Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Test per INTELIGJENCEN EMOTIVE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Test per INTELIGJENCEN EMOTIVE

Mesazh nga Linddt prej Sat Jul 03, 2010 10:29 am

Test : INTELIGJENCA EMOTIVE

Inteligjenca emotive perbehet nga shume aftesi shume te rendesishme qe lidhen me shendetin mendor dhe mireqenien psiko-sociale.
Permes ketij testi mund te masni sasine tuaj emotive permes “dhuntive” tuaja emotive, duke reflektuar mbi kapacitetin e te venit te emocioneve ne sherbim te ekuilibrit psikologjik dhe te kapaciteteve racionale dhe relacionale (mardhënësore)

1. Kur te ndodh te grindesh me dikë:
a. tenton t’i japesh shume hapesire emocioneve brenda teje, por nuk e quan te rendesishme t’i shfaqesh perjashta (qan pa reaguar, rrin ne heshtje etj)
b. I ndjen emocionet e tuaja negative, por me nje intensitet qe te lejon te kuptosh se cfare po ndjen, pse po e ndjen dhe si t’ia besh te qarte te tjereve se cfare po ndjen.
c. Perpiqesh t’ia mohosh vetes dhe te tjereve ndjenjat tuaja negative (si psh zemerimin) sepse mendon se po i le hapesire nuk do mund ta kontrollosh.
d. Kujtohesh per ndjenjat tuaja vetem kur e tashme te humbur kontrollin dhe ke reaguar menjehere (psh ndjehesh e semure ose po manifeston nje sjellje te cuditshme)

2. Kur degjon nje lajm alarmant qe mund te te perkase ose te te perfshije direkt:
a. Nga jashte dukesh sikur nuk te ka shqetesuar fare, por per brenda po vlon
b. I ndjen emocionet tuaja te demshme dhe mendon per mundesite e mundshme per ta zgjidhur kete problem, duke mos deklaruar haptazi “ gjendjen tende te rende”
c. Mbetesh i paralizuar nga frika e asaj qe ndjen e bllokohesh ne gjithcka.
d. Mendon se eshte shume lehte qe situata te te perfshije direkt, ndaj fillon te mbledhesh ne mendje prova fakte, qofte te rreme per te bindur te tjeret.

3. Kur deshton ose humbet dicka qe aq shume doje :
a. Mendon se kjo ndodhi sepse nuk kishe ti dicka konkrete ne dore, por tashme asgje nuk kthehet prapa, dhe ti as qe mendon te riprovosh.
b. Merr persiper ti cdo pergjegjesi per sa ka ndodhur, por mendon se asgje nuk riparohet tashme, dhe i heq vetes “shansin e dyte”.
c. mendon se mund te behet me mire, por nuk di nga t’ia nisesh.
d. angazhohesh, stervit trurin, vendos pika planesh, qe te provosh edhe nje here ku nuk do te kete mundesi per deshtim.

4. Kur i ndodh dicka e keqe nje person qe e doni:
a. menjehere e vini re, i shprehni keqardhjen dhe behesh degjuese e mire e problemeve te tij.
b. E kuptoni se ai ka probleme vetem kur ai jua shpreh.
c. E kupton menjehere, por perfshihesh aq shume emocionalisht sa e ndjen veten te paafte per te bere dicka per ta ndihmuar.
d. Perpiqesh t’ia besh te qarte se ti i je prane per cfare te kete nevoje, por kete e ben sipas menyres tende dhe jo sic mund te ndihej rehat ai.

5. Kur dikush kundershton ate qe ti thua:
a. ben sikur ia degjon repliken, duke ritheksuar edhe njehere ate qe doje te thoje edhe me pare, derisa kundeshtari te bjere ne dyshim per repliken e tij.
b. Ia degjon mendimin dhe perpiqesh te gjesh pika te perbashketa ne replkine tij me mendimin tend, dhe e konsideron ndihmese per ta shprehur me qarte mendimin tend.
c. e degjon mendimin e tij, duke u fokusuar t’i gjesh pikat e rendomta e te kundershtimit te tij per ta injoruar.
d. shmang cdo replike dhe rikonfirmon se mendimi yt eshte me i miri i mundshem.


Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi