Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ornela Vorpsi në "Best European Fiction"

Shko poshtë

 Ornela Vorpsi në "Best European Fiction" Empty Ornela Vorpsi në "Best European Fiction"

Mesazh nga Linddt Mon Jul 12, 2010 6:38 am

 Ornela Vorpsi në "Best European Fiction" 1260195606-orrnela
"Best European Fiction 2010" antologji e përgatitur nga Aleksandar Hemon përmban një cikël me më të mirat rrëfime letrare nga Evropa.
"Best European Fiction 2010" antologji e përgatitur nga Aleksandar Hemon përmban një cikël me më të mirat rrëfime letrare nga Evropa.


Ajo del në qarkullim në vitin 2010, është me 460 faqe. "Historikisht, lexuesit në gjuhën angleze e kanë adhuruar letërsinë evropiane, dhe emra si Franz Kafka, Gustave Flaubert, dhe Thomas Mann janë kaq familjarë dhe vështirë t'i mendosh si të huaj.


Në letërsinë e gjuhës angleze këta autorë i solli larmia e ideve të reja, stileve, dhe mënyrave jo të zakonshme të të parit të botës. Ka rrjedhur kohë, por a e njohim sa duhet letërsinë që shkruhet sot në Evropë?"


Ky është motivi dhe prezantimi që i bëhet "Best European Fiction 2010", e cila është në fakt antologjia që inauguron ciklin e antologjive në prozë nga gjithë Evropa, seritë "The Best European Fiction". Këto synojnë që të jenë një dritare për të parë se ç'ndodh në këtë moment në skenat e letërsisë nëpër Evropë "ku presin të zbulohen Kafka, Floberi dhe Mani i ardhshëm".


"Best European Fiction 2010" botohet nga Dalkey Archive Press. Parathënia është shkruar nga shkrimtarja e njohur Zadie Smith.


"Kemi botuar letërsi botërore për njëzet vjet", thotë John O'Brien, botues i Dalkey Archive Press, "dhe këto botime kanë gjetur lexues për herë e më shumë nga sa media mund ta marrë me mend, por ka akoma shumë për të bërë.


Për shembull, një vend si Shqipëria, duhet të ketë të përkthyer në anglisht një libër në dhjetë vjet, dhe supozohet se ai libër përfaqëson gjithë letërsinë e Shqipërisë, që sigurisht nuk është e mundur."


O'Brien thotë se duke botuar një antologji çdo vit, dhe duke përfshirë një sërë vendesh - nga Spanja dhe Franca, nga Kroacia, Islanda, Lituania dhe Bullgaria - ai shpreson t'u japë lexuesve mundësi të menjëhershme për të njohur prirjet bashkëkohore të letërsisë evropiane.


Antologjia e parë përfshin autorë nga 35 vende dhe me sa duket, duke qenë e para në radhë, Ornela Vorpsi është aty si autore shqiptare, edhe pse letërsia e saj nuk shkruhet dhe as ekziston në shqipe. Autorë të tjerë janë Antonio Fian, Peter Terrin, Jean-Philippe Toussaint, Juhani Brander, Christine Montalbetti, George Konrád, Inga Abele, Stephan Enter, Jon Fosse, David Albahari, Andrej Blatnik, Peter Stamm, Deborah Levy, Alasdair Gray, Penny Simpson etj.


Përgatitësi i antologjisë Aleksandar Hemon, është autor i "The Question of Bruno", "Nowhere Man" dhe "The Lazarus Project", i cili ka qenë finalist për National Book Critics Circle Award në 2008. I lindur në Sarajevë. Pas rrethimit të qytetit Hemon nuk u kthye prej SHBA-së, Çikagos ku vazhdon të jetojë dhe të krijojë.

Nga : Gazeta Shekulli
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi