Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Vera Istrefi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Vera Istrefi

Mesazh nga Shpejtim_De prej Sun Jul 11, 2010 1:49 pm

Libri” Nënqeshja e ëmbël” 2001
avatar
Shpejtim_De
Antar
Antar

Numri i postimeve : 40
PIKE : 52
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 11/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vera Istrefi

Mesazh nga Shpejtim_De prej Sun Jul 11, 2010 1:49 pm


Vera Istrefi


Në vend të parathënies


“E fshehta përvëluese”e një poezie


Gjithmonë më ka ngacmuar ideja se krijimi poetik vjen në
ndërgjegjen e krijuesit befas, pa ndonjë imponim. Kur ndodh kështu,
poezia gjithëherë është emocionale, e thellë, shpirtërore. Zakonisht
poezia vjen vetë. Poezia e vërtetë nuk njeh korniza, ndryshe ajo
sëmuret nga skematimi. Kur çlirohet krijimi, vlerat e tij janë krejt të
veçanta. Në këto kushte poezia i këput vargojt dhe del ashtu siç është,
e përkryer, pa patur nevojë të lëmohet.
E kësaj natyre është edhe poezia e Vera Istrefit. Ajo pas vëllimit të
parë ”Shiu i fundit”, del si profil artistik më vete. Poezinë Vera e
shkruan për vete. Ky është parimi i saj. E ngacmuar nga realiteti,
kundrejt të cilit ajo është shumë e vëemendshme, mbledh gjithçka i
bën përshtypje dhe pastaj gjykon në mënyrën e saj, në stilin e saj, me
mjetet e saj artistike. Në poezi ajo pasqyron veten, shqetësimet,
emocionin, trishtimin, krenarinë, ngritjen e gëzimet e shpirtit,
vetminë, përçmimin, dashurinë, rrjedhjen e kohës etj.
Ndjen trokëllimën e takave të veta në trotuar dhe i bën përshtypje,
por vëren edhe shikimin e një të panjohuri, sytë e të cilit nuk dinë se
ç’kërkojnë. Në darkë shtrëngon në gji djalin dhe ndjehet e lumtur, siç
e ndjen veten të trishtuar pse kaloi një çerek shekulli i jetës se saj kaq
shpejt dhe ka droje se mos po e flakin ”ndane rrugës si mollë e
kafshuar”. Poezia e Verës është mister, për nga ideja, solide për nga
ndërtimi dhe koncize strukturalisht. Kjo është teknika poetike e saj.
Krijimeve nuk u ve titull. Kështu e ka zgjedhur ajo. Por kjo praktikë
i ka dhënë mundësinë për të ndërtuar vëllimin si një lëndë e vetme.
Poezitë pasojnë njëra tjetrën dhe idetë duket sikur lihen përgjysëm në
njerin krijim, e vazhdojnë në tjetrin, e kështu deri në fund. Unë
gjykoj se ideja e saj i ka rritur vlerat artistike.
Vëllimi ”Nënqeshje e embël”është pa dyshim arritje e Vera
Istrefit. Ajo në ndryshim nga vëllimi i parë poezinë e ka më të plotë,
si nga idetë, ashtu edhe nga mjetet artistike që përdor. Kjo dëshmon
për pjekurinë e saj dhe përpjekjet për të qenë individualitet artistik.
Shpesh poetja shprehet “nëse dikujt i pëlqen poezia ime le ta lexojë”.
Thënie modeste, por realisht kjo poezi jo vetëm lexohet, por edhe lë
mbresa, veçmas në botën femrore.
Besim R Cengu
avatar
Shpejtim_De
Antar
Antar

Numri i postimeve : 40
PIKE : 52
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 11/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vera Istrefi

Mesazh nga Shpejtim_De prej Sun Jul 11, 2010 1:49 pm

1
Thana
Epara çel,
E fundit piqet.
Gjatë i gëzohet lulëzimit,
Për t’ju shmangur vjeljes.
Vetë,
U poqa pa lulëzuar,
Askush s’kujtohet,
thanën ta shartojë.
Bryma ma zë frymën,
Ndërsa thana,
ende në pjekje.

2
E nis udhëtimin
Për në fund të vetes time,
Duke mbartur edhe mendimin
e të tjerëve
Gjatë udhëtimit,
Marr shumë vendime
Për falje,
Miqësira
Dashuri
Asnjë për ligësi…
S’dua të dal nga vetvetja.

3
Sodis me nge,
Trajtat e hijeve të njerëzve,
Pa patur frikë se më urrejnë,
Vetëm pse i shoh.
U vesh atyre tipare paqësore,
Deri në lodhje.
Nuk i sodis dot,
Zotërit e tyre.
avatar
Shpejtim_De
Antar
Antar

Numri i postimeve : 40
PIKE : 52
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 11/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vera Istrefi

Mesazh nga Shpejtim_De prej Sun Jul 11, 2010 1:50 pm

4
Copëra akujsh,
Notojnë në sytë tuaj.
Detërat tradhëtie,
Ç’duan të bëjnë me mua?!!
Ngrohtësia e shqetësimit tim
Mundohet ti shkrijë.
Tym e pafajësi
Më kanë pushtuar.
Përpiqem të gjej një mënyrë
Akujt t’i shkrij.

5
Kam zënë përkrahu
Trishtimin,
Të shkoj të takoj harresën.
E në vend që të arrij qëllimin tim,
Kur bëhemi tre,
Zihemi.
Largohem…
Sakaq sherri pushon,
E ata më ndjekin pas.

6
Eci
Po, po, eci.
Më është mpiksur truri
në një mendim.
Por fryn erë,
që, ndonëse s’më ndryshon drejtim,
më shtyn.
Eci
Kam një mall të pasosur,
S’di për çfarë,
Që zgjat duart
E më shtrëngon
Trurin ma shtrydh

7
Nënqeshja e ëmbël
E pranverës,
Fatkeqësi për mua,
Që shetit nga zërat e njerëzve,
Në ajrin që thithin
Mushkëritë e mia.
Natyral më fal
Endje e ngazëllim.
E dielli, vetëm përcëllim.

8
Në mbrëmje shihja
Njerëz,
Hije.
Gjithçka më dukej
Se në tokë ishte konturuar
Me të njejtën formë!!
Ç’përfytyrim!!
Ndoshta pse njerëzit,
E hijet e tyre,
S’bëjnë dot paqe.
avatar
Shpejtim_De
Antar
Antar

Numri i postimeve : 40
PIKE : 52
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 11/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vera Istrefi

Mesazh nga Shpejtim_De prej Sun Jul 11, 2010 1:50 pm

9
Bisedoj me miq e armiq,
të njohur e të panjohur.
Ndjej shikimin e tyre,
që synon
zbulimin e sekretit tim.
Duke respektuar
Të gjithë në dukje,
mendoj veç për veten

10
Mbi tiparet e bukura
të fytyrës time
shoh lodhjen e kohës,
Me lapsat e trashë,
konturoj tiparet.
Njerëez,
ka diçka të thjeshtë,
pa zbukurime,
Mbi çdo llustër e lavdërim,
përbri artit tim,
qëndron shpirti
i destinuar për flijim.

11
Eci në rrugë lirshëm,
me barkun sa një kosh,
dhe e ndjej se jeta,
me lodron në gjoks.
Era më përkëdhel
dhe vështrimet e kalimtarëve
i përlan.
Nën fustanin e lehtë,
hidhet e lëvrin,
e s’do tia dijë për asgjë
bebi im.
avatar
Shpejtim_De
Antar
Antar

Numri i postimeve : 40
PIKE : 52
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 11/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vera Istrefi

Mesazh nga Shpejtim_De prej Sun Jul 11, 2010 1:50 pm

12
Ti, i panjohur
që ec në trotuar,
krah meje,
duhet të jesh i shurdhër,
ose shtiran,
në shpirtin tim prej femre.

13
Më ka ikur qetësia
e jetës
si gruaja tradhëtare
bashkëshortit shtratit.
Nuk lodhem ta qas përsëri
Ajo s’do të më vijë...

14
Më pret,
më pret papushim,
edhe kur jeta
fytyrën ma mbulon me trishtim.
Kur mbi mua shkëlqen pranvera,
më prêt.
Zhytem në gjirin e tij,
Dhe hesht.
Kështu ndjell gjumin,
e zgjohem të nesërmen,
pa i dhënë shpjegim.
Ai më buzëqesh,
sikur me thotë,
“tërë jeten të pres”.

15
Shumë e trazoj veten.
Asgjë nuk shpresoj prej ndokujt,
tek shëtis në rrugën time.
Nuk hedh shikime me pahir,
as përfytyroj.
E shtengoj vetminë,
jo si grua,
por si njeri.
avatar
Shpejtim_De
Antar
Antar

Numri i postimeve : 40
PIKE : 52
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 11/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vera Istrefi

Mesazh nga Shpejtim_De prej Sun Jul 11, 2010 1:50 pm

16
Po me ikin ëndërrimet
e lindura në kaq vite,
të reja,
të bukura si më parë.
Nuk zgjas dorën t’i ndaloj.
Nga ato,
Ç’munda në jetë,
kam marrë

17
Mbi tavolinën që lëkundet,
nën mbulesë të vjetër,
ku njolla të çuditshme duken,
gota e krisur tundet,
nën një valle të panjohur.
Mbi të, asgjë tjetër.
Për inat të kësaj tavoline,
sot mbi te , veç gotës,
që në vend të ujit,
formë u ka dhënë
mendimeve të mia…
Krisur zemra ime

18
Një lumë rrjedh,
brenda e jashtë meje.
Lumi rrjedh,
e më imponon ritmin e tij

19
Heshtje,
vetëm heshtje.
tek thur trikon e djalit,
e shtizat nëpër duar
kryqëzohen
Thur trikon
me vija të bardha,
jeshile.
Njëkohësisht,
thur jetën time.

20
Çdo ditë e më tepër
mendimet më turbullohen.
Kam lindur mes dhimbjesh
si të gjithë.
Turbullimet e reja
do të qetësohen,
Ndërsa përpiqem të largoj,
frikën e tradhëtisë.
avatar
Shpejtim_De
Antar
Antar

Numri i postimeve : 40
PIKE : 52
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 11/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vera Istrefi

Mesazh nga Shpejtim_De prej Sun Jul 11, 2010 1:50 pm

21
Hapa
të lehtë
të rëndë
në shetitoren tonë.
S’po mundem t’i duroj dot.
Jeta po më shkon,
nën trokëllimat
e ritmin e këtyre hapave
jo të sigurtë

22
Është ftohtë në dhomë,
sidomos tani,
që u shuan dritat.
Tërheq tim bir
drejt kraharorit,
dhe hesht.
Pak ngrohtësi,
shkëmbejmë me njëri-tjetrin.
E zhys thesarin brenda vetes
dhe ndjehem e lumtur,
ndonëse kam të ngjethura.

23
Natyrshëm,
kam hedhur mbi trup
pallton e vjetër.
E ndjej veten mirë.
Gjithsesi,
s’jam e zhveshur…

24
Ligësitë,
në këtë çoshkë të gjithësisë,
ndihem mbretereshat e mia.
Unë mbetem
e stërlodhur pamëshirshëm,
duke iu bindur urdhërave të tyre.
Në çoshkun e zemrave njerëzore,
ndihem mbretëreshë e vetme
vetëm unë.
Jam dafinë
zhveshur nga gjethet.
Mbi kokë,
kurorë mekatesh mbart.
avatar
Shpejtim_De
Antar
Antar

Numri i postimeve : 40
PIKE : 52
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 11/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vera Istrefi

Mesazh nga Shpejtim_De prej Sun Jul 11, 2010 1:51 pm

25
Jam Doruntinë zemërplasur,
e vetme pranë portës,
në anë të së cilës,
janë engjejt e djajtë.
Pres një Kostandin,
me vete të më marrë.

26
Viktime e mblesërve,
Hedh këmbën zvarrë në rrugë,
Në dukje pa zhurmë.
Por…
Mua më shurdhon,
Kjo zvarritje dhimbjeje,
Tek përfytyroj,
Gjestet e saj prej maturanteje.

27
Rrethuar jemi
Me pritje…
Një muaj.
Ca më shumë,
E ca më pak.
Nuk i dihet…
Ti përkedhel djalin
E unë ndjej lëvizjet e tjetrit
në trupin tim.
Presim një mori hallesh më shumë.

28
Tetori po vjen,
Si çdo vit
Me erëra,
Re,
Vaktësi.
Jo, jo,
Si ndër vite,
Por disi më ndryshe.
Koha rrjedh…
Rreshqet,
Përmbi te,
Mendimet e mia,
Nën këmbë,
Vitet e jetes shkilen,
Në pritje të bëhen
Njëzet e pesë.

29
E sjell unazën e florinjtë,
Rreth gishtit tim delikat,
Shpejt,
Ngadalë.
Asgjë tjetër,
S’mund të bej,
Tek dëgjoj biseda monotone,
E gjykime pa vlerë,
Të grave të papuna.
avatar
Shpejtim_De
Antar
Antar

Numri i postimeve : 40
PIKE : 52
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 11/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vera Istrefi

Mesazh nga Shpejtim_De prej Sun Jul 11, 2010 1:51 pm

30
Më vuan shpirti
Për një buzëqeshje,
Për një fjalë të sertë.
Shpirti im
S’njeh përulje për mbret.
Vrapon,
E vrapin se ndal,
Gjer një pafundësi,
Dikujt një buzëqeshje,
A një fjalë të sertë
T’i fale…

31
Nuk me ikin netët,
Pa marrë me vete,
Pjesë të nervozizmit tim,
E mbresat e ditës së djeshme.
Përnatë
Lakoj dëshpërimin,
Duke e kaluar,
Nga unë
Tek ti,
E në fund,
Tek ai.
Të nesërmen,
Përsëri zgjohem me dëshpërim…
U bëj vend shqetësimeve të reja

32
Kokëfortësia
E flokëve të mi atë pabindura,
I bën balle forcës trishtuese,
Të krehërit e vajit të bajames.
Nga koka ime e gjelbërt,
Me pak se njëçerekshekullore,
Asnjë mendim s’pasqyrohet,
Veç atyre,
Nga të cilat kam frikë.
Nesër,
Në treg do të blej një rrjetë,
T’i mbledh mirë,
Flokët e pa bindura.

33
Instiktivisht,
Kruaj dhëmbët kur flet ti,
E mendimet përqëndrohen,
Në një pikë të errët,
Të bisedës tënde që vetëm nxin.
Ndërsa mundohesh,
Të fshehësh me fjalë të bukura,
E buzëqeshje pa shkak.
Ndjeva
Se nga mishi i dhëmbëve,
Po rridhte gjak.
Ç’ti bësh!
Përsëri mbeti pika e errët,
E ti qetësisht heshtje,
Duke menduar,
Se ia dole mbanë.
avatar
Shpejtim_De
Antar
Antar

Numri i postimeve : 40
PIKE : 52
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 11/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vera Istrefi

Mesazh nga Shpejtim_De prej Sun Jul 11, 2010 1:51 pm

34
Një vjeshtë jo e zakontë,
Ka ardhur brenda meje,
Jo nga zbehtësia,
A nga vyshkja,
Por nga trishtimi.
I shkel gjethet e blirit,
Dhe vetëm hesht.

35
Prapë nuk po vjen!
Më kot kam pritur,
Kaq vite.
S’di në ç’portë të trokas.
Sikur të takohemi,
Qoftë edhe një herë,
Mbase nata për mua,
Terr s’do të kishte,
As dielli perëndim.
Mos ma kurse këtë ndjesi,
Torturuesja-poezi

36
Po ngryset vetmia ime,
ka pushtuar kodrën.
Rrafshtësia e liqenit,
Shkëmbinjtë,
Shkurret,
Zaptojnë shikimin.
Horizont i murrmë,
Monoton.
Yjet shpojnë qiellin,
Në rrugë
flenë ndjenjat,
E udhëtarëve të lodhur.

37
Me fijen e hequr të qorapit,
Veten kam ndjerë pështirosur.
Më është çiflosur shpirti.
Në të vetmin rast,
Zvarrë tërhoqa kohën.
Për të mos më ikur,
Qoftë një fije tjetër,
Me sapun kam ngrirë,
Pjesë të qorapit të vjetër.

38
Më lini,
Të digjem në hallet e mia.
Kam zjarrë brenda vetes,
Për të shkrirë akujt
Mes nesh.
Ma lini jetën me halle
Veç mua,
S’po kërkoj gjë hua.
Mos ma shkelmoni shpirtin,
Se vetëm ai më ka mbetur.
Lermani lotin,
Të më rrjedhë hijshëm,
Poshtë syve.
avatar
Shpejtim_De
Antar
Antar

Numri i postimeve : 40
PIKE : 52
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 11/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vera Istrefi

Mesazh nga Shpejtim_De prej Sun Jul 11, 2010 1:51 pm

40
E di
Se edhe këtë dimër,
Debora do të bjerë,
Mbi dhembjet e mia.
E unë,
Gjithnjë e më tepër,
Do të ndjej të ftohtë.
Por buzëqeshjen,
Do te ma shikoni në buzë,
Si përherë,
Të ngrohtë.

41
Dy sy të hirtë,
Më ndjekin papushim,
ndanë xhamit të kafenesë.
Dy sy të ftohtë,
Të shkëputur,
Jetime…

42
Pikojnë strehet e pallateve,
Mu në dhimbjen time.
Heq këmbët zvarrë,
Nën heshta shikimesh.

43
I ndjek nxënësit e mi,
Kap ngazëllimin e tyre
Prej fëmije,
Çiltërsinë e shikimeve.
Mendoj…
Bota e tyre nuk ka prapaskena.

44
Në parkun e harruar,
Mbi kartona mallrash,
Veç kolles torturuese,
Koka e tij,
Mbart thinjat e jetës.
Dhe rri aty tërë kohës,
Skllav e mbret i lojës.

45
Një mollë e kafshuar,
Hedhur në rrugë,
Ndanë trotuarit,
Më trishton së tepërmi.
Kam frikë,
Mos një ditë e tillë mbetem,
Hedhur në vetmine time.

46
Kjo pranverë,
Po vjen ndryshe,
Dhe sjell me vete,
Veç ngrohtësi diellore,
Çukat për mua.
E duket se më qesëndis
‘Edhe sivjet,
Fytyren s’do të ta shëndris”
E sfidoj me vete.
Çukat s’janë luftëra e tërmete.

47
Laj
Çdo ditë pasdite,
Pas bisedimeve,
Tavlla plot funde cigaresh.
Se shtyjmë dot vrerin,
Ndaj thithim vrer.

48
Mundet
Që të dashurohemi,
Ti djall,
E unë engjell.
Por s’do të kishim kurrë fëmijë,
E di se do me harroni,
Se e vetmja sfidë,
Që i bën bukurisë,
Është jetëgjatësia.

49
Ajri mbrëmjes,
Përzier me erën e mirë të blirëve
Ndanë rrugës,
Më ndjellin një ndjesi të vakët
Paqeje e lehtësimi të harruar.
Rruga e zbrazur,
Ku dëgjohen takot në trotuar,
Shpon tej e mbanë,
Timpanet e veshëve të mi.
Pak metra më tutje,
Qeshin e piskatin,
Mbeturinat e djegura
Nga fshesaret.

50
Në mbeturina mbrëmjesh,
Shfrytëzoj pasqyrën për buzët
E pomaden e kuqe.
Më tej gjithçka mbetet e hedhur,
Si fundet e cigareve në tavëll.
Copëra mendimesh,
Përshkojn trurin, ndërsa unë,
Kërkoj të bëj paqe me gjumin.

51
Jam esull për gjithçka,
Në dhembje e gëzim.
E vetmja gjë që më deh,
E folura e paplotë
E djalit tim

52
Në rrugën e pafund,
Përkundem.
Mendimet më përzihen.
Shpejt e kam ndjerë veten
Vjeshtë.
Ndoshta askush s’do të pyese për
mua…
Diç ka interes.
Sidoqoftë, në shpirt
Poete do të mbes.
avatar
Shpejtim_De
Antar
Antar

Numri i postimeve : 40
PIKE : 52
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 11/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vera Istrefi

Mesazh nga Shpejtim_De prej Sun Jul 11, 2010 1:51 pm

40
E di
Se edhe këtë dimër,
Debora do të bjerë,
Mbi dhembjet e mia.
E unë,
Gjithnjë e më tepër,
Do të ndjej të ftohtë.
Por buzëqeshjen,
Do te ma shikoni në buzë,
Si përherë,
Të ngrohtë.

41
Dy sy të hirtë,
Më ndjekin papushim,
ndanë xhamit të kafenesë.
Dy sy të ftohtë,
Të shkëputur,
Jetime…

42
Pikojnë strehet e pallateve,
Mu në dhimbjen time.
Heq këmbët zvarrë,
Nën heshta shikimesh.

43
I ndjek nxënësit e mi,
Kap ngazëllimin e tyre
Prej fëmije,
Çiltërsinë e shikimeve.
Mendoj…
Bota e tyre nuk ka prapaskena.

44
Në parkun e harruar,
Mbi kartona mallrash,
Veç kolles torturuese,
Koka e tij,
Mbart thinjat e jetës.
Dhe rri aty tërë kohës,
Skllav e mbret i lojës.

45
Një mollë e kafshuar,
Hedhur në rrugë,
Ndanë trotuarit,
Më trishton së tepërmi.
Kam frikë,
Mos një ditë e tillë mbetem,
Hedhur në vetmine time.

46
Kjo pranverë,
Po vjen ndryshe,
Dhe sjell me vete,
Veç ngrohtësi diellore,
Çukat për mua.
E duket se më qesëndis
‘Edhe sivjet,
Fytyren s’do të ta shëndris”
E sfidoj me vete.
Çukat s’janë luftëra e tërmete.

47
Laj
Çdo ditë pasdite,
Pas bisedimeve,
Tavlla plot funde cigaresh.
Se shtyjmë dot vrerin,
Ndaj thithim vrer.

48
Mundet
Që të dashurohemi,
Ti djall,
E unë engjell.
Por s’do të kishim kurrë fëmijë,
E di se do me harroni,
Se e vetmja sfidë,
Që i bën bukurisë,
Është jetëgjatësia.

49
Ajri mbrëmjes,
Përzier me erën e mirë të blirëve
Ndanë rrugës,
Më ndjellin një ndjesi të vakët
Paqeje e lehtësimi të harruar.
Rruga e zbrazur,
Ku dëgjohen takot në trotuar,
Shpon tej e mbanë,
Timpanet e veshëve të mi.
Pak metra më tutje,
Qeshin e piskatin,
Mbeturinat e djegura
Nga fshesaret.

50
Në mbeturina mbrëmjesh,
Shfrytëzoj pasqyrën për buzët
E pomaden e kuqe.
Më tej gjithçka mbetet e hedhur,
Si fundet e cigareve në tavëll.
Copëra mendimesh,
Përshkojn trurin, ndërsa unë,
Kërkoj të bëj paqe me gjumin.

51
Jam esull për gjithçka,
Në dhembje e gëzim.
E vetmja gjë që më deh,
E folura e paplotë
E djalit tim

52
Në rrugën e pafund,
Përkundem.
Mendimet më përzihen.
Shpejt e kam ndjerë veten
Vjeshtë.
Ndoshta askush s’do të pyese për
mua…
Diç ka interes.
Sidoqoftë, në shpirt
Poete do të mbes.
avatar
Shpejtim_De
Antar
Antar

Numri i postimeve : 40
PIKE : 52
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 11/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vera Istrefi

Mesazh nga Shpejtim_De prej Sun Jul 11, 2010 1:52 pm

Nga reçensioni


Krijuesja Kuksiane Vera Istrefi, pas trokitjes se suksesshme në
dyert e kështjellës poetike shqipe me vëllimin poetik ”Shiu i fundit”
me këtë liber (të dytë me rradhë brenda një periudhe të shkurtër
kohore) po hyn në botën e poezisë shqiptare me një individualitet
pothuajse tërësisht të formuar. Subjekti lirik, botën shqiptare e
vështron dhe e përjeton nga pikëvështrimi i femrës, e cila ndodhet në
një positë gjithsesi më të rëndë brenda shoqërisë shqiptare të ndertuar
mbi baza të forta patriarkale (veçmas në zonën e veriut) Poezia e
kësaj poeteshe, në qenësinë e saj, është një dialog poetik me
koordinatat e ekzistences. Ky dialog bëhet me një ndjeshmëri të thellë
dhe mjaft të sinqertë. Spektri tematik zgjerohet apo ngushtohet në
varshmëri nga zgjerimi apo ngushtimi i hapësirës individuale e
kolektive.
Duke qenë pjesmarrëse aktive në jetën shqiptare, në dhembjet dhe
tragjeditë e saj po edhe në gezimet dhe adhurimet për gjerat e saj të
shenjta, kjo poeteshë nuk është vrojtuese pasive, por përkundrazi ajo
pozicionohet ndaj ”objektit” të këngëtimit herë-herë deri në mallkim,
e herë-herë deri në adhurim.Në të dya rastet motivimi është i plotë.
Poetesha, nëpërmjet një ligjërimi të figurshëm artistik, i qaset botës
komplekse me tërë imagjinatën krijuese e përceptuese, me përjetimin
e vacantë të botës fisnike e të pasur intime, me rrugën, rrjedhat dhe
me peripecitë e shqetesimet që sjell kjo temë në jetë.
Poezitë e këtij vellimi janë realizuar me tingëellimin, ritmin dhe
fuqinë e ndjenjës së dashurisë, që ndihet e artikuluar me tërë
bukurinë dhe me shqetësimet e saj; /Jam doruntinë zemër plasur /e
vetme pranë portës /Në anën e së cilës janë engjëjt e djajtë /Pres një
Konstadin /Me vete të më marrë/…(faqe32).
Në vargjet e këtij libri, autorja paraqet një gjendje reale
emocionale, një shqetësim të përjetuar që rrjedh mbase edhe si
mesazh poetik, por që lidhet fort me jetën, me emocionin më të
fuqishëm e më të sinqertë që mund të përjetohet. Poetesha depërton
thellë në psikologjinë e femrës, kurse specifikat e përjetimit i jep
natyrshëm me gjithë ngjyrimet komplekse që ka bota femërore, por
edhe vetë dashuria.
17 mars 2001, Demir Reshiti
avatar
Shpejtim_De
Antar
Antar

Numri i postimeve : 40
PIKE : 52
Popullariteti Popullariteti : 0
Data e regjistrimit : 11/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vera Istrefi

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi