Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Alketa, emision i ri dhe televizion i ri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Alketa, emision i ri dhe televizion i ri

Mesazh nga Linddt prej Mon Jul 12, 2010 6:33 am

Alketa vë në provë VIP-at me emisionin e ri, i cili në thelb ka vallëzimin, dhe është i mbushur plot me surpriza, muzikë dhe ngjyra. Në një intervistë për “SH2”, ajo shpjegon arsyet se përse u largua nga Klan-i dhe tregon marrëdhëniet e saj me Vera Grabockën.
Alketa është një nga ato vajza, që ka ditur si të bëjë kamerën ‘mike’ të mirë dhe gjithashtu, të bëhet e dashur për publikun. Që në fillimet e saj, kur është bërë figurë televizive nëpërmjet këngës, nuk ka dashur t'i ndahet ekranit.

Kohët e fundit është shkëputur nga muzika, por jo nga ekrani. Pas një emisioni të suksesshëm sezonin e kaluar, Alketa rikthehet tani me një tjetër emision, me të tjera surpriza dhe gjithashtu në një televizion tjetër.

Ajo ka pranuar të na tregojë disa detaje për programin më të ri që ajo do të drejtojë, "Dancing With The Stars", program ky, që ka një natyrë krejt ndryshe nga programi i saj i mëparshëm.
Alketa, sapo ka nisur sezoni i ri televiziv, me çfarë dhe ku do ta shohim Alketën këtë sezon?
Këtë herë, do të jem në një amfiteatër elegant, ku njerëz të profesioneve të ndryshme do të tentojnë të bëjnë atë që bën çdonjëri nga ne në festa private, në dasma, apo evente të tjera të gëzuara ‘të vallojnë’. Programi ka një natyrë krejtësisht tjetër nga formati paraardhës që kam drejtuar.

Është i gëzuar, ka shumë muzikë, ka surpriza, ka ngjyra, ka veshje vezulluese, ka kërcime elegante që të kujtojnë meloditë e koncerteve të Vjenës, siç ka dhe kërcime kontemporane, të bazuara te temperamenti latin.

Holta Dulaku, producentja që sjell këtë patentë në Shqipëri, përveç përzgjedhjes së emrave më të mirë të artit dhe aktualitetit shqiptar, ka bindur profesionistët italianë të këtij formati në Rai Uno, të vijnë për më shumë se 2 muaj në Tiranë për të dirigjuar këtë projekt.
Në media është shkruar për një largim tuajin nga Klan-i dhe për një "ndarje" me Vera Grabockën, është e vërtetë?
Projekti është blerja me fundit e Vizion Plus, por unë nuk jam ndarë me askënd. Thjesht kam bërë një zgjedhje shumë të mirë profesionale që do të më bëjë të rikthejë imazhin tim tek profili i Reality Shoë Variete, në një kohë që, projekti im i rradhës me Grabockën përkon me fillimin e vitit 2010.

Besoj tek Holta Dulaku, vlerësoj punën e saj në të gjitha shfaqjet muzikale dhe mbi të gjitha, respektoj njerëzit që dinë të punojnë sipas standardeve perëndimore.

Për mua miqtë, raportet njerëzore kanë më shumë vlerë se punët, se kontratat, apo suksesi dhe më besoni, jam nga ata njerëz që kujdesen ta pastrojnë mirë rrugën nga gjembat para se të hedhin hapa të reja.
Cilët janë prestarët e stafit te "Dancing With The Stars" në Shqipëri?
Njerëz të afirmuar në fushat e tyre. Holta njihet për shijen e hollë në përzgjedhjen e elementëve të duhur, autorja është një emër i afirmuar në botën e spektaklit italian me një bagazh projektesh disa vjeçare në Rai dhe Mediaset. Konsulentët artistikë janë autorë të këtij formati në Rai Uno.

Kasti VIP dhe balerinët profesionistë do të jetë një surprizë e jashtëzakonshme. Ai do të zbulohet vetëm natën e parë. Votimi do të jetë popullor, por një panel me 4 personalitete do të gjykojnë performancat çdo natë në studio./Telegrafi/

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi