Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kamela, këngëtarja që lindi nga “Ethet e së Premtes”

Shko poshtë

Kamela, këngëtarja që lindi nga “Ethet e së Premtes” Empty Kamela, këngëtarja që lindi nga “Ethet e së Premtes”

Mesazh nga Linddt Mon Jul 12, 2010 6:48 am

Tiranë, 9 janar - Takimin e parë me muzikën Kamela e pati në klasë të parë. Atëherë ajo nisi të marrë mësime pianoje, por me kalimin e viteve nisi të shfaqej në festivalet e fëmijëve, tashmë si këngëtare.
Në vitin 2004 u shënua edhe një nga pikat e saj të kthesës. Ishte koha e spektaklit “Ethet e së premtes mbrëma”. Kamela Islami u dallua atje si një nga zërat më origjinalë. Më pas do të fillonte bashkëpunimi me Top Channel në një seri projektesh. Kamela Islami po vazhdon ndërkohë të perfeksionojë zërin e saj duke studiuar për kanto në Akademinë e Arteve.
Por muzika klasike është vetëm njëra anë. Në një ditë të mbushur me muzikë atë e gjen në baret e muzikës live në kryeqytet apo nëpër aktivitete ku kërkohet një performancë e lartë. Një nga bashkëpunëtorët e Kamelës, kompozitori Kristi Popa flet për aftësitë e këngëtares dhe se sa e vështirë është të krijosh një këngë për të. “Kam vënë re që nuk është e thjeshtë të shkruash për Kamelën sepse është zë specifik që nuk ngjitet me çdo lloj kënge, çka do të thotë që ka një ndërtim profesional shume të admirueshëm”, thotë Kristi për Top Cannel. Por ka diçka tjetër përveç aftësisë natyrale të kësaj këngëtareje që çmohet nga kompozitori i saj.
“Une Kamelën e kam njohur falë meritës së publikimit që i ka bërë Top Media që gjej rastin ta falënderoj si profesionist, pasi ka afruar në staf këngëtarë dhe instrumentistë me vlera dhe përpiqet t’i mbajë nën kontrollin profesional të duhur”, shton Kristi. Krahas talentit, pasionit dhe studimit, Kamela gjen edhe kohë të lirë për t’iu përkushtuar miqve. Një dite e saj pasi kryen detyrimin në Akademinë e Arteve, vazhdon me një kafe në praninë e mikeshës më të afërt si në skenë ashtu edhe jashtë saj Xhoin.
“Kamela është njeri shumë i lirshëm, pa komplekse, është komfort, të jep qetësinë. Është shumë e talentuar dhe për mua një person tek i cili mund të mësoj shumë gjëra. E kam shoqe shumë të mirë”, thekson Xhoi. Pas komenteve miqësore dhe një paraditeje mes miqsh, rikthehet përsëri ajo, Kamela e punës së palodhur dhe e angazhimeve të vazhdueshme. Gjithmonë me muzikë, gjithmonë për muzikën.
Linddt
Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi