Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Libri 01

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Libri 01

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 06, 2010 8:19 am

L I B R I I PARË


K I S H A

Artikull i parë.

PJESA QYTETNORE

KRYE I PARË

Hija e kishës, Vorret, Pronet e pasunija e Kishës, Famullitari, Rrogtari, Puntorija e Kishës
NYE I PARË
Hija e Kishës.

§. 1. Kuptimi i hijes së Kishës

Per hije kishet xehet rrethi mje ku mrrin kufini I tokës, në të cillen asht nertue:
a) Kisha b) bana (qela) e famullitarit.

§. 2. Tagari i Kishës

“Kisha ban tym në famulli.”

1.- Kisha ka tager pasunijet si per gja, si per per tokë e shpija mbrendë e jashta famullijet.
2.- Kisha ka pjesë në mal, në vrri, nd’ujë e në mulli të kujris së famullis.
3.- Kishës i duhet ba pjesë në giobë të famullis.
4.- Kisha ka tager me ble e me shitë, si edhe me marrë e me mbajtë të falunat, qi i vijnë prej bujaris së bamirve e me i vendue si t’a shofë vetë me udhë.

§. 3. Paperlimsija e Kishës.

“Kisha nuk giobitet.”
„Kisha s’ka peng me kend.“

1.- Kisha gjindet e vendosne nen sundim të të Parit të Fes e jo nen ligjë të Kanunit: prandej Kanuni s’mund ti vejë kurrnji barrë kishës, veç se ka detyrë me i dale zot, kur kjo hupë ndihmen e tij.
2.- Me bijtë ndonji kundershtim ndermjet kishës e famullis, famullia s’mund t’i lypë peng kishës; veç do të bajë vaj te i Pari i Fes – te Ipeshkvi – e gjygjit të këtij, si kasha si famullia, do t’i rrijn pa fjalë.
3.- Per çdo mungesi, qi kisha mundet me ba në sy të famullis, kishës s’mund t’i mirret gioba, vetun I vehet me la damet, qi t’jenë ba per shkak të saj.
4.- Kisha s’ep pagesa as del n’ushtri, as u qet buken djemve të Bajrakut, as shkon angari nder punë të famullis. Veç se kur famullia dan me ba ndo’i punëper me mbajtë a per me shtue pasunin e kujris së vendit, në të cilin kasha të ket pjesë, kjo, atëherë, asht në detyrë me la pare, me qitë buken e me que puntorin në punë, mbas mndyert qi famullia t’i a u ketë da të gjithve për tym.

§. 4. Ndera e Kishës.

“Kisha shpatë e konop s’ka.”
“Kush dhunon Kishën, dhunon Famullin.”
“Nderen e Kishës e lypë Famullia.”
“Kishës, mullinit, farkës e tragtores nuk i pritet kush mik.”

1.- Kush dhunon kishën ka detyrë gioben a) kishës, b) famullis, c) Flamurit (Bajrakut).- Dhunon kishën njaj, qi fjaliset, shan a i kercnohet kuej, qi rreh a vret kend në Hije të kishës.
2.- Gioben fajtorit i a merr famullia e jo kisha; pse kisha shpatë e konop s’ka
3.- Kush vritet a rrihet qa në çë farë-do mndyre koritet prej kuejt, tuj hi a tuj dalë prej hijes së kishës, marre kishës nuk i len; pse kishës si pritet kush mik.
4.- Por, me pasë me krisë pushka jashta Hijes së kishës e me i ra kush ndoren kishës, atëherë aj njifet miku i kishës; e me pasë me i a çartë kush ndoren kishës, famullia asht në detyrë me e çue nderen e saj në vend (Vinctum, si aedes ejus (Dialis Flaminis) intrierit, solvit necessum est.- Gelliuws, b. 10. c. 15.-)

NYE I DYTË
Vorret.

§: 5.- 1.- Në vorre të njij vllaznije a të njij fisi s’hin i dekuni a i vrami i vllaznis a i fisit tjeter.- Po e bani kush ket punë pa leje të vllaznis a të fisit, të cilit janë vorret, Kanuni i venë detyrë me nxjerrë të deknin prej vorrit të huej.
2.- Me ardhë me ngulë në katund nji shpi, qi s’ka vllazni as, fis, të pelqyemit të katundit, i caktohet vendi i vorrete nder të famullis, tuj i a vu detyrë me ble qira a ndo’i send tjeter per lter.
3.- Kush fjaliset, a shan e I kercnohet kuej, e kush vret a rreh kend nder vorre, bjen në giobë si per Hije të kishës.

NYE I TRETË
Pronet e Pasunit e Kishës.
§. 6. Pronet e pasunija e kishës janë të paprekshme.

1.- Pronet e pasunija e kishës janë të paprekshme e s’mundet kush me vu dorë më’to.
2.- Pronet e pasunija e kishës janë nen roje të Mesharit të kishës e të famullis.
3.- Atë, qi guxon me shty kah pronet e pasunija e kishës, e bjen në mend famullija çmon damin, qi do t’a lajë damçori.
4.- Kur ndokush t’i a baj dam kishës kahpronet e pasunija, famullija çmon damin, qi do t’a lajë damçori.
5.- Kush vjedhë gjanë e kishës, posë se do t’a kthejë at gja mbas kanunit të vendit, ku gjindet kisha, ka edhe detyrë me i la gioben kishës për nderë të marre, e gioben famullis per ndore të çartune, pse kisha asht ndorja e famullis
6.- Kur cubi e njef gabimin evet e, pa u marrë vesh dhunaq, qi i ka
ba kishës, i bjen në dorë Meshtarit të Famullis, tuj i a kthye gjanë e vjedhme, s’ka detyrë kurrfarë giobet: Meshtari ka tagar me e falë.
7.- Me pasë me i ra cubi në dorë Meshtarit mbasi ky t’a ket laçit vjedhsin në famulli, famullija ka tagar me i marr gioben si per vendi si per kishë, edhe pse famulltari t’a ket falë vgabimin, me gjith gja të vjedhne.

§.7. Rregullimi i pasunis së kishës

1.- Pronet e pasunin e kishës rregullon Famulltari, e famullija nuk ka tagar me lypë arsye Famulltarit per perdorim të frytit të xjerrun prej pasunis së kishës.

NYE I KATERT.
Meshtari i Famullis, ase Famulltari.

§. 8. T’emnuemit e famulltarit.

1.- Famulltarin e ven Ipeshkvi në Famulli, dhe Ipeshkvi vetun ka me hjekë prej Famullije.

§. 9. Tagari e detyrët e Famulltarit.

1.- Famulltari ka tagar me mësue e me qortue Famullin e me i krye zyret e Fes gjithsi t’a lypë puna e shpirtit, e kurkush i famuulis s’ka pushtet me i u përzie nder detyrë të Meshtaris.
2.- Famulltari, për sherbim, qi i ban Famullis, ka tagar me marrë të dhetat e kishës, mbas Kanunit të vendit ku gjindet kisha.
3.- Famullia nuk ka detyrë me i a çue famulltarit të dhetat te dera; Famulltari do t’i nxjerrë e do t’i bajë me puntorë të vet.
4.- Famulltari ka tagar me marrë frytin e pasunis së kishës si të tokave, ashtu dhe gjave të gjalla, e kurrkush per te s’mund t’i lypë arsye perposë të Parit të vet.
5.- Famulltari ka detyrë me i ba Famullis gjith at sherbim shpirtit e Fejet, qi atij i a ven barrë Kanuni i kishës; e ma teper edhe do sherbime, si me thanë; me bekue shpijat, me thanë Meshë ndo’i herë në motmot nder vorre të largta prej kishës së Famullis etj.

§. 10. Vehtja e Famulltarit asht e paprekshme.

“Prifti asht ndorja e Famullis.”
“Prifti s’bjen më gjak.”
“Prifti s’çohet në be.”

1.- Kush ven gjojë në Famullitar, a e shan e i germushet, e ven dorë më te rreh, ase e vret aj do t’i perligjet Famullis në mëndyrë të Kanunit të vendit. Famullija asht në detyrë me e lypë nderen e Famullitarit të vet.
2.- Me vra kush Famullitarin, gjaksin e ndjek Famullija, Bajraku e shpija e të vramit.
3.- Me vra dorërasi prej Famullije a prej Bajrakut, shpija e Meshtarit, nuk mund të vrasë tjeterkend prej shpis së gjaksit; pse ndryshej e çon gjak te shpija.
4.- Me vra kend Meshtari, as kisha as Meshtari s’giobiten, edhe Meshtari nuk bjen në gjak: gjakun e ban shpija e Meshtarit
5.- Rrallë e gati kurr s’çohet Meshtari në be 1) e vetun per punë të madhe fort.
6.- me ndollë qi Meshtari çohet në be, a per me dlirë vendin a per poronik, ky vetem do të njehet e do zehet per njizet-e-kater vetë.
7.- Kur Meshtari ban be, tuj kenë se xehet per njeri i drejt e i kushtuem së Drejtës së pasosme, nuk lypet qi ai të perkasë Unjillin me dorë; por mjafton qi të shqyptojë fjalët e bes para Unjillit.
8.- Me ra Famulltari nen giobë s’e kapë Kanuni: asht puna e të Parit të vet.
9.- Po kje teper i randë faji i Meshtarit ndaj Famiullin, Meshtari do t’i shtrohet gjygjit të Kanunit. I Pari dergon nji Meshtar tjeter me shtrue pengun në Kanu n’emen të Famullitarit.
10.- Meshtari i Famullis mundet me i u matë edhe me i ra ndokuj e me gjith këta s’i lshon marre as të rrahunit as vetë nuk bjen në fjal para Kanunit.

NYE I PESËT
Rrogtari i Kishës.

§. 11.- 1.- Rrogtari i kishës asht lirë me punue në shtek të vet.
2.- Rrogtari i kishës kudo të shkojë e per çë do fjalë qi do t’i trokllojë kuej te dera mbas urdhnit të zotnis së vet, aj shkon e tregon n’emen të Famullitarit.
3.- Me e tundre kush rrogtarin e kishës me fjalë a me punë, zehet se tundon Famullitarin, e bjen në giobë të kishës mbas Kanunit.
4.- Gioba, qi mirret per punë të rrogtarit të kishës, nuk i perket rrogtarit, por kishës e katundit.
5.- Me vra kush rrogtarin e kishës, dorërasi per në kjofët i Famullis së vendit, ndiqet vetem prej shpis së të vramit; por, në kjoft se asht i katundit të huej, atëher e ndjek edhe Famullija, në të cilin rrogtari kje vra.

NYE I GJASHTËT.
Punterija e Kishës.

§. 12. – 1- Me nga kush puntorët e kishës, bjen në giobë të Famullis.
2.- Sado puntorë me pasë për të kenë në punë të kishës gergasi lan vetem nji giobë, por ma të randë.
3.- Gioba, qi merret per ngase të puntoris së kishës, dahet ndermjet kishës e puntorve.

Artikull i dytë.

PJESA NDESHKIMTARE

NYE I SHTATËT.
Amtyra e ndeshkimeve.


§. 13. Kuptimi i ndeshkimit.
Per ndeshkim kuptohet nji e keqe, qi prej pushtedit të ligjshem i pertrihet kuej per të bam.

§. 14. Të caktuemit e ndeshkimeve.
Vetem Bajraktari me krenë, e ndo’i herë edhe me të parë të kishës, ka tager me i a caktue ndeshkimin fajit të bam kundra kishës.

§. 15. Të dhanunat e ndeshkimit.
Fajtori, qi ka fye kishën, ndeshkimi i epet prej krenëve e prej vogjliet.

§. 16. Cilltia e ndeshkimeve kundra fajtorve të kishës
Ndeshkimet, qi nepen per faje tundra kishës, janë njikëto:

a) Të gjykuemt per dekë;
b) Të xjerrunt prej Bajrakut me rob e robi;
c) Të djegunt e shpis ;
d) Të Lanunt e tokës djerr a të premt e pemve;
e) Gioba me gja të gjalla ;
f) Gioba me pare.

V.O. mbas kanunit gioba me pare mundet me u la me do gja, tuj dhanë okën e drithit 1 grosh, okën e rakis 5 grosh, e kan e hullis 400 grosh.

NYE I TETËT
Caktimi i ndeshkimit mbas cillsis së fajit.

§. 17.- 1.- Kush then kishën, asht i djegun e i pjekun e i qitun me rob e robi jashta Bajrakut. Fajtori – dorërasi bahet batare prej Bajrakut, e shkon gjakhupë. Vllaznia e fisi ma i afermi i bakeqit e blen token e tij, e çmimi i saj i shkon kishës së thyeme.
2.- Kush vjedhë gjan e huej e shkon e e mshehë në kishë, pa dije të Famullitarit, i ka detyrë kishës 1000 grosh giobë per nderë të marre, e 100 desh e 1 ka giob Bajrakut, posë gjasë, qi do t’i a kthejë të zot’t në mëndyrë të Kanunit.
3.- Kush të vjedhë gjanë e gjallë të kishës, më rreth kupreshin Kanuni, ka me la dy per nji, si gjithkuej.
4.- Kush të vjedhë në qelë a banë të Famullitarit, do të lajë dy per nji gjan e vjedhne, 100 grosh kishës, per nder të marre, e 100 desh e 1 ka giobë Bajrakut.
5.- Aj, qi shan a ven gojë më Meshtar të Famullis perpara popullit, ka 100 grosh giobë kishës, e 100 desh e 1 ka giobë Bajrakut.
6.- Aj, qi i kercnohet a i germushet Famullitarit, do ti laj10 desh giobë.
7,- Kush t’i shpifet Meshtarit në punë të rënd kah ndera, ka shpin e djegun e 100 desh e 1 ka giobë Bajrakut.
8.- Me vu kush dorë më Meshar, me e rrahë, me e shty a se me pshty, aj digjet e piqet e qitet jashtavendit, tuj i a lanë token bar (djerr) per disa vjet.
9.- Ai, qi vret Meshtarin, bahet batare prej Bajrakut e gjaku i hupë. Ma teper i digjet shpija, toka i lihet bar, pemët, vneshta e kopshtijet i priten e i rrenohen. Toka e pronet e dromet e tija jesin per kishë; por vllaznija munden me i shperblye me pare.
10.- Me i folë ndokush keq, a me nga rrogtarin e kishës, aj do t’apë 10 desh giobë Bajrakut, a se edhe ma, mbas rendis së fajit.
11.- Aj qi vret Rrogtarin e kishës, po ke dorasi i katundit, i digjet shpija e i merren 100 desh e 1 ka per giobë.
12.- Me nga kush me fjalë a me punë puntorët e kishës, fajtori do të lajë gioben e 10 deshve.
13.- Aj, qi s’i vehet ndeshkimit të kishës e të Kanunit, Bajraku do të mblidhet tok te shpija e tij e do ti marr gjithshka në ket vathë.




Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi