Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Adoleshenti arrin majën e Everestit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Adoleshenti arrin majën e Everestit

Mesazh nga No.i.d prej Sun Jul 04, 2010 9:21 am

Adoleshenti arrin majën e Everestit

Një 13 vjeçar nga Shtetet e Bashkuara është ngjitësi më i ri në histori që arrin Majën e Everestit. Jordan Romero u ngjit në mal nga pjesa kineze e Himalajeve, ku nuk ka ndonjë kufizim përsa i takon moshës së lejueshme për të bërë ngjitjen.
I shoqëruar nga i ati dhe guidat vendase, 13 vjeçari Jordan Romero që është nga Big Bear në Kaliforni, është më i riu në botë që qëndron në malin më të lartë. Kur arriti në majë, ai telefonoi nënën e tij përmes një telefoni satelitor dhe për t'i thënë se ishte në majën e botës.

Mali i Everestit është sfida më e fundit për këtë alpinist adoleshent, që është ngjitur në Kilimanxharo kur ishte vetëm 9 vjeç.

Jordan thotë se është frymëzuar të bëhet alpinist nga një fotografi në hollin e shkollës ku janë majat më të larta në shtatë kontinente.

Rekordin për alpinistin më të ri në moshë e mbante deri tani Temba Tsheri nga Nepali, që ishte vetëm 16 vjeç kur arriti majën e Everestit.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi