Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Spanja kampion i botës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Spanja kampion i botës

Mesazh nga Linddt prej Sun Jul 11, 2010 9:24 pm


Spanja kampion i botës
Kombëtarja e Spanjës është fituese e Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010, pasi që ka arritur të shënojë fitore historike prej 1-0 përballë Holandës në finalen e madhe të zhvilluar në Soccer City të Johanesburgut.

Kjo finale u përshkua me një lojë mjaft agresive nga të dyja anët, ndërsa këtë e dëshmon edhe numri i madh kartonëve të verdhë të ndarë nga arbitri kryesor Howard Webb.

Rastet më të mira gjatë kohës së rregullt për ‘Tulipanët’, i pati Arjen Robben, i cili dy herë dështoi përballë portierit Iker Casillas, ndërkohë që për ‘Furinë e kuqe’ vlen të përmendet një rast i shkëlqyer i David Villas që nuk përfundoi në rrjet, dhe një rast shumë i mirë i Sergio Ramos, mirëpo goditja e tij përfundoi mbi portë.


Sido që të jetë, në fund të kohës së rregullt të takimit rrjetat mbetën pa u prekur, ashtu që duhej të zhvilloheshin vazhdimet për të përcaktuar kampionin.

Në pjesën e parë të vazhdimeve, Cesc Fabregas pati një mundësi të artë për ta kaluar përfaqësuesen e tij në epërsi kur u gjet ballë për ballë me Stekelenburg, mirëpo portieri holandez doli më i suksesshëm.
John Heitinga ia vështirësoi punët kombëtares së tij në pjesën e dytë të vazhdimeve, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrjeje në Andres Iniestan, dhe gjyqtari Webb e përjashtoi nga loja.

Lojtari më i mirë i Spanjës në këtë takim, Andres Iniesta, doli edhe hero i kombëtares së tij, duke u shkëputur në mënyrë perfekte për të realizuar golin e fitores në minutën e 117-të.

Ky është titulli i parë i kampionit të botës në histori të përfaqësueses spanjolle, ndërsa vjen pas titullit të kampionit të Evropës të fituar në vitin 2008


Edituar për herë të fundit nga Deqani Ks në Sun Aug 01, 2010 6:12 pm, edituar 1 herë gjithsej

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Spanja kampion i botës

Mesazh nga lenti prej Sat Jul 24, 2010 7:01 pm

urime

lenti
Master
Master

Numri i postimeve : 527
PIKE : 582
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 18/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi