Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Shqipëri, viti 2009 me disa divorce të personaliteteve të njohura

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shqipëri, viti 2009 me disa divorce të personaliteteve të njohura

Mesazh nga Linddt prej Mon Jul 12, 2010 2:22 pm

Duket që shkoi ka qenë një ters edhe për personalitetet e njohura shqiptare, pasi që viti 2009 ka qenë i mbushur me disa divorce, ku më së shumti te këngëtarët dhe politikanët.
Kërkesa për shkurorëzim e sopranos Inva Mula është kthyer në një telenovelë, për të cilën seria tjetër është caktuar në vitin 2010-të.
Aida Shtino, prezantuesja e emisionit "Njerëz të Humbur" në TV Klan, është një tjetër emër, që shkaktoi habi për ndarjen nga bashkëshorti i saj. Si person që bashkonte familjet, Shtinos i ndodh të humbë bashkëshortin e vet.
Një tjetër emër i rëndësishëm i botës së televizionit është edhe Ketrin Gjoçaj, së cilës kohët e fundit i është dashur shpesh të shkojë në sallën e gjyqit përballë togave të zeza, duke kërkuar zgjidhje martese.
Por, në këtë bum ndarjesh nuk mungojnë as politikanët. Ndër më të përfolurit është kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i cili këtë vit ka marrë vendimin t'i japë fund martesës më bashkëshorten e tij Enkelejda.

Një tjetër politikan, të cilit i është dashur shpesh të ngjitë shkallët e gjykatës së Tiranës është edhe Gaqo Apostoli, të cilit i është caktuar data më 27 janar për të vijuar seancën e radhës për shkurorëzim.

Por, ajo çfarë bie në sy në të gjitha kërkesat me objekt "zgjidhje martese" është fakti mospërcaktim i fajësisë. Pra, çiftet VIP kanë kërkuar divorcin, por duke fshehur shkaqet e vërteta, se pse kanë arritur deri në shkatërrimin e familjes.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi