Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Cudira nga me te ndrryshmet ... !!!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Cudira nga me te ndrryshmet ... !!!

Mesazh nga No.i.d prej Sat Jul 03, 2010 9:04 am

Zbulon vrasësin e tij

Siciliani Antonino Tripoli, i goditur me katër plumba në kokë dhe në komë të thellë, çuditërisht është zgjuar vetëm për disa orë, tamam sa të shpall nipin e tij vrasës dhe të vdesë.
66-vjeçari nga afërsia e Palermos, Antonino Tripoli, më 4 tetor ishte goditur me katër plumba në kokë dhe është dërguar në spital në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Pas dhjetë ditësh në komë Tripoli papritmas është zgjuar dhe policët e kanë vërshuar me pyetje në të cilat i sëmuri me vetëdije të plotë, por pa mundësi të folurit, është përgjigjur me lëvizje të kokës.

Në fund të marrjes në pyetje, të udhëhequr nga indikacionet, hulumtuesit i kanë shfaqur fotografinë e nipit 32-vjeçar Domenico Gargana drejt të cilit i plagosuri ka bërë me gisht duke konfirmuar se ai ishte vrasësi.

Antonino Tripoli ka vdekur vetëm disa orë pas dëshmisë së tij.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Cudira nga me te ndrryshmet ... !!!

Mesazh nga No.i.d prej Sat Jul 03, 2010 9:04 am

Dënohen hajnat virtual

Gjykata holandeze ka dënuar dy të rinj me punë në të mirë të shoqërisë pas vjedhjes së gjësendeve virtuale nga një lojë kompjuterike. Ky është dënimi i parë i këtij lloji në Holandë.

Gjykata e qarkut në qytetin Leeuwarden ka dëshmuar se 15-vjeçari dhe 14-vjeçari kanë shtyrë djaloshin 13-vjeçar që “amuletin virtual dhe maskën virtuale” t’i bart nga loja e internetit RuneScape në “llogaritë” e tyre.

"Këto janë gjësende virtuale, e sipas ligjit holandez, mall, prandaj kjo është hajni", ka thënë gjyqi në vendimin e lëshuar.

Djaloshi pak më i vjetër është dënuar me 200 orë punë në të mirë të shoqërisë derisa ai më i ri me 160 orë.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Cudira nga me te ndrryshmet ... !!!

Mesazh nga No.i.d prej Sat Jul 03, 2010 9:04 am

Dënohet për lakuriqësi para arkëtares

Autoritetet amerikane kanë thënë se një burrë i cili po voziste nëpër një vend për taksa rrugore ka zhveshur pjesë të trupit të tij para arkëtares në dy raste të veçanta.

Policët nga qarku Seminole të SHBA-së kanë thënë se një burrë 39-vjeçar është arrestuar në shtëpinë e tij të martën në mëngjes.

Gruaja e cila po punonte në vendin për taksa rrugore në rrugën shtetërore “State Road 417” ka thirrur zyrën e sherifit javën e kaluar për të raportuar se një motoçiklist nuk po bartte pantallonat e tij kur ajo i ishte drejtuar për t’i kthyer kusurin. Ajo u ka treguar policëve se e njëjta gjë kishte ndodhur edhe një javë më herët.

Mashkulli është paditur për ekspozim të organeve seksuale, por është lëshuar pas pagesës prej 5.000 dollarëve amerikanë.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Cudira nga me te ndrryshmet ... !!!

Mesazh nga No.i.d prej Sat Jul 03, 2010 9:05 am

Sandviçi rekord - hahet para se bëhen matjet

Irani ka dështuar ta shënojë një rekord në librin e Guinnessit, që duhej të ishte sandviçi më i madh në botë, pasi njerëzit filluan ta hanë atë para se ai të matej.

Kanë punuar 1500 kuzhinierë për dy ditë, për të mbushur më shumë se 900 kilogramë mish të coptuar në një sandviç të gjatë afro 1500 metër.

Organizatorët kishin planifikuar ta prezantojnë sandviçin më të gjatë në botë në një park në kryeqytetin Teheran.

Por, derisa sandviçi ishte duke u matur, njerëzit filluan ta hanë dhe ai u zhduk brenda disa minutash, duke iu pamundësuar përfaqësuesve të librit të rekordeve të Guinnessit ta konfirmojnë rekordin.

“Ne ende mendojmë se sandviçi do të shënojë rekord në librin e Guinnessit, për shkak të dëshmive të tjera dhe fotografive të cilat ne do t’ua dërgojmë atyre”, ka thënë njëri prej organizatorëve.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Cudira nga me te ndrryshmet ... !!!

Mesazh nga No.i.d prej Sat Jul 03, 2010 9:05 am

Tavolina më seksi në botë

Restoranti ekskluziv japonez ka vendosur që në hapje të tij të befasojë mysafirët me një mënyrë të pazakontë të shërbimit të ushqimit. Në vend të pjatave, ushqimi është shërbyer në trupin e një manekine.

Në barin e restorantit V-Sushi të një hoteli në Vincent të Southportit mysafirët kanë ngrënë peshk nga trupi i manekines Becky Wu, e cila ka shërbyer në vend të pjatës për delikatesat japoneze në hapjen e këtij vendi ekskluziv.

Ky hotel në Southport është hapur në fillim të vitit derisa pronari i tij ka vendosur të hapë edhe një restorant për të tërhequr klientët nga Azia.

''Ushqimi ka qenë i shijshëm dhe asnjëherë më parë nuk kam parë tavolinë të përgatitur më mirë. E sidomos kur vajza është ngritur dhe zhveshur para të gjithëve...'', ka treguar përjetimet e veta një nga të ftuarit e rastit.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Cudira nga me te ndrryshmet ... !!!

Mesazh nga No.i.d prej Sat Jul 03, 2010 9:05 am

Lind gjashtë fëmijë përnjëherë

Një grua në Berlin ka lindur gjashtë fëmijë, katër djem dhe dy vajza, thuhet në njoftimin për shtyp të lëshuar nga spitali gjerman Charite.
Gjashtë foshnje, me peshë prej 800 deri 900 gramë secila, kanë lindur pas 27 javësh të shtatzënisë, dy muaj para kohës, dhe janë në “gjendje stabile", ka njoftuar spitali.

Pasi që nuk ka mundur të lind fëmijë më parë, nëna ka përdorë terapi hormonale e cila ka rritur gjasat për të lindur më shumë fëmijë njëherësh, ka njoftuar gazeta e përditshme gjermane në numrin e së hënës.

Hera e fundit që gjashtë fëmijë kanë lindur gjatë një lindje në Gjermani ka qenë në vitin 1986.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Cudira nga me te ndrryshmet ... !!!

Mesazh nga No.i.d prej Sat Jul 03, 2010 9:06 am

Gjykata ndalon pagëzimin e fëmijëve me emrin “Premtja”

Emri “Premtja” është qesharak dhe sugjeron me inferioritet personazhet e romanit të Daniel Defosë “Robinson Kruzo”, është arsyetimi i Gjykatës Supreme italiane - i cila ua ka ndaluar prindërve që me këtë emër të thërrasin të birin e tyre.
Gjykata në të njëjtën kohë u ka rekomanduar që fëmijën ta emërojnë Gërgur, sepse ka lindur me 3 shtator - kur edhe katolikët e kremtojnë këtë shenjtor.

Prindërit për dy vjet rresht po zhagmiten nëpër gjyqe duke dëshiruar të luftojnë për të drejtën që birin e tyre ta quajnë "Premtja” (Venerdì).

Ata pohojnë se emrin e kanë zgjedhur veçanërisht për faktin se u pëlqen. Edhe më tutje do ta quajmë “Premtja”. Në pagëzim nuk ka pasur probleme, ka thënë nëna e fëmijës, shkruan gazeta e përditshme italiane, Corriere della Sera.

Në fakt, ligji italian ndalon që fëmijëve tu jepen emra qesharakë dhe ata për të cilët më vonë do të mund të turpëroheshin.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Cudira nga me te ndrryshmet ... !!!

Mesazh nga No.i.d prej Sat Jul 03, 2010 9:06 am

Urinon në qenin e bashkëbanueses

Një mashkull 36-vjeçar është hakmarrë në bashkëbanuesen e tij pasi që ajo ka refuzuar të bëj seks me të duke urinuar në qenin e saj, ka thënë policia.
Policia ka thënë se mashkulli është arrestuar të enjten në mëngjes ne tentativë të dëmtimit kriminal në pronë dhe sjelle të çrregullta që kanë të bëjnë me dhunën familjare.

Sipas raporteve të policisë, mashkulli ka qenë i dehur kur është përleshur me bashkëbanuesen. Kur ajo kishte refuzuar të bëj marrëdhënie seksuale me të ai kishte zbritur në bodrumin e shtëpisë dhe kishte urinuar mbi qenin e saj dhe në dysheme.

Policia ka thënë se përleshja ka vazhduar, dhe kur motra e bashkëbanueses i kishte dal në mbrojtje, ai e kishte përplasur për muri.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Cudira nga me te ndrryshmet ... !!!

Mesazh nga No.i.d prej Sat Jul 03, 2010 9:06 am

Autostradë e cila bën muzikë

Në qytetin amerikan Lancaster kanë shpikur një mënyrë si vozitësve t’iu bëhet vozitja shumë më e këndshme, prandaj kanë krijuar një rrugë e cila bën muzikë derisa automjetet lëvizin nëpër të.
Sistemi funksionon ashtu që kur vozitësit kalojnë rrugës duke vozitur 88 kilometra në orë, asfalti në vende të caktuara fillon të emitoj muzikë.

Pajisjet fillimisht janë vendosur në Lancaster, në veri të Los Angelesit, por njerëzit janë ankuar në mënyrë masive për shkak të muzikës me zë të lartë gjatë natës.

Pasi që në të njëjtën kohë kanë ardhur kërkesa të shumta nga vozitësit e kënaqur që sistemi të mbahet, autoritetet lokale kanë vendosur që të qetësojnë të dyja palët, prandaj “rrugën të cilën bën muzikë” e kanë zhvendosur jashtë vendeve të banuara.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Cudira nga me te ndrryshmet ... !!!

Mesazh nga No.i.d prej Sat Jul 03, 2010 9:06 am

Fotografi ofron albume të shkurorëzimit

Çiftet në shkurorëzim e sipër në Itali kanë vërshuar tek një fotograf i cili po ofron të fotografojë albumet në formë të albumit të martesës për ndarjen e tyre.
Gianni Fasolini, nga Valeggio sul Mincio, u kujtua për këtë gjë pasi që lexoi se shkalla e shkurorëzimit është duke u ngritur së tepërmi.

"Njerëzit festojnë martesën si moment historik në jetën e tyre, por shkurorëzimi po ashtu është një ngjarje e rëndësishme", ka sqaruar ai.

"Kam bërë fotografi të dasmave e martesave për shumë vite, ditën e natën, dhe njerëzit më kanë thënë se kanë dëshirë të kanë fotografi të cilat shënojnë ngjarjet e rëndësishme në jetët e tyre”, ka shtuar 45-vjeçari.

"Atëherë më shkoi mendja se mund të ketë njerëz të cilët kërkojnë të shënojnë edhe shkurorëzimet e tyre prandaj e fillova ofertën për çiftet e shkurorëzuara rishtazi – ku ata paraqiten duke qeshur apo duke i dhënë dorën njëri-tjetrit e në disa raste edhe duke u puthur”.

"Unë i bëra reklamë ofertës dhe në momentin që njerëzit morën vesh për të filluan të krijojnë radhë në dyqanin tim për të bërë fotografitë e tyre", ka përfunduar Fasolini.


No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Cudira nga me te ndrryshmet ... !!!

Mesazh nga No.i.d prej Sat Jul 03, 2010 9:06 am

Policia i përgatitë ndejë hajnit

Një i vetmuar i varfër nga Tajvani kishte vendosur që për ditëlindjen e tij të qeras veten me mish rose, por para se t’i “ngjyente mustaqet” është dashur ta vjedh atë. Fati nuk e përcjelli, u kap në vepër, por megjithatë u ëmbëlsua pak.
Policia tajvaneze ia ka përgatitur ndejën e ditëlindjes një të vetmuari të cilin pak kohë më parë e kishte arrestuar, sepse e kishte zënë duke vjedhur një rosë për t’ia festuar vetvetes ditëlindjen.

Komanduesi i policisë në qytetin tajvanez Neipuu, Hsiao Chi-liang, ka thënë se kolegët e tij kishin kapur 39-vjeçarin me mbiemrin Lee, pasi që nga ferma e afërt kishte vjedhur një rosë.

"E kishte vjedhur për ta festuar ditëlindjen e tij. Mu për këtë në burg ne ia kemi përgatitur një ndejë dhe i kemi sjellë tortën. Ka qenë shumë i befasuar", ka shtuar ai.

Polici ka thënë se në këtë veprim kanë vendosur sepse Lee është një i vetmuar i varfër i cili jeton në një shtëpi të braktisur.

Ata megjithatë do ta dërgojnë tek gjykatësi hetues për vjedhjen e kryer.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Cudira nga me te ndrryshmet ... !!!

Mesazh nga No.i.d prej Sat Jul 03, 2010 9:07 am

Operacion prej 630 eurosh për ta shpëtuar një peshk

Një peshk ka kaluar nëpër operacionin me vlerë prej 630 eurosh, për tu shëruar nga dhjami i tepërt.
Krijesa 25 centimetërshe, e quajtur Carla, është bërë me anestezion para se veterinarja Sue Thornton të përdorte briskun, gjilpërën dhe pincat për të riparuar vrimën.

Uji është pompuar nëpër trupin dhe në verzat e saj në mënyrë që të mund të marrë frymë gjatë procedurash prej 30 minutash. Tani ajo është shëruar tërësisht.

James Oliver nga London Aquarium, ku peshku Carla ka jetuar për 10 vjet, ka thënë: "E di se është pak ekstreme të operohet një peshk i vogël, por ajo është si anëtare e familjes për ne".

Postuar: 15:07 / 29 Tetor '08 | RSS

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Cudira nga me te ndrryshmet ... !!!

Mesazh nga No.i.d prej Sat Jul 03, 2010 9:07 am

Qeni më i madh britanik në dietë

Qenit më të madh në Britani të Madhe i është përcaktuar ushqimi dietal pasi që është dëshmuar se ai është tepër i trashë për t’iu nënshtruar operacionit i cili do t’i shpëtojë jetën atij.
Siç njoftoni gazeta britanike Telegraph, qeni me emrin Samson ka mbi 127 kilogramë për shkak të cilëve ka lënduar ligamentet e njërës prej këmbëve të pasme.

Pronarët e tij Ray e Julie Woods nga Lincolnshire do të duhet ta nënshtrojnë atë në operacionin i cili do të kushtojë gati 2.000 euro, dhe atë vetëm atëherë kur ai të ketë humbur kilogramët e tepërt.

"Nëse gjendja i përkeqësohet do të ketë nevojë për operacion. Por kemi frikë se nëse e operojnë, nuk do të mund të rrijë më në këmbë të veta", thotë pronarja.

"Kjo është e tmerrshme, sepse në rast se nuk mund të qëndrojë në këmbë, do të na duhet ta lejojmë që ai të vihet në gjumë të përhershëm", ka përfunduar ajo.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Cudira nga me te ndrryshmet ... !!!

Mesazh nga Sponsored content Today at 11:33 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi