Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Jonida Maliqi, nuk ka aq kurajo

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Jonida Maliqi, nuk ka aq kurajo

Mesazh nga No.i.d prej Mon Jul 05, 2010 7:52 am

Është tepër nxehtë për të ndjerë vjeshtën, megjithatë ajo e ndien. Kjo e bën disi melankolike. Nuk ta kursen një të qeshur me zë, por duket disi e trishtë. Një trishtim që i shkon. Si fustani i bardhë që ka veshur. Ndoshta kjo e ka shtyrë që të nxjerrë nga sirtarët krijimet e saj, edhe ato melankolike, dhe të mendojë seriozisht për t’i publikuar. Jonida Maliqi është 24 vjeç. Më një karrierë të nisur që në bangat e shkollës, me një numër trofesh dhe… një të dukur ekstravagant, asnjëherë të njëllojtë. E gjitha kjo nuk i mjafton. Tani mendon se ka ardhur koha e gjërave më të qëndrueshme në jetë.

E mërzitur nga pyetjet që gazetarët i bëjnë vazhdimisht për jetën private, Jonida ndihet e dorëzuar përpara ca pyetjeve të thjeshta, që nuk i kishte menduar më parë. Mendohet pak, qesh dhe nuk mund të mos përgjigjet sinqerisht.

Kur dhe ku ke lindur?

Kam lindur në 26 mars të vitit 1983, në Tiranë.

Si ishte Tirana e fëminisë tënde?

Nuk e kisha menduar më parë. Fatmirësisht shtëpinë e fëmijërisë e kam pasur pranë një lulishteje të madhe tek ish-ekspozita “Shqipëria sot”. Mbaj mend që e gjithëfëmijëria ime është e lidhur me këtë lulishte gjigante. Aty kam mësuar për herë të parë biçikletën, patinat, jam rrëzuar, prisja mamin tek stacioni i autobusit, kur vinte nga puna… Ka qenë dhe një bunker i madh përpara shtëpisë ku hipja bashkë me fëmijët e lagjes. Kështu e mbaj mend Tiranën. Nuk jam shumë natyrë romantike për ta menduar Tiranën me të tjera ngjyra. Gjatë periudhës së Liceut Artistik (ndryshova shtëpinë) e bëja rrugën më këmbë nga “21 dhjetori” dhe e adhuroja rrugën nga Kryeministria deri në Lice.

Po prindërit si i kujton?

Të rinj, të bukur… Më të bukur se kurrë. Mamit i adhuroja flokët. Ka qenë shumë e egër në atë kohë, sot është zbutur shumë. Është një nga miket më të mira. Ndërsa babi, gjithnjë autoritar. Mbaj mend, kur ai hynte në shtëpi nuk rrija më shtrirë në divan, por ulur.

Dashuria e parë?

Nuk doja të flisja për dashuri në adoleshencë, por në një moshë më të vogël. Gjatë fëmijërisë, për herë të parë më ka pëlqyer një djalë në Festivalin e Shkodrës, ishte nga Maqedonia. Kam ndjerë se si më rrihte zemra kur e shikoja. Por aq. Vitin tjetër e takova sërish aty dhe çdo gjë ishte zvenitur.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Jonida Maliqi, nuk ka aq kurajo

Mesazh nga No.i.d prej Mon Jul 05, 2010 7:52 am

Po një objekt i dashur i fëminisë?

Nani luli. Ju do thoni se ç’është nani luli. Është një copëz vishnje me lule të vogla, që ma ka dhënë gjyshja që të mos përdorja biberonin. Dhe unë e thithja deri në moshën 9 vjeç. Nuk më zinte gjumi pa nani lulin dhe kur shkoja tek gjyshja, apo xhaxhai për të fjetur, ata ktheheshin për të marrë nani lulin.

Ke gënjyer dhe për çfarë?

Patjetër. Gjatë periudhës së adoleshencës për të dalë me shoqet mbasdite. I thosha prindërve që do shkoja të flija tek shoqet dhe dilnim. Kështu ndodhte edhe me ato.

Kur je ndjerë e lumtur dhe përse?

Gjatë pushimeve që kaluam para pak kohësh në Dhërmi. Kalova shumë mirë me partnerin tim, Gentin. Ishte hera e parë pas 7 vitesh që ne i kalonim pushimet vetëm të dy. U krijua një lloj intimiteti, që jo ishte harruar, por e kishim lënë pak pas dore.

Po më e trishtuar?

Kur më ka vdekur gjyshja. E kam përjetuar shumë keq këtë fakt. Por përveç ditës së varrimit të saj, nuk kam qarë më. Tani e kujtoj me shumë dashuri.

Si e përkufizon shtëpinë tënde?

Kur mendoj për shtëpinë, mendoj për familjen, prindërit dhe motrën. Më ka marrë malli të rrimë bashkë. Fatkeqësisht nuk rrimë dot më. Ime motër ka dy vjet që jeton jashtë Shqipërisë dhe së shpejti do të krijojë familjen e saj. Unë nuk jetoj më me prindërit. Më mungon familja.

Ku do të doje të ishe tani?

Të rikthehesha në të shkuarën. Në shtëpinë tonë, për drekë. Ndoshta ka ndikuar pak vera që po ikën dhe unë bëhem nostalgjike. E ndiej shumë mungesën e prindërve të mi, pasi u bë një muaj që nuk janë në Shqipëri.

Cili është libri i fundit që ke lexuar?

I fundit që lexova në plazh është “Jetë në kuti shkrepëse” i Fatos Kongolit. Libër interesant. Nuk kam autorë të preferuar. Më pëlqejnë modernët, klasikët… Në bibliotekë nuk shkoj me një ide fikse dhe nuk preferoj libra që janë best-seller. Gjithmonë lexoj parathënien, nëse nuk më tërheq e lë. Kjo më ka ndodhur me “Ëngjëj dhe djaj” të Dan Broën, i cili nuk më tërhoqi aspak, edhe pse ishte tendencë.

Sheh diçka tek vetja që nuk do të doje ta kishe?

Fizikisht ndihem shumë mirë. Sa për karakterin, mendoj se një nga dobësitë e mija është që i idealizoj shumë gjërat. Pretendoj nga njerëzit, i dua si jam vetë dhe privohem të kem shoqëri me shumë njerëz.

Si e bën gjumin natën?

Zakonisht fle keq, sepse vuaj nga një frymëmarrje jo e mirë. Kam lindur me një devijacion në rrugët e frymëmarrjes, për të cilin para disa vitesh bëra një operacion kirurgjikal. Fle gjithnjë me një shishe ujë tek koka e krevatit. Së fundmi përdor disa tërheqëse që më bëjnë të fle mirë, në të kundërt shikoj ëndrra të këqija.

Kur u lidhe me këngën?

Shumë artistë e kanë zbuluar lidhjen me muzikën që në moshë fare të re. Unë mbaj mend që kur isha fëmijë shikoja televizor dhe ëndrra ime më e madhe ishte të gjendesha në ekranin e vogël. Rastësisht kam filluar të këndoj. Isha 5 vjeç, kur në prehërin e nënës këndoja një këngë të Parashqevi Simakut dhe ishte Nora Çashku që këshilloi mamanë time të më drejtonte në një shkollë muzike. Kështu nisi. Studiova katër vjet violinë, tre vjet për kitarë, tetë vjet kanto, piano privatisht. Që e vogël krijoja minikoncerte në shtëpi sa herë që më vinin tezet, apo xhaxhallarët. Kanë qenë ato perdet tek aneksi, me të cilat mbyllja “skenën”. U kërkoja “spektatorëve” që të duartrokisnin paraprakisht. Këndoja “O sole mio” dhe në momentin që mbaroja, pretendoja sërish duartrokitjet e tyre. Dhe zhdukesha.

Je diplomuar për kanto, cila është marrëdhënia me muzikën klasike?

Pedagogia ime e Akademisë, Nina Mula, gjithnjë më thoshte se isha e lindur për muzikën klasike dhe të mos merresha kot me muzikën e lehtë, pasi ajo është shumë e thjeshtë edhe pse nuk është e tillë. Pasioni mbetet pasion. Unë nuk kam ndjerë ndonjëherë pasion për muzikën klasike. Nga vetë fjala, ajo është paksa e vjetër dhe personi im nuk hyn në këtë kategori. Më pëlqen ta dëgjoj, ta studioj, por jo ta interpretoj.

Mund të presim ndonjë këngë të re së shpejti?

Kam realizuar një këngë që pres të përfundojë së shpejti. Është një bashkëpunim me Andy Dj, me tekst të Zhakut. Një këngë në një rrymë krejt të re, break pop. Jam krejtësisht ndryshe vokalisht. Njerëzit mendojnë se eksploroj vetëm me imazhin, por nuk është e vërtetë. Kjo rrymë dhe kjo këngë do të bëjë revolucion, të paktën kështu pretendoj. Ndërkohë kam shkruar disa gjëra vetë, të cilat nuk kam patur kurajë t’i bëja publike, pasi më duken shumë intime, shumë të ndiera. Muzika dhe teksti janë krijuar njëkohësisht. Shquhem për dramacitet dhe melankoli në të kënduar, kështu që edhe këngët janë të tilla. Megjithatë po konsultohem me kompozitorin Alfred Kaçinari, që do të më ndihmojë në orkestrimin e materialeve.

Si i vlerëson “zhvillimet” e viteve të fundit në muzikën shqiptare?

Më duket se dita-ditës bëhem më pesimiste për çka dëgjojmë nëpër radio, apo tv. Çdo mëngjes teksa pi kafenë mundohem të shoh ndonjë material muzikor në tv. Ka të mira, por ato mbeten shumë pak. Dominon një turbo folk i shëmtuar, deri diku një lloj erotizmi vulgar në videoklipet shqiptare. Gjithçka është e pistë. Vetëm gjysmë ore mundem ta mbaj televizorin në këto stacione, sepse realisht mërzitem shumë. Më vjen keq për drejtuesit e këtyre mediave që po i japin kaq prioritet individëve që për mua s’janë artistë. Mbi të gjitha duhet të jesh artist me shpirt, ata janë vetëm me trup.

Po kompozitorët shqiptarë ku janë?

Çdo gjë është kthyer në shoë biznes. Kompozitorët nuk po punojnë më për gjëra të denja. Nuk duan të kultivojnë muzikë të mirë dhe marrin më të thjeshtën e mundshme. Kompozitorët janë bërë si fabrikë. Kush të tërheqë më shumë këngëtarë, dhe sigurisht cilësia lë për të dëshiruar.

Vërtetë dukesh shumë pesimiste…

Sepse dua t’iu heq veshin, atyre që janë përgjegjës për këtë që po ndodh. Në vitet‘60-’70 muzika shqiptare, ajo e vërteta ishte dhe afër xhazit, shumë e bukur dhe e vështirë dhe mund ta këndonin vetëm këngëtarët e mëdhenj. Pse sot këngëtarët e rinj, nëpër garat televizive këndojnë vetëm muzikën e huaj? Sepse muzikën shqiptare nuk dinë ta këndojnë.

Tashmë në internet mund të gjesh një faqe tënden, përse e pe të nevojshme ta bësh një gjë të tillë?

Kohët e fundit kam kërkuar shumë për veten në internet dhe kam lexuar gjëra nga më të çuditshmet. Më kanë mërzitur, por më kanë bërë edhe të reflektoj. Duke qenë se abuzohet shumë nëpër këto forume, mendova t’iu ofroj këtyre njerëzve që çatojnë gjithë kohës në internet, një informacion të vërtetë.

E sheh si një mënyrë komunikimi për bashkëpunim me artistë të huaj?

Faqja për momentin është vetëm në shqip. Do të qe mirë ta realizoja edhe në anglisht. Megjithatë, nuk jam aq egoiste sa të mendoj për një të ardhme me famë internacionale. Nuk mund të fantazoj dhe të bëj të pamundurën. Shquhem edhe si një tip i tërhequr, nuk kam aq kurajo. Për gjërat që vendos t’i bëj, i bëj, por është shumë e vështirë deri sa marr një vendim.

Cila është kënga që ende nuk ke kënduar?

E çuditshme… Nuk kam kënduar ende këngën që do të këndoj në dasmë.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Jonida Maliqi, nuk ka aq kurajo

Mesazh nga Donaa prej Mon Jul 05, 2010 9:04 pm

flm shum

Donaa
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 67
PIKE : 104
Popullariteti Popullariteti : 8
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Jonida Maliqi, nuk ka aq kurajo

Mesazh nga Oti prej Sun Jul 11, 2010 5:33 am

flm no.i.d

Oti
Homie
Homie

Numri i postimeve : 270
PIKE : 294
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 05/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Jonida Maliqi, nuk ka aq kurajo

Mesazh nga Sponsored content Today at 11:54 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi