Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Thesar hadithesh

Faqja 4 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:41 am

Porosi nga Pejgamberi a.s.

Pejgamberi a.s. me këtë porosi na tërheq vërejtjen që t’iu shmangemi shtatë mëkateve të cilat janë shumë të dëmshme për besimtarin.

Prej Ebu Hurejres r.a. transmetohet se Pejgamberi a.s. ka thënë:

Ruhuni nga shtatë mëkatet të cilat ju çojnë në zhdukje, (shokët e tij) thanë:
E cilat janë ato o i Dërguar i All-llahut ?
Pejgamberi a.s. tha:
Të bërit rival, ortak All-llahut,
sihri (magjia)
mbytja e njeriut të cilin akt All-llahu e ka ndaluar, përpos nëse ajo bëhet me të drejtë ,
ngrënia e kamatës,
ngrënia e pasurisë së jetimit,
të ikurit nga fronti i luftës dhe
shpifja ndaj femrës së ndershme muslimane.

Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:41 am

hesar hadithesh
Nga Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, trasmetohet se ka thene: ' I Derguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ka thene:

' Vertet All-llahu i madheruar eshte i mire dhe nuk pranon pervec mire, dhe vertete All-llahu u ka urdheruar besimtareve ate qe u ka urdheruar te derguarve. I madheruari ka thene: ' O ju te derguar, hani gjerat e mira dhe punoni mire.' I madheruari ka thene: ' O ju besimdrejte, hani gjerat e mira me te cilat u kemi furnizuar.' Pastaj e permendi njeriun , i cili ka udhetuar gjateme floke te shpupurituradhe te pluhurosura dhe i cili shtriu duart e tij kah qielli: ' O Krijues, o Krijues! Kurse ushqimi i tij eshte haram, dhe pija e tij haram, dhe veshmbathja e tij haram, dhe eshte ushqyer me haram. E si do te pranohet lutja e tij!' "

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:41 am

Trasmetohet nga Enes ibn Maliku se me ardhjen e Muajit te Ramadanit, Muahamedi a.s. ka thene: "U erdhi ky muaj , i cili ka vlere me shume se nje mije muaj e atij qe i ndalohet, i eshte ndaluar gjithe miresia. Te miren e tij e refuzon vetem i mallkuari." (Ibn Maxhe)

Trasmetohet nga Ubade ibn Samit se Muhamedi a.s. per Naten e Kadrit ka thene: "Kjo nate eshte ne Ramadan, ne dhjete ditet e fundit, (gjegjesisht) ne diten e njezet e nje, njezet e tre, njezet e peste, njezete e shtate, njezete e nente ose naten e fundit. Kush lutet ne ate nate me kenaqesi, i falen mekatet e kaluara dhe te ardhshme." (Ahmedi)

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:42 am

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijallahu anhu, se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Do të vijë një kohë për njerëzit ku do të hanë kamatën.” Ebu Hurejra pyeti: “A të gjithë njerëzit?” Ai, sal-lallahu alejhi ve sel-lem tha: “Ai që nuk do të hajë prej tyre do të marrë prej pluhurit të saj.” [Ebu Davudi, Nesaiu, Ibn Maxhe].
Ajo që vihet re sot është se çdo fjalë prej fjalëve të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem tingëllon reale dhe tregon madhështinë dhe vërtetësinë e mesazhit të tij, sepse ai nuk flet nga vetvetja, po është shpallje nga All-llahu.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:42 am

Trasmetohet nga Ebu Hurejera se Muhamedi a.s. ka thene:"Agjerimi mbron nga morali i keq sepse ai qe agjeron nuk flet gjera te turpshme dhe nuk bertet. Nese (eventualisht) e shan ndokush ose e sulmon, le te thote: 'Une agjeroj, une agjeroj'." (Buhariu dhe Muslimi)

Trasmetohet nga Ebu Hurejre se Muhamedi a.s. ka thene:"Zoti nuk ka nevoje per njeriun qe e braktis ushqimin e pirjen e nuk e braktis fjalen e keqe dhe vepren e lige." (Buhariu)
__________________
* " Vepra e nje personi ne mesin e njemije njerezve ka me teper ndikim se fjalet e nje mije njerezve drejtuar nje personi " *

Hasan El-Basri

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:42 am

Transmeton Buhariu në Sahihun e tij (nr: 6640) nga Semureh bin Xhundub, radijallahu anhu, i cili ka thënë: “Prej gjërave të shpeshta që i bëntë Resulullahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, ishte edhe ajo që u thonte shokëve të tij: A ka parë dikush ndonjë ëndërr? Dhe ashtu shumë njerëz ia rrëfenin tregimet e tyre.
Një ditë ai vet na tregoi: Natën e kaluar më erdhën dy vetë, më ngritën e pastaj më thanë: Nisu!
Unë u nisa me ata derisa arritëm te një njeri i shtrirë, dhe një tjetër i cili i rrinte afër me një gure të madh. U habita kur ky njeriu lëshoi gurin mbi kokën e tjetrit dhe ia çau kokën.
Guri rrotullisej deri në një vend dhe ky shkonte prap për ta marrur gurin, e gjatë kësaj kohe, koka e tjetrit u kthente në formën e parë.
Pastaj prap kthehej te ai dhe ia bënte ashtu siç i bëri herën e parë.
Iu thash atyre dyve: Subhanalla! Ç’është kjo? Më thanë: Vazhdo, vazhdo!
Vazhduam rrugën derisa arritëm te një njeri i mbështetur, ndërsa një njeri tjetër qëndronte pranë tij me kanxhë të hekurt, i cili e kapte njërën anë të fytyrës së tjetrit dhe ia shkoqte qoshen e gojës deri në qafë, fejzën deri në qafë dhe syrin deri në qafë.
Pastaj i dilte nga ana tjetër dhe vepronte ashtu si veproi me anën e parë. Posa e kryente anën e dytë, ana e parë u kthente në formë të rregulluar.
Ky, prap kthehej dhe vepronte ashtu si veproi herën e parë.
Iu thash: Subhanalla! Ç’është kjo? Më thanë: Vazhdo, vazhdo!
Vazhduam derisa arritëm te diçka që i përngjante furrës – tha (transmetuesi): më duket se thonte – dhe aty dëgjoheshin zëra dhe ushtimë. Tha: Shikuam aty. Aty kishte burra e gra të zhveshur. Atyre u vinte një flakë e madhe prej poshtë. Kur i arrinte flaka, britnin shumë.
Iu thash: Kush janë këta? Më thanë: Vazhdo, vazhdo!
Vazhduam derisa arritëm te një lumë – tha (transmetuesi): më duket se thonte – i kuq sikurse gjaku. U habita kur në atë lumë pash një notues, ndërsa në breg të lumit kishte një njeri i cili kishte mbledhur shumë gurë.
Notuesi, notonte sa notonte, ndërsa ky që kishte mbledhur gurët ia hapte gojën dhe ia mbushte me gurë. Vazhdonte notimin dhe sërish u kthente te njeriu me gurë, çdo herë që u kthente, ai ia hapte gojën dhe ia mbushte me gurë.
Thash: Kush janë këta dy? Më thanë: Vazhdo, vazhdo!
Vazhduam derisa arritëm te një njeri shumë i shëmtuar, apo njerinë më të shëmtuar që mundet ta paramendosh. Ky person e ndezte një zjarr dhe ecte rreth tij. Thash: Kush është ky? Më thanë: Vazhdo, vazhdo!
Vazhduam derisa arritëm në një kopsht të pasur dhe të frytshëm. Aty kishte nga të gjitha llojet e luleve.
Në atë kopsht ishte një njeri i gjatë, nuk ia shihja kokën nga gjatësia që kishte. Përreth këtij njeriu kishte numër të madh të fëmijëve, aso tubimi skam parë kurrë.
Thash: Ç’është kjo? Kush janë këta? Më thanë: Vazhdo, vazhdo!
Vazhduam derisa arritëm në një kopsht të madh. Kopsht më të madh dhe më të bukur nuk kam parë.
Më thanë: Hy aty! Hyrëm aty dhe pamë një qytet të ndërtuar me tulla të arta dhe të argjendta. Iu afruam derës së qytetit dhe kërkuam leje për të hyrë. Leja na u dha dhe hyrëm brenda.
Aty na takuan disa njerëz, gjysma e trupit të tyre ishte sikurse gjëja më e bukur që ke parë, ndërsa gjysma tjetër sikurse gjëja më e shëmtuar që ke parë.
Këta dy (që ishin me mua) iu thanë atyre: Shkoni dhe hyni te lumi. Aty ishte një lumë i gjërë, rrjedhte dhe uji i tij ishte plotësisht i bardhë.
Shkuan, hynë në të dhe u kthyen sërish te ne, mirëpo iu kishte larguar e shëmtuara plotësisht.
Më thanë (ata dy): Ky është xheneti Adën dhe ajo aty është shtëpia yte.
Shikova përpjetë, aty pash një pallatë që ngjante sikurse retë e bardha. Më thanë: Kjo është shtëpija yte. Iu thash: All-llahu ju begatoftë, më lejoni të hy aty. Thanë: Do të hysh, por jo tani!
Iu thash: Që mbrëmë kam parë çudira, ç’është ajo që kam parë?
Më thanë: Tani do të tregojmë.
Njeriun e parë që e pe, të cilit iu çante koka, ai është njeriu i cili e merr Kur’anin, e refuzon dhe flenë në kohë të namazeve të obliguara.
Njeriun e dytë që e pe, të cilit i shkoqej qoshja e gojës deri në qafë, fejza deri në qafë dhe syri deri ne qafë, ai është njeriu i cili del prej shtëpisë së tij dhe gënjen gënjeshtra të cilat arrijnë anët e botës.
Ata burra dhe ato gra që ishin në atë gjë që i përngjante furrës, janë zinaxhitë dhe zinaqaret.
Njeriun që e pe duke notuar në atë lume dhe që iu mbushte goja me gurë, ai është që ka ngrënë kamatën.
Ndërsa njeriun e shëmtuar që e pe, i cili e ndezte atë zjarr dhe ecte rreth tij, ai është Maliku, rojtari i xhehenemit
Njeriu i gjatë që ishte në kopsht ishte Ibrahimi, alejhi selam.
Fëmijtë përreth tij, janë të gjithë ata fëmijë që vdesin në fitreh, disa besimtarë thanë: O i dërguar! A fëmijtë e mushrikëve?! Resulullahu sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem, tha: Edhe fëmijtë e mushrikëve.
Ndërsa njerëzit, gjysma e trupit të të cilëve ishte e bukur dhe gjysma tjetër e shëmtuar, ata janë njerëzit që kanë bërë edhe vepra të mira edhe të këqija, e All-llahu ua falë”.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:42 am

Trans_me_tohet nga Abdur_rahman Abdull-llah ibn Umer ibn el-Hattab r.a. se ka thënë: E kam dëgjuar Të Dërguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thënë: “Tre veta nga gjeneratat para jush u nisën për në rrugë, e një ditë i zuri nata para një shpelle në të cilën hynë dhe bujtën. Një shkëmb u rrokullis nga kodra dhe plotësisht e mbylli hyrjen e shpellës. Ata thanë: “Shpë_timi nga ky shk_ëmb është vetëm që ta lusim All-llahun e madhërishëm që ta largojë për hir të veprave tona të mira”.

Njëri prej tyre tha: “O Zoti im, unë i kam pasur prindërit pleq të thinjur dhe asnjëherë para tyre nuk ju kam dhënë të hanë e as të pijnë fëmijëve të mi e as mallit tim (shërbëtorëve). Një ditë më hutoi kërkimi i kullosës më të mirë për kopenë time, e nuk ju erdha me kohë dhe ata kishin fjetur. Unë e mola qumështin në enë dhe ua solla por i gjeta duke fjetur. Më erdhi keq t’i trazoj, por edhe që t’i ushqej para tyre familjen dhe shërbëtorët, andaj kam pritur me enë në dorë dhe kam shikuar kur do të zgjohen, e kjo pritje ka zgjatur deri në agim. Fëmijët e mi aty te këmbët e mia klithnin të uritur, të cilëve u kam dhënë qumësht pasi janë zgjuar prindërit dhe e kanë pirë qumështin të cilin ua kisha sjellur. O Zoti im! Nëse këtë e kam bërë vetëm për Ty, e për askënd tjetër, atëherë na e largo këtë shkëmb nga hyrja e kësaj shpe_lle në të cilën gjendemi!” Shkëmbi pak u lëviz, por jo edhe aq sa të mund të dalin!

Njeriu i dytë tha: “O Zoti im, e kam pasur një kushërirë të afërme të cilën e kam dashuruar më tepër se tërë botën, - sipas një trans_metimi tjetër - e kam dashur aq fort siç i duan burrat gratë, andaj kërkova prej saj (siç kërkojnë bu_rrat prej grave të tyre), por ajo nuk më lejoi. Një vit mbre_tëronte uria e kushërira e dashur u detyrua të vijë tek unë dhe unë i dhashë 120 dinarë (monedha ari) që të vetmohet vetëm ajo me mua, dhe kur ajo ashtu veproi dhe unë plotësisht e përfitova, - sipas një transmetimi tjetër - kur i bashkova këmbët e mia me të saj, ajo (duke qarë) më tha: “Frikësoju All-llahut dhe mos e përbiro unazën (mos e kryej aktin) pa të drejtë”. Atëherë u largova prej saj duke e kursyer nga akti i turpshëm edhe pse e doja më tepër se çdokënd tjetër, e lëshova në liri duke ia dhuruar të hollat e dhëna. O Zoti im, nëse unë këtë e kam bërë vetëm për të fituar kënaqësinë Tënde, na e largo këtë në të cilën jemi!” Shkëmbi përsëri edhe pak lëvizi nga hyrja e shpe_llës, por jo edhe aq sa të mund të dilet prej saj.

Njeriu i tretë tha: “O Zoti im, unë kam pasur rrogtarë dhe të gjithëve ua kam paguar menjëherë fitimin e merituar përveç një njeriu i cili u largua para se ta marrë mëditjen. Unë mëditjen e tij pastaj e kam përdorur si du_het dhe pasu_ria e tij u shumëzua. Pas një kohe rrogtari im më erdhi e më tha: “O robi i Zotit, m’i jep të hollat për mëditjen time të papaguar!” Unë i thashë: “Krejt çka sheh, pasuria, delet, lopët, devet dhe robërit janë prej mëditjes tënde që është shtuar”. Ai tha: “O robi i Zotit, mos u tall me mua!” Unë atëherë i thashë: “Unë nuk po tallem me ty”, pastaj e mori tërë mallin dhe e çoi, duke mos më lënë asgjë. O Zoti im, nëse unë këtë e kam bërë vetëm për Ty, atëherë na e largo këtë shkëmb nga hyrja e shpellës!” Shkëmbi u rrokullis, kurse udhëta_rët dolën dhe e vazhduan rrugën!” (Mutte_fe_kun alejhi)

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:43 am

Atë që e fsheh diturinë e mallkon çdo gjë, edhe balenat në det e zogjtë në qiell".

Transmetuar nga Ibnul Xheuzi nga Ebu Saidi (r.a).

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:43 am

Nëse gruaja e lëndon (në çfarëdo mënyre) burrin e saj, gruaja e tij në Xhenet i thotë asaj: “Mos e lëndo atë, të luftoftë Allahu, ai është duke qëndruar vetëm përkohësisht me ty. Së shpejti ai do të vijë te ne.” (Ahmedi dhe Tirmidhiu)

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:43 am

Transmetohet nga Umeri (radiall-llahu anhu) se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë:
Islami është i ndertuar ne pese shtylla:
1.Të dëshmosh se vetëm All-llahu meriton te Adhurohet me të drejtë dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguari i Tij.
2.Të falësh namazin.
3.Të japësh zekatin.
4.Të agjerosh muajin e ramazanit.
5.Të kryhesh Haxhin ne shtëpinë e shenjte të All-llahut.
Tra: Imam Bukhariu dhe Imam Muslimi.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:44 am

selam alejkum
qe edhe une nji hadith qe e kam edhe si firme:
Çdo ditë që vjen është më e vështirë se dita që kalon deri sa ta takojmë Zotin tonë.


Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:44 am

Ka thënë i Dërguari ( paqja, bekimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të):

''Nuk ka ditë që në të zgjohën robërit (njerëzit), veçse zbresin dy melek.
Thotë njëri prej tyre: ' O Allah i jep të mira ( të njëpasnjëshme) atij që jep (eshte doreleshuar jep per te varferit etj)!!'.
Kurse, tjetri thotë: 'O Allah pakësoja pasurinë (skamnoje) atij që nuk jep ( është dorështrenguar) !' ''

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:44 am

Transmetohet se Pejgamberi (a.s) ka thënë:

“Dija fitohet me të mësuar, urtësia duke e praktikuar dhe durimi duke qenë i duruar.”






Transmetohet se Pejgamberi (a.s) ka thënë:

“Mirësia është sjellja e mirë dhe mëkati është ai që të shqetëson në shpirt dhe urren që njerëzit ta marrin vesh.”







Transmetohet se Pejgamberi (a.s) ka thënë:

“Kush më garanton disa gjëra, do t’i garantoj xhenetin: Thoni të vërtetën kur të flisni, mbani fjalën që keni dhënë dhe plotësojini amanetet që keni marrë përsipër!”






Transmetohet se Pejgamberi (a.s) ka thënë:

“Nëse ndokush prej jush flet, të mos gënjejë! Nëse premton, ta mbajë premtimin dhe nëse i besohet ndonjë gjë, të mos tradhtojë!”

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:45 am

Gjëja e parë për të cilën do të japë llogari robi (i All-llahut) në Ditën e Ringjalljes është namazi. Nëse i ka kryer namazet sipas rregullave, atëherë do të jetë i shpëtuar dhe i mirëpritur. Nëse namazet do të jenë të paplota (të mangëta), do të përjashtohet nga mirësia dhe do të jetë i humbur. Nëse do të ketë diçka të paplotësuar nga fardet (obligimet e domosdoshme), All-llahu a.xh. do t'u thotë (melekëve):
"Shihni se a ka kryer robi Im ndonjë namaz vullnetar, me të cilin do t'ia kisha plotësuar fardin."
Pastaj edhe veprat tjera do të gjykohen në të njëjtën mënyrë.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:46 am

"Unë jam ashtu siç më parafytyron robi. Jam me të kur më perkujton. Nëse më kujton në vehte, edhe Unë e kujtoj në vehte; nëse më kujton në tubime, Unë e kujtoj në tubime edhe më të mira, nëse më afrohet një pëllëmbë, i afrohem një krah, nëse më afrohet një krah, i afrohem një pash, dhe nëse më afrohet me ecje, i afrohem me shpejtësi."

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:46 am

Vërtet All-llahu do të thotë në Ditën e Ringjalljes:
"Ku janë ata që e donin njëri - tjetrin për hir të Madhërisë sime? Sot Unë do t'i strehoj ata nën hijen Time, se kjo është dita në të cilën nuk ka hije përveç hijes Time!"

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:47 am

transmetohet nga Ebu Hurejre se i Dërguari (salallahu alejhi ue selem) në një rast ka thënë: “A e dini se çfarë është gibeti (përgojimi)”? Ata që ishin prezent thanë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Ai tha: “Të përmendësh diçka për vëllain tend për të cilën ai nuk ka dëshirë (e urren) të përmendet.”
Dikush nga të pranishmit e pyeti: “E nëse kjo që e them për vëllain tim, është një cilësi që ai e ka?” Muhammedi (salallahu alejhi ue selem) tha: “Nëse e thua atë që e ka, atëherë ti e ke përgojuar atë, e nëse e thua atë që nuk e ka, atëherë ti ke shpifur ndaj tij.” (Transmeton Muslimi)

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:48 am



Pozita më e lartë dhe më e ulët në Parajsë

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:48 am


Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:49 am


Nga: Shahid Khan


Muslimi transmeton nga Al-Mughireh ibn Shu’bah se i Dërguari i All-llahut (s.a.w.s) tha:

1.
“ Musa a.s. pyeti Zotin e tij, “Kush do ta ketë pozitën më të ulët në parajsë ?” All-llahu xh.sh. tha: “ Njeriu i cili do të vijë pasi që njerëzit e parajsës të kenë hyrë në të. Atij do t’i thuhet, “ Hyn në Parajsë”, dhe ai do të thotë, “ O Zoti im, si? Njerëzit tanimë i kanë zënë vendet e tyre. Ai do të pyetet, “ A nuk do të ishe i kënaqur të kesh mbretërinë e barasvlershme si ate të tokës?’ Ai do të thotë, “ Po, Zoti im”. Andaj atij do ti thuhej, “Ti do kesh fundin edhe sa kaq më shumë, edhe sa kaq më shume edhe sa kaq më shumë, edhe sa kaq më shumë.” Herën e pestë, ai do të thotë, “ Jam i kënaqur me këtë Zoti im”. Atij do ti bëhet me dije,” Ti do kesh të gjitha këto edhe 10 herë më shumë; ti do kesh ckado që zemra jote dëshiron dhe cfarëdo që do kënaq sytë tuaj. “Njeriu do të thotë, “Jam i kënaqru me këtë”.


2.

Musa a.s. pyeti, "Zoti im, kush do ta ketë pozitë më të lartë në parajsë? All-llahu xh.sh. tha, “ Ata janë që unë i zgjedh. Unë përforcoj nderin e tyre me dorën Time, dhe vendos premtimin Tim mbi ta, [ dhe ata do të jenë të bekuar me bujari] të cilën asnjë sy nuk e ka parë, asnjë vesh nuk ka dëgju dhe asnjë mendje njerëzore nuk mund të paramendojë atë. “” Kjo vërtetohet me fjalët e All-llahut, qoftë i lavdëruar dhe i lartësuar Ai. “ Nuk është në dijeni asnjëri se cka fshehet për ta si lumturi nga shpërblimi për atë cfarë kanë vepruar”. [32:17]

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:49 am

O robërit e Mi! Unë ia kam ndaluar dhunën Vetes dhe e kam ndaluar atë në mesin tuaj. Pra, mos i bëni dhunë njëri-tjetrit!
O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni të humbur, përveç atyre që Unë i kam udhëzuar. Pra, kërkoni udhëzimin nga Unë dhe Unë do t'ju udhëzoj!
O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni të uritur, përveç atyre që i kam ushqyer Unë. Pra, kërkoni t'ju ushqej dhe Unë do t'ju ushqej!
O robërit e Mi! Të gjithë ju jeni të zhveshur, përveç atyre që Unë i kam veshur. Pra, kërkoni veshjen Time dhe Unë do t'ju vesh!
O robërit e Mi! Ju bëni mëkate natë e ditë e Unë i shlyej të gjitha mëkatet. Pra, kërkoni nga Unë falje dhe Unë do t'ju fal!
O robërit e Mi! Ju nuk jeni në gjendje të më dëmtoni edhe sikur të mundoheni (shumë) për ta bërë një gjë të tillë, por as nuk mundeni të më bëni mirë edhe nëse përpiqeni (shumë) për një gjë të tillë!
O robërit e Mi! Sikur të parët tuaj dhe të fundit tuaj, e gjithashtu edhe (të parët dhe të fundit) prej xhinëve të mundohen të jenë të devotshëm si ai që ka zemrën më të devotshme prej jush, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim!
O robërit e Mi! Sikur të parët tuaj dhe të fundit tuaj e gjithashtu edhe (të parët dhe të fundit) prej xhinëve të mundohen të jenë të prishur si ai që ka zemrën më të prishur, kjo nuk do ta mungonte (pakësonte) sundimin Tim!
O robërit e Mi! Sikur të parët tuaj dhe të fundit tuaj e gjithashtu edhe (të parët dhe të fundit) prej xhinëve të ngriheni në një vend dhe të më luteni, Unë do t'i përgjigjem lutjes të çdonjërit prej jush e kjo nuk do ta pakësojë atë që kam Unë, as aq (ujë) sa mund të marrë gjilpëra prej detit!
O robërit e Mi! Këto janë veprat tuaja, të cilat tek Unë janë të ruajtura dhe të llogaritura e për to Unë do t'ju shpërblej. Pra, ai që gjen mirë, le ta falënderojë Allahun, ndërsa ai që gjen keq, le të mos fajësojë askënd pos vetvetes!

• Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar ka një numër të madh melekësh (engjëjve), të cilët kërkojnë tubime në të cilat përmendet emri i Allahut. Kur e gjejnë tubimin (mexhlisin), ata afrohen dhe i mbulojnë me krahët e tyre rreth e për qark ata që janë tubuar duke e mbushur kështu hapësirën deri në qiellin më të afërt. Kur të tubuarit shpërndahen, engjëjt ngrihen në hapësirën qiellore. Pastaj Allahu i pyet ata, edhe pse Ai i di të gjitha:
-Prej nga po vini?
Ata thonë: -Po vijmë nga një tubim në tokë, në të cilin robërit e Tu të lartësonin, të madhëronin, të njësonin, të lavdëronin dhe kërkonin (të mirën) prej Teje."
Ai thotë: -Çfarë të mire kërkonin prej Meje?
Ata thonë: -Kërkonin xhenetin Tënd.
Ai thotë: -A e kanë parë ata xhenetin Tim?
Ata thonë: -Jo, o Zot.
Ai thotë: -E si do të ishte nëse do ta shihnin xhenetin Tim?
Ata thonë: -Ata kërkojnë mbrojtjen Tënde.
Ai thotë: -Prej kujt kërkojnë mbrojtjen Time?
Ata thonë: -Prej zjarrit Tënd, o Zot.
Ai thotë: -Po a e kanë parë zjarrin Tim?
Ata thonë: -Jo.
Ai thotë: -E si do të ishte nëse do ta shihnin zjarrin Tim?
Ata thonë: -Ata kërkojnë faljen Tënde.
(I Dërguari u) Tha: -Pastaj Ai thotë: -Unë i kam falur dhe i kam derdhur mbi ta të mirat që m'i kanë kërkuar dhe ua kam siguruar mbrojtjen Time nga ajo që kanë kërkuar mbrojtje.
(I Dërguari u) tha: -Engjëjt thonë: -O Zot, në mesin e tyre është edhe filani, rob mëkatar, i cili ishte duke kaluar aty pari dhe (rastësisht) u ul në atë tubim.
(I Dërguari u) Tha: -Allahu u thotë: -Gjithashtu edhe atë e kam falur, sepse ata janë një popull me të cilin ai që rri, nuk vuan.

• Isha tek i Dërguari i Allahut kur erdhën tek ai dy burra: njëri ankohej nga vobekësia, tjetri nga vjedhësit. I Dërguari i Allahut u tha:
-Sa u përket vjedhësve, do të kalojë një kohë e shkurtër ndërsa karvani do të jetë në gjendje të dalë jashtë Mekës pa roje (d.m.th. nuk do të ketë më vjedhës). Ndërsa sa i përket vobekësisë, Çasti (Dita e Gjykimit) nuk do të vijë para se ta marrë ndonjëri prej jush pasurinë e vet dhe të shëtisë për t'ia dhënë dikujt, por nuk do të gjejë askënd që do t'ia kishte pranuar.
Pastaj dikush nga ju do të paraqitet para Allahut duke mos pasur as perde e as përkthyes mes Zotit dhe tij. Pastaj Allahu do t'i thotë:
-A nuk të dhashë pasuri?
Do të përgjigjet: -Po.
Allahu do të thotë: -A nuk të dërgova Lajmëtar?
Do të thotë: -Po.
Pastaj (i pyeturi) do të shikojë në të djathtë, por nuk do të shohë asgjë pos zjarrit dhe do të shohë edhe në të majtë, por nuk do të shohë asgjë pos zjarrit.
Pra, secili prej jush le ta mbrojë veten e tij prej zjarrit duke bërë mirësi qoftë edhe me një gjysmë hurme. E, nëse nuk e ka këtë mundësi, atëherë me një fjalë të mirë.

• O biri i Ademit! Unë rashë i sëmurë e ti nuk më vizitove!
Njeriu do të thotë: -O Zot, si mundem unë të të vizitoj Ty, kur Ti je Zoti i botëve?
Allahu do të thotë: -A nuk e dije se një ndër robërit e Mi ra i sëmurë e ti nuk e vizitove? Dije, pra, se nëse e vizitoje, do të më gjeje tek ai!
O biri i Ademit! Unë të kërkova ushqim e ti nuk më ushqeve!
Njeriu do të thotë: -O Zot, si mundem të të ushqej unë Ty, kur Ti je Zoti i botëve?
Allahu do të thotë: -A nuk e dije ti se një ndër robërit e Mi të kërkoi ushqim e ti nuk i dhe? Dije, pra, se nëse e ushqeje, do të më gjeje tek ai!
O biri i Ademit! Unë të kërkova ujë e ti nuk më dhe!
Njeriu do të thotë: -O Zot, si mundem unë të të jap ujë, kur Ti je Zoti i botëve?
Allahu do të thotë: -A nuk e dije ti se një ndër robërit e Mi të kërkoi ujë e ti nuk i dhe? Dije, pra, se nëse do t'i jepje ujë, do të më gjeje tek ai!
__________________

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:50 am

O biri i Ademit shpenzo, e Unë do të shpenzoj për ty!"

Është thirrur një njeri në llogari prej atyre që kanë jetuar para jush. Te ai nuk u gjet asgjë e mirë, përveç se ai përzihej me njerëzit dhe ua lehtësonte hallet, e gjithashtu, pasi që kishte qenë i pasur, i urdhëronte shërbetorët e tij që t'ia vazhdojnë borxhin atij që gjendej në rrethana të vështira ekonomike.
Pastaj (i Dërguari i All-llahut u) tha se All-llahu ka thënë:
"Ne jemi më të çmuar se ti në këtë. Lëshojeni të shkojë!"

Isha te i Dërguari i All-llahut u kur erdhën te ai dy burra: njëri ankohej nga vobekësia, e tjetri nga vjedhësit. I Dërguari i All-llahut u tha:
"Sa u përket vjedhësve, do të kalojë një kohë e shkurtër, ndërsa karvani do të jetë në gjendje të dalë jashtë Mekkës pa roje (dmth nuk do të ketë më vjedhës). Ndërsa sa i përket vobekësisë, Çasti (Dita e Gjykimit) nuk do të vijë para se ta marrë ndonjëri prej jush pasurinë e vet dhe të shëtitet për t'ia dhënë dikujt, por nuk do të gjejë askend që do t'ia kishte pranuar.
Pastaj dikush nga ju do të paraqitet para All-llahut duke mos pasur as perde, e as përkthyes mes Zotit dhe tij. Pastaj All-llahu do t'i thotë:
"A nuk të dhash pasuri?" Do të përgjigjet:
"Po." All-llahu do të thotë:
"A nuk të dërgova Lajmëtar?" do të thotë:
"Po." Pastaj (i pyeturi) do të shikojë në të djathtë, por nuk do të shohë asgjë pos zjarrit, dhe do të shohë edhe në të majtë, por nuk do të shohë asgjë pos zjarrit.
Pra, secili prej jush le ta mbrojë veten e tij prej zjarrit duke bërë mirësi qoftë edhe me një gjysmë hurme, e nëse nuk e ka këtë mundësi, atëherë me një fjalë të mirë."


All-llahu i Madhëruar dhe i Lartësuar ka një numër të madh të melekëve (engjëjve), të cilët kërkojnë tubime, në të cilat përmendet emri i All-llahut. Kur e gjejnë tubimin (mexhlisin), ata afrohen dhe i mbulojnë me krahët e tyre rreth e për qark ata që janë tubuar duke e mbushur kështu hapësirën deri në qiellin më të afërt. Kur të tubuarit shpërndahen, engjëjt ngrihen në hapësirën qiellore. Pastaj All-llahu U i pyet ata, edhe pse Ai i di të gjitha:
"Prej nga po vini?" ata thonë:
"Po vijmë nga një tubim në Tokë, në të cilin robërit e Tu të lartësonin, të madhëronin, të njësonin, të lavdëronin dhe kërkonin (të mirën) prej Teje." Ai thotë:
"Çfarë të mire kërkonin prej Meje?" Ata thonë:
"Kërkonin Xhennetin Tënd." Ai thotë:
"A e kanë parë ata Xhennetin Tim?" Ata thonë:
"Jo, o Zot." Ai thotë:
"E si do të ishte nëse do ta shihnin Xhennetin Tim?" Ata thonë:
"Ata kërkojnë mbrojtjen Tënde." Ai thotë:
"Prej kujt kërkojnë mbrojtjen Time?" Ata thonë:
"Prej zjarrit Tënd, o Zot." Ai thotë:
"Po a e kanë parë zjarrin Tim?" Ata thonë:
"Jo." Ai thotë:
"E si do të ishte nëse do ta shihnin zjarrin Tim?" Ata thonë:
"Ata kërkojnë faljen Tënde." (I Dërguari u) Tha: Pastaj Ai thotë:
"Unë i kam falur dhe i kam derdhur mbi ta të mirat që m'i kanë kërkuar, dhe ua kam siguruar mbrojtjen Time nga ajo që kanë kërkuar mbrojtje."
(I Dërguari u) tha: Engjëjt thonë:
"O Zot, në mesin e tyre është edhe filani, rob - mëkatar, i cili ishte duke kaluar aty pari dhe (rastësisht) u ul në atë tubim." (I Dërguari u) tha: All-llahu u thotë:
"Gjithashtu edhe atë e kam falur, sepse ata janë një popull, me të cilin ai që rri, nuk vuan."

"Unë jam ashtu siç më parafytyron robi. Jam me të kur më perkujton. Nëse më kujton në vehte, edhe Unë e kujtoj në vehte; nëse më kujton në tubime, Unë e kujtoj në tubime edhe më të mira, nëse më afrohet një pëllëmbë, i afrohem një krah, nëse më afrohet një krah, i afrohem një pash, dhe nëse më afrohet me ecje, i afrohem me shpejtësi."

All-llahu i ka shkruar (përcaktuar) veprat e mira dhe ato të këqia. Pastaj ka spjeguar se ai që ka pasur për qëllim ta kryejë një vepër të mirë dhe nuk e ka kryer All-llahu do t'ia shkruajë një vepër të mirë të plotë, e nëse e ka kryer, atëherë All-llahu do t'ia shkruajë si dhjetë të mira deri në shtatëqind të mira, e madje edhe më tepër. Nëse njeriu ka pasur për qëllim një vepër të keqe dhe nuk e ka kryer, All-llahu do t'ia shkruajë një vepër të mirë të plotë, por nëse e ka kryer, All-llahu do t'ia shkruajë vetëm një vepër të keqe.

O robërit e mi, Unë ia kam ndaluar dhunën Vehtes, dhe e kam ndaluar atë në mesin e juaj, pra mos i bëni dhunë njëri - tjetrit!
O robërit e mi, të gjithë ju jeni të humbur përveç atyre që Unë i kam udhëzuar, pra kërkoni udhëzimin nga Unë dhe Unë do t'ju udhëzoj!
O robërit e mi, të gjithë ju jeni të uritur, përveç atyre që i kam ushqyer Unë, pra kërkoni t'ju ushqej, dhe Unë do t'ju ushqej!
O robërit e mi, të gjithë ju jeni të zhveshur, përveç atyre që Unë i kam veshur, pra kërkoni veshjen Time dhe Unë do t'ju vesh!
O robërit e mi, ju bëni mëkate natë e ditë, e Unë i shlyej të gjitha mëkatet, pra kërkoni nga Unë falje dhe Unë do t'ju fal!
O robërit e mi, ju nuk jeni në gjendje të më dëmtoni edhe sikur të mundoheni (shumë) për ta bërë një gjë të tillë, por as nuk mundeni të më bëni mirë edhe nëse përpiqeni (shumë) për një gjë të tillë!
O robërit e mi, sikur të parët tuaj dhe të fundit tuaj, e gjithashtu edhe (të parët dhe të fundit) prej xhinve të mundohen të jenë të devotshëm sikur ai që ka zemrën më të devotshme prej jush, kjo nuk do ta shtonte sundimin Tim!
O robërit e mi, sikur të parët tuaj dhe të fundit tuaj e gjithashtu edhe (të parët dhe të fundit) prej xhinve të mundohen të jenë të prishur sikur ai, që ka zemrën më të prishur, kjo nuk do ta mungonte (pakësonte) sundimin Tim!
O robërit e mi, sikur të parët tuaj dhe të fundit tuaj, e gjithashtu edhe (të parët dhe të fundit) prej xhinve të ngriheni në një vend dhe të më luteni, Unë do t'i përgjigjem lutjes të çdonjërit prej jush, e kjo nuk do ta pakësojë atë që kam Unë, as aq (ujë) sa mund të merr gjilpëra prej detit!
O robërit e mi, këto janë veprat tuaja, të cilat tek Unë janë të ruajtura dhe të llogaritura, e për to Unë do t'ju shpërblej. Pra, ai që gjen mirë le ta falënderojë All-llahun, ndërsa ai që gjen keq le të mos e fajësojë askë pos vetveten!

O biri i Ademit, Unë rash i sëmurë, e ti nuk më vizitove! Njeriu do të thotë: O Zot, si mundem unë të të vizitoj Ty, kur Ti je Zoti i botërave? All-llahu do të thotë: A nuk e dije se një ndër robërit e mi ra i sëmurë, e ti nuk e vizitove? Dije pra, se nëse e vizitoje do të më gjeje tek ai!
O biri i Ademit, Unë të kërkova ushqim, e ti nuk më ushqeve! Njeriu do të thotë: O Zot, si mundem të të ushqej unë Ty, kur Ti je Zoti i botërave? All-llahu do t'i thotë: A nuk e dije ti se një ndër robërit e mi të kërkoi ushqim, e ti nuk i dhe? Dije pra, se nëse e ushqeje, do të më gjeje tek ai!
O biri i Ademit, Unë të kërkova ujë, e ti nuk më dhe! Njeriu do të thotë: O Zot, si mundem unë të të jap ujë, kur Ti je Zoti i botërave? All-llahu do të thotë: A nuk e dije ti kur të kërkoi një ndër robërit e mi ujë, e ti nuk i dhe? Dije pra, se nëse do t'i jepje ujë, do të më gjeje Mua tek ai!

Krenaria është mbështjellësi Im (rida-pjesa e lartme e ihramit), ndërsa madhështia është petku Im (izar-pjesa e poshtme e ihramit), pra kush dëshiron të matet me Mua në këto dy gjëra, Unë do ta hedh në zjarr!

Dyert e Xhennetit janë të hapura të hënave dhe të enjteve, dhe secilit rob të All-llahut, i cili nuk i ka bërë All-llahut shok (në adhurim) do t'i falen mëkatet, përveç atij që i është hidhëruar vëllait të vet. Për ta do të thuhet:
Vonoheni (faljen e mëkateve) derisa të pajtohen, vonoheni derisa të pajtohen, vonoheni derisa të pajtohen!

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:50 am

Mëshira Ime tejkalon hidhërimin Tim!"


"Djali i Ademit më mohoi dhe nuk kishte të drejtë ta bëjë këtë gjë. Dhe ai më mallkoi duke mos pasur të drejtë ta bëjë këtë gjë.
Më mohoi kur tha: All-llahu nuk do të më krijojë ashtu siç më krijoi herën e parë (dmth nuk do të më ringjallë pas vdekjes), ndërsa krijimi fillestar i tij nuk është më i lehtë se ringjallja e tij.
Më mallkoi kur tha: All-llahu ka djalë, kurse Unë jam Një, Strehim i Përherëshëm, nuk kam lindur (dikë), e as që jam i lindur (nga dikush) dhe askush Mua nuk më përngjan!"


"Këtë mëngjes një nga robërit e Mi u bë besimtar, ndërsa një nga robërit e Mi u bë mosbesimtar. Ai që tha: "Ky shi është nga mëshira dhe fuqia e All-llahut" u bë besimtar në Mua, ndërsa mohues i (adhurimit të) yjeve; Ndërsa ai që tha: "Na zbriti shi prej këtij ose atij ylli" më mohoi Mua, ndërsa u bë besimtar i yjeve."


"Djemtë e Ademit shajnë kohën, ndërsa Unë jam koha, në dorën Time është nata dhe dita."


"Unë jam aq i pasur, saqë nuk kam nevojë për të pasur aleat (shok, ortak). Prandaj kush e kryen një vepër për hir të dikujt tjetër ashtu siç e kryen për Mua, nuk do t'ia pranoj atë vepër, e as shokun (të adhuruarin) e tij!"


Prej njerëzve të parë ndaj të cilëve do të shpallet dënimi në Ditën e Gjykimit do të jetë dëshmori (shehidi, martiri). Ai do të sillet dhe All-llahu do t'ia bëjë të njohura të mirat që i ka bërë dhe do t'ia pranojë ato. (All-llahu i Madhëruar) do t'i thotë:
"Çfarë bëre me këto?" Ai do t'i përgjigjet:
"Luftova për hir Tënd deri sa rash dëshmor."
(All-llahu) do t'i thotë:
"Gënjen! Luftove që të tjerët të thonë: Është guximtar!"
Dhe vërtet ashtu ishte. Pastaj do t'u urdhërohet (engjëjve të rreptë) që ta tërheqin zvarrë me fytyrë përtoke derisa të hidhet në zjarr.
Njeriu tjetër do të jetë dijetari, i cili ka studjuar dijeninë, e ka mësuar dhe gjithashtu e ka lexuar Kur'anin. Ai do të sillet dhe All-llahu do t'ia bëjë të njohura të mirat që i ka bërë, dhe ato do t'ia pranojë. (All-llahu i Madhëruar) do të thotë:
"Çfarë bëre me këto?" Ai do të thotë:
"Studjova diturinë dhe e mësova, e gjithashtu edhe e lexova Kur'anin për hir Tënd."
All-llahu do t'i thotë:
"Gënjen! Studjove diturinë vetëm që të tjerët të thonë: Ky është njeri i ditur. Lexove Kur'anin që të thonë për ty: E lexon Kur'anin."
Dhe vërtet ashtu ishte. Pastaj do t'u urdhërohet (engjëjve të rreptë) që ta tërheqin zvarrë me fytyrë përtoke derisa të hidhet në zjarr.
Njeriu i tretë do të jetë pasaniku, të cilin All-llahu e kishte bërë të pasur duke ia dhënë të gjitha llojet e pasurisë. Ai do të sillet dhe All-llahu do ta njoftojë me veprat që i ka bërë. I Madhëruari do t'i thotë:
"Çfarë bëre me këto?" Ai do të përgjigjet:
"Nuk lash vend pa e shpenzuar pasurinë time për hir Tënd." All-llahu do t'i thotë:
"Gënjen! E ke shpenzuar pasurinë vetëm që të thonë për ty se je dorëdhënë!"
Dhe vërtet ashtu ishte. Pastaj do t'u urdhërohet (engjëjve të rreptë) që të tërhiqet zvarrë me fytyrë përtoke derisa të hidhet në zjarr."


Zoti kënaqet me bariun, i cili thërret ezanin për namaz dhe falet në majë të bjeshkës. Pastaj All-llahu thotë:
"Shiheni robin Tim i cili thërret ezanin dhe e kryen faljen, ai frikohet prej Meje. Unë ia kam falë këtij robi mëkatet e tij dhe e kam pranuar në Xhennet."


"E kam ndarë namazin ndërmjet Meje dhe robit Tim në dy gjysma, dhe ai (robi) do ta fitojë atë për të cilën është lutur."
Kur robi thotë:
"El hamdu lil-lahi rabbil alemin"; All-llahu U thotë:
"Robi Im më lavdëroi."
Kur robi thotë:
"Er-rahmanir-rahim"; All-llahu U thotë:
"Robi Im më lartësoi."
Kur robi thotë:
"Maliki jeumid-din"; All-llahu thotë:
"Robi Im më nderoi."
Kur robi thotë:
"Ijjake na'budu we ijjake nesta'in"; Ai thotë:
"Kjo është ndërmjet Meje dhe robit Tim dhe robit i takon ajo të cilën e kërkon."
Kur robi thotë:
"Ihdinas-siratal mustekim, siratal ledhine en amte alejhim, gajril magdubi alejhim we led-dalin"; Ai thotë:
"Kjo është për robin Tim, dhe ai do ta ketë atë që e ka kërkuar."

Gjëja e parë për të cilën do të japë llogari robi (i All-llahut) në Ditën e Ringjalljes është namazi. Nëse i ka kryer namazet sipas rregullave, atëherë do të jetë i shpëtuar dhe i mirëpritur. Nëse namazet do të jenë të paplota (të mangëta), do të përjashtohet nga mirësia dhe do të jetë i humbur. Nëse do të ketë diçka të paplotësuar nga fardet (obligimet e domosdoshme), All-llahu U do t'u thotë (melekëve):
"Shihni se a ka kryer robi Im ndonjë namaz vullnetar, me të cilin do t'ia kisha plotësuar fardin."
Pastaj edhe veprat tjera do të gjykohen në të njëjtën mënyrë.


"Agjërimi është Imi dhe Unë jam ai që jep shpërblimin për të. Agjëruesi i lë ngashërimet seksuale, ushqimin dhe pirjen për hir Tim. Agjërimi është mburojë, e ai që agjëron ka dy gëzime: kur han iftarin dhe kur takohet me Zotin e vet. Ndryshimi i erës së gojës së agjëruesit është më i mirë në syrin e All-llahut sesa era e miskut."

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:50 am

Nga Ebu Hurejre redijall-llahu anhu, transmetohet: "Një njeri i tha të Dërguarit të All-llahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem:
'Më këshillo.' I Dërguari tha: 'Mos u zemëro!' Ky e përsëriti pyetjen disa herë. I Dërguari sërish tha: 'Mos u zemëro!'"

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 7:50 am

Nga Ebu Mes'ud Ukbe Amr el-Ensarij el-Bedrij, radijall-llahu anhu, transmetohet se ka thënë: "Resulull-llahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
'Vërtet, nga fjalët (urtitë) që bota i ka mbajtur mend nga predikimet e pejgamberëve të mëparshëm është: 'Kur nuk turpërohesh, atëherë vepro ç'të duash'."

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Thesar hadithesh

Mesazh nga Sponsored content Today at 10:17 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 4 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi