dy përmasat e saj, është kontradiktore me vetveten. Është ky fakt që e çoi Stefan Hawkingun në përmbysjen e këtij postulati duke pranuar se



"ligjet e fizikës nuk janë të njëjtë për grimcat dhe për antigrimcat" (f 77 e librit mbi historinë e shkurtër të kohës)



përfundim i cili përmbys jo vetëm Ajnshtajnin, por dhe vetë autorin e atyre rreshtave. Ndryshimi i natyrës në vazhdën e kohës duhet t'i bënte ligjet elektrodinamike të paafta të zbatoheshin për të gjitha kohërat dhe në të gjitha sistemet, dhe pikërisht këtu qëndron kontradikta. Kush është ajo forcë natyrore që i detyron ligjet elektrodinamike të jetë të barabartë në të gjithë kohërat dhe në të gjithë sistemet inerciale të referimit? Pra kemi arritur në pikën që kërkohet të shpjegohet uniteti i materies jashtë relativitetit analitik pasi ekziston një forcë madhore që i detyron ligjet elektrodinamike t'i nënshtrohen konstantes absolute, pikërisht këtë ka dashur të zgjidhë Albert Ajnshtajni dhe pikërisht këtë nuk ka zgjidhur dot ai (në fakt këto ligje kanë karakter të përkohëshëm dhe nuk mund të shërbejnë për të shpjeguar unitetin e materies, ato kanë vlera vetëm për një fragment hapsinor të materies, siç është lënda; dhe mënyra e të konceptuarit të këtij problemi është një gabim që po bën sot shkenca botërore duke ju larguar pambarim materializmit filozofik).



3-Lidhja e masës me energjinë dhe shpejtësinë sipas formulës e=mc2.

Ka pasur një debat filozofiko-shkencor për këtë formulë nëpër revista shkencore të ndryshme pa arritur në asnjë përfundim konkret, përkundrazi në përfundime të gabuara. Në thelb kjo formulë nuk del as nga fizika klasike dhe as nga teoria e relativitetit, por ajo del nga filozofia materialiste dhe përbën problemin numër një kryesor në filozofi. Ne do ta shikojmë këtë formulë nga kater këndvështrime:



a - sipas raportit kohor-hapsinor,

b - sipas shpejtësisë dhe elementëve përbërës të formulës,

c - sipas kohës

d - sipas vete Ajnshtajnit.



a. Gjëja më e pabesueshme për fizikantin e sotëm modern është sulmi kundra formulës ajnshtajniane e=mc2. Bindja e jonë është se asnjeri nuk e di thelbin filozofik të kësaj formule fiziko-matematike (të paktën kështu është paraqitur deri më sot). Cilindo prej fizikantëve që të pyesësh mbi terminologjinë e elementëve të formulës, pamvarësisht nga kapaciteti i tij profesional, do të përgjigjej se fjala është për energjinë, masën dhe shpejtësinë e dritës, dhe vetëm kaq. Dëshira për një zbatim eksperimental të saj është kthyer prej kohësh në kërkesën drejt teorive të reja meqënëse eksperimentalisht është e pamundur zbërthimi i mëtejshëm i forcave të bashkëveprimit ndërlëndor. Kjo e fundit do të ishte e drejtë nëqoftëse ne do t'i konsideronim forcat me ndryshueshmëri të thellë cilësore dhe t'i analizonim sipas teorisë së relativitetit (por kjo gjë formon një kontrast praktik). Pikërisht në këtë pikë qëndron gabimi i të tërë fizikantëve të sotën e të djeshëm, përfshirë edhe hulumtuesit e relativitetit analitik, botëkuptimi i të cilëve ka pika mjaft të errëta, që po të mbështetemi në mënyrën se si zbërthehet përmasa e kohës pa frikë mund t'i emërtojmë fizikantë me botëkuptim idealist edhe pse në aparencë ata mbrojnë ekzistencën e materies jashtë dhe primarisht ndaj ndërgjegjes.

Raporti kohor-hapsinor duke u përbërë nga dy elementë absolutë përsa i përket ekzistencës së specifikave të materies në to, ka të drejtë të marrë në konsideratë çdo formulë dhe në qoftë se ajo reduktohet e barabartë me një, dmth me vetë raportin, atëhere ajo formulë është po aq absolute si vetë raporti në fjalë dhe mund të shërbejë për çdo specifikë të materies dhe për çdo formë të ekzistencës së kësaj specifike duke përfshirë edhe elementët përbërës të saj. Po të jetë kështu, dmth e=mc2 e ka këtë veti, preçedenca e fizikantit Nobël është krejt pa baza dhe tregon paaftësinë e shkencës së sotme për të zbërthyer teorinë ajnshtajniane sipas kuptimit materialist të saj, kur njëkohësisht tregon tendencën idealiste të fizikës së sotme moderne.

C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kuriozitete interesante

Mesazh nga C.r.b.n prej Fri Jul 02, 2010 11:17 pm

Syri i nje struci eshte me i madh se truri i tij.


Ne trurin e maceve ka 32 muskuj.


Seul (kryeqyteti i Korese se Jugut) ne gjuhen vendase do te thote kryeqytet.


Ne SHBA 1/3 e zezakeve mes 20-29 vjeç jane ne burg ose nen hetim.


Nje mashkull harxhon mesatarisht 3350 ore duke u rruajtur e qethur.


Kur thyhet nje xham disa copeza shperndahen me shpejtesi 3000 milje ne ore.


Bethoveni para se te kompozonte fuste koken ne uje te ftohte.


Planeti Uran mund te shihet me sy te lire.


Ajsbergu me i madh i matur deri me sot ka qene me gjatesi 200 milje dhe gjeresi 60 milje, ai ka pasur nje siperfaqe me te madhe se Belgjika.


Dallga me e madhe e regjistruar deri me sot ka qene ne vitin 1971 ne Ishullin Ishigaki, Japoni, me lartesi 85 m.


Ne nje nate te kthjellet mund te shihen rreth 2000 yje me sy te lire.


Vetem mushkonjat femra piskojne.


Lindjet vjetore ne Indi, e kalojne popullsine e Australise.


96% e sallatorit, eshte uje.


Ne 1 kg limon ka me teper sheqer se ne 1 kg luleshtrydhe.


Shteti me me teper rruge te asfaltuara eshte Franca.


Ajnshtajni deri ne moshen 9-vjeçare nuk fliste normalisht.


Nje shqiponje mund ta shohe prehen e saj qe 3000 metra larg.


Kuajt mund te qendrojne deri ne 1 muaj ne kembe.


Eshte e Nuk mund te teshtish pa i mbyllur syte.


Fluturat shijojne me ane te kembeve.


Delfinet flene me nje sy hapur.


Nje njeri qesh mesatarisht 13 here ne dite.


Minjte mund te durojne pa uje me teper se devete.


Ne trupin e njeriut muskuli me i forte eshte gjuha.


Pavaresiht nga madhesia dhe trashesia nje flete nuk mund te paloset me teper se 9 here.


Femrat i perpelitin syte 2 here me shume se meshkujt.


Nje ari i rritur mund te vrapoje po aq shpejt sa nje kale.

C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kuriozitete interesante

Mesazh nga C.r.b.n prej Fri Jul 02, 2010 11:17 pm

Një fëmijë lind në autobuz, për të një abonim për gjithë jetën

Një grua e re franceze, lindi fëmijën e saj kur gjendej në një autobuz linje në Paris. Vajza, emri i së cilës nuk u bë i ditur, e dinte se dita e lindjes nuk ishte larg por nuk mund ta mendonte kurrë se mund të lindte në një mjet publik. Problemet i filluan kur autobuzi i linjës ishte afër sheshit të republikës.
Shoferi i autobuzit kur e shikon se çfarë po ndodhte bëri që çdo pasagjer të zbriste nga autobuzi dhe me shpejtësi u drejtua për në spitalin më të afërt. Ecja me shpejtësi nuk vleu për asgjë, sepse pas 5 minutash vajza lindi fëmijën e saj. Me të arritur në spital mjekët nuk bënë gjë tjetër vetëm të kontrollonin gjëndjen shëndetsore të vajzës dhe fëmijës së saj. Shoqëria që kontrollon trasportin urban të Parisit vendosi t’i dhurojë të sapolindurit një abonim për gjithë jetën.

C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kuriozitete interesante

Mesazh nga C.r.b.n prej Fri Jul 02, 2010 11:18 pm

Duke pastruar dhomën gjen poshtë krevatit dashnore


Mund të ndodhë që duke bërë pastrimin e shtëpisë mund të gjesh nëpër cepa gjera të ndryshme që nuk I gjeje dot. Por duke pastruar me fshesë me korrent të gjesh poshtë krevatit dashnoren e burrit është një gjë e pazakontë. I ndodhi një gruaje 40 vjeçare nga Italia. Duke ardhur në shtëpi më shpesh se zakonisht gjen burrin e saj të ulur në guzhinë dhe deri këtu asgjë e dyshimtë. Gruaja fillon të bëjë punët e shtëpisë si zakonisht dhe papritur zbulon poshtë krevatit të dhomës së gjumit dashnoren e burrit të saj, një vajzë rreth 30 vjeç.
Ishtë zënia që filloi mes burrit dhe gruas që detyroi komshinjtë të merrnin në telefon policinë.Agjentët që mbërritën në vend nuk gjetën ndonjë shkelje që ata të merrnin ndonjë masë, ikën duke i lënë të tre personat ta zgjidhnin vetë çështjen.

C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kuriozitete interesante

Mesazh nga C.r.b.n prej Fri Jul 02, 2010 11:18 pm

E ngatërruar për burrë një grua përfundon në burg


Një grua peruane kaloi një muaj burgim në një burg për meshkuj në Argjentinë, para se drejtuesit e burgut të vinin re gabimin e madh që kishin bërë. Në fund kur e zbuluan që ishte grua u trasferua në një burg për gra, por e dënuara nuk e pëlqeu një gjë të tillë, pasi nuk ndihej rehat me gratë e tjera në këtë burg dhe kërkoi të trasferohej përsëri tek meshkujt.
Protagonistja e kësaj historie quhet Carla Aguilera dhe u arrestua për vjedhje. Gjithçka ndodhi sepse gruaja në gjendjen civile është e regjistruar si Manuel Martin Aguilar. Policia e Buenos Aires për të justifikuar ngjarjen shpjegoi se gruaja ishte kontrolluar nga policë të ndryshëm.
Ishte një telefonatë anonime që lajmëroi policinë për ngatërresën e bërë, dhe mbas një kontrolli mjekësor u zbulua ngatërresa dhe gruaja u trasferua në një burg tjetër. Një zëdhënës i policisë ka shpjeguar që Carla sillej tamam si burrë dhe ishte e pamundur të zbulohej e vërteta.

C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kuriozitete interesante

Mesazh nga C.r.b.n prej Fri Jul 02, 2010 11:18 pm

Lind birra për qentë, pa alkol, pa gaz.



Të prodhosh një birrë për qentë, idea e çuditshme i erdhi kompanisë që prodhon ushqime për qentë ‘Dog Star Brewing’ në Kaliforni , e cila vendosi të nxirrte në treg pijen. Birra është analkolike, nuk është e gazuar dhe është e aromatizuar më shije mishi. Birra prodhohet nga fermentimi i majasë së birrës. Ka shumë mënyra për të treguar dashurinë ndaj qenve, shkruhet në reklamën e kësaj kompanie për këtë produkt, pse mos ta bëjmë duke u ofruar një birrë ? Sipas krijuesve të saj, birra serviret e ftohtë.

C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kuriozitete interesante

Mesazh nga C.r.b.n prej Fri Jul 02, 2010 11:18 pm

Me operacion kunder gjumit 19-oresh



Tangshan,Kine - Nje burre kinez i cili me heret bente mesatarisht 19 ore gjume,tani ka reduktuar kohen qe ai kalon ne shtrat ne dicka me pak se 10 ore ,pas operimit ne hunde dhe ne fyt ne njeren nga klinikat e qytetit Tangshan ne Kine .Siç raporton agjenisia e lajmeve Xinhua ,Meng Qiang po vuan nga nje forme e rende e sindromit te gjumit ,te njohur si "sas" (sleep apnea syndrome),i cili rrezikonte te vdiste ne gjume, ne rast se nuk do ti nenshtrohej brenda disa muajsh intervenimit kirurgjik.Mjeket konfirmuan se 35 vjeqari me gjatesi 177cm dhe me peshe mbi 90 kg ,qe sipas tyre eshte nje peshe shume e rrezikshme per gjumin e tij 19 oresh. Meng eshte sheruar ne spital per operim pasi qe dy motrat e tij u binden se intervenimi kirurgjik ne hunde dhe ne fyt mund te permirsoje dukshem kualitetin e tij te jetes. "Ai e leshoje spitalin me buzqeshje ne fetyre dhe me 10 kg me pak.Tani po flen mesatarisht nga 9-10 ore ne dite" citoi agjencia Xinhua nga nje familjare e z.Meng

C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kuriozitete interesante

Mesazh nga C.r.b.n prej Fri Jul 02, 2010 11:19 pm

Me elektricitetin, interneti vendos turbon




Kina do të rritet ekonomikisht, dhe për të bërë një gjë të tillë përdor të gjitha burimet e saj mbi lidhjen e internetit me bandë të gjatë. Pasi ka eksperimentuar në një zonë shumë të madhe teknologjinë WiMax, e cila u ka dhënë mundësinë 16 milionë përdoruesve të përdorin internetin me një shpejtësi shumë të madhe 70 mb në sekondë.
Qeveria ka dhënë lejen e eksperimentimit të një linje më interesante dhe më të shpejtë e quajtur me emrin Powerline. Projekti, i cili ka përfshirë 150 mijë përdorues banorë në 540 lagje të Pekinit dhe çdo javë këtyre përdoruesve u shtohen edhe 800 familje të tjera. Kjo linjë mundëson lidhjen me internetin duke përdorur një prizë të thjeshtë elektrike dhe një modem i krijuar posaçërisht.
Shpejtësia e lidhjes me internetin për momentin është e njëjtë me atë të linjës WiMax. Forca e linjës Powerline qëndron në faktin se energjia elektrike arin në çdo vend, edhe në zonat më të largëta rurale ku me teknologjitë e tjera të përdorura deri tani është e pamundur për t’u arritur.

C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kuriozitete interesante

Mesazh nga C.r.b.n prej Fri Jul 02, 2010 11:19 pm

1000 SMS ne jave, shtrohet ne psikiatri!



Një 19 vjeçar skocez është shtruar në një spital psikiatrik , identifikuar si një rast i veçantë varësie nga e-mail dhe sms.
Djali i ri ne një vit harxhoi 16.000 euro duke derguar mesazhe me celular . Djali , ku shtypi i ka vënë emrin ‘Steven’ kishte lënë vëndin e punës mbasi shefi i tij zbuloi që kishte dërguar në një muaj 8000 e-mail.
Djali deklaroi që pjesa më e madhe e e-mail ishin mes tij dhe të dashurës së tij. Steven dergonte mesatarisht 1000 sms në javë.’Kur shikon celularin dhe shikon se ke marrë një mesazh mendon se kush mund të jetë . Është si një loj ping-pongu, dërgon një dhe menjëherë të vjen një tjetër’, ka thënë i riu në BBC.Psikologët ku djali po kurohet , thonë se kanë 25 vjet që merren me çështje që kanë të bëjnë me raste varësie nga diçka por kur nuk janë ndeshur me një rast të tillë.

C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kuriozitete interesante

Mesazh nga C.r.b.n prej Fri Jul 02, 2010 11:19 pm

Gjuha më e gjatë në botë, 7 cm për Annika Irmler

Gjermanja Annika Irmler është femra me gjuhën më të gjatë në botë. Ajo ka hyrë në librin e rekordeve Gines për gjatësinë e jashtëzakonshme të gjuhës së saj, e cila arrin një gjatësi deri më 7 centimetra. “Miqtë e mi gjithmonë më kanë thënë se kam një gjuhë të pabesueshme… Një ditë do të bëjë shumë para falë saj”- thotë Annika. Ajo jeton me familjen na Hamburg dhe gjëja që ka më tepër qejf të hajë janë akulloret dhe krepat. Shoqëria zbavitet shumë në praninë e rekordmenes pasi ajo bën lojëra të veçanta me gjuhën e saj të jashtëzakonshme.

C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kuriozitete interesante

Mesazh nga C.r.b.n prej Fri Jul 02, 2010 11:19 pm

Burri me mjekrën më të gjatë në botë

Kur më vitin 1997 Shamsher Singh I rajonit të Punjab në Indi është shfaqur me mjekrën e tij të paruar në ekstremitete të gjithë mësuam se gjatësia e mjekrës së këtij njeriu arrinte deri më 183 centimetra. Ai u shpall pas kësaj si njeriu i gjallë me mjekrën më të gjatë në botë. Nuk dihet sot se çfarë ka ndodhur me të dhe me mjekrën por padyshim që mjekra sit ë Shamsherit janë të ralla dhe jo kushdo mund t’i ketë. Ndërkaq, sa për kuriozitet, mjekra më e gjatë në botë ka qenë ajo e norvegjezit Hans Langseth i cili më 1927-n kishte një mjekër që arrinte gjatësinë e 5.33 metrave. Madje mjekra e tij është prezantuar edhe në muzeun Smithsonian Institution në Uashington DC.

C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kuriozitete interesante

Mesazh nga C.r.b.n prej Fri Jul 02, 2010 11:20 pm

Gruaja me mjekrën më të gjatë në botë

Ajo quhet Vivian Vvheeler dhe është nga VVood River, Illinois në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vivian e ka lënë mjekrën e saj të rritet që nga dita kur gruaja u përball me vdekjes e së ëmës në vitin 1990. Qimja më e gjatë e mjekrës së saj arrinte deri në 27,9 centimetra në vitin 2000. Gjatë fëmijërisë, Vivian është ndjerë ndryshe nga shoqet dhe bashkëmoshataret e saj. Babai e ka bindur vajzën që të rruhet që kur ishte në moshën 7 vjeçe. Pas martesës së saj të katërt dhe vdekjes të së ëmës, Vivian vendosi ta lërë mjekrën duke mos e ndaluar më rritjen e saj. Ajo shpesh e lidh mjekrën për të mos u penguar gjatë kohës kur ësht duke bërë punët e shtëpisë. Vivian është nëna e tre fëmijëve. Ajo është tepër e njohur në Illinois, për më tepër kur u bë bashkëpuntore e një spektakli televiziv.

C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kuriozitete interesante

Mesazh nga C.r.b.n prej Fri Jul 02, 2010 11:20 pm

Sytë më të frikshëm, dalin nga orbita 11 mm

Sytë më të frikshëm në botë, atëherë kur ajo vendos që ti nxjerrë nga orbita, i ka gruaja me ngjyrë që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që quhet Kim Goodman. Nga matja që i është bërë prej specialistëve të librit të rekordeve Gines në Los Angeles, Kalifroni (SHBA) më 13 qershor të vitit 1998, Kim u bë si femra më e njohur për të nxjerrë sytë nga orbita. Ajo ka vërtet talent në zhvillim e kësaj loje aspak të zakontë. Në fakt, Kim e ka fituar këtë dhunti pas momentin kur ajo aksidentalisht u godit në kokë nga një kaskë hokej dhe në atë moment, gruaja vuri re se një sy i doli jashtë orbitës më tepër sesa tjetri. Qysh atëherë Kim i lëviz sytë jashtë e brenda orbitave sipas dëshirës së saj.

C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Kuriozitete interesante

Mesazh nga Sponsored content Today at 6:18 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi