Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Mesazh nga C.r.b.n prej Fri Jul 02, 2010 11:33 pm

Për të lindurit në ditën 25 të cilitdo muaj
Jeta juaj është kërkim i përjetshëm kah e vërteta, pastërtia dhe gjërat e bukura. Për nga natyra jeni mjaft emotivë dhe spirituozë. Lëshoheni në thellësinë e qenies suaj dhe gjeni vendstrehim në vetvete. Më të sigurtit jeni kur të ndodheni në botën tuaj personale, ku asgjë plotësisht nuk mund të ju lëkundë. Keni imagjinatë të bujshme dhe prirje kah artet. Jeni të qetë, të heshtur, të tërhequr në vetvete, enigmatikë për të afërmit tuaj, enigmë e madhe madje edhe për ata me të cilët rrini për çdo ditë.
Rruga të cilën e keni zgjedhur nuk është aspak e lehtë; por, jo: ju jeni rezistentë dhe qëndroni deri në fund. Keni përjetuar shumë zhgënjime në jetë, por edhe më tej besoni në dashuri dhe miqësi. Kurrë, as për një moment, nuk ju humbin nga përceptimi idealet tuaja të larta.
Jeni të kthyer kah mistika, magjia dhe mësimet okulte. Besoni në atë se bota do të jetë gjithnjë e më e mirë; se dashuria është më e fuqishme se urrejtja; se e mira është më e qëndrueshme se e keqja. Shpirti juaj i kthjellët është burim i shëndetit tuaj dhe i energjisë suaj jetësore.

C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Mesazh nga C.r.b.n prej Fri Jul 02, 2010 11:34 pm

Për të lindurit në ditën 26 të cilitdo muaj
Ju jeni person energjik dhe vital. Me atë energji tuajën në zgjedhë është edhe dëshira juaj për bashkëpunim me të tjerët të cilëve dëshironi t'ua transmetoni/bartni diturinë tuaj të gjithëmbarshme. Veçanërisht jeni të brengosur për lumturinë dhe mirëqenien e familjes suaj dhe të atyre që i doni. Jeni të entuziamuar me punët e mëdha, me ndërmarrjet e rëndësishme dhe ndiheni të lumtur kur mund të merrni pjesë në diçka të madhe. Jeni të dashur, të kujdesshëm; të arsyeshëm; kurrë askë nuk e shfrytëzoni; ndini gëzim të madh kur iu ndihmoni të tjerëve, miqve dhe farefisit. E merrni se pasuria është në dhënie e jo në marrje.
I dëshironi shkencat natyrore, por asnjë trohë më pak nuk ju tërheqin edhe mësimet e fshehta ku e gjeni kuptimin e gjithëmbarshëm të jetës dhe botës.

C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Mesazh nga C.r.b.n prej Fri Jul 02, 2010 11:34 pm


Për të lindurit në ditën 27 të cilitdo muaj
Jeta, të cilën e bëni ju, përfshin përvoja jetësore të shumta dhe të ndryshme. Jeni person intelektual, emotiv, mendimtar dhe simpatik. Posedoni forcë të madhe të imagjinimit dhe vizuelizimit, prandaj do të kishit mundur të merreshit me arte. Punët lidhur me udhëtimet, anijet, telegrafinë dhe televizionin do të mund të ju sillnin suksese. Ju tërheqin okultizmi dhe misticizmi, dhe mund të bëheni njohës të mëdhenj të këtyre fushave. Hiqjuni jetës dhe të jetuarit asketik, vetmitar; hyni në shoqërinë e njerëzve të zakonshëm, të atyre që ndodhen në vetë burimin /amën/ e jetës.
Në mesin e viteve të tridhjetave e të katërdhjetave të jetës, po qe se i orientoni forcat tuaja si duhet, do t'i zgjidhni problemet e natyrës materiale; mund të bëheni madje edhe biznesmen i suksesshëm me ndihmën e artit.

C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Mesazh nga C.r.b.n prej Fri Jul 02, 2010 11:34 pm

Për të lindurit në ditën 28 të cilitdo muaj
Jeni me vetënisjativë, sipërmarrës dhe energjikë. I posedoni të gjitha kualitetet e një prijësi, të një personaliteti të jashtëzakonshëm spirituoz. Forcat kozmike janë thellë të mbjella në ju, dhe ju ato i shprehni në punët e natyrës organizative. Jeni kreativë dhe origjinalë, por punët ju shkojnë më mirë kur bashkëpunoni me dikë, sesa kur punoni vetëm, kokë më vete. Jeni tepër të shkathtë që gjërat t'i ktheni kah e mira, kështu që do të kishit mundur të keni sukses në kimi, fizikë dhe në shkencat natyrore.
Mos u bëni së tepërmi të pavarur në aksionet dhe idetë tuaja. Po qe se vetveten e merrni si të mjaftueshëm, për nga natyra, diç më i madh se të tjerët, mund ta humbisni afërsinë kah miqtë dhe të afërmit në familje.

C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Mesazh nga C.r.b.n prej Fri Jul 02, 2010 11:35 pm

Për të lindurit në ditën 29 të cilitdo muaj
Forca magnetike me të cilën ndikoni mbi njerëzit tjerë, është esenca e veçantisë suaj, e si pasojë e kësaj janë miqtë dhe adhuruesit e shumtë, të cilët i mblidhni rreth vetvetes. Ju, këtë, natyrisht, në mënyrë spontane, e arrini, gjë që shprehet në pozicionin tuaj në familje dhe në shoqëri. Me kënaqësi e pranoni bashkëpunimin, por ai impuls më parë vjen nga koka sesa nga zemra. Keni instikt të lindur për njohjen dhe njohjen dhe mirëkuptimin e njerëzve të tjerë. Fuqia juaj e madhe e përceptimit ju bën qytetarë të botës. Mund të jeni pavetëdijshmërisht të prirur të reflektoni vetitë e të njohurve tuaj. Mos jini tepër të përshtatshëm, por as tepër të vrazhdë. Maturia është mënyra më e mirë e të shprehurit tuaj, nëna e urtisë suaj jetësore.

C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Mesazh nga C.r.b.n prej Fri Jul 02, 2010 11:35 pm


Për të lindurit në ditën 30 të cilitdo muaj
Për nga natyra jeni të butë, emotivë dhe përplot dashuri për të afërmit. I doni artet - poezinë, pikturën, muzikën. Jeni të lidhur për familjen dhe natyra juaj e vërtetë vjen në shprehje vetëm në familje. Ata të cilët nuk ju njohin mirë, kanë për të gjykuar për ju gabimisht, pasi që nuk do t'i kuptojnë disa veprime tuajat, pasi qqë ju jeni personi i cili më shpesh mendon me zemër sesa me kokë.
Posedoni forcë të madhe magnetike dhe kurrë nuk kanë për të ju munguar miqtë, por për ju kjo sikur nuk çon shumë në peshë. Për ju gjëja më e rëndësishme është qetësia në shtëpi dhe mirëqenia në familje. Jeni bashkudhëtar i mrekullueshëm në jetë dhe prind i këndshëm; keni shumë mirëkuptim për të gjitha, por shpesh, shkaku i kësaj, e pësoni, sepse hasni në moskuptim. Mos i dëgjoni këshillat dhe komentet e të tjerëve, veçse kthehuni kah vetvetja dhe të afërmit tuaj; mos e harxhoni kot energjinë tuaj kreative; kini kujdes për shëndetin tuaj personal.

C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Mesazh nga C.r.b.n prej Fri Jul 02, 2010 11:35 pm

Për të lindurit në ditën 31 të cilitdo muaj
Ju keni ide kreative dhe njohësi me njerëzit adekuatë të cilët mund t'i realizojnë ato. Mund të keni sukses të madh në jetën shoqërore, po qe se asaj i përkushtoheni si duhet. Posedoni forcë të gjykimit të drejtë, forcë për dallimin e të rëndësishmes nga e parëndësishmja. Ndërgjegjshmëria juaj kurrë nuk mbetet e pashpërblyer. Kini pak më tepër kujdes për interesat tuaj personalë. Jo egoizmi juaj mund të ju dërgojë aq larg saqë thjesht ta harroni vetveten. Bashkëpunimi me njerëzit e profesionit ka për të ju sjellë sukses dhe ka për të ju ndihmuar që t'i zgjidhni problemet materiale.


C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Mesazh nga C.r.b.n prej Fri Jul 02, 2010 11:36 pm

Për të lindurit në ditën 18 të cilitdo muaj
Ju jeni njeri i virtyteve dhe thjeshtësisë. Nuk dëshironi që të imponoheni shumë në shoqëri; jeni të qetë dhe të vetmuar. Juve më së tepërmi ju tërheqë natyra sepse ju jeni fëmijë i Nënës Natyrë. Po qe se jeni të qëndrueshëm në rrugën tuaj, mund të bëheni biolog apo botanist i shkëlqyer/shëm/, edhe pse edhe poezinë nuk e keni për të huaj.
E doni jetën, dini t'iu gëzoheni gjërave të vogëla, të zakonshme; besoni se përmbajtjen e jetës e përbëjnë pikërisht ato gjëra të thjeshta, të zakonshme.
Njerëzit nuk ju njohin mirë, shkaku se ju vetë nuk iu tregoheni, së andejmi shpesh jeni enigmatikë, misteriozë për rrethin tuaj. Të jesh në shoqëri me ju - ajo është kënaqësi e vërtetë! Ju jeni person tejet të ngrohtë, spirituozë, joimponues. \
Keni kuptim të gjithanshëm për botën, për të afërmit tuaj, për miqtë tuaj, por të afërmit shpesh nuk ju kuptojnë, prandaj, së andejmi, në disa momente, jeni tepër të palumtur. Vuani shkaku i të tjerëve, e kjo nuk do të duhej të ndodhte, sepse bota thjesht është e atillë/ashtu/ siç është, dhe ju si të tillë duhet ta pranoni.

C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Zbuloni se kush jeni përmes ditës së lindjes.....

Mesazh nga Sponsored content Today at 12:29 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi