Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Lulishta e dritave

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Re: Lulishta e dritave

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 3:02 pm

vazhdimi...

Por, Allahu i zbriti atij ajete, me të cilët u tregoi ligjin e Vet dhe ua asgjësoi argumentet. Në pjesët që vijnë, do të themi diçka edhe për këtë, në dashtë Allahu. Ja pra, përpjekjet me të cilat idhujtarët e kundërshtuan mesazhin e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe thirrjen për në Islam. Ata i përdorën të gjitha mënyrat, duke u hedhur nga njëra etapë në tjetrën dhe nga njëri rol tek tjetri; nga ashpërsia në butësi dhe nga butësia në ashpërsi; nga sulmi në joshje me dhurata dhe nga dhuratat në sulm. Nganjëherë vërsuleshin, pastaj, tërhiqeshin. Diskutonin e pastaj tregonin, sikur po silleshin urtë. Njëherë bënin lëshime e pastaj kërkonin lëshime. Kërcënonin, pastaj joshnin. Herë përparonin e herë zmbrapseshin. Nuk kënaqeshin kur qëndronin, nuk kënaqeshin kur iknin. Qëllimi i tyre ishte që të ndalonin thirrjen për në Islam dhe ta bënin më të ashpër mohimin e tij. Mirëpo, pasi harxhuan tërë zellin e tyre, u kthyen të dëshpëruar e të humbur. Atyre u kishte mbetur veç një mundësi. Ajo ishte përdorimi i shpatës, por shpata do të shtonte konfliktin midis grupeve edhe më shumë dhe do t’i çonte në vetëvrasje, sepse mund të fitonte Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe shpata do të kthehej e do t’u binte atyre. Idhujtarët u hutuan. Cfarë të bënin? Ndërkohë Ebu Talibi e përballoi kërkesën që i bënë, për t’u dorëzuar Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), që ta vrisnin. Më vonë ai i ndoqi lëvizjet dhe veprimet e idhujtarëve që të vërtetonte se ata ishin të vendosur ta vrisnin Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), ashtu siç u përpoqën për këtë Ebu Xhehli, Ukbe ibn Muiti dhe Omer ibn Hattabi. Prandaj Ebu Talibi mblodhi fiset Beni Hashim dhe Beni Mutalib dhe u bëri thirrje që të merrnin përsipër mbrojtjen e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Të gjithë ata, myslimanë e jomyslimanë iu përgjigjën njëzëri se do ta mbronin Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Për këtë u ra në një mendim dhe dhanë besën para Qabes, përveç Ebu Lehebit, i cili u nda nga ata. Ai ishte me fisin Kurejsh. Idhujtarët ndërpresin të gjitha lidhjet me myslimanët dhe shpallin rrethimin Idhujtarët u tërbuan edhe më shumë, kur panë se përpjekjet e tyre dështuan dhe kur panë se Beni Hashim dhe Beni Mutalib ishin të vendosur që ta mbronin Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me çdo kusht nga kushdo qoftë. Ata u mblodhën te Hifa i Beni Kinamit, për të studiuar qëndrimin e myslimanëve dhe si ta asgjësonin atë. Për këtë u këshilluan herë pas here, derisa arritën në përfundimin e padrejtë, për të cilin edhe u betuan: u betuan që të mos merrnin e të mos jepnin vajza për martesë me fiset Beni Hashim dhe Beni Mutalib; nuk do të blinin asgjë prej tyre dhe nuk do t’u shisnin asgjë atyre; nuk do të rrinin me ta, nuk do të përziheshin me ta, nuk do të hynin në shtëpitë e tyre, nuk do t’u flisnin atyre, nuk do të pranonin kurrë prej tyre paqe dhe nuk do të kishin aspak mëshirë për ta, derisa t’u dorëzonin atyre të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), për ta vrarë. Ata u betuan për zbatimin e këtij vendimi dhe për këtë shkruajtën një fletë, të cilën e varën brenda Qabes. Ai që e shkruante fletën, ishte Begidh ibn Amir ibn Hashim, të cilin Profeti e mallkoi dhe vërtet, atij iu paralizua dora (thuhet edhe: disa gishta të saj). Pas këtij vendimi, Benu Hashimët dhe Benu Mutalibët u tubuan në vendbanimin e Ebu Talibit – që të gjithë, myslimanë e jomyslimanë, me përjashtim të Ebu Lehebit. Idhujtarët i ndërprenë të gjitha marrëdhëniet me myslimanët; i ndaluan edhe tregtarët të blinin e të shisnin me ta. Nga rrethimi i egër njerëzit vuajtën shumë. Erdhi puna deri aty, sa të hanin gjethe pemësh, lëkura kafshësh etj. E keqja dhe varfëria arriti deri atje, saqë dëgjoheshin zërat e grave dhe të fëmijëve që rënkonin nga uria. Atyre nuk mund t’u shkonte asnjë lloj ushqimi, përveçse fshehurazi. Herë-herë Hakim ibn Hizami i çonte ca grurë hallës së vet Hatixhes (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Njerëzit që ndodheshin të bllokuar, nuk mund të dilnin nga vendet e tyre e të shkonin gjëkundi, përveçse në muajt, kur ishte e ndaluar lufta. Ata blinin prej varganeve që vinin me drithë nga jashtë, vetëm se njerëzit e Mekës ua rrisnin çmimin që të mos kishin mundësi ta blinin. Megjithëkëtë i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) vazhdonte me guxim thirrjen për në Islam, sidomos gjatë ditëve të Haxhit, kur fiset arabe vinin nga çdo anë. Idhujtarët e heqin fletën dhe bllokadën Pas tre vjetësh bllokade, deshi Allahu që të merrte fund ajo armiqësi. Prandaj, Ai ua zbuti zemrat pesë vetave nga paria e Kurejshëve që ta hiqnin fletën e varur në Qabe dhe bllokadën. Allahu kishte dërguar krimbin e drurit, i cili kishte ngrënë tërë pjesën e fletës, ku ishte shkruar vendimi për ndërprerjen e marrëdhënieve dhe për vendosjen e bllokadës. Vetëm emri i Allahut të Madhëruar kishte mbetur pa u cenuar. I pari i pesë kurejshëve ishte Hixham ibn Amr ibn Harith nga fisi Amir ibn Luej. Ai shkoi te Zuhejr ibn Ebu Umeje Mahzumiu, biri i Atikas, hallës së Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Më pas, Hishami shkoi edhe te Mutaim ibn Adji. Më pas, tek Adil Bahteri ibn Hashimi e pastaj te Zum’a ibn Esuedi. Secilit prej tyre u kujtoi që kishin farefisni dhe afërsi gjaku me myslimanët. I qortoi ata që kishin pranuar bllokadën. Pastaj, i nxiti që ta prishnin vendimin dhe ta grisnin fletën. Ditën tjetër në mëngjes, kur u hapën vendtubimet e Kurejshëve te Xhamia e Shenjtë, erdhi Zuhejri, i veshur me rroba të bukura. Bëri tauaf rrotull Qabes, pastaj u kthye nga njerëzit dhe u tha: “ O njerëzit e Mekës! Ne hamë bukë dhe veshim rroba, ndërsa fiset Beni Hashim dhe Beni Mutalib janë gati duke vdekur. Ata as nuk shesin dhe as nuk blejnë. Për Zotin, unë nuk do të ulem, derisa të griset ajo fletë me vendimin mizor për ndërprerjen e marrëdhënieve me ta.” U ngrit Ebu Xhehli e tha: “Ti gënjen! Për Zotin, ajo fletë nuk do të griset.” Zumai: “Ti gënjen më shumë, o Ebu Xhehl, sepse ne nuk kemi dashur të shkruhej, që ditën që ajo u shkrua.” Ebu El Bahteriu: “Drejt flet Zuamaja. Neve, nuk na pëlqen ajo që është shkruar në atë fletë dhe as nuk i afrohemi.” Mut’aim ibn Adji: “Drejt folët të dy. Kush tha ndryshe, gënjeu. Të dalim të pafajshëm përpara Allahut nga kjo fletë dhe nga çfarë është shkruar aty!” Mut’aimin e mbështeti, gjithashtu edhe Hixham ibn Amru. Përsëri Ebu Xhehli: “Kjo gjë është kurdisur natën dhe ata nuk janë këshilluar këtu për këtë.” Ebu Talibi po rrinte ulur në atë të xhamisë dhe erdhi që t’u tregonte atyre se i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kishte thënë se Allahu i kishte dhënë fuqi një krimbi druri që të dëmtonte fletën e tyre. Ai kishte ngrënë tërë pjesën, ku ishte shkruar bllokada, ndërprerja e marrëdhënieve dhe padrejtësia ndaj myslimanëve e kishte lënë aty vetëm emrin e Allahut. Pasi i njoftoi idhujtarët për këtë, Ebu Talibi tha: “Nëse Muhamedi ka gënjyer për këtë gjë, ne u lëmë të lirë ju, që të bëni çfarë të doni ndaj tij. Ndërsa, po qe se nuk gënjen, atëherë ju duhet t’i jepni fund ndërprerjes së marrëdhënieve dhe padrejtësisë me ne.” Idhujtarët iu përgjigjën: “Ke thënë të vërtetën.” Fill pas kësaj bisede u çua Mut’aimi për ta grisur atë fletë, por ai pa se atë e kishte ngrënë krimbi i drurit të tërën, përveç “Me emrin tënd, o Allahu im” dhe kudo tjetër, ku ishte shkruar emri i Allahut. Fjala e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) qe një nga argumentet e Allahut të cilin idhujtarët, e shikuan me sytë e tyre, por, megjithatë ata vazhduan rrugën e tyre drejt humnerës. Pas kësaj ngjarjeje bllokada mbaroi dhe i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me gjithë njerëzit që ishin me të zbritën dhe u kthyen në shtëpitë e tyre në Mekë. Kurejshët i dërgojnë delegacion Ebu Talibit Pas heqjes së bllokadës, punët u kthyen ashtu siç ishin më parë. Por, nuk shkoi gjatë dhe pas disa muajsh Ebu Talibi u sëmur. Sëmundja sa vinte e i shtohej dita-ditës. Ebu Talibi i kishte kaluar 80 vjetët e Kurejshët e kuptuan se ai nuk do të ngrihej më nga ajo sëmundje. Për këtë gjë, u këshilluan midis njëri-tjetrit dhe thanë: “Të shkojmë tek Ebu Talibi e t’i themi që të na e dorëzojë djalin e vëllait të vet. Ne kemi frikë se mos ky plak i vjetër vdes dhe po mbeti deri atëherë nën mbrojtjen e tij do të na shajnë arabët e do të thonë: “E lanë Muhamedin derisa i vdiq xhaxhai dhe pastaj e morën.” Pas kësaj bisede, idhujtarët shkuan tek Ebu Talibi dhe i kërkuan që ta ndalonte të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) që të shante zotat e tyre, në mënyrë që t’i linin të lirë atë dhe Zotin e tij. Atëherë, Ebu Talibi e thirri Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i tregoi çfarë i kishin thënë idhujtarët e Kurejshët. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha: “O xhaxha! Unë i ftoj ata tek një fjalë e vetme, që po ta thonë, do t’u binden tërë arabët dhe të tjerët do t’u paguajnë xhizjen.” Idhujtarët u zemëruan dhe thanë: “Një fjalë të vetme?!” “Po.”,- tha Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). “Për babanë tënd,- thanë idhujtarët, edhe dhjetë fjalë do t’i pranonim. Po cila është ajo fjalë?” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u tha: “Nuk ka zot tjetër përveç Allahut.” Atëherë, idhujtarët u çuan të egërsuar duke shkundur rrobat e veta dhe duke thënë: “A mendon ai (Muhamedi) t’i bëjë zotat Një Zot?! Vërtet, kjo është shumë e çuditshme.”

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lulishta e dritave

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 3:02 pm

Viti i mallëngjimit
Ebu Talibit sa vinte e i shtohej sëmundja. Ai vdiq. Pak para se të vdiste, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) hyri tek ai. Aty gjeti edhe Ebu Xhehlin e Abdullah ibn Umejen. Ai iu drejtua Ebu Talibit: “O xhaxha! Thuaj La i lahe il-lallah (nuk ka zot tjetër përveç Allahut), që ta marr këtë fjalë si ndërmjetësuese përpara Allahut.” Ebu Xhehli dhe Abdullahu thanë: “O, Ebu Talib! A do të heqësh dorë nga feja e Abdul Mutalibit?” Ebu Xhehli dhe Abdullah ibn Ebi Umeja vazhduan kështu derisa dëgjuan fjalën e fundit të Ebu Talibit. Ai tha: “Në fenë e Abdul Mutalibit.” Atëherë, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Unë do t’i kërkoj falje Allahut për ty derisa të më ndalohet.” Pastaj, zbriti ajeti: “Nuk u takon as Pejgamberit e as besimtarëve që të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe në qoftë se ata janë të afërm të tyre, pasi ta kenë të qartë se me të vërtetë, ata (idhujtarët) janë banorë të Xhehenemit.” (9:113) Dhe: “Ti nuk mund të udhëzosh atë që do ti.” (28:56) Ebu Talibi vdiq në muajin Rexhep (thuhet edhe në Ramazan). Ishte viti i dhjetë i profetësisë. Gjashtë muaj pasi myslimanët kishin shpëtuar nga bllokada. Vërtet, Ebu Talibi sa jetoi, qe krah dhe mbrojtës i të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), me të cilin u mbrojt thirrja islame nga sulmet e njerëzve të parisë dhe të mendjelehtëve, por ai mbeti në fenë e gjyshërve dhe nuk e arriti tërë mirësinë, që të bëhej mysliman. Abasi i tha Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): “A nuk përfitoi dot xhaxhai yt prej teje?” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha: “Ai do të jetë në një cekëtirë prej zjarri e sikur të mos isha unë ai do të ishte në shkallën e fundit të Zjarrit.” Hatixhja drejt mëshirës së Allahut Të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ende nuk i ishte mbyllur plaga për vdekjen e Ebu Talibit, kur papritur vdes edhe nëna e besimtarëve, Hatixhja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) në Ramazan, në vitin e dhjetë të Profetësisë. Hatixhja vdiq dy muaj (thuhet edhe: tri ditë) pasi vdiq Ebu Talibi. Ajo ka qenë ndihmëse e çiltër e të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për Islamin. Ajo e përkrahu shumë të Dërguarin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për përhajen e Zbulesës. Hatixhja flijoi veten e saj dhe pasurinë e saj. Ajo i ndau bashkë me të Dërguarin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) mundimet dhe hidhërimet. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Ajo më besoi mua atëherë, kur njerëzit më mohuan dhe tregoi çiltërinë time, kur njerëzit më përgënjeshtruan. Ajo më bëri ortak në pasurinë e vet, kur njerëzit ma ndaluan dhe Allahu më dhuroi fëmijën e saj e nuk më dha fëmijë nga të tjerat veç saj.” Hatixhja ishte njeri i virtytshëm. Eshtë treguar se një herë engjëlli Xhebrail i erdhi Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Po vjen tek ti Hatixhja. Ajo ka me vete një enë me yndyrë, me gjellë a me pije. Kur të vijë, jepi “Selam!” nga Zoti i saj, përgëzoje se do të ketë një shtëpi në Xhenet prej kallami, ku nuk do të ketë as uri, as lodhje.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e përmendte shpesh Hatixhen dhe i lutej Allahut që ta mëshironte. Sa herë që e përmendte atë, kishte mall e dhembshuri. Kur therte ndonjë dele, u dërgonte një pjesë të afërmve të saj. Hatixheja kishte shumë virtyte. Hidhërimet shtohen Pas vdekjes së Ebu Talibit, xhaxhait dhe Hatixhes, bashkëshortes të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) iu sulën edhe më keq idhujtarët dhe e mbuluan atë me mundime. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) prekej shumë nga gjithçka që i ndodhte, edhe po të ishte ajo më e lehtë dhe më e vogël nga ajo që kishte kaluar. Një nga mendjelehtët e fisit Kurejsh i hodhi dhé në kokë Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Njëra nga vajzat e tij ia lau kokën e qau, por ai i tha: “Mos qaj moj bijë, mos qaj! Allahu do ta mbrojë babanë tënd!” Në një bisedë tjetër, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kurejshët nuk arritën të më bëjnë asgjë të keqe, derisa qe gjallë Ebu Talibi.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) martohet me Seuden dhe Aishen Në muajin Sheual, pas muajit që vdiq Hatixhja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u martua me Seuden, bijën e Zemias. Më parë Seudja ishte martuar me djalin e xhaxhait të saj, që quhej Sakran ibn Amru (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Sakrani dhe Seudja kanë qenë nga myslimanët e parë, të cilët mërguan për në Habeshe. Kur u kthyen përsëri në Mekë, Sakran ibn Amru vdiq. Pasi kaloi koha19 e pritjes, ajo u martua me të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Pas një viti u martua edhe Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) me të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Martesa e Profetit ( paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me Aishen u bë në muajin Sheual, por një vit pas martesës me Seuden Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e bëri aktin e martesës me Aishen në Mekë, kur ajo ishte gjashtë vjeç dhe e bëri për grua në Medine në muajin Sheual, në vitin e parë të emigrimit, kur ajo ishte nëntë vjeç. Ajo ishte më e dashura nga të gjitha gratë e tjera për Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe më e zgjuara nga gratë e Ymetit (Bashkësisë Islame). Aishja kishte shumë cilësi të mira dhe virtyte të larta

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lulishta e dritave

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 3:02 pm

Në Taif
Në gjendjen e vështirë që po kalonte, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) vendosi të shkonte në Taif, me shpresë se atje do t’i përgjigjeshin Thirrjes së tij, ose se do ta strehonin e do ta ndihmonin. Prandaj, u nis për atje më këmbë. Mori me vete edhe skllavin e vet, Zejd ibn Harithin. Gjatë rrugës, sa herë që kalonte pranë ndonjë fisi, i ftonte njerëzit për në Islam. Kështu veproi, derisa mbërriti në Taif. Atje qëndroi tek tre vëllezër, që ishin kryetarët e fisit Thekif. I thirri ata për në Islam dhe kërkoi që ta ndihmonin për shpalljen e Islamit. Mirëpo, ata nuk iu përgjigjën thirrjes së tij, përkundrazi iu kundërvunë shumë keq kërkesës së tij. Atëherë, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i la ata dhe shkoi tek të tjerët. I thirri edhe ata të pranonin Islamin e ta ndihmonin. Kështu, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) shkonte nga njëri kryetar fisi tek tjetri, duke u folur të gjithë pjesëtarëve të parive të atyre fiseve. Ai vazhdoi t’i thërriste për në Islam 10 ditë, por asnjëri nuk iu përgjigj. Përkundrazi, i thanë: “Largohu nga vendi ynë!” Pastaj, atë e sulmuan të rinjtë, mendjelehtët e skllevërit e tyre. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u përgatit për të dalë që andej. Kur po dilte ata qëndruan ndaj tij në dy rreshta dhe e shanë, e fyen dhe e goditën me gurë, derisa ia gjakosën këmbët dhe iu mbushën sandalet me gjak. Pranë tij ishte dhe Zejd ibn Harithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), që me trupin e vet e mbronte të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Por edhe ai u dëmtua në kokë. Kështu vazhduan duke e sulmuar dhe duke e sharë të Dërguarin e Allahut, derisa arritën te kopshti i Utbesë e Shejbesë, që ishin djemtë e Rebias, rreth pesë kilometra larg Taifit dhe hyri aty. Ata që e goditën u kthyen e ikën. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u ul në hijen e një hardhie dhe u mbështet te një mur. U prek shumë në veten e tij nga ajo që i bënë. Në atë kohë bëri lutjen e njohur: “O Allahu im! Tek Ti ankohem për pafuqishmërinë time, për naivitetin tim dhe pamundësinë për të përballuar sulmet e përçmimet e njerëzve. O Mëshirues i mëshiruesve, Ti je Mbrojtësi i të dobtëve, Ti je Zoti im, në dorë të kujt po më lë Ti mua? Mos më lër në dorën e të huajve, të cilët më pritën armiqësisht. Nëse Ti nuk je i zemëruar me mua, unë nuk shqetësohem. Por, falja Jote është më e mirë për mua. Mbështetem në mbrojtjen e dritës së fytyrës Sate, që ka ndriçuar errësirat dhe ka rregulluar punët e kësaj bote dhe të Botës tjetër, që të mos bjerë mbi mua zemërimi Yt. Ti ke në dorë gjithçka; më bëj që të veproj ashtu siç kënaqesh Ti, sepse nuk ka fuqi pa Ty!” Dy djemve të Rebias, iu dhimbs Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), kur e panë në atë gjendje. I dërguan skllavin e tyre të krishterë, Adasin, me një bistak rrush. Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) zgjati dorën për ta marrë bistakun e rrushit tha: “Bismil-lah (Me emrin e Allahut)” dhe e hëngri. Adasi i tha: “Këtë fjalë nuk e thonë njerëzit e këtij vendi.” “Prej cilit vend je ti dhe çfarë feje ke?”,- e pyeti Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). “Jam i krishterë nga Nejneuiu.” “A je nga fshati i atij burrit të mirë, Junus ibn Metaut?” “Ku e di ti se çfarë ka qenë Junus ibn Metau?” “Ai është vëllai im. Ai ishte profet dhe unë jam profet.” Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i këndoi historinë e Junusit nga Kurani dhe siç thuhet, Adasi u bë mysliman. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) doli nga kopshti dhe u nis për në Mekë, i mërzitur dhe i hidhëruar. Kur mbërriti në Karrnul Menazil, i bëri hije një re. Në re ishte meleku Xhebrail me melekun e maleve. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ngriti kokën lart dhe Xhebraili i tha: “Allahu të ka dërguar ty melekun e maleve, që ti ta urdhërosh atë për çfarë të duash!” Meleku i maleve e përshëndeti Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me “Selam!”21 dhe i tha: “O Muhamed! Ja ku jam! Kërko ç’të duash! Në qoftë se do ti, unë i bashkoj malet e Mekës (malin e Ebu Kubejsit dhe malin tjetër, që është përballë tij).” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha: “Jo! Unë lutem që Allahu të nxjerrë nga pasardhësit e atyre që më kundërshtuan njerëz, që do të adhurojnë vetëm Allahun e nuk do t’i bëjnë Atij shok.” I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e kuptoi, se do t’i vinte ndihma nga Allahu. Ai vazhdoi rrugën për në Mekë. Kur mbërriti në Nahle, qëndroi disa ditë. Gjatë kësaj kohe Allahu i dërgoi një grup xhindesh.
vazhdon...

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lulishta e dritave

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 3:02 pm

Ato iu afruan dhe dëgjuan Kuranin, kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) po këndonte në këmbë, gjatë namazit që po falte me shokët e vet. Pasi Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) mbaroi faljen e namazit, xhindet u kthyen te gjindja e tyre për ta paralajmëruar gjindjen për dënimin e Allahut. Xhindet, që dëgjuan këndimin e Kuranit, i besuan Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk e kuptoi se xhindet po e dëgjonin, kur këndoi Kuran. Më pas, Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i zbritën nga Allahu disa ajete nga surja “El Ahkaf” dhe disa ajete nga surja “El Xhin”, që flasin për këtë ngjarje. Pasi qëndroi ca ditë aty, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), u largua nga Batni Nahli dhe vijoi rrugën për në Mekë. Ai i lutej Allahut ta ndihmonte dhe t’i gjente rrugëdalje. Ai kishte frikë se i bënin keq Kurejshët dhe se mos e zinin atë befasisht me dhunë. Prandaj deshi që të parapërgatitej për këtë. Kur iu afrua Mekës, qëndroi në Malin Hira dhe dërgoi një burrë tek Ahnes ibn Sheriku, që ta merrte në mbrojtje. Mirëpo Ahnesi kërkoi ndjesë, sepse ai ishte aleat i kurejshëve: “Aleati nuk mund të marrë në mbrojtje atë njeri, që ka armiqësi me mikun.”,- i ktheu përgjigje. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dërgoi fjalë te Suhejl ibn Amru, por edhe ai kërkoi falje, sepse ishte prej fisit Beni Amir ibn Lueji e njerëzit e atij nuk e merrnin në mbrojtje kundërshtarin e fisit Beni Ka’b ibn Luejit. Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dërgoi fjalë te Mutaim ibn Adji, që ishte nga fisi Beni Neufil ibn Abdi Menaf, vëllai i Hashim ibn Abdu Menafit, gjyshit të Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Në atë kohë Abdu Menafi ishte shtëpia më e lartë në fisin Kurejsh. Mutaimi u përgjigj: “Po.” Ai u armatos me gjithë djemtë dhe i dërgoi fjalë të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të vinte në Mekë. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) erdhi dhe hyri në Xhaminë e Shenjtë, bëri tauaf rrotull Qabes, fali dy rekatë namaz dhe shkoi në shtëpinë e vet. Mutaim ibn Adji dhe djemtë e tij e kishin rrethuar të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për ta mbrojtur. Mutaimi e kishte thënë hapur edhe më parë te Kurejshët se ai e kishte marrë në mbrojtje Muhamedin. Kurejshët e pranuan që Muhamedi të ishte nën mbrojten e Mutaimit. Idhujtarët polemizojnë dhe kërkojnë argumente Pjesë e polemikave, që idhujtarët zhvilluan me të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte kërkesa që ai t’u sillte argumente. Këtë e bënin për hakmarrje. Kjo ndodhte shpesh dhe në kohë të ndryshme. Njëherë u mblodhën në Xhaminë e Shenjtë, u këshilluan me njëri-tjetrin dhe pastaj i dërguan fjalë të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) që paria e gjindjes së tij ishte mbledhur që të flisnin me të.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lulishta e dritave

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 3:02 pm

vazhdimi...

I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i jepte rëndësi futjes së tyre në Islam. Kjo përmendet edhe në Kuran: “A thua ti do ta shkatërrosh veten nga hidhërimi prej tyre, nëse ata (idhujtarët) nuk i besojnë këtij ligjërimi (Kuranit)?” (18:6) Ai shkoi menjëherë tek ata, sepse shpresonte që ata do të bëheshin myslimanë. Kur shkoi, ata i thanë: “Ti na ke thënë se të dërguarit kanë shenjë, se Musai kishte shkopin, Themudi kishte devenë dhe Isai ngjallte të vdekurit. Na e sill edhe ti ndonjë shenjë si të dërguarit e parë!” Idhujtarët mendonin se nga vetitë e të Dërguarve të Allahut ishte se ata kishin aftësi të bënin çudira e mrekulli, kur të donin, ashtu siç kanë mundësi tërë njerëzit për të kryer punët e tyre të zakonshme. Prandaj, i propozuan Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) që t’ua kthente atyre Safanë22 në flori, t’ua bënte malet fusha, ku të rridhnin lumenj, ose të ringjallte prindërit e tyre që të dëshmonin se ai ishte i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Për këtë Allahu ka thënë: “Ata thanë: “Nuk të besojmë ty (o Muhamed), derisa të na nxjerrësh prej tokës burime. Ose (nuk të besojmë derisa) të kesh kopshte me hurma e me rrush e të bësh që të rrjedhin vazhdimisht lumenj në to. Ose (nuk të besojnë derisa) të bjerë mbi ne qielli copa-copa, ashtu si po mendon ti (se do të na dënojë Zoti), ose të na i sjellësh Allahun dhe engjëjt para nesh. Ose (nuk të besojmë derisa) të kesh një shtëpi prej ari, ose të ngjitesh lart në qiell, po ne nuk të besojmë për ngjitjen tënde, derisa të na sjellësh libër që ta lexojmë.” Idhujtarët thanë se do të bëheshin myslimanë, nëse Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) do t’ua sillte ato që i kërkuan atij. Për këtë Allahu ka thënë: “Ata (idhujatarët) u betuan me një betim të fortë në Allahun se, në qoftë se u vjen atyre ndonjë mrekulli, do ta besojnë…” (6:109) Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) iu lut Allahut që t’ua tregonte gjërat që kërkuan. Atëherë, erdhi Xhebraili dhe e la Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të zgjidhte: ose Allahu t’ua jepte atyre gjithçka kërkuan, por atë që do ta mohonte Allahun pas kësaj ta dënonte si askënd në botë; ose, Allahu t’ua hapte atyre portën e pendimit dhe të mëshirës. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha Xhebrailit: “Unë them që Allahu ta lërë hapur portën e pendesës dhe të mëshirës.” Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) mendoi kështu, Allahu i Madhëruar i zbriti ajetet, ku u jepet përgjigje idhujtarëve për propozimet e tyre: “Thuaj: “(O Muhamed): “Subhanallah (larg të metave është Allahu), a mos jam unë tjetër përveç se njeri i dërguar?” (17:93)Kuptimi i ajetit është: Unë nuk kam mundësi të bëj gjëra të jashtëzakonshme dhe mrekulli, sepse fuqinë për gjëra të tilla e ka vetëm Allahu i Madhëruar, i Cili nuk ka asnjë shok ose ortak në fuqinë e Vet. Unë jam njeri, ashtu siç jeni edhe ju e nuk kam mundësi të bëj mrekulli, ashtu siç nuk keni mundësi as ju. Por, ajo që më dallon mua nga ju është se jam i Dërguar i Allahut e më zbret Zbulesa, kurse ju nuk jeni të dërguar dhe nuk ju zbret gjë. Pra, dijeni se ato që kërkuat nga unë, nuk janë në dorën time dhe as në mundësinë time, ato janë në dorë të Allahut; po të dojë Ai, ua shfaq juve atë që kërkuat dhe mua më forcon me to ndaj jush; po të dojë Ai, ua vonon e nuk ua shfaq tani, sepse mund të jetë më mirë për ju. Allahu e përforcoi këtë përgjigje në suren “En'am”: “Thuaj: “Cështja e atyre mrekullive është tek Allahu. E ku e dini ju, ndoshta, kur (mrekullitë) të vijnë, idhujtarët nuk do t’i besojnë.” (6:109) Kjo do të thotë se profetët dhe të dërguarit e Allahut nuk janë ata që sjellin gjërat e jashtëzakonshme dhe mrekullitë, por është Allahu, Ai që i sjell ato. Allahu i shfaq mrekullitë në duart e profetëve dhe të të dërguarve si respekt për ta dhe si përforcim për profetësinë dhe mesazhin e tyre. Allahu u tregoi idhujtarëve se edhe po t’ua tregonte ato çka kërkuan, idhujtarët përsëri nuk do ta besonin, megjithëse u betuan shumë. Për këtë Allahu ka thënë: “E, edhe sikur t’ju zbritnim Ne atyre engjëjt, t’ju flisnin të vdekurit, të ngjallnim gjithçka përpara tyre, ata nuk do të besonin, vetëm në qoftë se donte Allahu, por shumica e tyre nuk e dinë (se besimi është dhuratë nga Allahu).” (6:111) Dhe: “Po sikur të kishte ndonjë Kuran që të bënte të ecnin malet, të plasej toka, të flisnin të vdekurit?” Jo, (ata nuk besojnë) se e tërë çështja i takon vetëm Allahut. A nuk e kanë të qartë ata që besuan se, sikur të donte Allahu, do t’i drejtonte në rrugë të drejtë të gjithë njerëzit.” (13:31) Në ajete të tilla Allahu i Madhëruar tregoi një ligj nga ligjet e Veta: “Në qoftë se njerëzit kërkojnë ndonjë shenjë të caktuar e pasi të jepet ajo nuk i besojnë asaj, dënohen pa u vonuar.” E, ligji i Allahut nuk ndryshon e nuk zëvendësohet asnjëherë. Allahu e dinte se shumica e Kurejshëve do të besonin më vonë, prandaj nuk ua solli shenjat që ata propozuan. Hëna ndahet më dysh Kur Kurejshët e panë se i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk iu përgjigj me shenjat që i propozuan, menduan se të vazhdonin t’i kërkonin shenja atij do të ishte mjeti më i mirë për ta mposhtur atë dhe për ta bërë të heshtte. Kështu do të bindnin njerëzit se Muhamedi ishte shpifës dhe jo i dërguar. Prandaj, ata ndërmorën një hap tjetër. Vendosën që t’i kërkonin Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) një mrekulli që ta vendoste ai vetë, duke shpresuar që mrekullia të mos ndodhte. Kështu njerëzit do të shikonin paaftësinë e tij dhe nuk do ta besonin. Erdhën dhe i thanë: “A mund të na tregosh ndonjë shenjë, që ne të kuptojmë se ti je i Dërguari i Allahut?” Atëherë, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i kërkoi Zotit të vet që t’u tregonte atyre ndonjë shenjë. Allahu i Madhëruar ua ndau atyre Hënën në dy pjesë: njëra pjesë u duk sipër malit të Ebu Kubejsit, ndërsa tjetra më poshtë; midis dy pjesëve të Hënës u duk mali Hira. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u tha atyre: “Dëshmoni!” Kurejshët e shikuan krejt qartë këtë mrekulli dhe për një kohë të gjatë mbetën gojëhapur, por përsëri nuk besuan, madje, thanë: “Kjo është magjia e Ebu Kebishes. Vërtet, Muhamedi na bëri magji neve.” Mirëpo u çua një burrë dhe tha: “Në qoftë se Muhamedi u ka bërë magji juve, ai nuk mund që t’u bëjë magji të gjithë njerëzve. Prandaj prisni, derisa t’ju vijnë udhëtarë.” Erdhën udhëtarët në Mekë dhe Kurejshët i pyetën për hënën e ndarë më dysh. Ata u përgjigjën: “Po, e kemi parë.” Megjithëkëtë Kurejshët vazhduan në mosbesimin e tyre dhe shkuan pas dëshirave të tyre. Ndarja e hënës më dysh erdhi si një parapërgatitje për një shenjë edhe më të madhe. Ajo ishte Israja dhe Miraxhi. Shikimi i hënës, që ndahet në dy pjesë me syrin e vërtetë, e bën edhe më të lehtë për mendjet pranimin e Israsë dhe të Miraxhit. Sidoqoftë, Allahu e di më mirë.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lulishta e dritave

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 3:03 pm

Israja dhe Miraxhi
Israja është udhëtimi që Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri brenda një nate prej Mekës deri në Shtëpinë e Shenjtë23. Miraxh është ngjitja e tij, po atë natë në botën e lartë qiellore. Këtë udhëtim Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka bërë me trupin e tij të nderuar dhe me shpirtin e tij të pastër. Israja është përmendur në Kuran, në suren “Isra”. Allahu thotë: “Larg të metave është Ai, që e kaloi robin e vet në një pjesë të natës prej Mesxhidil Haramit (Qabes) gjer në Mesxhidil Aksa (Bejtul Mekdis), rrethinën e së cilës Ne e kemi bekuar (ia bëmë këtë udhëtim Muhamedit), për t’i treguar atij disa nga argumentet tona. Vërtet, Ai (Allahu) është Dëgjuesi (i fjalëve të Muhamedit), Shikuesi (i punëve të Muhamedit).” (17:1) Sipas disa dijetarëve Miraxhi është përmendur në suren “En Nexhm”, prej ajetit të shtatë deri në ajetin tetëmbëdhjetë. Dijetarë të tjerë kanë thënë se në këtë ajet nuk është përmendur Miraxhi, por diçka tjetër. Dijetarët islamë kanë mendime të ndryshme për kohën kur ka ndodhur Israja dhe Miraxhi. Disa kanë thënë se ka ndodhur në vitin, kur Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u bë profet. Dikush ka thënë se është bërë në vitin e pestë të profetësisë. Eshtë thënë edhe se kjo mrekulli ka ndodhur më 27 të muajit Rexhep, në vitin e 10-të të profetësisë. Dikush ka thënë që ka ndodhur më 17 të Ramazanit, në vitin e 12-të të profetësisë. Sipas një mendimi tjetër kjo ka ndodhur në Muharrem; dikush tjetër ka thënë, më 17 të Rabiul Euelit, në vitin e trembëdhjetë të profetësisë. Sipas versioneve të vërteta, ngjarja ndodhi kështu: Xhebraili erdhi në Mesxhidi Haram, me një kafshë pak më të madhe se gomari dhe më të vogël se mushka. Kafsha e hidhte thundrën aq sa mund të arrijë shikimi i njeriut. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i hipi asaj dhe bashkë me Xhebrailin vajtën te Shtëpia e Shenjtë. E lidhën kafshën aty, ku e kishin lidhur edhe Profetët e tjerë. Pastaj Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) hyri në xhami dhe fali 2 rekatë namaz dhe u bë imam i të gjithë profetëve të tjerë. Pastaj Xhebraili i solli një enë me verë dhe një enë me qumësht dhe i la Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të zgjidhte. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) zgjodhi qumështin dhe Xhebraili i tha: “Zgjodhe të natyrshmen. Ti dhe Ymeti yt u udhëzuat për në rrugë të drejtë. Sikur të kishe marrë verën, do ta kishe çuar në humbje tërë Ymetin tënd.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me Xhebrailin u ngjitën për në qiellin e kësaj bote. Xhebraili kërkoi të hapej dera. Dera u hap dhe Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) pa Ademin, babanë e njerëzimit. E përshëndeti atë me “Selam!”. Ai ia ktheu përshëndetjen dhe e mirëpriti me shumë respekt dhe pranoi se Muhamedi ishte Profet. Në të djathtë ishin ca hije, të cilat, kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i shikonte, qeshnin; këta ishin shpirtrat e të gëzuarve. Në të majtë ishin ca hije, që, kur i shikonte,qanin;këta ishin shpirtrat e atyre që kishin bërë atë, që nuk duhej ta bënin. Pastaj u ngjitën në qiellin e dytë. Xhebraili kërkoi t’u hapeshin dyert dhe ato iu hapën. Aty Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) pa Jahjanë, birin e Zekeriasë dhe Isanë, birin e Merjemes, nënat e të cilëve ishin motra. I përshëndeti me “Selam!” dhe ata ia kthyen përshëndetjen, e pritën shumë mirë dhe pranuan se Muhamedi ishte Profet. Në qiellin e tretë Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) takoi Jusufin, të cilit i kishtë rënë hija e mirësisë. E përshëndeti me “Selam!”. Ai ia ktheu përsëndetjen, e priti shumë mirë dhe pranoi se Muhamedi ishte Profet. Në qiellin e katërt Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) takoi Idrisin. E përshëndeti me “Selam!”, ai ia ktheu përshëndetjen, e priti shumë mirë dhe pranoi se Muhamedi ishte Profet. Në qiellin e pestë Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) takoi Harunin, birin e Imranit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), e përshëndeti edhe atë me “Selam!”. Ai ia ktheu përshëndetjen, e priti shumë mirë dhe pranoi se Muhamedi ishte Profet. Në qiellin e gjashtë, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u takua me Musanë, birin e Imranit (paqja qoftë mbi të!). E përshëndeti me “Selam!”. Ai ia ktheu përshëndetjen, e priti shumë mirë dhe pranoi se Muhamedi ishte Profet. Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e kaloi qiellin, ku ishte Musai (paqja qoftë mbi të!), Musai qau. Dikush nga melekët i tha: “Përse po qan?” “Qaj,- tha Musai, sepse nga ymeti i një djali, që u dërgua profet pas meje, do të hyjnë në Xhenet më shumë sesa nga ymeti im.” Pastaj Xhebraili me Profetin Muhamed (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u ngjitën në qiellin e shtatë. Atje Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) takoi Ibrahimin (paqja qoftë mbi të!). E përshëndeti me “Selam!”. Ai ia ktheu përshëndetjen, e priti shumë mirë dhe pranoi që Muhamedi ishte Profet. Ibrahimi e kishte mbështetur shpinën te “Bejtul Ma’muri”, ku hyjnë çdo ditë shtatëdhjetë mijë melekë. Ata hynin aty një herë të vetme. Më pas, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u ngjit tek Sidretul Munteha (Pema e Vetmuar). Gjethet e saj ishin si veshë elefanti, frutat e saj si shtamba të mëdha. Aty erdhi një dyshek prej ari. Me urdhrin e Allahut, Pemën e mbuloi diçka e çuditshme. Ajo ndryshoi krejtësisht e asnjë krijesë e Allahut nuk mund ta përshkruajë bukurinë e saj. Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u ngjit drejt Allahut të Madhëruar. U afrua tek Ai dy kutë a më shumë. Dhe, Allahu i shpalli robit të Vet. I caktoi detyrë atij dhe Ymetit të tij pesëdhjetë namaze, në një ditë dhe natë. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u kthye nga Musai (paqja qoftë mbi të!). Ky e pyeti: “Për çfarë të urdhëroi Zoti yt?” Ai i tha: “Më urdhëroi të fal pesëdhjetë namaze.” Musai i tha: “Ymeti yt nuk ka mundësi ta kryejë këtë detyrë. Prandaj kthehu te Zoti yt dhe kërkoji që t’i pakësojë.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u kthye nga Xhebraili, i cili ia bëri me shenjë të shkonte, në qoftë se dëshironte. Atëherë, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u kthye tek Allahu dhe Ai ia zbriti dhjetë namaze. Pastaj Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kaloi nga Musai (paqja qoftë mbi të!) dhe ky e pyeti. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tregoi, por Musai i bëri përsëri shenjë që të kërkonte prapë prej Allahut pakësim të namazeve. Kështu, vazhdoi Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) duke shkuar nga Musai tek Allahu i Madhëruar, derisa Allahu i caktoi pesë namaze. Më pas Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kaloi përsëri nga Musai (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), i cili i bëri shenjë përsëri që të shkonte tek Allahu dhe t’i kërkonte edhe më pakësim të namazeve. Musai tha: “Unë i kam provuar Benu Israilët për detyra edhe më të lehta se pesë namazet, por u treguan të dobët dhe i braktisën.” “Kam turp nga Zoti im t’i kërkoj të m’i pakësojë edhe më namazet,- i tha Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Jam i kënaqur dhe i bindur.” Pasi, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u largua, iu bë thirrje nga Allahu: “E kam caktuar përfundimisht detyrën për ju. Ua kam lehtësuar robve të mi detyrën fetare. Unë i caktova atyre të falin pesë namaze në një ditë dhe natë, por shpërblimin do ta kenë sa për pesëdhjetë. Fjala ime nuk ndryshohet më!” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u kthye brenda asaj nate në Mekë. Në mëngjes i njoftoi njerëzit për çfarë i kishte treguar Allahu nga argumentet e Tij të mëdha. Mirëpo, idhujtarët e përgënjeshtruan edhe më shumë dhe i shtuan mundimet e fyerjet ndaj tij. Dikush prej tyre fishkëllente, e dikush vinte dorën në kokë i çuditur. Disa të tjerë shkuan tek Ebu Bekri dhe i thanë çfarë u kishte treguar Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ebu Bekri u tha: "Nëse Profeti ka thënë ashtu, është plotësisht e vërtetë." - A e beson ti këtë?,- iu kthyen ata. -Unë i besoj atij për gjëra edhe më larg mendjes se kjo. Unë i besoj atij për Zbulesën që i vjen nga qielli mëngjes e mbrëmje. Atëherë, Ebu Bekri u quajt “Es Siddik” (që është shumë i çiltër). Femohuesit nisën ta provonin Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ata i kërkuan që t’ua tregonte pamjen e Shtëpisë së Shenjtë, të cilën ai nuk e kishte parë kurrë më parë. Allahu ia çeli pamjen e ai filloi t’u tregonte atyre për të. Ai ua përshkroi atyre xhaminë derë për derë dhe vend për vend. Kështu, ata nuk mundën ta përgënjeshtronin, prandaj thanë: “Përsa i përket përshkrimit, tha të vërtetën.” Idhujtarët e pyetën Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për një vargan, që do të vinte nga Shami dhe ai ua tregoi me saktësi numrin e deveve që ishin në atë vargan, për kohën kur do të vinte vargani në Mekë dhe devenë që ecte përpara. Dhe ashtu qe vërtet, por idhujtarët nuk deshën tjetër veç mohimit. Në mëngjes erdhi Xhebraili dhe i mësoi të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) mënyrën e faljes së pesë namazeve dhe kohët e tyre. Më parë namazi ka qenë dy rekatë në mëngjes dhe dy rekatë në mbrëmje. </SPAN>

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lulishta e dritave

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 3:03 pm

Islami u shpallet fiseve dhe individëve
Pasi e urdhëroi Allahu ta bënte thirrjen për në Islam hapur, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e bëri zakon, që, në kohën e Haxhit dhe gjatë ditëve kur arabët kishin panairet e tyre, të shkonte te fiset e tyre dhe t’i ftonte në Islam. Në kohën e Paditurisë (para Islamit), ndër tregjet e arabëve, tre që ndodheshin afër Mekës, ishin më të famshëm: Ukadhi, Mixheni dhe Dhul Mexhazi. Ukadhi ishte fshat. Ai ndodhej midis Nahles dhe Taifit. Aty arabët bënin tregti që në fillim të muajit Dhul Ka’de e deri në ditën e njëzetë të atij muaji. Pastaj shkonin në Mixhen dhe bënin tregti deri në fund të muajit Dhul Ka’de. Mixheni është në luginën Merrudhdhahram, poshtë Mekës. Dhul Mexhazi ndodhet prapa malit të Arafatit, pra, prapa “Xhebelurr Rrahme” (Malit të Mëshirës). Atje, arabët ngrinin tregjet qysh në fillim të muajit Dhul Hixhxhe e deri në ditën e tetë të atij muaji. Pastaj, merreshin me detyrat e Haxhit. Disa nga ata, të cilëve i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u kërkoi që ta strehonin dhe ta ndihmonin, ishin: Benu Amir ibn Sa’saa, Benu Meharib ibn Hafsa, Benu Fizare, Gassan, Murreh, Benu Hanefije, Benu Selim, Benu Abes, Benu Nasir, Benu al Bikai, Kindeh, Kelib, Benu Harith ibn Ka’b, Adhrah, Hadharimah. Mirëpo ata nuk iu përgjigjën kërkesës së tij. Mënyrat se si ia kthyen, ishin të ndryshme. Dikush, nuk pranoi me të mirë. Dikush vuri si kusht që, po të pranonte ta strehonte dhe ta ndihmonte, të ishte udhëheqës pas tij. Dikush tjetër tha: “O Muhamed! Familja dhe të afërmit të njohin më mirë ty, prandaj nuk të kanë ardhur pas.” Dikush tjetër ia ktheu shëmtuar. Ndër të gjithë Benu Hanifët, ithtarët i Musejlme Kedhabit qenë më të këqinjtë (nga ata që refuzuan). Besimtarët që nuk ishin nga Meka Atëherë, kur thirrja për në Islam po kalonte kohë të vështirë në Mekë, Allahu i Madhëruar kishte vendosur që të besonin disa burra, që nuk ishin vendës. Ata burra ishin si një grimcë shprese, që ndriçoi errësirën e dëshpërimit. Nga ata janë: 1. Suejd ibn Samiti. Ishte poet libian; banonte në Jethrib (Medine) dhe quhej El Kamil (i Ploti), për nderin e tij dhe për poezinë e tij. Suejdi erdhi në Mekë për Haxh ose për Umre dhe i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ftoi për në Islam. Suejdi i paraqiti të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) urtësitë e Lukmanit, kurse i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i paraqiti atij Kuranin. 2. Iljas ibn Meadhi. Ishte një djalë e ri nga banorët e Jethribit. Erdhi në Mekë në fillim të vitit 11-të të Profetësisë, me një delegacion të fisit Eus, që kërkonin të bëheshin aleatë me Kurejshët kundër fisit Hazrexh. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) shkoi tek ata, i ftoi për në Islam dhe u lexoi pjesë nga Kurani. Atëherë, Iljasi tha: “Për Zotin, ky Kuran është më i mirë se ajo që thoni ju.” Në atë çast, Ebu Hasiri, njëri nga anëtarët e delegacionit, i hodhi dhč në fytyrë Iljasit dhe i tha: “Na lër rehat! Ne kemi ardhur këtu për tjetër gjë.” Iljasi heshti. Pasi u kthyen në Jethrib, nuk vonoi shumë dhe ai vdiq. Por, para se të vdiste, Iljasi thoshte vazhdimisht La ilahe il-lallah, Allahu Ekber, el hamdu lil-lah, subhanallah. Kështu që njerëzit e fisit të tij u bindën se ai vdiq mysliman. 3. Ebu Dherr el Giffariu. Ai mori vesh se Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte profet i dërguar nga Allahu, kur Suuejd ibn Samiti dhe Iljas ibn Meadhi e përqafuan Islamin. Prandaj, Ebu Dherri dërgoi vëllanë e vet në Mekë, që të shikonte si qëndronte e vërteta dhe pastaj të kthehej e ta njoftonte. Vëllai i tij shkoi në Mekë dhe u kthye, por nuk solli gjë. Atëherë Ebu Dherri u nis vetë. Shkoi në Mekë e hyri në Xhaminë e Shenjtë. Aty qëndroi rreth një muaj. Pinte ujë Zemzemi, i cili i zëvendësonte edhe bukën edhe ujin. Ai nuk pyeste njeri për Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), sepse trembej mos i ndodhte gjë. Pastaj, e mori Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe hyri me të tek i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ebu Dherri kërkoi nga i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) që t’i tregonte ç’ishte Islami dhe ai ia tregoi. Ebu Dherri e përqafoi Islamin menjëherë. Pastaj shkoi te Xhamia e Shenjtë dhe tha: “Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i tij.” Në atë çast iu sulën Kurejshët dhe e rrahën për vdekje, mirëpo e shpëtoi Abbasi. Në mëngjesin e ditës së nesërme, Ebu Dherri shkoi përsëri në Xhaminë e Shenjtë dhe dëshmoi, ashtu siç kishte dëshmuar ditën e kaluar. Kurejshët e rrahën rëndë përsëri, ashtu siç e kishin rrahur ditën e kaluar. Por Abbasi përsëri e shpëtoi, ashtu siç e kishte shpëtuar ditën e mëparshme. Pastaj, Ebu Dherri shkoi atje ku banonin njerëzit e fisit të tij, Benu Gaffarët dhe, kur emigroi Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në Medine, emigroi edhe ai atje. 4. Tufejl ibn Amru Deusiu. Ishte poet libian dhe kryetar i fisit të vet Deus, që banonte në anë të Jemenit. Tufejli erdhi në Mekë në vitin e 11-të të profetësisë. Banorët e Mekës i dolën përpara dhe e paralajmëruan që të mos e besonte Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Tufejli i zuri veshët me pambuk, për të mos e dëgjuar Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Kur hyri në Xhaminë e Shenjtë, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte kthyer nga Qabja dhe po falte namaz. Aty Tufejli dëgjoi diçka nga Kurani. I pëlqeu shumë e tha me vete: “Unë jam intelektual dhe poet. E dalloj qartë të mirën nga e keqja. C’më pengon mua ta dëgjoj këtë njeri, çfarë thotë? Po të jetë gjë e mirë, ta pranoj; po të jetë e keqe, nuk e pranoj.” Kur i Dërguari i Allahut u kthye në shtëpinë e vet, Tufejli i shkoi pas, i hyri në shtëpi dhe i kërkoi Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) që t’ia tregonte çështjen plotësisht. Atëherë, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i foli për Islamin e i këndoi Kuran. Tufejli u bë mysliman dhe pohoi dëshminë e vërtetë: Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) iu lut Allahut për të. Kur Tufjeli u afrua te njerëzit e vet, i ndriçoi fytyra. Tufejli iu lut Allahut që t’ia ndryshonte fytyrën. Atëherë, Allahu ia bëri dritën e fytyrës autoritet. Hyri tek njerëzit e vet dhe i ftoi ata në Islam. U bënë myslimanë babai dhe gruaja e tij, ndërsa njerëzit e tjerë u lëkundën. Por, kur, pas marrëveshjes së Hudejbijes, Tufejli mërgoi për në Medine, pati me vete shtatëdhjetë (thuhet edhe: tetëdhjetë) myslimanë nga njerëzit e tij. 5. Dhamad el Ezdiju. Ishte prej fisit Ezd, me origjinë nga Jemeni. Dhamadi lutej për shërimin e njerëzve nga çmenduria, xhindet dhe djajtë. Erdhi në Mekë dhe dëgjoi mendjelehtët, që thoshin se Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte i çmendur. Prandaj, vajti tek ai për ta shëruar. Por, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha: “Falenderimi i takon vetëm Allahut. Atë falenderojmë dhe vetëm atij i kërkojmë ndihmë. Atë, që Allahu e udhëzon në rrugë të drejtë, askush nuk mund ta largojë; atë, që Allahu e ka lënë në humbje, askush nuk mund ta udhëzojë në rrugë të drejtë. Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut, që është Një e s’ka shok dhe se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij.” Dhamadi kërkoi t’i përsëriteshin këto fjalë tri herë, pastaj tha: “Kam dëgjuar fjalët e falltarëve, të magjistarëve dhe të poetëve, por nuk kam dëgjuar kurrë si këto fjalët e tua. Me të vërtetë, fjalët që the, kanë një det kuptimesh. Jepma dorën, të të jap besën se kam përqafuar Islamin.” Islami në Medine Në vitin e 11-të të profetësisë e pranuan Islamin edhe gjashtë të tjerë nga njerëzit e Jethribit dhe që të gjithë nga fisi Hazrexh. Ata ishin: Es’ad ibn Zarare, Auf ibn Harith ibn Rifa’a (Auf ibn Afirai), Rafia ibn Malik ibn Axhlani, Kutba ibn Amir Ibnabij, Xhabir ibn Abdullah ibn Raibi. Në vitin e 11-të të profetësisë, këta të gjashtë shkuan në Mekë për Haxh, bashkë me të tjerë. Banorët i Jethribit kishin dëgjuar nga jehudinjtë, në luftra a në grindje që thoshin: “Ka ardhur koha që të dalë një profet. Ne do t’u vrasim me atë profet, ashtu siç u vra Adi dhe Iremi.” Kur haxhinjtë ndodheshin në fundin e Minasë, kaloi andej i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) natën. I dëgjoi duke folur, u afrua tek ata dhe i pyeti: “Kush jeni ju?” Ata i thanë: “Jemi nga fisi Hazrexh.” -Ju jeni aleatë me jehudinjtë?,- iu kthye Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). -Po. -A nuk doni të rrini ca, që të bisedoj me ju? -Përse jo? U ulën me të dhe Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ua shpjegoi mirë e mirë të vërtetën e Islamit, u këndoi Kuran dhe i ftoi për në rrugën e Allahut të Madhëruar. Ata i thanë njëri-tjetrit: “Ju e dini për Zotin, se është ky profeti, për të cilin kanë paralajmëruar jehudinjtë. Prandaj, le t’i besojmë atij, para se të na e kalojnë jehudinjtë.” Njerëzit e fisit Hazrexh nxituan për të përqafuar Islamin dhe i thanë Profetit: “Ne kemi lënë njerëzit tanë në Jethrib me armiqësi dhe sherre midis tyre. E nëse Allahu do t’i bashkojë ata me fjalën tënde, nuk ka burrë më të lartë se ti në botë.” Kështu, ata e përqafuan Islamin dhe i premtuan Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se do të merreshin me thirrjen për në fenë e tij dhe se do të takoheshin me të përsëri në Haxhin e vitit të ardhshëm. </SPAN>

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lulishta e dritave

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 3:03 pm

Besëlidhja e Akabesë
Vitin tjetër, që ishte viti i 12-të i profetësisë, kur erdhi koha e Haxhit, mbërritën në Mekë dymbëdhjetë burra, nga të cilët dhjetë ishin nga fisi Hazrexh dhe dy nga fisi Eus. Nga ata të dhjetë të fisit Hazrexh, pesë kishin qenë në Mekë edhe vitin e kaluar, përveç Xhabir ibn Abdullah ibn Raibit. Pesë të tjerët ishin: Muadh ibn Harithi (Muadh ibn Afirai), Dhekuan ibn Abdul Kajsi, Ubade ibn Samiti, Jezit ibn Tha’lebe, Abas ibn Ubade ibn Nadle. Dy vetët e fisit Eus ishin Ebu Hejthim ibn Tihani dhe Uuejm ibn Saide. Këta 2 veta u ulën me të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në Akabenë e Minasë dhe Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u mësoi atyre Islamin. U tha: “Ejani e më jepni besën se nuk do t’i vini Allahut shok, se nuk do të vidhni, se nuk do të bëni imoralitet, se nuk do t’i vrisni fëmijët tuaj, se nuk do të shpifni e nuk do të më kundërshtoni mua në punë të mira. Kush nga ju e mban besën, do të ketë shpërblim nga Allahu; kush nuk e mban besën dhe Allahu ia mbulon këtë gabim, është punë e Allahut, në dashtë Ai e dënon dhe në dashtë, Ai ia fal.” Dëgjuesit, të gjithë njëzëri i dhanë besën Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Në Jethrib bëhet thirrje për në Islam Kur njerëzit, që dhanë besën u kthyen në Jethrib, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dërgoi me ta edhe Mus’ab ibn Umejrin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) që t’u këndonte atyre Kuranin dhe t’u mësonte atyre fenë. Kur arritën atje, Mus’ab ibn Umejri shkoi tek Ebu Umame Es’ad ibn Zarare dhe të dy u morën me përhapjen e Islamit. Njëherë, kur ata të dy ishin në kopsht, kryetari i fisit Eus, Sa’ad ibn Muadhi i tha birit të xhaxhait të vet, Uejid ibn Hudhajrit: “A nuk po shkon tek ata dy burra, që kanë ardhur këtu e na shpërfillin njerëzit tanë të pafuqishëm. Mos i lër ta bëjnë atë punë, që kanë nisur.” Usejdi mori heshtën dhe u drejtua nga ata të dy. Sa e pa Es’adi, i tha Mus’abit: “Ky që po vjen te ne, është i madhi i njerëzve të vet dhe të është drejtuar ty, prandaj foli të vërtetën për Allahun!” Usejdi erdhi. Qëndroi në këmbë përpara të dyve dhe tha: “Përse keni ardhur ju të dy këtu? Ju po na shpërfillni njerëzit tanë të pafuqishëm, po u prishni mendjen për të pranuar Islamin. Largohuni që këtej dhe shkoni ku të doni!” “Përse nuk rri pak që të dëgjosh atë që themi,- i tha Mus’abi; nëse të pëlqen pranoje; nëse nuk të pëlqen, ne nuk do të flasim më për gjëra, që nuk i pëlqen.” “Mirë the!,- i tha Usejdi. E nguli heshtën në tokë dhe u ul. Mus’abi i foli atij për Islamin dhe i këndoi pjesë nga Kurani. Usejdi e pëlqeu Islamin, e përqafoi atë dhe dëshmoi të vërtetën. Pastaj, Usejdi u kthye te njerëzit e vet dhe u mundua që të dërgonte Sa’ad ibn Muadhin tek ata të dy. “Unë fola me dy burrat,- tha ai, dhe për Zotin, nuk pashë ndonjë të keqe tek ata. Unë i ndalova dhe ata më thanë: “Bëjmë si të duash ti.” Pastaj Usejdi i tha Sa’adit: “Thuhet se njerëzit e fisit Beni Harithe kanë dalë për të vrarë Es’ad ibn Zararen, sepse ai është djali i tezes sate. Ata duan të të turpërojnë ty.” Sa’adi u zemërua dhe ashtu i zemëruar u çua e shkoi tek ata të dy. Mus’abi veproi me të, ashtu siç veproi më parë me Usejdin. Sa’adin e udhëzoi Allahu për në Islam; ai e përqafoi Islamin dhe dëshmoi të vërtetën. Më pas u kthye te njerëzit e vet dhe tha: “O Benu Abdul Eshil! Si më njihni mua ju?” Ata i thanë: “Ti je i pari ynë dhe më i mençuri ynë.” “Unë nuk do të flas me burrat tuaj dhe gratë tuaja,- foli ai, derisa ju t’i besoni Allahut dhe të Dërguait të Tij.” Në mbrëmje nuk mbeti burrë e grua pa përqafuar Islamin, përveç njërit, që quhej el Usajrim. Ai e përqafoi Islamin më vonë, në luftën e Uhudit. Ai u bë mysliman dhe ra në rrugën e Allahut, pa pasur mundësi të bënte edhe një sexhde të vetme për Allahun. Mus’ab ibn Umejri u kthye në Mekë, para se të vinte koha e Haxhit duke sjellë te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) sihariqe dhe fitore për Islamin. </SPAN>

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lulishta e dritave

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 3:03 pm

Besëlidhja e dytë
Në kohën e Haxhit, në vitin e 13-të të Profetësisë, erdhën shumë nga populli i Jethribit, myslimanë dhe idhujtarë. Myslimanët kishin vendosur të mos e linin të Dërguarin e Allahut të vizitonte malet e Mekës; ata i kishin dhënë fjalën që të largonin prej tij çdo gjë, që mendonin se rrezikonte Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Për këtë, u lidhën me të fshehurazi dhe vendosën që të bënin një mbledhje të fshehtë në mes të ditëve të Teshrikut, natën, pranë Xhemrei Akabesë. Kur erdhi koha, myslimanët fjetën ashtu të veshur, bashkë me njerëzit e tyre. Kur kaloi një e treta e parë e natës, ata u zgjuan dhe i bënë shenjë njëri-tjetrit që të largoheshin një nga një. Më pas shtatëdhjetë e tre burra u mblodhën tek Akabeja; gjashtëdhjetë e dy nga fisi Hazrexh dhe njëmbëdhjetë nga fisi Eus. Me ta ishin edhe dy gra; njëra quhej Nesibe, bija e Ka’bit nga fisi Benu Nexhar; tjetra ishte Esmaja, bija e Amrusit, nga fisi Benu Seleme. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) shkoi tek ata bashkë me xhaxhanë e vet, Abas ibn Mutalibin, i cili ishte ende në fenë e fisit të vet, por donte që të merrte pjesë në punët e djalit të vëllait të vet, Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe t’i besonte atij. I pari e mori fjalën Abasi: “I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është i nderuar në popullin e vet dhe në vendin e vet. Në qoftë se mendoni se do ta mbani fjalën për çka ju ka thirrur ai dhe ta mbroni nga ata që e kundërshtojnë, jini burra dhe kini mirësi nga Allahu për përgjegjësinë që keni; përndryshe lëreni atë që tani.” E mori fjalën Berai ibn Ma’ruri: “Ne do ta mbajmë fjalën e çiltërinë. Ne flijojmë shpirtrat tanë për të Dërguarin e Allahut, prandaj fol o i Dërguari i Allahut dhe merr për veten tënde dhe për Zotin tënd ç’të duash.” Atëherë, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) foli, këndoi pjesë nga Kurani, i thirri për në Islam dhe për në rrugën e Zotit të vet. Ai vuri disa kushte: 1. Të adhuronin vetëm Allahun dhe të mos i vinin shok askënd dhe asgjë. Kur ata e pyetën: “Për çfarë të të japim besën ty”, ai i tha që: 2. Të dëgjonin dhe të bindeshin, në punë dhe në dembeli. 3. Të jepnin nga pasuria e tyre në kohë të vështirë dhe në kohë të qetë. 4. Të urdhëronin për punë të mira dhe të ndalonin nga punët e këqija. 5. Të zbatonin fenë për hir të Allahut dhe të mos trembeshin nga qortimet e dikujt për këtë. 6. Të ndihmonin Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), kur të shkonte tek ata, ta mbronin atë siç mbronin vetet e tyre, gratë e tyre dhe fëmijët e tyre. Kështu, do të hynin në Xhenet. Në kumtimin e Ubades thuhet: “Ne i dhamë fjalën Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se punët do t’i ndërmerrte ai, që ishte i aftë.” Berai ibn Ma’ruri i dha dorën të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i tha: “Po! Për atë Zot, që të ka dërguar me të vërtetën, ne do të të mbrojmë ty, ashtu siç mbrojmë nderin tonë. Ne, për Zotin, jemi bij të luftës dhe armët i kemi trashëguar brez pas brezi.” Fjalën e ndërpreu Ebu el Hejtham ibn Tihani: “O i Dërguari i Allahut! Midis nesh dhe burrave që dhanë fjalën ka besë e lidhje dhe këtë besë do ta mbajmë, por na thuaj nëse Allahu bën që të triumfosh ti, kur të kthehesh përsëri tek populli yt dhe të na braktisësh ne, çdo të ndodhë?” I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) buzëqeshi: “Gjaku është gjak dhe vdekja është vdekje25. Unë jam juaji dhe ju jeni të mitë. Unë luftoj atë, që luftoni ju dhe bëj paqe me atë, që bëni ju.” Në atë çast kritik, u çua Ubade ibn Nadile: “A e dini se për çfarë po i jepni besën këtij burri?,- tha ai. Po i jepni besën që do të luftoni kundër lëkurëkuqve e kundër lëkurëzinjve; ndoshta do t’u humbin pasuritë tuaj dhe do t’u vritet paria juaj. Nëse mendoni se po t’ju vinë këto vështirësi të mëdha, ta dorëzoni Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) atëherë, dorëzojeni që tani e mos i jepni siguri se do ta mbroni, ndryshe do t’ju mbetej turpi i madh në këtë botë dhe në Botën Tjetër. Nëse merrni përsipër ta mbroni atë, edhe nëse u shkatërrohet pasuria edhe nëse të parët tuaj vriten, atëherë mbrojeni atë. Për Zotin, kjo është më mirë për ju në këtë botë dhe në Botën tjetër.” “Ne e marrim në mbrojtje Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!),- iu përgjigjën ata, edhe nëse pasuritë tona humbasin, edhe nëse paria jonë vritet. Por, ç’mbetet për ne o i Dërguari i Allahut?” “Xheneti”,- iu përgjigj ai.” “Na e jep pra dorën tënde,- iu drejtuan ata, të të japim besën tonë.” Ai u dha dorën dhe ata u çuan t’i jepnin besën. Es’ad ibn Zarare ia dha dorën duke thënë: “Prisni pak o njerëzit e Jethribit! Ne nuk i lodhëm devetë tona vetëm për të ardhur këtu. Ne të gjithë e dinim se ky është i Dërguari i Allahut. Ta nxjerrim atë sot nga Meka, do të thotë t’u largohemi të gjithë arabëve; do të thotë të vriten më të mirët prej nesh; do të thotë se shpatat do të vringëllojnë egërsisht. Nëse ju i duroni të gjitha këto, merreni në mbrojtje Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe për këtë do të keni shpërblim të madh nga Allahu. E nëse keni frikë për veten tuaj, lëreni atë sepse, ky do të jetë shfajësimi më i mirë për ju tek Allahu.” “O Sa’ad,- iu kthyen ata. Largoje dorën tënde, për Zotin ne nuk e lëmë këtë besëlidhje kurrë.” Ata u çuan një nga një dhe i dhanë besën Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). E, Sa’ad ibn Zarare (sipas thënies më të saktë) qe i pari që i dha besën. (Thuhet edhe se i pari ka qenë Ebu Hejthem ibn Tihani. Dikush tjetër ka thënë se i pari qe Bera' ibn Ma’ruri.) Dy gratë e dhanë besën me fjalë, pa i dhënë dorën Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Dymbëdhjetë komandantët Pas besëlidhjes, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kërkoi prej tyre që të caktonin dymbëdhjetë komandantë, të cilët të merrnin përgjegjësinë. Ata caktuan nëntë veta nga fisi Hazrexh dhe tre nga fisi Eus. Nga fisi Hazrexh ishin: Sa’ad ibn Ubade ibn Delim, Es’ad ibn Zarare ibn Adis, Sa’ad ibn Rabia ibn Amru, Abdullah ibn Revana bin Tha'lebe, Rafia ibn Malik ibn Axhlani, Berai ibn Ma’rur ibn Sahar, Abdullah ibn Amru ibn Haram, Ubade ibn Samit ibn Kajsi, Mundhir ibn Hanisi. Nga fisi Eus ishin: Usejd ibn Hudajr ibn Semak, Sa’ad ibn Hajthime ibn Harith, Rifa’a ibn Abdul Mundhir ibn Zubejri (thuhet edhe Ebul Hejthem ibn Tihani). Pasi u bë zgjedhja e tyre, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u tha: “Ju jeni dorëzanë për popullin tuaj, ashtu siç ishin hauarijunët26 për Isanë, birin e Merjemes. Edhe unë jam dorëzanë i popullit tim.” Ata u përgjigjën: “Po!” Besëlidhja e dytë në Akabe është, me të vërtetë, besëlidhja më e madhe dhe më e rëndësishme në jetën e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ajo ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve dhe vijën e historisë. Kur u larguan njerëzit, një nga djajtë mori vesh për Besëlidhjen. Ai filloi të bërtiste me sa fuqi kishte. Kurrë nuk ishte dëgjuar një thirrje e tillë. Britma e tij ishte: “O banorët e këtyre shtëpive. A e dini se ç’bënë Muhamedi dhe ata që kanë dalë nga feja bashkë me të? Ata u mblodhën për t’ju luftuar.” I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) iu përgjigj: “O armiku i Allahut, betohem për Allahun, se do t’i laj hesapet me ty.” Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i urdhëroi shokët e besëlidhjes që të shkonin te plaçkat e tyre. Ata shkuan atje dhe fjetën deri në mëngjes. Në mëngjes, Kurejshët erdhën te çadrat e njerëzve të Jethribit, për të kundërshtuar vendimin që ishte marrë. Aty idhujtarët e Jethribit, të cilët kishin ardhur me ata që dhanë besën, thanë se nuk ishte i vërtetë lajmi për besëlidhjen dhe se nuk kishte ndodhur gjë. Myslimanët, që në mbrëmjen e kaluar, u ngritën nga gjumi fshehurazi, për të shkuar në mbledhjen e Besëlidhjes, heshtën. Kurejshët u besuan idhujtarëve të Jethribit dhe u kthyen të dëshpëruar në shtëpitë e tyre. Më në fund, Kurejshët u siguruan se lajmi i besëlidhjes ishte i vërtetë. Kalorësit kurejshë nxituan të kërkonin banorët e Medines dhe në vendin e quajtur Edhahir arritën Sa’ad ibn Ubaden dhe Mundhir ibn Amrunë. Mundhiri ishte shumë i shpejtë dhe nuk e kapën dot. Sa’din e kapën, e lidhën, e rrahën dhe e tërhoqën prej flokësh, derisa e futën në Mekë. Aty e shpëtuan Mutaim ibn Adij dhe Harith ibn Harbi, sepse Sa’adi u ishte bërë dorëzanë për varganin që ishte në Medine. Ensarët deshën të ktheheshin përsëri në Mekë për të shpëtuar Sa’adin, por, ja Sa’adi u duk në rrugë. Ata vazhduan rrugën për në Medine dhe arritën shëndoshë e mirë. </SPAN>

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lulishta e dritave

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 3:03 pm

Hixhreti-Imigrimi
Pas besëlidhjes së dytë të Akabesë, të gjithë myslimanët nisën të shpërnguleshin në Medine. Disa nga shokët e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishin shpërngulur atje përpara Besëlidhjes. Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i qe shfaqur në ëndërr vendi, ku do të shpërnguleshin myslimanët dhe për këtë ai u tha: “Kam parë në ëndërr se u shpërngula nga Meka në një tokë, ku kishte hurma. Unë kujtova se ishte Jamami ose Hexheri, por ajo ishte Medinia, Jethribi!” Në një kumtim tjetër thuhet: “Mua më është treguar vendi i shpërnguljes suaj midis dy malesh. Ai vend do të jetë ose Hexheri ose Jethribi.” I pari, që u shpërngul në Medine, ishte Ebu Seleme Mahzumiu, bashkëshorti i Umu Selemes. Ai u nis me bashkëshorten dhe të birin për në Medine, por njerëzit e së shoqes i thanë asaj të mos shkonte me Ebu Selemenë në Medine. Njerëzit e Ebu Selemes nuk e lanë të ëmën të merrte birin e saj me vete. Kështu, Ebu Selemeja shkoi vetëm në Medine. Kjo ndodhi një vit përpara Besëlidhjes së Akabesë. Afërsisht pas një viti u lirua edhe bashkëshortja e Ebu Selemes. Ajo shkoi pas tij në Medine. Pas Ebu Selemes, u shpërngulën në Medine edhe Amir ibn Rabia me të shoqen, Lejlanë, bijën e Ebi Hathmes dhe Abdullah ibn Umi Mektumit. Pas Besëlidhjës së Akabesë, myslimanët filluan të imigronin fshehurazi për në Medine, sepse u trembeshin kurejshëve. Ata vazhduan kështu, derisa emigroi Omer ibn Hatabi, i cili doli hapur kundër kurejshëve dhe askush prej tyre nuk guxoi t’i dilte përpara. Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) arriti në Medine me njëzet nga Sahabet e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Kështu, myslimanët u shpërngulën të gjithë në Medine. Atje u kthyen edhe ata, që kishin emigruar në Habeshe (Abisini). Në Mekë nuk mbeti njeri tjetër, përveç Ebu Bekrit, Aliut, Suhejb ibn Harithes dhe pak veta nga ata që ishin të pafuqishëm e nuk mund të shpërnguleshin. Ndërkohë, Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u përgatit për të imigruar, por i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha: “Mos u nxito! Unë lutem që Allahu të më japë leje për imigrim.” Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tha: “Vërtet lutesh për këtë?” “Po.”,- iu përgjigj i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Atëherë, Ebu Bekri u përmbajt, me qëllim që ta shoqëronte të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Përgatiti dy devetë e veta më të mira, të cilat i ushqente çdo ditë me gjethe samiri28. Kështu, Ebu Bekri u bë gati për të imigruar. Kurejshët vendosin të vrasin të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) Kurejshët u tërbuan, kur panë se myslimanët gjetën një vend të sigurt dhe të mbrojtur. Ata e konsideruan shpërnguljen dhe tubimin e myslimanëve në Medine rrezik për fenë e tyre, për qenien e tyre dhe për tregtinë e tyre. U mblodhën në Shtëpinë e Këshillimit, të enjten, në mëngjesin e 26 Saferit, të vitit të 14-të të profetësisë, për të studiuar planin e asgjësimit të atij rreziku e sidomos, tani që i zoti i thirrjes për në Islam, Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ndodhej ende në Mekë dhe kishin frikë mos u ikte që andej nga çasti në çast. Në atë mbledhje erdhën më të njohurit e parisë së kurejshëve. Erdhi edhe djalli, në pamjen e një plaku të njohur nga Nexhdi dhe kërkoi leje për të hyrë. E lejuan. U shtrua çështja dhe filluan diskutimet. Ebu el Esuedi tha: - Ta nxjerrim nga trualli ynë dhe të rregullojmë punët tona e të mos i kushtojmë rëndësi ku shkon ai. Plaku i Nexhdit, Djalli tha: - Ju e shikoni që Muhamedi flet mirë; ai flet ëmbël dhe ndikon në zemrat e njerëzve. Po e latë të lirë, ai mund të shkojë në vendbanimet arabe dhe njerëzit do të tubohen rreth tij. Ata do të bëhen me të dhe do të vijnë e do t’ju pushtojnë ju dhe do të bëjnë me ju ç’të duan. Shikoni për ndonjë mendim tjetër. Ebu Bahteriu: - Ta burgosim dhe t’ia mbyllim derën, derisa të vdesë. Plaku i Nexhdit: - Për Zotin, në qoftë se e burgosni Muhamedin, do ta marrin vesh shokët e tij, të cilët e duan atë më shumë se prindërit dhe se fëmijët e tyre; unë kam frikë mos ju vërsulen, e nxjerrin atë nga burgu dhe ju mposhtin për së keqi. Prandaj, shikoni ndonjë mendim tjetër. I mallkuari, Ebu Xhehli: - Unë kam një mendim, që juve ende nuk ju ka rënë në mend. Të zgjedhim nga secili fis në Mekë nga një djalë të ri, të fuqishëm, me prejardhje të mirë e të shkathët. Secilit prej tyre t’i japim një shpatë të mprehtë dhe le ta godasin Muhamedin si një trup i vetëm e ta vrasin atë. Kështu, gjaku i tij do të shpërndahet nëpër fiset dhe Benu Abdu Menafët nuk mund të bëjnë luftë me të gjithë kurejshët. Ata do të mjaftohen me dëmshpërblimin dhe ne do t’ua japim atë. Plaku i Nexhdit: - Fjalë është fjala e këtij burri. Nuk ka mendim si ky, që u tha.” Të gjithë e pranuan këtë mendim. Ata u shpërndanë dhe u përgatitën për zbatimin e këtij vendimi. Vendimi i kurejshëve dhe vendimi i Allahut të Madhëruar Mbledhja ishte tepër e fshehtë; kështu do të ishin edhe lëvizjet e përditshme të kurejshëve. Nuk duhej të ndryshonin zakonet a veprimet e njerëzve, me qëllim që të mos e nuhaste askush erën e komplotit dhe të rrezikut. Askujt nuk do t’i shkonte ndërmend se në errësirën e natës do të kishte një të keqe të tillë. Kështu do të vepronin kurejshët, me qëllim që t’i mashtronin njerëzit. Por ata nuk mund të mashtronin Allahun. Allahu ua mbylli rrugën, kur ata nuk e prisnin. Xhebraili zbriti dhe e njoftoi Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për komplotin e kurejshëve dhe e lejoi që të shpërngulej. I caktoi edhe kohën kur do të nisej dhe i tregoi planin e kundërpërgjigjes ndaj kurthit të kurejshëve: “Sonte mos fli në shtratin ku ke fjetur më parë”,- i tha Xhebraili. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) doli nga shtëpia në mes të ditës, kur njerëzit po pushonin nëpër shtëpitë e tyre dhe shkoi tek Ebu Bekr Es Sidiku. Aty caktoi planin për imigrim. Përgatiti mirë dy devetë dhe pagoi Abdullah ibn Erhajd el Lejthin, që ishte në fenë e kurejshëve, që ta kishin udhërrëfyes. Abdullahu i njihte shumë mirë rrugët. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e lanë të takoheshin me të në malin Theur, pas tri netësh. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) vazhdoi punët e tij të përditshme, si zakonisht, në mënyrë që askush të mos e kuptonte se ai po përgatitej të emigronte a për çfarëdo pune tjetër e të mbrohej nga ajo, që kishin vendosur kurejshët. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e kishte bërë zakon të flinte në fillim të natës, pas namazit të jacisë, kurse në gjysmën e fundit të natës shkonte te Xhamia e Shenjtë dhe falte namazin e natës. Atë natë Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) la Aliun në shtratin e vet dhe i tha atij se nuk do t’i ndodhte asgjë e keqe. Kur ra nata dhe njerëzit ranë në gjumë, erdhën komplotistët fshehurazi te shtëpia e të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe e rrethuan atë. Aty, në shtratin e të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) panë Aliun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) të mbështjellë me një pelerinë të gjelbër. Menduan se ishte Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe filluan të krenoheshin e të mburreshin. Pritën sa të çohej, që t’i vërsuleshin e ta vrisnin. Allahu i Madhëruar ua dha idhujtarëve përgjigjen e kurthit, që kurdisën kundër Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), duke thënë: “Ata që nuk besuan, thurnin kurthe kundër teje të të ngujonin ty, të të vrisnin ose të të dëbonin. Ata bënin plane dhe Allahu i asgjësonte, se Allahu është më i Miri Asgjësues i dredhive.” (8:30)

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lulishta e dritave

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 3:04 pm

Dalja e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nga shtëpia I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) doli nga shtëpia e vet, kur idhujtarët e kishin rrethuar atë, hodhi ca dhé mbi kokat e tyre, duke kënduar ajetin: “Ne kemi vënë përpara tyre e prapa tyre mbulesë dhe ua kemi zënë sytë, prandaj ata nuk shohin.” (36:9) Allahu ua mori shikimin atyre dhe ata nuk e kuptuan se ç’ndodhi. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) shkoi te shtëpia e Ebu Bekrit (Allahu qoftë i kënaqur me të!), dolën nga dera e prapme dhe arritën në shpellën e malit të Theurit, rreth tetë kilometra larg nga shtëpia në drejtim të Jemenit, para se të lindte dielli. Tri net në shpellën e Theurit Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) arritën te shpella. I pari hyri Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), me qëllim që në qoftë se kishte ndonjë rrezik, ta pësonte ai dhe jo i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) gjeti aty shumë vrima, të cilat i zuri me cepat e pelerinës së tij, përveç dy a tri vrimave, të cilat i zuri me këmbë. Pas tij hyri i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe fjeti në prehër të Ebu Bekrit (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Pas pak Ebu Bekrin e pickoi diçka në këmbë, por ai nuk lëvizi. Mirëpo lotët e dhembjes i binin në fytyrë Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ai u zgjua dhe e pyeti Ebu Bekrin: “Cfarë ke?” “Diçka më kafshoi,- iu përgjigj ai, e unë do të flijoja nënë e baba për ty.” Atëherë, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i vuri pak pështymë në vendin e kafshuar dhe atij i pushoi dhembja. Ata qëndruan në Shpellë tri net. Me ta flinte edhe Abdullah ibn Ebu Bekri, i cili ishte një djalë shumë i zgjuar dhe i shkathët. Në mëngjes ai dilte nga shpella dhe e zinte agimi tek kurejshët, duke lënë të kuptohej se kishte bujtur në Mekë. Abdullahu i dëgjonte planet e Kurejshëve dhe e njoftonte Pejgamberin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe Ebu Bekrin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), kur binte errësira. Amir ibn Fehiri ishte skllavi i Ebu Bekrit. Ai ruante delet dhe u sillte qumësht në shpellë natën. Para se të dilte drita, ecte me delet mbi gjurmët e Abdullah ibn Ebu Bekrit. Djemtë e kurejshëve pritën deri në mëngjes rreth shtëpisë së Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), që ai të çohej nga gjumi dhe të dilte nga shtëpia. Në mëngjes u çua Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) nga shtrati i të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ra në duart e tyre. Ata e pyetën për të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ai u tha: “Nuk di gjë për të.” Atëherë, ata e rrahën, e tërhoqën deri te Qabja dhe e mbajtën një orë, por nuk u bëri dobi. Pastaj vajtën te shtëpia e Ebu Bekrit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe pyetën bijën e tij, Esmanë por edhe ajo u tha: “Nuk e di.” Atëherë, Ebu Xhehli i ndyrë e gotiti aq fort, sa asaj i ranë vathët e veshëve. Pastaj dërguan njerëz në çdo anë, që të kërkonin Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe Ebu Bekrin (Allahu qoftë i kënqur me të!). I premtuan njëqind deve çdo njeriu, që do të sillte ata të dy, të gjallë ose të vdekur. Njerëzit që kërkonin, arritën deri te hyrja e Shpellës. Ata u afruan aq pranë, saqë sikur ndonjëri prej tyre ta ulte kokën, do t’i shikonte ata të dy në shpellë. Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i shikoi ata dhe u trondit shumë, sepse mendonte për të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Mirëpo, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha: “O Ebu Bekër! Si shqetësohesh ti për dy veta, kur Allahu është i treti i tyre? Mos u tremb! Allahu është me ne.” Rrugës për në Medine Natën e së hënës, në fillim të muajit Rabiul Euel, në vitin e parë të Hixhretit erdhi udhërrëfyesi, Abdullah ibn Erikat Lejthi me dy deve te Mali Theur, ashtu siç e kishin lënë. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bashkë me Ebu Bekrin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u nisën që andej. Ata i shoqëroi edhe Amir ibn Fehire. Udhërrëfyesi ndoqi një rrugë që shkelej rrallë. I drejtoi ata për në jug, në drejtim të Jemenit, derisa u larguan shumë; pastaj, drejt perëndimit, nga bregu i Detit të Kuq, pastaj drejt veriut në afërsi të bregdetit. Ata udhëtuan atë natë dhe të nesërmen deri në gjysmën e ditës, kur rruga nuk kishte më njerëz. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) pushoi nën hijen e një shkëmbi, ndërsa Ebu Bekri hetonte rreth e qark. Aty erdhi një bari me delet e tij. Ebu Bekri i kërkoi ca qumësht. Ai i moli delet dhe u dha qumësht. Kur u zgjua Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), Ebu Bekri i dha pjesën e vet të qumështit dhe ai u kënaq. Pastaj, nisën udhëtimin përsëri. Ditën e dytë të udhëtimit arritën në dy stanet e Umu Ma’bedit, në vendin e quajtur Kadid, rreth 130 kilometra larg Mekës. Pranë një stani ishte një dele e rraskapitur, që nuk mund të shkonte me të tjerat dhe nuk kishte asnjë pikë qumësht. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i kërkoi leje Umu Ma’bedit që ai ta milte vetë delen. Ajo i dha leje Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe kur e moli ai, ajo dha aq qumësht sa u mbush një enë e madhe, të cilën mezi e mbanin disa veta. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i dha nga ai qumësht nënës së Ma’bedit, derisa ajo nuk deshi më. Pastaj, ai u dha shokëve të vet e edhe ata u ngopën. Në fund, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) piu vetë. Ai e moli përsëri delen, e mbushi enën me qumësht dhe ia la Umu Ma’bedit. Pastaj u larguan. Erdhi burri i saj. U habit kur shikoi tërë atë qumësht dhe e pyeti të shoqen si ishte puna. Ajo ia tregoi ngjarjen dhe ia përshkroi Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nga koka deri te këmbët, i tregoi hollësisht se si fliste ai e çdo gjë tjetër që kishte të bënte me të. “Për Zotin,- i tha, ky është ai që kërkojnë kurejshët. Këtë kam dashur ta shoqëroj unë. E, po e gjeta mundësinë, do ta bëj këtë gjë.” Ditën e tretë, njerëzit e Mekës dëgjuan një zë që vinte nga ana e poshtme e shkonte deri në anën e sipërme të saj. Ata ndoqën zërin, por nuk e panë kush ishte ai që fliste. Zëri thoshte: Allahu, Zoti i njerëzve i shpërbleftë sa më mirë Ata të dy, që kaluan çadrat e Umu Ma’bedit! Ata të dy kanë ardhur me mirësi dhe me të kanë shkuar Vërtet, është i lumtur ai, që Muhamedin ka shoqëruar. O fisi i Kusajit, sa ju kanë ikur juve me largimin e tij; Ju kanë ikur mirësi, që s’mund t’i bëjë askush përveç tij. Le të gëzohen fisi i Ka’bit për vajzën e tyre, Ajo myslimanët i ndihmoi në çdo mënyrë. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me Ebu Bekrin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) kaluan Kadidin. Atyre u ishte vënë pas Suraka ibn Malik ibn Xha’shi el Mudlixhi, i cili shpresonte në shpërblimin e kurejshëve. Hipur mbi kalë Suraka po ecte me shpejtësi në drejtim të tyre. Kur u afrua disi tek ata, kali i Surakës rrëshqiti dhe ai ra nga kali. Pastaj, u çua dhe hodhi fall29: t’i godiste apo jo? Por falli nuk i doli ashtu siç dëshironte ai. Megjithatë Suraka nuk pyeti për fallin, por i hipi kalit dhe u nis. U afrua tek ata aq shumë, sa dëgjonte këndimin e Kuranit nga i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), i cili nuk po shikonte rreth e qark; kurse Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) vështronte sa majtas djathtas. Kalit të Surakës i humbën këmbët në tokë, deri në gjunjë dhe Suraka ra nga kali. E tërhoqi kalin dhe ai u çua, por me vështirësi ia nxori këmbët nga toka. Pas shumë përpjekjesh, kali i nxorri këmbët plotësisht. Nga dheu i këmbëve të kalit u çua një pluhur që u ngjit në qiell si tym. Suraka hodhi fall përsëri. I doli ashtu siç dëshironte dhe në zemër i hyri një trishtim i madh. Ai e kuptoi se i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) do të triumfonte, prandaj u thirri atyre: “Më prisni, se nuk do t’ju bëj asgjë të keqe!” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) u ndalën dhe e pritën atë. Suraka i foli Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për çfarë kishin vendosur kurejshët dhe për çfarë donin t’u bënin atyre. Suraka i tregoi Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ushqimin e plaçkat që kishte me vete. “Merr sa të duash”,- i tha. Por Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk mori asgjë prej tij. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i kërkoi Surakas që të mos u thoshte gjë njerëzve në Mekë për të dhe për Ebu Bekrin. Pastaj Suraka kërkoi që të shkruhej një dëshmi (që Muhamedi nuk do ta dëmtonte, sidoqë të vinte puna). Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e urdhëroi Amir ibn Fehiren ta shkruante atë. Ai e shkroi në një copë lëkurë të regjur. Suraka u kthye për në Mekë. Kë takonte në rrugë nga ata, që kërkonin Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), u thoshte: “Unë u them me saktësi që Muhamedi nuk ka kaluar këndej.” Kështu, ndjekësit ktheheshin mbrapsht. Në rrugë, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) takoi Burejde ibn Hasib Eslemiun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) me shtatëdhjetë kalorës. Ata të gjithë u bënë myslimanë. Në Batn Rijm, Profetin dhe Ebu Bekrin i takoi Zubejr ibn Auami me një vargan myslimanësh, që po vinte nga Shami (Siri). Zubejri i veshi të dy me rroba të bardha. </SPAN>

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lulishta e dritave

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 3:04 pm

Qëndrimi në Kuba

Ditën e hënë, më 8-të të muajit Rabiul Euel, në vitin e 14-të të profetësisë e viti i parë i Hixhretit (emigrimit), Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) qëndroi në Kuba. Sa e dëgjuan që i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte nisur nga Meka në Medine, njerëzit e Medines dilnin çdo mëgjes në Harre, për ta pritur atë. Qëndronin në atë vend, derisa shtrëngonte vapa. Një ditë, pasi pritën gjatë, u kthyen në shtëpitë e tyre. Por, sa hynë nëpër shtëpi, rastisi që një burrë jehudi, i cili kishte një punë të tijën në një nga kodrat e Medines, papritmas pa të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe shokët e tij. Ata ishin me rroba të bardha dhe sa vinin e dukeshin më qartë. Jehudiu nuk e përmbajti veten dhe thirri me zë të lartë: “O arabë! Ja fati juaj që prisni!” Myslimanët menjëherë kapën armët. U dëgjuan zhurmat dhe fjalët e tyre: “Allahu Ekber” (Allahu është më i Madhi). Brohorisnin nga gëzimi për ardhjen e të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe si vetëtima dolën për ta takuar në anën tjetër të Harres. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u takua përzemërsisht me myslimanët dhe bashkë me ta vazhdoi rrugën nga e djathta. Pastaj, së bashku shkuan e qëndruan tek Benu Amru ibn Aufi, në Kuba. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u ul dhe ndenji në heshtje. Erdhën ensarët (banorët vendës) që nuk e kishin parë ndonjëherë të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe përshëndetën Ebu Bekrin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), sepse mendonin që ai ishte i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), meqënëse atij i kishin filluar thinjat në kokë. Por, kur i ra dielli të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), u çua Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe i bëri hije me pelerinën e vet. Atëherë, njerëzit e njohën të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) qëndroi në Kuba, te Kulthum ibn Hedmi. Thuhet edhe se ka qëndruar te Sa’ad ibn Hajthime. Në Kuba ka qëndruar katër ditë. Gjatë atyre ditëve ngriti xhaminë e Kubasë dhe aty ka falur namazet. Ditën e pestë të qëndrimit, që ishte ditë e Xhuma, me lejen e Allahut, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) hipi në deve dhe me Ebu Bekrin pas, shkoi tek tezet e tij, në fisin Beni Nexhxhar. Njerëzit e atij fisi erdhën për ta pritur me nderim dhe secili prej tyre mbante me vete shpatë. Kështu, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ecte drejt Medines, ndërsa njerëzit shkonin anash tij. Kur arriti te fisi Beni Salim ibn Auf, ishte koha e namazit të Xhumasë. U mblodhën rreth 100 veta luginën Kuba dhe Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) fali me ta namazin e Xhumasë. </SPAN>

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lulishta e dritave

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 3:04 pm

Në Medine

Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u drejtua për në Medine. Shumë njerëz kishin dalë nëpër rrugë për ta pritur. Ushtonin shtëpitë dhe rrugët nga zëri i njerëzve “Allahu Ekber, el Hamdu lil-lah, Subhanallah” (Allahu është më i Madhi; Falenderimi i takon Allahut; Allahu është larg të metave). Dolën edhe gratë, fëmijët, të rinjtë e të rejat. Ata këndonin: Lindi hëna e plotë përmbi ne Nga vendi, ku njerëzit përcjellim ne; E kemi detyrë Allahun të falenderojmë Për sa kohë që në botë të rrojmë O Profet, i dërguar nga Allahu për ne, Na ke ardhur me fenë që do të ndjekim ne. Sa herë që i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kalonte pranë ndonjë shtëpie ensarësh, njerëzit e shtëpisë e kapnin devenë e tij për kapistre dhe thoshin: “Eja e qëndro këtu, sepse je i mbrojtur plotësisht.” Ai do t’ua kthente: “Lëreni devenë të ecë në rrugën e saj, sepse ajo është e urdhëruar (të qëndrojë aty ku të ketë vendosur Allahu).” Kur deveja arriti te vendi ku do të ndërtohej më vonë xhamia e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), ra në gjunjë. Por Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk zbriti prej saj, derisa ajo u çua dhe eci edhe pak. Pastaj, deveja shikoi majtas e djathtas dhe u kthye e u ul mu te vendi ku pati rënë në gjunjë. Aty Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i zbriti devesë. Njerëzit i luteshin që ta merrnin secili për të banuar te shtëpia e vet. Ebu Ejub Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i mori plaçkat e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i pari dhe i futi në shtëpinë e vet dhe Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Njeriu shkon pas plaçkës së vet.” Es’ad ibn Zarare u kujdes për devenë e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ai e kapi atë prej kapistre dhe e çoi te shtëpia e vet. Atje ku ishte Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) vinin çdo natë nga tre e nga katër dhe secili kërkonte që ta merrte te shtëpia e vet. Imigrimi i Aliut (Allahu qoftë i kënaqur me të!) Ali ibn Ebi Talibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) qëndroi në Mekë tri ditë pas imigrimit të Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), sepse dorëzoi gjërat që njerëzit e Mekës ia kishin lënë amanet të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Pastaj u nis më këmbë për në Medine. U takua me të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në Kuba. Pastaj shkoi te Kulthum ibn Hedmi për të ndenjur. Imigrimi i njerëzve të familjes së Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) Pasi i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u vendos në Medine, dërgoi Zejd ibn Harithin dhe Ebu Rafiun në Mekë. Ata vajtën te Fatimja dhe Umu Kulthumi, dy bijat e të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Shkuan edhe të nëna e besimtarëve, Seudja dhe tek Umu Ejmeni e Usame ibn Zejdi. Bashkë me ta doli nga Meka Abdullahu, djali i Ebu Bekrit, me familjen e Ebu Bekrit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) : Umu Rumanin, Esmanë dhe Aishen. Shpërngulja e tyre ka ndodhur gjashtë muaj pas emigrimit të të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Imigrimi i Suhejbit Suhejbi u shpërngul pas të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Kur deshi të imigronte për në Medine, e bllokuan idhujtarët e Mekës. Ai u la atyre tërë pasurinë që kishte në Mekë dhe ata e liruan. Posa arriti në Medine, ia tregoi ngjarjen të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), i cili i tha: “Ke bërë tregti me fitim o Ebu Jahja!”30 Myslimanët e pafuqishëm Idhujtarët nuk i lanë disa myslimanë të imigronin. I munduan shumë dhe përdorën çdo mjet për t’i kthyer nga feja e tyre. Ndër ta qenë: Uelid ibn Uelidi, Ajash ibn Ebu Rabia dhe Hisham ibn Asi. Kur falte namazet i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), i lutej Allahut për ta. Ai i lutej Allahut, gjithashtu që t’i ndëshkonte kurejshët, që nuk i linin myslimanët të shpërnguleshin. Prej kësaj lutjeje vjen edhe lutja e Kunutit31. Më pas, disa myslimanë bënë një veprim të guximshëm, i nxorën ata nga kthetrat e femohuesve (qafirëve) dhe ata imigruan në Medine. Klima e Medines Pasi myslimanët u vendosën në Medine, filluan të mallohen e të mërziten shumë, sepse ishin ndarë nga toka dhe shtëpitë, ku kishin lindur dhe ishin rritur. Veç kësaj, në Medine kishte sëmundje. Kështu, i zunë ethet dhe sëmundje të tjera. Prandaj, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) iu lut Allahut kështu: “O Allahu im! Nae bëj të dashur Medinen, si Mekën, ose dhe më shumë se Mekën dhe bëj që të mos ketë sëmundje në të! Begatoje në masat dhe peshat e shitblerjes (jepi furnizim të bollshëm). Largoji ethet e këtij vendi dhe hidhi në Xhahfe!” Allahu i Madhëruar ia pranoi lutjen të Dërguarit të Vet (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe myslimanëve iu larguan sëmundjet dhe ata e deshën Medinen ashtu si Mekën. Veprimet e të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) Pasi i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u vendos në Medinen e Ndritur, nisi të bashkërendonte punët, duke vazhduar thirrjen në Islam. Hapi i parë që ndërmori i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në këtë rrugë, qe ndërtimi i xhamisë së tij. Për këtë, bleu ngastrën, ku deveja e tij pati rënë në gjunjë. Ngastra ishte pronë e dy jetimëve. Toka ishte afërsisht njëqind kutë e gjerë dhe njëqind kutë e gjatë. Aty ndodheshin varret e idhujtarëve. Kishte gropa, hurma dhe një lloj akacieje. U hoqën varret, u sheshuan gropat dhe u prenë hurmat e pemët dhe filloi ndërtimi i xhamisë. Themelet ishin afërsisht tre kutë të gjerë. Mbi to u ngritën muret me qerpiç dhe baltë. Dy shtyllat e portës u ndërtuan me gurë, tavani me lëkurë palme. Kolonat e xhamisë u bënë me dru palme. Toka u shtrua me rërë. Xhamia u bë me tri porta. Kiblja shihte në veri, në drejtim të Shtëpisë së Shenjtë. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) punonte vetë, mbartte gurë dhe tulla bashkë me muhaxhirët dhe ensarët, madje ua shtonte vrullin, kur bënte ndonjë shaka e fliste me ta. Në anë të xhamisë, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ndërtoi dy dhoma me tulla. Tavanin e bënë me lëkura palmash dhe me dru hurme. Njëra dhomë ishte për Seuden, bijën e Zunias, tjetra për Aishen, bijën e Ebu Bekrit.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lulishta e dritave

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 3:04 pm

vazhdimi...

Ezani Myslimanët filluan të vinin me grupe për të falur namazet e pesë kohëve, por nuk dinin të përcaktonin kohën e namazit. Disa vinin para kohe, disa të tjerë vinin pas kohe. Për këtë, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u këshillua me myslimanët, se si të caktonin një shenjë, me të cilën të dinin kohën e namazit. Njëri tha: “Të ndezim një zjarr, që, kur të shikohet, njerëzit ta dinë që është koha e namazit.” Një tjetër tha: “T’i biem borisë.” Tjetri tha: “Të bjerë kambana.” Ndërsa Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: “A nuk po dërgoni një burrë për të thirrur: “Namazi me xhemat.” Profeti (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e pranoi këtë mendim dhe e zbatoi atë. Abdullah ibn Zejd ibn Abdu Rabihil Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e shikoi ezanin në ëndërr. Erdhi menjëherë e ia tregoi të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Kjo ëndërr është e vërtetë.” Urdhëroi Abdullahun që të takonte Bilalin dhe t’i thoshte që ai të thërriste ezanin, sepse Bilali kishte më shumë zë sesa Abdullahu. Omeri e dëgjoi ezanin dhe erdhi menjëherë, duke tërhequr përtokë pelerinën e tij dhe duke thënë: “Për Zotin, unë kështu e kam parë në ëndërr ezanin.” Kështu, u përforcua ëndrra dhe ezani u bë që atë ditë një nga shenjat e Islamit. Vëllazërimi midis muhaxhirëve dhe ensarëve Nga mirësjellja dhe bujaria që kishin ensarët, haheshin me njëri-tjetrin se kush e kush t’i merrte më parë muhaxhirët (ardhësit) në shtëpi për t’i strehuar dhe për t’i respektuar. Për këtë Allahu ka thënë: “Ata që kanë shtëpinë (Medinen) dhe Imanin (besimin) i duan ata (muhaxhirët) që emigruan dhe nuk kanë smirë për të mirat e tyre; ata (ensarët) japin edhe atë, për të cilën kanë nevojë vetë.” (59:9) Kjo dashuri midis muhaxhirëve dhe ensarëve u shtua edhe më shumë, kur i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) i vëllazëroi ata midis tyre. Kështu, çdo ensar u bë vëlla me një muhaxhir. Ata ishin 45 ensarë dhe 45 muhaxhirë. Vëllazërim do të thoshte që pas vdekjes të trashëgonin njëri-tjetrin dhe jo njerëzit e fisit të vet. Më vonë ky rregull u anulua, por mbeti në fuqi vëllazërimi midis muhaxhirëve dhe ensarëve. Besëlidhja e këtij vëllazërimi u bë në shtëpinë e Enes ibn Malikut. Nga dashuria që kishin ensarët për vëllezërit e tyre muhaxhirë, i sollën hurma Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!), që t’i ndante midis tyre dhe muhaxhirëve, por Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) nuk pranoi. Atëherë, ata thanë: “Ju, o Muhaxhirë na ndihmoni t’u shërbejmë hurmave dhe frutat t’i ndajmë midis nesh e jush.” Këtë propozim e pranoi Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) . Sa’ad ibn Rabia kishte pasuri më shumë se të tjerët dhe i tha vëllait të vet, mërgimtarit Abdu Rrahman ibn Auf (Allahu qoftë i kënaqur me të!) : “Ta ndajmë pasurinë time në dy pjesë të barabarta, njëra për mua dhe tjetra për ty. Unë kam dy gra, më thuaj cila të pëlqen; unë e ndaj dhe pasi të mbarojë ajo afatin e pritjes, martohu ti.” “Allahu ta begatoftë, familjen dhe pasurinë tënde,- ia ktheu Abdu Rrahmani. Mbaji për vete se janë tuat, por më trego ku është tregu juaj?” Ata i treguan tregun e Benu Kajnukas. Abdu Rrahmani shkoi atje, u mor me tregti dhe kur u kthye që andej, solli me vete kos dhe gjalpë. Nuk kaluan shumë ditë dhe ai fitoi ca para me tregti. Pastaj u martua me një grua nga Ensarët.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lulishta e dritave

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 3:04 pm

Provokimet
Ndërkohë që Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) po rregullonte punët e Medines dhe po organizonte jetën e saj, duke shpresuar që ai dhe myslimanët të gjenin aty një vend të sigurt, ku të punonin për fenë e tyre islame, pa ndonjë kundërshtim ose provokacion, befasohet nga disa kurthe të kurejshëve për t’i larguar myslimanët nga Medinia. Kurejshët kërcënonin idhujtarët e Jethribit se do të luftonin kundër atyre, që do të mbronin myslimanët dhe do t’u merrnin gratë, nëse nuk i përzinin ose nuk i vrisnin myslimanët që ishin në Medine. Dhe në të vërtetë, idhujtarët e Jethribit filluan ta zbatonin porosinë e kurejshëve. Por, atyre u vajti menjëherë i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i këshilloi ata, derisa ata u tërhoqën dhe u shpërndanë. Kurth tjetër i kurejshëve kundër myslimanëve: Sa’ad ibn Muadhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), kryetar i fisit Eus në Mekë, shkoi në Mekë për të kryer ritin e Umres. Ai bëri tauaf në Shtëpinë e Shenjtë (Qabe) bashkë me Ebu Safuan Umeje ibn Halefin e ndërkohë rastisi në Ebu Xhehlin, i cili sa njohu Sa’adin, e kërcënoi: “Ju po e vizitoni Qaben, të sigurt nga çdo e keqe, por keni strehuar ata të pafetë (ata që e kanë braktisur idhujtarinë). Për Allahun, sikur të mos ishe me Ebu Safuanin, nuk do të ktheheshe shëndoshë te familja jote.” Ky qe një paralajmërim për myslimanët që të mos vinin në Xhaminë e Shenjtë. Ai ishte, gjithashtu një sinjal që idhujtarët do t’i vrisnin myslimanët, po t’i gjenin brenda kufijve të truallit të tyre në Mekë. Kurejshët idhujtarë kishin lidhje me jehudinjtë e Jethribit. Edhe jehudinjtë, ashtu siç qe thënë në Ungjill nga Isai, ishin gjarpërinj të lindur nga nëpërkat dhe merreshin me nxitjen e armiqësive të vjetra midis fisit Eus dhe fisit Hazrexh. Kështu, myslimanët i rrethoi rreziku nga brenda dhe nga jashtë. Madje puna shkoi deri atje, saqë sahabet nik flinin kurrë pa qenë të armatosur. Ata e mbrojtën të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), derisa Allahu i zbriti këtë ajet: “Allahu të mbron ty (o, Muhamed) prej njerëzve (prej armiqve)…” (5:67) Atëherë, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “O njerëz! Largohuni nga unë (e mos më mbroni), sepse Allahu ma ka siguruar mbrojtjen.” </SPAN>
Pause_Print_Scroll nuk është në linjë Përgjigju Me Kuotë

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lulishta e dritave

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 3:04 pm

Leja për luftë
Ligjshmëria e luftimit Në ato rrethana të rrezikshme, Allahu i Madhëruar i zbriti ajete Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), me të cilat e lejonte të luftonte kundër kurejshëve. Më vonë, me ndryshimin e kushteve, ky lejim u çua edhe më tej, derisa u bë detyrë për të luftuar kundër armiqve; pra, u bë detyrë për myslimanët që të luftonin kundër Kurejshëve dhe të tjerëve që luftonin kundër Islamit. Po përmendim shkurtimisht si u çua më tej leja për luftë, para se të tregojmë hollësitë e ngjarjeve. 1. Myslimanët u urdhëruan që t’i konsideronin idhujtarët agresorë, sepse ata e filluan agresionin. Kështu, myslimanët kishin të drejtë që të luftonin kundër tyre dhe t’ua merrnin pasuritë vetëm atyre, që luftonin kundër myslimanëve dhe jo kundër idhujtarëve të tjerë arabë. 2. Myslimanët duhej të luftonin të gjithë ata idhujtarë arabë që furnizonin kurejshët e bashkoheshin me ta. Myslimanët ishin të detyruar të luftonin cilindo që i cenonte ata, edhe pse nuk ishin nga Kurejshët. 3. Myslimanët do të luftonin edhe hebrenjtë, që kishin nënshkruar besëlidhjen me të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), në qoftë se tradhtonin e ktheheshin me idhujtarët. Duhej të prishej menjëherë besëlidhja që thyhej nga armiqtë. 4. Myslimanët duhej të luftonin kundër atyre ithtarëve të Librit (të krishterëve, jehudinjve etj.), që e fillonin armiqësinë kundër myslimanëve, derisa ata të paguanin xhizjen me dorën e vet e t’u bindeshin rregullave islame. 5. Të mos luftohej ai njeri që përqafonte Islamin, qoftë idhujtar, i krishterë etj. Ai që bëhej mysliman ishte i paprekshëm si në veten e tij ashtu edhe në pasurinë e tij. Çetat dhe operacionet ushtarake Më lart u pa se i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe myslimanët kishin marrë masa mbrojtëse qysh në fillim. Ata kishin vendosur roje dhe flinin armëngjeshur. Kur erdhi leja prej Allahut për të luftuar, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) filloi të organizonte njësi ushtarake. Si komandant caktonte njërin prej shokëve të vet. Ndonjëherë dilte edhe vetë Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Qëllimi i organizimit të këtyre çetave ishte: 1. Të zbuloheshin lëvizjet e armikut dhe të siguroheshin rrethinat e Medines, që myslimanët të mos ziheshin në befasi. 2. Të ushtrohej presion ndaj kurejshëve duke treguar gatishmërinë e myslimanëve në vende ku i shikonin varganet e tyre, që ata të kuptonin rrezikun që i kanosej tregtisë së tyre, pasurisë së tyre dhe vetë atyre, në qoftë se sulmonin myslimanët. Kurejshët ose duhet të hiqnin dorë nga rruga e keqe, ku kishin hyrë dhe t’i linin myslimanët të qetë e të lirë për të përhapur Islamin, ose të zgjidhnin rrugën e luftës kundër myslimanëve. Por kështu, kurejshët do të humbisnin së pari, rrugën e tregtisë së tyre, sepse ajo kalonte në anët e Medines dhe së dyti, do të merrnin ndëshkimin e së keqes dhe të agresionit të tyre, sepse Allahu do t’i ndihmonte robtë e vet besimtarë. Kjo është thënë disa herë në Kuran. 3. Të mos sulmoheshin nga fiset e tjera. 4. Shpallja e mesazhit të Allahut dhe përhapja e thirrjes për në Islam me fjalë dhe me vepër. Ceta e parë që ngriti i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) quhej “Siful Bahri” (Ceta e Bregdetit). Komandant të saj caktoi Hamzanë, birin e Ebu Talibit. Ceta përbëhej prej 30 burrash mërgimtarë. Ceta u nis në muajin e Ramazanit, në vitin e parë të Hixhretit: ajo vazhdoi marshimin, derisa arriti në bregun e Detit të Kuq, nga ana e Isit. Atje takoi një vargan të kurejshëve, që po vinte nga Shami. Vargani përbëhej prej 300 burrash dhe kryesohej nga Ebu Xhehli. Të dyja palët u vunë përballë njëra-tjetrës dhe gati shpërtheu lufta. Por, ndërhyri Mexhdi ibn Amru Xhiheniu dhe palët u larguan. Ajo qe çeta e parë me mision ushtarak në historinë e Islamit. Flamuri i saj ishte i bardhë. Ai ishte i pari flamur që u lidh në historinë e Islamit. Flamurin e asaj çete e mbajti Ebu Murthed Kinaz ibn Hueajn Ganaviu. Ceta të tjera islame u dërguan herë pas here. Kështu, në muajin Sheual, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dërgoi Ubejde ibn Harithin me 60 burra muhaxhirë deri në Batni Rabig. Atje ata u gjendën ballë për ballë me Ebu Sufjanin dhe 200 burra. U këmbyen disa qitje me shigjeta, por nuk u bë luftë. Në muajin Dhul Ka’de, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dërgoi Sa’ad ibn Ebu Uekasin me 20 burra muhaxhirë deri në Kharar, që ndodhet afër Rabigut, por nuk zbuloi ndonjë kurth të ngrehur nga armiqtë. Në muajin Sefer, në vitin e dytë të Hixhretit, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) doli vetë me një kompani prej 70 burrash muhaxhirë e shkoi deri në Ebua Uedan, por nuk takoi njeri nga armiqtë. Aty lidhi kontratë besëlidhjeje, garancie dhe ndihme reciproke me Amër ibn Mahshi Dhamariun. Kjo qe kompania e parë, me të cilën doli vetë i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Në muajin Rabiul Euel, po në vitin e dytë të Hixhretit, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) doli përsëri me një kompani prej 200 vetash muhaxhirë dhe shkoi në Beuat, nga ana e Riduajit, por nuk hasi në armik. Po në atë muaj, Keziz ibn Xhabir Fihriu sulmoi kullotat e Medines dhe rrëmbeu ca bagëti. Për këtë arsye, doli i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me 70 muhaxhirë, për ta kapur grabitësin. Shkoi deri në Safuan, nga ana e Bedërit, por Kerizi iku dhe shpëtoi. Kjo kompani quhet “Kompania e parë e Bedërit”. Në muajin Xhemadil Ula ose Xhemadil Uhra, në vitin e dytë të Hixhretit, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) doli me 150-200 muhaxhirët dhe shkoi deri në Dhul Ashire, për t’i dalë para një vargani kurejshësh, që po shkonte për në Sham. Por vargani kishte disa ditë që ishte larguar. Në Dhul Ashire, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri një kontratë mossulmimi me fisin Beni Mudlixh. Në muajin Rexhep, po në vitin e dytë të Hixhretit, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dërgoi Abdullah ibn Xhahsh Esuediun me 12 burra nga muhaxhirët, deri në Nahla, që ndodhet midis Mekës dhe Taifit, që të sillnin ndonjë lajm për varganin e Kurejshëve. Mirëpo, myslimanët e sulmuan varganin dhe vranë një burrë, zunë robër dy të tjerë dhe grabitën varganin. Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk i pëlqeu fare ky veprim dhe u zemërua shumë, i liroi dy robërit dhe i pagoi dijetin (paratë e gjakut) atij, që u vra. Kjo ngjarje ndodhi ditën e fundit të muajit Rexhep, prandaj idhujtarët bënë zhurmë se gjoja myslimanët kishin shkelur respektimin e muajit të shenjtë. Atëherë, Allahu i Madhëruar zbriti këtë ajet: “Të pyesin (ty) për luftën në muajin e shenjtë, thuaj: “Të luftosh në atë (muaj) është mëkat i madh, por të pengosh nga rruga e Allahut, të mos i besosh Atij, të pengosh të vizitohet Xhamia e Shenjtë (Qabja) dhe t’i dëbosh banorët e saj janë mëkate edhe më të mëdha tek Allahu. E provokimi (kundër myslimanëve) është (faj) edhe më i madh se vrasja…” (2:217) Në muajin Sha’ban, në vitin e dytë të Hixhretit, Allahu i Madhëruar e ktheu Kiblen nga Bejtul Mekdisi, nga Qabja e nderuar, çka i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e priste me padurim34. Pasi erdhi urdhri prej Allahut që myslimanët të ktheheshin nga Qabja, u zbuluan disa mashtrues hipokritë dhe jehudinj, të cilët ishin bërë myslimanë sa për sy e faqe. Të atillë njerëz e braktisën Islamin dhe kështu u pastruan radhët e myslimanëve. Këto qenë lëvizjet ushtarake që bënë i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe myslimanët, për të ruajtur qetësinë e Medines dhe të rrethinave të saj, si edhe për ta kuptuar Kurejshët idhujtarë pësojën e keqe nëse nuk do t’i ndalonin të këqijat e tyre kundër myslimanëve. Mirëpo, në vend që të hiqnin dorë nga agresionet e intrigat e tyre, idhujtarët e shtuan më shumë mendjemadhësinë dhe mburrjen. Prandaj, ata gjetën ndëshkimin, që meritonin në luftën e Bedërit, ndëshkim i cili qe tepër i hidhur për ta. </SPAN>

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lulishta e dritave

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 3:05 pm

Lufta e madhe e Bedrit
Kjo qe e para luftë që e bëri qartë dallimin midis kurejshëve idhujtarë dhe myslimanëve. Shkaku i luftës është sa vijon: Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) po vigjëlonte për varganin që kaloi për në Sham, kur ai pati dalë në Dhul Ashira. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dërgoi dy burra deri në Haura, që ishte në Sham, për t’i sjellë ndonjë lajm për varganin. Dy burrat vrojtuan të fshehur. Sapo panë varganin e kurejshëve të kalonte, u kthyen në Medine dhe lajmëruan të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) organizoi 313 myslimanë (thuhet edhe 314 ose 317). Nga ata, 82 (thuhet edhe 83 ose 86) veta ishin muhaxhirë, 61 veta ishin prej fisit Eus dhe 170 veta prej fisit Hazrexh. Mirëpo ata nuk ishin pajisur plotësisht me mjetet e nevojshme për luftë. Kishin me vete vetëm dy kalorës dhe 70 deve. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri gati një flamur të bardhë dhe ia dha Mus’ab ibn Umejrit. Për muhaxhirët flamurin e mbante Ali ibn Ebu Talibi, kurse për ensarët e mbante Sa’ad ibn Muadhi. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) la zëvendës në Medine ibn Umu Mektumin. Më pas, në vend të tij dërgoi në Medine Ebu Luhabe ibn Abdul Mundhirin, nga Reuhaja. Doli i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nga Medinia bashkë me myslimanët për të shkuar në Bedër, që ndodhej 155 kilometra në juglindje të Medines. Bedëri rrethohet nga male të larta në çdo anë. Kishte vetëm tri rrugë kalimi: njëra në jug, Uduetul Kusra, tjetra në veri, Uduetud Dunja; një rrugë tjetër kalimi në verilindje, nga ku vinin njerëzit e Medines. Rruga kryesore e varganeve nga Meka në Sham kalonte brenda këtij vendi të rrethuar me male, të quajtur Bedër. Aty kishte banesa, puse dhe hurma, ku pushonin udhëtarët dhe qëndronin për disa orë ose për disa ditë. Myslimanët e kishin shumë të lehtë që t’i zinin ato rrugëkalime, pasi të kishte hyrë vargani në atë vend të rrethuar me male; kështu armiku do të detyrohej të dorëzohej. Por, ishte e domosdoshme që armiku të mos e merrte vesh aspak që myslimanët kishin dalë për t’i bllokuar atje, pra, vargani i udhëtarëve kurejshë të shkonte në Bedër pa ditur gjë. Për këtë arsye, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk mori menjëherë rrugën e Bedërit. Rruga, që ndoqi ai të nxirrte më pas në drejtim të Bedërit. Vargani i kurejshëve kishte 1000 deve të ngarkuara me mall, që kushtonte jo më pak se 50000 dinarë35. Kryetari i tij ishte Ebu Sufjani; me vete kishte 40 burra. Ebu Sufjani ishte shumë i zgjuar dhe ruhej. Ai pyeste çdo njeri, që vinte ose që shkonte rrugës për lëvizjet e myslimanëve. Kur ishte jo shumë larg Bedërit, Ebu Sufjani mori vesh se myslimanët kishin dalë nga Medinia. Prandaj e ndryshoi drejtimin e varganit për nga perëndimi, që të marshonte anës së bregdetit dhe ta linte krejtësisht rrugën e Bedërit. Ndërkohë, Ebu Sufjani pagoi një burrë që të shkonte sa më parë në Mekë dhe t’i lajmëronte idhujtarët që myslimanët kishin dalë nga Medinia e nuk dihej se çfarë do të bënin. Lajmëtari shkoi në Mekë dhe njoftoi ç’i tha Ebu Sufjani. Idhujtarët u përgatitën me të shpejtë dhe u nisën. Nga paria e tyre mbeti në Mekë vetëm Ebu Lehebi. Idhujtarët kurejshë morën me vete edhe njerëz nga fiset e tjera të Mekës. Mbetën pa ardhur vetëm Benu Adjët. Ushtria idhujtare mbërriti në vendin e quajtur Xhahfe. Ndërkohë, mbërriti edhe letra e Ebu Sufjanit, i cili lajmëronte se kishte shpëtuar me gjithë varganin dhe u kërkonte që të ktheheshin përsëri në Mekë. Por Ebu Xhehli nuk e pranoi një gjë të tillë, nga mburrja dhe mendjemadhësia që kishte. Kështu, nga ajo ushtri u kthye e u nis për në Mekë vetëm fisi Benu Zahra, 300 veta. Ata i urdhëroi për t’u kthyer miku dhe kryetari i tyre, Ahnes ibn Sherik Thekafiu. Të tjerët, 1000 veta vazhduan marshimin e tyre, derisa qëndruan afër Uduetu Kasuasë, jashtë Bedërit, në një fushë të gjerë, prapa maleve që rrethojnë Bedërin. Në rrugë e sipër, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e mori vesh që idhujtarët e Mekës kishin dalë për të luftuar, prandaj u këshillua me myslimanët. U çua Ebu Bekri dhe foli shumë bukur. U çua Omeri dhe foli shumë bukur. Pastaj u çua Mikdadi: “Për Zotin, o i Dërguari i Allahut,- tha ai, ne nuk themi ashtu siç i thanë Benu Israilët Musait (paqja qoftë mbi të!): “… Shko pra ti e Zoti yt dhe luftoni, sepse ne po rrimë këtu.” (5:24) “Ne do të luftojmë djathtas teje dhe majtas teje, para teje dhe prapa teje.” I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u gëzua dhe i ndriçoi fytyra nga këto fjalë. “Më tregoni o myslimanë, ç’mendim keni?”,- iu drejtua i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). U çua Sa’ad ibn Muadhi, kryetari i ensarëve dhe tha: “Më duket se po na drejtohesh neve o i Dërguari i Allahut. Unë betohem për Zotin që të ka dërguar ty me të drejtë Profet se, sikur të na urdhërosh të hyjmë në det, ne futemi menjëherë të gjithë. Nesër, ne jemi gati t’i bëjmë ballë armikut bashkë. Ne jemi durimtarë në luftë dhe të vendosur e të patundur kundër armikut. Ndoshta, Allahu do të ta tregojë ty trimërinë tonë, që ti të gëzohesh.Prandaj, marsho o i Dërguari i bashkë me ne, drejt të mirave të Allahut! Për Zotin, që të ka dërguar ty Profet, sikur t’i lodhim devetë tona edhe deri në Berkul Gimad36, ne do të vijmë pas teje.” I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u gëzua dhe tha: “Marshoni dhe gëzohuni se Allahu i Madhëruar më ka premtuar fitoren mbi njërin prej dy grupeve37. Për Zotin, më duket sikur po e shikoj që tani vendin, ku do të vriten ata.” Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me myslimanët u nisën për në Bedër dhe arritën natën, përnjëherë me idhujtarët. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me forcat myslimane qëndroi brenda Bedërit, afër Uduetud Dunjasë, por Habab ibn Mundhiri i propozoi që të qëndronin tek uji, që ishte më afër armikut. Kështu, myslimanët do të merrnin ujë për vete dhe njëheraz, do të shteronin puset ekzistuese dhe armiku do të ngelte pa ujë. Këtë mendim e pëlqeu i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe ashtu u veprua. Myslimanët ndërtuan një tendë, e cila do të ishte selia e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i caktuan roje disa djem nga Ensarët, nën udhëheqjen e Sa’ad ibn Muadhit.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lulishta e dritave

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 3:05 pm

vazhdimi...

I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) mobilizoi ushtrinë dhe përcaktoi fushën e betejës. Herë-herë bënte shenjë me dorë dhe thoshte: “Këtu do të vritet aksh armik dhe atje do të vritet filani nesër, në dashtë Allahu.” Si u bë natë, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) shkoi dhe fali namaz gjatë te trungu i prerë i një peme. Edhe myslimanët pushuan atë natë, duke pasur besim në fitoren. Allahu i Madhëruar zbriti shiun, siç thuhet në Kuran: “Dhe kur Ai (Allahu) ju kaploi me një kotje (gjumë), që ishte siguri nga ana e Tij, ju lëshoi shi nga qielli për t’ju pastruar, largoi prej jush ndyrësirën e Shejtanit, që të fuqizojë bindjen në zemrat tuaja dhe që t’ju forcojë këmbët tuaja.” (8:11) Në mëngjesin e ditës së Xhuma, më 17 të muajit të Ramazanit, në vitin e dytë të Hixhretit, të dyja ushtritë ishin përballë njëra-tjetrës. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bëri këtë lutje: “O Allah! Ata janë Kurejshët idhujtarë që kanë ardhur këtu me kuajt e tyre dhe me mburrjen e tyre, për të të sfiduar Ty dhe për të përgënjeshtruar të Dërguarin Tënd. O Allah! Më jep ndihmën, që më ke premtuar! O Allah! Thyeji e mposhti idhujtarët sa më shpejt!” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) drejtoi rreshtat e ushtrisë myslimane dhe i urdhëroi që të mos e fillonin luftën, derisa t’u vinte urdhri prej tij. “Kur t’u afrohen juve,- tha, i godisni me shigjeta, por mbani rezervë ca nga shigjetat tuaja dhe mos i kapni shpatat, derisa ata t’ju vërsulen ju.” Pastaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u kthye tek tenda e tij bashkë me Ebu Bekrin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe iu lut Allahut shumë për fitoren me këto fjalë: “O Allahu im! Nëse sot Ti do t’i zhdukësh myslimanët, nuk do të adhurohesh kurrë më. O Allahu im! Në qoftë se Ti do, nuk adhurohesh pas kësaj dite kurrë më.” Aq gjatë e vazhdoi lutjen, sa i ra mëngorja nga supet. Ebu Bekri ia vuri atë përsëri dhe i tha: “Të mjafton kjo lutje ty, o i Dërguari i Allahut, sepse me të vërtetë, i je lutur dhe i ke kërkuar shumë.” Idhujtarët komandoheshin nga Ebu Xhehli. Ai e filloi lutjen e vet kështu: “O Allahu im! Ata na kanë ndarë nga farefisi, na kanë sjellë një fe, që ne nuk e njohim. Prandaj mposhti sa më parë, o Allahu im! Cili nga ne të jetë më i dashur tek Ti dhe më i pëlqyer pranë Teje, ndihmoje sot!” Dueli dhe beteja Në fushën e betejës dolën tre veta nga kalorësit më të mirë të idhujtarëve: Utbeu, Shejbeu (dy djemtë e Rabias) dhe Uelid ibn Utbe. Dolën për të bërë duel me myslimanët. Nga myslimanët dolën tre djem nga ensarët. Mirëpo idhujtarët thanë: “Ne duam të bëjmë duel me bijtë e xhaxhait tonë.” Atëherë dolën: Ubejde ibn Harithi, Hamzai dhe Aliu. Filloi dueli. Hamzai vrau Shejbenë; Aliu vrau Uelidin. U këmbyen goditjet midis Ubejdes dhe ibn Utbes. Të dy ranë në tokë. Aliu dhe Hamzai iu vërsulën përsëri ibn Utbes dhe e vranë. Ubejden e morën, ashtu me këmbë të këputur. Pas katër a pesë orësh ai vdiq në Safra dhe e kthyen për në Medine. Idhujtarët u hidhëruan shumë nga përfundimi i duelit dhe të tërbuar sulmuan rreshtat e myslimanëve si një trup i vetëm. Myslimanët qëndronin në pozicionet e tyre, duke mbrojtur veten dhe duke thënë “Ehad, Ehad.” (Një, Një). Për një çast i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u kot pak, pastaj ngriti kokën dhe tha: “Gëzohu o Ebu Bekër, se të erdhi ndihma e Allahut. Këtu është meleku Xhebrail, i cili ka marrë kalin e vet për freri dhe po e tërheq, duke ngritur pluhur.38” Pastaj, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) doli i veshur me një këmishë hekuri dhe këndoi ajetin: “(Kurejshët idhujtarë) do të pësojnë disfatë dhe do të kthehen mbrapsht.” (54:45) Mori një dorë guriçka dhe ua hodhi idhujtarëve drejt e në fytyrë nga larg, duke thënë: “U nxifshin fytyrat e idhujtarëve!” Dhe, për çudi secilit prej tyre i ra diçka nga ato guriçka në sy dhe në hundë. Për këtë Allahu ka thënë: “…(Në të vërtetë) ti nuk i gjuajte, por Allahu i gjuajti…” (8:17) I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i urdhëroi myslimanët të hidheshin në sulm kundër idhujtarëve. Atëherë, myslimanët sulmuan me tërë vrullin, sepse e kishin të Dërguarin e Allahut ( paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në rresht të parë përballë armikut. I çanë rreshtat e armikut dhe ua prenë kokat shumë idhujtarëve. Ata kishin edhe ndihmën e melekëve, të cilët i godisnin idhujtarët në çdo anë. I këputej koka ose këmba njeriut dhe nuk dihej se kush e godiste. Kështu vazhdoi beteja, derisa idhujtarët u thyen. Disa idhujtarë u vranë, të tjerët morën arratinë; të tjerë u zunë rob. Në atë betejë kishte vajtur edhe djalli, në pamjen e Suraka ibn Malik ibn Xhu’shumit, për të fuqizuar idhujtarët dhe për t’i nxitur ata në luftë kundër myslimanëve. Por, sa shikoi melekët, djalli u kthye mbrapsht, iku në drejtim të Detit të Kuq dhe hyri në det. Vrasja e Ebu Xhehlit Ebu Xhehli ishte midis një grupi idhujtarësh, që e mbronin me shpatat e tyre si gardh. Ndërsa në rreshtat e myslimanëve, pranë Abdurr Rrahman ibn Aufit, ishin dy djem nga ensarët, që kërkonin diçka. Njëri prej tyre i tha Abdu Rrahmanit fshehurazi nga shoku i tij: “O Xhaxha! Ma trego Ebu Xhehlin!” Abdu Rrahmani e pyeti: “Pse? Cfarë do të bësh me të?” “Kam marrë vesh,- iu përgjigj ai, se ai ka sharë të Dërguarin e Allahut. Për Zotin, që ka shpirtin tim në dorë, po ta shikoj, nuk do ta lë pa e vrarë.” Edhe djali tjetër i tha Abdu Rrahmanit të njëjtën gjë. Kur u ballafaquan të dy palët, Abdu Rrahmani e pa Ebu Xhehlin duke shëtitur midis rreshtave të idhujtarëve dhe ua tregoi dy djemve. Atëherë, që të dy iu vërsulën Ebu Xhehlit me shpatë dhe e goditën. Njëri e goditi në kërci të këmbës dhe atij i fluturoi këmba, ashtu siç fluturon bërthama e ullirit, kur shtypet. Tjetri e shtriu përtokë dhe e la në frymën e fundit.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lulishta e dritave

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 3:05 pm

vazhdimi...

Pastaj të dy djemtë shkuan tek i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe i thanë: “Shikoji shpata tona.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u tha: “Ju, të dy e keni vrarë atë.” Ishin Muadhi dhe Meudhi, bijtë e Afrait. Meudhi ra dëshmor në të njëjtën luftë, kurse Muadhi jetoi deri në kohën e Khalifit Othman (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i dha Muadhit pasurinë e Ebu Xhehlit. Pasi mbaroi beteja, njerëzit dolën për të kërkuar Ebu Xhehlin. Abdullah ibn Mes’udi e gjeti atë me shpirt ndër dhëmbë. I vuri këmbën në qafë dhe e kapi për mjekre, që t’ia priste kokën. - A të poshtëroi Allahu ty, o armiku i Allahut?,- i tha. Ebu Xhehli: - Me çfarë më poshtëroi Allahu mua? A keni vrarë njeri më të madh se unë? Sikur të mos më kishte vrarë një bari delesh! Kush po e fiton luftën sot? Abdullah ibn Mes'udi: - Allahu dhe i Dërguari i Tij. Ebu Xhehli: - I je ngjitur një të përpjete të vështirë, o bari i vogël delesh. Atëherë, Abdullahu ia preu kokën dhe vajti tek i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Allahu Ekber. (Allahu është më i Madhi). Falenderimi i takon Allahut që e vërtetësoi premtimin e Vet, e ndihmoi robin e Vet dhe i theu armiqtë.” Pastaj shtoi: “Ky (Ebu Xhehli) ishte faraoni i kësaj bashkësie.” Dita e Dallimit të së mirës nga e keqja (Furkanit) Eshtë dita, kur u zhvillua lufta e Bedërit, më 17 të muajit të Ramazanit. Beteja bëhej midis femohuesve dhe besimtarëve. Aty, njeriu luftonte kundër xhaxhait të vet, dajës së vet, djalit të vet, vëllait të vet. Në atë betejë Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) vrau dajën e vet, As ibn Hashimin dhe Ebu Bekri u ndesh me djalin e vet, Abdurr Rrahmanin. Myslimanët zunë rob Abasin, xhaxhanë e të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Kështu, u ndërpre lidhja farefisnore midis njerëzve dhe Allahu e lartësoi fjalën e besimit mbi fjalën e mohimit dhe e dalloi të vërtetën nga e shtrembra. Prandaj, ajo ditë u quajt “Dita e Dallimit”. Të vrarët Në atë Betejë u vranë 14 burra nga myslimanët: gjashtë nga muhaxhirët dhe tetë nga ensarët. Ata u varrosën në fushën e Bedërit dhe varret e tyre njihen edhe sot. Nga idhujtarët u vranë 70 veta dhe 70 të tjerë u zunë rob. Shumica e tyre ishin nga paria e kurejshëve. Nga ata, 24 kufoma u tërhoqën dhe u hodhën në një pus të pistë në Bedër. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) qëndroi në Bedër tri ditë dhe kur u përgatit që të kthehej që andej, vajti te pusi, qëndroi në cep të tij dhe i thirri të vrarët idhujtarë me emrat e tyre dhe të baballarëve të tyre: “O filan, bir i filanit! O filan, bir i filanit! A do t’ju pëlqente (tani) që t’i ishit bindur Allahut dhe të Dërguarit të Tij? Ne vërtet, e gjetëm ndihmën që na kishte premtuar Zoti ynë. Po ju, a e gjetët ndihmën, që ju kishte premtuar zoti juaj?” Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tha: “O i Dërguari i Allahut! A po u flet trupave pa shpirt?” “Ju nuk dëgjoni më mirë se ata,- iu përgjigj Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), por vetëm se ata nuk përgjigjen.” Lajmi i Betejës në Mekë dhe në Medine Lajmi i thyerjes së idhujtarëve arriti në Mekë. Ata i theu dhe i poshtëroi Allahu. Me qëllim që të mos u bëhej qejfi mylimanëve, idhujtarët e ndaluan vajtimin për të vrarët e tyre. Esued ibn Mutalibit i ishin vrarë tre djem në Bedër, prandaj ai donte të vajtonte me zë për ta. Natën dëgjoi zërin e një gruaje që po vajtonte dhe mendoi se ishte dhënë leja për të vajtuar të vrarët. Prandaj, dërgoi djalin e vet për të hetuar. I biri shkoi atje dhe mori vesh që gruaja po vajtonte për devenë e vet, që i kishte humbur. Atëherë ai nuk e përmbajti veten dhe thuri…: Po qan për një deve të humbur?! Gjumin pagjumësia ka mundur. Jo, ajo nuk po qan për devenë, Qan për Bedërin; të pafat qemë. Në Medine, njerëzit morën vesh për betejën nga dy lajmëtarë të dërguar nga Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): Abdullah ibn Reuahai dhe Zejd ibn Harithe. I pari njoftoi pjesën e sipërme të Medines, i dyti pjesën e poshtme të saj. Jehudinjtë kishin përhapur fjalë të gënjeshtërta në Medine. Por, kur shkoi atje lajmi i fitores, u gëzuan tërë myslimanët dhe u tund Medinia nga brohoria e njerëzve: La i lahe il-lallah (Nuk ka zot tjetër përveç Allahut), Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi). Krerët e myslimanëve, dolën përpara në rrugët e Bedërit dhe uruan të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për fitoren. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në Medine I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u kthye në Medine me ndihmën e Allahut, me plaçkë lufte dhe robër. Kur arriti afër Safrasë, Allahu i zbriti ajetin, që tregon urdhrin e ndarjes së plaçkës së luftës. Prandaj, ai mori një të pestën e plaçkës së luftës. Pjesën tjetër e ndau në mënyrë të barabërtë midis luftëtarëve. Më pas urdhëroi që të vritej Nadir ibn Harithi. Ali ibn Ebu Talibi ia preu kokën. Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) arriti në Araki Dhubaja, urdhëroi që të vritej Ukbe ibn Ebu Muiti, të cilin e vrau Asim ibn Thabit el Ensariu (thuhet edhe se e ka vrarë Ali ibn Ebu Talibi). Krerët e myslimanëve që kishin dalë për të uruar, e takuan të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në Rauhar. Pastaj e shoqëruan atë deri në Medine. Shumë njerëz u bënë myslimanë. Madje edhe Abdullah ibn Ubeji (kryetari i dyfytyrakëve) dhe shokët e tij u shfaqën sikur u bënë myslimanë. </SPAN>

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lulishta e dritave

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 3:05 pm

Pas Bedrit
Pasi i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u vendos në Medine, u këshillua me Sahabët për robërit e luftës. Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shfaqi mendimin që të merren paratë (fidje) prej tyre për lirimin e tyre. Ndërsa, Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dha mendimin që ata të vriten. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) vendosi që të mos vriteshin robërit e luftës, por të merreshin para prej tyre, për t’i liruar. Për secilin shuma ishte nga 1000 deri në 3000 dirhem. Disa nga robërit e luftës dinin të lexonin dhe të shkruanin, prandaj, si fidje u caktua që secili nga ata t’u mësonte shkrim e lexim dhjetë djemve myslimanë. Për disa të tjerë, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) urdhëroi që të liroheshin, pa paguar fidje. Zejnebja, bija e të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dërgoi një gjerdan, për lirimin e burrit të saj, Ebu el Asi. Hatixheja ia kishte dhënë asaj dhuratë martese, kur e martuan me Ebu el Asin. Kur e pa i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) gjerdanin, i erdhi keq dhe iu lut Sahabëve, që Ebu el Asi të lirohej pa paguar fidje. Ata e pranuan këtë dhe Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e liroi atë, por me kusht që ta linte të lirë Zejneben të largohej nga Meka. Ebu el Asi e pranoi këtë kusht dhe Zejnebja imigroi në Medine. Vdekja e Rukies dhe martesa e bijës tjetër të Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) Rukia, bija e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) qe e sëmurë, kur ai u nis për në Bedër. Ajo ishte e martuar me Othman ibn Affanin (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Prandaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e urdhëroi Othmanin që të qëndronte në Medine e të kujdesej për Rukijen e sëmurë dhe i tha se do të kishte shpërblim si ata që merrnin pjesë në luftën e Bedërit. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) la edhe Usame ibn Zejdin për këtë punë. Por Rukia vdiq, para se të kthehej i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në Medine. Usame ibn Zejdi ka thënë: “Na erdhi lajmi për fitoren e myslimanëve në Bedër, kur po mbulonim me dhč Rukien, bijën e të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).” Pasi u kthye i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në Medine dhe u qetësua, i dha Othmanit për grua vajzën tjetër, Umu Kulthumin. Prandaj Othmani është quajtur i zoti i dy dritave. Umu Kulthumi jetoi me Othmanin, derisa vdiq, në muajin e Sha’banit, në vitin e 9-të të Hixhretit dhe u varros në varrezat e Medines (el Bekia). Idhujtarët dhe aleatët e tyre u hidhëruan shumë nga ndihma dhe fitorja që Allahu u dha myslimanëve në Bedër. Prandaj, filluan të kurdisnin plane për të goditur myslimanët dhe për t’u hakmarrë ndaj tyre. Mirëpo Allahu i asgjësoi kurthet e tyre dhe me mirësinë e Vet i fuqizoi myslimanët. Një javë pas kthimit të myslimanëve nga lufta e Bedërit ose në muajin Muharrem të vitit të 3-të të Hixhretit, u mblodhën njerëzit e fisit Beni Selim për të luftuar kundër Medines. Kur e morën vesh myslimanët këtë, u futën në shtëpitë e njerëzve të fisit Beni Selim, u morën plaçkë e gjë dhe u kthyen në Medine shëndoshë e mirë. Më pas komplotuan Umejr ibn Ueheb Xhemhin dhe Safuan ibn Umeja për të vrarë Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Për këtë Umejri shkoi në Medine, por u kap nga myslimanët. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tregoi se dinte për komplotin e tij dhe Umejri u bë mysliman. Lufta e Benu Kajnukas U zbulua plani i jehudinjve të fisit Benu Kajnuka për sherr dhe armiqësi kundër myslimanëve. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i këshilloi që të hiqnin dorë nga plani i tyre djallëzor, por ata i thanë: “O Muhamed! Mos të të gënjejë mendja! Ti luftove kundër ca njerëzve të fisit Kurejsh, që nuk e njihnin mjeshtërinë e betejës. Po të luftosh kundër nesh, do ta shikosh se jemi ne njerëzit e sprovuar në luftë.” I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e duroi këtë përgjigje. Por ata i shtuan ngacmimet e tyre kundër myslimanëve, derisa në tregun e tyre shkaktuan një ngatërresë dhe u vra një mysliman dhe një jehudi. Atëherë, ditën e shtunë, në mes të muajit Sheual, në vitin e dytë të Hixhretit, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i rrethoi ata. Pas pesëmbëdhjetë ditësh, në fillim të muajit Dhul Ka’ade ata u dorëzuan. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i internoi ata në Sham, në Idhreatë. Pas njëfarë kohe shumica e tyre vdiqën. Lufta e Suejkut Pas luftës së Bedërit, Ebu Sufjani premtoi që nuk do ta lante trupin me ujë derisa ta asgjësonte Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Për këtë qëllim ai u nis nga Meka me 200 kalorës dhe sulmoi Aridin, në anë të Medines. Idhujtarët Kurejshë, me Ebu Sufjanin në krye prenë, dogjën e shkatërruan plantacionet e hurmave dhe vranë dy burra. Pastaj u larguan. U njoftua i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ai doli menjëherë në ndjekje të tyre, por ata kishin ikur. Në ikje e sipër kishin hedhur në rrugë peksimet dhe ushqime të tjera, që të lehtësonin barrën e të iknin sa më shpejt. Myslimanët i ndoqën deri në Karkaretu el Keder, por idhujtarët ishin larguar edhe prej andej. Myslimanët e morën peksimetin që kishin lënë idhujtarët, prandaj ajo betejë mori emrin “Beteja e Suejkut” dhe beteja e “Karkaretu el Keder”. Vrasja e Ka’ab ibn el Eshrefit Ka’abi ishte prozator dhe poet jehudi dhe nga armiqtë më të mëdhenj të myslimanëve. Ai qësendiste të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe shokët e tij (sahabët), merrte nëpër gojë gratë e tyre, lavdëronte armiqtë e tyre dhe i nxiste ata kundër mysimanëve. Pas luftës së Bedërit, ai vajti te kurejshët dhe i nxiti ata që të luftonin kundër myslimanëve. Për këtë ai u recitoi atyre disa strofa vjershe si: Ju jeni në rrugë më të drejtë se ata; Nuk ka rëndësi ç’ndodhi me fisin Kajnuka. Atëherë, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u tha shokëve te vet: “Kush e vret Ka’ab ibn Eshrefin?” U çua Muhamed ibn Meslemeja, Adad ibn Beshiri, Ebu Naili, Harir ibn Eusi dhe Ebu Abis ibn Xhebri. Komandanti u caktua Muhamed ibn Meslemeja, i cili i kërkoi të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) që t’i thoshte Ka’abit diçka. Muhamed ibn Meslemeja vajti te Ka’abi dhe i tha: “Vërtet, ky burrë,- duke folur për Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), na ka kërkuar neve të japim zeqatin dhe na ka sjellë vështirësi e mundime.” Ka’abi u gëzua nga fjalët e Muhamed ibn Meslemes dhe i tha: “Për Zotin, ju ka mërzitur.” Pastaj, Muhamed ibn Meslemeja i kërkoi hua Ka’abit ca ushqim e ca hurma dhe derisa t’i shlyente huanë, t’i linte peng armën e tij. Ka’abit i vajti edhe Ebu Naili dhe bëri të njëjtën bisedë me të. Pastaj Ebu Naili i tha: “Kam ca shokë që mendojnë si unë. Dëshiroj t’i sjell ata këtu, tek ti, që t’u shesësh (ushqime etj.) dhe t’i ndihmosh.” Ka’abi e pranoi propozimin e Ebu Nailit. Natën e katërmbëdhjetë të Rabiul Euelit, në vitin e tretë të Hixhretit ata i shkuan Ka’abit të armatosur dhe i thirrën te dera. Ka’abi u çua dhe zbriti poshtë për të hapur derën. E shoqja i tha: “Ku po del në këtë orë? Unë dëgjova një zë, që m’u duk sikur ndillte gjak.” Ai nuk u kushtoi rëndësi fjalëve të saj. Zbriti. Kur hapi derën e i shikoi ata me armë, nuk u shqetësua, sepse qe bërë marrëveshje më parë midis tyre. Njerëzit e armatosur nisën të ecnin bashkë me të. Donin të gjenin rastin dhe ta vrisnin. Ebu Naili e lavdëroi për erën e mirë të parfumit që kishte vënë dhe i kërkoi leje që të afronte hundën në kokën e tij. Ka’abi i dha leje, ashtu duke u mbajtur fodull dhe duke u mburrur. Ebu Naili i mori erë, i vuri dorën te koka dhe u tha shokëve të vet që t’i merrnin erë, gjithashtu. Pas pak, i kërkoi leje përsëri që t’i merrte erë dhe bëri ashtu si herën e parë. I kërkoi për të tretën herë lejë t’i merrte erë dhe si ia kapi mirë kokën, tha: “Bjerini armikut të Allahut!” Atëherë, vringëlluan shpatat mbi të me tërbim dhe Muhamed ibn Meslemeja i vuri një gurëthyes39 në fyt dhe i mëshoi fort derisa ai i doli nga qafa. Në atë çast Ka’abi bërtiti me një zë kaq të keq e të fortë, sa i tmerroi ata që ishin rrotull tij dhe ra i vdekur. U ndezën dritat nëpër shtëpitë e idhujtarëve. Ata tentuan që t’i kapnin njerëzit, që vranë Ka’ab ibn Eshrefin, por myslimanët u kthyen në Medine shëndoshë e mirë. Në këtë mënyrë u shua zjarri i intrigave kundër myslimanëve, që i shqetësoi gjatë myslimanët dhe nëpërkat jehude u fshehën nëpër vrimat e tyre për njëfarë kohe. Çeta e Kirdes Në muajin Xhemadiul Ahir, në vitin e tretë të Hixhretit, kurejshët dërguan një vargan për në Sham nga rruga e Irakut, e cila kalonte nga Nexhdi, por jo afër Medines. Varganin e udhëhiqte Safuan ibn Umeja. Këtë e mori vesh i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe dërgoi Zejd ibn Harithin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) me njëqind kalorës. Vargani po pushonte te një burim, në vendin e quajtur Kirde, në Nexhd. Zejdi me kalorësit e vet iu vërsul dhe e pushtoi varganin me gjithë pasurinë që kishte, ndërsa varganarët ikën të gjithë. Myslimanët kapën udhërrëfyesin e idhujtarëve, Furat ibn Hajanin, i cili u bë mysliman. Plaçka që morën myslimanët kapte vlerën njëqind mijë dinarë dhe humbja e varganit me gjithë pasurinë që kishte, qe goditja më e dhembshme që pësuan Kurejshët pas luftës së Bedërit. </SPAN>

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lulishta e dritave

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 3:06 pm

Lufta e Uhudit
Ndërkohë që po përgatiteshin për hakmarrje kundër myslimanëve për atë që pësuan në luftën e Bedërit, kurejshët pësuan goditjen tjetër, me humbjen e varganit në Kirde. Ata u tërbuan edhe më keq. Prandaj, nxituan përgatitjet e tyre për të grumbulluar vullnetarë. Mblodhën zezakë dhe caktuan poetë për t’i nxitur njerëzit. Ushtria idhujtare prej tremijë luftëtarësh, u pajis me tremijë deve, dyqind kuaj dhe shtatëqind parzmore. Kishin me vete edhe një numër të konsiderueshëm grash, për të nxitur dhe përhapur shpirtin e trimërisë dhe të entuziazmit. Komandant i përgjithshëm i ushtrisë ishte Ebu Sufjani. Flamurin e mbanin trimat e fisit Benu Abdud Dar. Ushtria u nis me tërë zemërimin dhe mllefin që kishte. Vazhdoi lëvizjen, derisa mbërriti në rrethinat e Medines dhe zuri vend në Kanat, afër maleve Ajnejn dhe Uhud. Ishte ditë e xhuma, më 6 të muajit Sheual, viti i tretë i Hixhretit. Një javë para se të shkonte atje ushtria kurejshe, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e mori vesh këtë gjë. Prandaj, ai krijoi njësitë ushtarake, për të parapritur çdo sulm të mundshëm dhe për të mbrojtur Medinen. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) kishte mendimin që myslimanët të mbroheshin brenda Medines: nëpër rrugë të luftonin burrat, sipër shtëpive, gratë. Këtë mendim e pranoi kryetari i dyfytyrakëve Abdulla ibn Ubeji. Ai synonte të rrinte në shtëpinë e vet e të mos merrte pjesë në luftime dhe të mos akuzohej se kishte ikur nga lufta. Mirëpo, të rinjtë e Medines kishin mendimin që të dilnin jashtë Medines dhe të luftonin kundër idhujtarëve hapur. Ata ishin shumë entuziastë dhe e kërkuan këtë me këmbëngulje. Mendimi i tyre u pranua dhe ushtria myslimane u nda në tre regjimente: regjimenti i parë, i përbërë nga muhaxhirët, flamurin e të cilit e mbante Mus’ab ibn Umejri; regjimenti i dytë, i fisit Eus, flamurin e të cilit e mbante Usejd ibn Hudari; regjimenti i tretë, i fisit Hazrexh, flamurin e të cilit e mbante Habab ibn Mundhiri. Pas namazit të pasdites (iqindisë) ushtria myslimane u drejtua nga mali i Uhudit. Të vegjëlit u ndaluan të merrnin pjesë në luftë; u bë përjashtim vetëm me Rafia ibn Hadixhin, sepse ai ishte mjeshtër në qitjen me shigjetë. Mirëpo, Samura ibn Xhendebi tha: “Unë jam më i fuqishëm se Rafiai. Unë e rrëzoj atë.” Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i urdhëroi djemtë që të bënin mundje. Samura e rrëzoi Rafianin dhe Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e lejoi edhe atë të merrte pjesë në luftë. Në Shejhejnë ushtria fali namazin e akshamit (perëndimit) dhe të jacisë (mbrëmjes). Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) qëndroi aty me gjithë ushtrinë. Por caktoi pesëdhjetë burra për të ruajtur kampin. Në fund të natës, para se të dilte drita, ushtria u nis. Namazin e agimit e falën në Shaut. Aty, Abdullah ibn Ubeju me 300 veta që kishte me vete, tradhtoi dhe u kthyen mbrapsht. Për këtë arsye filloi njëfarë tronditjeje dhe luhatjeje në fiset Benu Selme dhe Benu Harithe. Edhe ata qenë gati duke u kthyer, por Allahu ua forcoi besimin dhe ata qëndruan. Në fillim numri i myslimanëve ishte një mijë, por pasi iku Abdullah ibn Ubeji me 300 veta, mbetën 700. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bashkë me ushtrinë myslimane shkuan drejt malit Uhud, nga një rrugë e shkurtër, që e linte armikun në anën e perëndimit. Qëndruan në majën, ku hynte gryka e një përroi, duke i kthyer shpinën luginës së Uhudit. Në këtë mënyrë, armiku mbeti si një perde ndërmjet myslimanëve dhe Medines. Atje Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) organizoi ushtrinë. Ai caktoi 50 burra me harqe që të qëndronin në malin Ajnejn, i cili njihet me emrin Mali i Qitësve. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i urdhëroi ata që të mbronin malin dhe t’i mbronin myslimanët nga prapa. U tha në mënyrë të prerë që të mos e linin pozicionin e tyre, derisa të vinte urdhri i tij, edhe po ta fitonin myslimanët betejën edhe po ta humbisnin atë. Komandant i tyre u caktua Abdullah ibn Xbubejr Ensariu. Edhe idhujtarët e moblizuan ushtrinë e tyre dhe dolën në sheshin e betejës. Gratë e tyre i nxisnin burrat, duke hyrë midis rreshtave, duke u rënë dajreve, duke u kënduar heronjve e duke recituar vjersha: Përpara o burra, se do përqafohemi, Do të shtrojmë jastëkët e do të gëzohemi; Nëse ikni mbrapsht, do të ndahemi, Do të ndahemi përgjithmonë e më nuk do të bashkohemi. Për komandantët e ushtrisë gratë thoshin: Luftoni, o trimat e Abdud Darit çdo mysliman, Sepse jeni të mbrojtur nga çdo anë Luftoni e godisni armiqtë pa mëshirë. Dueli dhe beteja Të dyja ushtritë iu arfuan njëra-tjetrës. Doli Talha ibn Ebi Talha Abderiu, flamurtari i idhujtarëve dhe më trimi i kalorësve kurejshë, hipur mbi deve dhe bëri thirrje për duel. I doli përpara Zubejr ibn Auami (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe u vërsul si luani e hipi mbi devenë e tij. E kapi, e përplasi në tokë dhe e theri me shpatën e vet. I Dërguari i Allahu (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe myslimanët thanë: “Allahu Ekber” (Allahu është më i Madhi). Pastaj shpërtheu beteja. Halid ibn Uelidi, që ishte nga kalorësit e idhujtarëve u mundua tri herë t’i godiste myslimanët nga prapa, por e goditën qitësit që kishte caktuar i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Myslimanët e përforcuan sulmin e tyre kundër flamurtarëve të idhujtarëve, derisa i vranë të gjithë. Ishin njëmbëdhjetë luftëtarë. Flamujt e tyre mbetën për tokë. Myslimanët e fuqizuan, gjithashtu sulmin e tyre edhe në pikat e tjera, derisa i shpartalluan rreshtat e idhujtarëve. Gjatë betejës treguan trimëri të rrallë Ebu Dexhxhaneja dhe Hamzai (Allahu qoftë i kënaqur me ta!). Gjatë këtij sulmi u vra Hamza ibn Abdul Mutalibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), Luani i Allahut dhe Luani i të Dërguarit të Tij (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Atë e vrau Uahshi ibn Harbi, i cili ishte skllav abisinas, mjeshtër në goditjen me heshtë. Pronari i tij, Xhubejr ibn Mut'aimi i kishte premtuar se do ta lironte, po të vriste Hamzanë, sepse Hamzai i kishte vrarë xhaxhanë, Tuajme ibn Adjin, një vit më parë, në Bedër. Uahshiu u fsheh prapa një shkëmbi dhe priti të kalonte Hamzai. Ndërkohë, kur Hamzai i preu kokën idhujtarit Suba ibn Arfitas, Uahshiu e goditi befasisht. Heshta e goditi në bark dhe i doli midis këmbëve. Hamzai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ra në tokë e nuk mundi të çohej më derisa vdiq aty . Idhujtarët u kthyen dhe nisën të iknin. Ikën edhe gratë që ishin me ta. Myslimanët i ndoqën pas; morën armë e plaçkë lufte. Në atë çast qitësit, që pati caktuar Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) që të qëndronin roje dhe të mbronin myslimanët nga prapa, bënë gabimin e rëndë. Dyzet veta prej tyre zbritën nga qafa e malit dhe ranë në sheshin e betejës për të marrë plaçkë lufte, edhe pse ata kishin urdhër të prerë nga Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) që të qëndronin me çdo kusht në pozicionet e tyre. Halid ibn Uelidi shfrytëzoi rastin dhe i sulmoi ata dhjetë veta që kishin mbetur në Malin e Qitësve dhe i vrau. Pastaj, i doli rrotull malit derisa u shkoi në shpinë myslimanëve dhe nisi t’i rrethonte ata. Kalorësit e Halidit lëshuan zë dhe idhujtarët e tjerë e kuptuan dhe u kthyen përsëri kundër myslimanëve. Flamurin e tyre e ngriti një nga gratë idhujtare. Ata i mblodhën forcat rreth flamurit për sulm kundër myslimanëve. Kështu, myslimanët u ndodhën midis dy zjarresh. Sulmi i idhujtarëve kundër të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe përhapja e lajmit për vrasjen e tij I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte në prapavijën e myslimanëve. Me të ishin shtatë veta nga ensarët dhe dy nga muhaxhirët. Kur pa kalorësit e Halidit, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) doli prapa malit dhe i thirri shokët e vet me zërin e tij të lartë: “O robtë e Allahut! Ejani tek unë!” Zërin e tij e dëgjuan idhujtarët, sepse ata, duket qenë më afër tij sesa myslimanët.
vazhdon...

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lulishta e dritave

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 3:06 pm

vazhdimi...

Kështu, u grumbulluan idhujtarët me nxitim në drejtim të zërit dhe e sulmuan të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me tërbim e u përpoqën ta vrisnin atë, përpara se të arrinin myslimanët. Atëherë, i Dërguari i Allahut tha: “Kush i prapëson idhujtarët, do të ketë Xhenetin, do të jetë shoku im në Xhenet.” Në atë çast, doli një burrë nga ensarët, i prapësoi idhujtarët dhe ra duke luftuar kundër tyre. Pas tij doli një burrë tjetër nga myslimanët, i cili gjithashtu i prapësoi idhujtarët dhe luftoi, derisa u vra. Pastaj një i tretë, i katërti, i pesti, i gjashti, i shtati. Që të gjithë u vranë. Rreth të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) mbetën vetëm dy myslimanë: Talha ibn Ubejdulahu dhe Sa’ad ibn Ebu Uekasi. Idhujtarët e përqendruan sulmin kundër të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe atë e goditi një gur e ai u rrëzua në njërën ije. Iu thye, gjithashtu një dhëmballë në pjesën e poshtme të nofullës së djathtë dhe iu plagos buza e poshtme. U plagos edhe në kokë e në fytyrë. E goditën me shpatë mbi parzmore, aq sa parzmorja iu fut në trup. E goditën edhe me shpatë në qafë; nga kjo e fundit vuajti një muaj. Meqë kishte veshur dy parzmore, shpata e armikut nuk i arriti në trup. Idhujtarët arritën ta plagosin të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) edhe pse dy shokët e tij bënë të pamundurën për ta mbrojtur atë. Sa’ad ibn Uekasi qëlloi me shigjeta kundër idhujtarëve, derisa i mbaruan dhe Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tha: “Qëllo, për ty do të flijoja nënën dhe babanë tim.” Edhe Talha ibn Ubejdulahu luftoi i vetëm, sa për të gjithë grupin që u vra më parë, derisa mori 35-39 plagë. Talhai e mbrojti Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me dorën e vet, derisa e goditën në gishta dhe dora iu paralizua. Kur e goditën në gishtat e dorës, Talhai tha: “E pësova.” “Sikur të kishe thënë: “Bismilah” (Me emrin e Allahut),- i tha Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), do të të ngrinin melekët dhe njerëzit do rrinin të të shikonin.”Gjatë asaj ore të vështirë, zbritën melekët Xhebrail dhe Mikail dhe luftuan kundër idhujtarëve. Pastaj erdhën disa myslimanë te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe e mbrojtën me tërë fuqinë. I Pari qe Ebu Bekër Es Sidik. Më pas, edhe Ebu Ubejde ibn Xherahu. Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) shkoi i pari tek i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), por qe Ebu Ubejdja ai, që ia hoqi hallkën e zixhirit të helmetës Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!)40 duke ia tërhequr me dhëmbë. Atëherë, Ebu Ubejdes i ra një dhëmb. Kur i hoqi edhe rrethin tjetër, Ebu Ubejdes i ra edhe një dhëmb tjetër. Ata shkuan me Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tek Talha ibn Ubejdullahu, i cili e shëroi atë. Më pas, tek i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) erdhën Ebu Dexhaxheja, Mus’ab ibn Umejri, Omer ibn Hatabi, Ali ibn Ebu Talibi dhe të tjerë. U shtua edhe numri i idhujtarëve, të cilët i fuqizuan sulmet e tyre kundër myslimanëve. Por myslimanët treguan heroizëm të rrallë. Disa qëllonin me shigjeta, disa mbronin, disa luftonin dhe disa ruanin Profetin (pa (Standarqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nga shigjetat. Mus’ab ibn Omejri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) mbante flamurin në dorën e djathtë, por idhujtarët e goditën dhe ia prenë atë. E kapi flamurin me dorën e majtë, por edhe atë ia prenë. Pastaj e goditën në gjoks dhe në qafë, derisa ra. Ai, që e vrau ishte Abdullah ibn Kemieh. Duke vrarë Mus’abin, kujtoi se kishte vrarë të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), sepse Mus’abi i ngjante shumë Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Prandaj, ibn Kemie u kthye tek idhujtarët dhe thirri me zë të lartë: “Muhamedi u vra.” Lajmi u përhap me shpejtësi. Me përhapjen e këtij lajmi u pakësuan ca sulmet e idhujtarëve, sepse ata menduan se ia kishin arritur qëllimit dhe e bënë atë që kishin dëshiruar. Qëndrimi i myslimanëve pas këtij rrethimi Kur myslimanët e panë se filluan të rrethoheshin, u shkrehën, u tronditën dhe nuk arrinin dot të kishin një qëndrim të vetëm. Dikush mori nga jugu, derisa arriti në Medine. Dikush tjetër iku në majë të malit Uhud dhe u bashkua me kampin e myslimanëve. Por shumica e myslimanëve mbetën brenda rrethimit. Ata qëndronin në pozicionet e tyre dhe mbronin shokët, që luftonin kundër idhujtarëve agresorë. Megjithatë, radhët myslimane u ngatërruan, sepse nuk mbeti ndër ta ndonjëri që t’i udhëhiqte me njëfarë rregulli. Madje, puna shkoi deri atje, sa të përlesheshin të parët me të pasmit e tyre. Kështu, el Ejmeni vrau babanë e Hudhejfes. Kur myslimanët dëgjuan lajmin e vrasjes së të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) disave u fluturoi mendja, u thyen moralisht e u dobësuan aq sa deshën ta braktisin luftën. Por pati myslimanë të tjerë, që thanë: “Luftoni o vëllezër myslimanë dhe vdisni në rrugën islame, ashtu siç ka vdekur i Dërguari i Allahut.” Ndërkohë, kur myslimanët ishin shumë të hidhëruar e të dobësuar, Ka’ab ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!), shikoi befasisht të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) që po vinte tek ata. E njohu nga sytë e tij, sepse fytyra ishte mbuluar me helmetën e hekurt. Atëherë, Ka’abi thirri me zë të lartë: “O myslimanë! Gëzohuni! Ja ku po vjen i Dërguari i Allahut.” Sapo dëgjuan këtë zë, myslimanët u kthyen tek ai. Rreth të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u mblodhën 30 burra. Atëherë, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bashkë me ta, çau rrugën midis idhujtarëve, e shpëtoi ushtrinë e vet të rrethuar dhe e tërhoqi për në grykën e malit. Idhujtarët u përpoqën që ta pengonin atë të tërhiqej, por dështuan plotësisht. Gjatë asaj përpjekjeje u vranë dy veta. Në sajë të kësaj tërheqjeje shpëtuan myslimanët, por pasi e paguan shtrenjtë gabimin e qitësve, të cilët nuk zbatuan urdhrin e të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Në grykën e malit Uhud Pasi dolën nga rrethimi dhe zunë vend në grykën e malit, myslimanët patën disa fërkime të veçanta e të lehta me idhujtarët. Por idhujtarët nuk guxuan të përparonin për një sulm të përgjithshëm. Ata qëndruan pak në fushën e betejës, masakruan të vrarët, u prenë veshët, hundët dhe organet gjenitale. Disave ua çanë barkun. Hindi, bija e Utbes, i çau Hamzait barkun, i shkuli mëlçinë dhe filloi ta hante. Por meqë nuk mundi ta përtypte, e pështyu. I mori atij gjithashtu veshët dhe hundën dhe i vari si gjerdanë. Ubej ibn Halef shkoi duke u mburrur në grykën e malit, për të vrarë Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Kur u afrua, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e goditi me heshtë në kockën e supit, në një hapësirë midis parzmores dhe helmetës së tij. Ai u rrotullua me kalin e tij disa herë. Pastaj u kthye te kurejshët duke pëllitur si dem. Kur arritën në Serif, afër Mekës, ai vdiq nga plaga. Më pas erdhën disa idhujtarë të tjerë, të cilët i udhëhiqnin Ebu Sufjani dhe Halid ibn Uelidi dhe u ngjitën në një anë të malit. Por Omer ibn Hatabi, bashkë me një grup muhaxhirësh luftuan kundër tyre dhe i zbritën nga mali. Ka të dhëna që tregojnë se Sa’ad ibn Ebi Uekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) vrau tre idhujtarë. Numri i idhujtarëve të vrarë arriti 22 veta. (Thuhet edhe se ishte 37). Ndërsa, nga myslimanët u vranë 70 veta: 41 nga fisi Hazrexh, 24 nga fisi Eus, 4 veta nga muhaxhirët dhe 1 nga jehudinjtë41. Pas përpjekjes së fundit që bënë Ebu Sufjani dhe Halid ibn Uelidi, idhujtarët nisën të përgatiteshin për t’u kthyer në Mekë. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) arriti në grykën e malit. Pasi u qetësua aty, i vajti Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) me ca ujë të malit Uhud që të pinte, por i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuhati që uji kishte njëfarë ere dhe nuk piu, por vetëm lau fytyrën dhe hodhi pak në kokë. Mirëpo, filloi t’i rridhte gjak pa pushim nga plaga që kishte në kokë.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lulishta e dritave

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 3:06 pm

Atëherë, Fatimja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dogji një copë rrogoz dhe hirin e saj ia vuri sipër plagës dhe kështu u ndalua gjaku. Pastaj, erdhi Muhamed ibn Meslemeja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) me ca ujë të mirë dhe Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) piu dhe iu lut Zotit që t’i bënte mirësi atij. Ai e fali namazin e drekës (ylenë) ulur. Edhe myslimanët e falën ulur. Më pas erdhën gratë e muhaxhirëve dhe të ensarëve, ndër to: Aishja, Umu Ejmeni, Umu Sulejmi dhe Umu Seliti, të cilat mbushnin ujë dhe u jepnin të plagosurve (Allahu qoftë i kënaqur me të gjitha ato!). Dialog dhe vendim Pasi u përgatitën idhujtarët plotësisht për t’u kthyer, doli Ebu Sufjani në malin e Uhudit dhe thirri me zë: “A është mes jush Muhamedi?” Myslimanët nuk iu përgjigjën. Ai pyeti përsëri: “A është mes jush biri i Ebu Kahafes (Ebu Bekri)?” Ata nuk iu përgjigjën. Ebu Sufjani thirri përsëri: “A është mes jush Omer ibn Hatabi?” Myslimanët nuk iu përgjigjën, sepse Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk i lejoi të përgjigjeshin. Atëherë, Ebu Sufjani thirri me zë: “Këta që përmenda paskan vdekur.” Atëherë, Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) nuk e përmbajti dot veten, por u çua dhe tha: “O armik i Allahut! Të gjithë ata që përmende ti, janë gjallë. Allahu la të gjallë ata, prej të cilëve ti do të pikëllohesh.” Pastaj, Ebu Sufjani tha: “Disa nga të vrarët tuaj u masakruan e unë nuk e urdhërova këtë, prandaj nuk më pikëllon.” Pastaj shtoi: “Lartësohu, o Hebel!” Atëherë, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u mësoi që t’i përgjigjen atij kështu: “Allahu është më i Lartësuar dhe më i Madhëruar.” “Ne kemi Uzanë,- foli Ebu Sufjani, ndërsa ju nuk e keni atë.” Profeti i mësoi ata kështu: “Allahu na ndihmon neve, ndërsa ju askush.” Ebu Sufjani: “Sot qe dita jonë, në Bedër dita juaj dhe lufta vazhdon.” Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ia ktheu: “Nuk jemi në barazim. Të vrarët tanë janë në Xhenet, ndërsa të vrarët tuaj në Zjarr.” Ebu Sufjani: “Kështu thoni ju. Vërtet?! Atëherë ne qenkemi të humbur e të dështuar.42 Por më thuaj, për Zotin, o Omer, a e kemi vrarë Muhamedin.” Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i tha: “Jo, tani ai po dëgjon fjalët e tua.” Ebu Sufjani: “Ti je më i çiltër dhe më mirëbërës për mua sesa ibn Kemia.” Pastaj Ebu Sufjani e ngriti zërin dhe tha: “Vitin që vjen le të takohemi në Bedër.” Atëherë i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) urdhëroi një nga sahabët që t’i thoshte Ebu Sufjanit: “Po, le të jetë ky një premtim midis nesh dhe teje.” Idhujtarët kthehen në Mekë, kurse myslimanët në Uhud fillojnë të kërkojnë të plagosurit dhe të varrosin dëshmorët Ebu Sufjani u kthye tek ushtria e vet dhe u nisën. Ai kishte hipur në deve dhe kalin e mbante anash. Kjo tregonte që ata synonin të ktheheshin në Mekë. Qe mirësi nga Allahu që myslimanëve nuk u doli asnjëri nga idhujtarët që t’i ndalonin gjatë rrugës për në Medine. Allahu i drejtoi idhujtarët për në Mekë. Vërtet, Allahu ndërhyn mes njeriut dhe zemrës së tij. 42) Ebu Sufjani përpiqet të vërë në lojë shokët e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbin të!). (shënim i përkthyesit) Myslimanët zbritën në fushën e betejës. Ata kërkonin të plagosurit dhe të vrarët. Disa çuan dëshmorë deri në Medine, por i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) urdhëroi që t’i kthenin ata përsëri te vendi, ku ishin vrarë. Ata u varrosën atje, me rrobat e tyre, pa i larë dhe pa ua falur namazin e Xhenazes. Madje, janë futur edhe tre veta në një varr. Ka rastisur edhe që dy dëshmorë i kanë mbështjellë me një rrobë, por midis tyre kanë vënë ca bar, ndërsa në varr kanë vënë më parë atë njeri, që dinte më shumë Kuran përmendsh, sepse Kurani do të jetë dëshmues për ta në Ditën e Gjykimit. Ndërkohë, gjetën tabutin e Hadhal ibn Ebu Amirit, diku në një cep, i cili pikonte ujë dhe Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Me siguri, Atë po e lajnë melekët.” Ngjarja e Hadhalit është kjo: “Hadhali, sapo ishte martuar. Një herë, kur ishte me gruan e vet, dëgjoi thirrësin që i ftonte njerëzit për luftë. E la të shoqen menjëherë dhe shkoi në sheshin e betejës. Aty luftoi kundër idhujtarëve, derisa u vra. Por ishte i palarë, se kishte fjetur me gruan e s’pati kohë të lahej. Prandaj, pas vdekjes së tij, e lanë melekët. Dhe ai u quajt “I Lari nga Melekët”. Qefini i Hamzait qe një pelerinë. Kur i mbulonin kokën, i dilnin këmbët jashtë; kur i mbulonin këmbët, i dukej koka. Prandaj mbi këmbët i vunë ca bar dhe me atë pelerinë e varrosën. Po kështu vepruan edhe me Mus’ab ibn Umejrin. Kthimi në Medine Pasi i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe myslimanët mbaruan punë me varrimin e dëshmorëve dhe lutjet për ta, u kthyen përsëri në Medine. Gratë, që u ishin vrarë të afërmit e tyre dolën në rrugë dhe takuan të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ai i ngushëlloi dhe iu lut Allahut për ta. Erdhi edhe një grua nga fisi Benu Dinar, së cilës i ishin vrarë burri, vëllai dhe babai i saj. Kur i treguan për njerëzit e vrarë, ajo pyeti si ishte i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ata i thanë: “Mirë është, lavdëruar qoftë Allahu!” “Ma tregoni që ta shikoj”,- iu drejtua ajo. Kur e pa Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Po të jesh ti mirë, çdo fatkeqësi është e vogël për mua.” Myslimanët qëndruan në gjendje shtetrrethimi. Ata ruanin Medinen dhe të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ishin të dërrmuar nga plagët, nga lodhja, nga hidhërimi dhe nga dhembja që kishin. Megjithatë, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e pa të domosdoshme që të ndiqeshin lëvizjet e armikut, që po të përpiqej t’i kthehej Medines, t’i dilnin përpara dhe ta asgjësonin. Lufta e Hamraul Esedit Ditën e nesërme, në mëngjes, u bë thirrje ndër myslimanët që t’i dilnin përpara armikut. Por nuk duhet të dilte askush, përveç atyre që kishin marrë pjesë në Uhud. Myslimanët kësaj thirrjeje iu përgjigjën të gjithë. U nisën. Vazhduan marshimin deri në Hamraul Esed, rreth trembëdhjetë kilometra larg Medines dhe atje vendosën çadrat. Idhujtarët erdhën deri në Reuha, 58 kilometra larg Medines. Ata bënin plane e këshilloheshin me njëri-tjetrin që t’i vërsuleshin Medines. Por mjeroheshin, gjithashtu që u doli nga dora rasti i volitshëm në Luftën e Uhudit, për t’i asgjësuar myslimanët. Në Hamraul Esed shkoi Ma’bid ibn Ebu Ma’bid Huzaiu, i cili ishte dashamirës i të Dërguarit të Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ai e ngushëlloi Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për atë, që pësoi në Uhud. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e porositi atë që të shkonte tek Ebu Sufjani dhe t’i thoshte se myslimanët ishin të fuqishëm. Ebu Ma’bidi shkoi dhe i takoi idhujtarët në Reuha, ku qenë tubuar për të mësyrë Medinen. “Mos shkoni andej,- u tha, se do të humbisni me myslimanët, sepse Muhamedi ka dalë me një ushtri aq të madhe, sa që kurrë ndonjëherë nuk e kam parë. Ata janë të egërsuar tmerrësisht kundër jush. Prandaj, unë mendoj që të mos niseni për në Medine, derisa pararoja e tyre të dalë përpara këtyre kodrave.” Kur idhujtarët dëgjuan këto fjalë, u thyen moralisht dhe u kthyen. Ebu Sufjani u mjaftua me një luftë psikologjike. Ai caktoi njerëz që t’u thonin myslimanëve: “(Idhujtarët) kanë grumbulluar forca të mëdha ndaj jush, prandaj kijini frikë ata.” Këto fjalë të rreme Ebu Sufjani i përhapi, që myslimanët të mos e ndiqnin më tej. Kështu, ai u nis me nxitim për në Mekë. Myslimanëve nuk u bëri fare përshtypje ky kërcënim. Madje, përkundrazi atyre iu shtua besimi në Allahun dhe thanë: “Ne na mjafton Allahu. Sa Mbrojtës i mirë është Ai!” Myslimanët qëndruan në Hamratul Esed deri ditën e mërkurë. Pastaj u kthyen për në Medine. Për këtë Allahu ka thënë: “Dhe ata (myslimanët) u kthyen (për në Medine), pa i gjetur asnjë e keqe dhe fituan begati e mirësi të mëdha nga Allahu, madje arritën edhe kënaqësinë e Tij. Allahu është Dhurues i Madh.” (3:174)
Pause_Print_Scroll nuk është në linjë Përgjigju Me Kuotë

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Jeta e Muhammedit (a.s) Dokumentar Në Gjuhen Shqipe.

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 3:07 pm

Jeta e Muhammedit (a.s) Dokumentar Në Gjuhen Shqipe.




Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lulishta e dritave

Mesazh nga Shooter-Ks prej Wed Jul 07, 2010 3:07 pm

HYDBEJA E FUNDIT E MUHAMEDIT A.S.

Nga Profeti Muhamed (alejhi selam)
Arafat, Meke


Shënim: Kjo ligjerate (hutbe) e Muhamedit as. eshte mbajtur ne vitin e 10 te Hixhres, pas kryerjes se Haxhit te fundit te Profetit


"O Njerëz! Dëgjoni çka do t'ju them, sepse nuk e di nese do t'ju takoj në këtë vend pas këtij viti.
O njerëz! Kini frikë Zotin dhe respektojeni Atë. Bëhuni të njerëzishëm dhe të drejtë ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve. Kjo është dita e flijimeve në emër të Allahut. Më të vërtetë gjaku dhe pasuria juaj janë të shënjta për ju, derisa të takoheni me Krijuesin tuaj, ashtu siç është e shënjtë kjo ditë në këtë muaj dhe në këtë vend.


Ruajeni, respektoni dhe nderojeni vlerën e personalitetit dhe dinjitetit njerëzor. Njeriu është vepër madhështore e Allahut dhe mjere ai që e nënçmon nderin dhe dinjitetin e veprës së Allahut. Ju, o njerëz, pashmangshëm dhe pakthyeshëm do t'i ktheheni Allahut të Amshueshëm dhe Ai do t'ju marrë në përgjegjësi për veprat dhe punën tuaj.


O besimdrejtë! Ta dini, ta mbani mend dhe të jeni të bindur se përfundoi koha e mosdijes dhe traditave të këqija, që i sollën fatkeqësi të shumta gjinisë njerëzore. Unë jua kam treguar rrugën e shpëtimit, nëpër të cilën duhet të shkoni. Gjakmarrja është e ndaluar. Të gjitha akuzat e këtilla që rrjedhin nga koha para Islamit, anulohen. Akuza e parë e këtillë që anulohet është gjakmarja e xhaxhait tim, Amir b. Rebi`b. Harith b. Abdulmuttalibit, të cilin pa kurrfarë faji e mbytën njerëzit nga fisi Hudhejl. Kjo gjakmarrje le të harrohet dhe të gjitha të tjerat në të ardhmen le të falen.


Fajdeja dhe kamata janë të ndaluara. Huadhënësi nga huamarësi duhet ta marrë vetëm atë që vërtet ia ka huazuar. Huatë e para që i nënshtrohen këtij vendimi janë huatë e xhaxhait tim Abbasit, i cili ka pasur mjaft borxhlinj. O besimdrejtë! Duhet t`ua falni kamatat borxhlinjve. Dëgjoni këshillën time dhe pasuria juaj do të shtohet, sepse juve ju mbetet kryegjëja për tregti dhe punë të ndershme. Nëse nuk e bëni këtë, duhet ta dini se do t`i zemëroni thellë Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Nëse borxhliu juaj është në vështirësi, duhet t`ia vazhdoni afatin e pagimit, ndërsa nëse jeni në gjendje që t`ia falni borxhin, kjo do të ishte edhe më mirë për ju.


O besimdrejtë! O njerëz! Frikësojuni asaj dite që me siguri do të vijë, kur të gjithë do të paraqiteni para Allahut, Gjykatësit të Vetëm Suprem. Kur ju pret drejtësia absolute. Kur të zotoheni se një borxh do ta paguani me kohë dhe kur ta lidhni marrëveshjen, të gjitha këto bëni me shkrim, dhe me besnikëri theksoni afatin e pagimit. O të vdekshëm! Duajeni dhe dëgjojeni Zotin, Krijuesin e tërë materiales dhe jomateriales, i cili krijoi meshkuj dhe femra, prej të cilëve u zhvillua gjinia njerëzore. Kini frikë nga Allahu, në ndihmën, prehjen dhe mëshirën e të Cilit të gjithë jemi të udhëzuar. Ne jemi të vdekshëm dhe në çdo çast jem gjithnjë e më afër vdekjes dhe takimit me Të, me Allahun e Amshueshëm, me Gjykuesin e Drejtë.


Shprehni repektin e duhur ndaj farefisit. Me përgjegjësi të thellë përmbushni detyrat dhe obligimet që egzistojnë ndërmjet burrit dhe gruas, ndërmjet prindërve dhe fëmijëve. Fëmija e fiton xhenetin nën këmbët e nënës së tij. Ruajuni nga prostitucioni, tradhëtia bashkëshortore dhe xhelozia. Prostitucioni dhe tradhëtia bashkëshortore janë mëkate të rënda, ndërkaq xhelozia mund të shkaktoj prishjen e bashkëshortësisë. Martohuni me ato që i doni. E kur vullneti i Zotit t'ju bashkojë, atëherë respektojeni dhe duajeni njëri-tjetrin dhe jetoni në dashuri dhe harmoni të vërtetë.


O bashkëshortë! Silluni ndaj grave tuaja me shumë mirësi dhe dashuri. O besimdrejtë! Largohuni nga ngatëresat dhe përgojimet! Ata që shpifin për grate e ndershme, le të jenë të mallkuar në të dy botët. Ata që i akuzojne gratë e ndershme për tradhti në martese ose për amoralitet, ndërkaq që nuk mund për këtë t'i sjellin katër dëshmitarë të besueshëm, dënoni me tetëdhjetë goditje, dhe asnjëherë në të ardhmen në asgjë mos u besoni, sepse ata janë njerëz të këqij.


Nëse mendoni se ndaj grave tuaja më nuk e ndjeni dashurinë e dikurshme, mos nxitoni, por mendoni mirë. Ndoshta Allahu nëpërmjet këtij sprovimi ju udhëzon në rrugën e fatit të ri të madh, me të cilën dëshiron t'ju përgëzojë. Mos kërkoni shkurorëzim pa shkaqe të arsyeshme, meqë prej të gjitha gjërave që Allahu i ka lejuar, më së tepërmi e urren shkurorëzimin. Gratë tuaja u janë dorëzuar në besë të Zotit. Respektojeni, o besimdrejtë, atë amanet të Zotit.


O njerëz! Sot djalli i mallkuar është i dëshpëruar, sepse ka pësuar humbje dhe më nuk mund të ndikojë në ju. Por ju megjithatë gjithnjë bëhuni të kujdesshëm, që ai i mallkuar të mos ju vë në lajthitje as për gjërat më të vogla. O besimdrejtë! Kur e caktoni dhe e ndani ndërmjet veti trashëgiminë, bëhuni te drejtë dhe përmbajuni librit të Zotit. Ruajeni pasurinë e bonjakëve, të paaftëve dhe te sëmurëve mendore. Zoti çdonjërit ia ka dhënë te drejtën e vet, andaj nuk ka nevojë që trashëgimtarëve t'u lihet testament; ndërsa si testament nuk mund të lihet më tepër se një e treta(1/3) e pasurisë. Fëmija i takon atij, ne shtratin e të cilit është i lindur. Kush pohon se i takon tjetërkujt përveç prindit, atë do ta arrijë mallkimi i Zotit. Nuk i lejohet gruas që të japë diç nga pasuria e burrit të saj pa lejen e tij. Borxhi duhet paguar ndërsa sendi i huazuar duhet kthyer. Dhurata duhet të kthehet me dhuratë. Kush hynë dorëzanë për dikënd, obligohet edhe me përgjegjësi për dorëzani. Me robërit dhe shërbëtorët silluni në mënyrë njerëzore. Ushqeni ata sikur që ushqeheni vetë, dhe vishni ata sikur që visheni vetë. Nuk guxoni t'u bëni keq, as t'i keqpërdorni. Edhe ata janë njerëz, edhe ata janë shërbëtore të Zotit.


O besimdrejtë! Ta dini dhe të mos harroni se të gjithë muslimanët janë vëllezër. Ju të gjithë jeni pIotësisht të barabartë në të drejta dhe detyra. Nuk ka kurrfarë përparësie arabi ndaj jo-arabit, e as jo-arabi ndaj arabit, as i ziu ndaj të kuqit, e as i kuqi ndaj të ziut përveç me devotshmëri. Të gjithë jeni pasardhësit e Ademit, ndërsa Ademi është prej dheut.


O muslimanë! Duhet të kujdeseni, të duheni dhe të ndihmoheni ndërmjet vete. Nuk guxoni ta ofendoni njëri-tjetrin, e as t'i merrni me dhunë njëri-tjetrit diçka. Këto janë mëkate të rënda. Merreni vetëm ate që me vetëdëshirë ju jepet. Respektoni pacenueshmërinë e pasurive tuaja derisa janë në frymën e ligjeve të Zotit. Në punën tuaj Islami dhe interesi i përgjithshëm le të jenë mbi ju dhe interesin tuaj personal. Përkushtojani Islamit jetën tuaj dhe në punën për Islamin jepni prej vetes githçka që mundeni. Kurrë mos e shkelni të drejtën dhe nderin e askujt. Vetvetes mos i bëni dhunë. Mos harroni se mëshira është një ndër bazat kryesore të Islamit.



0 njerëz! Dëgjoni çka po ju them dhe mbajeni mend mirë. Unë po jua lë librin e Zotit - Kur'anin - te cilit nëse i përmbaheni gjithnjë do t'ju ruajë që të mos e humbni rrugën e drejtë, rrugën e drejtësise dhe së vërtetës. Kur'ani është libër i qartë dhe i shenjtë, vepër e vërtetë e Allahut, fjalë e Tij, në vërtetësinë e së cilës nuk ka kurrfarë dyshimi.


Para vetes e keni tërë jetëi time, fjalët dhe veprat e mia. Gjithçka që kam folur dhe punuar, jam përpjekur që të jetë në pajtim të plotë me urdhrat e Allahut. Ju vërtet nuk do të gjendeni në lajthitje përderisa t'i përmbaheni Kur'anit dhe sunnetit tim.


O besimdrejtë! Thuajeni gjithnjë të vërtetën e pastër. Urrejtja asnjëherë le të mos ju largojë nga rruga e të drejtave dhe drejtësisë. Drejtësia është motra e devotshmërisë. Frikësohuni nga Allahu! Ai e sheh punën tuaj.


O njerëz! I dëgjuat porositë e mia, futini në zemrat tuaja e në jetën tuaj. Të gjithë ata që i kanë dëgjuar këto fjalë të mia, le t'ua përcjellin atyre që nuk i kanë dëgjuar, sepse prej tyre mund të ketë më mbamendës se vetë dëgjuesit.



(Pas një pauze të shkurtër, i Dërguari i Zotit me një zë më të butë ka thënë):

"A e percolla mesazhin e Allahut tek ju, o njerez?"

"O i Dërguari i Zotit! Ti besnikërisht e ke përmbushur misionin tënd dhe neve na ke komunikuar çka të ka urdhëruar Zoti", u përgjigjën më se 100 000 haxhinjte e pranishëm.

(Atëherë Muhammedi a.s. me zë solemn tha) :

"O Zoti im, dëshmo (në këtë)!

(Të njëjtën ditë, Zoti i Lavdishëm e shpalli edhe ajetin e fundit të Kur'anit):

"Sot persosa per ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntine time, dhe zgjodha per ju Islamin fe". (Sure Maide, 3).

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lulishta e dritave

Mesazh nga Sponsored content Today at 12:27 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi