Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Historia e një burri me dy gra...

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Historia e një burri me dy gra...

Mesazh nga Ti-n-a prej Fri Jul 09, 2010 1:40 pm

Kukës, historia e një burri me dy gra....

Safet Selimi dhe dy bashkëshortet rrëfejnë për jetën e lumtur në familjen e çuditshme

Safet Selimi është sot 50 vjeç. Ai është mësues letërsie në fshatin Ujmisht, ku ka lindur dhe jeton. Ai ka edhe profesionin e gazetarit dhe ka botuar qindra artikuj që prej 30 vjetësh nëpër gazeta të ndryshme. Në vitin 1980, Akademia e Shkencave dhe Instituti i Folklorit i ka dhënë gradën "Kandidat i Shkencave". Një njeri me këto të dhëna perceptohet rëndom si një familjar i rregullt e bashkëshort i përkushtuar. Kështu është vërtet, por familja e tij nuk është fort "e rregullt", sepse ai është bashkëshort i dy grave, Shefijes dhe Sanijes, përkatësisht 48 dhe 43 vjeçe. Safeti tregon se martesën e parë e ka pasur në vitin 1978, me Shefijen, nga fshati Myç-Mamëz, me të cilën nuk lindën fëmijë. Për martesën e dytë të Safetit kishte vendosur vetë Shefija. Ajo tregon me sinqeritet si kishte ndodhur që kishte mundur të realizonte një gjë të tillë.

Fisi do t‘i merrte tokën

Në fillim të viteve ‘90, me ndryshimin politik të sistemit, fshatarët iu kthyen tokës dhe kufijve. Shefija tregon se një ditë prej ditësh ka dëgjuar që dy familje të afërta "po bënin llaf për ndarjen e tokës, janë tre hise që do t‘i ndajmë në mes nesh, thoshin, po ku janë tre hise, a nuk janë vetëm dy? Jo, do ta ndajmë edhe hisen e Safetit, sepse ai nuk ka fëmijë, ai po shkon hisefikët". Kështu diskutonin kushërinjtë e afërt, të cilët bënin llogari që e gjithë toka dhe pasuritë e familjes së Nezirit, babait të Safetit do t‘u mbeteshin atyre. Edhe veziri kishte qenë djalë i vetëm, edhe babai i vet djalë i vetëm, ndërsa tani, Safeti, po e fikte derën dhe kishte gjithë atë pasuri të formuar prej brezash. Shefija tregon më sinqeritet që deri atë ditë as i kishte shkuar ndërmend për të martuar burrin. "Kurrë nuk më kishte shkuar nëpër mend një gjë e tillë, që mund ta bëja vetë. Bëhesha xheloze në kulm kur mendoja se mund të jetoja me ortake, të ndaja burrin me dikë, por mendova Safetin të fikur dhe veten njeri pa njeri", thotë ajo me një buzëqeshje prej triumfi, tani pas 15 vitesh që jeton me "ortake". Dhe kështu nisi të dalë në sipërfaqe ajo që ndoshta mund të ketë jetuar si nënvetëdije te të dy bashkëshortët, Safeti duhej të martohej përsëri. Që të dy pajtohen në faktin se iu deshën plot tre vite për të arritur te vendimi i martesës, për të pjekur rrethanat. Safeti tregon se i dhimbsej Shefija dhe se asnjëherë nuk merrte iniciativën për të diskutuar për një nuse tjetër. "Jam fejuar më të që kur kam qenë në klasën e 6-të dhe kemi shkuar tepër mirë", thotë Safeti, duke shtuar se në plot raste të tilla, kur burri ka marrë nuse tjetër, gruaja e parë është zhgënjyer dhe ose ka ikur nga shtëpia, ose është mbyllur në vetvete, apo ka tentuar të vrasë veten.

"Unë e martova burrin tim"

Shefija nis kështu iniciativën për t‘i gjetur një nuse burrit të vet dhe pasi e studion për një kohë të gjatë çështjen, shkon e i troket në derë Tahirit të Bardhajve, në Reç të Dibrës, shtëpi e madhe dhe e përmendur. "Çfarë kërkon moj fisnike", i ka thënë i zoti i shtëpisë Shefijes. "Unë dua vajzën tënde, Sanijen, për burrin tim...", ka thënë ajo me vendosmëri, duke i shpjeguar arsyet dhe duke ia bërë të ditur bindjen e saj se vetëm një familje e fisme mund t‘i përgjigjej në këto raste. Pas tre muajsh, Safeti e Sanija bënë dasmë.

Çifti tresh

Nëna e Safetit, Lazimja, tregon për Shefijen se ajo i ka kthyer jetën dhe gëzimin familjes dhe se ajo meriton çdo respekt. "Asht zor të gjesh grua që të ndajë shtratin e burrit me një grua tjetër, po kjo kishte qenë soj, Zoti e bekoftë", thotë vjehrra për nusen e madhe. Me Sanijen, Safeti ka lindur katër fëmijë, dy vajza e dy djem. Të gjithë fëmijët kanë të shkruar në certifikatë pikërisht Shefijen si emrin e nënës, edhe pse nuk i ka lindur ajo, dhe është krijuar kështu një lidhje shumëfishe mes tyre. Fëmijët Shefijes i thonë nëna e madhe e nënës së tyre nëna e vogël, ndërsa gjyshes thjesht loke. Po si ndodhi që fëmijët morën në certifikatë si emër të nënës atë të Shefijes? Nusja e dytë e Safetit, Sanija, tregon se ka qenë një ide e prindërve të saj kjo gjë. "Ortakja jote e madhe ishte burrneshë dhe meriton shumë respekt. Shënoji fëmijët në emrin e asaj fisnike, e cila do të vijë te shtëpia jonë si bijë, më tha babai", tregon Sanija. Dhe ashtu u bë. Të dyja nuset punojnë së bashku në punët e shtëpisë dhe në ato të bujqësisë dhe shkojnë mjaft mirë, për më tepër edhe ngjajnë shumë, sa vështirë t‘i dallosh nga njëra-tjera. Nusja e madhe, Shefija, rrethohet me respekt nga të gjithë, në fshatin e lindjes së vet, në fshatin e nuses tjetër, si dhe në fshatin ku jetojnë në Ujmisht. Para një arritjeje të tillë, pra të martesës së burrit dhe mbushjes së shtëpisë me fëmijë, për Shefijen thërrmohet çdo ndjenjë xhelozie apo jehone negative që mund të ketë për të tjerë termi poligami. Ajo jeton e lumtur në shtëpinë e vet, e rrethuar me fëmijë që e thërrasin nënë, në bregun e Drinit të Zi, mes malesh, në fshatin me emrin Ujmisht, që do të thotë "në të majtë të ujit".

Gazeta Shqip

Ti-n-a
Homie
Homie

Numri i postimeve : 373
PIKE : 449
Popullariteti Popullariteti : 9
Data e regjistrimit : 07/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Historia e një burri me dy gra...

Mesazh nga No.i.d prej Sat Jul 10, 2010 11:23 am

flm tina

No.i.d
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 2728
PIKE : 4556
Popullariteti Popullariteti : 82
Data e regjistrimit : 26/06/2010
Mosha : 23

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Historia e një burri me dy gra...

Mesazh nga C.r.b.n prej Sat Jul 10, 2010 6:10 pm

flm shum e mir kjo histori 39

C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Historia e një burri me dy gra...

Mesazh nga Oti prej Sun Jul 11, 2010 5:35 am

hahha 39

Oti
Homie
Homie

Numri i postimeve : 270
PIKE : 294
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 05/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Historia e një burri me dy gra...

Mesazh nga Bjondina e deqanit prej Tue Jul 13, 2010 10:47 pm

shum interisan kjo histori flm 366681

Bjondina e deqanit
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve : 58
PIKE : 87
Popullariteti Popullariteti : 3
Data e regjistrimit : 13/07/2010
Mosha : 27

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Historia e një burri me dy gra...

Mesazh nga lenti prej Sun Jul 25, 2010 6:50 pm

nje hisotori si babes tem

lenti
Master
Master

Numri i postimeve : 527
PIKE : 582
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 18/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Historia e një burri me dy gra...

Mesazh nga Sponsored content Today at 7:42 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi