Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Vargje nga poeti Xhelal Ferizi

Faqja 4 e 16 Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 10 ... 16  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Re: Vargje nga poeti Xhelal Ferizi

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 4:01 am

Ani mirë ti moj Selvi
------------------
Autorë xhelal ferizi liriku me vargje shqiptare
-----------------
ani mirë ti moj selvi
që po mbinë mbi bukuri
porsi lulja karrshi shege
kah ju sheh ai bilbil dege
tu u rritë në token e bekue
kah po qelë me fletë larmue
-------
e at qehre kujt ja falë
a thua diellit kur të ket dalë
mbi shpatije e bregore
ku i ndanë shndritjet rrezatore
-----
po pyet arti tash për ty
për qerpikt që i ke mbi sy
kujt ja falë për ke i lëvizë
kur të prekë era me puhizë
--------
po at ballin prej dukati
kujt ja ruan moj lule shpati
që po qelë si vet mahnija
që e mjeshtroj vet perendia
-------
po pyet shendi i bilurit
edhe e arta hana e nurit
për tuat vetullat si ylbere
kujt ja ruan moj lule vere
--------
a ja ruan ti ndonji ylli
kur mëngjezit shndritë kah pylli
a shkëlqimit të ndonji ari
ndoj të argjendtit djalë shqiptari
-------
më thuaj pse loti ti ngjanë veses
a thue m' je ti lule e beses
kend me fletë ke moshatare
nder ato lulet aromtare
---
a mos e ke ti ndoj burbuqe
ndonji gongje a lule kuqe
a ngjyrë mahnitshmen portokalle
lule allin në brigje e zalle
-----
a' s' ma thue me erë sekretin
ti që i dehë po dhe e detin
në qelsin të zemres në thelb t' lirisë
ku të rrin fama e bukurisë
-------
se un dua ti them diellit
hanë e yjve e ngjyres t' qiellit
kahdo e gjerë me shpirtë t' kaltrisë
kahdo drites të rrezanisë
---------
dua ti them dua ti tregoj
me fjalë shqipe ta dëshmoj
se mbi dhe ku rritesh fletë
kahdo tokes ti i jep jetë
-------
ti i jep artin aromtarë
dheut e qiellit n'për damarë
me at qehre kolorite
sa shum yjet i mahnite
--------


ke mahnitë stinët mbi dhe
kahdo shqip ke dalë me fe
me at qehre qelë nder male
me at vesë si curril vale
-------
me at sharm si gaz sheqeri
me at shtrirje kah jugu e veri
kahdo fletve me petale
shqip kah shtrihen fusha e male
-----------
prandaj më thuaj o shend mahnije
me at shqipe rrezanije
ku ta gjejë nji fjalë magjike
kahdo shqip në troje etnike
--------
ku ta gjej të aromësisë
ti moj lulja e bukurisë
që me shpirtin fletë selvi
ma ke shprehjen ylber vi
------
ma ke sharmin me shtat ngjyra
kund si n' ty s t'flet qehre ftyra
as nder sharme argjentare
as nder lulet moshatare
-----
as nder troje askund tjera
kund si në ty nuk dehet era
as nder troje e nder kopshtije
kujtë si ty nuk i ka hije
--------
as e bardha qehre'fleta
as me sharm me ju qelë jeta
sikur fletes tande shtri
kahdo qelë rrin n' bukuri
------------
Autori xhelal ferizi liriku në mërgim
kushtuar mikeshes se sinqert Selvisë

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vargje nga poeti Xhelal Ferizi

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 4:02 am

--------------------------------------------------------------------------------

Pashë at zot ma thuaj nji fjalë
------------------
AUTORI XHELAL FERIZI
---------------------
PASH AT ZOT MA THUAJ NJI FJALë
o tufë zambak që rrin buzë qelë
cila rreze në ty ësht ndalë
kush ti lmon tufat mbi krelë
-----
po ti i ngjanë ksaj bukurije
prandaj kshtu po të quaj n' gjuhë drite
ëmbëlsisht me gjak qershije
a thue në degë si fletë mu rrite
-----------
sa her vet ai shpirti i hanes
me ato deje rrezemira
të ka bekue si gjini i nanes
veq pse ti je në art ma e mira
------
se asaj shpirti i ka pushue
mu në at erë aq aromtare
ty me sharm të ka bekue
si ma e bukura lulë shqiptare
--------
edhe buzët ti ka diellzue
me shartim të ati dielli
me romans' t' ka ninullue
porsi fleten që e lmon prilli
-------
pasha at zot e pasha at fe
pasha gjakun e ylberit
sikur ti s 'ka ngjyrë mbi dhe
kah lmon era fllad e fjerit
---------
kah lmon era nder qetina
kah shkojn zogjt mbi dhe shtetgtarë
as nder flllanza e kanarina
as nder artin rrezatarë
-------------
sikur ti nuk ka mbi shtroje
kahdo rrijn me sharm larmitë
je ma e mira lulë nder troje
kahdo shndrisin bukuritë
-----
kahdo rrin aj qehre dielli
kahdo zanat në sharm rrijnë pyllit
kahdo enden re prej qielli
je si art zbritur ndoj yllit
---------
prandaj fjala më del kshtu e arit
porsi shkrirja në palcë t ngazllimit
ti je fama në art t' beharit
lulja e qelë si qehre e gzimit
---------
të ka dal nami nder behare
se levizjen art ma ke
kush si ti mbi erë shqiptare
në sharm levizë aq leht mbi dhe
------------
autori xhelal ferizi
---------------------------

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vargje nga poeti Xhelal Ferizi

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 4:02 am

-----------------------------------------
Dormira E Dardanes
-------------------------
Autori Xhelal Ferizi'
------------------------
Për Dormiren E Dardanes

E Mora Në Përkthim Zemër Flladin E Barit
E Shendin E Bukur Të Hanes
E Gjuhen E Gjelbrimit T'beharit

-----
Për Domiren E Dardanes E Mora Lëmimin E Lirisë
Gjirin Me Margaritar- T ë Detit
Dhe Të Gjitha Këto Në Gjuhë Shpirti Me I Vargisë
Për Dormiren Si Kallij T' Bereqetit
----------
Un Edhe Valvitjen E Eres E Mora Nëpër Fjera E Fije
Kahdo Gjelbrimit Edhe Nga Lulja Kur Brushonte
Un Mora Kahdo Në Zemer Të Qdo Flladi Etnije
Lehtësisht Kur Ky Fletët I Lmonte
---------
Dhe Të Gjitha Këto Gjuhë I Lidha SÍ Bereqet
Në Artin E Pendes Me Shije I Shpirtzova
Dhe Vendosa Ti Bëj Të Gjera Si Det
Vargjet Që Mallengjyeshëm Shqip I Ngjyrova
------------
Dhe Secili Me Art Të Ermires
Varg Mahnits Margaritari
Vendosa Të Ja Dërgoj Vashë Ilires
Qëndisur Në Gjuhë Shqiptari
---
---se Tue Qëndisë Nga Larg E Kam Pa
Me I Veshje Kombtare Fisnike
Me Lot Dukati Secilin Varg E Kam La
Në Atdhe Me E Nisë Me Dritë Rrezanike
---------
Le Ta Sheh Vet Dormira Të Qëndisur
Seclen Fjalë Si Diell Ballë
Si Fleta E Lules Së Harlisur
Si I Uji Bilur Mbi Zallë
-----------
Të Gjitha Jan Si Degë E Pip
T' Ndoj Të Kuqje Të ëmebël Qershije
Të Vargisura Si Shega Shqip
Me Kokrra Zemre Lirije
---------
Në Atdhe Po Ja Qoj Dormires
Dallëndyshja Do I S Jell Me Sqep
Zanë Shqiptare Ma Të Mires
Fëmijve T'ua Kndoj Në Djep
------------------
Kahdo Në Shqip Ku Ka Fe
Kahdo Me Zemer Bujare
Vargun Si Porosi Diell Me Nxe
Kahdo Mbi Trojet Shqiptare
------------------
Autori Xhelal Ferizi
---------------------------
Pershendes Kët Moter Të Respektuar
Shqiptare
Miqsisht E Vllazrisht
Si Dhuratë
Ia Dergoj Kto Vargje Ne Shenj Kujtimi
E Vllazrije
Me I Rue Ndër Breza
Nga Mërgimi Liriku
--------------------------

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vargje nga poeti Xhelal Ferizi

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 4:02 am

--------------------------------------------------------------------------------

Koha ime me shum stina
----------------------------
AUTORI XHELAL FERIZI LIRIKU Në MëRGIM
-----------------------------------------------
pyet shum yje diell e hanë
ku po shndritë adrenalina
a thue e din ti mori zanë
-----
a thue e din ti o bilbil
o ju zogza me shum lara
dil o dritë që m' rrin n 'kandil
ta kërkojmë n'për fusha e ara
-------
ta kërkojmë n'për hije e kroje
ku i thonë tokes shqip me dhe
kahdo ka të bukura troje
kahdo rrijnë shqipet n' fole
----------
ti o zot që e ke ndertue
e ja ke dhanë vet bukurinë
emrin të bukur ja ke shkrue
a thue yjet kund po e shndrijnë
-------
a thue kund nder shum mahni
ajo shtrue ma ka kund flokun
si shtron hana n'bukuri
art e dritë mbi borzilokun
------------
a po shtrue ma ka at zemer
pran ndoj bregu a ndoj ujvare
e flladisin si nji lpener
erëra të lehta në tokë shqiptare
------------
vargu im me dritë poeti
po vrapon n gjuhë kureshtare
gjerë tu hapë si qielli e deti
me e pershkrue n'ë gjuhë pendttare
---------
më ndihmo o erë puhije
kahdo malit shkon tue shprushë
neper fletë e nëpër hije
në tokë dardane në arë e fushë
----------
më ndihmo me mot e stinen
me të magjikshme rreze dielli
ku ta gjejm adrenalinen
tue flutrue kah toka e qielli
-------------------

Autori Xhelal Ferizi
-----------------

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vargje nga poeti Xhelal Ferizi

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 4:03 am

--------------------------------------------------------------------------------

Postimi origjinal është bërë nga Lisi shooter
lirik, të lumtë për aftësinë dhe talentin e të shprehurit.
Je shumë i kjartë, i pastër, shumë i drejtpërdrejt, i pambuluar, i kapshem leht nga secili. Vargjet e tuaja të ëmbla epiko-lirike lehtësojn ose mundësojn të identifikohet apo imagjinohet se prapa tyre qëndron një shpatull. Mbahu dhe mburru për këtë dhunti.
Une shumë pak kam lexuar nga opusi pasur i juaji në këtë forum, arsyeja është se kam ardhur frik dhe frik do iki, pra opusi i yt më mban ende dhe porsa ta përfundoi do largohem.
Tung, të përshëndes, dhe mos hesht se heshtja është armiku yt.



------------------------------------------




Të nderuar lexues kto jan disa përshtypje të lexuesve që kan lexuar nga un vargje dhe kan dhënë mendimet e tyre
se shoejti do ta keni edhe kritiken letrare ne forum te zotri Hysen Ibrahimit
QE KA SHKRUAR NE LIDHJE ME VARGJET E MIA
Hyseni pa dyshim esht nji nder kritiket ma te aft letrarë te kombit
ai merret me histori esht politikolog qe tridhjet vjt aktivsit ndersa per suedi ishte sdhe esht q e shum vjet kryetar i nji partie politike
me kruitiken letrare merrret rralës e ka orar teper te ngarkuar me politiken
por megjithat edhe ate e shkruan her pas here si dhe libra historie hyseni esht nji nder talentet e mdhej te qeshtjeve teorike jeton ne suedi dhe esht aktiv
ne qeshtjen kombtare ne jemi nga e njejta lagje ne mitrovicë ndersa ne kohen kur u burgosem ne mitrovicë ishim te zgjedhur poet politikolog studenta te talentuar dhe njerz me prirje te mdha atdhetar te qeshtjes kombtare
disa prej nesh i kan demtuar teper neper burgje sepse paten fatin te jen te transferuar ne serbi ndersa ne te cilet ishim neper slloveni kroaci bosnje ma leht kemi kaluar
ne krahasim me ata ne serbi

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vargje nga poeti Xhelal Ferizi

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 4:03 am

Ore zot ti që krijove
-----------------------
nga autori xhelal ferizi
---------------------

ore zot ti që krijove

shpirtë shqiptari që ndërtove
a për fat ja dhe kurbetin
në lot me i mbushë t 'huaj lum e detin
-----
me mbush lot shum trotoare
e me dënesë me gjuhë shqiptare
mallë në vend të ujit gjith me pi
dheu i huaj po tue përbi
-------
dielli i huaj tue mos e nxe
gjith tue kja për gurë e dhe
në lot lanë t' huaja fije bari
gjamë tue lshue për tokë shqiptari
---
hanen të huej tue pa kah qielli
tue përbuzë gjith vera e prilli
edhe stinë tjera prej bore
kurrë pa i qeshë qehre arbnore
------
e tu u ngri gjith ngjyra e gjakut
larg prej votres e ogjakut
tue shikjue t' huaj gurë e lisa
kurr pa pa as tirqi as plisa
--t----
KURR PA PA AS NANë AS MOTER
gurrë as krua as troll as voter
veq tu i que motet si varre
në t' huaj qetina ah e qarre
-------
pa i buzqesh kund ylli i drites
as ndoj qehre e t bardhe dites
gjithqka e huaj edhe nata e moti
a thue kshtu pse e dënoj zoti
---------
pse e denoj vet perendia
pse në gji se mbanë etnija
pse nuk ka as diell as hanë
pse nuk ka as babë as nanë
---------
pse nuk ka mbrojtje qelike
pse nuk ka shqipni etnike
pse nuk ka as gurë as dhe
shqip me e pi ndoj besë a fe
------
pse nuk ka as qeveri
mbrojtje as fat as dashuri
që e thrret në gji siq e thrret nana
pse e mohojnë dheu toka e rana
----------
pse kshtu i shkon e mjera jetë
pse n' gjuhë shqipe kush si flet
pse i kthyen shpinen qiell e moti
pse me gjamë po e len kshtu zoti
-------
le ta dijnë mote e gjithsija
se gjithmonë s' do ecë tradhtija
vet nji dit do t' flet grykholla
do 'ti vret në atdhe kto njolla
-------
do ti vret njollat t' tradhtisë
me at ndihmë te perendisë
s' ka me shkue kungulli gjithmonë
përmbi ujë ne token tonë
-------
se mjaft ma me shkrumb e Shpuzë
se mjaft ma keni përbuzë
ka me u ndezë tash mërgimtari
porsi flakë që del prej zhari
------------------
Autori xhelal ferizi
-----------------------

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vargje nga poeti Xhelal Ferizi

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 4:03 am

Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi
Kur qaja si fëmi
.............................
Autori Xhelal Ferizi
...................................
kur qaja si fëmi vaji ishte për gji
për qumsht e për bibron
kur u rrita vaji mu bë elegji
për dheun e të parve tonë
---
kur qaja si fëmi vaji ishte nga lagshtija
ose nga barku i thatë
kur u rrita qaja se më mungonte lirija
qaja nga robërija nëpër shekujt e gjatë
---
kur isha fëmi kam qa për djep
kam qa për nënen kur s' më rrinte pran
kur u rrita kam qa për gurë e dhe e shkrep
për shqipni etnike të dashurin vatan
----------------------------------------

Autori Xhelal Ferizi
::::::::::::::::::::::::::::::::

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vargje nga poeti Xhelal Ferizi

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 4:03 am

Heshtja
----------
nga autori shqiptarë kosovarë në mërgim
xhelal ferizi liriku
-----------

--------------------------------------------------------------------------------

Heshtja
--------------
heshtja qenka nji hiq
heshtet vetëm në varre në errsirë
mos heshtni bëhuni fjalë e ëmbël si fiq
fjala o njeri ësht ma e mirë
----------
kur heshtjen e zbërtheva,në laboratorin tim
analizë më doli,kjo e panjohur prekje
dhe e quajta,me ,emër në ditarin tim
heshtja qenka një vdekje
------------------------
Shkruar nga xhelal ferizi ngaMitrovica
-----------------------------------------

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vargje nga poeti Xhelal Ferizi

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 4:04 am

Besoj në mirkuptim nga lexuesit
---
e drejta e autorit ne forum
---
vargjet e kan secili punimin emrin dhe mbiemrin
e
autorit
postimet nëpër forume tjera ndalohen pa lejen e autorit
besoj në mirkuptim
bashkpunimi me autorin kontakti
i email adreses
integro_fat@hotmail.com
qdo postim pa leje do të ket ndjekje me gjygj
drejtesie
dhe dëmshpërblim

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vargje nga poeti Xhelal Ferizi

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 4:04 am

Bota në teh
-------------
autori xhelal ferizi
-----------
nëpër teh ,mbi greminë,po ecë me shkop,planeti
i mbajtur,me shtylla,qelqtare
këtu në kët teh,të mbreht po ecë dheu e deti
a ,thua do të, praptohen,në greminë bizare
------------

me nji dru mbi pe drejtpeshuese po mbahet
në një anë të qmendurit kan hypë
në anen,tjeter nga të menqurit ,po qahet po mbahet
gjarpijt poshtë,tërbimshëm mish gjarprojnë duke lypë

------------
ata presin mish të pa fajshëm njerzorë
gojen hapur e mbajnë bishtdredhur neper takte
ata jan mishngrënsa helmues kafshues mizorë
aktrojnë lufta e kafshojnë me arsyetime nëpër akte
-----------
nësë e,bjen poshtë globi nga peni i hollë vaj halli për ne
di të bien engjuj e djaj bashk në lemeri
nëse tehu i mbreht nji dit penin e hollë ka me e pre
nuk do të, mbes,ma lule mbi dhe engjull as njeri
--
neper teh të mbreht ,rrotullohet globi mbi helme e intriga
tehu që po e mbanë ësht kurtha plot
globin për me e pre jan vërsulë shum kohra t ë,liga
dheu po mbahet i druajshëm me lot
------------
hiqjani tehun që don ta prej djalli për mjedisi
satani,i,zi,kurthëtarë me e pre
nën glob vendosni kurora e fletë lisi
e paqe ndër kombe e fe
--------------
vendosni lule vendosni ylbera
e mbshtjellne me yje ari
vendosni drejtësi,e brumin,që e ,ka ndera
mos luani me teh e zhari
--------------

xhelal ferizi nga Mitrovica autori
i vargjeve me titull bota në teh
------------------------------

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vargje nga poeti Xhelal Ferizi

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 4:04 am

Kahdo që kam shkuar
***************
shkruan xhelal ferizi
**************

kahdo q ë kam ecë kahdo që kam shkuar
kam,dashtë qet ta shëndrroj shpirtin në varg
kullimin e vales,e zogun krahëshkruar
zenitin e kuqrremt me emocion ,nga larg
----------

kahdo që kam shkuar,kam dashtë që ylberit
me i lidhë vargje,afshi në shtat
kahdo që kam shkuar i kam këndu nderit
në vargun tim të gjatë
---------

kahdo që kam shkuar kahdo q ë jam tretë
me vargun tim diellorë në gji
me varg krahëhapur mbi qdo dhe kam mbetë
poeti un vargëtarë i tretur kalemgji



lakmo me i shkru gurit lakmo me i shkru hanes
lakmo me sy kthyer përmbi mahnitset kaltri
me i larmua ma shum valbardhat n 'gjuhë të nanes
me shqipen, e ,lashtë ,plot larmi
---------------
kah do, q ë, kam shkruar kahdo q ë, kam shkuar
kam dashtë me e njoftë shpirtë thellimin
me do vargje e germa n' qdo gjë i përkushtuar
me e njoftë, fundin enigmen e filimin
----------
kahdo q ë,kam ecë me të drojshmin hap
edhe me hapin e lirë
poet i ,mjerë gjithkah turr e vrap,
me nxjerrë,emocion me hirë e pahirë
----------
emocion kam nxjerrë prej shekujsh me shpirtsi kah kam dalë
emocion prej yjve emocion prej dheu e gjithsisë
prej gurit prej toke prej detit me valë
kam shtrydhë kërkimet gjithkah kërkimsisë
-----------


me nxjerrë metaforisht kuptimin me e nxjerrë shpirtrisht mahninë
që e ka puhija e lulja në fletë
me e nxjerrë at vrull arti që e shtynë rininë
me u sjellë rreth globit në jetë

----------
me e,njoftë xixëllonjen me e njoftë nektarin
të bletes cakun ,të hojeve ëmbëlsinë
me e njoftë,të huajin me e njoftë shqiptarin
me e njoftë ma thell dashurinë

---------------
me e njoftë sa ma shum me e,shëndrru në varg
edhe fjalen e fletes kur dridhet
edhe ,armikun kur derdhë urryeshëm helm e jargë
e bollen e hasmit në trup kur të lidhet
---------

me i njoftë deshta caqet e cakut t'ë prillit
që shtynë pranverat me ardhë
me e njoftë edhe,artin,të materjes t'ë fillit
e diten,qe lindi e bardhë
-----------

deshta me i njoftë vallet e ligjet fenomenet
e nyjet në qudira që jan gordiane
deshta me i njoftë kahjet që i kan nisur gjenet
me i shëndrru në varg,me një gjuhë varg'ane
----------

o deshta me i njoftë hijet që e, mbulojnë token
deshta me i shëndrru në stil
në vargjet e mia që ma mbulojnë koken
e vargun ta bëj bilbil
----------

deshta deshta deshta dhe deshta
mbasi me shpirtë gjithqkajat i kam pa
me kriju vargje si rrushi n 'për vneshta
por vargu ma lot loti nuk po ka
--------

deshta ta ta shterri vargun me gjak
ta shtrydhi analitikisht deri në t ë,fundit pikë
kur nji ditë, e pashë vajtueshëm,artin e shpirtroren në lak
e hanen e diellin nga laku duke ikë
-------
dhe e pashë mandej me sy të gjithqkajave kush don me na varë
token e qiellin e hanë e diell e det
poet e bamirs emocion e misionarë
dhe ika larg shpirtëakujve e djerrinave shkret
---------


mbas kohrave lemerishëm iknin me vrap besa e ndera e maturija
e tjera vlera me varg
e un me vargjet me vrap kah bukurija
ti ktheja u nisa në ag
----------

vrap me vargje t 'mija andej e këndej
gjithqkajat në varg me i,shëndrru
kahdo nëpër globe,deshta ti zbërthej
gjithqkajat që në mote jan ndrru
------------

ne gjithsecilen fjalë në gjithsecilin cak
deshta me mbjellë vargje,tjera
kërkoja spjegimet në qeliza e gjak
në qehre ku shëndriste pranvera
-----------

vrapova me njoftë vese vlerë në gra e në bashkkohore
e djem e burra per ti njohur e milete
vrapova me vargje për artin e etiken
me shterrë shum penda sa sasia në dete
------------

vrapova kahdo që ka qenje e ku i thonë gjithqkajave qenësore
që bën hije mbi dhe
me pendë kureshtarë i shtyrë me varg e me shkronja dore
vrapova në stil art gjuhë njohuri nde r ,kombe të di e fe
-------


vrapova me qjerrë maska e vampira
shtihues lëpirsa mbi sahana
vrapova me varg të shëndrroj, në satira
në naten kur pa yje ikte në trishtim errsueshëm hana

vrapova mbas tingujve si inde ndjenjëtare të operes të muzikes
mbas shekujve të tyre shpirtë art që i kan,në mister
notat e zerin që,nxjerret,aq mahnites
që dehë të mrekullueshmen pranverë
-----------
ah sa kam vrapura për ta ndje baletin
secilin tingul në piano e klarinet
e kam zgjerua ndjenjet si syprina detin
u bër gjersia me varg e shpirtit emocion vet
-----------

vrapova mbas ngjarjeve mbas ,shkaqeve ,të luftrave mizore
me hy në thelbin me varg ,në fenomen
në qelizat gjakpirse deshta,me qiell'fletore
shppirtgjersisht me shkru ditare në larmi e refren
--------


mbas gjygjeve gjykimeve me porot
jetes gjykats e prokurorë
mbas mendjes së qoroditur spjegimtarë,në për muaj e mot
me lapsin e leter në dorë
-----
kush qenkam un vrapimtarë
mirnjohjet që kurr nuk më flasin
pse shkrihem per misterin planetarë
poetet mbi dhe të pa përkrahur pëlcasin
-------

deshta me e njoftë mishin e ujin në sy përberjen strukturen
edhe at sy që ujë nuk ka e lidhjen e krimit me krim
me ua njoftë holl fijen e lidhjen e zhgjyr uren
përse ata e duan kët mallkim
-----------

deshta thell kah dijet me ecë me të shpejtë hapa
por shekujt po u dashka me i pi
me vargje e rrokje un n,për,mite u kapa,
n 'për shknecat kahdo varg e vi
--------

vrap me e njoftë bilbilin
vrap me e njoftë,edhe vesen
vrap me njoftë,në kullim currilin
me e njoftë dashurinë e ,mëlmesen

vrap me e kthye në varg
artin e vetimes
vrap me e pa në shkumbt zim si ndjehet,
vala mbi gurë'bardhë mahnitse e gurgulllimes
---------

turr e vrap me folë,me eren,në shegë
vrap me e shëndrru vargun ,bibil degë më degë
vrap me e pa kaltrinë si sharton me re
nisa vargje t' bardha nëpër qiell pa fre
-----------
kahdo vargjet t' mija vrapuan nëpër pipa
kahdo n' për qiell murrrane kahdo n' për tufane
nëpër skuta e ,thepa mbi shkambij ku hipa
nëpër shum humnera ,kam shartu mallkime n' gjuhë nane
---------

kam shartu shum vargje ,me thelb n' hulumtime
kam shartu shum mendje,me,ambicje vlere
kam vrapu mbas motesh nëpër cak t' qdo stine
si nji zog cicrime diturisht n' cak ere
-----------

o un që jam vet i pa ndalur shekuj vrapi
i lindur mbi varg
kahdo që vrapoj,kah do hap mbas hapi
nëpër skuta t' botes në qdo arqipelag
---------

deshta të jem vargu i vargut me fletë
deshta të njoh ,streset,e maskat, në jetë
deshta të njoh motet ,përse,stinve vijnë
në varg të, shendrroj,motet,në fjalë kur n' ne rrijnë
--------

Deshta ti bëj dasmat varg e rrresht poeti
deshta ti bëj,gzimet si nji poemë deti
deshta të bëj lotin curril,prej kaltrije
deshta të shkruaj,yllin në pika mahnije
----------

deshta të shndrroj hanen në secilin varg
dritqiell që flet shndritshëm ,nga lartsitë aq larg
deshta qdo pikë shiu që bjen me ,la, fletë
ne varg lulesh t, langut ,me,e ba varg e jetë

------------
deshta me e ba vargun vargje që jan t mija
gjithqka që ka globi me e vargzu,fjalija
deshta me e shkri pyllin me at fllad t' lehtsisë
me e ba varg poeti,simbol të knqasisë
-------------


deshta me i marrë qiellit pikat n' diell , t .kuqrremë
deshta me shkru vargun nëpër degë n ,qdo pemë
deshte me ba varg gurin me plot rrudha
deshta me e shkri vargun kahdo q ë,shkon udha
----------

deshta me shkri vargje me një mendje t' hollë
deshta me e shartue vargun me qdo shkollë
deshta me shartu vargun me shejtni
deshta me e pi globin e në art me e shkri
-----------

ti je vet mahnija o varg që hyn n'ë për pore
kahdo n' fenomene ,n' materje botrore
ti nxjerrë e shëndrron qdo gja n, varg e fjalë
ti je varg që n ,vargje kurr nuk din me u ndalë
----------

vargu im i vargut me ato vargje t' ,gjata
ti je vet theksimi,si ty un nuk pata
tjetër dije ,e germë as fjalë të eksponimit
me ja nxjerrë materjes palcen e kuptimit
-----------
poeti tridhjet vite i mohuar
e din kët fakt shum intelektual e njerz që po heshtin
e dijn shum biznesmen e dijn shum deshmitarë
le të heshtin
se paska lind shqiptari për te tilla sjellje me e perbuzë të vetin
shum shqiptarë jan deshmitar dhe e dijn se qfar veprash
të ngjasjhme si lahuta e malsisë
e plot tjera mi mori udb ja
sigurimi ather ne kohen emonizmit

mi ka shue te gjitha gjurmet
e deshti edhe të më zhdukë
por me shpetoj vetem i madhi zot
besimit te te cilit un kurr nuk i ndahem
...................................

shkruar nga poeti xhelal ferizi
-----------------
nga mitrovica shqiptare iliro dardane
neper shekuj antike me gjurmë dhe kala ilire
që lakmia e kthetrave serbiane pansllaviane
don te ja coptoj vendlindjen e poetit
autorit lirik
lus zotin qe kjo të mos ndodhë
ndersa te të gjith popujt botrorë thrras
apeloj
që të mos bien në kurthat pansllaviane
që duan të shuajn të gjitha gjurmtë e civilizimit antik ilir
te trojeve shqiptare

ne mitrovicë
dhe kudo ne rrethina gjenden vlera te lashtesisë ilire
gjurmë e antikë deshmi kala nëntokë vendbanime të lashta ilire
dhe shihet bukuria e rraces shqiptare karakteristike antike qe nuk e ka askush në botë nji veqanti te tillë aq estetike un jam poet dhe ekam ne vargjet e mia ket pershkrim
ne secilen hollsi
bota duhet të këndellet dhe të ua ndal turrin slllavëve
të shfrenuar nga shovenizmi e lakmija
grabitse
që ata e kan per të huajen dhe haramin
ne nuk morem toka ruse
as nuk shkuam atje
pertej karpateve ne invazione
si do te ndjehej bota sikur ne te silleshim kshtu
te provojm te zhdukim qdo gjurm ruse
e te ua marrim tokat
prandaj bota duhet te ndergjegjsohet
se permbyset nga padrejtesia me gjith djepa e dhe
e vet jeten e pa drejt mbi te
------------------------------------
--------------------
---------------
autori xhelal ferizi me breza ne trashgimi neper shekuj qind per qind shqiptarë dhe krenarë
per ket dhuratë te zoti gjithmonë duke ju falenderuar atij qe nxori shqiptarin
e bukur mbi dhe e plo intelegjencë por shum kush nga gjelozia kti populli po i qet cunga nen rrota ne udhen e tij te zhvillimit
prandaj le bashkohemi e te luftojm ti heqim cungat se rruga e sht e gjatë e cunga do te ket gjithmonë
te behemi gati per ket qendrs me armen ma te bukur ema te fuqishme bashkimin kombtarë të të gjith shqiptarve ne atdhe dhe në botë ku do
----------------------------
autori xhelal ferizi liriku pershendes kombin tim shqiptarë duke i uruar siksese ne secilen lami te jetes
-------------------------

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vargje nga poeti Xhelal Ferizi

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 4:04 am

Të mi humbin gjurmët deshten
-------------
Autori xhelal ferizi
----------------
të mi humbin gjurmët deshten
na rrënuan me hise plang e shtepi
nga përpjekjet panslliviant nuk rreshten
të më shujn deshten me më përbi
--------
token na a moren pasurinë
artin na e shuan shkrimet e vargjet lirike
secilen gjurmë e udhë na e coptuan na grinë
në hi më deshten sojet vapmpirike
--------
deshten të më marrin edhe shtëpi e oborr
nuk deshtë të mëlënë askund si poet
as gjurmë mbi dhe as vorr
n per glob endacak me u tretë
-------------
mi moren sa punime e materiale
kontroll pas kontrolli nji jetë
qani o fusha e male
për ju ka këndu nji poet
-----
sa vlerat mu moren nga ish sigurimi
sa fort u ndoqa nga qakajt
përbuzja me ndoqi gjithkah e mallkimi
nga prapa më rrinin djajt
-------------
autori xhelal ferizi
...........................


autori xhelal ferizi
--------------

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vargje nga poeti Xhelal Ferizi

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 4:05 am

Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Vraponi mbas dashurisë
--------------------
Autori xhelal ferizi
---------------------
vraponi mbas dashurisë
por kodin ta keni në zemer
lidhuni pas kti fenomeni të mahnisë
dashuria ësht vula e jetes emer
------------
vraponi pas dashurisë
kërkojeni ate në qdo pjesë
por armen shpirtrore t' besnikrisë
mbajeni deri sa trupi të vdes
----------
pas dashurisë vraponi
dashurinë kult ta keni prore
rrugët mos i lakoni
labirinteve të kurthave jetsore
--------
mos bini në kurtha të mjera
shkoni kah rruga e aromes lule'fletë
shkoni andej besnikrisht kah qon era
artit më të bukur në jetë
--------
e arti më i bukur ësht dashuria
andej mbani sy por besen asnjë qast mos harroni
mos u dredhni në kahjet kah mashtron tradhtia
kah gjaku i luleve vloni
---------
Autori Xhelal Ferizi
-----------------
lexoni nga autori xhelal ferizi
tregoni shokut shoqes
-----------------------------

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vargje nga poeti Xhelal Ferizi

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 4:05 am

--------------------------------------------------------------------------------

Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Toka flet
----------------
Toka flet por ju vesh nuk keni
ju nuk e ndëgjoni
ju nuk keni shpirtë që ta ndjeni
se shurdhuar ju ka demoni
---------
toka flet gjëmon
ajo duron padrejtësi
por askush gjuhen nuk ja don
të gjith duan para e lakmi
-------------------
toka flet gjuhë që askush nga ju nuk e kupton
toka flet zemërsisht
ju nuk doni ta dini përse ajo lëngon
se egoja ju ka vu bisht
------------
toka flet gjëmon ashiqare
por ju nuk e ndjeni se keni pi mashtrim opium
ju ndjenjat në treg interesi i keni qitë në pazare
me i shit për një qast me llokum
-----------------
toka flet e qanë e dënesë pa hile
ju nuk doni fare të ja dini o sy me mish
gjëmimet e sajë mi përktheu lulja karajfile
me lotin që hjeshinë ja kishte prishë
-----------------
toka flet ajo gjakoset loti shkon te vullkani
e ju nuk e kutponi në asnjë përkthim
se ju mendoni të pini e të hani
mbi gjak të jetoni të lumtur mbi gjëmim
--------------
toka flet ajo kërkon nderë me pi
por ju ujë të tillë nuk po mbani
ju po i thani lutjet e sajë se ujitje mosperfillse jeni ngi
nuk ndjeni etje vatani
---------------------
Autori Xhelal Ferizi
Lexoni dhe shijoni vargje nga autori xhelal ferizi
bashkatdhetari juaj në mërgim
tregoni shoqes dhe shokut
ju deshiroj lexim të k♪ndshëm të nderuar bashkatdhtarë
kontakti
me autorin

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vargje nga poeti Xhelal Ferizi

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 4:05 am

--------------------------------------------------------------------------------

Titulli: Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Mos më leni të flas vet me vete
------------
Autori xhelal ferizi
----------------
mos më leni të flas vet me vete
o kohra të pa kuptim
nuk dua të jem rob për sekrete
më leni të mbijë në lulzim
------------
më leni në shpirtë gzim det të gjerë
të notoj pa hile
më leni të fluturoj si i dehur në erë
në boten me karajfile
------------
mos ma largoni mëshiren e zotin
o kohra montim zeza
ma leni fushen artin fatin dashurinë e motin
të kndoj cicërushëm në breza
---------
Autori Xhelal Ferizi
------------------------
Lexoni vargje nga mergimtari
Xhelal Ferizi bashkatdhetari juaj në mërgim
tregoni shoqes shokut-----------
--------------------------
---------------------------

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vargje nga poeti Xhelal Ferizi

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 4:05 am

Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Nëpër udhët e shpirtit tim
--------------
Autori Xhelal Ferizi
---------------------
Nëpër udhët e shpirtit tim
me plagë që qesin gjak
lotin të vetmin ngushllim
i mërguar rrugëve të huaja me lak
-----------
barkun ushqim të huaj
zemren të uritur për atdhe
udhve të mia jetime udhë që po i stër'vuaj
as qiell nuk jam as dhe
-----------
nuk jam as krua lotësh se jam shterrë
nuk jam as sizif se as punë nuk kam
nuk jam as shtet se jam i harruar therrë
lule as bimë nuk jam
----------
nuk jam as qenje as cak
nuk jam as mjegull as kjartsi
shqip nuk më duan me gjak
më duan si hiq në mvartësi
---------------------
nuk kam flamur se ma moren
nuk kam simbol se më shkombtarizuan
nuk kam etni se nga duart ma nxoren
më një emer të pa njohur më quajn
---------
një shtet tallava ma njohen multi etnik
më lan të varur në mërgim
më quajn me emer zhduku ik
mos u duk mbi dhe o harrim
----------
nuk jam askundi më thonë
mos trokit në asnjë derë
vuajtje më thonë gjithmonë
zog i pa fole në erë
----.---------
ndoshta as statusin as emrin nuk do të ma njohin
as identitet mërgimtarë
se ata vetëm në errsirë shohin
vetë quhen qlirimtarë
-----------------
udhëve të mia vuajtërisht po tretem
nuk jam ma fuqi as për udhkryqe
ndoshta në shkretira nji dit do të mbetem
me i kja hallet me qyqe
----------
po po se kshtu e don koha satanike
të eci si i huaj pa adresë e pa fis e farë
të mos kem fole as shqipni etnike
të mos quhem mbi dhe shqiptarë
---------------------
Autori Xhelal Ferizi
---------------------
Lexoni vargje nga bashkatdhetari
juaj Xhelal Ferizi
l-i-r-i-k.-u në mërgim tregoni shoqes shokut
------------------------------

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vargje nga poeti Xhelal Ferizi

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 4:05 am

Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

E di një her si gjëmonte një zog
----------------------------------

Autori xhelal ferizi
-----------------------
e di njëher si gjëmonte një zog
ciu ciu dhimbshëm
syri i ishte tha kishte mbetur pa strofullog
shikonte për rreth vuajtur e mundimshëm
-----
shtegtarët tjerë zogj kishin fluturuar
me krah mbi erë nëpër shtigje
ky sëmundjes i ishte nënshtruar
s' kalonte dot male e brigje
-----------
as me qa nuk kishte fuqi
i mbetur ishte ligë e tha
nuk këndonte gjëmonte me pi
etshëm për shtegtim duke qa
------------
ai donte fluturim
të kalonte male e dete
ai donte cicërim
jo në lëngim e dergjë jete
------------
as zemren nuk ja ndëgjoja duke i rrahur aspak
tik tak thue nuk kishte ishte stërmekë
nuk i kishte mbetur thua as mish as gjak
a thua thash ky mundet me vdekë
-------------
o zot leht e përkgdhelja mirësisht
flatrat i ishin tha
dhe qaja un si fëmi dënes'tarisht
nga ai nuk deshta me u nda
--------
ciu ciu ishte gjuha e tij ankimore
shikimi lutës të shtinte gjallë në dhe
un leht e lëmoja me përgdhelje dore
me lotin tim e laja rrëke
-------
e mora mandej te zjarri pran te ogjaku
sqepin ja laga me ujë
deshta që ti nxehet sa do pak shpresa e gjaku
nuk di si ta përshkruaj
--------------
e ai më shikonte shpresë'risht
i lodhur si një skelet
më fliste nga njiher ciu ciu cicërimsisht
sikur e ndjente se jam poet
-----------
nga përkdheljet e mia prehje sikur gjet
sqepin ja hapa i kam dhënë me pi
me ujë të kulluar ja kam lagë at sqep
dhe ndjeu dashurinë për njeri
------------
ne ishim përkatsi të ndryshme grupore
un njeri ai zog qenje me ndryshim
por dhimbjet na bashkonin mirkuptimet qenësore
gjallesa me dhimbje në të natyrshmin kuptim
-------------
e kundroja dhimbshëm me gjak të syve të mi
si dridhej i tëri në vuajtëri
nëpër lot të mi shekujdhimbje ndjeja
për zogun moshë 'njomë të ri
------------
ah smundje kobzezë përse e lëngon
i thash qiellit e vet me vete
përse nuk e len të lirë që të fluturon
të kaloj me zogj tjerë fuisha e male e dete
------------------
Autori Xhelal Ferizi
--------------------------
lexoni në vazhdim vargje nga autori Xhelal Ferizi
tregoni shokut shoqes
-----------------------------

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vargje nga poeti Xhelal Ferizi

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 4:06 am

Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Po hanin po pinin bastardët

------------------------
bastardët po hanin po pinin
pasi gjith naten gratë i kishin tradhtuar
me laviret e përziera qejf shfrenin thonë se toka ishte trishtuar
ata mbi luks dëfryeshëm po rrinin
-----------
me laviret kishinë bë qejfet në hotele luksoze
kishin dalë gjithkah me makina landrovera
ndihej kakarizja e gajasur rruspi'sht e zemrave bloze
që nuk dinin q'ësht etika e ndera
------------
të gjith ishin vjedhacarë
kishin vjedhur djersen e popullit ata mjeran
shqipfolsa ishin mundoheshin të quheshin shqiptarë
sa rrolëgji ishin politikan
--------------
ata kishin vjedhur nga arka e shtetit
smundja e tyre tërrpi ua kërkonte
ata ishin të gjith fyti i detit
askush në orgjinë e tyre nuk i ndalonte
-----------
të qeshurat e tyre ngjanin në qen' e krokodila
disa në nji far kombinim hungurie
disa ngjanin në lavire të shartuar në kopila
pse i mbanë o tokë etnije
--------
disa gratë i mbanin në shtëpi
si mjet shërbimi e skllavrie
disa idealin e kishin vetëm në rruspi
në masken pseudoatdhetarie
------
gojen e kishin plot atdhe
barkun ushqime luksoze
laviret i mbanin pran epshet me i mbajtë nxe
veset i kishin bigjoze
-----------
popullin si turmë e shikonin
varfanjakun me përbuzje nga pozita
ata model e kishin demonin
arkave të popullit ju rrinin në prita
--------------
kurthat ishin besa e tyre
prodhimi i tyre gazrat e pjerdhave parazite
stërngopja me ushqime e zgërdheshja pa kurfar fytyre
ishin puna e fryti i asaj elite
------------
me vjedhë djersen e popullit pa mëshirë
fytyren me përshtatë sipas teatrit kombtarë
fjalen të kurvruar të pështirë
vjedhjen ikonë kult të parë
------------
rrotat e mdha foristrade
karnevalle qorodije manifestet politike
mitingjet hungurimë maskarade
rruspi'sht gjuhët taktike
--------
q' lezet po ndjenin mbasi ishin relaksuar
disa kishin ndrruar partneret
të ngopur duke gogësuar
po flisnin tash për karakteret
------------
kishin mësuar përmendsh të gjitha hajmalitë
dinin të bëheshin edhe hogjë e prift
po qe se shprehej nevoja flisnin për traditë
disa ishin pjellë e katranit me zift
---------------
disave goja ju hapej
laviret e nates parazite në gushë i gudulisnin
barku parazitve vetëm sa s'po u hapej
laviret në vesh kur ju pëshpërisnin
-----------
e shpesh kërkonin toalete
se pijet luksoze urinueshëm ndikonin
lakminë e kishin si dete
thesarin e kombit synonin
-----------------------
Autori Xhelal Ferizi
-------------------------
lexoni vargje nga autori xhelal ferizi
tregoni shokut shoqes

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vargje nga poeti Xhelal Ferizi

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 4:06 am

Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Nëse shekulli qanë me lot
--------------------------

Autori xhelal ferizi
-------------------
Nëse shekulli qanë me lot e ju dëfreheni
ju jeni të bijtë e mohimit
nëse ju nga loti i shekullit dhimbje nuk ndjeheni
ju qenkeni të bijtë e krimit
----------
nëse shekulli qanë me lot e ju lodroni
ju qenkeni vet akulli i zi
ju qenkenipjellë demoni
që shekullin e mbani zili
------
nëse shekulli qanë me lot e ju hani e pini
ju qenkeni pa zemer
kur shekulli qanë me lot ju a e dini
se dhimbja e tijë ka emer
--------
kur shekulli qanë me lot e ju vallzoni pa ja nda
ju qenkeni egoizmi vet
shekulli u shterr u tha
e ju me ego pasuroheni si det
----------------
nëse shekulli qanë e me lot dënesë
e ju tinzrisht qeshni
ju nuk paski aspak fe as besë
ma mirë katranet shpirt'ërisht veshni
---------------------------
Xhelal Ferizi autori në mërgim

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vargje nga poeti Xhelal Ferizi

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 4:06 am

Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Më kujtohet dehja mbi token
----------------------------
autori xhelal ferizi

aq shum kisha pi mallë
sa që kur u deha sherbet'ërisht
rashë shqip mbi gurë e zallë
dhe puthesha shqip me token kombtarisht
---------------------------
puthjet tona shqip me dhe
joshen kureshtjen e diellit
un shqip isha dehur me fe
nga dashuria e tokes e qiellit
--------------
dhe i dehur nga dashuria shqipe
po e shkrija artin më të ëmbël të ëndjeve lirike
un shqiptoja sharmin nëpër degë e pipe
në prehrin e nënes shqipëri etnike
--------------
Autori xhelal ferizi
-------------------------
LEXONI VARGJE NGA AUTORI I PëRNDJEKUR DHE I MOHUAR XHELAL FERIZI
TREGONI SHOKUT SHOQES

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vargje nga poeti Xhelal Ferizi

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 4:06 am

Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Njiher me gurgullimen
-----------------------
Autori xhelal ferizi
--------------------
Epokë e ndjekjes ishte at'her
un me stinen e qiellin kulm
ishte e quditshme ajo pranverë
un mbijetoja si kujtesë me ngulm
----------------
dhe zemra ma kërkoj valë gurgullimen
pran një prroni shkum bardhsisht shkumbëtarë
vala përplasëse po ndjenjësonte rimen
prroni mu bë vargatarë
------------------
melos shqip mu bë shkumbë udha
e ujit mbi gurë të kullim ujëzuar
rima më prekte në nostalgjike rrudha
të ballit tim të shpirtzuar
----------------
shekulli aty shpirtërisht më thelloj
i tëri që më erdhi në qast
dhe nisa mallëngjyeshem ta shpaloj
gurgullimen si shpirtë valen përplast
------
më doli gurgullues si gjaku im
kur vlonte për gurë e dhe
më doli si dënesja në lotim
për token ku shqiptohet atdhe
----------------------------------
Xhelal Ferizi Autori i vargjeve shqiptare
lexoni vargje nga autori xhelal ferizi në mërgim
tregoni shokut shoqes
-----------------------------------------

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vargje nga poeti Xhelal Ferizi

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 4:06 am

Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Si u bëra vlla me gurin
------------------------
Autori xhelal ferizi
------------------------
u bëra vlla me gurin se më bashkoj detyrimi
shartimi gurësisht më shartoj
trurin ma dha rrezistimi
si guri tash qëndroj
------------------------
e zemren ma gurësoi shtytsi greminë tarë
kalitja më dha gurë me pi
rrokullisja më bëri gurë qëndrestarë
tash vllezer jemi gura'zi
------------
shekulli zemren ma transplatoi
ajo tash rrahë si gurë
si guri heshtur tash meditoj
me gurin lidhem si urë
-----------------------------
Autori xhelal ferizi --------------------------

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vargje nga poeti Xhelal Ferizi

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 4:07 am

Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Emri im ësht instikt
---------------
instikt ësht emri im
emri im ësht vrap
pas barkut e kafshates në vrapim
jam emri që nuk mbahet zap
-------

emri im ësht bukngrënës lakmiqarë
lakmoj në buk e mish
emri im ësht ziliqarë
njeri lloj i veqant bishë
---------
emri im mishjngrënës ësht vrastarë
luftrat i ndezi mbi glob
emri im ësht lojtarë
që luaj me zjarrin kob
-----------
emri im ësht njeri
që luftrat i kam në gjak
interesin e quaj dashuri
e udhen e bëj me lak
-------
emri im ësht grryes
un grryej në gurë e dhe
jam luftnxitës zemerthyes
belaqorë ndër kombe e fe
---------
njeri ësht emri im
por globin e ha me buk
gjakun e pi në njerzim
me luftra her me pambuk
--------
emri im ësh lloj kafshe menqurie
un jam dominuesi mi tokë
jam vet kreatori i qdo nismërie
djallzia më mbinë në kokë
----------------
un pamje i ndrroj natyres
un botes i derdhi lot
un njerzore i ngjajë fytyres
por shekujt i djegu n' barot
---------
un jam mbi qdo qenje mbi dhe
un jam grabits e servil
njeri më quajn shum fe
më mirë të isha bilbil
-------------------------
Autori Xhelal Ferizi
-------------------------
LEXONI VARGJE NGA MERGIMTARI XHELAL FERIZI
TREGONI SHOKUT SHOQES

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vargje nga poeti Xhelal Ferizi

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 4:07 am

Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Përvojen nuk e kam ble
--------------------------
Përvojen nuk e kam ble
e kam mbjellë vet në shekujt e mundimit
përvoja që blehet kurr nuk ka vle
e mbjellura që korret ësht përvojë e vulë msimit
------------------------
autori Xhelal ferizi

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vargje nga poeti Xhelal Ferizi

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 4:07 am

Vargje nga mergimtari xhelal ferizi

--------------------------------------------------------------------------------

Symbyllurazi luajta me rriskun
----------------
un dhe rrisku luanim symbyllurazi
qfar loje në dukje e pa djallzim
un kisha mbyllur sytë dryra'zi
ai po gatuante pelim
--------------
nuk luaj ma symbyllurazi asnjëher
edhe pse mbas shembjes po premtoj
symbylluraz kush luan ësht i mjerë
tash me sy qelë po mësoj e lotoj
--------------

Autori xhelal ferizi
vargje shqiptare tregoni shokutr shoqes
------------------------
----------------------

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vargje nga poeti Xhelal Ferizi

Mesazh nga Sponsored content Today at 2:32 pm


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 4 e 16 Previous  1, 2, 3, 4, 5 ... 10 ... 16  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi