Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

NjË LibËr I Ri...99 Emrat E Bukur TË Allahut

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

NjË LibËr I Ri...99 Emrat E Bukur TË Allahut

Mesazh nga RihHana prej Sun Jul 11, 2010 11:02 am

99 EMRAT E BUKUR TË ALLAHUT

Shkruan: Faik Miftari, Prizren


Një libër i ri në fillim të Vitit të Ri nga Mexhid Yvejsi.

Këto ditë, saktësisht në fillim të vitit të ri, janar 2010, doli nga shtypi libri më i ri i autorit, shkrimtarit, poetit, studiuesit, hulumtuesit Mexhid Yvejsi nga Gjakova, nga Kosova, libri me titull: ”99 Emrat e Bukur të Allahut”.

Për neve është e njohur, e përfolur, e përmendur, e përshkruar, 99 emrat e bukur të Allahut, apo si njihet edhe ndryshe në origjinal në gjuhën arabe ”Esmaul-Husna”, disa sosh që janë si p.sh.:Allah, Rrahman, Rrahim, Gafar, e kështu me radhë, autori Mexhid Yvejsi në këtë libër të ri, e paraqet me bukuri dhe me një vlerë të lartë artistike, 99 emrat e bukur të Allahut, në formë të vargjeve poetike, në të cilin e jep përkthimin e çdo emri të bukur të Allahut në shqip, duke i përshkruar edhe nga disa atribute të Allahut për çdo emër të Tij. Me të vërtetë, veçoritë e çdo emri të Allahut autori i ka përshkruar vetëm në nga një strofë të vetme me shtatë vargje, i cili e bën librin të kapshëm, të lexueshëm, të lehtë, të kuptueshëm, për secilin shtresë lexuesish, qoftë nxënës, student, intelektual, akademik, plak apo i ri. Do t’ia kisha preferuar për lexim lexuesit, meqë që nuk iu merr shumë kohë dhe gjatë leximit do të përjetojë, kënaqësi, frymëzim me 99 emrat e bukur të Allahut.

Në parathënien e librit, autori Mexhid Yvejsi nga Gjakova, nga Kosova, përveç tjerash, jep një pasqyrë të emrave të Allahut në Bibël dhe Kur’an. Në Bibël emri i Zotit përmendet 6823 herë. Në gjuhën hebreje, gjuhë në të cilin u shkrua Bibla, për fjalën Zot, në origjinal është përdorur termi Elohim. Elohim, Elah, dhe El janë tre emra më të vjetër, më të hershëm të Zotit, që janë shkruar në Bibël. Për 99 emrat e bukur të Allahut, për vlerën dhe rëndësinë e tyre, flet edhe ajeti kur’anor: ”Allahu ka emrat më të bukur, prandaj Atë thirreni ma ta” (El-Aëraf,180).

Për rëndësinë e emrave të bukur të Allahut kemi edhe thënien profetike të të dërguarit të Allahut, Muhammedit (a.s.): ”Allahu i ka nëntëdhjetë emra, njëqind pa një, Ai është tek dhe e do tekun. Ai që numëron (mëson) këta emra të Tij, do të hyjë në xhennet. Allahu është Ai, përveç të cilit nuk ka adhurim tjetër”.

Autori paraqer renditjen e të gjitha emrave të bukur të Allahut, 99, në origjinal dhe në përkthim, duke nisur nga emri i parë, më i njohur, më i përmendur, më i shkruar, më i cituar, më i lexuar, më i kënduar, Allah (Zot), dhe përfundon me emrin e 99-të Sabur (Durimtar).

Poeti turk Husamettin Postoglu në librin e tij me poezi të titulluar ”Lulet duke lulëzuar” për rëndësinë dhe vlerën e poezisë përveç tjerash thotë: ”Pa marrë parasysh cili do shkrimtar, për të prezantuar një ngjarje apo ndodhi, i mbush me qindra faqe për të përpiluar një roman apo novelë, poetit për të përshkruar një ngjarje i nevojiten vetëm disa strofa. Mjeshtëria e poetit është se me sa më pak strofa të jep porosinë lexuesit të vet. Theksi i një poezie të një poeti është më i fortë se romani i një shkrimtari”. Ndërsa autori Mexhid Yvejsi për rëndësinë dhe vlerën e poezisë thotë: ”Unë mendoj se poezia është ajo që ndriçon errësirat më të thella të shpirtit të trazuar. Poezia nuk kërkon kohë për t’u shkruar e as për t’u lexuar...! Poezia është, sikur vetëtima, ka mjaft dritë, për t’na çelë sytë...! Allahu është Dritë, Dritë mbi Dritë.”

Një veçori tjetër e autorit është se të gjitha emrat e Allahut (99) i ka përshkruar në formë poezish nga një strofë e vetme e përbërë nga 7 vargje, ku në çdo strofë të emrit të Allahut katër vargjet e para përsëriten, ndërsa në 3 vargjet tjera jep atributet e Allahut me një vlerë të posaçme artistike poetike.

Sa për ilustrim në këtë prezantim të librit do të veçoja 3 emra të Allahut nga gjithsej 99 emra të bukur të Allahut.

1. ALLAH
(Zoti është një)

Allahu është Zoti
Zoti është Një,
S’ka zot tjetër
Përveç Tij.
Këtë të vërtetë secili njeri
Duhet ta kuptoi, duhet ta di.
Për me pas dritë, ardhmëri.

57. EL-HAMID
(Falënderuesi)

Allahu është Zoti,
Zoti është Një,
S’ka Zot tjetër
Përveç Tij.
Ai është Hamid, Falënderues,
Për çdo gjë që ka krijuar
Vetëm Ai është i merituar.

63. EL-KAJJUM
(I Përjetshmi)

Allahu është Zoti,
Zoti është Një,
S’ka zot tjetër
Përveç Tij.
Ai, vetëm Ai është i Përjetshëm,
Ne të gjithë jemi të përkohshëm
Sado me qenë të devotshëm.

Në përfundim të këtij prezantimi të librit, do të mbes borxh lexuesve nëse nuk i ceki disa shënime biografike për autorin.

Mexhid Yvejsi lindi më 13 Korrik 1950 në Gjakovë, në Kosovë. Mësimet fillestare dhe të mesme i kreu në Gjakovë, ndërsa pranë Universitetit të Prishtinës, në Fakultetin Filozofik, studioi gjuhën dhe letërsinë angleze.

Që nga mosha e hershme rinore është marr me lexime, studime, shkrime, hulumtime. Shkrimet e tij janë të ndryshme, me tematikë politike, historike, letrare, fetare, kulturore, ai është studiues i veçantë i feve (religjioneve), ndërsa kurora e tij e vlerave artistike është poezia dhe rimimi i vargjeve poetike, poashtu karakterizohet edhe me një specifikë të veçantë letrare, rimimi i rreshtave të shkruara në shkrime madje edhe në prozë.

Ka shkruar mbi 25 libra, shumica autoriale, por ka edhe përkthime nga gjuha angleze. Libri “99 Emrat e Bukur të Allahut” është libri i 13-të i botuar i autorit, shkrimtarit, studiuesit, poetit, hulumtuesit Mexhid Yvejsi nga Gjakova, nga Kosova.

RihHana
Master
Master

Numri i postimeve : 525
PIKE : 575
Popullariteti Popullariteti : 2
Data e regjistrimit : 06/07/2010
Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi