Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Lexo në Kur'an, suren

Faqja 3 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks prej Tue Jul 06, 2010 6:52 pm


1. Kaf, pasha Kuríanin e lavdishëm (do të ringjalleni)!
2. Por jo, ata u çuditën që u erdhi i dërguari (qortues) nga mesi tyre, andaj jobesimtarët thanë: ìKjo është diçka shumë e çuditshme.
3. A pasi të vdesim e të bëhemi dhe (do të kthehemi në jetë)? Ai kthim është larg (mendjes e mundësisë)!î
4. Ne dimë se çípakësohet (çítret) toka prej tyre. Te Ne është edhe libri që ruan çdo gjë (numrin e tyre, emrat, pjesët e trupit).
5. Ata përgënjeshtruan të vërtetën kur ajo u erdhi dhe ata janë në gjendje të luhatshme.
6. A nuk shikojnë ata me vëmendje kah qielli se si mbi ta kemi ndërtuar atë, e kemi zbukuruar atë duke mos pasur në të ndonjë zbrazëti.
7. Edhe tokën se si e kemi shtrirë, e në të kemi vendosur kodra përforcuese dhe kemi bërë që në të të mbijnë gjithfarë bimësh të bukura.
8. (I bëmë ashtu) Dëshmi të dukshme dhe përkujtuese për secilin njeri që ka drejtuar mendjen (te Zoti).
9. Ne, nga qielli lëshuam shiun e dobishëm dhe më të bëmë që të kultivohen kopshte e drithëra të korren.
10. Dhe rritëm trungje të gjata hurmash me frua të paluara njëri mbi tjetrin.
11. ushqim për njerëz, dhe me të, Ne e ngjallëm tokën e vdekur, e kështu do të jetë edhe ringjallja.
12. Para tyre përgënjeshtruan populli i Nuhut, banorët e Bunarit (të pusit) dhe Themudi.
13. Edhe Adi, edhe Faraoni dhe vëllezërit e Lutit.
14. Edhe banorët e Ejkes, populli i Tubbeit. Të gjithë i përgënjeshtruan të dërguarit, atëherë e merituan dënimin Tim.
15. A mos u lodhëm Ne me krijimin e parë? Jo, por ata janë në një huti rreth një krijimi të ri.
16. Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se çípëshpëritë ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij.
17. Dhe se kur dy engjëjt qëndrojnë pranë tij në të djathtë dhe në të majtë.
18. Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm.
19. Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetën (i zbulohet çështja e ahiretit); kjo është ajo prej së cilës ke ikur.
20. Dje i fryhet surit, e ajo është dita e premtuar (për dënim).
21. E do të vijë secili njeri bashkë me të dhe grahësi edhe dëshmitari.
22. (I thuhet) Ti ishe në një huti nga kjo (ditë) e NE ta tërhoqëm perdën tënde dhe tash ti sheh shumë mprehtë.
23. E shoku (përcjellësi) i tij do të thotë: ìKjo që është te unë (regjistri i veprave) është gati.
24. Ju të dy (engjëjt) hidhinie në Xhehennem secilin mohues kryeneç.
25. Secilin pengues të veprave, mizor e të dyshimtë në fe.
26. I cili All-llahut i shoqëroi Zot tjetër , pra hidhnie atë në vuajtjet më të rëndaî.
27. E shoku i tij (djalli) thotë: ìZoti ynë, unë nuk u shmanga prej rrugës së drejtë, por ai vetë ka qenë i humbur largî.
28. Ai (All-llahu) thotë: ìMos u gridni tash para Meje, se Unë më parë ju tërhoqa vërejtjen.
29. te Unë nuk ndryshon fjala (vendimi) dhe Unë nuk jam zullumqar për robëritî.
30. (Përkujto) Ditën kur Ne Xhehennemit i themi: ìA je mbushur?î E, ai thotë: ìA ka ende?î
31. Ndërsa besimtarëve të ruajtur Xhenneti u afrohet krejt afër.
32. Kjo është ajo që u premtohet për secilin që pendohet dhe që e ruan besën e dhënë.
33. Për secilin që i është frikësuar Zotit pa e parë dhe ka qenë i kthyer te Ai me zemër të sinqertë.
34. (U thuhet) Hyni në te, të shpëtuar, se kjo është dita e përjetshme.
35. Ata aty kanë çka të dëshirojnë, e te Ne ka edhe më shumë.
36. E sa e sa brezni para tyre kemi shkatërruar e që ishin më të fortë e më të shkathët se këta (idhujtarët kurejshitë). Ata brodhën andej e këndej nëpër tokë (për tíi ikur vdekjes). Por, a mos gjetën rrugëdalje?
37. Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë me vëmendje, ka argumente.
38. Ne krijuam qiejt e tokën dhe gjithçka ka ndërmjet tyre brenda gjashtë ditesh dhe Ne nuk ndiem lodhje.
39. Po ti (Mumahed) me përballo atë që ata të thonë, para lindjes së diellit dhe para përendimit madhëro e falënderim Zotin tënd.
40. Falu për të Tij edhe në një pjesë të natës edhe pas sexhdes (pas namazit farz).
41. Dhe vëni veshin thirrësit kur thërret nga ndonjë vend i afërt.
42. Ditën kur e dëgjojnë thirrjen për të vërtetën (ringjalljen), e ajo është dita e daljes (prej varrezave).
43. Síka dyshim se Ne japim vdekje dhe vetëm te Ne është kthimi i tyre.
44. Ditën kur me ata hapet toka e ata nguten (për vendtubim), e ai është një tubim i lehtë për Ne.
45. Ne dimë më së miri çka thonë ata, e ti ndaj tyre nuk je ndonjë dhunues, ti këshilloje me këtë Kurían atë që i ka frikë kërcënimit Tim.

AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks prej Tue Jul 06, 2010 6:53 pm


1. Për erërat që ngrehin dheun dhe shpërndajnë.
2. Për retë që e bartin shiun e rëndë.
3. Për anijet që lundrojnë lehtë.
4. Për engjëjt që bëjnë ndarjen e çështjeve.
5. Síka dyshim se ajo qe u premtohet është e vërtetë e sigurt.
6. Dhe se shpërblimi (gjykimi për vepra) do të ndodhë pa tjetër.
7. Për qiellin plot rrugë.
8. Ju gjendeni në nje thënie kontradiktore,
9. Nga ai (besimi) zbrapset ai që ishte zmbrapsur.
10. Mallkuar qofshin gënjeshtarët!
11. Ata të cilët janë gafilë në injorancë (në verbëri, në padituri).
12. E pyesin: ìKur është dita e gjykimit?î
13. Dita kur ata digjen në zjarr.
14. Përjetonie dënimin tuaj, ky është ai që kërkonit tíju shpejtohet.
15. Të devotshmit janë në kopshte e burime.
16. Të kënaqur se kanë shtënë në dorë atë që u dha Zoti i tyre, ata edhe më parë (në dynja) ishin mirëbërës.
17. Ata qenë të cilët pak flinin natën.
18. Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkata.
19. Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp).
20. Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit.
21. Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni?
22. E në qiell është furnizimi juaj dhe ajo që ju premtohet.
23. Pasha Zotin e qiellit e të tokës, kjo është një e vërtetë, ashtu siç është se ju flisni.
24. A ke arritur të dëgjosh ti për rrëfimin e musafirëve të ndershëm të Ibrahimit?
25. Kur patën hyrë te Ai dhe thanë: ìTë përshendesin me paqe!î (E më vete tha): ìNjerëz të panjohur!î
26. Dhe ai pa u vërejtur shkoi te familja e vet dhe solli një viç të majmë të pjekur.
27. Atë ua afroi atyre e tha: ìPërse nuk po hani?î
28. Dhe ndjeu njëfarë frike prej atyre, po ata thanë: ìMos kij frikë!î Mandej i dhanë myzhde për një djalë të dijshëm.
29. E gruaja e tij nisi të bërtasë e ri ra shuplakë fyyrës së vet e tha: ìUnë jam një plakë që nuk lind!î
30. Ata (engjëjt) thanë: ìKeshtu ka thënë Zoti yt, e Ai është i urti, i gjithedijshmiî.
31. Ai (Ibrahimi) tha: ìE çíështë puna juaj, o ju të dërguar?î
32. Ata thanë: ìNe jemi të dërguar te një popull kriminel!î
33. Që të hedhim mbi ta gurë nga balta (e pjekur)!
34. (gurë) Të shënuar te Zoti yt, për ata që i kaluan kufijtë (në mëkate).
35. Dhe kush ishte aty nga besimtarët, Ne i nxorrëm (i larguam).
36. Po nuk gjetëm aty pos një shtëpie myslimane.
37. Dhe Ne kemi lënë aty shenjë dënimit të hidhur.
38. (Kemi lënë shenjë) Edhe në Musain kur Ne e dërguam te faraoni me fakte të forta.
39. E ai, me tërë anën (fuqinë) e vet, ia ktheu shpinën dhe tha: ìËshtë magjistar, ose është i çmendur!î
40. E Ne e kapëm atë dhe ushtrinë e tij dhe e hodhëm në det, dhe ai e bëri veten të jetë i sharë.
41. Edhe në Adin (kemi lënë shenjë) kur Ne lëshuam kundër tyre erën rrënuese,
42. E cila nuk la send pa e shënderruar në mbeturinë.
43. Edhe Themudin kur atyre iu pat thënë: kënaquni deri në një kohë .
44. E ata nga kryelartësia nuk respektuan urdhërin e Zotit të tyre, andaj i përfshiu rrufeja me krismë, e ata e shihnin.
45. Dhe nuk mundën as të ngriten e as tíi kundërvihen.
46. Edhe popullin e Nuhut (e dënuam) që ishte më parë. Ai ishte një popull i prishur.
47. Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjërojmë atë.
48. Edhe tokën Ne e kemi shtruar, sa shtrues të mirë jemi.
49. Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të përkujtoni (madhështnë e Zotit).
50. Pra, ikni e mbështetuni te All-llahu, unë prej Tij jam një qortues i hapët.
51. E mos i shoqëroni All-llahut edhe ndonjë zot tjetër, edhe për këtë unë jam i dërguar prej Tij që tíju tërheqë haptazi vërejtjen.
52. Ja, ashtu pra, edhe atyre që ishin më parë nuk u erdhi i dëguar e që nuk i thanë: ìËshtë magjistar ose është i çmendur!î
53. A mos e porositën njëri-tjetrin me këtë? Jo, por ata janë popull renegat.
54. Andaj ti larohu prej tyre, ti nuk je i qoruar.
55. Vazhdo me keshillë, sepse këshilla besimtarëve u bën dobi.
56. Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.
57. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as dëshiroj të më ushqejnë ata.
58. All-llahu është furnizues i madh, Ai fuqiforti.
59. Síka dyshim se atyre që bënë mizori u përket dënimi si pjesa e dënimit të shokëve të tyre, andaj, të mos e kërkojnë shpejtimin e tij.
60. Të mjerët ata që nuk besuan për atë ditën e tyre të premtuar!

AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks prej Tue Jul 06, 2010 6:53 pm


1. Pasha Turin.
2. Dhe librin e shkruar në rreshta.
3. Në lëkurë të shtrirë.
4. Pasha shtëpinë (Qaben) e vizituar (ose Bejti Mamurin në qiell).
5. Pasha kulmin e ngritur (qiellin).
6 Pasha detin e mbushur (ose detin e ndezur flakë në kijamet).
7. Është e vërtetë se dënimi i Zotit tënd pa tjetër da të ndodhë.
8. Atë nuk ka kush që mund ta largojë.
9. Ditën kur qielli bën një tronditje të fortë.
10. Dhe kodrat të shkulen nga vendi e të ecin.
11. Atë ditë është mjerim i madh për gënjeshtarët.
12. Të cilët luajnë të zhytur në besime të kota.
13. Ditën kur me rrëmbim shtyhen në zjarrin e Xhehennemit.
14. Ky është ai zjarr, që ju e keni përgënjeshtruar.
15. A mos është kjo ndonjë magji, apo nuk po shihni (jeni vebëruar siç u verbëruan në dynja).
16. Hyni në të! Për juve është njesoj, bëtë durim ose nuk bëtë. Shpërbleheni me atë që me veprat tuaja e merituat.
17. Ata të devitshmit janë në kopshte e në begati.
18. Të kënaqur me atë që u dha Zoti i tyre dhe që i ruajti Zoti i tyre nga vuajtja e Xhehennemit.
19. (U thuhet) Me të mirëhani e pini, për atë që vepruat mirë.
20. Ata janë të mbështetur në koltukë të renditur dhe Ne u shoqëruam atyre hyri symëdha.
21. E ata që vetë besuan, e edhe pasardhësit e tyre ishin me besim,Ne atyre do tíua shoqërojmë pasardhsësit e tyre dhe asgjë nuk u pakësojmë nga veprat e tyre (prindërve). Secili njeri është peng i asaj që ka punuar.
22. Ne atyre u shtojmë të mirat me pemë e me mish që ata e dëshirojnë.
23. Aty njëri-tjetrit ia zgjasim gotën, aty nuk ka fjalë të kota e as mëkat.
24. Aty njëri-tjetrit ia zgjasin gotën, aty nuk ka fjalë të kota e as mëkat.
25. Dhe njëri-tjetrit i qasen duke i pyetur (për punët e tyre në dynja).
26. (Këta) Thonë: ìNe edhe kur ishim në familjet tona, ishim ata që frikësoheshim.
27. E All-llahu na dhuroi të mira dhe na ruajti prej dënimit të erës (flakës) së nxehtë të zjarrit.
28. Ne më parë ishim ndër ata që lutëm Atë, e Ai është bamirës, meshiruesî.
29. Pra ti përkujto (me Kurían) se me dhuntimë e Zotiti tënd ti nuk je as falltor, as i çmendur.
30. E ata thonë: ìAi është poet, po presim kohën ta zhdukëî.
31. Thuaj: ìPritni, se edhe unë do të pres me juî.
32. A mendjet (iluzionet) e tyre po u urdhërojën për këtë, apo ata janë popull renegat?
33. A mo ata thonë: ìAi (Muhammedi) e trilloi!î Jo, por ata nuk besojnë.
34. Pra, ata janë drejt, le ta sjellin një ligjërim si ai.
35. A mos u krjuam prej kurgjësë, apo ata vetë janë krijues?
36. A mos ata i krijuan qiejt e tokën, Jo, por ata nuk janë të bindur.
37. A mos te ata ata janë depot e Zotit tënd, apo ata i mbizotërojnë?
38. A mos kanë ata shkallë të larta që në to të përgjojnë? Prra, përgjuesit e tyre le të sjellin fakt të sigurt!
39. A mos vajzat janë të Atij, kurse djemtë tuaj?
40. A mos ti u kërkon atyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar mga tagri?
41. A mos te ata janë fshehtësitë, e ata i shkruajnë?
42. A mos po të kurdisin ndonjë kurt, po ata që nuk beuan bijnë vetë në kurth.
43. A mos kanë ndonjë zot pos All-llahut? I lartë është All-llahu nga ai që ata i shoqërojnë.
44. Edhe sikur ta shihnin që u bie nga qielli ndonjë copë, ata do të thoshin: ìËshtë e re e dendur!î
45. Po ti lëri ata derisa të ballafaqohen në ditën e tyre, kur do të shtangen.
46. Ditën kur dredhia e tyre nuk do tíu bëjë dobi sgjë e as do të ndihmohen.
47. Është e vërtetë se ata që bënë zullum, kanë një dënim më të afërt se sa si (kijameti), por pjesa dërmuesse e tyre nuk dinë.
48. Ti bën durim në vendimin e Zotit tënd, se ti je nën mbikëqyrjen Tonë dhe kur të ngrihesh madhëroje me falënderim Zotitn tënd!
49. Edhe gjatë natës adhuroje Atë, si dhe kur yjet nuk nuk duken më.

AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks prej Tue Jul 06, 2010 6:53 pm


1. Pasha yllin kur bie!
2. Shoku juaj nuk ka humbur, e as që ka devijuar
3. Dhe ai nuk flet nga dëshira
4. Ajo nuk është tjetër pos shpalljes që i shpallet
5. Atë ia mësoi fuqiforti (Xhibrili)
6. Që ka mendje precize dhe që u përqëndrua në formën e vet
7. Dhe ai (Xhibrili) ishte në horizontin e lartë
8. Pastaj u lëshua dhe iu afrua
9. E ishte afër sa dy harqe, apo edhe më afër
10. Dhe i shpalli robit të Tij (All-llahut) atë që ia shpalli.
11. Zemra nuk mohoi atë që pa
12. A po i bëni polemikë atij për atë që ka parë?
13. Ai e ka parë (Xhibrilin) edhe herën tjetër
14. Te Sidretul Munteha
15. Pranë së cilës është xhennetul Meíva
16. Atëherë kur Sidrën e mbuloi ajo që e mbuloi
17. Shikimi i tij nuk lakoi e as nuk tejkaloi
18. Ai vërtet pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet
19. E ju, a shihni Latin dhe Uzanë?
20. Dhe atë të tretin, të pavlefshmin?
21. A mendoni se për ju janë meshkujt, e për Të fe-mrat?
22. Atëherë ajo është një ndarje e padrejtë!
23. Ata (që i adhuroni) nuk janë tjetër, vetëm se emra që ju dhe prindërit tuaj i emërtuat; All-llahu nuk zbriti për ta ndonjë fakt. Por ata (idhujtarët), nuk ndjekin tjetër vetëm se paragjykime dhe çka duan vetë, megji-thqë prej Zotit të tyre u pat ardhur udhëzimi
24. A mos i takon njeriut ajo që dëshiron?
25. E dihet se vetëm All-llahut i takon bota tjetër dhe kjo botë
26. E sa engjëj ka në qiej, ndërmjetësimi i të cilëve nuk bën dobi vetëm pasi që All-llahu të japë leje për atë që dëshiron dhe me të cilën është i kënaqur
27. Ata që nuk e besojnë jetën tjetër, engjëjt i emërto-jnë me emra femrash
28. Ata nuk dinë asgjë për atë (emërtim) dhe nuk ndjekin tjetër vetëm paragjykime, e paragjykimi nuk është asgjë ndaj së vërtetës
29. Andaj ti largohu prej atij që ia ka kthyer shpinën Kuríanit dhe që nuk do tjetër pos jetës së kësaj bote!
30. Ajo është e tërë dituria që kanë arritur, e Zoti yt di më së miri për atë që është larguar nga rruga e Tij dhe Ai di më së miri për atë që është në rrugën e drejtë
31. Dhe vetëm të All-llahut janë çíka në qiej dhe në tokë - për tíi shpërblyer ata që bënë keq me të keqen e tyre dhe për tíi shpërblyer ata që bënë mirë me të mirën e tyre
32. Ata që largohen prej mëkateve të mëdha dhe prej punëve të ndyta, përpos ndonjë pune të imët, síka dy-shim se Zoti yt gjerësisht përfshin me falje, se Ai di më së miri për ju edhe para se tíju krijojë, kur filloi krijimin tuaj nga dheu ndërsa ju ishit të fshehur në barqet e nënave tuaja. Pra mos lavdëroni veten, se Ai e di kush është më i ruajtur
33. A e ke parë atë që u zmbrap?
34. Që dha pak e pastaj e ndërpreu?
35. A mos ka ai njohuri për të fshehtën e po e sheh?
36. A nuk është informuar me atë që gjendet në fletushkat e Musait
37. Dhe të Ibrahimit, që gjithnjë plotësonte obligimet
38. (Në të cilat shkruan) Se askush nuk e bartë barrën e tjetrit
39. Dhe se njeriut nuk i takon tjetër pos asaj që ka punuar
40. Dhe se mundi i tij më vonë do të shihet
41. Pastaj ai shpërblehet ose dënohet më plotësisht
42. Dhe se kthimi përfundimtar është te Zoti yt
43. Dhe se Ai jep qeshjen dhe Ai jep të qarit
44. Dhe se Ai jep vdekjen dhe Ai jep jetën
45. Dhe Ai krijon llojet - mashkullin dhe femrën
46. Nga pika e farës që hidhet
47. Dhe se Ai ringjallë
48. Dhe se Ai jep pasurinë dhe varfërinë
49. Dhe se Ai është Zoti i Shiírasë (ylli polar)
50. Dhe Ai shkatërroi Adin e lashtë
51. Edhe Themudin, të cilët nuk i kurseu (nga dënimi)
52. Edhe popullin e Nuhut më herët, vërtet ata ishin edhe më shkatërrues dhe renegatë
53. Edhe Muítefikën (venbanimin e popullit të Lutit) e lëshoi prej së larti
54. E i përfshiu ata ajo që i përfshiu
55. Pra cilës së mirë të Zotit tënd i dyshon?
56. Ky është një qortues i ngjashëm me qortuesit e parë
57. E afërta është afruar
58. All-llahut është i vetmi që do ta tregojë
59. A këtij ligjërimi po i çuditeni?
60. E po qeshni dhe nuk po qani?!
61. E madje jeni edhe të pakujdesshëm!
62. Pra, bini në sexhde për All-llahun dhe Adhurojeni!

AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks prej Tue Jul 06, 2010 6:54 pm


1. Momenti (i katastrofës së përgjigjthshme) është afruar, e hëna është çarë (në dysh).
2. Po ata (idhujtarët) edhe nëse shohin ndonjë argument (mrekulli) zprapsen e thonë: ìKjo është magji e vazhdueshme!î
3. Dhe përgënjeshtruan, e ndoqën dëshirat e veta, por çdo çështje arrinë cakun e fundit.
4. Atyre u patën ardhur aso lajmesh (të popujve të lashtë), ku ka mjaft qortime, (për ata që kuptojnë).
5. Urtësi e përsosur (është Kuríani)! Po sa bëjnë dobi qortimet!
6. Pra, largohu prej tyre. ditën kur thirrësi (Israfili) kumton një send të tmerrshëm.
7. Dalin prej varreve, e si karkaleca të shpërndarë e me shikim ë përulur.
8. Duke shpejtuar drejt atij që i thërret, e, jobesimtarët thonë: ìKjo është ditë e vështirëî.
9. Populli i Nuhut që ishte para tyre përgënjeshtroi, dhe robin Tonë (Nuhun) e quajti rrenacak dhe i thanë: ìI marrë!î dhe iu bë kërcënim.
10. E ai iu drejtua Zotit të vet: ìUnë jam i mundur, prandaj më ndihmo!î
11. Atëherë Ne me një shi të vrullshëm i hapëm dyert e qiellit.
12. Dhe Ne tokën e zbërthyem në burime uji, kurse uji u bashkua siç ishte e caktuar.
13. E atë (Nuhun) e bartëm në (anije) dërrasash e shtyllash të gojëzuara.
14. Që lundronte në mbikëqyrje Tonë. (I fundosëm) Si ndëshkim për atë (Nuhun) që ishte mohuar (përbuzur).
15. Atë (ngjarje) Ne e lamë kujtim, po a ka ndokush që merr mësim?
16. E çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im!
17. Ne Kuríanin e bëmë të lehtë për mësim, po a ndokush që merr mësim?
18. Adi përgënjeshtroi, e çfarë ishte ndëshkimi Im dhe kërcënimi?
19. Atyre Nenjë ditë fatkeqe të përjetshme u lëshuamnjë erë të fortë.
20. I ngriste njerëzit si të ishin trupa hurmash të shkulura.
21. Dhe çfarë ishte ndëshkimi Im dhe vërejtja Ime?
22. Ne Kuríanin e bëmë të lehtë për të kuptuar, a ka ndokush që merr këshillë?
23. Themudi përgënjeshtroi të dërguarit.
24. E thamë: ìA të shkojmë pas një të vetmit njeri që doli nga mesi ynë, po Ne atëherë do të jemi të humbur në një marrësi!î
25. A, atij nga mesi jonë iu dha shpallja? Jo, por ai është një gënjeshtar mendjemadh.
26. Mirëpo ata nesër do të kuptojmë se kush është gënjeshtari, mendjemadhi!
27. Ne atyre do tíua dërgojmë deven si sprovë e ti vetëm dhe bën durim.
28. Dhe lajmëroji ata se uji është i ndarë për ta veç e veç, secili do të paraqitet për të pirë ujë në rendin e vet.
29. Po ata e ftuan shokun e vet, e ai mori dhe e theri atë.
30. E çfarë ishte ndëshkimi ndëshkimi Im dhe kërcënimi Im?
31. Ne lëshuam kundër tyre një ushtimë , e ata u bënë si shtrojë vathi. (Mbeturinë e ushqimit të kafshëve që u shtohet).
32. Ne Kuríanin e bëmë të lehtë për këshillë, po a ka ndokush që merr mësim?
33. Populli i Lutit i përgënjeshtroi vërejtjet e pejgamberit të vet.
34. Ne atyre, përveç famijes së Lutit të cilën e shpëtuam para se të agonte, u lëshuam një erë që solli gurë mbi ta.
35. (Shpëtimi ishte) Një mirësi nga ana Jonë, ashtu Ne shpërblejmë atë që falënderon.
36. Ai (Luti) u pat tërhequr vërejtjen atyre për dënimin Tonë të rëndë, por ata dyshuan në ato kërcënime.
37. Ata deshën tíu afrohen mysafirëve të tij e Ne ua verbëruam sytë atyre, pra përjetoni ndëshkimin Tim dhe qortimet e Mia!
38. E, atyre në një mëngjes të hershëm u erdhi dënimi i përhershëm.
39. Pra, vuanie dënimin Tim dhe qortimin Tim!
40. Ne Kuríanin e bëmë të lehtë për të studiuar, a ka ndokush që merr përvojë nga ai?
41. Edhe rrethit të faraonit i patëm ardhur shumë vërejtje.
42. Ata i përgënjeshtruan të gjitha argumentet Tona, prandaj Ne i dënuam ashtu siç është dënimi i një ngadhënjyesi, i një fuqiploti.
43. A jobesimtarët tuaj janë më të vlefshëm se ata që u përmendën, apo ju keni ndonjë kontratë në librat e qiellit?
44. A mos po thonë: ìNe jemi një grup ngadhënjyes tok të bashkuar?î
45. Grupi do të pësojë disfatë dhe ata do të kthehen prapa.
46. Por jo, afati i tyre është kijameti, e kijameti është edhe më i vështirë, edhe më i hidhur.
47. Síka dyshim se idhujtarët kriminelë, janë edhe në një huti edhe në zjarr të madh.
48. Ditën kur me fytyrat e tyre do të tërhiqen zvarrë në zjarr. ìVuanie dënimin Sekarî. (emër i një Xhehennemi).
49. Ne çdo send kemi krijuar me masë të caktuar.
50. Puna Jonë (në krijim) është e shpejtë sa çel e mshel sytë.
51. Ne, ata që ishin si ju i shkatërruam, a ka ndokush që merr mësim?
52. Dhe çdo gjë që ata e punuan, gjendet (e shkruar) në shënime.
53. Dhe çdo vepër, qoftë e vogël dhe qoftë e madhe është rradhitur (evidentuar në Lehvi Mahfudh).
54. Është e vërtetë se të devotshmit do të jenë në Xhennete e në lumenj.
55. Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plotfuqishëm (te All-llahu).

AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks prej Tue Jul 06, 2010 6:54 pm


1. Rrahmani - Mëshiruesi (Zoti ynë),
2. Ai ia mësoi Kuríanin
3. E krijoi njeriun.
4. Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit të shqiptuarit).
5. Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë.
6. Edhe yjet dhe bimët i bëjnë përulje (dëshirës së Rrahmanit).
7. Ai e ngriti qiellin dhe Ai vuri drejtësinë.
8. Që të mos kaloni kufirin në drejtësi.
9. Edhe ju mbani me drejtësi peshojën, e mos leni mangu në peshojë!
10. Ai edhe tokën e bëri të shtrirë për krijesat.
11. Në të ka pemë të llojllojta, ka edhe hurma ma shporta të mbështjella.
12. Edhe drithi me kashtën e tij edhe bimët aromatike (ose ushqyese).
13. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni (ju o njerëz dhe ju o xhinë)?
14. Ai e krijoi njeriun nga balta e terur si (enë balte) e pjekur.
15. Dhe Ai krijoi xhinët nga flaka (pa tym0 e zjarrit.
16. E , cilën begati të Zotit tuaj e mohoni?
17. Zot i dy lindeve dhe Zot i dy perëndimeve.
18. E, cilën të mirë të Zotit tuaj e mohoni.
19. Ai e lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete.
20. Ndërmjet atyre të dyve është një pengues që ata të dy nuk kapërcejnë.
21. E,cilë të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
22. Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e diamantë.
23. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
24. Dhe të Atij janë anijet lundruese të ngritura lart si kodra në det.
25. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
26. çdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur.
27. E dotë mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar!
28. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
29. (Ai mbetet) Atij i drejtohen me lutje kush është në qiej e në tokë dhe Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (falë mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk tëtjera etj. ).
30. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
31. Ne do të merremi me (llogarinë për ju) ju , o ju dy të rëndësishmit (njerëz dhe xhinë).
32. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
33. O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni përtej kufijve të qiejve e të tokës, depërtoni pra, po nuk mundeni vetëm me ndonjë fuqi të fortë.
34. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
35. Juve dy grumbujve u derdhet përmbi flakë zjarri dhe do tíuderdhen rem i shkrirë e nuk do të keni mundësi të mbroheni.
36. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
37. E kur të çahet qielli e bëhet si vaji i shkrirë.
38. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
39. Atë ditë nuk pyetet për mëkatin e tij, as njeriu as xhini.
40. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohonni?
41. Kriminelët njhen me tiparet e tyre, andaj me rrëmbim kapen për flok dhe për këmbët e tyre.
42. E, cilën të mirë të Zotit tuaj poe mohoni?
43. Ja, ky është Xhehennemi, të cilin kriminelët e mohonin.
44. Ata do të sillen vërdallë ndërmjet atij (zjarrit) dhe ujit të valë deri në kulminacion.
45. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e Mohoni?
46. E, për atë që i pat frikë paraqitjes para Zotit të vet, janë dyXhennete.
47. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
48. (Xhennete) plot degë me gjethe e pemë.
49. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
50. Në ata të dy janë dy kroje që rrjedhin.
51. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
52. Në ata të dy, prej të gjtitha pemëve ka nga dy lloje.
53. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
54. Të mbështëetur në kolltukë që i kanë mbulesat e kadifesë, dhe pemët e atyre dy Xhenneteve janë krejt afër.
55. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e Mohoni?
56. Aty janë ato që përqëndrojnë shikimet e tyre (vetëm në burrat e vet) e që nuk i ka prekur kush para tyre, as njerëz, as xhin.
57. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
58. Ato janë si xhevahiri e diamanti (të kuqrremta në të bardhë0.
59. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
60. A mund të jetë shpërblimi i veprës së mirë diç tjetër, pos të së mirës!
61. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
62. E nën ato dy (Xhennete) janë edhe dy Xhennete.
63. Po cilën të mirë nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni?
64. Nga gjelbërimi i shumtë duken të mbyllura në të zi.
65. E, cilën nga të mirat e Zotit tuaj po e mohoni?
66. Aty janë dy burime që gjithnjë gurgullojnë.
67. E, cilën të mirë të Zoti tuaj po e mohoni?
68. Aty, në ata të dy, ka hurma dhe shegë.
69. E cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
70. Ato janë hyri që e kufizojnë ndejën vetëm në shtëpinë (tënde).
73. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
74. Ato nuk i ka prekur kush para tyre, as njeriu as xhini.
75. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
76. Aty rrinë të mbështetura në mbështetëse të gjelbra e shtroja të bukura.
77. E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
78. I lartësuar është emri i Zotit tënd, të madhëruar e të nderuar!

AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks prej Tue Jul 06, 2010 6:55 pm

\
1. E kur të ngjajë ndodhia (kijameti).
2. Realitetin e asaj ndodhie nuk a kush që do ta përgënjeshtrojë.
3. Ajo ëshë që rrëzon, është që grit (lart).
4. (ajo ndodh) Kur toka tundet me dridhje të forta.
5. E kodrat shkapërderdhën e bëhen copë e thërmi.
6. E bëhen pluhur i shpërndarë.
7. Dhe ju të ndaheni në tri grupe.
8. E ata të djathtit, kush janë ata të djathtit se?
9. Po të majtit, kush janë ata të majtit?
10. Ndërsa të përparmit janë të dalluar (janë në ballë).
11. Ata pra, janë më të afruarit (te Zoti).
12. Janë në Xhennetet e begatshme.
13. (ata janë) Shumë prej (popujve) të hershmëve.
14. E janë pak prej të mëvonshmëve.
15. Janë në shtretër të qendisur me ar.
16. Të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit.
17. Atyre u shërbejnë djelmosha të gjithmonshëm.
18. Me gastare, me ibrigë dhe me gota të mbushura plot prej burimit.
19. Prej së cilës pije (vere) as nuk i dhemb koka, as nuk dehen.
20. Edhe pemë sipas dëshirës së tyre.
21. Edhe mish shpezësh, cilin ta duan.
22. Dhe (gratë e tyre janë) hyri symëdha.
23. Si të ishim inxhi të ruajtura.
24. Shpërblim për atë, që ata punuan.
25. Aty nuk dëgjojnë fjalë të këqija as që janë mëkat (gënjeshtër).
26. Vetëm thënie: selam pas selami.
27. E për sa u përket atyre të djathtëve, çka është gjendja e të djathtëve?
28. Janë nën drunj të pemëve pa therra (pa gjemba).
29. Të bananeve me fruta palë-palë.
30. Nën hije të përhershme.
31. Pranë ujit rrjedhës.
32. Edhe ndër pemë shumë llojesh.
33. Që as nuk ndërprehen, as nuk janë të ndaluara.
34. Edhe shtretër të lartë (ose gra të larta).
35. Ne i kemi krijuar ato në një krijim të ri (formë të re).
36. Dhe ato i kemi bërë virgjëresha.
37. Të dashuruara (për burrat e vet), të një moshe.
38. (Ato janë) për ata të djathtët.
39. (Të djathtët) Janë shumë nga të parët (të hershmit).
40. Janë shmë nga më të vonshmit.
41. E të majtit, çíështë puna e të majtëve?
42. Janë në vapë të zjarrit dhe në ujë të valë.
43. Dhe në errësirë tymi.
44. As e freskët e as e këndshme.
45. Ata përpara kësajkanë qenë të dhënë pas komoditetit (qejfeve).
46. Dhe ata ishin vazhdimisht në mëkatin e madh.
47. Dhe ishin që thonin: ìA pasi të vdesim, të bëhemi dhe e eshtra të kalbur, njëmend do të ringjallemi?
48. A edhe prindërit tanë të hershëm?
49. Thuaj: ìEdhe të parët edhe të fundit!î
50. Kemi për tíu tubuar në një ditë të caktuar!
51. Pastaj ju, o të humbur e gënjeshtarë!
52. Keni për të ngrënë prej pemës Zekumë!
53. Prej saj keni për tíi mbushur barqet!
54. E menjëherë pas do të pini pre ujit t vluar!
55. Do të pini si deveja e etshme!î
56. Kjo është mirëseardhja e tyre ditën e gjykimit.
57. Ne u kemi krijuar juve, e përse nuk pranoni (ringjalljen)?
58. A më tregoni për farën që e dredhni,
59. A ju e krijoni atë, apo Ne jemi që e krijojmë?
60. Ne e kemi caktuar (dhe barazuar) ndërmjet jush vdekjen dhe Ne nuk ka kush që mund të na pengojë.
61. Që tíju zëvendësojë me ë tjerë si ju dhe tíju krijojmë rishtazi siç nuk dini ju.
62. Ju e keni të njohur zanafillën e parë, e përse nuk mendoni.
63. A nuk e shihni atë që e mblidhni?
64. A ju e bëni të mbijë ajo, apo Ne e bëjmë të mbijë?
65. Sikur Ne të dëshironim, do ta bënim atë të thyer (të shkatërruar) e ju do të mbeteshit gjithmonë të habitur (duke thënë).
66. Síka dyshim se ne mbetëm të dëmtuar.
67. Po jo, ne mbetëm pa të (të varfëruar).
68. A e shihni ujin që po e pini?
69. A ju e lëshoni atë prej reve, apo Ne jemi që e lëshojmë?
70. Sikur Ne të dëshirojmë, e bëjmë atë të njelmët, përse nuk falënderoni?
71. A e keni parë zjarrin që ju e ndizni?
72. A ju krijuat drurin e tij, apo Ne jemi krijues?
73. Ne e bëmë atë si përkujtim (për zjarrin e Xhehennemit) dhe të nevojshëm për ata në vende të pabanuara (në shkretërirë).
74. Pra, ti lartësoje emrin e Zoti tënd të madh.
75. Betohem në shuarjen (përëndimin) e yjeve.
76. E ai është betim imadh, sikur ta dini!
77. Se me të vërtetë ai është Kurían i famshëm.
78. Është në një libër të ruajtur.
79. Atë nuk e prek kush, vetëm të pastrit (melaiket).
80. Është i zbritur prej Zotit të botëve.
81. A, ndaj këtij ligjërimi (Kuríani) ju jeni që e gënjeni.
82. Dhe falënderimi për furnizimin tuaj, ju jeni që e gënjeni.
83. Përse, pra kur arrin shpirti në fyt.
84. E ju në atë moment shikoni (se çípo i ngjet).
85. E Ne jemi më afër te se ju, por ju nuk shihni.
86. Dhe përse, nëse ju nuk jeni përgjegjës (për vepra),
87. (Përse) Nuk e ktheni atë (shpirtin të mos dalë).
88. E nëse ai (i vdekuri) është prej të afërmëve (të Zotit).
89. Ai ka (te Zoti) kënaqësi, furnizim të mirë dhe Xhennet të begatshëm.
90. Po në qoftë se është nga të djathtët?
91. Pra, ty të qoftë se selam prej të djathtëve (i thuhet).
92. E në qoftë se është prej gënjeshtarëve të humbur,
93. Mirëseardhja e tyre është pritje me ujë të valë.
94. Dhe djegie nga zjarri i Xhehennemit.
95. E síka dyshim se kjo është ajo e vërteta e sigurt.
96. Pra ti lartëso Zotin tënd të madhëruar.

AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks prej Tue Jul 06, 2010 6:55 pm


1. All-llahun e lartësoi me adhurim çíka në qiej e në tokë dhe Ai është i gjithfuqishmi, i urti.
2. I Tij është pushteti në qiej e në tokë, Ai jep jetë dhe Ai jep vdekje dhe Ai ka fuqi për çdo send.
3. Ai është i pari që síka mbarim, i dukshmi dhe i padukshmi, dhe Ai është më i dijshmi për çdo gjë.
4. Ai është që krijoi qiejt dhe tokën vetëm për gjashtë ditë, pastaj qëndroi mbi Arsh. Ai e di çka futet në tokë dhe çka del prej saj, çka zbret nga qielli dhe çka ngritet në të, dhe Ai është me ju kudo që të jeni, All-llahu është përcjellës i asaj që punoni.
5. Vetëm i Tij është sundimi i qiejve dhe i tokës dhe vetëm te All-llahu kthehen të gjitha çështjet.
6. Ai e ngërthen (e zgjaton) natën në ditë dhe e ngërthen (zgjaton) ditën në natë dhe Ai është që i di të fshehtat në gjoksa.
7. Besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij dhe jepni nga ajo që Ai u bëri trashëgues në të, se ata që besuan prej jush dhanë për hir të Zotit, ata kanë shpërblim të madh.
8. çíkeni ju që nuk i besoni All-llahut, kue i dërguari i Tij ju thërret tíi besoni Zotit tuaj dhe kur Ai ka marrë besën tuaj, nëse jeni besimtarë (o sot o kurrë).
9. Ai robit të vet i shpall argumente të qarta për tíiu nxjerrë juve prej errësirave ne dritë. E, síka dyshim se All-llahu është i butë e i mëshirshëm ndaj jush.
10. E, çíkeni ju që nuk jepni për rrugën e All-llahut, kur dihet se All-llahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka? Nuk janë të barabartë prej jush ata që dhanë nga pasuria e tyre dhe luftuan para çlirimit, sepse të tillët kanë vlerë të madhe nga ata që dhanë dhe luftuan pas. Por të gjithve All-llahu u premyoi të mirat; All-llahu di çka punoni.
11. Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë e që Ai tíia shumëfishojë atë dhe ai ka një shpërbllim të mirë.
12. (Përkujto) Ditën kur i sheh besimtarët dhe besimtaret që drita e tyre flakëron para tyre dhe në djathtë të tyre. (U thuhet) Myzhde e juaj sot janë Xhennetet nën të cilat rrjedhin lumenj, aty do të jeni përgjithmonë. E ajo është fitore e madhe.
13. Ditën kur hipokritët dhe hipokritet atyre që besuan u thonë: ìNa pritni (ose na shikoni) të ndriçoheni prej dritës suaj!î U thuhet: ìKthehuni prapa jush (në dynja) e kërkoni ndonjë dritë!î Atëherë vihet ndërmjet tyre njëfarë muri që ka një derë, e brendia e tij është mëshirë (Xhenneti), e ana e jashtme e tij është dënimi (zjarri).
14. (Hipokritët e mbetur në errësirë) I thërrasin ata (besimtarët): ìA nuk kemi qenë edhe ne së bashku me ju!? (Besimtarët përgjigjen): ìPo, por ju e shkatërruat veten (me hipokrizi), ju prisnit kob të zi për besimtarët, ju dyshonit çëshjtet e fesë dhe ju mashtruan shpresat e kota deri kur ju erdhi caktimi i All-llahut (vdekja) dhe ashtu, mashtruesi ju mashtroi.
15. E sot, prej jush nuk pranohet ndonjë kompensim e as prej atyre që nuk besuan, vendi juaj është zjarri, ai është ndihma e juaj: sa përfundim i keq është aiî.
16. A nuk është koha që zemrat të zbuten me këshillat e All-llahut dhe ne atë të vërtetën që zbriti (me Kurían), e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zhgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës.
17. Dijeni se All-llahu e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Ne ua kemi sqaruar argumentet ashtu që të kuptoni.
18. Síka dyshim se ata që japin lëmoshë (sadaka) dhe sinqerisht japin për hirë të All-llahut, atyre u shumëfishohet dhe ata kanë shpërblim të madh.
19. Ata që besuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ata janë të sinqertit dhe dëshmorët te Zoti i tyre, ata kanë shpërblimin e vet, ndërsa ata që e mohuan dhe përgënjeshtruan faktet Tona, ata janë banues të Xhehennemit.
20. Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijve, e që është shembull i një përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijve, e që është shembull i një shiu prej të cilit bima habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë t verdhë, mandej të thyer e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga All-llahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues.
21. Shpejtoni në atë që e fitoni falje prej Zotit tuaj dhe Xhennetit që gjërsia e qiellit e tokës, i përgaditur për ata që i besuan All-llahut dhe të dërguarve të Tij. Ajo është dhunti e All-llahut ë ia jep kujt të dojë, All-llahu është dhurues i madh.
22. Nuk ndodh asnjë fatkeqësi në tokë e as në trupin tuaj, e që të mos jetë në shënime (libër - Lehvi Mahfudh) para se të ngjajë ajo, e kjo për All-llahun është e lehtë.
23. Ashtu që të mos dëshproheni tepër për atë që u ka kaluar, e as të mos gëzohi tepër me atë që Ai u ka dhënë, pse All-llahu nuk e do asnjë arrogant që u lavdërohet të tjerëve.
24. Të cilët vetë bëjnë koprraci dhe me koprraci i këshillojnë njerzit. E kush largohet prej dhënies, le ta dijë se All-llahu është i begatshëm, i lavdishëm.
25. Ne i dërguam të dërguarit Tonë me dokumente të qarta dhe Ne zbritëm me ata librin dhe drejtësinë që tíi përmbahen njerëzit të së drejtës. Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerz, e edhe për tíu ditur te All-llahu se kush ndihmon Atë (rrugën e Tij) dhe të dërguarit e Tij duke i besuar të fshehtës. Síka dyshim se All-llahu është furnizues, mbizotërues.
26. Ne Nuhun dhe Ibrahimin i zgjodhëm të dërguar e pasardhësve të atyre dyve ua dhamë pejgamberllëkun dhe librin, e disa prej tyre po shumë prej tyre mbetën jashtë rrugës.
27. Pastaj vazhduam pas tyre me të dërguarit Tanë, e pas tyre dërguam Isain të birin e Merjemes dhe atij ia dhamë Ingjillin, e në zemrat e ithtarëve të tij dhuruam butësi e mëshirë, ndërsa murgësinë ata vetë e shpikën. Ne atë nuk ua bëmë obligim atyre, mirëpo edhe pse kishin për qëllim me të vetëm të arrijnë kënaqësinë e All-llahut, ata nuk iu përmbajtën asaj si duhet përmbajtur, prandaj atyre që besuan, Ne u dhamë shpërblimin e tyre, po shumica prej tyre janë mëkatarë (jobesimtarë).
28. O ju që keni besuar, kinie frikë All-llahun dhe vazhdoni me besim ndaj të dërguarit të Tij, se Ai ju jep dyfish nga mëshira e tij, ju dhuron dritë që ecni me të, ju falë mëkatet tuaja All-llahu është mekatfalës, mëshirues.
29. Le ta dinë ithtarët e librit se ata nuk kanë asgjë në dorë ng mirësia e All-llahut dhe se të gjithë e mira (pejgamberllëku, shpallja) është në dorë të All-llahut, e Ai ia jep kujt të dojë, All-llahu është dhurues i madh.

AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks prej Tue Jul 06, 2010 6:55 pm


1. Vërtet, All-llahu dëgjoi fjalët e asaj e cila bisedoi me ty lidhur më burrin e vet, që u ankua te All-llahu; prandaj All-llahu e dëgjon bisedën tuaj, All-llahu dëgjon çdo bisedë dhe sheh çdo punë.
2. Ata prej jush që bëjnë ìDhiharî (epërsia ime ndaj teje është haram si epërsia ndaj nënës sime) ndaj grave të veta, në të vërtetë ato nuk janë nënat e tyre, nënat e tyre janë vetëm ato që i kanë lindur ata, ndërsa ata janë janë duke thënë fjalë të irituara dhe gënjeshtra, por All-llahu është që lë shumë pa marrë në përgjegjësi dhe shumë falë.
3. Ata që krahasojnë (me nëna) dhe largohen nga gratë e veta, e pastaj zmbrapsen nga ajo që kanë thënë, janë të obliguar që para se të kontaktojnë ndërmjet vete ta lirojnë një rob. Kjo është dispozitë me të cilën porositeni hollësisht me atë që ju e punoni.
4. E kush nuk gjen (rob për lirim), atëherë le të agjërojë dy muaj rresht para se të kontaktojnë, e kush nuk mundet, atëherë le tíi ushqejë gjashtëdhjetë të varfër. Kjo (dispozitë ju shërben) për të vërtetën ju se besoni All-llahun dhe të gërguarin e Tij (e jo zakonet injorante). Këto, pra janë përcaktimet e All-llahut. ndërkaq, mohuesit kanë dënim të rëndë.
5. Është e vërtetë se ata që i kundërvhen All-llahut dhe të dërguarit të Tij, janë të mposhtur, ashtu siç u mposhtën ata përpara tyre. Mirëpo, Ne u kemi shpallur fakte të qarta, e për mohuesit është një dënim i turpshëm.
6. Në ditën e kur All-llahu i ringjall ata të gjithë, i njofton me atë që kanë punuar, pse All-llahu ka mbajtur ato shënime, dhe pse ata i kanë harruar. All-llahu është Ai që çdo send esheh dhe e përcjell.
7. A nuk e di ti (o dëgjues) se All-llahu di çka në qiej dhe çka në tokë?! Nuk bëhet bisedë e fshehtë mes tre vetave e të mos jetë Ai i katërti; e as mes pesë vetave e të mos jetë Ai i gjashti, e as mes pak vetave dhe as në shumë vetave, e të mos jetë Ai me ta, kudo që të jenë. Pastaj, në ditën e kijametit i njofton ata me atë që kanë punuar. All-llahu ka përshirë çdo send në dijen e vet.
8. A nuk i sheh ata që ishin të ndaluar të bisedojnë fshehtë, se si i kthehen përsëri asaj na e cila ishin të ndaluar dhe pëshpërisin për çka është mëkat, për çka është mizori çka është në kundërshti të të dërguarit. Ata kur vjnë të ti, të përshënesin me atë që All-llahu nuk të përshëndet dhe vetëmevete thonë: ìPërse All-llahu nuk na dënon për kët që po e themi?î Por, mjaft është për ta Xhehennemi në të cilin hidhen. Sa vend i shëmtuar është ai.
9. O ju që keni besuar, kur bisedoni mes vete fshehurazi, mos bisedoni për çka është mëkat, armiqësi dhe kundërshti ndaj pejgamberit, por bisedoni për punë të ndershme e të matura dhe kinia frikën All-llahut, te i cili do të tuboheni!
10. Bisedën e fshehtë e nxit vetëm djalli për tíi shqetësuar ata që besuan, ndonëse ajo nuk mund tíi dëmtojë fare pa dëshirën e All-llahut le tíi mbështetën besimtarët!
11. O ju që besuat, kur tíju thuhet: zgjerohuni (bëni vend) në vend ndeje, ju zgjërohuni, se All-llahu bën zgjërim për ju, e kur tíju thuhet: ngrituni! Atëherë ju ngrihuni, All-llahu lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. All-llahu është i njohur mirë me atë që punoni.
12. O ju që keni besuar, kur dëshironi të bisedoni me të dërguarin, jepne një sadaka para bisedës suaj. Kjo është për ju më e pastër; e nëse nuk keni çka të jepni, All-llahu është i njohur mirë me atë që punoni.
13. A u frikësuat (varfërisë) të jepni lëmoshë në prag të bisedës suaj? E kur ju nuk e bëtë dhe All-llahu ju fali, atëherë pra, falnie namazin, jepnie zeqatin, respekonie All-llahun dhe të dërguarin e Tij, All-llahu është i njohur me punën tuaj.
14. A e dini për atë që kanë miqësuar një popull që All-llahu ka shprehur mallkim kundër tyre? Ata nuk janë as prej jush as prej atyre dhe me vetëdije betohen rrejshëm.
15. All-llahu për ta ka përgatitur një ndëshkim të ashpër. Vërtet, atë që bëjnë është shumë e keqe.
16. Ata betimin e tyre e kanë marrë si mbrojtje dhe kanë penguar prej rrugës së All-llahut, andaj ata i pret një dënim dënim poshtrues.
17. Atyre nuk do tíu bëjë kurrfarë dobie pasuria e tyre as fëmijët e tyre para All-llahut. Ata janë banorë të zjarrit, aty janë përgjithmonë.
18. Ditën kur All-llahu i ringjall të gjithë, e ata i betohen Atij, sikurse u betoheshin juve, dhe mendojnë (me atë betim) të arrijnë diçka. Pra ta dini, se ata janë me të vërtetë rrenacakët.
19. Ata i ka nënshtruar djalli dhe ua ka qitur në harresë porositë e All-llahut. Ata janë shoqëri e djallit, e dinë se ithtarët e djallit janë më të dëshpruarit.
20. Síka dyshim se ata që e kundërshtojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ndër më të poshtëruarit.
21. All-llahu ka përcaktuar (shkruar në Levhi Mahvudh): ìUnë dhe të dërguarit e Mi, pa tjetër do të ngadhnjejmë!î All-llahu është i fortë, ngadhnjyes.
22. Nuk gjen popull që e beson All-llahun dhe ditën e gjykimit, e ta dojë atë që e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, edhe sikur të jenë ata (kundërshtarët) prindërit e tyre, ose fëmijët e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre. Ata janë që në zemrat e tyre (Ai) ka skalitur besimin dhe ka forcuar me shpirt nga ana e Tij dhe ata do tíi shpjerë në Xhennete, nëpër të cilin rrjedhin lumenj. Aty janë përgjithmonë. All-llahu ua ka pëlqyer punën e tyre dhe ata janë të kënaqur me shpërblimin e Tij. Të tillët janë palë (grup, parti) e All-llahut ta dini pra, se ithtarët e All-llahut janë ata të shpëtuarit.

AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks prej Tue Jul 06, 2010 6:56 pm


1. All-llahun e madhëron me tesbih (duke i mohuar ato që nuk i takojnë atij) gjithçka ka në tokë, e Ai është i fuqishmi, i urti.
2. Ai është që në dëbimin e parë i nxoru prej shtëpive të tyre ata nga ithtarët e librit, të cilët nuk besuan. Ju nuk menduat se fortifikatat e tyre do tíi mbronin prej ndëshkimit të All-llahut, po All-llahu u erdhi atyre nga nuk e kishin menduar dhe në zemrat e tyre hodhi frikën ashu që me duart e veta dhe me duart të besimtarëve të rrëzonin shtëpitë e veta; pra merrni përvojë o ju të zotët e mendjes.
3. Sikur All-llahu të mos u kishte caktuar atyre shpërnguljen, ata do tíi ndëshkonte në këtë jetë, kurse në jetën tjetër ata e kanë dënimin e zjarrit.
4. Këtë për shkak se e kundërshtuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Pra, kush e kundërshton All-llahun, síka dyshim se All-llahu është ndëshkimfortë.
5. Ju nuk këputët asnjë nga hurmat e buta (fidanët) ose atë e keni lënë të ngriur në rrënjët e tye, vetëm se me lejen e All-llahut e për tíi shtypur kundërshtarët.
6. E atë (Pasuri) që prej tyre All-llahu ia ktheu të dërguarit të vet, ju për të nuk i keni ngarë as kuajt, as devetë, por All-llahu i bën mbizotëruesit të dërguarit e vet kundër kujt të dojë, All-llahu ka fuqi mbi çdo send.
7. Atë që All-llahu nga banorët e vendeve (jobesimtare) ia dha pa luftë të dërguarit të vet, ajo i takon All-llahut, të dërguarit, të afërmve, jetimëve, të varfërve, kurbetçinjve. (Kështu veprohet) Që ajo të mos ndahet ndërrmjet pasanikëve tuaj. Çka tíju jep i Pejgamberi, atë merrmie e çka tíju ndalojë, përmbanju dhe kinie frikë All-llahun, se All-llahu është ndëshkues i ashpër.
8. (Ajo pronë) U takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe prej pasurisë së tyre, duke kërkuar mirasinë dhe kënaqëainë e All-llahut, dhe që ndihmojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ata të sinqertit.
9. Edhe ata që përgatitën vendin (Medinën) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin te ata dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për të, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar.
10. Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: ìZoti ynë, falna ne dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!î
11. A nuk e ke ditur se ata që u bënë hipokritë, u thoshin vëllezërve të vet nga ithtarët e librit që nuk kishin besuar: nëse ju dëboheni, edhe ne do të dalim me ju, për çështjen tuaj, ne kurrë nuk do tíi bindemi askujt (tíju luftojmë ose tíju nënshtrojmë), e nëse luftoheni prej dikujt, ne gjithqysh do t;u ndihmojmë. All-llahu dëshmon se ata janë rrenacakë!
12. Sikur të dëbohen ata (ithtarët e librit), nuk do të dilnin me ta edhe sikur të luftoheshin, nuk do tíu ndihmojnë atyre, po edhe sikur tíu ndihmonin atyre, ata do të iknin prapa, e ata do të mbesin pa ndihmën e tyre.
13. Ju (besimtarët) në zemrat e tyre (ta munafikëve) jeni frikë më e fortë se All-llahu (frika nga All-llahu). Kjo për shkak se ata janë popull që nuk kuptojnë.
14. Ata të gjithë së bashku nuk kanë guxim tíju luftojnë, vetëm kur gjenden në ndonjë vend të fortifikuar ose kur janë pas ndonjë muri. Armiqësia ndërmjet tyre është e ashpër. Mund të mendohet për ta se janë të bashkuar,e në reallitet zemrat e tyre janë të përçara, sepse janë njerëz që nuk logjikojnë.
15. Si shembull i atyre jo fort moti që përjetuan të keqen e punës së vet, edhe ata kanë një dënim të rëndë.
16. Ata (hipokritët) janë shembull si djalli, kur i thotë njeriut: ìRefuzo besimin!î, e kur ai të ketë refuzuar, ai (djalli) tërhiqet prej teje; unë i frikohem All-llahut, Zotit të gjithësisë!î
17. Dhe ashtu, ata të dy do të përfundojnë në zjarr përgjithmonë. Ai është ndëshkim i zullumqarëve.
18. O ju që besuat, frikësojuni All-llahut dhe le të shikojë çdonjëri se çka ka bërë për nesër. Dhe frikësojuni All-llahut! Síka dyshim se All-llahu është i Njohtuar (Habir) për atë që punoni!
19. E mos u bëni si ata që harruan All-llahun, pra (All-llahu bëri që ata) harruan vetveten! Të tillët janë të Fasikët .
20. Nuk janë të barabartë banorët e Xhennetit dhe banorët e Xhehennemit. Banorët e Xhennetit janë të suksesshmit (janë ata që ia kanë arritur qëllimit).
21. Sikur Ne ta zbritnim këtë Kurían mbi ndonjë kodër, do të shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua sjellim njerëzve, që ata të mendojnë.
22. Ai është All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Tij. Dijetari i të fshehtës dhe të dukshmes, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi!
23. Ai është All-llahu, pos të Cilit nuk ka zot tjetër, Sunduesi, i Shenjti, i Pastërti (prej të metave që i mvishen) , Siguruesi, Mbikëqyrësi, i Plotfuqishmi, Mbizotëruesi , i Madhërishmi. I lartësuar është All-llahu nga ajo që ia shoqërojnë!
24. Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë e lartëson çka ka në qiej e në tokë. Dhe Ai është i Fuqishmi, i Urti!

AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks prej Tue Jul 06, 2010 6:56 pm


1. O ju që besuat, nëse keni dalë (prej vendlindjes) për hirë të luftës për rrugën Time, duke kërkuar kënaqësinë Time ndaj jush, mos e zini mik armikun Tim dhe armikun tuaj, duke shprehur ndaj tyre dashuri, kur dihet se ata mohuan të vërtetën që u erdhi juve. Ata e dëbojnë të dërguarin dhe ju, sespe i besoni All-llahut, Zotit tuaj, e ju fshehurazi u ofroni miqësi, po Unë më së miri e di atë që e keni fshehur dhe atë që e keni publikuar. Ai që punon ashtu nga pala juaj, ia e ka humbur rrugën e drejtë.
2. Nëse ata ia dalin tíju mindin, ata do të jenë armiq tuaj, do të zgjasin duart e veta dhe gjuhët e veta kundër jush, duke ju përbuzur, sepse ata dëshironin të mos besonit.
3. Në ditën e kijametit All-llahu gjykon mes jush, e nuk do tíju bëjnë dobi as të aërmit tuaj e as fëmijët tuaj. All-llahu sheh atë që punoni.
4. Ju e keni shembullin më të mirë te Ibrahimi dhe ata që ishin me të, kur i thanë popullit të vet: ìNe tërhiqemi prej jush dhe prej asaj që adhuroni, pos All-llahut, nuk besojnë tuajën, randaj ndërmjet nesh e jush është e hapët armiqësia e urrejtja derisa ta besoni vetëm All-llahun Një!î (Nuk e kemi shembull) Me përjashtim të fjalës së Ibrahimit thënë babait të vet: ìUnë do të kërkoj falje për ty, po unë nuk kam në dorë asgjë për ty te All-llahu!î Zoti ynë, vetëm Ty të jemi mbështetur, vetëm nga Ti jemi kthyer dhe vetëm te Ti është e ardhmja!
5. Zoti ynë, mos na bën sprovë në duar të atyre që nuk besuan dhe falna, Zoti ynë, Ti je ngadhënjyesi, i urti.
6. Vërtet, për atë që ka shpresë në All-llahun dhe në ditën e gjykimit, ju keni mostër të mirë (te Ibrahimi dhe besimtarët), e kush i bie prapa, le ta dijë se All-llahu është Ai i panevojshmi, i vetvetiu i lavdëruari.
7. Pritet që All-llahu të verë miqësi ndërmjet jush dhe atyre që kishit armiqësi, All-llahu është i fuqishëm, All-llahu falë mëkatet, është mëshirues.
8. All-llahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; All-llahu i do ata që mbajnë drejtësinë.
9. All-llahu ju ndalon tíu afroheni vetëm atyre që ju luftuan për shkak të fesë, që ju nxorën prej shtëpive tuaja dhe që ndihmuan dëbimin tuaj; ju ndalon t miqësoheni me ta. Kush miqësohet me ta, të tillët janë dëmtues të vetvetës.
10. O ju që besuat, kur tíju vijnë besimtaret e shpërngulura (prej Mekes), provoni besnikërinë e tyre, ndonëse All-llahu di më së miri për besimin e tyre; nëse vërtetoni se ato janë besimtare, atëherë, mos i ktheni ato te jobesimtarët, pse as ato nuk janë të lejuara për ta e as ata nuk janë të lejuar për to, e ju jepnu atyre (jobesimtarëve) atë që kanë shpenzuar për to (në emër të kororëzimit). Ju nuk keni pengesë të martoheni me to, pasi tíua jepni vlerën e kurorës. Mos i mbani nën kurorë, idhujtaret por kërkoni (prej idhujtarëve mekas) atë që keni shpenzuar për to, dhe ata le të kërkojnë (prej jush besimtarë) atë që kanë shpenzuar. Këto janë dispozita të All-llahut me të cilat Ai gjykon ndërmjet jush; All-llahu është më i dijshmi, më i informuari.
11. Në qoftë se u humbet diçka (nga shpenzimi) i ndonjë gruaje tuaj që ikën te idhujtarët, e juve u vjen rasti tíi luftoni dhe të merrni pre të luftës, atëherë atyre që u kanë shkuar gratë, jepnu aq sa kanë shpenzuar; e, kinie frikë All-llahun, të cilin ju e besoni!
12. O Pejgamber, kur të vijnë besimtaret që të japin besën se: nuk do tíi shoqërojnë asnjë send All-llahut; se nuk do të vjedhin; se nuk do të bëjnë kurvëri; se nuk do tíi mbysin fëmijët e tyre; se nuk do të gënjejnë me ndonjë shpifje për (fëmijën e huaj që kanë marrë) se është i tyre; dhe se nuk do të të kundërshtojnë në atë që i urdhëron, atëherë, prano zotimin e tyre dhe lute All-llahun tíi falë ato, se All-llahu është mëkatfalës dhe mëshirues.
13. O ju që keni besuar, mos u miqësoni me një popull që All-llahu ka shprehur hidhërim kundër tij, popull që ka humbur shpresën ndaj botës së ardhshme, ashtu si nuk kanë shpresë jobesimtarët prej të vdekurve (që do të ngjallen) në këtë botë, ose në ringjallje (në botën tjetër).

AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks prej Tue Jul 06, 2010 6:57 pm


1. All-llahun e madhëroi çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, e Ai është mbizotëruesi, i urti.
2. O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni?
3. te All-llahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni!
4. All-llahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij të rreshtuar si të jetë ndërtesë e fortifikuar.
5. Dhe, (rikujto) kur Musai popullit të vet i tha: ìO populli imi, pse më shqetësoni kur e dini se me të vërtetë unë jam i dërguar i All-llahut te ju!î E kur ata u shmangën (nga e vërteta), All-llahui largoi zemrat e tyre, pse All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin e prishur.
6. Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: ìO beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!î E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: ìKjo është magji e hapëtî.
7. E kush është më mizor se ai që për All-llahun shpif gënjeshtër për fenë islame; po All-llahu nuk i ofron udhëzimin për në rrugën e drejtë popullin zullumqarë.
8. Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.
9. Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fe të vërtetë për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë.
10. O ju që keni besuar, a tíju tregoj për jë tregti të bujshme që ju shpëton prej jë dënimi të dhembshë:
11. Tíi besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, të luftoni në rrugën e All-llahut me pasurinë tuaj dhe veten tuaj, e kjo është shumë më e dobishme për ju, nëse jeni që e dini.
12. Ai (All-llahu) iu falë mëkatet tuaja, ju shpie në Xhennete nëpër të cilat rrjedhin dhe në pallate të bukura në Xhennetet e amshueshme, e këto janë ai suksesi më i madh.
13. Edhe të tjera që ju i dëshironi: ndihmë prej All-llahut dhe fitore e afërt, e pra, përgëzoji besimtarët!
14. O ju që besuat, bëhuni ndihmëtarë të All-llahut, si Isai biri i Merjemes havarijunëve (besimtarëve të vet të sinqertë) u pat thënë: ìKush është ndihmëtarë imi për në rrugën e All-llahut?î Havarijunët i thanë: ìne jemi ndihmëtarë të rrugës së All-llahut!î E një grup prej beni israilëve besoi, e një grup refuzoi, e Ne, ata që besuan i përkrahëm kundër armikut të tyre dhe ashtu u bënë ngadhënjyes.

AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks prej Tue Jul 06, 2010 6:57 pm


1. Ç'farë ka në qiej dhe ç'ka në tokë bën tesbih All-llahun, Sunduesin, të Pastërin nga çdo e metë, të Fuqishmin e të Urtin.
2. Ai është që arabve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi tityre që tíju lexojë ajetet e Tij, tíi pastrojë ata, tíua mësojë librin dhe sheriatin, edhe pse më parë ata ishin në një humbje të dukshme.
3. (U dërgoi) edhe të tjerëve që nuk i arritën ata, Ai është ngadhnjyesi
4. Kjo është mirësi e All-llahut, që ia jep atij që do, e All-llahu është Zoti i dhuntisë së përsosur.
5. Shembulli i atyre, që janë obliguar me Tevrat, dhe nuk e zbatojnë atë, është shembulli indonjë gomari që bart libra. Shembulli i keq, është shembull i popullit që përgënjeshtroi ajetet e All-llahut, e All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin jobesimtarë.
6. Thuaj: ìO ju që i përmbaheni jehudizmit, nëse e pretendoni se jeni më të afërmit e All-llahut e jo njerëzit e tjerë, atëherë kërkonie vdekjen, po qe se jeni të sinqertë (në atë që thoni)î.
7. Po, ata nuk dëshirojnë kurrë atë, për shkak të asaj që e punuan me duart e veta, e All-llahu e di më së miri se kush janë mizorët.
8. Thuaj: ìsíka dyshim se vdekja prejsë cilës po ikni, ka për tíju zën, e mande do të silleni te Ai që e di të padukshmën dhe të dukshëm, dhe atëherë Ai do tíju njoftojë me atë që keni punuarî.
9. O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e zhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, falnie namazin), e lini shitblerjen, kjo është më e dobishme për ju nëse jeni që e dini.
10. E, kur të kryhet namazi, atëherë shërndanu në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendni shpeshherë All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim.
11. Po, kur ata shohin ndonjë tregti, ose ndonjë aheng mësyhen atje, kurse ty të lënë në këmbë. Thuaju: ìAjo që është te All-llahu është shumë më e mira se dëfrimi dhe tregëtia, e All-llahu është furnizuesi më i mirë!î

AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks prej Tue Jul 06, 2010 6:58 pm


1. Kur të erdhën ty hipokritët, të thanë: ìNe dëshmojmë se vërtet ti je i dërguar i All-llahut!î E, All-llahu e di se ti je i dërguar i Tij, por All-llahu dëshmon se hipokritët janë rrenacakë (kur thonë ashtu).
2. Ata betimin e tyre e bëjnë për tíu mbrojtur, andaj ata penguan nga rruga e All-llahut. Veprimi që ata bënë është shumë keq.
3. Ngase ata besuan (me gojë) e pastaj mohuan, andaj zemrat e tyre u mbyllën dhe ata nuk kuptojnë.
4. E kur tíi shohish ata, trupat e tyre të mahnisin, e kur të flasin, fjalës së tyre i vë veshin. Po ata janë si trungujt e zgavruar e të mbështetur, e çdo zë e mendojnë se është kundër tyre. Ata janë armiq, pra ruaju prej tyre! All-llahu i vraftë, si shmangen nga e vërteta!
5. E kur u thuhet: ìEjani te i dërguari i All-llahut që ai të kërkojë prej Tij falje për juî, ata tundin kokat e tyre dhe i sheh se si ta kthejnë shpinën duke e mbajtur veten të madh.
6. Sa u përket atyre, është krejt njësoj: si kërkove për ta falje, si nuk kërkove për ta falje (nga Zoti), sepse All-llahu kurrsesi nuk do tíi falë dhe është e sigurt se All-llahu nuk ia ofron udhëzimin popullit arrogant.
7. Ata janë që u thonë (vendasve të Medinës): ìMos u jepni atyre që janë me të dërguarin e All-llahut (muhaxhirëve), ashtu që të shpërndahen!. Po, te All-llahu janë pasuritë (depot) e iqejve e të tokës, por hipokritët nuk janë duke kuptuarî.
8. Ata thonë: ìNëse do të kthehemi (prej gjuhës me beni Mustalikët) në Medine, ai më i forti pa tjetër prej aty ka për ta përzënë atë më të dobëtin!î (ashtu thanë) Ndërsa e tërë krenaria i takon All-llahut, të dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por hipokritët këtë nuk e dinë.
9. O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos u shmangin prej adhurimit të All-llahut, e kush bën ashtu të tillët janë mu ata të humburit.
10. Dhe jepni nga ajo që Ne u kemi dhënë juve, para se ndonjërit prej jush tíi vijë vdekja, e atëherë të thotë: ìO Zoti im, përse nuk më shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), që të jepja lëmoshë e të bëhesha prej të mira!î
11. Po, All-llahu kurrsesi askë nuk e shtyn për më vonë, kur atij tíi vijë afati i vet. All-llahu hollësisht është i njohur me atë që ju punoni.

AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks prej Tue Jul 06, 2010 6:59 pm


1. Vetëm All-llahut i shprehin madhërinë e lartësimin çka ka në qiej dhe çka në tokë, dhe se vetëm e Tij është i tërë pushteti dhe vetëm Atij i takon falënderimi, e Ai është i gjithfuqishëm për çdo send.
2. Ai është që u krijoi juve, e nga ju ka mohues dhe ka besimtarë. All-llahu e sheh shumë mirë atë që e punoni.
3. Ai krijoi qiejt dhe tokën me urtësi të përsosur dhe Ai juve u dha formën, e formën tuaj e bëri të bukur dhe vetëm te Ai është e ardhmja.
4. Ai e di çíka në qiej e në tokë, e di atë që e fshihni dhe atë që e shfaqni haptazi, sepse All-llahu di edhe atë që mbajnë në zemrat.
5. A nuk ju erdhi lajmi i atyre që ishin më parë e nuk besuan, ndaj edhe përjetuan barrën e rëndë të punës së vet dhe ata kanë një dënim të idhët.
6. Atë (dënim e marrin) për shkak se atyre u vinin të dërguarit e vet me argumente të qarta, e ata thoshin: ìA njeriu i thjeshtë do të na udhëzojë neve?î Dhe ashtu nuk besuan dhe u zmbrapsën, po All-llahu nuk ka nevojë për ta; All-llahu është begatshëm, e i falënderuar nga vetvetiu.
7. Ata që nuk besuan, menduan se kurrsesi nuk do të ringjallen. Thuaj: ìPo, pasha Zotin tim, pa tjetër do të ringjalleni dhe do të njiheni me atë që keni punuar, e ajo për All-llahun është lehtë!î
8. Atëherë pra, pranonie All-llahun, të dërguarin e Tij dhe dritën që e zbritëm Ne. All-llahu është i njohur për atë që veproni.
9. Ditën e kijametit, kur Ai u tubon juve, ajo është ditë e mashtrimit (ditën e kijametit duket se kush është mashtruar). kush beson All-llahun dhe bën vepra të mira. Ai ia shlyen të këqijat e tij dhe atë e fut në Xhennete, nëpër të cilat rrjedhin lumenj; aty do të jenë përgjthmonë, e ai është shpëtimi i madh.
10. E ata që nuk besuan dhe përgënjeshtruan argumentet Tona, të tillët janë banorët e zjarrit; aty do të jenë përgjithmonë, e ai është përfundim i keq.
11. çfarëdo e keqe që ndodh (godet), nuk mund të jetë ndryshe, vetëm sipas caktimit të All-llahut, e kush i beson All-llahut, Ai ia udhëzon zemrën e tij; All-llahu është i gjithdijshëm për çdo send.
12. Pra, respektonie All-llahun dhe respektonie të dërguarin, po nëse nuk e respektoni, atëherë detyrë e të dërguarit tonë është vetëm kumtimi i qartë.
13. All-llahu është Ai që pos Tij nuk ka zot tjetër, prandaj vetëm All-llahut le tíi mbështeten besimtarët.
14. O ju që besuat, vërtet, disa nga bashkëshortet tuaja dhe nga fëmojët tuaj janë armiq tuaj, andaj kini kujdes ndaj tyre, e nëse nuk merrni masa, nuk ua vini veshin dhe i falni, ta dini se edhe All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
15. Síka dyshim se pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë sprovë, ndërsa ajo që është te All-llahu, është shpërblim i madh.
16. Andaj, sa të keni mundësi ruanu prej dënimit të All-llahut, dëgjoni, respektoni dhe jepni për të mirën tuaj, e kush i ruhet lakmisë së vetvetes, të tillët janë të shpëtuarit.
17. Nëse All-llahut i huazoni diçka të mirë, Ai juve ua shumëfishon atë dhe ju falë; All-llahu është shumë mirënjohës, i butë.
18. Është i gjithdijshmi i të fshehtës e i të dukshmes, është ngadhënjyesi, i urti.

AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks prej Tue Jul 06, 2010 7:00 pm


1. O ti pejgamber, kur tíi lëshoni gratë, lëshoni ato në vigjilje të fillimit të pritjes së tyre (në kohën e pastërtisë së tyre) dhe kohën e pritjes mbanie mend mirë e kini frikë All-llahut, Zotit tuaj, dhe mos i nxirrni ato prej shtëpive të tyre, e edhe ato të mos dalin ndryshe vetëm nëse bëjnë ndonjë vepër të keqe të vërtetuar. Këto janë dispozitat e All-llahut, e kush del jashtë dispozitave të All-llahut, ai e ka dëmtuar vetveten. Ti nuk e di, All-llahu pas asaj mund të të jap diçka rishtazi.
2. E kur tíi afrohen ato mbarimit ta afatit të tyre, atëherë ose mbani (i ktheni në jetën bashkëshortore) si duhet, ose ndanu prej tyre si është e udhës, e këtë do ta dëshmojnë dy dëshmitarë të drejtë nga mesi juaj dhe dëshmitë zbatojeni për hirë të All-llahut. Kështu këshillohet ai që i beson All-llahut dhe ditës së fundit, e kush iu përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë,
3. dhe e furnizon atë prej nga nuk kujton fare. Kështu i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij, All-llahu realizon dëshirën e vet dhe All-llahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin).
4. E ato nga gratë tuaja të cilave u është ndërprerë cikli mujor (menstruacioni) nëse nuk e keni ditur, koha e pritjes së tyre është tre muaj, e ashtu edhe ato që ende nuk kanë pasur menstruacion. Ndërkaq, për shtatzënat afati i pritjes së tyre është derisa të lindin. E kush i frikësohet All-llahut, Ai atij ia lehtëson punën.
5. Ky është vendim i All-llahut që ua zbriti juve, e kush e ka frikë All-llahun, Ai atij ia shlyen të këqijat dhe ia shton shpërblimin.
6. Ato (gratë e lëshuara), sipas mundësisë suaj i vendosni në ndonjë vend ku banoni ju, e mos i ngushtoni ato për tíi detyruar (të dalin). Në qoftë se ato janë shtatzëna, atëherë furnizoni ato derisa ta heqin barrën e tyre, e nëse ato u japin gji fëmijëve tuaj, atëherë jepnu atyre shpërblimin që u takon dhe kini mirëkuptim në mes jush ashtu si duhet, e në qoftë se hasni në vështirësi ndër vete, atëherë le të kërkojnë për të gjidhënëse tjetër.
7. Ai që është i pasur, le të shpenzojë sipas mundësisë së vet, e ai që është ngusht nga pasuria, le të japë nga ajo që i ka dhënë All-llahu, e All-llahu nuk ngarkon askë, vetëm aq sa i ka dhënë; mirëpo pas vështirësisë All-llahu sjell çlirim (begati).
8. Sa shumë banorë të fshatrave, që ishin kryeneçë ndaj urdhërit të Zotit të vet dhe ndaj të dërguarëve të Tij, Ne i kemi shpërblyer me një llogari të ashpër, i kemi ndëshkuar me një dënim të papërshkrueshëm.
9. She ata e përjetuan barrën e rëndë të punës së vet, kështu që fundi i çështjes së tyre ishte dështimi.
10. All-llahu u ka përgatitur dënim të rëndë, atyre pra, kinie frikë All-llahun o ju të zotët e mendjes. E ju që keni besuar, All-llahu u zbriti juve shpalljen (Kuríanin).
11. Të dërguarit që ua lexon ajetet e qarta të All-llahut për tíi nxjerrë ata që besuan dhe bënë cepra të mira prej errësirave në dritë. Kush i beson All-llahut dhe bën vepra të mira, Ai e shpie atë në Xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj; aty do të jenë përgjthmonë e kurrë pakëputur. All-llahu i ka dhënë atij furnizim të mirë. . .
12. All-llahu është Ai që krijoi shtatë palë qiej dhe prej tokës aq sa ata; në to zbatohet vendimi i Tij për ta ditur ju se All-llahu ka fuqi për çdo send dhe që me të vërtetë All-llahu ka përfshirë çdo send me dijen e vet.

AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks prej Tue Jul 06, 2010 7:00 pm


1. O ti pejgamber (o ti, që është sjellë kumtesa nga qielli),pse ndalon vetes atë që All-llahu ta lejoni? A kërkon me të pajtim e grave tuaja? All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
2. All-llahu u ka përcaktuar juve zgjidhjen e betimeve tuaj; All-llahu është kujdestari juaj; Ai është i gjithdjshmi, i urti.
3. (Përkujto) kur Pejgamberi ndonjerës prej grave të veta i kumtoi fshehurazi një lajm, e kur ajo tregoi atë (lajm), e All-llahu (Pejgamberit) i zbuloi atij për të (kallzimin e lajmit nga ajo grua), ai ia bëri me (asaj) me dije një pjesë të trgimit, kurse për pjesën tjetër heshti. E kur ai (pejgamberi) e njohtoi atë (gruan) me atë (që kishte treguar), ajo tha: ìE kush të tregoi ty këtë?î Ai tha: ìMë tregoi i gjithdijshmi, njohësi i të fshehtave!î
4. Nëse ju të dyja pendoheni te All-llahu (është më mirë për ju), sepse se zemrat tuaja tanimë kanë rrëshqitur, e nëse bashkveproni kundër tij, ta dini se All-llahu është Ai mbrojtës i tij si dhe Xhibrili dhe besimtarët e ndershëm; e kur është kështu, edhe engjëjt i dalin në ndihmë.
5. Nëse ai u ka lëshuar juve, është detyrë e Zotit të tij tíi bëjë zëvendsim me gra edhe më të mira se ju; myslimane, besmtarë, respektuese, penduese, adhuruese, emigruese që kanë qenë të martuara ose virgjiresha.
6. O ju që besuat, ruane veten dhe familjen tuaj prej zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt të rreptë e të ashpër që nuk e kndërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruara.
7. O ju që mohuat, sot mos u arsyetoni; ju shpërbleni veten për atë që keni vepruar.
8. O ju që keni besuar, pendohuni te All-llahu me një pendim të sinqertë në mënyrë që Zoti juaj tíi largojë prej jush të këqijat, tíu shpie në Xhennete, nën të cilat rrjedhin lumenj ditën kur All-llahu nuk e turpëron Pejgamberin e së bashku me të as atta që kanë besuar. Drita e tyre ndriçon para tyre dhe në të djathtë të të tyre, e ata thonë: ìZoti ynë, vazhdona dritën tonë, falna neve. Vërtet, Ti je i plotfuqishëm për çdo sendî.
9. O ti pejgamber, luftonju jobesimtarët e hipokritët dhe qëndro ashëpër kundër tyre; vendi i tyre është Xhehennemi që është një vend i shëmtuar!
10. Atyre që mohuan, All-llahu u sjell një shembull gruan e Nuhut dhe gruan e Lutit. Ato të dyja ishin në kurorë të dy robërve të mirë nga robërit tanë, por ato të dyja i tradhtuan (në fe) ata të dy dhe këta të dy nuk mund tíi mbrojnë ato fare te All-llahu, e atyre dyjave u thuhet: ìHyni në zjarr së bashku me ata që hyjnë!î
11. E atyre që besuan, All-llahun u solli shembull gruan e faraonit kur ajo tha: ìZoti im, më bën një vend pranë mëshirës sate në Xhennet dhe më shpëto prej faraonit e brutalitetit të tij dhe më shpëto prej popullit mizor!î
12. Edhe Merjemen të bijën e Imranit, që e ruajti nderin e vet, e Ne prej anës sonë i frymëzuam një shpirt e ajo i besoi fjalët e Zotit të saj dhe librat e Tij dhe ishte e devotshme.

AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks prej Tue Jul 06, 2010 7:01 pm


1. I madhëruar është Ai, që në dorën e fuqisë së Tij është i tërë sundimi dhe Ai ka fuqi mbi çdo send.
2. Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për tíju sprovuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhnjyesi, mëkatëfalësi.
3. Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, andaj, drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje?
4. Mandej, herë pas here drejto shikimin, e shikimi do të kthehet të ti i përulur dhe i molisur.
5. Ne, qiellin më të afërt e kemi zbukuruar me kandila (yje ndriquese) dhe ata ikemi bërë gjuajtës kundër djajve, të cilëve u kemi përgatitur dënim me zjarr shumë të madh.
6. Dënimi në Xhehennem është edhe për ata që nuk besuan Zotit të tyre; sa vend i keq është ai!
7. Kur të hidhen në të, ata do tíia dëgjojnë atij ushtimën e ai vlon.
8. Nga zemërimi, ai gati copëtohet. Sa herë që hidhet në të ndonjë turmë, roja i pyet: ìA nuk ju pat ardhur juve ndonjë pejgamber (qortues)?î
9. Ata thonë: ìPo, na erdhi pejgamberi, por ne e përgënjeshtruam dhe ne u thamë: ìAll-llahu nuk shpalli asgjë, e ju nukjeni tjetër vetëm se në një humbje të nadhe!î
10. Dhe thonë: ìSikur të kishim dëgjuar dhe pasur mend, ne nuk do të ishim ndër banuesit e zjarritî.
11. Pra, i pranojmë mëkatet e veta; banuesit e zjarrit qofshin larg mëshirës.
12. Ata, që pa parë i frikësoheshin Zotit të vet, për ta ka falje dhe shpërblim të madh.
13. E, ju fshihnie ose thhonie fjalën tuaj haptas; Ai síka dyshim se e di çka fshehni në zemrat tuaja.
14. A nuk e di Ai që ka krijuar, kur dihet se Ai dëpërton në thellësi të sekreteve, i njh hollësitë.
15. Ai është që juve tokën ua bëri të përshtatshme, andaj, ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij, meqë vetëm te Ai është e ardhmja.
16. A u garantuat j prej Atij që është në qiell, që të mos ju shafit (të mos u lëshoj) toka kur të dridhet.
17. A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, që të mos lëshojë kundër jush ndonjë stuhi me rrebesh gurësh. E pra, do ta kuptoni se si është ndëshkimi Im!
18. Edhe ata që ishin para tyre përgënjeshtruan, por çfarë ishte dënimi Im?
19. A nuk i shikuan ata shpezët përmbi ta krahëhapur dhe kur krahët i palojnë, ato nuk i mban në ajër pos Fuqiplotit. Ai është që çdo send e sheh dhe e di.
20. Kush është ajo ushtëri juaja që do tíju ndihmojë, pos Mëshiruesit? Është e vërtetë se jobesimtarët gjenden në një mashtrim të madh.
21. Kush është ai që ju ushqen, po që se Ai ua ndërpret furnizi,im e vet? Jo,askush, por ata vazhdojnë me arrogancë e kundërvënie.
22. A është më i udhëzyar ai që ecën i përmbysur me fytyrë në tokë, apo ai që ecën në pozicion qëndrues rrugës së drejtë?
23. Thuaj: ìAi është q ju krijoi, ju dhuroi të dëgjuarit, të parit dhe mendjen, kurse pak po falënderoniî
24. Thuaj: ìAi është që ju krijoi e ju shumoi në tokë dhe vetëm te Ai do të tuboheni!î
25. E, ata po thonë: ìKur do të sëndertohet ky premtim, po qe se jeni të vërtetë?î
26. . Thuaj: ìAtë e di vetëm All-llahu, e unë jam një qortues që ju bën me dije!î
27. Kur ta shohin atë (Xhehennemin) se po u afrohet, fytyrat e atyre që nuk besuan u shëmtohendhe u thuhet: ìKy është ai që ju e kërkonit sa më shpejt!î
28. Thuaj: ìMë tregoni pra, nëse All-llahu më merr shpirtin mua dhe atyre që janë me mua, ose na mëshiron, kush do tíi mbrojë jobesimtarët prej një dënimi të mundimshëm?î
29. Thuaj: ìAi është Mëshiruesi, Atij i kemi besuar dhe vetë te Ai jemi mbështetur, kurse ju do takuptoni se kush njëmend është ai i humburi!î
30. Thuaj: ìMë tregoni, nëse uji juaj humbet në thellësi, kush do tíju sjell ujë mbitokësor (burimor)?î

AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks prej Tue Jul 06, 2010 7:01 pm


1. Nun, betohem në pendën dhe në atë çka shkruajnë!
2. Ti, me dhuratën pejgamber) e Zotit tënd, nuk je i çmendur!
3. Dhe se ti, padyshim do të kesh shpërblim të pandërprerë!
4. Vërtet, ti je në një shkallë të lartë morali!
5. Më vonë ti do të shohësh, edhe ata do të shohin.
6. Se cili prej jush është i çmendur?
7. Síka dyshim se Zoti yt është Ai që e di më së miri se kush është ai që ka humbur prej rrugës së Tij dhe Ai e di më së miri për të udhëzuarit.
8. Andaj, ti mos u pajto me gënjeshtarët!
9. Ata kanë dëshirë që ti të bësh lajka.
10. Mos e respekto askë që betohet shumë dhe është i poshtër!
11. që është përgojues e ban fjalë ndër njerëz.
12. Shumë koprrac ndaj rrugës së mbarë, i pafrenueshëm, mëkatarë,
13. që është shumë i vrazhdë, më në fund edhe kopil (nuk dihet baba).
14. (Mos e respekto) Vetëm pse ka pasuri e djem!
15. Kur atij i lexohen ajetet Tona, ai thotë: ìLegjenda të të parëve!î
16. Ne do ti dëmkosim atë në turi (në hundë).
17. Ne i sprovuam ata (mekasit) sikurse i kemi pas sprovuar pronarët e kopshtit. Kur u betuan se do të vjelin atë herët në agim.
18. E nuk thanë (kur u betuan): ìNë dashtë All-llahu - inshaell -llahu!î
19. E, sa qenë ata fjetur, atë (kopshtin) e goditi një bela nga Zoti yt.
20. Dhe ai gdhiu si të ishte i vjelë.
21. Ata në mëngjes thërritnin njëri-tjetrin.
22. Ngrihuni herët te prodhimet e tuaja, nëse doni tíi vilni!
23. Dhe ata vajtënduke pëshpëritur në mes vete ( të mos i dëgjojnë kush).
24. Të mos lejojnë të afrohet sot në të asnjë i varfër.
26. E kur e panë atë, thanë: ìSíka dyshim, ne kemi humbur (rrugën)î.
27. Jo, (ne nuk kemi humbur rrugën) por pakemi mbetur pa të!
28. Ai me maturi prej tyre tha: ìA nuk ju thahë përse nuk e përmendi Zotin?î
29. Atëherë ata thanë: ìI pafajshëm është Zoti ynë, ne ishim të padrejtëî
30. Dhe u kthyen e po e qortojën njëri-tjetrin.
31. Thanë: ìTë mjerët ne, vërtet ne ishim jashtë rrugës!î
32. Shpresohet se Zoti yt do na zëvendsojë me ndonjë edhe më të mirë se ai; ne në të vetëm te Zoti ynë mbajmë shpresën.
33. Ja, kështu do të jenë dënimi (i mekasve), ndërsa dënimi i botës tjetër do të jetë shumë më i ashpër, sikur të jenë që e kuptojnë.
34. Është e sigurt se për të devotshmit do të ketë te Zoti i tyre kopshte të begatshme.
35. A do ti bëjmë krminelët të barabartë me mylimanët?
36. çíështë me ju, si gjykoni ashtu?
37. A mos keni ndonjë libër, e prej saj mësoni?
38. E ju do të keni atje çka të dëshironi?
39. Amos keni ndonjë zotim të fortë prej Nesh që vazhdon deri në kijamet, se do ta rrini atë që dëshironi?
40. Pyeti ata se cili është prej tyre që u garanton atë?
41. Apo ata kanë ortakë (zota) që u garantojnë, pra le tíi sjellin ortakët e vet, nëse e thonë të vëtetën?
42. (Përkujto) Ditën kur ashpërsohet çshtja deri në kulm (në kijamet), e ata do të ftohen për të bërë sexhde, po nuk mundën.
43. Shikimet e tyre janë të përulura dhe ata i kaplon poshtërimi, kur dihet se ata kanë qenë të ftuar të bëjnë sexhde sa ishin të shëndoshë (e ata - talleshin).
44. Pra më lë Mua dhe ata që e mohojnë këtë Kurían. Ne do tíi afrojmë ata dalëngadalë te dënimi prej nga nuk presin.
45. Dhe atyre Unë u jap afat, sepse ndëshkimi Im ëstë shumë i fortë.
46. A mos kërkon ti prej tyre shpërblim, e ata janë të ngarkuar me dhëniet?
47. A mos te ta është e fshehta (e Lehvi Mahfudhit), e ata prej atu trumbetojnë (se janë të mirë)?
48. Po ti, bëhu i durueshëm ndaj caktimit të Zotit tënd, e mos u bë si ai peshkut në kohën kur pat thirrur (Zotin) dhe ishte i mllefosur.
49. Sikur të mos i afrohej atij mëshirë nga Zoti i tij, do të hidhej në shkretërirë i demoralizuar.
50. Po Zoti i tij, e bëri atë të zgjedhur prej të mirëve.
51. E ata që nuk besuan gati sa të zhdukin me shikimet e tyre, kur dëgjuan Kuríanin, e (nga inati) thanë: ìAi është i marrë!î
52. Po ai (Kuríani) nuk është tjetër vetëm se këshillë për botën (e njerëzve e të xhinëve).

AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks prej Tue Jul 06, 2010 7:02 pm


1. Momenti i katastrofës së përgjithshme (kijameti).
2. çíështë kijameti?
3. çka të mësoi ty se çíështë kijameti?
4. Themudi dhe Adi përgënjeshtruan tronditjen (kijametin).
5. Sa i përket Themudit, ata u shkatërruan me krismë të tmerrshme.
6. Ndërsa Adi është shkatërruar me një erë të fortë, të pakufishme.
7. Atë Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht, kur shihje njerëzit në to të rrëzuar si të ishi trupa hurmash të zgavëruara.
8. A e sheh prej tyre ndonjë që ka mbetur?
9. Erdhi faraoni dhe ata që ishin para tij si dhe të përmbysurit (fshatrat e popullit të Lutit), me punë të gabuara.
10. Ata kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, e Ai i dënoi ata me një dënim edhe më të madh (prej dënimeve të mëparshëm).
11. Pasi që uji pat vërshuar, Ne ju bartëm në anije.
12. Për ta bërë atë (ngjarje) përkujtim për ju dhe për ta ruajtur atë veshët që janë përkujtues.
13. E kur të fryhet në surë një e fryeme.
14. Dhe të ngrihen toka e kodrat e tíi mëshojnë njëra-tjetrës me një të goditur.
15. Në aë kohë ndodh e vërteta (kijameti).
16. E qielli çahet, pse ai atë ditë është i raskapitur.
17. Dhe engjëjt qëndrojnë në skajet (anët) e tij, e atë ditë, tetë (engjëj) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tënd.
18. Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret juaji.
19. Kujt tíi jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do të thotë: ìO ju, qe, lexonie librin tim!î
20. Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time.
21. Dhe ai atëherë është në një jetë të kënaqshme.
22. Në një Xhennet të lartë.
23. Pemët e tij i ka krejt afër.
24. (E thuhet) Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë.
25. Ndërkaq, kujt i jepen librat e veta nga e majta, ai thotë: ìO i mjeri unë, të mos më jepej fare libri im.
26. Dhe të mos dijsha fare se çka është llogaria ime.
27. Ah, sikur të kishte qenë ajo (vdekja e parë) mbarim i amshueshëm për mua.
28. Pasuria ime nuk më bëri fare dobi.
29. U hoq prej meje çdo kompetencë imja.
30. U thuhet zebanive: Kapnie atë, vënja prangat!
31. Pastaj atë shtinie në Xhehennem. . .
32. Mandej, lidhne atë me një zingjirë të gjatë shtatëdhjetë kutë.
33. Pse ai ka qenë që nuk besoi All-llahun e madhëruar.
34. Ai nuk nxiste për tíi ushqyer të varfërit.
35. Ai sot nuk ka këtu ndonjë mik.
36. As ushqim tjetër përveç të të shplarave.
37. Që atë nuk e ha kush, pos mëkatarëve.
38. Pra Unë betohem në atë që e shihni!
39. Edhe në atë që nuk e shihni!
40. Se me të vërtetë ai (Kuríani) është fjalë (e Zotit) që e lexon i dërguari i ndershëm.
41. Ai nuk është fjalë e ndonjë poeti, po ju nuk besoni.
42. Nuk është as fjalë e ndonji falltori, po ju nuk besoni.
43. Është zbritje prej Zotit të botëve!
44. Sikur të trillonte ai (Muhammedi) për Ne ndonjë fjalë!
45. Ne do ta kapim atë me fuqinë Tonë.
46. E pastaj do tíia këputnim atij arterien e zemrës.
47. Askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij.
48. Ai (kuríani) është këshillë për të ruajturit.
49. Síka dyshim se Ne dijmë që prej jush ka qe e përgënjeshtrojnë.
50. Ai (Kuríani) njëmend do të jetë dëshprim për jobesimtarët.
51. Ai është e vërtetë bindëse!
52. Andaj, ti lartësoje nga të metat Zotin tënd të madhëruar!

AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks prej Tue Jul 06, 2010 7:02 pm


1. Një lutës e kerkoi dënimin e pashmangshëm,
2. për jobesimtarët. Atë (dënim) síka kush që mund ta ndalë.
3. Ai dënim vjen nga All-llahu, pronari ishkallëve të larta (në qiej).
4. Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjatë pesëdhjetë mijë vjet (ose lartësia e atyre shkallëve është pesëdhjetë mijë vjet).
5. Ti, pra, duro me një durim pa ankesë (të mirë).
6. Atyre u duket ai larg,
7. Kurse Neve ai na duket afër.
8. Dita kur qielli të bëhet si kallaji i shkrirë.
9. Kodrat të bëhen si leshi i lënurur.
10. Dhe asnjë mik nuk pyet për mikun.
11. Edhe pse ata shihen ndërmjet vete (edhe njihen, por ikin prej njëri-tjetrit). Krimineli dëshiron sikur të kishte paguar dënimin e asaj dite me bijtë e vet.
12. Dhe me gruan e vet dhe me vëllain e vet.
13. Edhe me të afërmit e tij që ai te ata mbështetej.
14. Edhe me krejt çka ka në tokë, e vetëm të kishte shpëtuar!
15. Jo, kurrsesi, ajo (para) është Ledhdha - flaka (emër i Xhehennemit).
16. Është që heq kapakët e kokës.
17. Që e thërret (tërheq prej vetes) atë që është zbbrapsur e larguar (prej besimit).
18. Dhe që ka tubuar (pasuri) dhe e ka ruajtur (fshehur).
19. Është e vërtetë se njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm.
20. Pse kur e godit ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi.
21. Ndërkaq, kur e gjen e mira, ai bëhet tepër koprac.
22. Përveç atyre që falen,
23. të cilët janë të rregullt në faljen e namazit të tyre.
24. Dhe ata që në pasurinë e vet kanë ndarë në një pjesë të caktuar.
25. Për lypësin dhe për nevojtarin që nuk lyp.
26. Edhe ata që e besojnë bindshëm ditën e gjykimit.
27. Edhe ata që i frikësohen dënimit nga Zoti i tyre.
28. Sepse është e vërtetë që nuk ka shpëtim prej dënimit nga Zoti i tyre.
29. Edhe ata që janë ruajtur prej punëve të ndyra (amorale).
30. Me përjashtim ndaj grave të veta dhe ndaj robëreshave që i kanë në posedim, ata nuk qortohen për to.
31. E kush kërkon përveç tyre, të tillët janë të shfrenuar (meritojnë dënim).
32. Edhe ata që janë besnikë ndaj amanetit që u është besuar dhe ndaj premtimit të dhënë.
33. Edhe ata që dëshminë e vet e zbatojnë (nuk e mohojnë, nuk e fshehin).
34. Edhe ata që janë të kujdesshëm ndaj rregullave të namazit të tyre.
35. Të tillët janë në Xhennete dhe janë të nderuar.
36. çíështë me ata që nuk besuan dhe zgjasin qafat nga ti?
37. Ulën në grupe në të djathtë e në të majtë teje?
38. A dëshiron secili prej tyre të hyjë në Xhennetin r begatshëm?
39. Kurrsesi! Ne i krijuam ata nga ajo çka ata e dinë.
40. Pra betohem në Zotin e lindjeve e të perëndimeve, se Ne kemi fuqi.
41. të zëvendësojmë me më të mirë se ata dhe Ne nuk mund të na dalë kush para.
42. Po ti lëri ata të zhyten edhe më thellë në të kota dhe të dëfrehen deri që të ballafaqohen në ditën e tyre që po u premtohet.
43. Ditën kur duke u ngutur dalin prej varreve, sikur nguteshin te idhujt,
44. Me shikimet e tyre të përulura i ka kapluar poshtërimi. Ajo është dita që ka qenë premtuar.

AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks prej Tue Jul 06, 2010 7:03 pm


1. Ne e dërguam Nuhun e populli i vet (dhe i thamë): ìTërhiqja vërejtjen popullit tënd para se ata tíi godasë dënimi i rëndë!î
2. Ai tha: ìO populli im, unë jam i dëruar te ju, jam i qartë.
3. Adhuronie All-llahun, kini frikë prej Tij dhe mua më dëgjoni.
4. Ai u falë juve nga mëkatet tuaja dhe ua vazhdon jetën deri në një afat të caktuar (pa u dënuar), e kur të vijë afati i caktuar prej All-llahut, ai nuk shtyhet për më vonë, nëse jeni që e diniî.
5. Ai tha: ìO Zoti im, unë e thirra popullin tim natën e ditën.
6. Por thirrja ime vetëm ua shtoi ikjen.
7. Dhe sa herë që unë i thirritja ata për tíu falur Ti mëkatet, ata i vënin gishtat e tyre në veshë dhe e mbulonin kokat me teshat e tyre dhe vazhdonin në atë të tyren me një mendjemadhësi të fortë.
8. Pastaj, unë i kam thirrur ata haptazi.
9. Pastaj unë thirrjen ua drejtoja atyre haptazi, e shumë herë edhe fshehuraziî.
10. Unë u thashë: ìKërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë;
11. Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk,
12. Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.
13. çíështë me ju që All-llahut nuk i shprehni madhërinë që e meriton?
14. Kur Ai ju krijoi në disa etapa.
15. A nuk e keni parë se si All-llahu krijoi shtatë palë qiej (në kate).
16. Dhe në ta hënën e bëri dritë, diellin e bëri ndriçues.
17. Dhe All-llahu u shpiku juve prej tokës si bimë.
18. Pastaj ju kthen në të pa dyshim ju nxjerr sërish.
19. All-llahu juve ua bëri tokën të sheshtë.
20. Që nëpër të të ecni rrugëve të gjeraî.
21. Nuhu tha: ìZoti im, ata më kundërshtuan, ata shkuan pas atyre (pasanikëve), të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre vetëm ua shtuan dëshpërimin.
22. Dhe ata (pasanikët) u kurdisën atyre kurthe shumë të mëdhaî.
23. Dhe u thanë: Mos braktisni zotat tuaj kurrsesi, mos braktisni Vedda-në, as Suvva-në, e Jeguth-in, Jeukë-n e Nesre-n.
24. Dhe ata i bënë të humbur shumë sish, e Ti zullumqarëve mos u jep tjetër, por vetëm humbje.
25. Për shkak të mëkateve të tyre ata u përmbytën dhe menjëherë u futën në zjarr dhe ata, përveç All-llahut, nuk gjetën ndihmëtarë.
26. E Nuhu tha: ìO Zoti im, mos lë mbi tokë asnjë nga jobesimtarët!
27. Sepse, nëse Ti i lë ata, robërit Tu do tíi humbin dhe prej tyre nuk lind tjetër, vetëm të prishur e jobesimtarë.
28. Zoti im, më falë mua dhe prindërit e mi, dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë. edhe besimtarët e besimtaret, ndërsa jobesimtarëve mos u shto tjetër, vetëm dëshpërimî.

AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks prej Tue Jul 06, 2010 7:03 pm


1. Thuaj: ìMua më shpalllet se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kuríanin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: ìNe kemi dëgjuar një Kurían që mahnit,
2. që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, kurrsesi nuk do tíia shoqërojmë më akëî
3. Dhe se latësua e madhëruar e Zotit tonë, nuk është që ka as grua , as fëmijë.
4. Síka dshim se ai mendjelehti jonë fliste të pavërteta ndaj All-llahut.
5. Ndërsa, ne kemi pas menduar se as njerëzit, as xhinët nuk flasin gënjeshtra përkitazi me All-llahun,
6. Dhe se ka pasur burra prej njerëzve, që kërkonin ndihmë prej disa xhinëve dhe ashtu ua shtonin atyre edhe më shumë arrogancën.
7. Dhe se ata (njerëzit) kanë menduar, siç keni menduar edhe ju, se All-llahu nuk ka për të ringjallur askë.
8. Dhe vërtet, ne kemi hulumtuar ta arrijnë qiellin, po atë e gjetëm përplot roje të forta dhe me shkëndija (zjarri që djeg),
9. Dhe ne më parë hulumtonim në vendëvështrim për të dëgjuar, e kush përpiqet të dëgjojë tash, ai has në pusinë e shkëndijës së zjarrtë.
10. Ne nuk e dimë se me këtë (përgaditje të qiellit) është për qëllim ndonjë e keqe për ata që janë në tokë, apo Zoti i tyre dëshiron që ata tíi udhëzojë.
11. Është e vërtetë se prej nesh ka të mirë, por ka edhe që nuk janë aq të mirë, sepse ne kemi qenë në drejtime të ndryshme.
12. Dhe ne kemi qenë të bindur se All-llahut nuk mund tíi shmangeni në tokë e as nuk mund tíi shpëtojmë Atij duke ikur.
13. Dhe ne, sapo e dëgjuam udhëzimin (Kuríanin), i besuam atij, e kush e beson Zotit të vet, ai nuk i frikësohet ndonjë dënimi e as ndonjë padrejtësie.
14. Është e vërtetë se prej nesh ka besimtarë (myslimanë) dhe prej nesh ka që janë jashtë rrugës (jobesimtarë), e kush e pranoi islamin, të tillët mësynë rrugën e shpëtimit.
15. Ndërsa, ata që lëshuan rrugën, ata u bënë lëndë e Xhehennemit!
16. sikur ata (idhujtarët) tíi përmbaheshin rrugës së drejtë, Ne do tíiu lëshonim atyre ujë me bollëk,
17. Për të sprovuar me të. E kush ia kthen shpinën adhurimit ndaj Zotit të vet, Ai e shpie atë në vuajtje të padurueshme.
18. Dhe (mua më shpallet) e vërtetë xhamitë janë veçant për të adhuruar All-llahun, e mos adhuroni në to askë tjetër me All-llahun!
19. Dhe se kur u ngrit robi i All-llahut ta adhurojë Atë, ata (xhinët ose idhujtarët) gati hipnin njëri mbi tjetërin për të dagjuar.
20. Thuaj: ìUnë dëshiroj vetëm Zotin tim dhe Atij nuk i bëj asnjë shok!î
21. Thuaj: ìUnë nuk kam në dorë që tíju largojë dëmin, as tíju sjell dobi!î
22. Thuaj: ìËshtë e vërtetë se mua nuk më mbron askush prej (dënimit) të All-llahut dhe përveç Tij, unë nuk gjej mbështetjeî.
23. (Nuk kam në dorë tjetër), përveç kumtimin prej All-llahut dhe përveç shpalljeve të Tij. Kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e tij, i tij është zjarri i Xhehennemit, aty do të jenë përgjithmonë, pambarim.
24. Derisa kur ta shohin atë që u premtohet, atëherë do të kuptojnë se kush është më i dobët në ndihmë dhe më i vogël në numër.
25. Thuaj: ìUnë nuk e di a do të jetë afër ajo që u premtohet, apo Zoti im do ta vonojë atë shumë?î
26. Ai është që e di të fshehtën, por fshehtësinë e vet nuk ia zbulon askujt.
27. Me përjashtim të ndonjë të dërguari që Ai do. Atëbotë Ai vë roje para edhe prapa tij (kur i shpall fshehtësinë),
28. Për ta ditur (për tíu dukur) se ata kanë kumtuar shpalljet e Zotit të tyre, dhe se Ai ka përfshi atë te ata, dhe Ai e di sasinë e çdo gjëje që ekziston.

AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks prej Tue Jul 06, 2010 7:04 pm


1. O ti i mbështjellë!
2. Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj.
3. Gjysmën e saj ose diç më pak se gjysmën.
4. Ose shto diç prej saj dhe Kuríanin lexoje me vëmendje.
5. Ne do të shpallim ty fjalë të rëndë (të madhe).
6. E síka dyshim se akiviteti i natës është fuqizues dhe fjlë më e qartë.
7. Vërtet, Ti gjatë ditës ke angazhim të gjatë (të madh).
8. Po ti përmende Zotin tënd dhe plotësisht përkushtoju Atij!
9. Zot i lindjes dhe i perëndimit, nuk ka zot tjetër vetëm Ai, pra Atë merrë për mbështetje.
10. Dhe kij durim ndaj asaj që të thonë dhe largohu atyre i matur.
11. Dhe më lë Mua për ata gënjeshtarët pasanikë, dhe jepu atyre pak afat.
12. Se me të vërtetë te Ne ka pranga e zjarr.
13. Edhe ushqim që nuk gëlltitet edhe dënim të dhembshëm.
14. Atë ditë kur toka e kodrat të dridhen, e kodrat bëhen rërë rrëshqitëse.
15. Ne dërguam te ju të dërguar që dëshmon kundër jush, ashtu siç patëm dërguar edhe te faraoni të dërguar.
16. E faraoni e kundërshtoi të dërguarin, andaj Ne i dhamë atij një dënim të rëndë.
17. Nëse ju mohoni, si do të mbroheni në një ditë që fëmijët do tíi bëjë pleq?
18. Atë ditë qielli do të çahet dhe premtimi i Tij do të realizohet.
19. Këto janë një përkujtim qortues, e kush do, ai e zgjedh rrugën për te Zoti i vet.
20. Zoti yt e di se ti dhe një grup i atyre që janë me ty, kaloni në adhurim më pak se dy të tretat e natës ose gjysmën e saj a një të tretën e saj. All-llahu e di gjatësinë e natës dhe të ditës dhe Ai e diti që ju nuk do mund tíi përmbaheni asaj, andaj u lehtësoi juve, pra falnu duke lexuar Kurían sa tíju vijë më lehtë prej namazit. Ai e diti se nga ju do të ketë të sëmurë dhe të tjerët që gjallërojnë nëpër tokë dke kërkuar nga begatitë e All-llahut, e dhe të tjerë që luftojnë në rrugën e All-llahut, pra falnu dhe lexoni sa të jetë më lehtë për tij dhe kryene me rregull faljen, jepne zeqatin, huazoni (jepni sadaka) për hir të All-llahut hua të mirë, se çka të përgatitni për veten tuaj prej të mirave, atë do ta gjeni te All-llahu edhe më të mirë, dhe shpërblim më të madh, e kërkoni falje prej All-llahut, se All-llahu është mëkatfalës, mëshirues!

AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga AvaTar-Ks prej Tue Jul 06, 2010 7:04 pm


1. O ti i mbuluar!
2. Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur).
3. Dhe madhëroje Zotin tënd!
4. Dhe rrobat tua pastroji!
5. Dhe të keqës së ndyrë largohu!
6. Dhe mos u mburr me atë që jep e të duket shumë!
7. Dhe për hir të Zotit tënd duro!
8. E,kur të fryhet në Sur,
9. Atëherë ajo është ditë e vështirë.
10. Për jobesimtarët është jo e lehtë.
11. Ti, më le Mua dhe atë që e krijova të vetmuar.
12. Dhe bëra këtë pasuri të madhe.
13. E bëra edhe me djem që i ka me vete.
14. Dhe Unë i lash në disponim të gjitha mundësitë.
15. E ai lakmon që tíi shtoj edhe më tepër.
16. E jo, se ai vërtet ishte mohues i fakteve tona!
17. Atë do ta ndrydhi me një dënim të rëndë e të padurueshëm.
18. Pse ai shumë mendonte, radhitte e përgatiste (për Kuríanin).
19. Qoftë i shkatërruar, po si përceptonte?
20. Prapë qoftë i shkatërruar, po si përceptonte?
21. Ai sërish thellohej në mendime.
22. Pastaj mrrolej dhe bëhej edhe i vrazhdë.
23. Pastaj ktheu shpinën me mendjemadhësi.
24. E tha: ìKy (Kuríani) nuk është tjetër, vetëm se magji që përcillet prej të tjerëve.
25. Ky nuk është tjetër, përveç fjalë njerëzish!î
26. E Unë atë do ta hedhë në Sekar!
27. E, ku e di ti se çka është Sekar?
28. Ai nuk lë send të mbetet pa e djegur.
29. Ai është që ua prish dhe ua nxin lëkurat.
30. Mbikëqyrës mbi të janë nëntëmbëdhjetë.
31. E mbiqëkyrës të zjarrit, Ne nuk bëjmë tjetër, përveç engjëjve dhe numrin e tyre (të përmendur në Kurían) nuk e bëmë për tjetër, por vetëm si sprovë për ata që nuk besuan, e që të binden ata që u është dhënë libri, e atyre që besuan tíu shtohet besimi, e atyre që u është dhëmë libri dhe besimtarët të mos kenë dyshim, dhe ata që zemrat i kanë të sëmura dhe jobesimtarët të thonë: ìçka dashti All-llahu me këtë shembull?î Ja ashtu, All-llahu e lë të humbur atë që do, e ushtrinë e Zotit tënd nuk e di kush pos Atij, e ai (Sekari), nuk është tjetër vetëm se një përkujtim për njerëz.
32. Jo, nuk është ashtu, Pasha hënën!
33. Edhe natën kur tërhiqet!
34. Edhe agimin kur agon!
35. Síka dyshim se ai (Sekari) është një nga belatë më të mëdha.
36. Është vërejtje për njerëz!
37. Për atë nga mesi juaj që dëshiron të përparojë (në të mira) apo të ngecë.
38. Secili njeri është pengë i veprës së vet.
39. Përveç atyre të djathtëve.
40. Që janë në Xhennete e i bëjnë pyetje njëri-tjetrit,
41. Përkitazi me kriminelët (e u thonë):
42. ìçka u solli juve në Sekar?î
43. Ata thonë: ìNuk kemi qenë prej atyre që faleshin ( që bënin namaz);
44. Nuk kemi qenë që ushqyenim të varfërit;
45. Dhe kemi qenë që përziheshim me të tjerët në punë të kota.
46. Dhe kemi qenë që nuk e besonim ditën e gjykimit.
47. Derisa na erdhi e vërteta (vdekja)!î
48. E tanimë, atyre nuk u bën dobi ndërmjetësimi i ndërmjetësuesve,
49. Po çka kishin ata që largohesin prej këshillës (Kuríait)?
50. Ata ishin si gomarë të trembur (të egër).
51. Që ikin prej luanit (ose prej gjahtarit).
52. Veç kësaj, secili prej tyre dëshironte tíi jepej libër i posaçëm (i hapët, i qartë).
53. E jo! Por ata janë që nuk frikësohen botës tjetër.
54. Dhe jo! Se ai (Kuríani) është këshillë e lartë.
55. E kush do, këshillohet me të.
56. Po ata nuk mund të marrin mësim prej tij, vetëm nëse All-llahu di, Ai është i denjë për tíiu ruajtur dhe i denjë për falje mëkatesh!

AvaTar-Ks
Master
Master

Numri i postimeve : 505
PIKE : 548
Popullariteti Popullariteti : 1
Data e regjistrimit : 02/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lexo në Kur'an, suren

Mesazh nga Sponsored content Today at 5:56 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi