Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Lidhja e Prizrenit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Lidhja e Prizrenit

Mesazh nga Shooter-Ks prej Sun Jun 27, 2010 11:21 am

Lidhja e Prizrenit 10.6.1887-iljas pash dibra

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve: 5077
PIKE: 6303
Popullariteti Popullariteti: 41
Data e regjistrimit: 11/06/2010
Mosha: 18

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lidhja e Prizrenit

Mesazh nga Shooter-Ks prej Sun Jun 27, 2010 11:22 am

“Lidhja e Prizrenit” 10 Qershori 1878 dhe Lidhja II e III e Prizrenit

Sivjet u mbushën 125 vjet nga dita e themelimit “Lidhja e Prizrenit”, ku të gjithë shqiptarët shënuan një kthesë kyçe në historinë e Rilindjes Nacionale. Pas epokës së lavdishme të Heroit Nacional Gjergj Kastriotit, “Lidhja e Prizrenit”, shënoi ngjarjen më të re, mbasi sikurse Besëlidhja e Skënderbeut e 1444 edhe Lidhja I, II e III e Prizrenit mbartën vlera të rëndësishme në vendlindje e diasporë.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve: 5077
PIKE: 6303
Popullariteti Popullariteti: 41
Data e regjistrimit: 11/06/2010
Mosha: 18

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lidhja e Prizrenit

Mesazh nga Shooter-Ks prej Sun Jun 27, 2010 11:22 am

Për një kohë të gjatë në Kosovë e Shqipëri, mbi Lidhjen e Prizrenit 1878 deri në vitin 1990, është shkruar në mënyrë të njëanshme nga historiografia komuniste që ngjarjet e përsonalitetet i ka parë me syrin ideologjik, se sa duke u mbështetur burimeve historike. Ata, për një kohë të gjatë hodhën baltë e deformuan kontributin e nacionalistëve, të cilët asnjëherë nuk ishin dakord për ricopëtimin pas vitit 1946 të Kosovës nga shteti amë. Pikërisht, për të çuar në vend amanetin e “Lidhjes së Prizrenit” nacionalistët e përkushtuar çështjes së atdheut themeluan Lidhjen II e III të Prizrenit, duke zbatuar me përpikëmëri vendimet historike.

Çdo popull, ka historinë e vet në aspektin e zhvillimit të ngjarjeve, që përbëjnë palcën etnike të nacionalizimit, me të cilën populli mbijetoi ndër shekuj. Ngjarjet që pasuan Lidhjen e Prizrenit, si kryengritjet çlirimtare ndaj Portës së Lartë turke 1910 në Kosovë dhe kryengritja e 6 prillit 1911 e udhëhequr nga Dedë Gjo Luli, shpallja e Pavarësisë më 28 nëntor 1912 në qytetin historik të Vlorës nga Ismail Bej Qemali, e kanë burimin tek pararendësia historike “Lidhja e Prizrenit” 1878.

Nga burimet historike, mësojmë se shek.XIX, është shekulli i formimit të nacionaliteteve e rizgjimit të levizjeve nacionale. Në këtë rrjedhë historike hyri natyrshëm populli ynë, duke qenë i ngjashëm me disa elementë të rrugës së formit të popujve të gadishullit të Ballkanit, ku afërsia e marrëdhniet midis tyre kanë ndikuar në formimin e fizionomisë së popujve. Si element i dorës së parë, në formimin e nacionalizimit çlirimtar shqiptar, mendojmë se ka ndikuar trashigimia e traditës së pasur patriotike shqiptare, që zënë fill me udhëheqësit popullorë Batot ilirë, për të ardhur natyrshëm tek epoka e madhe çlirimtare e Gjergj Kastriotit. Lidhja, me shumë meritë udhëhoqi lëvizjen nacionale e luftën për autonomi në vitet 1878-1881.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve: 5077
PIKE: 6303
Popullariteti Popullariteti: 41
Data e regjistrimit: 11/06/2010
Mosha: 18

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lidhja e Prizrenit

Mesazh nga Shooter-Ks prej Sun Jun 27, 2010 11:22 am

Në mënyrë të vijueshme, si kërkesë themelore ishte vendosja e autonimisë nacionale në të gjitha viset etnike shqiptare. E rëndësishme për popullsinë ishte, organizimi i sa më shumë lëvizjeve çliruese të armatosura nën flamurin shqiptar. Hov e ndihmë direkte dha Lidhja, duke influencuar në krijimin, përhapjen e zhvillimin e fjalës së shkruar shqipe, përmes gjallërimit të shoqërive kulturore e patriotike, letrare, etj. Prizreni e Vlora, janë binjake të një ideali të përbashkët atdhetar, ku e dyta s’mund të kuptohet pa të parën, sikurse “Lidhja e Prizrenit”, nuk mund të kuptohet pa epokën e lavdishme skënderbiane. Këto revolta çlirimtare antiturke, të organizuara apo spontane, dobësuan shumë pushtetin osman e hapën rrugën e tjetërsimit, për t’u tërhequr më pas në strofkllën e vet të Bosforit.

Lidhja, ishte rrjedhim i zhvillimit të natyrshëm të komunitetit shqiptar në trojet e veta e jashtë saj. Ajo u krijua në rrethana e ngjarje të caktuara historike. Mbi të gjitha, triumfoi argumenti historik, se populli shqiptar, në bazë të bashkësisë territoriale, gjuhësore, historike, traditës etj., ishte formuar si një komb dhe për pasojë kërkonte autonominë e natyrshme, një e drejtë që shtetet e tjera të botës e kishin arritur në kohë e rrethana të ndryshme. Por kjo lëvizje, ishte gjithpërfshirëse. Pjesëmarrësit e aktivistët e tjerë, formuan me urgjencë degët e “Lidhjes së Prizrenit”, duke u hedhur në veprime konkrete për çështjen amtare, në një luftë të gjatë pa kompromis, për realizimin e platformës politike. Të rëndësishme janë selitë patriotike në: Prizren, Gjakovë, Shkodër, Dibër, Gjirokastër, Janinë etj. Ata kanë ushtruar funksione administrative, pushtetin ligjvënës, ekzekutiv, gjyqësor, ushtarak, etj., duke krijuar një “shtet brenda shtetit”.

Turqit u munduan asokohe të shpërndanin “Lidhjen e Prizrenit”, mbasi ajo nuk ishte dakord, të zbatoheshin vendimet që kishin të bënin me dorëzimin e Kalasë së Plavës e Gucisë shtetit të Malit të Zi. Ajo, gjithnjë kundërshtonte vendimet e Kongresit të Berlinit dhe asnjëherë nuk zbatonte urdhërat e Portës së Lartë. Ajo, kishte pushtet të plotëfuqishëm në shumë vise shqiptare, gjë që nuk i shkonte për shtat pushtuesve shekullorë turq.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve: 5077
PIKE: 6303
Popullariteti Popullariteti: 41
Data e regjistrimit: 11/06/2010
Mosha: 18

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lidhja e Prizrenit

Mesazh nga Shooter-Ks prej Sun Jun 27, 2010 11:23 am

Ndërmjet forcave kryengritëse të Lidhjes së Prizrenit e ushtrisë turke u zhvilluan luftra të përgjakshme më 3-6 shtator 1878, ku të dy palët patën humbje të mëdha. Kryengritësit, pasi futën në dorë pikat kyçe të qytetit, vranë Mehmet Ali pashën, bënë demostrata në rrugët e qytetit. Kjo ngjarje tronditi themelet e Perandorisë turke dhe jehoi në tërë Evropën. Ajo ishte një goditje e fortë ndaj Fuqive të Mëdha të kohës, vendimet e të cilave nuk zbatoheshin, për shkak të qendresës shqiptare. Fjala e sulltanit asnjëherë qysh nga ajo ditë nuk u dëgjua, duke thelluar në këtë mënyrë armiqësinë shekullore midis pushtuesve turq e popullit martir shqiptar.

Ngjarjet historike precipitonin me shpejtësi. Turqia u detyrua të dërgoi përfaqësuesin e saj të ri, mushirin Muktar Pasha, të cilin Lidhja menjëherë e kërcenoi se do ta vrasë, sikurse Mehmet Ali pashën. Ky veprim patriotik, bëri që Turqia të tërhiqej në dërgimin e përfaqësuesit të saj, që kishte mision të ndermerrte ekspedita ndeshkuese. Kësisoj problemi i vendimeve të Kongresit të Berlinit u komplikua aq shumë, saqë diplomacia evropiane u detyrua të rikthehej te një çështje të mbyllur. Nga ana e tjetër, propozimi i Rusisë që Mali i Zi të zgjerohej në drejtim të Sanxhakut të Novi Pazarit ose të Hercegovinës, hasi në kundështimin e vendosur të Austro-Hungarisë, e cila e konsideronte këtë krahinë si zonë të vetëm të interesit.

Lidhja, ishte në aktivitet, duke angazhuar forcat e veta në Jug të vendit, në kufi me Greqinë. Kongresi i Berlinit nuk mori asnjë vendim të prerë, përsa u përket ndryshimeve territoriale në favor të Greqisë. Përkatësisht Kongresi ftonte Portën e Lartë që të merrej vesh me Greqinë për një rishqyrtim të kufijve në Thesali e Epir dhe si vijë të re kufitare rekomandonte vijën e lumenjve Kalamas-Selemvria, që përfshinte në Greqi pjesën e brendshme të Çamërisë e Janinës, qendër e vilajetit të Jugut. Lidhja u dha për të kuptuar Turqisë e Fuqive të Mëdha, se krahinat shqiptare nuk ishin “një shprehje gjeografike”. Çështja e autonomisë, si kërkesë e rilindësve tanë, është konsoliduar përmes programeve, memorandumeve të ndryshme.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve: 5077
PIKE: 6303
Popullariteti Popullariteti: 41
Data e regjistrimit: 11/06/2010
Mosha: 18

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lidhja e Prizrenit

Mesazh nga Shooter-Ks prej Sun Jun 27, 2010 11:23 am

Historiografia komuniste në Shqipëri e Kosovë, përmes Akademive e historianëve respektivë, shprehen, se gjoja “në udhëheqjen e Lëvizjes Nacionale Shqiptare ekzistonte një farë dualiteti”, duke i parë me syrin komunist borgjezët e çifligarët. Po sipas tyre, ky dualitet “ishte rezultat i dobësisë së borgjesisë shqiptare, e cila nuk ia doli të siguronte hegjemoninë e kësaj lëvizjeje”. Me këtë “argument” komunistët, kërkonte që t’ia linte rolin kryesor “proletarëv komunistë”, që nuk dukeshin askund me dylbi, duke mohuar rolin vendimtar që kanë luajtur të gjithë shtresat e shoqërisë shqiptare asokohe. Ata kërkonin që t’i jepnin lëvizjes karakterin e lëvizjeve rebele të turkoshakut Haxhi Qamilit, për të cilin shkruar libra me përralla. Me këtë “zbulim”, kërkonin të arsyetonin, se “vija marksiste ka qenë ajo që e ka udhëhequr Lidhjen e Prizrenit”.

Dihet se kërkesat për gjuhë, shkollën dhe shkrimin shqip, janë bërë në radhë të parë nga intelektualët e formuar të Rilindjes Nacionale, që kishin studiuar në Universitet më prestigjioze të vendeve “borgjeze” dhe jo në shkollat marksiste.

Lidhja u priu shqiptarëve në luftë për marrjen e pushtetit e fitimin e autonomisë. Shqiptarët morën pushtetin në shumë qytete, si: Gjakovë, Prizren, Pejë, Prishtinë, Mitrovicë e Vuçiternë. Dega e Lidhjes me qendër në Shkodër, më 17 prill 1880, proklamoi autonominë e vendeve ku jetonin shqiptarët e vendosi pushtetin e saj. Kjo lëvizje u përhap në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut, duke u përpjekur të bindë sulltanin, ta njohë autonominë shqiptare, të vendosur në kundështim me dëshirën e tij. Më 23 korrik 1880, në Gjirokastër u mbajt mbledhja e Lidhjes së Prizrenit, për të gjetur rrugën e përbashkët për autonomi e vendime të tjera të rëndësishme. Më 20 tetor 1880, mbledhja kulmoi në Dibër, ku me rezolutës u kërkua autonomi të plotë në viset e banuara shqiptare, krijimin e këshillave me përfaqësues të popullit dhe organizimin e ushtrisë nacionale shqiptare. Në vitin 1880, u bë riorganizimi i Lidhjes, duke përfshirë Komitetin Qendror, zgjeruar rrethin e bashkëpunimit dhe këshilli e shpalli veten Qeveri e Përkohshme, e cila do të drejtonte luftën për ruajtjen e autonomisë e fitimin e pavarësisë së plotë.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve: 5077
PIKE: 6303
Popullariteti Popullariteti: 41
Data e regjistrimit: 11/06/2010
Mosha: 18

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lidhja e Prizrenit

Mesazh nga Shooter-Ks prej Sun Jun 27, 2010 11:23 am

Komunistët, përmes përfaqësusve të saj të zellshëm, u përpoq që të ngrinte në piedestal enciklopeditë e Beogradit më 1970, se gjoja e paska trajtuar shumë mirë këtë histori, kur dihet roli negativ që ka luajtur ulkonja Rusi, për të favorizuar me votë Serbinë, Malin e Zi e Greqinë. Dhe për çudi këto “konkluzione” e “vlerësime të drejta” të shkollës komuniste i boton si “arritje të larta shkencore” Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, përmes librit: “Konferenca shkencore e 100-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” (Referate dhe kumtesa të mbajtura në Seksionin e Historisë Prishtinë 6-9 qershor 1978, Pjesa I, Botuar në Prishtinë, 1981), që citon enciklopedinë “Vojdna Enciklopedija”, botuar në Beograd më 1970. Kjo Akademi, që asnjëherë nuk i mbroi, interesat shqiptare shkruan: “Nga të huajt, për qëndrimin të drejtë ndaj Lëvizjës Kombëtare Shqiptare në përgjithësi, shquhet edhe historianja e Bashkimit Sovjetik, I.G.Senekeviç. Historiografia borgjeze shqiptare, me përfaqësues kryesorë Xhafer Belegun, Mehdi Frashërin dhe Kristo Dakën, i kontribuoi vetëm grumbullimit të fakteve historike. Ajo karakterizohet me faktin se nuk e pa dhe nuk ishte në gjendje ta shihte lidhjen e pandarë midis Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe formimit të kombit shqiptar dhe nuk e lidhë atë me bazën shoqërore-ekonomike. Ajo e trajtoi Rilindjen Kombëtare në prizmin idealist, nacionalist dhe shovinist” (Shih fq.27).

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve: 5077
PIKE: 6303
Popullariteti Popullariteti: 41
Data e regjistrimit: 11/06/2010
Mosha: 18

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lidhja e Prizrenit

Mesazh nga Shooter-Ks prej Sun Jun 27, 2010 11:24 am

Lufta për mbrojtjen e Kosovës dhe “Lidhja II e Prizrenit”
(16-20 shtator 1943)

Tashmë, shqiptarët nacionalistë kishin një përvojë të pasur nga shembulli pozitiv i “Lidhjes së Prizrenit” 1878, të mbajtur në qytetin historik me të njëjtin emër. Në situatën e re të krijuar, fati dhe interesat e popullit kosovar ishin të kërcenuar seriozisht dhe po shkonin drejt shkatërrimit. Në rend të ditës, doli si një rizgjim tek tradita ndërgjegjja nacionale shqiptare, e cila asnjëherë nuk kishte bërë gjumë letargjik. Për mbrojtjen e kufijve etnikë, me qendresë heroike, luftoi populli Kosovës, kundër shovinistëve sebo-malazezë të Drazho Mihajeviçit dhe brigadave mikse sllavo-komuniste të disa shteteve sllave (serb, malazez, maqedonas, bullgar).

Aktiviteti i Lidhjes II të Prizrenit 1943, u shtyp me të gjitha mjetet e makinës shfarosëse të monarkisë Jugosllave dhe shumë shqiptarë u vranë apo u zhdukën. Kjo Lëvizje Çlirimtare e Komitetit të Kosovës kundër serbëve e trathtarëve, nuk mundi të ketë jetë të gjatë.

Shpesh historiografia komuniste në Shqipëri e ish-Jugosllavi deri në vitin 1990, është përpjekur të paraqesë ushtrinë gjermane si shkatërrimtare për fatin e Kosovës, kur dihet se Kosova gëzonte një çlirim, e cila për fat të keq nuk zgjati shumë. Gjermanët me përjashtim të zonës së minierave të Mitrovicës, u tërhoqën shpejt dhe njohën Kosovën si pjesë të Shqipërisë.

Gjendja në Kosovë ishte shumë e rëndë dhe ishte e pamundur të shiheshin shenjat e përmirësimit apo të shpresës për lirinë e saj. Sjelljet brutale të pushtuesve italianë, burgosjet, internimet, kishin marrë përpjestime të mëdha si në Kosovë e Shqipëri. Më 7 korrik 1943 në Kosovë u shpall shtetrrethimi. Çetat çetnike serbe e malazeze, kishin fushë të lirë veprimi të stimuluar nga forcat fashiste italiane. Në tragjedinë e Bihorit, u masakruan barbarisht 4000 shqiptarë të pafajshëm, gra, pleq, fëmijë. Ky krim i shëmtuar, ishte bërë nga çeta e çetnikëve të Pavlo Gjurishit, të nxitur e armatosur nga komandanti i regjimentit italian në Mal të Zi.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve: 5077
PIKE: 6303
Popullariteti Popullariteti: 41
Data e regjistrimit: 11/06/2010
Mosha: 18

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lidhja e Prizrenit

Mesazh nga Shooter-Ks prej Sun Jun 27, 2010 11:24 am

Mirëpo sa më e madhe bëhej shtypja ndaj shqiptarëve, aq më i madh rritej zemërimi e kundërpërgjigjja e popullit kosovar, që kishte filluar të riorganizohet gjithnjë e më shumë në male me të arratisurit e shtetrrethimit. Për të penguar dhunën ushtarake italiane dhe të çetnikëve serbo-malazezë në Kosovë ishte e nevojshme të krijohej një udhëheqje që do të bashkonte e kanalizonte të gjithë energjitë e përkushtimin nacionalist të patriotive të lirisë. Me kapitullimin e Italisë, çetat shqiptare, të ndihmuar prej disa formacione të vogla ushtarësh gjermane (të ardhur nga Mitrovica) morën në dorëzim administratën e vendit, duke formuar njiherit ndër të gjitha qendrat e Prefekturave N/prefekturave këshilla autonome ekzekutive. Për ambicie e bashkëpunim me çetat çetnike serbo-malazeze, çetat të ashtëquajtura ‘çlirimtare” komuniste në Kosovë, kërkonin turbullimin e situatës përmes dredhive e forcës, duke mbjellur frymën e vllavrasjes midis shqiptarëve, sikurse kishin vepruar në shumë zona të Shqipërisë. Për të realizuar qëllimin që synonte shpëtimin e Kosovës e Shqipërisë nga rreziku evident i sllavo-komunizmit, me inisiativën e një grupi nacionalistësh të flaktë të përbërë nga ing. Xhafer Deva, Musa Shehu, Sheh Hasani, Asllan Boletini, Tahir Zajmi, Lukë Simon Mjeda, Qazim Bllaca dhe Pjetër Vuçaj, më 11 shtator 1943, u zhvillua në Prizren një mbledhje, ku u shqyrtua situata e krijuar dhe nevoja urgjente e masave që duheshin marrë, mbasi çdo vonesë do të ishte e pariparueshme e me rrjedha tragjike për fatet e atdheut.

Tri ishin pikat bazë:

a. Thirrja e një mbledhje të përgjithshme popullore me shpirtin e frymën e Lidhjes së Prizrenit, ku do të përfaqësoheshin të gjitha krahinat e Kosovës, Dibrës, Strugës, Tuzit, Ulqinit nëpërmjet delegatëve të zgjedhur nga populli;
b. Deri sa të themelohet e caktohet një autoritet suprem nga Mbledhja e Përgjithshme, për të mbajtur qetësinë, rendin publik dhe situatat e reja që mund të krijohen, duhet të krijohet këshilli autonom ekzekutiv;
c. Ngarkimi i Këshillit Ekzekutiv të Prizrenit me përgatitjen e Mbledhjes së Kuvendit, hapja e të cilit do të bëhej jo më vonë se më 16 shtator 1943.

Më 16 shtator 1943 në shkollën “Bajram Curri” në Prizren u mblodhën mijëra qytetarë, për të përshëndetur fillimin e Kuvendit, që do të pagëzohet me emrin kuptimplotë “Lidhja II e Prizrenit”, ku si pari u zgjodhën: Musa Shehu kryetar, Aqif Bluta n/kryetar, Prof.Rexhep Krasniqi n/kryetar e Bedri Gjinaj sekretar. Këtu u miratuan 6 pika të rendi të ditës, të cilat në esencën e tyre të përbashkët kishin bashkimin e trojeve etnike etj. Në fund u zgjodhën Rexhep Mitrovica kryetar, Musa Shehu n/kryetar, Prof.Kolë Margjini n/kryetar, dhe antarë Sheh Hasani, Asllan Boletini, Tahir Zajmi, Qazim Bllaca. Më 21 shtator 1943 delegatët u drejtuan në selinë historike të Lidhjes së Prizrenit 1878 dhe nënshkruan me solemnitet vendimet e marra në prani të autoriteteve e popullit të ardhur prej viseve të Kosovës. U hartua Statuti i Organizatës “Lidhja II e Prizrenit”, në të cilën shkruhej mbi themelimin, qëllimin, kopetenca tokësore, financat, dispozitat e posaçme, etj. Ajo kishte 22 nene, të ndarë në disa pika.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve: 5077
PIKE: 6303
Popullariteti Popullariteti: 41
Data e regjistrimit: 11/06/2010
Mosha: 18

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lidhja e Prizrenit

Mesazh nga Shooter-Ks prej Sun Jun 27, 2010 11:25 am

Mbas pushtimit të Kosovës nga Jugosllavia e Titos, përpjekjet dhe luftimet e çetave nacionaliste në male e fusha nuk kanë pushuar gjatë gjithë vitit 1945, duke dhënë me mijëra dëshmorë. Organizata, me mjete luftarake modeste ka mbajtur në këmbë luftën e mbrojtjes në katër ballinat e kufijve kundër brigadave komuniste serbo-bullgare e malazezo-shqiptare. Këto të fundit të ashtëquajtur shqiptarë, kanë qenë drejtuar nga xhelati Shefqet Peçi e Aqif Lleshi, duke qëlluar pas shpine vëllezërit kosovarë të një gjaku e gjuhe.

Numëri i dëshmorëve të rënë në ballë të luftës dhe i viktimave të pushkatuar mbas pushtimit sllavokomunist arriti në 50.000 vetë. Këtu përfshihen drejtues të organizatës, si: atdhetarët e njohur Musa Shehu, Prof.Kolë Margjini, Aqif Bluta, Bedri Peja, Asllan Boletini, Qerim Begolli, Xhevat e Rifat Gegolli, Shyqyri Bej Ramadani, Mustafa Agushi, Sulejman Xhemal Prishtina, Sulejman Ashiku, Av. Esad Berisha, Faik Okllapi, Aqif Tetova, Isak Taniku, Av. Shaban Kamberi, Xhem Gostivari e qindra të tjerë në viset e ndryshme të Kosovës e Maqedonisë. Të gjithë oficerët e ushtrisë dhe xhandarmarisë, që kanë qenë me shërbim janë larguar nga Kosova në Shqipëri, por për çudi nga regjimi i kuq i Enver Hoxhës, Mehmet Shehu e Ramiz Alisë, janë dorëzuar të gjithë autoriteteve jugosllave që i kanë pushkatuar pa gjyq. Të tillë janë dëshmorët antikomunistë si: Kolonel Fuat Dibra, Kolonel Asllan Vela, n/kryetar Sidki Shkupi, Major Hasha, Kapiten Hajdar Planeja, Kapiten Rasim Dajç, kapiten Hysni Rudi, kapiten Gjon Deshtanishta, kapiten Mark Thani, toger Musli Dobruna, n/toger Qazim Gostivari e aspirant Reshit Kaçaniku...

Në lidhje me luftën heroike të nacionalistëve, të drejtuar nga Mulla Idriz Gjilanit, bashkëkohësi Tahir Zajmi shkruan: “...qendresa shqiptare e drejtueme prej Mulla Idriz Gjilanit dhe oficerave shqiptarë të Regjimentit IV të Prishtinës, edhe në kët betejë të ashpër duel ngadhnyese, kundër dy Divizioneve sllavo-komuniste, që numrojshin 24.000 luftarë të armatosun. Shkaku i kësaj dishfate t’anmikut e demoralizimi i sulmuesave komunistë, padyshim, i dedikohet plagosjes së komandantit të tyne Marshal Titos. Gjatë ndeshjeve të rrepta me armë, me mortaja e mitraloza dhe bomba doret e me bajonete të përdoruna nga të dyja palët kundërshtare, ku mbeten kaq shum të vdekun e të plagosun sa Reka e Hogoshit (përroi i katundit) nder brigje të së cilës u zhvilluen edhe luftimet ishte qenë skuqë prej gjakut të njerëzve. Dy luftarë qi kanë marrë pjesë n’atë betejë dishmojnë, se prroni bante ma shum gjak njerzish se uj, në shtratin e vet të ngusht.” (Fq.57).

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve: 5077
PIKE: 6303
Popullariteti Popullariteti: 41
Data e regjistrimit: 11/06/2010
Mosha: 18

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lidhja e Prizrenit

Mesazh nga Shooter-Ks prej Sun Jun 27, 2010 11:25 am

Në mënyrë që lexuesi shqiptarë kudo që ndodhet të krijojë një ide më të qartë, se çfarë kanë bërë komunistët ndaj vëllezërve të një gjaku e gjuhe, po ofrojmë dëshmi origjinale të shkruar afërsisht 40 vjet më parë nga dëshmitari i këtyre ngjarjeve, përfaqësuesi më i lartë i Lidhjes së II të Prizrenit gjakovari Tahir Zajmi, i cili në kapitullin V “Brigadat komuniste shqiptare në ndihmë të Jugosllavisë”, shkruan: “Për me shtypë e shkatërrue fare këtë rezistencë të fortë me kryeneçesi që sa po shuhej me nji anë, plaste papritmas në tjetren, kerkohet prapë kontributi i shqiptarve të zezë, të cilët t’inkuadruem në tri Brigada, njana (e V-ta) nën komanden e Shefqet Peçit dhe tjetra (e III-ta) nen ate të Rrahman Parllokut qi kishte për sekretar politik Gafur Qyqyn vrapojnë në ndihëm të Marshalit jugosllav, i cili nuk e ndjente veten aspak në gjendje me zotnue situaten, Brigada të cilat arrijnë me shpejtë, e para e nisun nga Elbasani e tue kalue nepër Librazhdë-Klenjë-Zerqan-Peshkopi, Kalaja-Dodës në Lusen të Lumës, ku i plasë pushka dhe mbas nji ndeshjeje të përgjakëshme mbetën 14 dëshmorë prej Lusne, kurse n’anen tjetër vriten 180 nga efektivet e Brigadës e cila kalon nepër Topojan, Shishtavec dhe s’andejmi në Gjemashicë-Bellushë-Prizren, prej kah në Gjakovë, Pejë e vise të tjera të Kosovës, ku qendrojnë për nji kohë mase dy vjetësh; dhe tjetra, e nisun nga Shkodra e tue kalue nepër malet e Dukagjinit e nepër Malsië të Gjakovës në Junik dhe prej andej në Pejë e vende tjera të Kosovës, kurse nji tjetër Brigadë nën komanden e Aqif Lleshit niset nga Peshkopija e kalon në Diber të Madhe, Kërçovë, Gostivar, Tetovë e Shkup për t’ia dorëzue patronit-aleat viset e Maqedonis shqiptare.

Forcat komuniste serbo-maqedonase që deri në mbarim të vjetit 1944 ishin dermue e paralizue prej komandantit të fuqive nacjonaliste Xhem Has Gostivarit, mbasi vendi u shkel prej Brigadës shqiptare, filluen prap m’u forcue e m’u shtri n’atë sektorë, ku masakruen me qindra e me mija shqiptarë, ndër të cilët vetem në Tetovë 4000, në Gostivarë 700 dhe në Kërçovë 500

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve: 5077
PIKE: 6303
Popullariteti Popullariteti: 41
Data e regjistrimit: 11/06/2010
Mosha: 18

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lidhja e Prizrenit

Mesazh nga Shooter-Ks prej Sun Jun 27, 2010 11:26 am

Duhet theksuar, se lufta për lirinë e Kosovës nga zgjedha sllavokomuniste ishte fatale, për arsye psikologjike dhe të një trathie të madhe që i kanë bërë interesave nacionale vetë komunistët. Asokohe të gjithë luftarët e lirisë, që luftonin me heroizëm të madh mes maleve të Kosovës u demoralizuan, kur panë se përkrah forcave sllave në frontin e parë të luftës kundër tyre ishin brigadat parizane të Enver Hoxhës. Ata bënin një luftë vëllavrasëse, ndërsa ushtria serbe, malazeze, maqedonase e bullgare buzëqeshte, tek shihte shqiptarët të vriteshin me njeri tjetrin. Tahir Zajmi, si dëshmitar okular, ka bërë një përshkrim të hollësishëm të gjithë asaj që ngjau në Kosovë. Ai shkruan: “...dihej mirë përse po luftohej ballë për ballë, por me brigadat shqiptare mbrapa shpindët, t’ardhuna nga Shqipnija, tek e cila vareshin shpresat e ardhmënis dhe fati i Kosovës, kjo ishte nji çështje e errët dhe misterjoze për kosovarin e thjeshtë, i cili me anmikun sllav që kërkonte me robnue ishte i vendosun me luftue e m’u vra vlla-me-vlla, kët myster tragjik të fatit qi koha ia shtroj përpara..., kët fatkeqsi të kobëshme, kurrsesi nuk mbërrijte m’e kuptue dhe prandaj ndjente në vedi njifar ligështije (faiblesse) dhe njifar mosvendosmenije (indeçizjon) për me vazhdue luften.

Si efekt i kësaj gjendjeje shpirtnore të tranditun asht qendrimi qi muer në ditët e fundit Mulla Idriz Gjilani, i cili mbas ndeshjes që pat dhe bisedimit të tij me komandantin e Brigadës shqiptare Shefqet Peçin, i cili tha: “Perse luftoni e derdhni gjak kot, mbasi, porsa të stabilizohet gjendja, Kosova dhe gjith viset shqiptare të jugosllavis patjetër do të bashkohen me Shqipni gja për të cilen mund të jeni fare të sigurt? etj.”. Dhe kështu prej katundit Livoç ku u ba kjo pjekje, u terhoq gjysem i demoralizuem dhe mbasi u mbajti nji fjalim e u hallashit me shokët e luftës vazhdoj jetën e tij n’arrati e i izoluem fare deri në çastin tragjik që në vjetin 1948, tue qenë i sëmundë dhe i plagosun, e zunë gjallë në nji kolibë dhe e burgosen, ku mbas shum torturave e lyen me gaz e e dogjen flakë për së gjallët.

E them me keqardhje se un përsonalisht nuk kam pasë kurr sympati për hoxhallarët, për arsye se shum prej tyne kanë qenë indiferent ase negativ ndaj çashtjeve kombtare, por Mulla Idriz Gjilani bante përjashtim dhe dallohej dhe dallohej nga kolegët e tij. Aj ishte nji typ burrit shqiptar, i nji natyre krejt tjetër, qi midis fesë e atdheut nuk bante asnji dallim; perse pa nji atdhe të lirë -thoshte Mulla Indrizi-as feja nuk mbahet dhe nuk mund t’ushtrohet. I nisun nga ky parim aj ka luftue personalisht si ma i miri luftarë kundër armikut, dhe u ka prijë luftarve kosovarë, si nji komandant trim tue i çue shpesh herë në ngadhnjime në fushë të luftës. Vetëm nji fenomen tragjik i fatit e trathtoj në lamë të betejës..., jo friga e dekës dhe plumbet e anmikut, por nji ndjesë feblesët qi quhet dhimbsuni dhe dashuni vllaznore.”

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve: 5077
PIKE: 6303
Popullariteti Popullariteti: 41
Data e regjistrimit: 11/06/2010
Mosha: 18

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lidhja e Prizrenit

Mesazh nga Shooter-Ks prej Sun Jun 27, 2010 11:26 am

Lidhja III e Prizrenit në mërgim e themeluesi Ismet Ukë Sadik Berisha

(Si filloi dhe pse filloi)

Në kohën kur populli shqiptarë në trojet etnike të veta ishte nën kërcënimit e asgjësimit të përditshëm të pushtuesve sllavë jugosllavë, kur krimet kundër njerëzimit kishin arritur në zenith, kur shqiptarëve u mohohej çdo e drejtë më elementare, atëherë kur diktatura fashiste e manjakut antishqiptar Rankoviçit zotëronte çdo të drejtë për të masakruar një popull, që nuk ka gjuhë, zakone, tradita, sikurse të sllavëve, ndërgjegjja nacionale shqiptare thirri në skenën e historisë së saj, bijtë, nipat më të mirë të Kosovës kreshnike, për t’u tubuar rreth mëmëdheut në emigracion, për t’iu gjendur pranë në ditët më të vështira. Dardania kërkonte të ripërtërinte vlerat e nacionalizmit të masakruar ndër shekuj nga sllavët dhe pushtuesit e njëpasnjëshëm, që shkelën dhunshëm trojet shqiptare të Rrafshit të Dukagjinit e Fushës së Kosovës.

Mbledhjet e elementit shqiptar në mërgim, nisën në disa qytet e shtete të Amerikës. Tematika e debatet ishin të ndryshmet. Ishte koha kur Balli Agrar, si antar me të drejta të plota në Lidhjen Internacionale të Katundarve zhvillonte mbledhjen e Kongresit të tyre në Ëashington, më 1-2 shtator të vitit 1961, duke pasur shumë të ftuar.

Shumë të rinj kosovarë, me ideale të pastra atdhetare në shpirt, të gjendur në udhëkryqin e jetës patriotike, mundën më së fundi që të gjejnë strehëzën e tyre, që ishte “Lidhja III e Prizrenit”, që nga ana e saj po jepte shenjat e parë të rizgjimit të ndërgjegjës nacionale, nën frymën e traditën e mirëfilltë të Lidhjes së Parë dhe të Dytë të Prizrenit 1878-1943-1962. Situata e nxehtë politike, tensioni midis njerëzve me streset e bartura nga vendlidnja, bënë, që në fillim, shumë njerëz ta kuptonin me vështirësi arkitetin, themeluesin dhe drejtuesin e parë të Lidhjes III të Prizrenit në mërgim Ismet Ukë Berisha. Këto të rinj kosovarë ende ishin të pavendosur, se çfarë rruge do të merrnin, mbasi në diasporë vepronin disa parti politike dhe organizata me qëllime pozitive, për të mbrojtur kudo fatet e kombit. Por kjo, nuk do të thoshte, se midis tyre nuk kishte ndonjë element që punonte me zell e përkushtim për Atdheun. Me dashje ose jo veprimtaria e ndonjë përsoni kishte rrëshqitur nga qëllimi fisnik, për të cilën kishte braktisur vendlindjen, familjen, miqtë, të afërmit, dhe çonte ujë në mullirin e armikut shekullorë sllav. Por, një fjalë e urtë popullore, se “delja që shkëputet nga tufa e ha ujku”.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve: 5077
PIKE: 6303
Popullariteti Popullariteti: 41
Data e regjistrimit: 11/06/2010
Mosha: 18

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lidhja e Prizrenit

Mesazh nga Shooter-Ks prej Sun Jun 27, 2010 11:26 am

Ismet Berisha së bashku me dashamirësit e përkushtuesit e çështjes nacionale, u përpoqën që të bënin sa më shumë të rinjë ushtarë të fateve të atdheut, të mbushur me energji, mbasi të tillë ishin edhe ato vetë. Sigurisht, rruga dhe arritja e qëllimit patriotik nuk ishte aq e lehtë. Ismeti me gjithë fis kishte humbur pjesën më të madhe të njerëzve të zemrës, të vrarë nga sllavokomunistët. Koka e tij dhe shokëve të idealeve atdhetare në Jugosllavi ishte shumë e kërkuar dhe me çmim të lartë. Ai u provokua, për t’u asgjësuar fizikisht nga agjentët e UDB-së që jo rrallë flisnin serbisht. Amerika çdo ditë e vit, mbushej me shqiptarë të rinj të trojeve etnike, ku shumë prej tyre kishin ardhur nga Kosova, kampet e grumbullimit të Austrisë, Italisë. Ata e njihnin mirë gjendjen e atdheut të robëruar. Ismeti, regjistronte me kujdes çdo burim informacioni, përmes emigrantëve politikë.

Më 1961, në Beograd ishin mbledhur përfaqësuesit e shteteve neutrale, Nehru, Sukarno, Naseri, Burgiba, Selasija. Duke përfituar nga situata e re politike, u propozua nga Ismet Berisha, të hartohet një Memorandum dhe të dërgohet menjëherë në kryeqytetin jugosllav, përfaqësuesve të lartë të shteteve neutrale pjesëmarrëse. Jugosllavia ishte shkëputur nga Bashkimi Sovvjetik dhe ishte një shtet neutral. Ishte menduar, që një kopje t’i dërgohej kryetarit Tito, si notë proteste ose rezolutë për keqtrajtimin e dënimin kolektiv, që po i bënte shqiptarëve në Kosovë. Ndoshta ky përbën rastin e parë të protestës dikrekte, që nacionalisti demokrat Ismet Berisha me guxim i dërgoi Konferencës Internacionale, që fliste e diskutonte për shtetet neutrale, në një kohë që vetë vendi organizator e mikëpritës shtypte me kërbaç liritë dhe të drejtën e vetëvendosjes së popullit kosovar.

I ligështuar çdo ditë për fatin tragjik të vëllezërve kosovarë nën Jugosllavi, propozimin Ismet Berisha ua paqiti përfaqësuesve të Lidhjes Kosovare, si: Prof. Luan Gashi, Halit Maqi, Ramazan Turdiut etj. Mirëpo përfaqësuesit e lartë të Ballit Agrar për SHBA, u shprehën, se në fillim duhet pyetur Prof. Vasil Andoni në Itali dhe kryetari i Ballit Agrar në Francë Prof. Abaz Ermenji. Koha nuk priste, sepse gjendja e rëndë në trojet etnike nuk duronte një zvarritje të pakuptimtë, për vendime, që kërkonin shumë muaj e vite. Nga ana e tjetër, duhet thënë, se një pjesë e të rinjve kosovarë të ardhur rishtas, ishin të dëshpëruar. Meqenëse në Beograd, mbledhja e shteteve neutrale merrte fund pas dy-tre ditëve, propozuan përveç protestës me shkrim, qysh tashti Lidhja Kosovare, të ketë fonde të posaçme, të cilat me kujdes duhet të administrohen e shfrytëzohen për çështje të Kosovës nën kthetrat e nazizmit të ri sllav.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve: 5077
PIKE: 6303
Popullariteti Popullariteti: 41
Data e regjistrimit: 11/06/2010
Mosha: 18

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Lidhja e Prizrenit

Mesazh nga Shooter-Ks prej Sun Jun 27, 2010 11:27 am


Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve: 5077
PIKE: 6303
Popullariteti Popullariteti: 41
Data e regjistrimit: 11/06/2010
Mosha: 18

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi