Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Kapriçot dhe tekat e Vipave

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Kapriçot dhe tekat e Vipave

Mesazh nga Linddt prej Mon Jul 12, 2010 6:32 am


Ujë mineral për të bërë dush dhe gjëra të pa përdorura kurrë më parë, kur këngëtarja Mariah Carey kaloi një natë në një hotel është shumë kërkuese, sidomos në banjë. Por, nuk është më pak edhe Nikole Kidman. Përveçse zgjedh personalisht dhomën, aktorja australiane preferon që ndriçimi i suitës ku do të qëndrojë të bëhet me llamba 40 vat, në vend të atyre 60.
Kapriço yjesh? Aspak. Të dëgjosh dëshmitë e mbledhura nga sajti concierge.com, kur bëhet fjalë për të prenotuar një dhomë, personazhet e falshëm dinë të të habisin për kapriçot dhe mënyrat e këqija të sjelljes. Në një klasifikim, publikuar në një faqe interneti të specializuar për udhëtime, tregohen detaje nga njerëzit më të afërt për 15 të ftuarit më të paedukatë, duke pasur mundësi që gjithë adhuruesit e tyre të zbulojnë sa më shumë prapaskena intime.

Le ta nisim nga fundi i klasifikimit, ku qëndron një yll i muzikës rok, që nuk resht së habituri publikun me historitë e saj të drogës, çmenduritë dhe qendrat e rehabilitimit, ndërsa tani edhe me hotelet. Kur bën çmendurira në skenë, imagjo se ç‘mund të bëjë në një suitë. Besoj se të gjithë e keni kuptuar se bëhet fjalë për Emi Uajnhause, në vendin e 15-të të klasifikimit të njerëzve, që administratorët e hoteleve nuk do të donin t‘i vizitonte. Eh, më mirë se të gjithë e dinë këtë nëpunësit e "Riverbank Plaza Hotel" të Londrës, që shkurtin e kaluar gjetën një dhomë të shkatërruar: shishe birre dhe bishta cigaresh, lëngje të derdhura mbi tapet, veshje intime të pista të lëna mbi dysheme ndërsa në dush një mal me flokë të rënë. Në vend të 14-të renditet piktori Salvador Dali. Për të tregohen çështje nga më të çuditshmet dhe sipas punonjësve të "Hotel Maurice" të Parisit, një pasion sureal për kafshët. Përveçse shoqërohej shpesh nga një çift këlyshësh leopardi, në vitet e fundit të jetës, piktori kërkoi që t‘i fusnin në dhomën e hotelit një kaldhe disa qengja. Pasi i plotësonin kërkesat e tij të çuditshme, Dali i falënderonte punëtorët me litografi të çmuara me autografet e tij. Por, ç‘mund të thuash për Britney Spears?

Përveç kokës së qethur zero, te shtrimet me urgjencë, humbja e kujdestarisë për fëmijët dhe netëve të shfrenuara me ish-shoqen e saj Paris Hilton, këngëtarja amerikane, sipas recepsionistëve të hoteleve ku ka qëndruar më shpesh, është një njeri jashtëzakonisht i pisët dhe e çorientuar. Vendi i 13-të për të, meritë edhe e pranisë së vazhdueshme të paparacëve që nuk e lënë vetëm për asnjë moment. Në vend të 12-të është Axl Rose, këngëtari mitik i grupit të famshëm amerikan "Guns N‘ Roses", që u arrestua në Stokholm, pasi kishte pirë aq shumë sa kishte thyer një pasqyrë të "Berns Hotel", ishte zënë me një zonjë në hollin e hotelit dhe i kishte thyer këmbën një punëtori të sigurisë. Shumë kapriço,por jo dhunë për Marajah Kerin. Vendi i 11-të për këngëtaren dhe qentë e saj, që ashtu si zonja, pinë vetëm ujë mineral. Për të gjithmonë në dhomë qirinj të bardhë, mure të zbukuruar dhe një palestër që të mos i mungojë asgjë. Në vendin e dhjetë renditet gladiatori Rasëll Krou, që në verën e 2005-ës u arrestua në "Mercer Hotel" të Nju Jorkut, pasi i kishte bërtitur recepsionistit që, sipas aktorit australian, nuk e kishte lidhur në telefon me bashkëshorten. Arma e agresionit? Telefoni natyrisht që është arma e preferuar edhe e top modeles Naomi Kempbëll, që sulmoi në një hotel në Toronto asistenten e saj, duke e goditur me celular. Për panterën e zezë vetëm vendi i nëntë, i fituar falë zënkave me shpulla dhe kapje floku me aktoren italiane Yvonne Sciò në "Hotel Eden" të Romës dhe të djegurave me cigare mbi çarçaf në hotelin "Ritz-Carlton" në Moskë. Në listën e njerëzve të famshëm të paedukatëve sigurisht që nuk mund të mungonin politikanët.

Në vendin e tetë renditet George Shultz, sekretari i shtetit të Ronald Reganit në kohën e vizitës së tij në "Hotel de Crillon" në Paris. Aty personeli kujton akoma burrin me moshë rreth të 50-tave, që bashkë me stafin e tij prishën një seri të tërë peshqirësh me qëndisje, shumë të shtrenjtë. I shtati është miliarderi rus Mikhail Prokhorov, i arrestuar vitin e kaluar nga policia franceze në një resort luksoz në Courchevel, për një përfshirje të tij në një rrjet ndërkombëtar prostitucioni. Edhe në vendin e gjashtë renditet një miliarder. Bëhet fjalë për amerikanin Brandon Davis, ish-in e shumë divave hollivudiane përveçse një pijanec i pashoq. I përzënë nga bari "Sunset Marquis" në Los Angeles, Davis u largua me forcë edhe nga dasma e të vëllait, pasi kishte rrahur të atin. Vendi i pestë, për bukuroshen australiane Nikol Kidman, që përveç llambave kërkon të flejë në çarçafë super të shtrenjtë. Të mendosh se vetëm për një qëndrim 12 orësh në hotelin "Four Season" të Çikagos, i detyroi punonjësit që t‘i ndryshonin çarçafët dhe t‘i zëvendësonin ata me tjerë, më të bukur dhe sigurisht më të mirët.

I katërti klasifikohet 50-vjeçari Majkëll Xhekson, që në vitin 2002 vuri në rrezik jetën e djalit Prince Michael II, duke e kolovitur nga ballkoni i një hoteli në Berlin, ndërsa vitin e kaluar kishte futur në suitën tij në Londër kuti plot me karamele Haribo, një pasqyrë gjigande dhe një ksilofon. "Gjëja më e çuditshme ishte se këto objekte ishin të gjithë për Xheksonin dhe jo për fëmijët e tij", pati komentuar një punonjës i hotelit. I treti një ish-djalosh i keq i kinemasë, aktori Xhoni Deep. Në 1994-ën, në kohën e lidhjes së tij, bukuroshi Deep shkatërroi thuajse plotësisht suitën e "Mark Hotel" të Nju Jorkut, duke shkaktuar rreth 10 mijë dollarë dëme materiale. E njëjta shifër për të paguar dëmet e shkaktuara në fshatin olimpik nga Kombëtarja Amerikane e hokejit pas humbjes me skuadrën e Republikës Çeke në Olimpiadën Dimërore në Nagant në vitin 1998. Vendi i dytë për ta. I pari në klasifikimin e njerëzve që administratorët nuk do të donin kurrë të shkelnin në një hotel, renditet bateristi historik i "Who"-ve Keith Moon, që vdiq në vitin 1978 për abuzim me substancat narkotike, falë tij në vitin 1967, i gjithë grupi u përzu përgjithmonë nga zinxhiri i hoteleve "Holiday Inn". Nën efektin e përzierjes së alkoolit dhe drogave që përdorte, muzikanti u hodh me makinë në pishinën e hotelit "Flint" dhe pastaj i vuri zjarrin dhomës në përpjekje për të shuar qirinjtë e tortës.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi