Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Adelina Ismajli, 30000 euro për tri netët e Vitit të ri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Adelina Ismajli, 30000 euro për tri netët e Vitit të ri

Mesazh nga Linddt prej Mon Jul 12, 2010 6:46 am

Në anën tjetër duke kalkuluar me shifrat e pagesave na del që për tre net paraqitje në Zvicër, këngëtarja do të fitojë hiç më pak se 30.000 euro, shifër kjo e lartë që deri më tani nuk e ka arritur ndonjë këngëtar shqiptar.

Pas pjesëmarrjes tek “Kënga Magjike”, ajo filloi turin e koncerteve nëpër disa vende jashtë Kosovës, duke përgatitur kështu befasi të reja për fansat. Rikthehet në Kosovë, duke qenë pjesë e xhirimeve televizive të cilat bëhen me rastin e Vitit të Ri nëpër televizione. Këngëtarja Adelina Ismaili do të jetë prezente në shumë emisione të tilla por edhe nëpër xhirime të DVD-ve që bëhen nga produksionet muzikore.

Pikërisht në ditëlindjen e saj më 14 dhjetor ajo ishte pjesmarrëse në evenimentin e “Zhurma Show” duke u shpërblyer me shumë çmime të rëndësishme. Ajo edhe njëherë tregoi se është një ndër emrat më të spikatur të show biz-it vendor, duke thyer rekord në shumë aspekte në karrierën muzikore. Po ku do të këndojë Adelina për Vitin e Ri?Këngëtarja do të paraqitet në një nga diskotekat më të mëdha shqiptare në Zvicër. Por jo vetëm kaq, pasi ajo ka të aranzhuara shumë koncerte dhe për tre net me radhë do të paraqitet nëpër vende të ndryshme atje.

Natën e parë në një ambient familjar në një restorant luksoz nën organizimin e “Rinora4” deri në orën 00.00, ajo së bashku me disa këngëtarë të muzikës popullore, do të argëtojnë publikun nën ritmet e muzikës shqipe, kurse diku pas mesnatës do të fillojë argëtimi në diskon “Rinora 4” edhe atë deri në orët e para të mëngjesit.

Natën e dytë, ajo do të paraqitet edhe në diskon “W-Club”, duke kënduar përkrah disa emrave të tjerë të estradës mes të cilëve, Genta Ismajli, Blero, Zajmina Vasjari, Valton Krasniqi, Dafina Zeqiri, etj. Por sa do të kushtojë gjithë ky angazhim i Adelinës atje? Duke u cilësuar si këngëtarja më e paguar e estradës për momentin, sipas fjalëve që shkruhen në internet thuhet se vetëm tek “Rinora 4”, Adelina për një mbrëmje do të paguhet diku rreth

Çmime të ngjashme të paraqitjeve atje, këngëtarja ka pasur edhe më herët, pasi flitej se ajo nëpër disa organizime është paguar diku nga 8.000 deri në 10.000 franga zvicerane. Duke ditur standardet e larta në diasporë, kuptohet se estrada atje paguhet më shtrenjtë se sa në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Por, edhe këtu tek ne këngëtarja nuk ngelet keq, pasi në disa mbrëmje ajo është paguar diku rreth 5.000 euro, kurse vetëm për hyrjen disa minutëshe në “Big Brother Albania” edicioni i parë, Top Channel ka paguar këngëtaren me 3.000 euro.

Dhe duke u bazuar në gjithë debatet që bëheshin nëpër emisione të ndryshme rreth pagesave të këngëtareve, përsëri del që këngëtarja më e paguar është Adelina Ismaili. U përfol se ekziston një rivalitet dhe xhelozi e fortë në estradë mes këngëtareve pikërisht shkak i konkurrencës së fortë, por Adelinën si duket asnjëra nuk mund të mposhtë sa u përket pagesave.

Në anën tjetër duke kalkuluar me shifrat e pagesave na del që për tre net paraqitje në Zvicër, këngëtarja do të fitojë hiç më pak se 30.000 euro, shifër kjo e lartë që deri më tani nuk e ka arritur ndonjë këngëtar shqiptar. Adelina tashmë mund të krahasohet edhe me yjet e ish-Jugosllavisë në lidhje me pagesat pasi këngëtarja shumë e njohur kroate Severina për të njëjtin honorar do të këndojë në qytetin e Kumanovës në Maqedoni.

U munduam të kontaktojmë këngëtaren për të konfirmuar këto detaje, por për shkak të angazhimeve të shumta ajo nuk ishte në disponim për të dhënë ndonjë prononcim.


Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi