Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zhuljeta: Ju tregoj kush është Romeo

Shko poshtë

Zhuljeta: Ju tregoj kush është Romeo Empty Zhuljeta: Ju tregoj kush është Romeo

Mesazh nga Linddt Mon Jul 12, 2010 6:40 am

Nga Neritana Kraja

Zhuljeta, vajza e shumë diskutuar e Big Brother, tregon të vërtetat e saj për qëndrimin në shtëpi, marrëdhëniet me miqtë e rinj në këtë reality show si dhe jetën e mëparshme, si ka qenë dhe si ka ndryshuar ajo. Vajza 28 vjeçare zbulon anët e panjohura të saj, që nuk arriti t’i shfaqë gjatë qëndrimit në shtëpi, përmes një rrëfimi të sinqertë. Zhuljeta, si ndihesh tani që ke dalë nga Big Brother dhe i je rikthyer jetës së zakonshme?

Ndihem një njeri i lirë, normal, i paqtë, siç jam në të vërtetë. Ishte një eksperiencë e re, e bukur, të cilën e përjetova maksimalisht. Ia mora frytet që desha dhe aty e ndalova. Nuk dua të shpreh sensin egoizëm, por aq desha dhe aq mora.
Pas daljes më pritën miqtë më të mirë dhe familjarët e mi. Më kishte marrë malli me të vërtetë. Unë jam shumë e lidhur me familjen. Ndoshta aty u konfirmua edhe afrimiteti im dhe malli që kisha për ta. Jam rikthyer në punën që kam pasur. Me kolektivin e punës ndihem rehat. Jeta ime vazhdon të jetë e bukur. Kur u ktheva në punë më duartrokitën. Edhe ata e kishin kuptuar lojën time, sepse e kishin parë ndryshimin tim në javën kur unë vendosa të bëj një personazh.

Pse vendose të bëheshe një personazh?

Unë hyra pa ndonjë ide fikse. Desha thjesht të jetoj siç kam jetuar jashtë, por me njerëz të panjohur. Unë jam natyrë selektive, e dija se do të hasja probleme, por e dija edhe se do të përshtatesha. Unë kisha hyrë për një garë, ndërkohë që kisha dhe vazhdoj të kem një jetë të ndërtuar. Nuk hyra, as për sfilata dhe, as për ndonjë punë në televizor si disa personazhe të tjerë. Desha të garoj dhe unë kur futem në garë më pëlqen të fitoj, sepse i kam aftësitë për të fituar. Por përballja që bëja me personazhet e shtëpisë, me të cilët kam ndarë gjërat e mia më intime si dhe teleshikuesit që më kanë ndjekur, bëri që shpesh herë të merrja fjalë të tilla, si “Zhuljeta po na lëndon”, “Nuk ke pse e bën!”, etj. Aty u stepa. Ato vazhdonin të tregonin historitë e tyre të jetës, që në më të shumtën e tyre ishin tragjike, linin shumë për të dëshiruar, sepse fati sjell gjithçka në jetë. Kjo është arsyeja që nuk arrija dot as t’i nominoja. Ndihesha keq. Doja tu jepja mundësinë që çdo ditë ta shijonin. Mos të bëhesha unë shkaku që tua ndërprisja atë ëndërr që ato po përjetonin. Nuk jam natyrë shumë sentimentale, por përpara këtij realiteti u bëra sentimentale. Unë e pashë si garë në bashkëjetesë. Madje edhe i kam pyetur: “Për tu ngjitur lart, merrni ashensorin apo merrni shkallët?” Shumica nga ata zgjodhën ashensorin, gjënë më të lehtë. Ishin të pakët personat që ngjisnin shkallët bashkë me mua. U pozicionova në personazhin e kundërt, për të dalë kundër atyre që të gjithë si grup bënin. Sepse unë edhe tani po i ndjek nga televizioni dhe më pëlqen që mendimi dhe ideja ime po realizohen. Ata po ndiejnë më shumë dhimbje, sepse u afruan shumë me njëri-tjetrin. Unë nuk jam për një bashkëjetesë totalisht indiferente, të ftohtë. Unë them se duhet të ruajnë kufinjtë, sepse do të shkojnë në finale dhe është e dhimbshme që të marrin ngjyra aq sentimentale, sa ç’kanë marrë njeri me tjetrin deri tani.

More ndonjë vërejtje nga familja?

Kritika kam patur nga mamaja ime. Është pak spektike si natyrë. Im vëlla më ka kuptuar mjaft mirë, sepse ai më njeh, edhe në shoqëri, edhe në pozicione të ndryshme. Ai e kishte kuptuar pozicionimin tim. Për mua kritikat janë stimul në jetë. Vërejtja kryesore ishte: “Pse nuk e lë veten tënde të vërtetë të shfaqej aty?” Por, realiteti im i vërtetë kushton shumë. Përballë maskave të personazheve, nuk mund tua dhuroja realitetin tim.

Ti dole jashtë nga loja, sepse nuk i pëlqeve publikut, apo miqve të shtëpisë?

Unë zakonisht thyej rekorde. Dhe kësaj rradhe theva rekord në votimin që publiku më kishte bërë. Por nuk ndihem shumë keq, sepse ato votuan personazhin që unë mora përsipër të bëj. Unë mora këtë personazh edhe për të sensibilizuar se rinia shqiptare, kundrejt një personazhi që i ngacmon, apo del kundër rrymës, di që të jetë unike. Por ato zgjodhën mënyrën më të lehtë, duke bërë thashetheme dhe jo të vinin e të përballeshin me mua. Duhej të bëheshin grup që të më luftonin, individualisht nuk më mundi asnjëri.

Cili ishte grupi më i “rrezikshëm” që u shfaq para teje?

Unë nuk kam parë asnjë grup të rrezikshëm aty. Ata më shikonin të rrezikshme për lojën, si një konkurrente të fortë, por derisa unë hoqa dorë nga realiteti, nga personi im real, unë e prisja fundin, sepse e desha atë fund.

Një nga miqtë më të mirë për ty ka qenë Arjoni. Çfarë e mbante miqësinë tuaj?

Në të tilla situata lidhesh me njerëz që i sheh më të ngjashëm me veten. Tek Arjoni shihja shumë gjëra që i ka edhe im vëlla. Në natyrë ne ishim të njëjtë. Ata vetë na pozicionuan: xhelozia e femrave dhe xhelozia e meshkujve. Ne u gjendëm me njëri-tjetrin. Ajo ishte një aleancë miqësore. Unë ia kalova shumë mirë me Arjonin. Ato thonin se Arjoni është i rrezikshëm, është mashkull që nuk mund ta mbash pranë. Por unë nuk mendoj kështu. Arjoni është djalë që i njeh normat, është djalë që i ka respektuar normat e miqësisë sonë. Arjoni e kaloi testin për të qenë miku im.

Kush thonte për Arjonin se ishte i rrezikshëm, femrat apo meshkujt?

Vajzat e thonin gjithmonë dhe vetëm nga dëshira për ta pasur afër Arjonin. Ata realisht dëshironin, por ishin shumë të udhëhequra nga “efekti kamera” dhe se çfarë njerëzit do të thonin jashtë. Ata nuk e lëshuan veten të jetojnë të lirë. Unë e kam thënë se marrëdhëniet miqësore i krijoj me individin dhe jo me gjininë.

Cili mendon se është rivali i vërtetë aty për të fituar?

Ata e kanë shprehur edhe vetë që loja nuk po ngrihet në bazë të inteligjencës, por në bazë të simpative dhe intrigave. Mendoj se lojtari më i mirë dhe thashethemexhiu më i mirë, janë rivalët kryesorë.

Konkretisht emrat e tyre…

E thashë lojtari dhe ai që bën më shumë thashetheme….

Me cilin mendon të shoqërohesh më tej?

Mesidës, e sapodalur nga shtëpia, ia kam dhënë mundësinë që të më njohë jashtë shtëpisë, sepse ajo erdhi në shtëpi, kur unë kisha hyrë në personazh dhe nuk kishte mundësi të më njihte realisht. Kemi miqësi dhe po ia kalojmë shumë mirë. Edhe të tjerët që nuk patën mundësi të më njihnin brenda, unë ia jap jashtë këtë mundësi.

I keni thënë Agonit: “në zemrën time, ti nuk rri dot as në këmbë, sepse ajo është e mbushur plot me dashuri”…

Unë jam njeri që dhuroj dhe marr shumë dashuri. Agoni është një showman shumë i mirë. Ndoshta e kam keqkuptuar, por e kapa në sensin se ai donte të krijonte një lidhje për t’u bërë interesant. Dhe unë nuk e pranoj dot kurrë që dikush të më përdorë. Nëse jam sjellë pak arrogante me Agonin i kërkoj falje.

Po në zemrën tënde ka dashuri?

Se çfarë kam unë në zemër, atë e di vetëm unë. Por unë jam ndjerë jo mirë pas dhimbjes që më kanë sjellë mua dhe familjes sime mediat, të cilat kundrejt personit tim kanë zgjedhur mënyrën më të mirë të mundshme për të rritur tirazhin e tyre. Unë kësaj punë do t’i shkoj deri në fund. Nuk stepem. Unë e njoh mirë veten time, sikurse familjarët e mi. Por ato kanë luajtur shumë fort kundrejt lotëve dhe dhimbjes që kanë shkaktuar në familjen tonë. Unë nuk e dua as popullaritetin, as famën, asgjë tjetër, para familjes sime.

Lidhjet dyshe aty beson se janë për show, apo pjesë e ndjenjës?

Unë nuk e di se çfarë kanë banorët në zemër. Dashuria është ndjenjë shumë e fortë, që do apo nuk do, nuk e fsheh dot, të komandon. Deri diku arrija ta kuptoja dhe të mos e kuptoja Adelajdën. E kuptoja se ajo kishte vënë veton që të vendoste të vinte në Big Brother, gjë të cilën edhe unë e kam bërë, në atë moshë për çështje të caktuara. Por unë atë etapë e kisha tashmë të kaluar. Ndoshta më ndihmonte edhe faktori moshë. Dhe, po të luftosh, po të të përplaset koka, do të ndiesh dhimbje, por do të arrish atë që do.
Dhjetë ditët e para pashë një simpati të thjeshtë të Arjonit ndaj Mimozës. Ndaj atë natë që kam fjetur me Mimozën në vija të përgjithshme ia kam shprehur. Për të thënë edhe më tepër që, derisa persupozohet se unë paskam pasur një ndenjë kundrejt Arjonit, natyra ime nuk e pranonte kurrë që unë të shkoja e ti thoja që dikush të pëlqen. Nuk e di nëse Momoza ka dikë tjetër jashtë apo jo, është privatësia e saj, por mua më pëlqente që mes tyre të funksiononte, më pëlqente që dy njerëzit që kam shumë për zemër, pse të mos ishin bashkë, pse të mos shoqëroheshin bashkë, ashtu si ata ta ndienin.

Çfarë do të bënit me shumën sikur të ishit fituese?

Unë shpesh herë u thoja jepni maksimumin personal, sepse këtu është vendi ku ëndërrat bëhen realitet. Sikur të mos hiqja dorë nga 70 mijë eurot do të ndërtoja një shkollë.

Si ka qenë jeta jote para se të hyje në Big Brother?

Kam studiuar, punuar, organizuar shumë mirë jetën time, sepse kam kaluar shumë stade në jetë. Jam diplomuar për mësuese në gjuhën gjermane, pranë fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, kam studiuar gati dy vjet në Gjermani për këtë gjuhë, kam një punë që më pëlqen, sepse pasioni im ka qenë inxhinieria mekanike. U pozicionova për mësuesi, pasi mamaja ime ishte mësuese, dy motrat e mia gjithashtu dhe më pëlqen që në të ardhmen, nëse do të kem mundësi ekonomike, të hap një shkollë private, ku njerëzit të kenë mundësi të zënë dije dhe të afirmohen në jetë.

Si duhet të jetë mashkulli yt ideal?

Idealja është në të shkuarën, realiteti është realitet. Dikë që të ishim sa të ngjashëm, aq edhe të kundërt me njëri tjetrin. Që të kishte gjithmonë një impuls në marrëdhënien dhe familjen tonë. Unë jam në kohën e duhur për zgjedhjen e partnerit dhe bashkëshortit, babait të fëmijëve të mi.

Ka rëndësi pamja e jashtme?

Pamja sot blihet dhe shitet shumë kollaj. Vlerat e njeriu nuk kanë çmim.

Dëshiron që lidhja jote të jetë si ajo e Romeos me Zhuljetën?

Romanticiteti është i bukur, por jemi në 2009. Zhuljeta e Romeo i 2009-ës është një version shumë i bukur, por i pamundur.

Në gishtin e unazës mbani një tatuazh-unazë. Simbolizon unazën e munguar që pritet të vijë?

Jo, mamaja ime është shqiptare e Maqedonisë. Edhe gjyshes sime, megjithëse 76 vjeç, i pëlqen të lyejë dhe rregullojë gishtat, sepse e ka në traditë. Mua më pëlqejnë gjëra të tilla. Shekspiri thotë “Zhuljeta është diell”. Tatuazhi im ka edhe një kurorë mbretërore. Dhe dielli është mbret i botës.

Të janë shtuar komplimentat nga meshkujt?

Unë ndriçoj. Gjithmonë kam hasur në sy që më kanë parë me dashamirësi dhe pëlqim. Tani më shikojnë më shumë. Komplimenta marr nga të gjithë njerëzit, si nga femrat edhe nga meshkujt që më thonë: “Pse hoqe dorë”.

Nëse do fillonte sërish, do hyje përsëri në shtëpi?

Nuk do të doja t’i rikthehesha përsëri, sepse e shijova shumë bukur të qënit në Big Brother.

Cili është mësimi që more nga Big Brother?

Unë edhe më pëpara kam pasur ftesa për tu bërë pjesë e televizionit, por prisja kohën, programin dhe ekranin e duhur. Merr mësim, kur pëson. Unë nuk pësova, por mora një fitore personale, sepse unë kam fobi nga masa dhe të jetoj me shumë njerëz. Përderisa unë bashkëjetova me ta për pesë javë, kjo është një plus shumë i madh për mua.

A ju duket vetja pak mendjemadhe?

Jo aspak. Unë jam shumë e dashur dhe popullore si natyrë. Ndoshta personazhi im e ka pasqyruar këtë.
Në fund të kësaj bisede dua që tu kërkoj falje prindërve të mi, të gjithë të njohurve të mi. Tu kërkoja falje sepse unë u lokalizova në këtë personazh dhe ndoshta ato janë lënduar. Unë jam ai person që ato kanë njohur tërë jetën e tyre, ai person i dashur, që di tu rrijë pranë, që di tua fshijë dhe lotët, që di t’u dhurojë dhe puthje. Dhe që duhet të kenë besim siç kanë pasur gjithmonë besim tek unë.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi