Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Feja e shqyptarit asht shqiptaria

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Feja e shqyptarit asht shqiptaria

Mesazh nga princ of persia prej Wed Jul 07, 2010 4:59 pm

Feja dhe religjioni! Sprova kombëtare si mision hyjnor!




Interpretimi komunist dhe religjioz i vargut “Feja e shqyptarit asht shqiptaria”-pengesë për të kuptuar sprovën kombëtare si mision hyjnor!


Nga Bardhyl Mahmuti


Shkëputja e vargut “Feja e shqyptarit asht Shqyptaria” nga konteksti artistik e historik i kryeveprës së rilindësit tonë kombëtar të titulluar “O moj Shqypni, e mjera Shqypni” dhe sidomos interpretimi politik i këtij vargu ka prodhuar një qëndrim negativ te një pjesë e opinionit publik shqiptar ndaj atdhetarit të shquar Pashko Vasa (i njohur si Vaso Pashë Shkodrani).
Meqenëse qëllimi i shkrimit tim nuk është të polemizoj as me interpretimin komunist, që shkëputi këtë varg në funksion të arsyetimit të ndalimit të religjionit, as me interpretimin religjioz që hedh poshtë këtë varg si “varg anti-krist” apo “varg anti-islam” nuk do të citoj asnjë nga autorët e interpretimeve të lartpërmendura.
Në këtë shkrim do të përpiqem të vë në pah vlerat socio historike të qëndrimit të Vaso Pashë Shkodranit. Një gjë e tillë nuk mund të sqarohet drejtë nëse paraprakisht nuk sqarohen kuptimet e vërteta të nocioneve që përdoren në një kontekst shoqëror dhe në një periudhë të caktuar historike të kësaj shoqërie.
Për këtë arsye fillimisht do të ndalem në sqarimin e kuptimit të dy nocioneve: nocioni “fe” dhe nocioni “religjion”.
Në bazë të studimeve të etimologëve të ndryshëm rrënja e fjalës indo-evropiane “bheidh” që shpreh “idenë e një besimi”, “idenë e një bindje” qëndron në origjinën e fjalës latine “fides”, e cila, gjatë zhvillimit historik, do të ketë ndikimet e veta që ideja e bindjes, ideja e besimit të emërtohet në frëngjishten e vjetër me fjalën “fay” (që shqiptohej “fe”), në italisht me fjalën “fede”, në gjuhën spanjolle “fe”, në gjuhën portugeze “fe”... dhe në gjuhën shqipe “fe”.
Nocioni “Fe”, si nocion i përgjithshëm, mbulon një fushë shumë më të gjerë semantike të besimit dhe bindjes. Ndërsa, nocioni “religjion” si ri- lidhje në besimin tek zoti lindi në një kontekst tjetër historik dhe ka fushën semantike të përcaktuar qartë.
Në periudhën historike kur perandoria romake përshkohej me konflikte të mëdha të brendshme, kur njerëzit ishin “zgjidhur” dhe nuk kishin asnjë konsensus minimal mes vetes, rreziku i invadimeve të jashtme ishte i madh.
Në këtë kontekst historik, Perandori Romak me origjinë ilire Flauius Valerius Aurelius Constantinus, i lindur në vitin 272 të erës sonë në Naissus (aktualisht Nishi) 500 vjet para se ky qytet të pushtohet nga sllavët e jugut, shpëtimin e shihte përmes dy veprimeve: krijimi i lidhjes së besimit të njerëzve te zoti, si parakusht i kohezionit social dhe krijimi i “Romës së Vogël” në lindje sepse kishte bindjen e fortë se Roma nuk mund të mbrohej nga invadimet e jashtme.
Jo vetëm që ndaloi përndjekjen e besimtarëve në zot, por Konstantini i I-rë vendosi besimin në zot mbi besimin në rolin e tij perandorak. Në këtë kontekst të ndryshimeve historike, folja latine “legare” (lidhje) që dha foljen “religare” (ri-lidhje) do t’i jep origjinën etimologjike nocionit “religio” si ri-lidhje në besimin dhe bindjen ndaj zotit.
Ndërtimi i Konstantinopojës (“Romës së Vogël) në lindje dhe ri-lidhja e njerëzve të zgjidhur në besimin te zoti dëshmuan se ky perandor ilir ishte ndër perandorët më vizionar që pati Perandoria romake.
Roma, siç kishte parashikuar Konstantini, ra shumë shpejt në duart e popujve barbar që invaduan Evropën perëndimore. Populli u ri-lidh dhe u krijua kohezioni shoqëror dhe si rezultat i kësaj Konstantinopoja (“Roma e Vogël” mbijetoi edhe 1000 vjet pas vdekjes së tij.
Dallimet semantike të dy nocioneve ishin shumë të qarta për veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare shqiptare, Vaso Pashë Shkodranit. Feja (besimi, bindja...) përcakton qëndrimet e individëve ndaj shumë fenomeneve (natyrore dhe shoqërore), ndërsa religjioni është feja (besimi, bindja...) vetëm ndaj zotit.
Në periudhën kur Perandorisë Otomane i kishte ardhur fundi dhe ky shpartallim krijoi kontekstin e favorshëm historik për themelimin e shteteve kombëtare në Ballkan, qarqet antishqiptare të popujve tjerë ishin mobilizuar për të pamundësuar krijimin e shtetit shqiptar.
Krahas qarqeve politike ndërkombëtare (ballkanike dhe më gjerë) edhe institucionet fetare ishin të mobilizuara në këtë luftë kundër antishqiptare.
Fatkeqësisht, një pjesë e madhe e strukturave fetare në territoret tona të asaj kohe ishin instrumentalizuar nga qarqet politike që kundërshtonin krijimin e shtetit shqiptar. Si rezultat i këtij instrumentalizimi përçarja ndër-shqiptare ishte e madhe dhe përbënte pengesë në realizimin e aspiratave tona kombëtare.
Vatikani, si në kohën e sotme që nuk njeh pavarësinë e Kosovës, kundërshtonte themelimin e shtetit shqiptar për shkak se përkatësia fetare e shumicës së shqiptarëve ishte e religjionit islam. Në përputhje me këtë qëndrim të Vatikanit, një pjesë e priftërinjve katolik u vunë në shërbim të kësaj strategjie antishqiptare.
Për të njëjtat motive edhe priftërinjtë ortodoks ranë nën ndikimin e Kishave ortodokse të popujve që kishin ambicie grabitqare ndaj territoreve shqiptare.
Ndërsa hoxhallarët e influencuar nga Kalifati i kontrolluar prej Perandorisë otomane luftonin krijimin e shtetit shqiptar dhe përpiqeshin të shpëtonin Perandorinë Otomane.
Mobilizimi i qarqeve antishqiptare kishte për qëllim që të shkatërronte fenë (besimin dhe bindjen) e popullit shqiptar se mund të krijohet shteti shqiptar në Ballkan.
Për një patriot dhe besimtar në zot si Vaso Pashë Shkodrani misioni i krijimit të shtetit kombëtar, në të njëjtën masë si dhe misionet tjera madhore, është mision i përcaktuar nga zoti. Mobilizimi në funksion të këtij misioni tokësor është sprovë hyjnore për çdo njeri, për çdo popull. Ata që nuk dëshirojnë të turpërohen para zotit duhet të japin çdo gjë nga vetja për të realizuar këtë urdhër të zotit.
Aktualisht në botë ekzistojnë mbi 8000 etni ndërsa vetëm 200 shtete (192 shtete anëtare të OKB-së dhe 8 shtete në pritje të anëtarësimit). Ata që nuk kuptuan domosdoshmërinë e krijimit të shteteve kombëtare dhe gatishmërinë për të sakrifikuar për këtë mision madhor do të vazhdojnë të përjetojnë të gjitha format e diskriminimit.
Në kohën kur nga shqiptarët kërkohej që të mobilizoheshin për të shpëtuar qenien e tyre kombëtare, feja (besimi, bindja) në shqiptarinë jo vetëm që nuk është në kundërshtim me religjioni por sprovë që zoti u kishte caktuar shqiptarëve!
Nëse gjatë leximit të vëmendshëm të poezisë emblematike të rilindjes sonë kombëtare nuk harrojmë për asnjë çast strofën e fundit të “O moj Shqypni, e mjera Shqypni” në të cilën përcaktohet misioni kombëtar i shqiptarit dhe brenga e Vaso Pashë Shkodrani që të mos turpërohemi para zotit :
“Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë,
Gjithkund l'shon dielli vap'ë dhe rreze,
Asht tok' e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t'tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe mos marrohna përpara Zotit.”


do të kuptojmë revoltën e tij, si patriot dhe besimtar te zoti, përballë përçarjeve që shkaktoi instrumentalizimi politik i religjionit.
Vetëm patriotët e mirëfilltë shqiptar (të religjionit islam dhe të krishterë) që kuptuan se misionet tokësore për njerëzit janë sprova të zotit u rreshtuan përreth idesë se feja (besimi, bindja) kombëtare e shqiptarit është shqiptaria dhe arritën të shpëtojnë një pjesë të territorit tonë kombëtar dhe të krijojnë shtetin shqiptar.
Falë sakrificave të tyre, të cilët e kuptuan fare mirë se armiqtë tanë kombëtar dëshirojnë të humbin fenë (besimin, bindjen ...) kombëtare të shqiptarëve në shqiptarinë, arritën të krijojnë shtetin kombëtar shqiptar.
Falë sakrificave të gjeneratave të mëvonshme që ndoqën rrugën e tyre u arrit të krijohet shteti i pavarur i Kosovës.
Lufta politike për të humbur fenë (besimin, bindjen...) kombëtare të shqiptarëve në shqiptarinë është luftë e përditshme e armiqve tanë kombëtar.
Kohëve të fundit, kjo luftë ka marrë përmasa më të mëdha ndaj shqiptarëve që nuk kanë realizuar misionin e tyre kombëtar.
Nga kjo perspektivë kohore, vargjet e fundit të Vaso Pashë Shkodrani do të parafrazoheshin kështu:
Ata që vdiqën,si burrat që vdiqën motit
Dolën faqe bardhë përpara zotit!
Ata që janë argat të dreqit sot, si disa që ishin motit
Nuk kanë fytyrë as përpara zoti!




P.S.
Pashko Vasa
O moj Shqypni, e mjera Shqypni
O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush të ka qitë me krye n'hi?
Ti ke pas qenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Ke pase shumë t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke qenë ma e mira!
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ke qenë për luftë e n'luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhe besen burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhen gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t'rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t'bardhë gjithmonë asht nda!
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t'ambël askush s'ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s'të ka mbetun as em'n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t'zezë!
Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,
Ndër nji qind çeta jeni shpërnda;
Sa thonë kam fe sa thonë kam din;
Njeni:" jam turk", tjetri:"latin"
Do thonë: " Jam grek", "shkje"-disa tjerë,
Por jemi vllazen t'gjith more t'mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare qi do t'fitoni,
Besën e t'parëve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej!
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
Qani ju trima bashkë me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as bukë as mish,
As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
Por asht rrëzue e bamun trokë!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojmë Shqypninë e mjerë,
Qi mbet' e shkretë pa em'n, pa nder;
Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
Ka mbet si nanë, qi s'pat djalë kurrë!
Kujt i ban zemra m'e e lan' me dekë
Ket fare trimneshe, qi sot asht mekë?
Ketë nanë të dashtun a do ta lamë,
Qi njeri i huej ta shklasë me kam?
Nuk, nuk! Këtë marre askush s'e do
Këtë faqe t'zezë gjithkush e dro!
Para se t'hupet kështu Shqypnia,
Me pushkë n'dorë le t'desë trimnia!
Çoniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht Shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë,
Gjithkund l'shon dielli vap'ë dhe rreze,
Asht tok' e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t'tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe mos marrohna përpara Zotit.
GRUDJANI nuk është në linjë Përgjigju Me Kuotë

princ of persia
Homie
Homie

Numri i postimeve : 474
PIKE : 843
Popullariteti Popullariteti : 17
Data e regjistrimit : 27/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi