Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Richard Gere: Me terheqin vende si Shqiperia dhe Kosova

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Richard Gere: Me terheqin vende si Shqiperia dhe Kosova

Mesazh nga No.i.d prej Mon Jul 05, 2010 7:54 am

Vendet me konflikte të forta mbeten grishëse për Richard Gere. Të tilla si Bosnje-Hercegovina, Kosova apo Shqipëria. Kështu ka deklaruar një nga aktorët më të njohur të Hollivudit. Roli në “The Hunting party” e ka bërë ta përjetojë më shumë këtë ndjesi. Në filmin e drejtuar nga Richard Shepard, Gere luan rolin e një gazetari në gjurmët e kriminelit më të rrezikshëm të luftës së Bosnjës. I njohur për udhëtimet e tij humanitare, Gere është shprehur se edhe më parë vende të tilla i kanë ngjallur kuriozitet.

Duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë e tërhoqi të bëhej pjesë e “The Hunting Party”, ai shprehet: “Një skenar me të vërtet i pazakontë. Ai flet rreth një zone për të cilën kam qenë kurioz dhe e kam vizituar më parë. Deri para filmit nuk kisha qenë në Bosnje, por kam qenë në Maqedoni, në Kosovë dhe Shqipëri. Kështu që isha i interesuar për këtë territor dhe kam qenë në Bosnje gjatë gjithë asaj çmendurie (gjenocidi). Nuk mund ta quaj veten një njohës të mirë të Bosnjës, por arrita të kuptoj se çfarë ndodhi në këtë vend me rënien e ish- Jugosllavisë”. Në këtë rikthim të bujshëm të tij, Richard Gere është shprehur se në film “ishte kjo përzierje interesante e asaj, shoqërisë që ndahet, dhe një filmi në thelb tronditës që na tërhoqi. Ishte një sfidë për ne të gjenim mënyrën për t’i bërë bashkë në një realizim të dyja këto anë”. Tashmë Gere ndodhet në festivalin e madh të Venecias, ku mbrëmë është prezantuar jashtë konkurrimit pikërisht filmi për të cilin po flasim, “The Hunting party”, ndërsa sot do të jetë në konkurrim me “I’m Not There”, një film i biografik mbi Bob Dylan, me regji të Todd Haynes.
Në Bosnje
Richard Gere vazhdon të shijojë suksesin. Edhe pse është në moshën 58-vjeçare. Mediat shkruajnë se në këtë film aktori ka treguar edhe njëherë se mund të rishfaqet fuqishëm dhe të pohojë se ka një talent të lindur. “The Hunting party” e ka çuar Gere në zonën e nxehtë të Bosnjës. Ai interpreton rolin e reporterit të luftës, Simon Hunt, i cili së bashku me kameramanin Duck (interpretuar nga Terrence Howard), ka punuar në zonat më të nxehta të luftës në Irak dhe Bosnje. Simon ishte zhdukur nga skena pasi kishte bërë si i çmendur gjatë një lidhje direkte në televizion nga një vend i Bosnjës, madje duke u grindur edhe me drejtuesin e lajmeve. Të dy këta takohen në Bosnje me Benjaminin, një reporter i ri, Simon ka diçka për t’i propozuar mikut të tij të vjetër. Në fund të fundit ata ndiejnë nostalgjinë për të ndierë adrenalinën e luftës. Do të realizojnë një skup të vërtetë botëror: e di se ku mund të gjendet krimineli më i kërkuar i Bosnjës (në film interpretohet nga një sozi e Karaxhiç). Që të tre hidhen në aventurën e rrezikshme që do t’i çojë në vende të errëta të një territori të përshtatshëm për të bërë skupin e jetës së tyre, dhe më tepër. I “sulmuar” nga shumë gazetarë në Venecia, Gere ka sqaruar diçka edhe për filmin. Madje në konferencën e shtypit atij i ka mbërritur edhe pyetja, se si do të reagonte ai nëse një ditë do të gjendej para kriminelit të luftës, Radovan Karaxhiç. “Është e rëndësishme t’i shikosh gjithnjë në sy njerëzit për të kuptuar se kush janë dhe si janë gatuar, por mbi të gjitha, për të kuptuar se pse monstra të tilla si Karaxhiç, përfundojnë duke u kthyer në heronj. Tek e fundit, edhe ne kemi zgjedhur për dy herë Xhorxh Bush”, - është shprehur ai. Gjithsesi, edhe pse me disa rrudha më shumë, Gere është shfaqur po me atë klas që e karakterizon.

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Richard Gere: Me terheqin vende si Shqiperia dhe Kosova

Mesazh nga Oti prej Mon Jul 05, 2010 10:36 pm

flm per ket info

Oti
Homie
Homie

Numri i postimeve : 270
PIKE : 294
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 05/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi