Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Thesar hadithesh

Faqja 1 e 5 1, 2, 3, 4, 5  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:24 am

Thesar hadithesh
Po filloje une tash te nderuar, e vazhdoni pastaj ju te tjeret.

Besimin saktë dhe qartë e ka definuar i dërguari i All-llahut në hadithin të cilin e transmeton Muslimi prej Omer ibn Hattabit se Xhibrili a. s. e ka pyetur Muhammedin s. a. v. s. : “O i dërguar i All-llahut, çka është besimi?” I Dërguari i All-llahut i ka thënë: “Besimi është ta besosh All-llahun, melekët e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, ditën e fundit dhe të besosh në caktimin-kaderin e të mirës dhe të keqes”. [Hadithi vazhdon akoma...]

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:24 am

Na ka lajmëruar Enes ibën Malik, radijall-llahu anhu, i cili thotë: I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Ai që dëshiron t’i zgjërohet furnizimi dhe t’i zgjatet jeta, le të mban lidhjet familjare.”

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:25 am

I Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: Veproni, sepse çdo njërit i është lehtësuar ajo për të cilën është krijuar, nëse është prej të lumturve (xhennetlive) All-llahu do t’ia bën të lehtë veprat e të lumturve, nëse është prej të dëshpruarve (xhehenemlive) All-llahu do t’ia lehtëson veprat e të dëshpruarve, pastaj lexoi ajetin: “E, sa i përket atij që jep dhe ruhet, dhe vërteton bindshëm për më të mirën, ne do ta përgatitim atë për më të lehtën. E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti), dhe që përgënjeshtron atë më të mirën, Ne do ta përgatisim për më të vështirën.” (El Lejl, 5-10)

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:25 am

Nga Ibën Umeri, radijAll-llahu anhuma, transmetohet se i Dërguari i All-llahut ka thënë: "Islami është ngritur mbi pesë (shtylla): dëshminë se nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguar i All-llahut, kryerjen e namazit, dhënien e zekatit, vizitën Ka'bes dhe agjërimin e Ramazanit". (Buhariu dhe Muslimi)

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:25 am

Ca hadithe nga Muhamedi a.s.:

"Arsimoheni sa te doni, por per Allahun!S'do te keni dobi nga dituria e grumbulluar perderisa nuk e veni ne jete"

"Mesoni feraidin (e drejta e trashegimise islame), mirepo edhe te tjeret mesoni me te, sepse e drejta e trashegimise eshte gjysma e shkences"

"Buzeqeshja yte, derisa e shikon ne sy vellabe tend, eshte bemiresi"

"Faljua gabimin njerezve te mire e te fisem, por jo edhe atyre qe bejne gabime per te cilat parashihen denime sipas Sheriatit"

"Njeriu me i keq tek Allahu ne Diten e Kijametit do te jete ai i cili marredheniet intime me gruan e tij ua rrefen te tjereve"

"Me te vertete meleket ia vene krahet e veta atij qe kerkon dituri"

"Pergatitu per vdekjen ,para se te arrije ajo"

"Ruajeni gjuhen tuaj qe mos i pergojoni musliamnet!
E kur te vdese ndonjeri prej tyre, flitini vetem mire per te.

"Behu i meshireshem ndaj atyre qe jetojne ne Toke( dmth ndaj te gjiteh krijesave te Allahut), te te meshiroje Ai qe eshte sundues i gjithesise"

"E mira e se mires eshte: ta vizitosh ate qe nuk te viziton; t'i japesh atij qe nuk te ka dhene ty dhe t'ia falish atij qe te ka bere padrejtesi"

"Menyra me e mire e te vizituarit te semurin eshte te mos rrijsh gjate tek ai"

"Fatkeqesi te madhe per njeriun paraqesin keto kater te meta:
- syri qe s'derdh lot,
- zemra e pandjenja,
- pangopesia makute dhe
- deshira e zjarrte e pashuar.

"Porosia e fundit qe ka mbetur nga mesimet e pejgambereve te pare eshte:"Nese nuk turperohesh, atehere ben cka te duash""

"Fjalet e fundit qe i shqiptoi Ibrahimi a.s kur e hodhen ne zjarr ishin:"me mjafton Allahu!Sa ndihmes sublim eshte Ai!"

"Feja eshte e lehte dhe kush ka provuar qe ne ate te jete i pamatur- ajo e ka mposhtur"

"E tere kjo bote eshte kenaqesi e perkohshme, kurse me e mira kenaqesi e kesaj bote eshte gruaja e mire dhe e ndershme"

"Turpi eshte dege e besimit"

"Te turpi jane te gjithe te mirat"

"Dashuria e tepert shkakton verbesine dhe shurdhesine"

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:25 am

Edhe nje hadith tjeter:


Transmeton Buhariu në Sahihun e tij (nr: 6640) nga Semureh bin Xhundub, radijallahu anhu, i cili ka thënë: “Prej gjërave të shpeshta që i bëntë Resulullahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ishte edhe ajo që u thonte shokëve të tij: A ka parë dikush ndonjë ëndërr? Dhe ashtu shumë njerëz ia rrëfenin tregimet e tyre.
Një ditë ai vet na tregoi: Natën e kaluar më erdhën dy vetë, më ngritën e pastaj më thanë: Nisu!
Unë u nisa me ata derisa arritëm te një njeri i shtrirë, dhe një tjetër i cili i rrinte afër me një gure të madh. U habita kur ky njeriu lëshoi gurin mbi kokën e tjetrit dhe ia çau kokën.
Guri rrotullisej deri në një vend dhe ky shkonte prap për ta marrur gurin, e gjatë kësaj kohe, koka e tjetrit u kthente në formën e parë.
Pastaj prap kthehej te ai dhe ia bënte ashtu siç i bëri herën e parë.
Iu thash atyre dyve: Subhanalla! Ç’është kjo? Më thanë: Vazhdo, vazhdo!
Vazhduam rrugën derisa arritëm te një njeri i mbështetur, ndërsa një njeri tjetër qëndronte pranë tij me kanxhë të hekurt, i cili e kapte njërën anë të fytyrës së tjetrit dhe ia shkoqte qoshen e gojës deri në qafë, fejzën deri në qafë dhe syrin deri në qafë.
Pastaj i dilte nga ana tjetër dhe vepronte ashtu si veproi me anën e parë. Posa e kryente anën e dytë, ana e parë u kthente në formë të rregulluar.
Ky, prap kthehej dhe vepronte ashtu si veproi herën e parë.
Iu thash: Subhanalla! Ç’është kjo? Më thanë: Vazhdo, vazhdo!
Vazhduam derisa arritëm te diçka që i përngjante furrës – tha (transmetuesi): më duket se thonte – dhe aty dëgjoheshin zëra dhe ushtimë. Tha: Shikuam aty. Aty kishte burra e gra të zhveshur. Atyre u vinte një flakë e madhe prej poshtë. Kur i arrinte flaka, britnin shumë.
Iu thash: Kush janë këta? Më thanë: Vazhdo, vazhdo!
Vazhduam derisa arritëm te një lumë – tha (transmetuesi): më duket se thonte – i kuq sikurse gjaku. U habita kur në atë lumë pash një notues, ndërsa në breg të lumit kishte një njeri i cili kishte mbledhur shumë gurë.
Notuesi, notonte sa notonte, ndërsa ky që kishte mbledhur gurët ia hapte gojën dhe ia mbushte me gurë. Vazhdonte notimin dhe sërish u kthente te njeriu me gurë, çdo herë që u kthente, ai ia hapte gojën dhe ia mbushte me gurë.
Thash: Kush janë këta dy? Më thanë: Vazhdo, vazhdo!
Vazhduam derisa arritëm te një njeri shumë i shëmtuar, apo njerinë më të shëmtuar që mundet ta paramendosh. Ky person e ndezte një zjarr dhe ecte rreth tij. Thash: Kush është ky? Më thanë: Vazhdo, vazhdo!
Vazhduam derisa arritëm në një kopsht të pasur dhe të frytshëm. Aty kishte nga të gjitha llojet e luleve.
Në atë kopsht ishte një njeri i gjatë, nuk ia shihja kokën nga gjatësia që kishte. Përreth këtij njeriu kishte numër të madh të fëmijëve, aso tubimi skam parë kurrë.
Thash: Ç’është kjo? Kush janë këta? Më thanë: Vazhdo, vazhdo!
Vazhduam derisa arritëm në një kopsht të madh. Kopsht më të madh dhe më të bukur nuk kam parë.
Më thanë: Hy aty! Hyrëm aty dhe pamë një qytet të ndërtuar me tulla të arta dhe të argjendta. Iu afruam derës së qytetit dhe kërkuam leje për të hyrë. Leja na u dha dhe hyrëm brenda.
Aty na takuan disa njerëz, gjysma e trupit të tyre ishte sikurse gjëja më e bukur që ke parë, ndërsa gjysma tjetër sikurse gjëja më e shëmtuar që ke parë.
Këta dy (që ishin me mua) iu thanë atyre: Shkoni dhe hyni te lumi. Aty ishte një lumë i gjërë, rrjedhte dhe uji i tij ishte plotësisht i bardhë.
Shkuan, hynë në të dhe u kthyen sërish te ne, mirëpo iu kishte larguar e shëmtuara plotësisht.
Më thanë (ata dy): Ky është xheneti Adën dhe ajo aty është shtëpia yte.
Shikova përpjetë, aty pash një pallatë që ngjante sikurse retë e bardha. Më thanë: Kjo është shtëpija yte. Iu thash: All-llahu ju begatoftë, më lejoni të hy aty. Thanë: Do të hysh, por jo tani!
Iu thash: Që mbrëmë kam parë çudira, ç’është ajo që kam parë?
Më thanë: Tani do të tregojmë.
Njeriun e parë që e pe, të cilit iu çante koka, ai është njeriu i cili e merr Kur’anin, e refuzon dhe flenë në kohë të namazeve të obliguara.
Njeriun e dytë që e pe, të cilit i shkoqej qoshja e gojës deri në qafë, fejza deri në qafë dhe syri deri ne qafë, ai është njeriu i cili del prej shtëpisë së tij dhe gënjen gënjeshtra të cilat arrijnë anët e botës.
Ata burra dhe ato gra që ishin në atë gjë që i përngjante furrës, janë zinaxhitë dhe zinaqaret.
Njeriun që e pe duke notuar në atë lume dhe që iu mbushte goja me gurë, ai është që ka ngrënë kamatën.
Ndërsa njeriun e shëmtuar që e pe, i cili e ndezte atë zjarr dhe ecte rreth tij, ai është Maliku, rojtari i xhehenemit
Njeriu i gjatë që ishte në kopsht ishte Ibrahimi, alejhi selam.
Fëmijtë përreth tij, janë të gjithë ata fëmijë që vdesin në fitreh, disa besimtarë thanë: O i dërguar! A fëmijtë e mushrikëve?! Resulullahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, tha: Edhe fëmijtë e mushrikëve.
Ndërsa njerëzit, gjysma e trupit të të cilëve ishte e bukur dhe gjysma tjetër e shëmtuar, ata janë njerëzit që kanë bërë edhe vepra të mira edhe të këqija, e All-llahu ua falë”.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:26 am

Nga Ebi Dheri El-Gafaranij (Allahu qofte i kenaqur me te) thote: "Me ka urdheruar Shoku i zemres (alejhi es-salatu ve es-selamu) per shtate gjera:
1- me urdheroi te dua te varferit dhe te rri afer tyre;
2- te shikoj tek ai qe eshte poshte meje dhe mos te shikoj tek ai i cili eshte siper meje;
3- te permiresoj lidhjet farefisnore edhe nese ata (njerezit) ftohen;
4- te mos pyes (kerkoj) askend per asgje;
5- te them te verteten edhe nese eshte e hidhur;
6- te mos i kem friken qortimit per hir te Allahut;
7- te shtoj thenien (La haule ve la kuete ila bilah - Nuk ka as ndryshim dhe as force pa Allahun), sepse keto fjale jane nga thesaret poshte Arshit, Froni i Allahut. Krijesa me e madhe e Tij poshte Arshit eshte Xheneti el-firdeus.
(Transmeton Ahmedi dhe Ibn Hibaan. Hadithi eshte i mire)

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:26 am

Transmetohet nga Resulullahu, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: Një njeri e ka blerë një truall, por duke punuar e ka gjetur një qyp me ari. Pastaj shkoi te shitësi i trollit dhe i tha merre arin, se unë e kam blerë vetëm trollin e jo edhe arin. Shitësi tha unë ta kam shitur trollin dhe çka ka në te. Pasi që nuk ranë në dakord në asnjë mënyrë atëherë shkuan te një njeri i mençur që të gjykojë mes tyre. Pasi ia treguan rastin ai i pyeti a keni fëmijë? Njëri tha unë kam një djalë, e tjetri tha unë kam një vajzë e ai tha: Kurorëzoni ata dy e le ta gëzojnë këtë pasuri. (shih. Sahihul Buhari 6/375, si dhe Muslim nr.1721.)

اka nënkuptojmë nga ky hadith:

1- Kryerja e emanetit është e detyrë e patjetërsueshme duke u bazuar në ajetin kur'anor: " Allahu ju urdhëron që t'u jepni emanetin të zotëve të tyre .." (en-Nisa, 58)

2- (kanaa) është depo e cila nuk humbet. Por, ajo i kthehet me të mira pronarit të saj.

3- Për çdo problem duhet që të gjykojmë me Kur'an dhe sunet, pa mos shkuar në organet shtetërore që nuk gjykojnë sipas Kur'anit dhe sunetit të Muhamedit, alejhis-selam.

Për këtë Allahu, subhanehu ve teala, thotë: 'Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrone atë te Allahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari .."

4- Kush është i kënaqur me ate që ia ka dhënë Allahu ai është më pasaniku prej njerëzve duke u bazuar në fjalët e të Dërguarit të Allahut, ku thotë: Pajtohu me atë që ta ka dhënë Allahu do të jesh më pasaniku prej njerëzve (transmeton Ahmedi) si dhe hadithi tjetër ku thotë: Nuk është pasanik ai që ka shumë tokë. Por pasanik është ai i që ka zemrën e pasur. (Buhariu dhe Muslimi )

5- Rizku është i çaktuar. Ai doemos do të arrijë tek ty në kohë dhe shumë të caktuar. Muhammedi, alejhis-selam, thotë: "Nëse biri i Ademit ik prej rrizkut siç ik prej vdekjes do da arrij atë sikur që e arrin vdekja ." hadithin e ka vërtetuar ibën Hibani, ndërsa Albani e vlerëson hasen në silsiletus-sahiha)

6- Muslimani duhet që të kënaqet me atë që është hallal e ta lërë atë që është e ndaluar, dhe të kapet për shkaqet që janë për të arritur deri te rrizku, dhe ta dijë se vepra e mirë do ta ta bëjë ate të kënaqur në këtë botë dhe në botën tjetër. Muhamedi, alejhis-selam, thotë: "Frikohuni Allahut dhe kërkone rrizkun në mënyrë më të mirë " (Albani e vlerëson sahih )

7- Gjykimi i drejtë i pajton të dy palët që gjykohen.

8- Mos me i lakmu gjërat që nuk janë për njeriun.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:26 am

1. Nga emiri i besimtarëve, Ebu Hafse Umer ibn el Hattab ibn Nufejl ibn Abduluzzi ibn Rijah ibn Abdil-lah ibn Kurt ibn Rezah ibn Adijj ibn Ka’b ibn Luejj ibn Galib el Kurshijj el-Adevijj, All-llahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar Të Dërguarin e All-llahut (s.a.v.s) duke thënë: “Veprat vlerësohen sipas qëllimeve dhe çdokujt i takon ajo që e ka për qëllim. Prandaj, kush shpërngulet (bën hixhret) për shkak të All-llahut dhe Të Dërguarit të Tij, shpërngulja e tij është për All-llahun dhe Të Dërguarin e Tij. Ndërsa kush shpërngulet të fitojë disa të mira të kësaj bote ose të martohet me ndonjë femër, shpërngulja e tij vlerësohet për atë që është shpërngulur”. (Muttefekun alejhi)

2. Transmetohet nga Ebu Abdull-llah Xhabir ibn Abdull-llah el-Ensarijj r.a., që thotë: “Në një betejë ishim me Të Dërguarin e All-llahut (s.a.v.s) me ç’rast na tha: “Vërtet në Medine ka burra të cilët kanë qenë me ju, qoftë kur keni ecur nëpër kodra, qoftë nëpër lugina. Ata i ka penguar sëmundja”. Sipas një transmetimi tjetër: “Ata janë pjesëmarrës me ju në shpërblim”. (Muslimi)

3. Kurse sipas transmetimit të Buhariut, hadithi i transmetuar nga Enesi r.a. thotë: “Ne u kthyem nga beteja e Tebukut me Të Dërguarin e All-llahut (s.a.v.s) i cili tha: “Vërtet ka njerëz të cilët kanë mbetur në Medine pas nesh, e të cilët janë me ne kudo që të shkojmë; në kodra apo në lugina, ata i ka penguar sëmundja”.

4. Transmetohet nga Ebu Jezid Ma’n ibn Jezid ibn Ahnes r.a., babai dhe gjyshi i të cilit kanë qenë as-habë, se ka thënë: “Babai im Jezidi, i ka marrë disa dinarë (prej ari) që t’i ndajë sadaka dhe i lë te një njeri në xhami. Pastaj unë shkova, i mora dhe i solla, e ai më tha: “Pasha All-llahun, unë nuk t’i kam destinuar ty”. U ankova për të tek I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. i cili na tha: “E jotja është ajo çka ke vendos, o Jezid, kurse e jotja ajo që e ke marrë o Ma’n”. (Buhariu)

5. Transmetohet nga Ebu Hurejre Abdurrahman ibn Sahr r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu nuk shikon në trupat tuaj as në fizionomitë tuaja, por shikon në zemrat tuaja”. (Muslimi)

6. Transmetohet nga Ebu Musa Abdull-llah ibn Kajs el-Esh’arij r.a. që thotë: “E kanë pyetur Të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. për njeriun që lufton për të treguar trimëri, që lufton për fanatizëm (nacional, fisnor ose familjar) dhe për sy të botës, cila prej këtyre (luftërave) është në rrugë të All-llahut?” I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. thotë: “Kush lufton (me armikun) vetëm për dominim dhe epërsi të fjalës së All-llahut (fesë së Tij - Islamit), vetëm ai është në rrugë të All-llahut”. (Muttefekun alejhi)

7. Nga Ebu Bekrete Nufej’i ibn el-Harith eth-Thekafijj transmetohet se Pejgamberi (s.a.v.s) ka thënë: “Kur të përleshen dy muslimanë me shpatat e tyre (për ta vrarë njëri-tjetrin), edhe vrasësi edhe i vrari janë në zjarr”. Atëherë i thashë: “O I Dërguari i All-llahut, për vrasësin është e qartë, por përse edhe i vrari?” Pejgamberi atëherë përgjigjet: “Sepse edhe i vrari ka dëshiruar ta vret shokun e vet”. (Muttefekun alejhi)

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:26 am

8. Ebu Hurejre r.a. përcjell se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë: “Namazi i njeriut në xhemat është më i vlefshëm se namazi i tij në shtëpinë e tij apo diku tjetër për njëzet e disa shkallë. Kush merr abdest, në formën më të mirë, pastaj shkon në xhami me të vet_min qëllim që ta falë namazin në xhemat, duke mos i interesuar asgjë tjetër, për çdo hap të tij i shtohet nga një gradë dhe i shlyhet nga një mëkat derisa të hyjë në xhami, e kur të hyjë në xhami, atëherë në namaz është aq sa i ka marrë kohën namazi (në xhami). Secilin prej jush e bekojnë engjëjt, derisa të gjendet në vendin ku është falë namazi, ata thonë: “O Zot, mëshiroje! O Zot, fale! O Zot, pranoja pendimin”. Engjëjt veprojnë kështu përderisa njeriu të mos fillojë t’u pengojë të tjerëve, apo ta prish abdestin në xhami”. (Muttefekun alejhi)

9. Transmetohet nga Ebu-l-Abbas Abdull-llah ibn Abbas ibn Abdul-Mutalib r.a., nga I Dërguari i All-llahut s.a.v.s., se All-llahu i Madhërishëm ka thënë: “Vërtet All-llahu i ka përcaktuar cilat janë veprat e mira e cilat të këqija, pastaj i ka sqaruar ato: Kush dëshiron me zemër të bëjë një vepër të mirë por nuk mund ta kryejë, All-llahu në tërësi do t’ia shkruajë atë vepër si të kryer, kurse nëse dëshiron të bëjë një vepër të mirë dhe e kryen, All-llahu do t’ia shkruajë dhjetë deri në shtatëqindherë më tepër. Por nëse dëshiron të bëjë ndonjë vepër të keqe e nuk e kryen, All-llahu do t’i shkruajë një vepër të mirë në tërësi, kurse nëse dëshiron dhe kryen një vepër të keqe, atëherë All-llahu ia shënon vetëm një vepër të keqe”. (Muttefekun alejhi)

10. Transmetohet nga Abdurrahman Abdull-llah ibn Umer ibn el-Hattab r.a. se ka thënë: E kam dëgjuar Të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Tre veta nga gjeneratat para jush u nisën për në rrugë, e një ditë i zuri nata para një shpelle në të cilën hynë dhe bujtën. Një shkëmb u rrokullis nga kodra dhe plotësisht e mbylli hyrjen e shpellës. Ata thanë: “Shpëtimi nga ky shkëmb është vetëm që ta lusim All-llahun e madhërishëm që ta largojë për hir të veprave tona të mira”.

Njëri prej tyre tha: “O Zoti im, unë i kam pasur prindërit pleq të thinjur dhe asnjëherë para tyre nuk ju kam dhënë të hanë e as të pijnë fëmijëve të mi e as mallit tim (shërbëtorëve). Një ditë më hutoi kërkimi i kullosës më të mirë për kopenë time, e nuk ju erdha me kohë dhe ata kishin fjetur. Unë e mola qumështin në enë dhe ua solla por i gjeta duke fjetur. Më erdhi keq t’i trazoj, por edhe që t’i ushqej para tyre familjen dhe shërbëtorët, andaj kam pritur me enë në dorë dhe kam shikuar kur do të zgjohen, e kjo pritje ka zgjatur deri në agim. Fëmijët e mi aty te këmbët e mia klithnin të uritur, të cilëve u kam dhënë qumësht pasi janë zgjuar prindërit dhe e kanë pirë qumështin të cilin ua kisha sjellur. O Zoti im! Nëse këtë e kam bërë vetëm për Ty, e për askënd tjetër, atëherë na e largo këtë shkëmb nga hyrja e kësaj shpe_lle në të cilën gjendemi!” Shkëmbi pak u lëviz, por jo edhe aq sa të mund të dalin!

Njeriu i dytë tha: “O Zoti im, e kam pasur një kushërirë të afërme të cilën e kam dashuruar më tepër se tërë botën, - sipas një transmetimi tjetër - e kam dashur aq fort siç i duan burrat gratë, andaj kërkova prej saj (siç kërkojnë burrat prej grave të tyre), por ajo nuk më lejoi. Një vit mbretëronte uria e kushërira e dashur u detyrua të vijë tek unë dhe unë i dhashë 120 dinarë (monedha ari) që të vetmohet vetëm ajo me mua, dhe kur ajo ashtu veproi dhe unë plotësisht e përfitova, - sipas një transmetimi tjetër - kur i bashkova këmbët e mia me të saj, ajo (duke qarë) më tha: “Frikësoju All-llahut dhe mos e përbiro unazën (mos e kryej aktin) pa të drejtë”. Atëherë u largova prej saj duke e kursyer nga akti i turpshëm edhe pse e doja më tepër se çdokënd tjetër, e lëshova në liri duke ia dhuruar të hollat e dhëna. O Zoti im, nëse unë këtë e kam bërë vetëm për të fituar kënaqësinë Tënde, na e largo këtë në të cilën jemi!” Shkëmbi përsëri edhe pak lëvizi nga hyrja e shpellës, por jo edhe aq sa të mund të dilet prej saj.

Njeriu i tretë tha: “O Zoti im, unë kam pasur rrogtarë dhe të gjithëve ua kam paguar menjëherë fitimin e merituar përveç një njeriu i cili u largua para se ta marrë mëditjen. Unë mëditjen e tij pastaj e kam përdorur si duhet dhe pasuria e tij u shumëzua. Pas një kohe rrogtari im më erdhi e më tha: “O robi i Zotit, m’i jep të hollat për mëditjen time të papaguar!” Unë i thashë: “Krejt çka sheh, pasuria, delet, lopët, devet dhe robërit janë prej mëditjes tënde që është shtuar”. Ai tha: “O robi i Zotit, mos u tall me mua!” Unë atëherë i thashë: “Unë nuk po tallem me ty”, pastaj e mori tërë mallin dhe e çoi, duke mos më lënë asgjë. O Zoti im, nëse unë këtë e kam bërë vetëm për Ty, atëherë na e largo këtë shkëmb nga hyrja e shpellës!” Shkëmbi u rrokullis, kurse udhëta_rët dolën dhe e vazhduan rrugën!” (Muttefekun alejhi)

Të gjithë dijetarët islamë janë të një mendimi, se tevbeja (pendimi dhe lënia, braktisja e mëkateve) është obligim i fortë islam (vaxhib). Nëse mëkati ka të bëjë vetëm me All-llahun e jo edhe me të drejtën e ndonjë njeriu, atëherë pendimi ka tre kushte. I pari, që menjëherë të largohet nga mëkati, i dyti që me zemër të bëhet pendimi për kryerjen e tij dhe i treti, që paluhatshëm të vendoset që asnjëherë të mos i kthehet të njëjtit mëkat. Nëse mungon njëri prej këtyre kushteve atëherë pendimi nuk është i vlefshëm.

Nëse mëkati ka të bëjë me ndonjë njeri atëherë pendimi ka katër kushte: tre të theksuarit dhe (i katërti) borxhin t’ia kthejë atij që i ka borxh. Nëse borxhi është i natyrës materiale atëherë të njëjtin ia kthen, kurse nëse mëkati është i atillë që ka dënim më të madh gjyqësor ose të ngjashëm, atëherë është i obliguar të mundësojë ekzekutimin e dënimit ndaj tij, ose të kërkojë falje nga ai të cilin e ka dëmtuar, e nëse ka të bëjë me ofendim gjuhësor - atëherë do t’ia kërkojë hallallin personit të cilin e ka ofenduar.

Pendimi duhet të bëhet për të gjitha mëkatet. Nëse pendimi bëhet vetëm për disa mëkate - ai është i vlefshëm - dhe i falen ato mëkate, por të tjerat i mbesin pa iu falë. Për domosdoshmërinë e pendimit dhe braktisjes së mëkateve ekzistojnë shumë argumente të Librit të All-llahut, të Sunnetit të Pejgamberit dhe të Ixhmai Ummetit.

All-llahu i Madhërishëm thotë:

“...Dhe të gjithë pendohuni tek All-llahu, o besimtarë, ndoshta do të shpëtoni”. (en-Nûr, 31)

“Dhe që të kërkoni falje nga Zoti juaj dhe të pendoheni”. (Hud, 3)

“O besimtarë! Pendohuni tek All-llahu me sinqeritet të thellë” (Tahrim, 8)

11. Ebu Hurejre r.a. thotë se e ka dëgjuar Të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Pasha All-llahun, unë i drejtohem me tevbe dhe istigfar All-llahut për mëshirë dhe falje më tepër se shtatëdhjetëherë në ditë”. (Buhariu)

12. Nga el-Egarr ibni Jesar el-Muzennij r.a. transmetohet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “O njerëz, drejtohuni All-llahut me tevbe dhe kërkim për falje, edhe unë i bëj tevbe All-llahut nga njëqindherë në ditë”. (Muslimi)

13. Ebu Hamza Enes ibni Malik el-Ensarij r.a, shërbëtori i Të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. thotë se Alejhisselami ka thënë: “All-llahu më tepër gëzohet për pendimin e robit të vet se sa që do të gëzohej ndonjëri prej jush kur do ta gjente devenë e humbur në shkretëtirë, pa ujë dhe fryte”. (Muttefekun alejhi)

Ndërsa sipas transmetimit të Muslimit, ky hadith është si vijon: “All-llahu më tepër gëzohet për pendimin (tevben) e robit të vet kur të pendohet, se ndonjëri prej jush i cili ka udhëtuar me deve nëpër shkretëtirë, e i humbet, kurse me të edhe i tërë uji dhe ushqimi, e kërkon por e humb shpresën për ta gjetur, pastaj vjen nën një lis dhe nga lodhja shtrihet nën hijen e tij me shpresë të humbur, dhe duke qenë në këtë gjendje, e sheh devenë e vet duke qëndruar përpara tij, ai ngrihet, e kap për litari dhe nga gëzimi i madh bërtet: “O Zoti im! Ti je robi im, kurse unë jam zoti yt” duke u shprehur gaboi nga gëzimi i fortë”.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:26 am

14. Nga Ebu Musa Abdull-llah ibn Kajs el-Esh’arij r.a. përcillet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhërishëm gjatë natës e mban të shtrirë dorën për të pranuar pendimin e mëkatarëve të ditës; dhe e shtrin dorën gjatë ditës për të pranuar pendimin e mëkatarëve të natës, derisa të lind Dielli nga Perëndimi”. (Muslimi)

15. Nga Ebu Hurejre r.a. përcillet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush pendohet para se të lind Dielli nga Perëndimi, All-llahu do ta falë”. (Muslimi)

16. Nga Ebu Abdurrahman Abdull-llah ibn Umer ibn el-Hattab përcillet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu i Gjithëfuqishëm e pranon pendimin e robit të vet deri para gargarës së tij (frymës së tij të fundit)”. (Tirmidhiu thotë se është hadith hasen)

17. Nga Ebu Seid Sa’d ibn Malik ibn Sinan el-Hudrij r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Moti para jush ka qenë një njeri që ka vrarë nëntëdhjete e nëntë veta, ka pyetur për njeriun më të dijshëm në botë. Atë e udhëzuan te një murg (prift). Shkon te murgu e i thotë se ka vrarë 99 veta, andaj a ka për të tevbe (mëshirë prej All-llahut dhe falje). Murgu i thotë se për të nuk ka tevbe. Ky e vret edhe murgun dhe me të i plotëson njëqind të vrarët. Pastaj vazhdon të kërkojë njeriun më të ditur në botë, e udhëzuan te një dijetar. Ky pasi e gjen i tregon se ka vrarë 100 njerëz dhe e pyet edhe këtë se a ka për të tevbe? Dijetari i tha: “Po! E cili është ai që mund të ndërhyjë ndërmjet tij dhe tevbes së tij? -Shko në atë vend dhe në atë vend, aty banojnë njerëz të cilët e adhurojnë All-lla_hun edhe ti adhuroje All-llahun me ta dhe mos u kthe kurrë në vendin tënd, sepse është vend i keq”. Njeriu u nis për në vendin e adhurimit të All-llahut dhe kur arriti në gjysmë të rrugës i erdhi vdekja. Atëherë lindi grindja në mes engjëjve të mëshirës dhe engjëjve të dënimit. Engjëjt e mëshirës thanë: “Ai deri këtu ka ardhur i penduar për mëkatet me zemër të drejtuar kah All-llahu i Madhërishëm”. Kurse engjëjt e dënimit thanë: “Asnjëherë më parë nuk ka bërë mirë”. Atëherë këtyre engjëjve u vjen një engjëll tjetër në formë të njeriut e këta e morën për gjykatës që të gjykojë se cilët kanë të drejtë. Ky u thotë: “Matni në mes dy vendeve (vendit të adhurimit dhe atij të mëkateve), e më afër cilit vend të jetë, atij vendi edhe i takon”. Engjëjt e matën hapësirën në mes dy vendeve dhe konstatuan se i penduari ishte më afër vendit që synonte, andaj e morën engjëjt e mëshirës”. (Muttefekun alejhi)

Në Sahihun e Buhariut është ky transmetim: “Njeriu i penduar ishte më afër vendit të ibadetit vetëm për një pëllëmbë, andaj dhe u llogarit si banor i tij”. Po ashtu, në Sahihun e Buhariut i shtohet edhe ky citat: “All-llahu i urdhëron njërit vend (të keqit) largohu kurse tjetrit vend (të mirit) afrohu, pastaj urdhëron engjëjt ta masin largësinë në mes dy vendeve, e engjëjt konstatojnë se i penduari është vetëm për një pëllëmbë më afër vendit të tevbes dhe ibadetit - andaj iu falën mëkatet”. Kurse në një trans_metim qëndron: “Me gjoksin e zemrën e tij ishte më afër vendit të tevbes dhe devotshmërisë”.


18. Nga Ibni Abbasi dhe Enes ibni Maliku r.a. përcillet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Sikur njeriu të kishte një luginë me arë, do të dëshironte t’i ketë dy lugina (në vend të njërës). Dhe gojën e tij asgjë nuk mund ta mbushë (ngopë) përveç dheut. Atyre që bëjnë tevbe All-llahu xh.sh. ua pranon tevben e tyre”. (Muttefekun alejhi)

19. Nga Ebu Hurejre r.a. përcillet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “All-llahu i Madhërishëm qeshet (është i kënaqur) me dy njerëz, të cilët luftojnë në mes veti, e njëri e vret tjetrin, dhe të dy hyjnë në Xhennet! Njëri prej tyre lufton në rrugë të All-llahut, vritet dhe hyn në Xhennet, kurse vrasësin e mëshiron All-llahu, e ky e pranon Islamin e pastaj edhe vet bëhet shehid (vritet në xhihad)”. (Mutte_fekun alejhi)

All-llahu i Madhërishëm thotë:

“O besimtarë, kini durim dhe jini të qëndrueshëm...” (Ali Imran, 200)

“Ne gjithsesi do t’ju spro_vojmë me diçka nga frika dhe uria, edhe me humbje të pasurisë dhe të jetës e të fryteve. Dhe ti (Muhammed) përgëzoi durimtarët”. (el-Bekare, 155)

“...Vetëm ata që janë të durueshëm realizojnë shpërblim të pakufizuar”. (ez-Zu_mer, 10)

“Por kush duron dhe falë, ajo është nga punët e mençura”. (esh-Shûrâ 43)

“...Kërkoni ndihmë për vete duke duruar dhe duke kryer faljen! All-llahu pa dyshim është me durimtarët”. (el-Bekare, 153)

“Ne do t’ju sprovojmë de_risa t’i dallojmë luftëtarët nga mesi juaj dhe durimtarët”. (Muhammed, 31)

Ajetet të cilat flasin për sabrin dhe shpjegojnë rëndësinë e tij janë të shumta dhe të njohura, kurse në vazhdim ja hadithet e Alejhisselamit:

20. Nga Ebu Malik el-Harith ibn Asim el-Esh’arij r.a. përcillet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Pastërtia është gjysma e imanit (besimit), el-hamdu li-l-lahi (falënderimi All-llahut) ia plotëson (besimtarit) peshojën (e veprave), subhanall-llahi velhamdu li-l-lahi (lavdia dhe falënderimi All-llahut) e mbush krejt në mes të qiejve dhe të Tokës, namazi është dritë (e zemrës), sadakaja (lëmosha) është dëshmi (e besimit), durimi (sabri) është shkëlqim, kurse Kur’ani është argument për ty ose kundër teje. Çdo njeri kur gdhin, shpirtin e vet e shet, e shpëton ose e shkatërron”. (Muslimi)

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:27 am

21. Nga Ebu Seid Sa’d ibni Malik el-Hudrij r.a. transmetohet se ka thënë: “Një grup njerëzish prej Ensarëve kërkoi (gjësende të ndryshme) nga I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. dhe ai u dha, ata përsëri kërkuan, e ai prap u dha çka kërkuan derisa nuk i mbeti atij asgjë, e kur harxhoi krejt çka kishte ju tha atyre: “Çdo gjë të mirë që posedoj do t’ju jap, asgjë nuk do të kursej as s’do të mbaj për vete, por kush kërkon nderë (duke mos zgjatur dorën dhe edhe pse ka shumë nevojë) All-llahu do ta nderojë, e kush kërkon të jetë i pavarur (të këtë sa mos t’ia shtrijë dorën tjetërkujt), All-llahu do ta pavarësojë, e kush bën shumë durim, All-llahu do t’i ndihmojë në durim. Askujt nuk i është dhënë dhuratë më e mirë dhe më e rëndësishme se sa durimi (sabri)”. (Muttefekun alejhi)

22. Nga Ebu Jahja Suhejb ibn Sinan r.a. përcillet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “E çuditshme është çështja e besimtarit. Çështja e tij është krejt mirë për të dhe nuk është e tillë për askënd tjetër. Nëse besimtarin e godet gëzimi, ai falënderon (All-llahun), e kjo i sjell dobi, kurse nëse e godet e keqja, ai bën durim (sabër) andaj edhe kjo i sjell dobi”. (Muslimi)

23. Transmetohet nga Enesi r.a. që thotë: “Pasi që e rëndoi sëmundja Pejgamberin s.a.v.s., e kaploi mundimi i vdekjes, ndërsa Fatimeja r.anha tha: “O mundimi i babait tim!” (Ai alejhisselam) Tha: “Pas sodit, babai yt nuk do të ketë më mundime”. Kurse pasi ndërroi jetë Alejhisselami, Fatimeja r.a. tha: “O babai, im iu përgjigje thirrjes së Zotit tënd, o babai im xhenneti Firdeus u bë shtrati yt, o babai im, te Xhibrili po e ndajë pikëllimin tim”. Ndërkaq, kur u varros, Fatimeja r.a. tha: “A u pajtuan shpirtrat tuaj që të hedhin dhé mbi Të Dërguarin e All-llahut?” (Buhariu)

24. Transmetohet nga Ebu Zejd Usame ibn Zejd ibn Hârithe - rob i liruar i Të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s., i dashur i tij dhe bir i të dashurit të tij r.a. se ka thënë: “Vajza e Pejgamberit s.a.v.s. më dërgoi tek Alejhisselami me porosi se djalin e ka të sëmurë për vdekje, që të vijë tek ajo. Pejgamberi e kthen me selam dhe i thotë: “Vërtet, e All-llahut është gjithçka që merr, gjithçka që jep dhe çdo gjë tek Ai është me afat të caktuar, andaj le të bëjë durim duke llogaritur shpërblim me të tek All-llahu”. Vajza e Alejhisselamit e dërgoi përsëri dhe i betohet që të vijë. (Alejhisselami) U ngrit në këmbë, e me të ishin: Sa’d ibn Ubade, Muadh ibn Xhebel, Ubej ibn Ka’b, Zejd ibn Thabit dhe të tjerë radijall-llahu anhum. Kur erdhi Pejgamberi te vajza e tij ia dhanë fëmijën në duar, ky e mori në prehrin e vet, trupi i dridhej ndërsa lotët i shpërthyen. Sa’di i tha: “Ç’është kjo, o I Dërguari i All-llahut? (Pejgamberi) Tha: “Kjo është mëshirë të cilën All-llahu e vendos në zemrat e robërve të tij”. Kurse sipas një transmetimi tjetër: “Në zemrat e robërve të tij të cilëve dëshiron, dhe njëmend, All-llahu bën mëshirë ndaj robërve të tij që janë të mëshirueshëm”. (Muttefekun alejhi)

25. Transmetohet nga Enesi r.a. që thotë: “Pejgamberi s.a.v.s. kaloi pranë një gruaje e cila qante mbi një varr dhe i tha: “Frikësoju All-llahut dhe bëj durim”. Gruaja i tha: “Largohu prej meje, sepse ty nuk të ka goditur fatkeqësia ime!” Ajo nuk e njihte Të Dërguarin. Kur i treguan se ai ishte Pejgamberi s.a.v.s. ajo shpejtoi deri te dera e shtëpisë së Pejgamberit dhe pasi nuk gjeti roje te dera, e hapi derën dhe tha: (O I Dërguari i All-llahut) “Unë ty nuk të kam njohur”. (Pejgamberi) Tha: “Durimi është në goditjen e parë (sepse atëherë është më së vështiri)”. (Muttefekun alejhi)

Në Sahihun e Muslimit qëndron: “Gruaja qante për fëmijën e saj (të vogël)”.

26. Nga Ebu Hurejre r.a. përscillet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “All-llahu i Madhërishëm thotë: “Shpërblimi i robit tim besimtar, kur t’ia merr të dashurin e tij nga banorët e kësaj bote, e ai bën durim për të duke llogaritur shpërblim, është me Xhennet”. (Buhariu)

27. Transmetohet nga Aisheja r.a. se ajo e ka pyetur Të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s për murtajën (taûn) dhe ai e ka lajmëruar se: “Ishte dënim (vuajtje) që All-llahu ia dërgonte kujt të dojë, kurse për besimtarët e ka bërë mëshirë (rahmet). Nuk ka asnjë rob që gjendet në vendin ku është përhapur murtaja dhe që qëndron në vendin e vet, duke duruar dhe duke llogaritur në shpërblimin e All-llahut (për durim) dhe duke ditur se asgjë nuk mund ta godasë përveç asaj që All-llahu ia ka përcaktuar - e që të mos e ketë shpërblimin e shehidit”. (Buhariu)

28. Transmetohet nga Enesi r.a. që thotë se e ka dëgjuar Të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “All-llahu xh.sh. thotë “Nëse robin tim e sprovoj me dy të dashurit e tij (me humbjen e syve) e ai bën durim, do t'ia kompensoj me Xhennet”. (Buhariu)

29. Nga Ata’ibn Ebi Rebahu transmetohet se ka thënë: “Mua ibni Abbasi më ka thënë: “A do të ta tregoj një nga gratë e Xhennetit? “Gjithsesi” - i thashë, e ai më tha: “Kjo grua zezake erdhi te Pejgamberi s.a.v.s. e i tha: “Mua nganjëherë më godet epilepsia dhe unë (në atë gjendje) zhvishem, andaj lute për mua All-llahun e madhërishëm”. (Pejgamberi) Tha: “Nëse do, bëj durim në sëmundje, do ta fitosh Xhennetin, e nëse do, po i bëj lutje All-llahut të madhërishëm që të të shërojë”. Ajo tha: “Do të duroj”. Pastaj ajo vazhdoi: “Unë (në atë gjendje) zhvishem, andaj lute All-llahun që mos të zhvishem”. Dhe Pejgamberi i bëri lutje”. (Muttefekun alejhi)

30. Transmetohet nga Ebu Abdurrahman Abdull-llah ibn Mes’udi r.a. i cili ka thënë: “Sikur e shikoj Të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s se si tregon për njërin nga pejgamberët e All-llahut, salavatull-llahi ve selamuhu alejhim, se si e rrahu populli i vet aq shumë sa e ka përgjakur, ndërsa ai duke e fshirë gjakun nga fytyra thoshte: “O Zoti im, fale popullin tim, se ata nuk dinë”. (Muttefekun alejhi)

31. Nga Ebu Seidi dhe Ebu Hurejre r.anhuma përcillet se Pej_gam_be_ri s.a.v.s. ka thënë: “Çkado që e godet muslimanin, qoftë lodhje, pikëllim, brengë, hidhërim, mundim nga sëmundje a fatkeqësi, madje edhe të shpuarit e ferrës - me cilëndo prej këtyre, All-llahu ia shlyen mëkatet atij”. (Muttefekun alejhi)

32. Nga Ebu Hurejre r.a. përcillet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kujt dëshiron All-llahu t'i japë të mira, do të sprovohet nga Ai (në trup, në pasuri, apo në të dashurit”. (Buhariu)

33. Nga Enesi r.a. përcillet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Assesi askush prej jush mos ta dëshirojë vdekjen e vet për shkak se e ka goditur ndonjë e keqe. E nëse është i detyruar, atëherë le të thotë: O Zoti im, më le të jetoj përderisa jeta të jetë për mua më e dobishme, kurse më vdis nëse vdekja është për mua më e dobishme”. (Muttefekun alejhi)

34. Transmetohet nga Ebu Abdull-llah Habbab ibn el-Eret'ti r.a. që thotë: “Iu ankuam Të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. (për persekutimet nga mushrikët) derisa ai ishte i mbështetur nën hije të Qa’besë në burdën e tij që e kishte bërë jastëk, e ne i thamë: “A nuk bënë të kërkosh ndihmë për ne, a nuk do të na bësh lutje (dua)? Ai na tha: “Më parë (para jush), për shkak të fesë e merrnin njeriun, e hapnin një gropë, e vendosnin në të, e pastaj e merrnin sharrën dhe ia vendosnin në kokë dhe e përgjysmonin, pastaj ia rrjepnin mishin dhe lëkurën me krehër hekuri, por as kjo nuk e largonte nga feja e tij. Pasha All-llahun, All-llahu do ta plotësojë këtë fe ashtu që kalorësi do të shkojë prej Sana-së deri në Hadramevt e nuk do të frikësohet prej askujt tjetër përveç prej All-llahut, dhe prej ujkut për kopenë e vet, mirëpo ju po nguteni”. (Buhariu)

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:27 am

Në një transmetim shtohet ky citat: “Ai e pat vendosur burdën si jastëk, kurse neve mushrikët ashpër na per_sekutonin”.

35. Nga Enesi r.a. përcillet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kur All-llahu i dëshiron një robi të vet diç të mirë (hajr), Ai ia shpejton dënimin në këtë botë, ndërsa kur All-llahu dëshiron që një rob të vet ta qëllojë e keqja (sherr), Ai ia lë mëkatet e pafalura në këtë botë, ashtu që të vijë me mëkate në Ditën e Gjykimit (dhe aty e gjen e keqja)”. Pej_gam_be_ri s.a.v.s. po ashtu ka thënë: “Vërtet, madhë_sia e shpërblimit është sipas ma_dhësisë së vështirësisë (fat_ke_që_si_së). Vërtet, All-llahu kur e do një popull, Ai e sprovon me fat_ke_që_si_. Kush është i kënaqur me All-llahun në fatkeqësi (bela), edhe All-llahu është i kënaqur me të, ndërsa kush hidhërohet për këtë, edhe All-llahu hidhërohet me të”. (Tirmidhiu thotë se është hadith hasen)







36. Nga Ebu Hurejre r.a. përci_llet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Nuk është trim ai që fiton në (mundje), por trim është ai që e përmban veten nga zemërimi”. (Muttefekun alej_hi)

37. Nga Sulejman ibn Sured r.a. përcillet se ka thënë:”Isha ulur me Pej_gam_be_rin s.a.v.s. kurse dy njerëz grindeshin ndërmjet veti. Njëri prej tyre u skuq prej zemërimit dhe iu frynë damarët e qafës. I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. tha: “Vërtet unë e di një fjalë që nëse e thotë do t'i kalojë ajo që e ka gjetur. Nëse thotë: E udhu bi-l-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim (I mbështetem All-llahut nga djalli i mallkuar), do t’i kalojë ajo që e ka kapluar”. Të pranish_mit i thanë: “Pej_gam_be_ri s.a.v.s. ka thënë që t’i mbështetesh All-llahut nga djalli i mallkuar”. (Muttefekun alejhi)

38. Nga Muadh ibn Enesi r.a. përcillet se Pej_gam_be_ri s.a.v.s. ka thënë: “Kush e përmban zemë_ri_min e tij atëherë kur ka mundësi t’ia kthejë (personit që e ka zemëruar), All-llahu i Madhë_rishëm në Ditën e Gjykimit do ta ftojë që para të gjitha krije_sa_ve ta zgjedhë cilën të dojë nga hyri_të”. (Ebu Davudi dhe Tirmi_dhiu thonë se është hadith hasen)

39. Nga Ebu Hurejre r.a. trans_me_tohet: “Një njeri i tha Të Dër_guarit të All-llahut s.a.v.s.: “Më porosit diçka (më përudh)”. I Dërguari tha : “Mos u zemëro!” Ky e përsëriti pyetjen disaherë. I Dërguari sërish tha: “Mos u zemëro!”. (Buhariu)

40. Nga Ebu Hurejre r.a. për_ci_llet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Besimtarit dhe besim_tares nuk i pushojnë së godituri fatkeqësitë në ve_tveten e tij, në fëmijët e tij dhe në pasurinë e tij, derisa të takohet me All-lla_hun e madhërishëm kur në të nuk do të mbetet asnjë mëkat”. (Tirmi_dhiu thotë: hadith hasen sahih)

41. Nga Ebu Ibrahim Abdull-llah ibn Ebi Evfa r.anhuma përci_llet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. në një prej ditëve kur e pritte taki_min me armikun deri në fillim të perëndimit të diellit, u ngrit dhe të pranishmëve u tha: “O nje_rëz, mos e dëshironi përleshjen me armikun, luteni All-llahun për shëndet, por kur të përlesheni me armikun, atëherë bëhuni të qëndru_eshëm dhe di_jeni se Xhenneti është nën hije të shpatave”. Pastaj Pej_gam_be_ri s.a.v.s. tha: “O Zoti im, që je Shpallës i Librit, Lëvizës i reve, Mundës i aleatëve, mundi ata dhe neve na ndihmo ndaj tyre!” (lutja u bë në Luftën e Hendekut). (Mu_ttefekun alejhi)

Ndihma dhe suksesi janë nga All-llahu xh.sh..

- Besimi i fortë dhe i sinqertë

All-llahu i Madhërishëm thotë:

“O besimtarë, frikësojuni All-llahut dhe jini me ata që janë të sinqertë!” (et-Tewbe, 119)

“.. Edhe të sinqertëve e të sinqertave.” (el-Ahzab, 35)

“.. Do të ishte më mirë për ata të jenë besnikë ndaj All-llahut”. (Muhammed,21)

Kurse prej haditheve mbi këtë temë janë edhe këto:

42. Nga Ibni Mes’udi, r.a. për_cillet se Pej_gam_be_ri s.a.v.s. ka thënë: “Sinqeriteti (sidk) shpie në mirësi, kurse mirësia shpie në Xhennet. Vërtet njeriu i cili vazhdimisht është i sinqertë (në besim dhe në të folur), tek All-llahu shkruhet besimtar i vërtetë (siddik). Gënjeshtra shpie në prish_je (morale), kurse prishja shpie në Xhehennem. Njeriu që gënjen vazhdimisht, më në fund tek All-llahu shkruhet gënjeshtar”. (Muttefekun alejhi)

43. Nga Ebu Muhammed el-Hasan ibn Ali ibn Ebi Talib r.a. përcillet se ka thënë: “Kam mba_jtur në mend se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Largohu prej gjithçkaje që është e dyshimtë, kurse përmbaju asaj që nuk është e dyshimtë. Vërtet sinqe_ri_teti në be_sim është siguri, kurse gënjeshtra është dyshim”. (Tir_mi_dhiu thotë se është hadith sahih)

44. Nga Ebu Thabiti, e është thënë nga Ebu Seidi, e është thënë edhe nga Ebu-l-Velidi, Sehl ibn Hunejfi që ishte pjesëmarrës i Luftës së Bedrit thuhet se Pej_gam_be_ri s.a.v.s. ka thënë: “Kush dëshiron dhe kërkon sinqerisht nga All-llahu që të jetë shehid, All-llahu do t’ia japë gradën e shehidit edhe nëse vdes në shtratin e vet”. (Muslimi)

All-llahu i Madhërishëm thotë:

“I cili të sheh kur ngrihesh të kryesh faljen, namazin, me të tjerët”. (esh-Shuara, 2l8-2l9)

“Ai është me ju, kudo qof_shi”. (el-Hadid, 4)

“Për All-llahun nuk ka asgjë të fshehur,as në tokë e as në qiell”. (Ali Imran, 5)

“Sepse Zoti yt është njëmend në pritë”. (el-Fexhr,l4)

“Ai e di ç’fshehin sytë mashtrues dhe ç’fshehin kraharorët”. (el-Mu’minu, l9)

Ajetet e Kur’anit mbi këtë temë janë të njohura dhe të shumta, kurse prej haditheve po i thekso_jmë disa:

45. Trans_me_tohet nga Umer ibn Hattabi r.a. se ka thënë: “Një ditë ishim duke ndenjur tek I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. kur u duk një njeri me rroba shumë të bardha dhe flokë shumë të zeza. Në të nuk hetohej shenja e udhëtimit dhe askush prej nesh nuk e njohëm.U ul pranë Pej_gam_be_rit s.a.v.s. duke i mbështetur gjunjtë e vet në gjunjtë e tij, i vendosi duart e veta në kof_shën e tij dhe tha: “O Muhammed, më trego ç’është Islami?” I Dër_gu_a_ri i All-llahut s.a.v.s. tha: “Islami është të dëshmosh se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muham_medi është i dërguar i All-llahut, ta kryesh namazin, ta ndash zekatin, ta agjërosh Ramazanin, ta vizitosh Qa’benë, nëse ke mundësi ta bësh këtë!” Ai tha: “Të vërtetën e the”. Ne u çuditëm: Po e pyet dhe po ia vërteton. Ai tha: “Më trego, ç’është imani? (Pej_gam_be_ri) Tha: “Të besosh All-llahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, të dër_guarit e Tij, Ditën e fundit dhe të besosh në të caktuarit e Tij të të mirës dhe të keqes”. Tha: “Të vërtetën e the”. Tha: “Më trego ç’është ihsani?” (Pej_gam_be_ri) Tha: “Ta adhurosh All-llahun sikur ta shohësh, sepse edhe pse ti nuk e sheh, Ai vërtet të sheh ty”. Tha: “Më trego ç’është çasti (i fundit, Dita e shka_të_rri_mit)?” (Pej_gam_be_ri) Tha: “Për këtë i pyeturi nuk di më shumë nga ai që pyet”. Tha: “Më trego mbi shenjat e tij?” (Pej_gam_be_ri) Tha: “Kur robëre_sha t’i lind vetes zo_njushë, kur të shihen barinjtë kem_bëzbathur, të zhveshur e të mjerë se si garojnë në ndërtimin e godi_nave të mëdha”. Pastaj shkoi, kurse unë mbeta një kohë. Pastaj (I Dërguari) tha: “O Umer, a e di kush ishte pyetësi?” Thashë: “All-llahu dhe I Dërguari i Tij më së miri e dinë”. Tha: “Vër_tet ishte Xhibrili, erdhi t’ua mësojë fenë tuaj”. (Muslimi)

46. Nga Ebu Dherr Xhundub ibn Xhunadeh dhe Ebu Abdurrahman Muadh ibn Xhebeli r. anhuma trans_me_tohet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Ki ndër_mend (frikësohu) All-llahun kudo që të jeshë. Të keqen përcille me të mirë, ajo do ta fshijë të keqen. Dhe me njerëzit bëhu i moralshëm-me moral dhe sjellje të mira”. (Tir_mi_dhiu thotë se është hadith hasen)

47. Trans_me_tohet nga Ibni Ab_basi r.a. i cili ka thënë: “Isha pas Pej_gam_be_rit s.a.v.s. një ditë, kur më tha: “O vogëlush, unë po t’i mësoj disa fjalë: Ruaje All-llahun (duke i kryer urdhrat e Tij dhe duke u larguar nga ndalimet e Tij), dhe Ai ty do të ruajë, ruaje All-llahun dhe Ai do të jetë me ty (do të mbrojë dhe ndihmojë), nëse dikënd e lut, atëherë lute vetëm All-llahun, nëse kërkon ndihmë, atëherë kërko vetëm prej All-lla_hut, dije se sikur mbarë populli të mblidhet për të ndihmuar në diçka, ata nuk mu_nd të të ndihmojnë as_gjë më tepër se sa që të ka për_caktuar All-llahu. Po edhe sikur të mblidhen për të dëmtuar diçka, ata nuk do t’ia dalin të të dëmtojnë përveç asaj që All-llahu të ka për_caktuar. Lapsat (për shënimin e përcaktimeve) janë ngri_tur, kurse ngjyra e shkrimit (të fatit) është tharë. (Don të thotë:nuk mund të shlyhet dhe të ndryshohet përcak_timi)”. (Tirmidhiu thotë se është hadith hasen sahih)

Kurse në një transmetim tjetër të këtij hadithi shënohen edhe këto fjalë: “Ruaje All-llahun, do ta gjesh përpara teje, njihe All-llahun (duke e respektuar) në rehati, e Ai ty do të njohë (me ndihmën e Tij) në vështirësi, dije se ajo prej të cilës ke shpëtuar nuk ka mundur të të godasë, dhe asaj që të ka goditur nuk ke mun_dur t’i shpëtosh, dije se fitorja arrihet me durim, kurse suksesi me mundim dhe se pas vështirësive vjen lehtësimi.”

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:27 am

48. Trans_me_tohet nga Enesi r.a. se ka thënë: “Vërtet ju i bëni disa punë të cilat në sytë tuaj janë më të vogla se qimja e flokut, kurse ne në kohën e Të Dërguarit të All-lla_hut s.a.v.s. i numëronim dhe kon_sideronim prej ga_bimeve (mëkat_eve) më të mëdha”. (Buhariu)

49. Nga Ebu Hurejre r.a. përci_llet se Pej_gam_be_ri s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhëruar është xheloz. Xhelozia e All-llahut vjen në shprehje kur njeriu i bën ato vepra të cilat i ka ndaluar All-llahu”. (Muttefekun alejhi)

50. Nga Ebu Hurejre r.a. përci_llet se e ka dëgjuar Pej_gam_be_rin s.a.v.s. duke thënë: “Tre njerëz nga Beni Israilët, All-llahu xh.sh. dëshiroi t’i sprovojë. Njëri prej tyre ishte zgjeban, i dyti qelan kurse i treti i verbër. All-llahu ua dërgoi një engjëll i cili së pari i vjen zgjebanit dhe i thotë: “Ç’ki_she dëshiruar më së shum_ti?” Tha: “Më së shumti kisha dëshiruar të kem ngjy_rë dhe lëkurë të mirë dhe të çlirohem nga kjo për shkak të së cilës më urrejnë njerëzit”. Engjëlli e fërkoi me dorë dhe prej tij ranë krejt zgjebet dhe e fitoi ngjyrën e mirë (të tru_pit). (Pastaj engjëlli) Tha: “Cilën pasuri më së shumti e dëshiron?” Tha: “Devetë - ose lo_pët” (nuk i kujtohet sakt trans_me_tu_esit), ai ia jep një deve barsë dhe i thotë: “All-llahu të bekoftë me të!” Pastaj shkoi te qelani dhe i tha: “Ç’kishe dëshiruar më së shumti?” (Qelani) Tha: ”Flokë të bukura dhe të largohet prej meje ajo prej së cilës njerëzit neveriten nga unë.” Engjëlli e fërkon dhe ai shërohet e i jipen flokë të bukur. (Engjëlli) Tha: “Cilën pasuri e dëshiron më së shumti?” (Qelani) Tha: “Lopët”. Engjëlli ia jep një lopë barsë dhe i thotë: “All-llahu të bekoftë me të”. Engjëlli i shkon të verbërit e i thotë: “Ç’kishe dëshiruar më së shumti?” (I ver_bëri) Tha:” Të ma kthejë All-llahu të pamurit, që t’i shoh njerëzit”. Engjëlli e fërkon dhe All-llahu ia kthen të pamurit. (Engjëlli) Tha:” Cilën pasuri e dëshiron më së shumti?” (I verbëri) Tha: “Dhen_të!” Engjëlli ia jep një dele që lind. Te të tre pasuria u shtua e u rrit kështu që njëri (zgjebani) e bëri një luginë me deve, i dyti (qelani) e bëri një luginë me lopë dhe i treti (i verbëri) e bëri një lu_gi_në me dele. Pas kësaj engjëlli i vjen zgjebanit në formën dhe pam_jen e tij të mëparshme e i thot_ë: “Unë jam një njeri i mjerë, më janë këputur lidhjet në këtë udhëtim timin, andaj sot askush nuk mund të më ndihmojë përveç All-llahut, e pastaj ti, andaj po të lutem në em_rin e Atij që të ka dhënë ngjyrë dhe lëkurë aq të bukur dhe që të ka dhënë kaq deve, të më japësh një deve që të mund ta va_zhdoj rrugën”. (Ish-zgjebani, tash pasa_nik) Tha: “Jo, unë kam shumë ob_li_gime (borxhe). (Engjëlli) I tha:”Sikur po të njoh unë ty, a mos ke qenë një zgjeban nga i cili neveriteshin njerëzit, një i varfër të cilin All-llahu e ka pasuruar! “Tha: “Unë këtë pasuri e kam trashëguar nga të parët e më_dhenj”. (Engjëlli i) Tha: “Nëse po gënjen, le të të kthejë All-llahu në atë gjendje në të cilën ke qenë”.

Engjëlli pastaj i shkon qelanit - por në formën dhe pamjen e tij të mëparshme e i thotë ashtu siç i tha zgjebanit, por edhe ky i përgjigjet ashtu siç iu pat përgjigjur zgje_bani. (Engjëlli) Tha: “Nëse po gënjen le të të kthejë All-llahu në atë gjendje në të cilën ke qenë!”

Pastaj engjëlli i shkon ish të verbërit, por në formën dhe pam_jen e tij të mëparshme dhe i thotë: “Unë jam i mjerë dhe udhëtar, më janë këputur lidhjet në këtë udhëtim timin, andaj sot askush nuk mund të më ndihmojë përveç All-llahut, pastaj ti. Të lutem me atë që të ka kthyer të pamurit, më jep një dele, që (të ndihmohem me të e) të vazhdoj rrugën”. (Ish i verbëri) Tha: “Vërtet unë kam qenë i ver_bër, por All-llahu ma ka kthyer të pamurit, merr vëlla çka të duash dhe lë çka të duash! Pasha All-lla_hun, asgjë sot nuk të ndaloj të marrësh në emër të All-llahut të Gjithëfuqishëm e të Madhërishëm. (Engjëlli) Tha: “Mbaje krejt pasurinë, ju vetëm keni qenë të sprovuar. All-llahu është i kënaqur me ty, kurse është i hidhëruar me dy shokët e tu”. (Muttefekun ale_jhi)

Në transmetimin e Buhariut qëndron: “Nuk të falënderoj nëse lë diçka që të nevojitet”.

51. Nga Ebu Ja’la Shedad ibn Evs r.a. përcillet se Pej_gam_be_ri s.a.v.s. ka thënë: “Mendjemprehtë është ai që e kontrollon vetveten dhe punon për jetën pas vdekjes, kurse kokëtul është ai që ndjek dëshirat e epshit të vet dhe (pa kurrfarë merite) shpreson se All-llahu do t'ia falë”. (Tirmidhiu thotë: hadith ha_sen)

52. Nga Ebu Hurejre r.a. përci_llet se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Nga e mira e Islamit të njeriut është lënia e asaj nga ajo që nuk i intereson”. (Hadith hasen. Trans_me_ton Tirmidhiu dhe të tjerët)

All-llahu i Madhërishëm thotë:

“O besimtarë, frikësojuni All-llahut me devotshmëri të vërtetë”. (Ali Imran, l02)

“Prandaj, shprehni de_votshmëri All-llahut sa të mundeni”. (et-Tegabun, l6)

“O besimtarë! Frikësojuni prej All-llahut dhe flisni vetëm të vërtetën!” (el-Ahzab, 70)

Ajetet që urdhërojnë për de_votshmëri janë të shumta dhe të njohura. Po ashtu All-llahu i Madhërishëm thotë:

“...Ai që i ruhet All-llahut, për atë ka rrugëdalje. Dhe do ta furnizojë prej nga nuk e kujton fare”. (et-Talak 2-3)

“...Nëse i frikësoheni All-llahut Ai do t’ju bëjë të aftë ta dalloni të pavërtetën nga e vërteta dhe do t’i largojë veprat tuaja të këqija e do t’ua falë. All-llahu është bamirës i madh”. (el-Enfal, 29)

Aje_tet rreth kësaj temë janë të shumta dhe të njohura, kurse prej hadi_theve ja disa:

53. Trans_me_tohet nga Ebu Hurej_re r.a. që thotë se e kanë pye_tur Pej_gam_be_rin: “O I Dërguari i All-llahut, cili është njeriu më i ndershëm?” (Pej_gam_be_ri) Tha: “Ai që është më i devotshëm”. (Të pranish_mit i) Thanë: “Nuk të pye_tëm për këtë”. (Pej_gam_be_ri) Tha: “Jusufi është pej_gam_ber i All-llahut, bir i pej_gam_be_rit të All-lla_hut, bir i pej_gam_berit të All-llahut, bir i dostit (halilit) të All-llahut”. Thanë: “Ne as për këtë nuk të pyetëm!” (Pej_gam_be_ri) Tha: “Atëherë për të parët e arabëve po më pyetni? Më të dalluarit prej tyre në xhahilijjet do të jenë më të dalluarit në Islam nëse vetëdijësohen (e pranojnë Islamin)”. (Muttefekun alejhi)

54. Nga Ebu Se’id el-Hudrij r.a. përcillet se Pej_gam_be_ri s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet kjo botë (dunjaja) është e ëmbël dhe tërheqëse dhe vërtet All-llahu juve në të ju ka bërë mëkëmbës (zëvendës), Ai ju vështron si vepro_ni, andaj ruajuni dunjasë dhe ruajuni grave, sepse vërtet intriga (fi_tneja) e parë e Beni Israilëve ka qenë për shkak të grave”. (Muslimi)

55. Nga Ibni Mes’udi përcillet se Pej_gam_be_ri s.a.v.s. ka thënë: “O Zoti im, unë të lutem Ty për udhë_zim (përudhje), për devotshmëri, për ndershmëri dhe për pavarësi (nga njerëzit)”. (Muslimi)

56. Nga Ebu Tarif Adij ibn Hatim et-T’aij r.a. përcillet se e ka dëgjuar Të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Kush betohet me betim për diçka, e pastaj vëren diç më të devotshme (se ajo për të cilën është betuar), le ta marrë (apo veprojë) atë që është më e devot_shme (duke e thyer-shkelur beti_min!)”. (Muslimi)

57. Nga Ebu Umame Suddejj ibn Axhlan el-Bahilij r.a. përcillet se e ka dëgjuar Të Dërguarin e All-lla_hut s.a.v.s. duke e mbajtur hutbenë në Haxhxhin lamtumirës ku thotë: “Frikësojuni All-llahut, falni pesë kohët e namazit, agjëroni muajin e agjërimit, jepni zekatin e pasu_ri_së suaj dhe respektoni udhë_heqësit tuaj, kështu do të hyni në Xhe_nnetin e Krijuesit tuaj”. (Tir_mi_dhiu në fund të kaptinës për namazin thotë: hadith hasen sahih)

All-llahu i Madhërishëm thotë:

“Dhe kur besimtarët i panë aleatët, thanë: Kjo është ajo që na pat premtuar All-llahu dhe Pej_gam_be_ri i Tij; All-llahu dhe I Dërguari i Tij e kanë folur të vërtetën dhe kjo atyre vetëm ua ka forcuar besimin dhe bind_shmë_rinë”. (el-Ahzab, 22):

“Ata të cilëve kur u thanë njerëzit: “Po tubohen njerëzit për shkak tuajin, kini fri_kën”, ajo ua forcoi be_simin dhe thanë: “Na mjafton All-llahu, eh sa Zot i mirë është Ai” dhe u kthyen aleatët me mirësinë e All-llahut. Nuk i qëlloi (besim_tarët) kurrfarë e keqe dhe pasuan kënaqësinë e All-lla_hut. All-llahu është i mirë pa masë”. (Ali Imran, 173-174)

“Ti kij bindje (mbështetje) në atë që është i gjallë, që nuk vdes”. (el-Furkan, 58)

“...Dhe besimtarët vetëm tek All-llahu le të mbësh_te_ten!” (Ibrahim, 11)

“..E kur të vendosësh, atë_he_rë mbë_shtetu tek All-lla_hu”. (Ali Imran, l59)

Ajetet për urdhrin e mbështe_tjes (në All-llahun) janë të shumta dhe të njohura. I Lartmadhërishmi thotë:

“Kush mbështetet tek All-llahu, pa dyshim Ai i mjafton atij”. (et-Talak, 3)

“Besimtarë të vërtetë janë ata, zemrat e të cilëve kur përmendet All-llahu mbu_shen me frikë, e kur u lexo_hen ajetet e Tij, ua shtojnë be_si_min dhe që mbështeten vetëm te Zoti i tyre”. (el-En_fal, 2)

Ajetet për vlerën e tevekkulit janë të shumta dhe të njohura. Në vazhdim po i the_ksojmë hadithet mbi këtë temë:

58. Trans_me_tohet nga Ibni Ab_basi r. anhuma se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “O Zoti im, Ty të jam dorëzuar, Ty të kam be_suar, në Ty jam mbështetur, te Ti jam kthyer dhe në emër Tënd hasmohem. O Zoti im, i mbështetem madhërisë Tënde, nuk ka zot tjetër përveç Teje, të më ruash nga lajthitja. Ti je i gjallë që nuk vdes, kurse xhinnët dhe njerëzit vdesin”. (Muttefekun alejhi)

Ky është transmetim i Mu_s_limit kurse Buhariu e ka shkur_tuar.

59. Trans_me_tohet po ashtu nga Ibni Abbasi r.a. se ka thënë: “Has_bunall-llahu ve ni’me-l-vekil” (Na mjafton All-llahu, Ai është më i miri mbrojtës). Këtë shprehje e ka thënë Ibrahimi s.a.v.s. kur e kanë hedhur në zjarr. E ka thënë Muhammedi s.a.v.s. kur (armiqtë) i kanë thënë: “Vërtet njerëzit (ar_miqtë tuaj) kanë tubuar grumbull të madh kundër jush, andaj frikëso_huni. Përkundrazi, kjo ua shtoi e ua forcoi besimin (besimtarëve) dhe thanë: “Hasbunall-llahu ve ni’me-l-vekil” (Na mjafton All-llahu, Ai është më i miri mbro_jtës)”. (Buhariu)

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:27 am

Ca hadithe te Muhamedit a.s.:

"Lumturi kulmore eshte te jetosh gjate ne devotshmeri dhe nenshtrim te All-llahut xh.sh"

"Plakut i dobesohet trupi, mirepo zemra i mbetet e re per dy gjera:me deshiren per te jetuar gjate si dhe me deshiren per t'u pasuruar!"

"All-llahu i Lartmadheruar thote:O bir i Ademit, ndaj...pastaj une do te ndaj per ty!"

"Kush blen nje gje te vjedhur duke e ditur se eshte e vjedhur, eshte bere ortak me vjedhesin ne turp dhe ne gjynah"

"Nuk ka iman ai qe nuk ka bese, e as qe ka fe ai qe nuk e mban fjalen e dhene"

"Alejhisselami me se shpeshti e kendonte kete dua:
RABBENA ATINA FID-DUNJA, HASENETEN VE FIL-AHIRETI HASENETEN VE KINA ADHABENAR"
Perkthim:
"O Zoti yne!Na dhuro te mira ne kete bote dhe ne boten e ardhshme, dhe na mbro nga zjarri i Xhehenemit:

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:28 am

Dyzet Hadithe Kudsij


HADITHI 1.
"Mëshira Ime e tejkalon hidhërimin Tim!"

HADITHI 2.
"Djali i Ademit më mohoi dhe nuk kishte të drejtë ta bëjë këtë gjë. Dhe ai më mallkoi duke mos pasur të drejtë ta bëjë këtë gjë.
Më mohoi kur tha: All-llahu nuk do të më krijojë ashtu siç më krijoi herën e parë (dmth nuk do të më ringjallë pas vdekjes), ndërsa krijimi fillestar i tij nuk është më i lehtë se ringjallja e tij.
Më mallkoi kur tha: All-llahu ka djalë, kurse Unë jam Një, Strehim i Përherëshëm, nuk kam lindur (dikë), e as që jam i lindur (nga dikush) dhe askush Mua nuk më përngjan!"

HADITHI 3.
"Këtë mëngjes një nga robërit e Mi u bë besimtar, ndërsa një nga robërit e Mi u bë mosbesimtar. Ai që tha: "Ky shi është nga mëshira dhe fuqia e All-llahut" u bë besimtar në Mua, ndërsa mohues i (adhurimit të) yjeve; Ndërsa ai që tha: "Na zbriti shi prej këtij ose atij ylli" më mohoi Mua, ndërsa u bë besimtar i yjeve."

HADITHI 4.
"Djemtë e Ademit shajnë kohën, ndërsa Unë jam koha, në dorën Time është nata dhe dita."


HADITHI 5.
"Unë jam aq i pasur, saqë nuk kam nevojë për të pasur aleat (shok, ortak). Prandaj kush e kryen një vepër për hir të dikujt tjetër ashtu siç e kryen për Mua, nuk do t'ia pranoj atë vepër, e as shokun (të adhuruarin) e tij!"

HADITHI 6.
Prej njerëzve të parë ndaj të cilëve do të shpallet dënimi në Ditën e Gjykimit do të jetë dëshmori (shehidi, martiri). Ai do të sillet dhe All-llahu do t'ia bëjë të njohura të mirat që i ka bërë dhe do t'ia pranojë ato. (All-llahu i Madhëruar) do t'i thotë:
"Çfarë bëre me këto?" Ai do t'i përgjigjet:
"Luftova për hir Tënd deri sa rash dëshmor."
(All-llahu) do t'i thotë:
"Gënjen! Luftove që të tjerët të thonë: Është guximtar!"
Dhe vërtet ashtu ishte. Pastaj do t'u urdhërohet (engjëjve të rreptë) që ta tërheqin zvarrë me fytyrë përtoke derisa të hidhet në zjarr.
Njeriu tjetër do të jetë dijetari, i cili ka studjuar dijeninë, e ka mësuar dhe gjithashtu e ka lexuar Kur'anin. Ai do të sillet dhe All-llahu do t'ia bëjë të njohura të mirat që i ka bërë, dhe ato do t'ia pranojë. (All-llahu i Madhëruar) do të thotë:
"Çfarë bëre me këto?" Ai do të thotë:
"Studjova diturinë dhe e mësova, e gjithashtu edhe e lexova Kur'anin për hir Tënd."
All-llahu do t'i thotë:
"Gënjen! Studjove diturinë vetëm që të tjerët të thonë: Ky është njeri i ditur. Lexove Kur'anin që të thonë për ty: E lexon Kur'anin."
Dhe vërtet ashtu ishte. Pastaj do t'u urdhërohet (engjëjve të rreptë) që ta tërheqin zvarrë me fytyrë përtoke derisa të hidhet në zjarr.
Njeriu i tretë do të jetë pasaniku, të cilin All-llahu e kishte bërë të pasur duke ia dhënë të gjitha llojet e pasurisë. Ai do të sillet dhe All-llahu do ta njoftojë me veprat që i ka bërë. I Madhëruari do t'i thotë:
"Çfarë bëre me këto?" Ai do të përgjigjet:
"Nuk lash vend pa e shpenzuar pasurinë time për hir Tënd." All-llahu do t'i thotë:
"Gënjen! E ke shpenzuar pasurinë vetëm që të thonë për ty se je dorëdhënë!"
Dhe vërtet ashtu ishte. Pastaj do t'u urdhërohet (engjëjve të rreptë) që të tërhiqet zvarrë me fytyrë përtoke derisa të hidhet në zjarr."


HADITHI 7.
Zoti kënaqet me bariun, i cili thërret ezanin për namaz dhe falet në majë të bjeshkës. Pastaj All-llahu thotë:
"Shiheni robin Tim i cili thërret ezanin dhe e kryen faljen, ai frikohet prej Meje. Unë ia kam falë këtij robi mëkatet e tij dhe e kam pranuar në Xhennet."


HADITHI 8.
"E kam ndarë namazin ndërmjet Meje dhe robit Tim në dy gjysma, dhe ai (robi) do ta fitojë atë për të cilën është lutur."
Kur robi thotë:
"El hamdu lil-lahi rabbil alemin"; All-llahu U thotë:
"Robi Im më lavdëroi."
Kur robi thotë:
"Er-rahmanir-rahim"; All-llahu U thotë:
"Robi Im më lartësoi."
Kur robi thotë:
"Maliki jeumid-din"; All-llahu thotë:
"Robi Im më nderoi."
Kur robi thotë:
"Ijjake na'budu we ijjake nesta'in"; Ai thotë:
"Kjo është ndërmjet Meje dhe robit Tim dhe robit i takon ajo të cilën e kërkon."
Kur robi thotë:
"Ihdinas-siratal mustekim, siratal ledhine en amte alejhim, gajril magdubi alejhim we led-dalin"; Ai thotë:
"Kjo është për robin Tim, dhe ai do ta ketë atë që e ka kërkuar."


HADITHI 9.
Gjëja e parë për të cilën do të japë llogari robi (i All-llahut) në Ditën e Ringjalljes është namazi. Nëse i ka kryer namazet sipas rregullave, atëherë do të jetë i shpëtuar dhe i mirëpritur. Nëse namazet do të jenë të paplota (të mangëta), do të përjashtohet nga mirësia dhe do të jetë i humbur. Nëse do të ketë diçka të paplotësuar nga fardet (obligimet e domosdoshme), All-llahu U do t'u thotë (melekëve):
"Shihni se a ka kryer robi Im ndonjë namaz vullnetar, me të cilin do t'ia kisha plotësuar fardin."
Pastaj edhe veprat tjera do të gjykohen në të njëjtën mënyrë.


HADITHI 10. "Agjërimi është Imi dhe Unë jam ai që jep shpërblimin për të. Agjëruesi i lë ngashërimet seksuale, ushqimin dhe pirjen për hir Tim. Agjërimi është mburojë, e ai që agjëron ka dy gëzime: kur han iftarin dhe kur takohet me Zotin e vet. Ndryshimi i erës së gojës së agjëruesit është më i mirë në syrin e All-llahut sesa era e miskut."

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:28 am

HADITHI 11.
"O biri i Ademit shpenzo, e Unë do të shpenzoj për ty!"

HADITHI 12.
Është thirrur një njeri në llogari prej atyre që kanë jetuar para jush. Te ai nuk u gjet asgjë e mirë, përveç se ai përzihej me njerëzit dhe ua lehtësonte hallet, e gjithashtu, pasi që kishte qenë i pasur, i urdhëronte shërbetorët e tij që t'ia vazhdojnë borxhin atij që gjendej në rrethana të vështira ekonomike.
Pastaj (i Dërguari i All-llahut u) tha se All-llahu ka thënë:
"Ne jemi më të çmuar se ti në këtë. Lëshojeni të shkojë!"

HADITHI 13.
Isha te i Dërguari i All-llahut u kur erdhën te ai dy burra: njëri ankohej nga vobekësia, e tjetri nga vjedhësit. I Dërguari i All-llahut u tha:
"Sa u përket vjedhësve, do të kalojë një kohë e shkurtër, ndërsa karvani do të jetë në gjendje të dalë jashtë Mekkës pa roje (dmth nuk do të ketë më vjedhës). Ndërsa sa i përket vobekësisë, Çasti (Dita e Gjykimit) nuk do të vijë para se ta marrë ndonjëri prej jush pasurinë e vet dhe të shëtitet për t'ia dhënë dikujt, por nuk do të gjejë askend që do t'ia kishte pranuar.
Pastaj dikush nga ju do të paraqitet para All-llahut duke mos pasur as perde, e as përkthyes mes Zotit dhe tij. Pastaj All-llahu do t'i thotë:
"A nuk të dhash pasuri?" Do të përgjigjet:
"Po." All-llahu do të thotë:
"A nuk të dërgova Lajmëtar?" do të thotë:
"Po." Pastaj (i pyeturi) do të shikojë në të djathtë, por nuk do të shohë asgjë pos zjarrit, dhe do të shohë edhe në të majtë, por nuk do të shohë asgjë pos zjarrit.
Pra, secili prej jush le ta mbrojë veten e tij prej zjarrit duke bërë mirësi qoftë edhe me një gjysmë hurme, e nëse nuk e ka këtë mundësi, atëherë me një fjalë të mirë."
HADITHI 14.
All-llahu i Madhëruar dhe i Lartësuar ka një numër të madh të melekëve (engjëjve), të cilët kërkojnë tubime, në të cilat përmendet emri i All-llahut. Kur e gjejnë tubimin (mexhlisin), ata afrohen dhe i mbulojnë me krahët e tyre rreth e për qark ata që janë tubuar duke e mbushur kështu hapësirën deri në qiellin më të afërt. Kur të tubuarit shpërndahen, engjëjt ngrihen në hapësirën qiellore. Pastaj All-llahu U i pyet ata, edhe pse Ai i di të gjitha:
"Prej nga po vini?" ata thonë:
"Po vijmë nga një tubim në Tokë, në të cilin robërit e Tu të lartësonin, të madhëronin, të njësonin, të lavdëronin dhe kërkonin (të mirën) prej Teje." Ai thotë:
"Çfarë të mire kërkonin prej Meje?" Ata thonë:
"Kërkonin Xhennetin Tënd." Ai thotë:
"A e kanë parë ata Xhennetin Tim?" Ata thonë:
"Jo, o Zot." Ai thotë:
"E si do të ishte nëse do ta shihnin Xhennetin Tim?" Ata thonë:
"Ata kërkojnë mbrojtjen Tënde." Ai thotë:
"Prej kujt kërkojnë mbrojtjen Time?" Ata thonë:
"Prej zjarrit Tënd, o Zot." Ai thotë:
"Po a e kanë parë zjarrin Tim?" Ata thonë:
"Jo." Ai thotë:
"E si do të ishte nëse do ta shihnin zjarrin Tim?" Ata thonë:
"Ata kërkojnë faljen Tënde." (I Dërguari u) Tha: Pastaj Ai thotë:
"Unë i kam falur dhe i kam derdhur mbi ta të mirat që m'i kanë kërkuar, dhe ua kam siguruar mbrojtjen Time nga ajo që kanë kërkuar mbrojtje."
(I Dërguari u) tha: Engjëjt thonë:
"O Zot, në mesin e tyre është edhe filani, rob - mëkatar, i cili ishte duke kaluar aty pari dhe (rastësisht) u ul në atë tubim." (I Dërguari u) tha: All-llahu u thotë:
"Gjithashtu edhe atë e kam falur, sepse ata janë një popull, me të cilin ai që rri, nuk vuan."

HADITHI 15.
"Unë jam ashtu siç më parafytyron robi. Jam me të kur më perkujton. Nëse më kujton në vehte, edhe Unë e kujtoj në vehte; nëse më kujton në tubime, Unë e kujtoj në tubime edhe më të mira, nëse më afrohet një pëllëmbë, i afrohem një krah, nëse më afrohet një krah, i afrohem një pash, dhe nëse më afrohet me ecje, i afrohem me shpejtësi."

HADITHI 16.
All-llahu i ka shkruar (përcaktuar) veprat e mira dhe ato të këqia. Pastaj ka spjeguar se ai që ka pasur për qëllim ta kryejë një vepër të mirë dhe nuk e ka kryer All-llahu do t'ia shkruajë një vepër të mirë të plotë, e nëse e ka kryer, atëherë All-llahu do t'ia shkruajë si dhjetë të mira deri në shtatëqind të mira, e madje edhe më tepër. Nëse njeriu ka pasur për qëllim një vepër të keqe dhe nuk e ka kryer, All-llahu do t'ia shkruajë një vepër të mirë të plotë, por nëse e ka kryer, All-llahu do t'ia shkruajë vetëm një vepër të keqe.
HADITHI 17.
O robërit e mi, Unë ia kam ndaluar dhunën Vehtes, dhe e kam ndaluar atë në mesin e juaj, pra mos i bëni dhunë njëri - tjetrit!
O robërit e mi, të gjithë ju jeni të humbur përveç atyre që Unë i kam udhëzuar, pra kërkoni udhëzimin nga Unë dhe Unë do t'ju udhëzoj!
O robërit e mi, të gjithë ju jeni të uritur, përveç atyre që i kam ushqyer Unë, pra kërkoni t'ju ushqej, dhe Unë do t'ju ushqej!
O robërit e mi, të gjithë ju jeni të zhveshur, përveç atyre që Unë i kam veshur, pra kërkoni veshjen Time dhe Unë do t'ju vesh!
O robërit e mi, ju bëni mëkate natë e ditë, e Unë i shlyej të gjitha mëkatet, pra kërkoni nga Unë falje dhe Unë do t'ju fal!
O robërit e mi, ju nuk jeni në gjendje të më dëmtoni edhe sikur të mundoheni (shumë) për ta bërë një gjë të tillë, por as nuk mundeni të më bëni mirë edhe nëse përpiqeni (shumë) për një gjë të tillë!
O robërit e mi, sikur të parët tuaj dhe të fundit tuaj, e gjithashtu edhe (të parët dhe të fundit) prej xhinve të mundohen të jenë të devotshëm sikur ai që ka zemrën më të devotshme prej jush, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim!
O robërit e mi, sikur të parët tuaj dhe të fundit tuaj e gjithashtu edhe (të parët dhe të fundit) prej xhinve të mundohen të jenë të prishur sikur ai, që ka zemrën më të prishur, kjo nuk do ta mungonte (pakësonte) sundimin Tim!
O robërit e mi, sikur të parët tuaj dhe të fundit tuaj, e gjithashtu edhe (të parët dhe të fundit) prej xhinve të ngriheni në një vend dhe të më luteni, Unë do t'i përgjigjem lutjes të çdonjërit prej jush, e kjo nuk do ta pakësojë atë që kam Unë, as aq (ujë) sa mund të merr gjilpëra prej detit!
O robërit e mi, këto janë veprat tuaja, të cilat tek Unë janë të ruajtura dhe të llogaritura, e për to Unë do t'ju shpërblej. Pra, ai që gjen mirë le ta falënderojë All-llahun, ndërsa ai që gjen keq le të mos e fajësojë askë pos vetveten!
HADITHI 18.
O biri i Ademit, Unë rash i sëmurë, e ti nuk më vizitove! Njeriu do të thotë: O Zot, si mundem unë të të vizitoj Ty, kur Ti je Zoti i botërave? All-llahu do të thotë: A nuk e dije se një ndër robërit e mi ra i sëmurë, e ti nuk e vizitove? Dije pra, se nëse e vizitoje do të më gjeje tek ai!
O biri i Ademit, Unë të kërkova ushqim, e ti nuk më ushqeve! Njeriu do të thotë: O Zot, si mundem të të ushqej unë Ty, kur Ti je Zoti i botërave? All-llahu do t'i thotë: A nuk e dije ti se një ndër robërit e mi të kërkoi ushqim, e ti nuk i dhe? Dije pra, se nëse e ushqeje, do të më gjeje tek ai!
O biri i Ademit, Unë të kërkova ujë, e ti nuk më dhe! Njeriu do të thotë: O Zot, si mundem unë të të jap ujë, kur Ti je Zoti i botërave? All-llahu do të thotë: A nuk e dije ti kur të kërkoi një ndër robërit e mi ujë, e ti nuk i dhe? Dije pra, se nëse do t'i jepje ujë, do të më gjeje Mua tek ai!

HADITHI 19.
Krenaria është mbështjellësi Im (rida-pjesa e lartme e ihramit), ndërsa madhështia është petku Im (izar-pjesa e poshtme e ihramit), pra kush dëshiron të matet me Mua në këto dy gjëra, Unë do ta hedh në zjarr!

HADITHI 20. Dyert e Xhennetit janë të hapura të hënave dhe të enjteve, dhe secilit rob të All-llahut, i cili nuk i ka bërë All-llahut shok (në adhurim) do t'i falen mëkatet, përveç atij që i është hidhëruar vëllait të vet. Për ta do të thuhet:
Vonoheni (faljen e mëkateve) derisa të pajtohen, vonoheni derisa të pajtohen, vonoheni derisa të pajtohen!
__________________

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:28 am

HADITHI 21. "Do të jem armik ndaj tri lloje njerëzish në Ditën e Ringjalljes:
Ndaj njeriut që e ka dhënë fjalën duke u betuar në Mua, dhe e ka thyer atë;
Ndaj njeriut që e ka shitur njeriun e lirë dhe fitimin e ka shpenzuar (dmth e ka robëruar njeriun e lirë), dhe
Ndaj njeriut që ka marrë punëtor dhe ia ka caktuar rrogën, ndërsa pas kryerjes së punës nuk ia ka paguar punëtorit atë që e ka merituar."

HADITHI 22.

Asnjëri prej jush le të mos e nënçmojë veten!
(Shokët) i thanë:
O i dërguar i All-llahut, si mundet ndonjëri prej nesh ta nënçmojë veten?
Ai është përgjigjur:
Kur një njeri sheh ndonjë çështje, e cila ka të bëjë me fenë e All-llahut, e ai nuk flet, atëherë All-llahu në Ditën e Ringjalljes i thotë:
Ç'të pengoi ta thuash të vërtetën rreth asaj çështjeje?
Njeriu do të thotë:
Frika prej njerëzve.
All-llahu do t'i thotë:
Më mirë do të ishte nëse më frikoheshe Mua!
HADITHI 23.
Vërtet All-llahu do të thotë në Ditën e Ringjalljes:
"Ku janë ata që e donin njëri - tjetrin për hir të Madhërisë sime? Sot Unë do t'i strehoj ata nën hijen Time, se kjo është dita në të cilën nuk ka hije përveç hijes Time!"

HADITHI 24.
Kur All-llahu e do ndonjë nga robërit e Tij e thërret Xhibrilin u dhe i thotë:
Unë e dua këtë njeri, pra duaje edhe ti!
Atëherë edhe Xhibrili e do atë njeri. Pastaj Xhibrili thërret në hapësirën qiellore duke thënë:
All-llahu e do këtë njeri, pra duajeni edhe ju! Atëherë edhe banorët e qiellit e duan ate. Pastaj (ky njeri) pranohet edhe në tokë.
Nëse All-llahu nuk e do ndonjë nga robërit e Tij e thërret Xhibrilin dhe i thotë:
Unë nuk e dua këtë njeri, pra mos e duaj as ti!
Atëherë edhe Xhibrili nuk e do atë njeri. Pastaj Xhibrili thërret në hapësirën qiellore duke thënë:
All-llahu nuk e do këtë njeri, pra as ju mos e doni! Atëherë as ata nuk e duan atë, pastaj ky njeri urrehet edhe në tokë.

HADITHI 25.
Do t'i shpall luftë atij që tregon armiqësi ndaj robit Tim!
Robi Im nuk më afrohet në mënyrë tjetër, përveç duke i kryer fardet (obligimet e domosdoshme). Ai vazhdon të më afrohet edhe më tepër me anë të veprave vullnetare, që e shton edhe më tepër dashurinë Time ndaj tij, e kështu Unë filloj ta dua ate, e kur e dua, atëherë bëhem veshi me të cilin dëgjon, syri me të cilin sheh, dora me të cilën bie, dhe këmba e tij me të cilën ecë. Nëse ky rob kërkon diçka prej meje, Unë me siguri do t'ia jap, nëse kërkon strehimin Tim, vërtet Unë do ta strehoj atë. Unë nuk nguroj për asgjë më tepër se në marrjen e shpirtit të robit Tim fisnik: ai e urren vdekjen, e Unë e urrej lëndimin e tij.
HADITHI 26.
Vërtet prej të gjithë të devotshmëve më së tepërmi e pëlqej besimtarin e varfër, i cili është në skamje, e megjithatë tregon një vëmendje të posaçme gjat namazit, si dhe bindje të plotë gjat adhurimit të Zotit të tij duke e respektuar atë në vetmi; nuk gjendet në sy të keq tek njerëzit, nuk tregohet me gisht drejt tij, dhe mundësia e jetesës së tij arrin vetëm kushtet elementare, e ai përsëri duron.
Pastaj i Dërguari i All-llahut u tha:
Vdekja do të kishte ardhur më herët tek ai, por ngushëlluesit e tij do të ishin pak (në numër) dhe i vogël do të ishte trashëgimi i tij.

HADITHI 27.
E pyetëm Abdull-llah ibn Mesudin t për ajetin:
"Dhe assesi mos mendoni se janë të vdekur ata që u vranë në Rrugën e All-llahut! Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u furnizuar te Zoti i tyre"
(Ali Imran; 169)
Dhe ai tha:
Edhe ne kemi pyetur (të Dërguarin e All-llahut u) dhe na ka thënë:
Shpirtrat e tyre janë në brendësi të zogjve të gjelbër, duke pasur kandila të varur për Arsh dhe (këto njerëz) shetisin në Xhennet nga të duan, pastaj pushojnë dhe qetësohen në ato kandila. Atëherë Zoti ua hedh një shikim dhe u thotë:
"A dëshironi diçka tjetër?" ata thonë:
"Çka mundemi të dëshirojmë, kur po shetisim lirisht dhe kah të duam në Xhennet?" All-llahu ua drejton tri herë këtë pyetje, e ata, kur e shohin se do të pyeten përsëri, përgjigjen:
"O Zot, dëshirojmë që të na i vendosësh edhe një herë shpirtrat në trupat tonë (dmth në dunja) dhe të luftojmë derisa të vdesim edhe një herë në rrugën tënde." Kur Ai sheh se ata nuk kanë nevojë për asgjë tjetër, i le të qetë.
HADITHI 28.
Në mesin e paraardhësve të juaj ishte një njeri, i cili kishte një plagë, dhe prej dhimbjeve të tmerrshme, të cilat më nuk mund t'i duronte, mori thikën dhe preu dorën, prej së cilës rrodhi gjak derisa vdiq.
All-llahu U tha:
"Robi Im më tejkaloi në vehten e tij (dmth shkeli ligjin Tim), pra Unë ia kam ndaluar atij hyrjen në Xhennet."

HADITHI 29.
Kur unë ia marr robit besimtar shokun nga banorët e dunjasë, e pastaj ai duron, çfarë shpërblimi i takon atij përveç Xhennetit?

HADITHI 30.
"Nëse robi Im dëshiron të takohet me Mua, edhe Unë dëshiroj të takohem me të, e nëse ai nuk dëshiron të takohet me Mua, as Unë nuk dëshiroj të takohem me të."
Një hadith i ngjashëm në një transmetim më të gjërësishëm thotë:
Nga Ajsha t përcillet se i Dërguari i All-llahut u ka thënë:
Atë që dëshiron të takohet me All-llahun, edhe All-llahu dëshiron ta takojë, e atë që nuk dëshiron takim me All-llahun, as All-llahu nuk dëshiron ta takojë.
Unë (thotë Ajsha t) thash: O i dërguar i All-llahut, a është kjo nga urrejtja e vdekjes, sepse ne të gjithë e urrejmë vdekjen? Ai (i Dërguari i All-llahut u) tha:
Nuk është ashtu, por kur besimtarit i jepet lajmi për mëshirën dhe kënaqësinë e Zotit, si dhe pranimi i tij në Xhennet, ai dëshiron ta takojë All-llahun, e edhe All-llahu dëshiron ta takojë atë, ndërsa kur mosbesimtarit i jepet lajmi i dënimit nga All-llahu dhe hidhërimit të Tij, ai vërtet nuk dëshiron ta takojë All-llahun, e as All-llahu nuk dëshiron ta takojë atë.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:28 am

HADITHI 31.

Një njeri tha: Pasha All-llahun, All-llahu nuk do ta falë filanin!
Në këtë All-llahu i Lartësuar tha:
"Kush është ai, që betohet se Unë nuk do ta fal filanin? Me të vërtetë Unë e fala atë, ndërsa i asgjësova veprat e tua!"

HADITHI 32.
Një njeri, i cili ia kishte ngarkuar vehtes disa mëkate të mëdha, kur ra në shtratin e vdekjes u tha djemve të vet:
"Kur të vdes më digjni, e pastaj më shtypni dhe ma hidhni hirin në det, se pasha All-llahun, nëse Ai më merr në dorë, do të më dënojë ashtu si askë më parë!" Dhe djemtë e bënë atë që u tha i ati. Pastaj All-llahu i tha tokës:
"Nxirre atë që ke marrë!" dhe njeriu u duk aty (para All-llahut). All-llahu tha:
"Ç'të shtyu ta bësh atë gjë?" njeriu tha:
"Frika prej teje, o Zoti Im!"
Për këtë shkak All-llahu e fali atë.

HADITHI 33.
Një rob (i All-llahut) bëri një mëkat dhe tha:
"O Zoti im, ma fal mëkatin!" I Lartmadhëruari tha:
"Robi Im ka bërë një mëkat duke e ditur se Zoti i tij i fal mëkatet, por edhe dënon për ta."
Robi përsëri ka bërë një mëkat dhe ka thënë:
"O Zot, ma fal mëkatin!" I Lartmadhëruari tha:
"Robi Im ka bërë një mëkat dhe ka ditur se Zoti i tij fal dhe dënon."
Robi bëri edhe një mëkat dhe përsëri tha:
"O Zot, ma fal mëkatin!"
Dhe i Lartmadhëruari tha:
"Robi Im e ka bërë mëkatin duke e ditur se Zoti i tij fal dhe dënon për mëkatet. Bë ç'të duash, Unë të kam falë!"
HADITHI 34.
"O biri i Ademit, derisa të më lutesh Mua dhe të kërkosh nga Unë (falje), Unë do të fal!
O biri i Ademit, qofshin mëkatet e tua deri në qiell, nëse kërkon falje nga Unë, Unë do të fal!
O biri i Ademit, nëse vjen te Unë me mëkate të mëdha sa toka, pastaj më drejtohesh duke mos më bërë shok (në adhurim) Unë do të dhuroj falje po aq të madhe!"

HADITHI 35.
All-llahu i Lartmadhëruar zbret çdo natë në qiellin e tokës të tretën e fundit të natës dhe thotë:
"Kush është duke m'u lutur që t'ia pranoj lutjen?; Kush është duke më kërkuar, që t'i jap atë që kërkon? Kush është duke më kërkuar falje, që t'ia fal (mëkatet)?"
në transmetimin e Muslimit hadithi përfundon:
"Dhe kështu vazhdon deri në agim"

HADITHI 36.
Besimtarët do të tubohen në Ditën e Ringjalljes dhe do të thonë:
"T'i themi dikujt të ndërmjetësojë për ne tek All-llahu!" dhe do të shkojnë te Ademi dhe do t'i thonë:
"Ti je babai i njerëzimit, All-llahu të krijoi me dorën e tij dhe u urdhëroi melekëve që të të përulen, dhe Ai t'i mësoi ty emrat e çdo gjëje, pra ndërmjetëso për ne te All-llahu që të na lirojë prej këtij vendi, në të cilin gjendemi!" ai do të thotë:
"Unë nuk jam në gjendje për ta bërë një gjë të tillë." dhe do t'ua përmendë gabimin e tij (në Xhennet), do të ndihet i turpëruar dhe do t'u thotë:
"Shkoni te Nuhu, se ai është i dërguari i parë banorëve të tokës!" dhe kur do të shkojnë te ai, do t'u thotë:
"Unë nuk jam në gjendje ta bëj një gjë të tillë." Dhe do ta përmendë kërkesën që ia bëri All-llahut për një gjë, rreth së cilës nuk kishte njohuri. Nuhu do të ndihet i turpëruar dhe do t'u thotë:
"Shkoni te miku i Mëshiruesit, (Ibrahimi u)!" ndërsa ai do t'u thotë:
"Unë nuk jam në gjendje ta bëj një gjë të tillë, shkoni te Musai, robi dhe Fjala e All-llahut, të cilit ia ka dhënë Tewratin." Por kur do të shkojnë te ai, do t'u thotë:
"Unë nuk jam në gjendje ta bëj një gjë të tillë." Dhe do t'ua përmendë rastin kur e ka vrarë një person në vend të një tjetri. Kështu ai do të ndihet i turpëruar nga Zoti i tij dhe do t'u thotë:
"Shkoni te Isai, rob i All-llahut dhe Lajmëtar, fjala e All-llahut dhe shpirti!" atëherë do të shkojnë te ai, dhe ai do t'u thotë:
"Unë nuk jam në gjendje ta bëj një gjë të tillë, por shkoni te Muhammedi r (qoftë bekimi dhe paqja e All-llahut mbi të) të cilit rob All-llahu ia ka falë të gjitha mëkatet, të kaluarat dhe të ardhshmet!"
Atëherë (thotë i Dërguari i All-llahut u) do të vijnë tek unë e unë do të kërkoj leje që të shkoj te Zoti Im. Leja do të më jepet, dhe unë do të shkoj te All-llahu dhe do t'i bëj sexhde (do të përulem). All-llahu do të më lë ashtu një kohë, aq sa do të dëshirojë dhe do të më thotë:
"Çoje kokën. Kërko dhe do të jepet, flit dhe do të dëgjohesh, ndërmjetëso dhe do të pranohet!"
Pastaj unë do ta çoj kokën dhe do ta falënderoj në një mënyrë nderuese që do të ma mësojë Ai, dhe do të ndërmjetësoj, e Ai do të më japë (një numër të caktuar njerëzish), e unë do t'i pranoj ata në Xhennet. Pastaj do të shkoj përsëri te Ai, dhe kur do ta shoh do të përulem ahtu siç u përula herën e parë. Pastaj do të ndërmjetësoj dhe Ai do të mi caktojë (disa njerëz), e unë do t'i pranoj ata në Xhennet. Atëherë do të lutem edhe për të tretën herë, e edhe për të katërtën dhe do të them: në zjarr mbesin vetëm ata, që i ka përshkruar Kur'ani. Nuk ka dyshim se këto njerëz do të jetojnë aty përgjithmonë.
në transmetimin e Buhariut shtohet:
I Dërguari i All-llahut u tha:
Do të dalë prej Xhehennemit ai që ka thënë:
"Nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut", dhe i cili ka në zemrën e tij mirësi, qoftë edhe sa një kokërr gruri: pastaj do të dalë prej Xhehennemit ai që ka thënë:
"Nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut" dhe i cili ka në zemrën e tij mirësi sa një thërmi mielli; dhe do të dalë prej Xhehennemit ai që ka thënë:
"Nuk ka hyjni tjetër perveç All-llahut" dhe që në zemrën e tij ka pasur mirësi në madhësinë e thërmisë së atomit.
HADITHI 37.
"Kam përgaditur për robërit e drejtë atë që syri nuk ka parë, veshi nuk ka dëgjuar dhe as që ka paramenduar zemra e njeriut."
ebu Hurejre t thotë: Për këtë çështje mundeni të lexoni edhe në Kur'an:
"Askush nuk e di se ç'kënaqësi u është pregaditur për atë që kanë punuar!"
(Sexhde-17)

HADITHI 38.
Kur All-llahu krijoi Xhennetin dhe Zjarrin (Xhehennemin), e dërgoi Xhibrilin te Xhenneti duke i thënë:
"Shko dhe shih se ç'kam pregaditur për banorët e tij". Atëherë Xhibrili shkoi në Xhennet dhe pa çfarë kishte përgaditur All-llahu për banorët e Xhennetit. Kur engjëlli u kthye te All-llahu tha:
"Pasha Madhërinë tënde, askush nuk di për të pa hyrë brenda!"
Atëhërë All-llahu urdhëroi që Xhenneti të rrethohet me vështirësi, dhe i tha Xhibrilit:
"Kthehu dhe shikoje përsëri!" meleku shkoi përsëri në Xhennet dhe e pa se qe i rrethuar me vështirësi, dhe kur u kthye te All-llahu tha:
"Pasha Madhërinë tënde, frikësohem se askush nuk do të hyjë në të!"
Atëherë All-llahu iu drejtua përsëri Xhibrilit dhe i tha:
"Shko te zjarri dhe shih se ç'kam përgaditur për banorët e tij!" Kur e pa Xhibrili zjarrin, pa se qe i ndërtuar në shtresa - një mbi një. U kthye te All-llahu dhe tha:
"Pasha Madhërinë tënde, ai që do të dinte për te, nuk do të dëshironte të hyjë në të!"
Atëherë All-llahu urdhëroi që të rrethohet me kënaqësi, dhe i tha Xhibrilit:
"Këthehu në të!" ai u kthye dhe tha:
"Pasha Madhërinë tënde, frikësohem se askush nuk do t'i shpëtojë hyrjes në të"

HADITHI 39.
U zurën Xhenneti dhe Xhehennemi ndërmjet vehte dhe Xhehennemi tha:
"Te unë gjendet i fuqishmi dhe kryelarti", ndërsa Xhenneti tha:
"Te unë gjendet i dobëti dhe i vobekti" pastaj gjykoi All-llahu ndërmjet tyre:
"Ti je Xhenneti, mëshira Ime, nëpërmjet teje Unë i tregoj mëshirë atij që dëshiroj, ndërsa ti je zjarri, ndëshkimi Im, nëpërmjet teje dënoj atë që dëshiroj, dhe është caktimi Im që secili prej jush ta ketë hisen e vet!"

HADITHI 40.
All-llahu do t'u thotë banorëve të Xhennetit:
"Banorë të Xhennetit!" ata do të thonë:
"Zoti ynë, po të përgjigjemi, jemi nën dëshirën e kërkesës Tënde dhe mirësia gjendet në duart tua" atëherë All-llahu do të thotë:
"A jeni të kënaqur plotësisht?" ata do të përgjigjen:
"O Zot, si të mos jemi të kënaqur, kur Ti na ke dhënë atë që nuk ia ke dhënë asnjërës prej krijesave tua?" All-llahu do të thotë:
"A nuk dëshironi që t'u jap diçka tjetër, më të mirë se kjo?" ata do të përgjigjen: "O Zot, çka mund të jetë më e mirë se kjo që na e ke dhënë?" Ai do të thotë:
"Unë do ta bëj që mirësia Ime të zbresë mbi ju, dhe pas kësaj më nuk do të jem i pakënaqur me ju!"

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:29 am

Transmeton Abdullah ibën Amër ibën Asi [radiall-llahu anhu] i cili thotë: “Nuk ka qenë Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] i pamoralshëm e as i degjeneruar. Ai çdo herë thoshte: “ Më të mirët prej jush janë ata që kanë moral më të lartë” (Muttefekun alejhi)

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:29 am

Nevas ibën Sem’an Elensarij [radiall-llahu anhu] thotë: e pyeta Pejgamberin [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] për mirësinë dhe mëkatin dhe më tha: “bamirësi është morali i lartë kurse mëkat është ajo që të brenë në zemër dhe urren që ta shohin njerëzit.” (Transmeton Muslimi)

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:29 am

Hadithe, eshte shumesi i fjales Hadith, qe d.m.th. ne aspektin fetar, thenie te Profetit Muhamed a.s.!

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:29 am

Ne gjuhen shqipe do te kuprohej si:
Hadithe=hadete=tradita gojore te transmetueme bres pas brezi
SoKoLi-i-Maleve nuk është në linjë Përgjigju Me Kuotë

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:29 am

Njė hadith i bukur

Pejgamberi (s.a.v.s.) ka thėnė: "Disa njerėz do tė vijnė Ditėn e Gjykimit dhe imani i tyre do tė jetė i pashėm. Drita e tij do tė shndrit prej gjokseve tė tyre dhe prej duarve tė djathta tė tyre. Kėshtu qė do tu thuhet atyre, `Pėrgėzim pėr juve sot!"

Esselamu Alejkum dhe mirėsi pėr ju! Hyni nė atė (Xhenet) pėrherė! Kėshtu qė Engjėjt dhe Pejgamberėt do tua kenė lakmi pėr dashurin e Allahut ndaj tyre!

"Kėshtu qė sahabet pyetėn, `Kush janė ata, O i Dėrguari i Allahut?`

Muhamedi (s.a.v.s.) iu pėrgjigj: Ata nuk janė prej neve dhe ata nuk janė prej jush. Ju jeni shokėt e mijė, ata janė tė dashurit e mijė. Ata do tė vijnė pas jush dhe do ta gjejnė librin (Kuranin) tė lėnė anash dhe sunetin tė mbytur prej tyre (njerėzve). Kėshtu qė ata do ta kapin librin dhe sunetin dhe do ti ringjallin ato. Pra ata do ti lexojnė ato dhe do tua mėsojnė ato (Kuranin dhe Sunetin) njerėzve dhe ata do tė pėrjetojnė nė atė rrugė dėnim mė tė ashpėr dhe mė tė shėmtuar se sa ju (o sahab) qė keni pėrjetuar.

Nė tė vėrtet Imani i njėrit prej tyre ėshtė i barabartė me imanin e 40 prej jush. Njė shehid prej tyre ėshtė i barabartė me 40 shehid prej jush. Pėr arsye se ju keni gjetur ndihmues ndaj tė vėrtetės (Pejgamberin s.a.v.s.) dhe ata nuk do tė gjejnė ndihmues ndaj tė vėrtetės. Prandaj ata do tė rrethohen nga Sundimtarėt Tiran nė ēdo vend, dhe ata do tė jenė nė rrethinėn e Bejt ul-Magdisit (el-Kudsit).

Nusrah (fitorja) e Allahut do tė ju vijė atyre, dhe ata do ta kenė nderin e saj nė duart e tyre." Pastaj ai (s.a.v.s.) tha, O Allah! Dhuroju atyre Nusrah (fitore) dhe bėni ata prej shokėve tė mijė tė afėrt nė Xhenet. (Amin, Amin o i Dėrguar i Allahut)

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:30 am

SELAMUN ALEJKUM VE RAHMETULLAHI VE BERAKATUHU

Bismilah
Ve salatu ve selamu ala Rasulilah
Ve ala menit-tebe`a Hudah


Enderr e habitshme e Pejgamberit tone (alejhi salatu ve selam)

Ky Hadith eshte i marrur nga libri i Dijetarit Ibn Kaj-jim (r.a)

Me titull "el-Vabilu-Saj-jib"

Thote Ibn Kajimi (r.a)
"Ne kete Hadith madheshtore, me pozit te larte, qe duhet cdo musliman ta mesoje permendesh. Do ta permendim komplet per shkak te perfitimit qe nxjerrim nga ky hadith e nevojshemrin e krijesave per te....
KY eshte Hadithi i Seid ibn Musej-jibit nga AbduRrahman ibn Semurah ibn Xhundub i icli thote:" Doli nje dite prej diteve Pejgamberi (alejhi salatu ve selam) e ne ishim te kopshti i "suf-fes" ne Medine. U ngrejt ne kembe e tha: " Me te verte une mbreme pashe (nje enderr) te habitshme.
1) Pashe nje person nga Ymeti im qe ju prezantua atij Meleku i Vdekjes per ti marrur shpirtin atij..Por i erdhi (ne ndihme) atij Mirsjedhja e tij ndaj prinderve dhe e largoje Melekun e Vdekjes prej tij........
2) Pashe nje person nga Ymeti im qe ishte perfshire nga denimi i Varrit..E i vjen (ne ndihme) atij Abdesi qe ai kishte marrur dhe e shpetojne ate nga ai denim...............
3) Pashe nje person nga Ymeti im qe e friksonin ate Shejtanet..E i vjen (ne ndihme) atij Permendja e Allahut dhe ja largon Shejtanet prej tij......
4) Pashe nje person nga Ymeti im qe e friksonin ate Melaiket e Denimit ..E i vjen (ne ndihme) atij Namazi i tij dhe e shpeton nga duart e trye ..........
5) Pashe nje person nga Ymeti im qe etja e kishte perveluar..Sa here qe bente tiu afronte ndonje pellgu me uje..largohej prtej tij e u pengonte..E i vjen (ne ndihme) atij Agjerimi i Ramazanit qe ai kishte bere dhe e gostisin me uje sa qe ai e shlyen etjen qe e kishte kapluar.....
6) Pashe nje person nga Ymeti im e pashe Pejgamberanet te ulur neper grupe (mexhlise) Sabente ky njeri tiu afronte ndonje mexhlisi prej ketyre mexhliseve...largohej prej tyre u pengonte...E i vjen (ne ndihme) atij Gusuli i marrur nga xhunuplleku e marrin prej dore dhe e ulin pran meje .....mexhlisit tim....
7) Pashe nje person nga Ymeti im qe perpara tij kishte erresire ..prapa tij ishte erresire...nga e djathta e tij ishte erresire..nga e majta e tij ishte erresire...siper tij erresire ..e poshte tij erresire..E ai rrinte i shashtisur (nuk dinte te leviste) nga te ikte...E i vjen (ne ndihme) atij Haxhilleku e Umreja qe ai kishte kryer..dhe e nxjerrin ate prej erresires ne drite.....
8) Pashe nje person nga Ymeti im qe me duart e tij ju runate flakeve te zjarrit e prushit te tij...E i vjen (ne ndihme) atij Sadekaja e dhene ..e behet penges midis tij e zjarrit dhe behet mbules mbi koken e tij.......
9) Pashe nje person nga Ymeti im qe i fliste Besmitareve e ato nuk i flisnin atij..E i vjen (ne ndihme) atij Lidhja e farefisit e i thote besimtareve:" O besimtare ..ky njeri ishte qe e ka lidhur farefisin e tij me vizita te ngrohta..E i flasin atij Besimtaret dhe e takojen e ai i takon ato................
10) Pashe nje person nga Ymeti im qe e friksonin ate Zebanijet (melaiket e zjarrit) E i vjen (ne ndihme) atij Urdherimi per mire e ndalimi per keq qe ai kishte bere ne dynja..dhe e vendosin tek Melaiket e meshires......
11) Pashe nje person nga Ymeti im te gjunjezuar ,,Midisi tij e Zotit kishte penges...E i vjne (ne ndihme) atij Morali i mire dhe e merr per dore dhe e fut ne audjencen e Allahut ....
12) Pashe nje person nga Ymeti im qe libri kur i zbret i vjne nga e majta e tij...E i vjen (ne ndihme) atij Friksimi i tij nga Allahu dhe e mer librin dhe e vendos nga ana e djathte e tij................
13) Pashe nje person nga Ymeti im qe ju pakesua peshorja e puneve te mira ..E i vjen (ne ndihme) atij femijte (pasardhesit e tij) qe ai kishte edukuar mire (sic duhet) dhe ja rendojne peshoren e tij.....
14) Pashe nje person nga Ymeti im qe qendronte ne kembe buze zjarrit te xhehenemit...E i vjen (ne ndihme) atij perjetimi i frikes se Allahut (dridhjet e zemres se tij)..dhe e shpetojne ate nga ajo gjendje dhe ai vazhdon rrugen per ne parajs.........
15) Pashe nje person nga Ymeti im te hidhet ne Zjarr..E i vjen (ne ndihme) atij Loti qe ai kishte derdhur nga frika prej Allahut dhe e shpeton ate nga Zjarri...........
16) Pashe nje person nga Ymeti im qe ishte ne kembe te Ures se Siratit..e dridhej si gjethet e palmes nga stuhija e forte..E i vjen (ne ndihme) atij Mendimi i mire qe ai ka pas per Allahun dhe ja qetesojne dridhjet ..e ai vazhdon ne qetesi rrugen per ne xhenet.....
17) Pashe nje person nga Ymeti im qe zvarritej mbi Uren e Siratit...nga nje here ecte ne kembe nga nje here binte nga nje here ecte kemba dorazi e nga nje here kacavirrej....E i vjen (ne ndihme) atij Salavate qe ai ka rene mbi mua....dhe e cojen ne kembe te drejtuar dhe e shpetojne ate...........
18) Pashe nje person nga Ymeti im qe arrin deri tek portat e xhenetit ..e dyert e saj i mbyllne pa e lene ate te futet ne xhenet....E i vjen (ne ndihme) atij Deshmija "La ilahe il-la Allah" Zka zot te vertet pervec Allahut. dhe ja hapin dyert dhe ai futet ne xhenet....."

E transmeton kete Hadith Hafiz Ebu Musa el-Medenij-j ne librin e tij "Tergib fa hisal el-munxhij-jeh ve terhib minel-hilal el-merdij-jeh" e librin e tij e ka ndertuar ne baze te shpjegimit te ketij hadithi ...e ka thene per kete hadith...."Ky Hadith eshte Hasen xhid-den..(shume i mire) e transmetoi nga Seid ibn Musej-jibi ,,,,Amr ibn Azer...Alij ibn Zejd ibn Xhud`an...dhe Hilal Ebu Xhebeleh.......
Ka qen Shejhu i Islamit Ibn Tejmij-jeh (Zoti ja shejnterofte Shpirtin) e madheshtonte shume kete Hadith ..e me ka ardhur mua prej tij se ai ka thene "Argumentet e vertetesis jan te dukshme per kete Hadith"

Kaq ishte ajo qe thote ibn Kaj-jimi per kete hadith......
Ju lej ta shijoni kete hadith ashtu te lire....duke ju kujtuar ate bejten qe permend Imam Nevevij-ju ne fillim te librit te tij "rijadu-salihin"
Ine lilahi ibaden futana ....taleku dunja ....e deri sa thote....
Ve Tehadhu salihal E`amali fiha Sufuna....
qe do te thote.....Me te vertet Allahu ka ne kete bote njerez qe e Adhurojne ate,,,,qe me dynjan ato jan ndare....E punet e mira i kan marre si Anije per te kaluar uqeanet e pengesave........
Keshilla ime ishte vetem kjo....Shtoni nga keto pune qe do te behen ndihmes per te shpetuar ate dite ....qe kush humb humb per gjithmon,,e kush fiton e shpeton fiton e shpeton pergjithmon,,,

Na befte Allahu prej Atyre qe shptojne

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Sponsored content Today at 9:56 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 5 1, 2, 3, 4, 5  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi