Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Dafina Zeqiri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Dafina Zeqiri

Mesazh nga Linddt prej Sat Jul 10, 2010 12:05 pm


Vendlindja: Varberg (Suedi)
Mosha: 21 Vjeç
Ditelindja: 14 Prill 1989
Shenja e Horoskopit: Dashi


Dafina Zeqiri me nofken Duffy'e lindi ne Varberg, por u rrit ne qytetin e Malmo ne Suedi. U interesua per muzikën dhe duke u inspirur prej nënës se saj (Njëkohëshisht këngëtare e famshme ne Kosovë).

Duke nisur si shkrimtare tekstesh tashmë Dafina ka arritur të bëhet një ndër këngëtaret më të njohura. E kështu as medaljet s'mungojnë për ketë talent te ri:

Në vitin - 2007 :
Fitoi në Polifest, me këngen "Rrallë e përmallë"!

ndërsa në vitin - 2008:
Dafina bëri një BOOM tjetër në Polifest me këngën “Adios” dhe u shpërblye me çmimin e publikut që ky çmin sigurisht qe do të thotë shumë për një këngëtar !
Po në vitin 2008, lëshoi në treg albumin e saj të parë me titull "KnockDown".
Vijon pjesëmarrja në Këngen Magjike 2008 ku mori çmimin "Magjia e Parë" me këngen "Bateritë"!, këng kjo e cila u pëlqye mjaft shumë nga të gjithë .

kurse në vitin - 2009:
Fama e saj u shtua pas gares se kërcimeve në "Op Labi Party (Viti i ri 2009)" ku Dafina fitoi garën karshi këngëtareve më të njohura në Kosovë, pasii që kërcimi i saj ishte vërtet mahnitës!
Në vitin 2009 suksesi vazhdon me dy bashkëpunime mjaft të mirëpritura nga publiku me këngëtarët e njohur si Blero & F-Kay në këngën "La vida Loca" dhe me Capital T & 2po2 "Shumë Nalt". Të dyja këngët u shëndërruan në hitet e verës 2009.
Në Maj të vitit 2009 fitoi çmimin "Best RNB" në Top Fest 6 me këngën "Dua që ta di" këng e cila pati një sukses mjaft të madh ku më pas Duffy`e i realizoi edhe Remix-in kësaj kënge të cilen e bëri Dj i mirënjohur Dj-Zap.
Në Gusht, u shpall "Femra Superstar 2009" në Teksteshqip.com
Në Shtator, mori pjesë në Polifest me këngen "Amazing Girl" dhe fitoi çmimin e publikut për të tretën herë.
Gjatë vitit 2009 2 videoklipe shumë të sukseshme: "Shumë Larg" (Pulla Pictures) dhe "Amazing Girl" (Entermedia).

Rritja e suksesit të saj ngjan me trajektoren e një rrakete kozmike në qiell të hapur dhe fansat presin me padurim se si do e dominojë Duffy`e skenën e muzikës shqiptare edhe gjatë vitit 2010!

Dafina ka deklaruar se gjatë vitit 2010 do të realizoj disa këngë me videoklipe si dhe albumin me këngë krejtësisht të reja i cili do të del në treg në vere.

Ne shkurt 2010, Dafina ka deshmuar se ka nje vokal te mrekullueshem duke kenduar live ne RTK `Oxygen` ku kendoi dy kenge. Ne shqip `Kenga qe ta kendova` dhe ne anglisht "Stupid in love". Pas ketij emisioni, Dafina Zeqiri udhetoi per ne Australi per te xhiruar klipin e kenges me te re ne gjuhen angleze "ROCK THIS CLUB".

Videoklipi i këngës “Amazing Girl” nga Dafina Zeqiri ishte fituesi kryesor i edicionit të sivjetshëm të Videofestit Muzikor, duke rrëmbyer edhe çmimin për videospotin më të mirë, ‘Best of All’.

Dafina Zeqiri bashkëpunoi me producentin e Cameron Diaz, apo me koreografin e Britney Spears, në videoklipin e këngës “Rock this club”. Së fundmi ka lançuar klipin e këngës “Rock this club”, një këngë në gjuhën angleze pasi sic shprehet ajo “cdo këngëtar e ka ëndërr që këngët e tij të transmetohen dhe në stacione të huaja”. Zeqiri rrëfen në intervistë se për këngën e re, producenti Shaneal së bashku me kompozitorin që ka finalizuar këngën, Lazi Boi, kanë bashkëpunuar më parë me këngëtaren e mirënjohur Rihanna. “Janë të shumtë njerëzit të cilëve u detyrohem një faleminderit të madhe: i pari dhe më i rëndësishmi është Krenari (Keni), që më ka ndihmuar pafundësisht shumë, si dhe shumë njerëz të tjerë, të afërm e miq të tij”, thotë Dafina duke shtuar ndër të tjera se në art nuk sheh konkurrencë por respekton koleget. “Aspak, sepse i respektoj së shumti kolegët e mi. Për mua, të gjithë kanë vendin e vet, të gjithë kanë stilin e vet. Unë krenohem me sukseset e kolegëve të mi, lumturohem për ta, sepse ne jemi shqiptarë dhe duhet ta përkrahim njëri-tjetrin!”.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi