Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Si iken vitet.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Si iken vitet.

Mesazh nga princ of persia prej Wed Jul 07, 2010 5:03 pm

O sa shpejt m'kaloj rinia,
Sa shpejt miken vitet e mia,
Kalojne vitet por si pranvera,
Dhe pleqeria troket te dera,

E mbane mend sa fort u dojshim,
kur te dy ishim te ri,
Sa me gzim te madh na luejshim,
M'baj kujtime te rinis,


Ishte nje dit dikun nga vera,
kur e lshova vendin tim,
Zbashkut me kujtime te mia na fryni era,
Dhe na treti ne mergim.

Dikur sishem sikur sot,
Qe pritoj me dal te dera,
Dhe cdo send me duket e kot,
Iken vitet i mori era,

Krejt jashtu sikur pranvera,
Me lulezonte edhe shpirti im,
iken vitet e shkuen si era,
dhe rinia ik n'shpejtim,

Por pranvera ka ndryshime ,
tye u qeshur shkon e vjen,
vec nga rinia te mbesin kujtime.
Ik e ma ajo nuk kthen!




Si Malesia vend nuk ka.


Po ju them dy fjale t' verteta,
Ne mergim me kaloj jeta,
Qe n'mat bukren koh te rinis,
lamtumire i thash une shpis,

Me te gjith u pershendeta,
Nuk e di ku dom siell jeta,
Nuk di se cdo behet me mua,
Se ka jem nis dhe ku jem tue shkua,

Do perplasemi neper bot,
N'Amerik dhe per Europ,
Tash sa vite qe jam jasht,
Po thuej boten krejt e pashe,

E kam pamun ane per ane,
kam pa Diell e kam pa hane,
Me sy te mi une cka skam pa,
Vec nje gja due me jav tha,
Si Malesia vend nuk ka,
As nuk nxe dielli as nuk shendrit hana,
Si nMalesi ku me lindi Nana.


Moj e bukura nga Malesia.


Moj e bukura nga Malesia,
Une gjithmon ty kam met dashte,
Po thuej boten e shetita,
Dhe kurkund shoqen s'ta Pashe,
Moj Malesore me sy te zi,
Sa mka marre malli per ty,

Floket e gjat permi sup te krahit,
Shtatin drejt sikur cetina,
Syt e medhej sa i koder malit,
Ballin tend sikur rudina,
kur kqyre ti me sy te zi,
edhe qielli ta ka lakmi,

Eja prap ti edhe i here,
Dimrin mue te ma bejsh vere,
Se marova une per ty,
Tash sa koh ste kam pa me sy,
Por shejto me ato hapa,
Nje zet vite ti me kthe mbrapa,

Nate Malesi atje afer tejet,
Sa deshiron kjo zemer mjera,
Prap te rrijsh ti pran mejet,
Ndashuri mu kenaq nji hera,
E prap te rrokena te dy tue qa,
Si ate cast kur kjemi nda

princ of persia
Homie
Homie

Numri i postimeve : 474
PIKE : 843
Popullariteti Popullariteti : 17
Data e regjistrimit : 27/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Si iken vitet.

Mesazh nga princ of persia prej Wed Jul 07, 2010 5:04 pm

Mka marr malli per Malesi
Si tja baj hallit se di,
Per me pa at vendin tim,
Larg i tretun ne mergim.
Mka marr malli nshpi me shkua,
Te familja me pushua,
Per me shkue edhe i her te shpia,
Ku bashkohet krejt vllazenia,
Tye me qesh tye me ba llafe,
Tyj pi duhan raki dhe kafe,
Me u bashkue prap si dikur,
Me ndegjue doj fjal te urte.

Mire mkujtohen fjalet e jaj plakut,
Kur naj thoshte rreth oxhakut,
Si pat ndodhe i here n Pikal,
Kur Mark Milani pat cue fjal.

Shum ushtrin e kam bashkue,
per Pikal dua me kalue,
Fjala Matit i ka shkue,
Hajde hajde o Mark Milani,
Ja kthej fjalen Mat Hasani.

Nuk ja leshojm na rrugen kujt,
Per vend tone tkalojn te huejt,
Amanet qe na e la i pari,
Ku shkel shkjau ma nuk bin bari,
Se nshkall te Gel na kem met dal,
Me ushtri ty aty met nale,
Se sna tremb kollaj as sna myt,
Ty sot do te mbes kafshata ne fyt,
Atu keq ti ke mu thye,
Do te kthejne ne Kuc pa krye.

Kma marre malli me dal nprag tderes,
Ta shof vorrin e Vuksa Geles,
Fluturim me dal ne Suk,
Diku rrug diku pa rruge,
fill te vorri per me shkua,
I kunor ne vorr mja cua,
Dhe mja prek vorrin me dor,
Dy tri fjal mja thane me goj,
Tash sa shekuj ti ke prit,
I Permendore ty me ta nbgir,
Gjithmon Grudes ti mej ba drit,
Ne maje te Sukes ku flladi fryn,
Ku pushon aj Baba Yne.

Me marre rrugen posht me u nis,
Me ndalue pak ne Selisht,
Larg Selishtit i pat shkue nami,
E pat njoft aj Mark Milani,
Shum i pat trimat luftar,
Zef Miliqin trim dajllare,
qe e lla jeten per kumar.

Prej Selishtit posht ngadale,
Me marr rrugen per Tergaj,
Ku aty mbledhet Malesia,
Gjimon Kenga dhe alltia,
Ne gurr te Cemit uje me pi,
Qe kurr nuk mundesh me te mu ngi,
Me u la nCem pak me u flladit,
Aty shtatin ku e kam rrit.

I dves do shok me mue apo vini,
Te dalim ne Ksheve te Smajl Martinit,
Prej atyj me ra perseshkurtit,
Nga Mileshi i Baca Kurtit,
Drejt per sdrejtit nga Zharrnica,
Ku Mark Milanit si punoj huta as petica,

Me nim te Zotit prap me u nis,
Me do shok me dal nDeciq,
Nat vend tshejt ku shum mbet burri,
Me lavdi u ngrit Flamuri,
Me nejt pak ne at vend te shejt,
Ku turgut Pasha e pagoj shtrejt,
O Deciqi i Malesis,
Ti kje nderi i gjith Shipris,
Mbas pesqind viteve ne roberi,
U ngrit Flamuri Kuq e Zi.
Valviti i lir per her te pare.
Ne Deciqin Legjendar.

Mbas atyj fill me ndime te Zotit,
Per me msy malin e Hotit,
Me e shetitun ball per ball,
Shok e miq edhe kumar,
Ne Traboin ngadal me dale,
Drejt te Kulla me hjek pak mall,
per me pa ate Kull te gurit,
Ku kish le trimi Ded Gjon Luli.

Mka marr malli si gjithmon,
Per me dale ne Triesh en Koje,
Mej shetitun ane per ane,
Me shkue me pamun Shiprin Nane,
Dhe Kosoven Legjendare,
Ateher prap mu kthye ne Malesi te Madhe.
Dhe me u shlodhe pake ne vend te vet.
Ateher prap me marre rrugen per kurbet.



CEMIT TE KALTER.

Sa i mrekullueshem dhe sa i bukur je,
Je i pastert kurrkund shoqin se ke,
Qe ng a vendi qe fillon me dal nga guri,
Je i pastert e i kthiedht si biluri,

Ty te fali perendia,
Qe me uje tend te paiset Malesia,
Dhe ne te te knaqet gjat veres rinia,
Rrugetari nga do qe ka ardhe,
Me ujin tend asht freskua,
Dhe bukurin tende cdo kush e ka perjetua,

Je i bukur ti ne Vere,
Por edhe i tmershem nga i here,
Kur bjen shiu apo bora,
Te rritet shtrati e te sgjatet dora,
dhe cdo send qe te del para,
E merr me vehte tye perfshi fusha e ara.

Burbullima jote ne Dimer,
Rrugetarin e ban me u cmend,
Por edhe bukuria jote ne Vere ,
Ajo te len pa mend.

princ of persia
Homie
Homie

Numri i postimeve : 474
PIKE : 843
Popullariteti Popullariteti : 17
Data e regjistrimit : 27/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Si iken vitet.

Mesazh nga RihHana prej Sun Jul 11, 2010 10:58 am

Hej me det shum ka met burri,
Kur n'Deciq u ngrit Flamuri.
Me 1911 kish qillue,
Kur Malesia n'kam u cue.

Ded Gjon Luli fjal ka cue,
Hot e Grud per me u bashkue,
T'shtate bajraqe u kan cue fjale,
Kush te done n'kuvend me dale,
Tgjith si vllezer me u bashkua,
Me kuvend me bisedua,

Sot ka ardhe dita e sahata,
Per kryengritje na me u ba gati,
Ded Gjon Luli faqja e bardhe,
Sokol Baci Bajraktar,
Nemen t'Zotit jane benua,
Gjth malesin ne kam me cua,
Turkut luften me ja fillua,

Hajde hajde o Turgut Pasha,
Po a nuk ndien a nuk shef me sy,
Se Malesia sot ty te ka msy,
Lum e lum per t'madhin Zot,
Kur jan lshue nte Grud e Hot,
Hoti i bjen drejt Velecikut,
Gruda i bjen drejt Dinoshet e Shipshanikut,
Ka marre gjame Syka e Bukoviqi,
Kah clirohet sot Deciqi.

Ne Deciq atu u ba nami,
Shum u vra ate dit Nizami,
Bashk me vllezer dora dora,
Po luftojshin Tringa e Nora,

Keta Malesor ne luft te sotit,
Tye pri me Flamur te Kastriotit,
Na vdekjen sot se druejm aspak,
Se djelt e Grudes e lekt e Hotit,
Sot duen te skuqin ty me gjak,

Ik nizami me kemb te lehta,
Kush te posht kush kah perpjeta,
Ska vojt gjat shum s'ka vonua,
Dhe Flamuri Kuq e ZI n'Deciq u cua.
Nejti mjaft aj i robnua,
Pesqind vjet qe pan kalua,
Per t'paren here sot ne liri,
U ngrit Flamuri Kuq e ZI.
Ne Deciq ne ket Malesi,
I zbardhi faqen ksaj Shqipni,

O ju burra te Malesis,
O heroj ju te liris,
Smuj u marr t'gjithvet per emer,
Por per jet ju kem ne zemer,
Se ne cdo darzem dhe ne cdo valle,
Do tju kendoj per jet Malesia e Madhe.

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Si iken vitet.

Mesazh nga RihHana prej Sun Jul 11, 2010 10:58 am

Nje Nate Malli nga Mergimi.

Nga dritarja hyne vetima,
Fryne nje ere e nje stuhi,
E nqiell n'dihet burbullima ,
Pa pushumun po bjen shi,

Asht nje nate qe te cone ne mendime,
Fluturim ne Malesin time,
Se kam pa une ka sa mote,
Me vret malli per Grud dhe Hot,

Me merr malli per krejt Malesi,
Per Atdhe Nenen Shqipni,
per Ulqin Plav e Guci,
Per Kosoven me Çamri,
Qe si kam pamun kurr me sy,
Por ne zemer i mbaj dry,

O Evrop ty te vraft Zoti,
Shum t'kan nembun ty Gruda e Hoti,
Ato nembe ty si ste kan ra,
Ti prej Nenet po si m'na da,
E perjet zemrat ti najke tha,
Se jem nje gjak e i mish ei asht,
Si s'na late ju me u rrit bashk,
Sikur rritet vllau me vlla,
Por na late ju rob nen shkja,

Smeritoj ket gja Malesia,
Per me shkputun nga Shqipnia,
Se n'Malesi kje nera e burrnia,
Kje mikpritja e bujaria,
Atu ku n'ket tok Arbnorit,
Sja kaloj kurrkush Malesorit
Atu ku Flamuri kuq e Zi,
Mas pesqindvjetve ne roberi,
PEr tparen here u ngrit ne ket Malesi,

O ti o Zot te kjosha fale,
Athue dita akurr a ka me ardhe,
Qe nje dit Shqipnia Nane,
Do ti bashkoj t'bite e saj tetane,
Neper bot kudo qe jane,
Qe te behet nje darzem e madhe,
Doda dores tye hjedhe valle,
Qe u bashkuen tokat Shqiptare,
Nen nje Flamur me i Shqipni t'Madhe.

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Si iken vitet.

Mesazh nga RihHana prej Sun Jul 11, 2010 10:58 am

Nje Nate Malli nga Mergimi.

Nga dritarja hyne vetima,
Fryne nje ere e nje stuhi,
E nqiell n'dihet burbullima ,
Pa pushumun po bjen shi,

Asht nje nate qe te cone ne mendime,
Fluturim ne Malesin time,
Se kam pa une ka sa mote,
Me vret malli per Grud dhe Hot,

Me merr malli per krejt Malesi,
Per Atdhe Nenen Shqipni,
per Ulqin Plav e Guci,
Per Kosoven me Çamri,
Qe si kam pamun kurr me sy,
Por ne zemer i mbaj dry,

O Evrop ty te vraft Zoti,
Shum t'kan nembun ty Gruda e Hoti,
Ato nembe ty si ste kan ra,
Ti prej Nenet po si m'na da,
E perjet zemrat ti najke tha,
Se jem nje gjak e i mish ei asht,
Si s'na late ju me u rrit bashk,
Sikur rritet vllau me vlla,
Por na late ju rob nen shkja,

Smeritoj ket gja Malesia,
Per me shkputun nga Shqipnia,
Se n'Malesi kje nera e burrnia,
Kje mikpritja e bujaria,
Atu ku n'ket tok Arbnorit,
Sja kaloj kurrkush Malesorit
Atu ku Flamuri kuq e Zi,
Mas pesqindvjetve ne roberi,
PEr tparen here u ngrit ne ket Malesi,

O ti o Zot te kjosha fale,
Athue dita akurr a ka me ardhe,
Qe nje dit Shqipnia Nane,
Do ti bashkoj t'bite e saj tetane,
Neper bot kudo qe jane,
Qe te behet nje darzem e madhe,
Doda dores tye hjedhe valle,
Qe u bashkuen tokat Shqiptare,
Nen nje Flamur me i Shqipni t'Madhe.

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Si iken vitet.

Mesazh nga RihHana prej Sun Jul 11, 2010 10:58 am

Une jam i bir Shqiptarit
Ate kurr sdo te harroj,
Ku do qe te gjindem ,
Dhe kah do qe te shkoj,
Do te jam krenar ,
Qe jam Shqiptar.

Edhe pse te tretur larg Atdheut,
Kurr sdo te harrojm se jemi,
Mbasardhesit e Skenderbeut,
Do te ruejm gjuh edhe kultur,
Qe me to na gjitmon jemi mburr.

Dhe kur te vij koha ime per martes,
Ja do marr Shqiptare,
Ja i pa martuem do mbes,
Sbashkut me muebashkshortja ime,
Do folim gjuhen tone te embel,
Dhe te shtrejten Shqipen gjuhen time.


U Ç K.

Ne Serbi prap i shejtan,
Jo Rankoviq por Sllobodan,
Me horlliqe e me tradhti,
Ne Kosov po don me hi.

Shum e coj n'Kosov ushtrin,
Me ja vra kosovs lirin,
Don me i vra e don me i pre,
Mos me lene asnje mbi dhe.

Kjo kosova ish betua,
Pa gjak vendin mos me lshua,
Vullnetaret ishin bashkue,
Nje ushtri te re per me formue,
Burra t'fort trima si Zana,
Per Kosov i kish lind Nana.
Ne krye t' kuvendit ishte i pari,
Me Flamur Adem Jashari.

Ja lshon zanin mali malit,
Se ka lind i ushtri e re,
Per mej siell lirin Kosoves,
Ja kan llan emnin U Ç K.

U Ç K-eja trima si Zana,
Me shtat Zemra thon i lindi Nana,
Sdin ca asht friga as casht tuta,
Thue se jane te gjith Oso Kuka.

UÇK-eja kish lille besen,
Per Kosov te gjith do t'vdesim,
Ja kosoven ta clirojme,
Ja te gjith do te mbarojme,

Bini Shkaut bini bini,
Thret Jashari,Thaqi e Diellori,
Prej Malesiet po vjen nje Ze,
prit se erdha thret Malesori.

Po te gjith ata qe mbesin,
Per te shtrejten Token tone,
Per Kosov ata do te mbesin,
T'Gjall mbi t'Gjall do tjen Gjithmon.

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Si iken vitet.

Mesazh nga RihHana prej Sun Jul 11, 2010 10:58 am

ATË GJERGJ FISHTA.

Këndo Lahuta e Malëcis,
Sot ja kurr këngës mja nisë.
Për kët burr me trup sa lisi,
Për fjalë t’arta që I qendisi,
Për poetin tonë kombtarë,
Për mat madhin burr shqiptarë,
Që e nderoj Qielli, Toka e Deti,
Pëndën e tij e dreshti Krali e Mreti,
Si Serbia ashtu Stamolla,
Për mbi t’gjith aj Kral Nikolla.
Tash lahut këngës ja nis,
Për Atë Gjergj Fishtën e Malësis.
N’fshat zadrimes kish pas n’dodhe,
He lumë për ty shëjti shënkollë
Sa fort shendriti dita e sodit,
Në familien e Ndok Simon Ndocit,
Ishë gëzue dielli e hana,
Për kët djalë që e kish lind nana,
Jo po sot besa moj zanë,
Nat Zadrim kisha me thanë,
Se ka lind i hyllë i ri,
Për ti ba drit nanës Shqipni,
Gjith malësia ish gëzua,
Me ëmën Zef e kin pagëzua,
Qysh se i vogël në fmini,
Me çdo send dallohej ky fmi,
Ishë talent dhe guximtarë,
Nder të gjith tij moshatarë,
Me 1880 në Troshan,
Hapet kalegja françeskan,
Dhe aty për herë të parë,
Paraqitet haptas me kto fjalë,
Se ka dëshir mu ba meshtar.
Ska vojt gjat shum ska vonua,
15 vite sa kin kalua,
Ëmnin Zef e kisht e ndrrua,
T’madhit zot ishte drejtua,
Zot I madhe ti mdihmo mua,
Ëmnin tim që dua me n’drrua,
Q ë prindit e mi mos mu idhnua,
M’thuej çfar ëmnit unë me marrë,
Që prindit e mi t’ma bajnë hallall
T’madhe thirri zana prej malit,
Me kto fjalë ju drejtue djalit,
Mos e siedhë pënën për gishta,
Por merre ëmnin Atë Gjergj Fishta.
23 vjeç sa I kish ba taman,
Meshën ë parë e tha n’Troshan
Me lavdi e faqe t’bardhë,
Po punonte si meshtar,
Nëpër malësi e dhe n’për shqipni,
U ba i njoftun ëmni i tij,
Kohë e gjat nuk pat kalua,
Që filloj libra me shkrua,
Tha pak koh mesh n’mal të Hotit,
Kënka nesh me burra motit,
Me Marash Ucin e t’bijt e Calit,
Që ner të madhe I lanë ktij malit,
Me atë Dedën e Traboinit,
Bisedojshin n’rrazë t’jaj blinit,
Po shkrue Fishta për kta burra,
Për Vraninën për ato kulla,
Për ato vënde ato suka,
Ku trimnisht luftoj aj Oso Kuka.
Për kët knjazin e Malit Zi,
Që gjithmon kje plot tradhëti,
Për me I ra n’qet ksaj Malësi,
Si gjithmon aj për mas shpinet ,
Me ata cubat prej Cetinet,
Ish kthye Fishta prap vargje mjav nisë,
Për Ali Pashën e Gucisë,
Për kuvëndin e Berlinit,
Për Ded Gjon Lulin e Traboinit,
E për lidhjen në Prizëren,
Tye mej marrë tana me rënd,
Tye vajtue për kët Shqipni,
Si e kaloj jetën në zi,
Pësqind vjet ajo nën Turqi,
Atë Gjergj Fishta kjosh bëkua
Malësis nderin nalt ja ke çua,
Tye ngrit lavdin e shqipnis,
Në Lahutën e Malëcis.
Atë Gjergj Fishta i përjetshëm,
O homeri i pa vdekshëm,
Kur t’varrosën edhe gurt t’kjanë,
Kurë t’zhvarrosën t’shkelën dhe te shanë,
Eshtrat rrugicave prap i galltiti dheu,
Mbete pa vorrë sikur Skëndërbeu,
Ditët kalojnë e vitet rrjedhin,
Gjithmon rëja se zën diellin,
Prap për ju lindi e bardha ditë,
Ëmni juej ma i madhë u rritë,
Atë Gjergj Fishta i përjetshëm
N’zëmër t’popullit i pa vdekshëm,
Për ty do knoj gjithmon Lahuta,
Ti që s’dite se ça ashtë tuta,
Ka t’lind dielli e prënon hana,
Djalë si ty nuk lind ma nana,
Tri figura t’mëdha që i patë shqipnia,
Që i kish falë vet përëndia,
Do të ruhen nëpër bresa,
Kastrioti Fishta dhe Nanë Tereza.

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Si iken vitet.

Mesazh nga RihHana prej Sun Jul 11, 2010 10:59 am

Tom Zoli i Grudes,dhe Falja e Gjaqeve.

LUM PER TY I MADHI ZOT,
MENDJA IME PO ME THOT SOT,
PER ME U ULE NJE KENGE ME SHKRUA,
T'PARVE T'MI ME JAV KUSHTUA,
JAV KUSHTOJ UNE T'PARVET T'MI,
KTIJ KRESHNIKUT DHE KTIJ TRIMIT,
QE SHTRINI DOREN E PAJTIMIT,
TASH UNE VARGJEVE DUE M'JA NISE,
PER TOM ZOLIN E MALESIS.
KTIJ DY VLLAZEN JA PANE VRA,
TE DY KRAHET JA PATNE THA,
GJAKSIN TOMA MUJTI TA VRASE,
POR PUSHKEN ME VEHTE GJAKOSI SE KISH PASE,
SHKURTIMISHT DO JU TREGOJ ,
SI SI PUNA KISH PAS NDODHE.
KY TOM ZOLI BURR DRANGUA,
RREB'T GJAKSORIN QE EPAT BUA
TYE ME E LYPUN SHPI PER SHPI,
NEPER GRUD EDHE MALESI,
KURR DY BUK NE SHPI MEJ GRANE ,
PREJ FRIGES VET I KINE PERZANE
KUR NJE DITE EKA HETUA,
SE NE NJE SHPI MIK KISHTE SHKUA,
MIRE ASHT VESH TOMA E N'ARME SHTERGUA,
KA MARRE RRUGEN E ASHT FILLUA,
NATE KATUND PASKA NDALUA,
ASAJ SHPI ISHTE AFRUA,
ME PRIT GJAKSIN JASHT KUR T'DALE,
GJAKUN VLLAUT ME JA MARRE,
DIKUR DRITA NIS ME ZBARDHE,
GJAKSI JASHT AJ PASKA DALE,
PUSHKEN TOMA JA KISH VU,
E PER PAK PUSHK E PAT GJU,
POR JET GJATE AJ ISHT E KANE,
SE PUSHKEN MREN AJ E PAT LANE,
KY TOM ZOLI BURR DAJI,
VET ME VEHTE BAN PLEQNI,
ME VRA KESHTU NUK JET BURRNI,
MA I KORITUN KTHEHEM N'SHPI,
KA MARRE RRUGEN DALE NGA DALE,
ME U KTHYE ME ARDHE N'PIKALE,
TANE VLLAZENIN EKA BASHKUA,
SI I KA NDODHE JU KA KALLZUA,
AMANET VLLAZNIT E MI,
GRUD E HOT E TI MALESI,
DUA MJAV LENE NJE POROSI,
N'QOFT SE GJAKUN T AKA BORXH DIKUSH,
DHE GJAKSORIN E ZEN PA PUSHK,
KURR PER JET JU MOS ME VRA,
N'QOFT SE ARME ME VEHTE SKA.
EDHE I FJALE TASH DUE MJAV THANE,
DO TI GJEJ KUDO QE JANE,
TYE MEJ LYP NE T'KATER ANE,
AJ ME VLLAZEN E ME SHOK
NUK LEN VEND KU MBI KET TOKE,
MALI I GRUD'S I KA HETUE,
SE KTA VLAZEN PESH JANE CUA,
GJAKUN VLLAZENVET ME JAV MARRE,
KURR PER T'GJALLE MEJ BA HALLA LL,
KRENT E MALESIS ISHIN BASHKUA,
ME KUVEND ME BISEDUA,
SI ME BA SI ME PUNUA,
IN BASHKUE PREJ TANA BAJRAQE,
KUVENDOJNE ME PAJTUE GJAQE,
BURRA T'ZGJIELLUN NGA TANE MALESIA,
NE KRYE TE KUVENDIT ISHT E FRIFNIA,
VEND PER VEND NEPER MALESI,
ME KRYQ TE KRISHTIT TYE ME U PRI,
SHPI PER SHPI HABER TU JU CUA,
N'MALESI GJAQET ME I PAJTUA,
SHPI PER SHPI TYE I MARRE N EBALL,
SPRENON GJAQET KUSH MEJ FALE,
NJE PREJ BURRAVET ATHER FOLI,
DUHET DALE N'GRUD TE AJ TOM ZOLI,
Q E E NJEF MIRE TANE MALESIA,
SI NGA NERI DHE BURRNIA,
PER TRIMERI QE S'JAV KALON KUSH,
AS NE MALE AS NE FUSHE,
K'TIJ TOM ZOLIT I KIN CUA FJALE,
T;DIEL TE KISHA N'GRUD DUEM MET DALE,
MET MSY GJAQET TI ME NAJ FALE,
DIGJETE DIELLI ATE DIT SI PISHA,
KU IN BASHKUE MALESIA TE KISHA,
KY TOM ZOLI BURR DAJI,
JA PERRINI ATY ME VLLAZENI,
PERSHENDETET ME KREN T'MALESIS,
PER PA NIS MESHA ME U NISE,
ATER FRATI JEKSHTU FOLI,
S'FILLOJ MESHEN PA FOL TOM ZOLI,
I SHKOJ SYNI TOMS KA DERA EKISH'S,
CKA M EPA CKA KIN PREGADITE,
KINE VU KRYQIN MBRAPSH NE DERE,
SI N'KANU KA QEN DO HERE,
ME DASHT ME HI N'KISH MAS MESHTARIT,
DUHET ME KTHYE KRYQIN SPARIT,
KY TOM ZOLI SOKOL MALIT ,
E MERR KRYQIN DHE E KTHE SPARIT,
E MERR E PYTH NE LULE T'BALLIT,
I DREJTOHET POPULLIT ME KTO FJALE,
NE EMEN TE POPULLIT T'MALESIS E N'EMEN T'FLAMURIT,
NE EMEN T EBESES MA T'FORT SE T'GURIT
KTIJ KRYQ KRISHTIT E KSAJ MALESI,
U KJOFT FAL GJAKU I VLLAZENVET T'MI.
NE LOGJE TE BURRAVE RRIEDHIN LOTET E GEZIMIT,
U SHTRI DORA E PAJTIMIT.
O TOM ZOLI TE THOT MALESIA,
NE JU KJOFT NDERA DHE BURRNIA,
PUSHK PER NDER DHE PER TRADITE,
KUSH MAT BUKUR KURR SKA QIT.
O TOM ZOLI I PERJETSHEM ,
VEPRA JOTE EPA VDEKSHEM,
I VESHUN N'CAKSHIR BARDHE SI BORA,
AS PER CARK KURR STU DRIDHE DORA,
SE TI JE I BURR DAJLLARIT ,
SE JE NIPI I MAT HASANIT
Q EI PAT NDALE RRUGEN AJ MARK MILANIT.
I LUMI TI ME NERE QE FITOVE,
N'MALSI GJAQET I PAJTOVE,
MOS U TERSHIN KURR LOTET E GZIMIT,
QOFTE E SHTRIME GJITHMON DORA ETRIMIT,
U RRITSHIN BURRA PRAP SIKUR TI,
N'GRUD E N'HOT DHE N'KREJT MALESI.

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Si iken vitet.

Mesazh nga RihHana prej Sun Jul 11, 2010 10:59 am

LARG VËNDLINDJES NË GURBET.

Ish i ri e u bana plak,
Prej vëndlindjes gjithmon kjesh larg,
Larg nga vëndi ku kam le,
Dielli i huej mue ktu më nxe.
As nji send ktu ska randsi,
Nuk asht jeta ktu si n’Malësi.

Për çdo natë kur shkoj me fjet,
Ëndrrat më çojnë në vënd të vetë,
Nat Malësin timë Kreshnike,
Që është bujare dhe fisnike.
Që askurrë ajo su përkul,
Shkaut as Turkut kurrë si ra ngjuj,
Por luftoj me tanë fuqi,,
Rrnofsh për jetë o nanë Malësi.


Gjumi I parë mue sa më merrë,
Edhe trupi mbjen n'pushim,
Ëndrrat mue fill më çojnë,
Fluturim në vëndin tim,
Dhe ashtu unë gjëj qetsi,
Der sa gjumi t'më dal përsri.
E atëher e shof se ku jam vet,
Larg vëndlindjes në gurbet.

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Si iken vitet.

Mesazh nga RihHana prej Sun Jul 11, 2010 10:59 am

Grudës Sime.

Gruda Ime Grud Kreshnike,
Nga MËrgimi Prej Ameriket,
Me Mall Per Ty Plot Derte E Halle,
TË Thirem Grudjan Kam Nder Te Madhe.

Ekam N'dije Si Detyr Për Mua,
Dy Tri Fjal Për Ty Mej Shkrua,
Krenarin Tande Me E Kallzua,
Për Tri Vepra TË Medha Plot Lavdi,
Që E Kan Vëndin në Histori.

Historin Tone Plot Lavdi,
NË Vodhi Sërbi Dhe Mali I Zi,
Amanetin Që La Vuksan Gela,
Me Varros NË Maje Të Sukës,
Ku Fryn Flladi E Fryn Era,
Që Këmba E Kalit T'ushtris Stamollit,
Mos T'muj Me I Shkelun Për Mbi Varrit,

Shpejt U Hapen Kto Fjalë Në T'katër Anë,
Si Amanetin Vuksan Gela E Kish Lanë,
NËpër Malesi I Fryni Era,
Shpejt Njegoshit I Shkuen Te Dera.

Kshtu Njegoshi Ateher Foli,
Historin Tone Aj Ne Vodhi,
Për Ta Varros Kur T'vdes NË Maje T' Llovqenit,
Çka U Kujtue Aj QËn E Bir QËnit.

NË Grud Prape Ndodhi Nje Lavdi Tjetër,
Ma Se Tash I Qindvjet E Vjetër,
Ish E Para Ne Shtat Bajraqet,
Kur Tom Zoli I Grudes I Pajtoj Gjaqet.

Mbas Atyj Nuk Vonoj Gjat,
N'grud Lavdia U Persrit Prap,
NË DeÇiqin Legjendar,
U Ngrit Flamuri I LirË Për Herë Të Parë.

Kto Te Tri Gjana N'grud Kan Ndodë,
He Ndimo Zot Shëjti I Shënkoll,
Si Nuk Duel Dikush NË Histori Mej Shkrua,
Gati Mbahet Mej Mallkua.

VeÇ Gojedhanat Që Kan Mbet,
BrËzi I Ri I Ruejti Për Jetë,
Dhe Me To Na Jemi Mburr,
Që Për Jet Si HarrojmË Kurr.

Prej Nbreg T'liqenit E N'maje Të Sukës,
Djelmt E Grudës I Shtuen Lavdin,
Me Trimri Si Të Aso Kukës,
Nalt Ja Ngritën Grudës Historin.

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Si iken vitet.

Mesazh nga RihHana prej Sun Jul 11, 2010 10:59 am

Burr i Mirë Hallin e Let.

Tu ngjat jeta more daji
Se kush je fort mire e di
Brëz mas Brëzit ju njef malësia
Si nga n’deri dhe burrnia
N’ga burrnia e n’ga n’dera
Rrallë kush do ju vinte te dera.

Pasuri kur dikush ka
Burr i mirë aj don me u ba
Ëmrin vehtes nalt ja rrit
Harrxhon pare ditë për ditë

Burr i mirë kush ka qillua
Brëz mas brëzit trashigua
Burri i mire pse fukara
Kurr tradhti te aj nuk ka

Fukaraja sdin tradhti
Si shkon mëndja për dredhi
Vetin fik me ta ba nerën
Me zëmër gjanë aj ta hap derën

Veç te burri i vërtet
E kan gjet dhe kan me gjet
Veç kët fjalë mire se ke ardhë
Buk dhe kryp dhe zëmër t’bardhë

Ndigjo mire se kshtu shkru kanuni
I mire pa kjën sbahesh përdhuni
Edhe pse ke pasuri
Ajo punë stë ban njeri

Me kto fjalë pe përfundoj
Hallin t’mirit ja ankoj
Vraftë zoti burra hallin
shumë jav tret t’mirve igballin.

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Si iken vitet.

Mesazh nga RihHana prej Sun Jul 11, 2010 11:00 am

Po ligjeron një zogë bilbyli
Për Malësinë që e lindi
Që ja fali burrërinë
Që ta nderoj Shqipërinë.

Me keto vargje e përshëndes poetin e këtyre poezive, qe jeton largë nga vendlindja e tij e shtrenjët por qe me veti muarr mallin ,dashurin ,dhe shpirtin e paster të malësorit,dhe qe per asnjë moment nuk e harroj vendlindjen dhe i sherbeu me përkushtim atëdheut te roberuar . GRUDJAN vazhdo të shkruash poezi se ato janë Malësia jote.

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Si iken vitet.

Mesazh nga RihHana prej Sun Jul 11, 2010 11:00 am

Ish I ri e u bana plak,
Prej vëndlindjes gjithmon kjesh larg,
Larg nga vëndi ku kam le,
Diedhi I huej mue ktu më nxe.
As nji send ktu ska randsi,
Nuk asht jeta ktu si n’Malësi.

Për çdo natë kur shkoj me fjet,
Ëndrrat më çojnë në vënd të vetë,
Nat Malësin timë Kreshnike,
Që është bujare dhe fisnike.
Që askurrë ajo su përkul,
Shkaut as Turkut kurrë si ra ngjuj,
Por luftoj me tanë fuqi,,
Rrnofsh për jetë o nanë Malësi.


Gjumi I parë mue sa më merrë,
Edhe trupi mbjen n'pushim,
Ëndrrat mue fill më çojnë,
Fluturim në vëndin tim,
Dhe ashtu unë gjëj qetsi,
Der sa gjumi t'më dal përsri.
E atëher e shof se ku jam vet,
Larg vëndlindjes në gurbet.
Pershendetje i nderuar vlla GRUDJANI
Krenaria Motres te uroj cdo her gezime edhe
lumturi ne jet
Vazhdo te na shkruesh qe tna knaqesh shpirtin me poezit tua
Poezit tua kan nje domethanje depertuese ne shpirrt
Une po ti bashkangjitem ksaj poezi me nje poezi tjeter
Uroj gjith te mirat i nderuar vlla Grudjani

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Si iken vitet.

Mesazh nga RihHana prej Sun Jul 11, 2010 11:00 am

Me nderime Grudjanja

MUNGESA E MALESIS ''


E pakenaqur e ne vetmi,
po me iken kjo jete e shkrete!
Malesia ime po me pret ,
qe te kthehem sa me çpejte!

Buza me dridhet e s'flas dot,
dhimbja ne shpirte me rendon!
Ne syte e mi ka vetem lote,
per Malesin qe kam shum mall!#

U bene vite qe s'e shoh,
Malesin time aq te shtrenjte!
shpirti ka nje shprazti,
ketu larg ne te shkretin gurbet!

Me mall e dhimbje e kujtoj,
e ndjehem keq kur jam larg Grudes!
Mergimin e erret e mallkoj,
qe larg Malesis po me mbane!

Mallkoj jeten dhe fatin tim,
mallkoj diten kur jam larguar!
Vajtoj e derdh lote pa pushim,
Ne Gurbet jam duke jetuar !!

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Si iken vitet.

Mesazh nga RihHana prej Sun Jul 11, 2010 11:00 am

''OJ MALESI OJ NENA JONE''

Oj Malesi oj nena jone,
Pse kaq shume ti po renkon ?
Kenge mjerimi pse kendon ?
Pse kaq shume ti po vajton ?

Po vajtoje te bijte e mi,
Qe i humba ne gyrbet t'zi,
E kam mbete ne vater te shpise,
Me lote kengen tue qendise.

Po i vajtoje hallet e mia,
Qysh ate dite qe m'iken femia,
Mu verbuan dy syte e ballit,
Nuk e di si t'ja beje hallit.

Me humbi shpresa edhe jeta,
Se m'ka mbet tjeter vec vdekja,
Nene e shkreta ne prag te deres,
Si po i pret ditet e veres.

Syte e saja po i lotojne,
Dite e nate kurre nuk pushojne,
As nje nate gjumi spo e merr,
I eshte be jeta si ferr.

Nje nate ftofte e kish marr gjumi,
E pa nje enderr,si e muer lumi,
E nga t'merri gjumi i doli,
Me ze te embel dikush foli.

O moj nene erdha ne shtepi,
N'gritu ne kembe e mos rri shtri,
Se ka ardhe djali me te pa,
Kurre per jete me skem meu nda.

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Si iken vitet.

Mesazh nga Sponsored content Today at 2:33 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi