Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Surpriza në Turqi e Rudina Magjistarit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Surpriza në Turqi e Rudina Magjistarit

Mesazh nga No.i.d prej Mon Jul 05, 2010 7:51 am

Mbasi ka mbaruar edicionin e parë të programit “T’kam zemër”, vajza e njohur e televizionit, Rudina Magjistari mendoi edhe për verën televizive. Kështu u vendos që të bëhej një rigrupim i rasteve të trajtuara në programin e njohur me nota të forta sociale, për t’ia ripropozuar publikut në verë. Janë plot gjashtë puntata të cilat kanë filluar të transmetohen në Televizionin Shqiptar çdo të martë. Njerëzit model që na frymëzojnë, njerëzit që na prekin, temat sociale, nata e surprizave, personazhet VIP dhe lajmi i mirë, do të vijojnë plot gjashtë të marta në televizion, në pritje të nisjes së edicionit të ri rreth fundit të shtatorit.

Duke qenë një program shumë impenjativ ku rastet nuk mund t’i gjesh vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë, Magjistari së bashku me stafin e saj ka filluar që tani me shqyrtimin e rasteve që do servirë para publikut. Gjatë muajve transmetim, në adresë të programit kanë ardhur shumë letra dhe e-maile, duke vërtetuar edhe një herë sensibilitetin e njerëzve kur bëhet fjalë për të evidentuar dhe mbase edhe zgjidhur probleme të ndryshme që shqetësojnë shoqërinë tonë. Por në valën e punëve, Rudina ka gjetur kohën për t’i bërë një surprizë stafit të saj. Gjithçka ka filluar me një darkë mbas natës së fundit, me pretekstin e ditëlindjes së njërës prej vajzave. Më pas ajo iu ka treguar atyre se të gjithë së bashku do të pushojnë disa ditë në Antalia të Italisë, udhëtim i mundësuar nga agjencia turistike “Globus”. Ne kemi arritur të sigurojmë foto të Magjistarit me kolegët e saj në plazhet e Turqisë pasi edhe aty Rudinën nuk e kanë lënë rehat kamerat. Kjo jo për efekt paparaci por për punë, pasi në puntatën e parë vetë Rudina ka vendosur që të tregojë një klip nga ky udhëtim i këndshëm në një nga plazhet më të bukura të Turqisë.
Një nga gjërat më të bukura është edhe fakti se falë efektit pozitiv që ky program pati tek teleshikuesit, ka një vemendje më të madhe edhe nga sponsorat, ndërkohë që tani thuhet se rastet që janë përzgjedhur nga stafi janë tejet interesante edhe pse dihet se pas çdo njeriu ka një histori interesante për ta rrëfyer. Le të presim atëherë rikthimin e programit që na fton që ta duam më shumë njëri- tjetrin, i pagëzuar me emrin “T’kam zemër”.

Burimi: Panorama Plus

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi