Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

I shpall ‘luftë’ Dafina Zeqirit duke e fyer

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

I shpall ‘luftë’ Dafina Zeqirit duke e fyer

Mesazh nga Arjana prej Mon Jul 12, 2010 2:47 pm


Pas ndarjes nga i dashuri këngëtarja vazhdon me aktivitetet e saj në karrierën muzikore. Natën e parë të Vitit të Ri ajo këndoi në një restorant në Kërçovë kurse natën e tretë është paraqitur në Zvicër në një disko së bashku me disa kolegë të tjerë.
Pikërisht në fundvit ajo është paraqitur me një këngë të re pas shumë kritikave në adresë të saj për këngë të huazuara. Bëhet fjalë për një paraqitje ekstravagante e cila tashmë e identifikon Gentën.
Nga fjalët që shkruhen në internet dhe bazuar në tekstin e këngës, thuhet që kjo këngë i është dedikuar një këngëtareje të estradës.

Komente të shumta në forume të ndryshme thonë që kënga i dedikohet pikërisht Dafina Zeqirit, pasi pak kohë më parë u përfol se me daljen në skenë ajo ka rrezikuar shumë Genta Ismajli dhe aranzhimet nëpër koncerte. Kënga titullohet “Game Over” dhe ka një tekst shumë provokues sa nganjëherë të bën të besosh se vërtetë gjëra të tilla ndodhin!

Këngëtarja më tutje në këngën e saj kritikon edhe “klonimin” e këngëtareve të cilat dalin në skenë gati çdo ditë, ku disa prej tyre nuk kanë aspak sukses duke u paraqitur vetëm me nga një këngë, përkundër Dafinës e cila tashmë në Kosovë dhe në shumë festival ka arritur suksese të jashtëzakonshme.

Në anën tjetër disa të tjerë komentojnë se kënga i është kushtuar këngëtares Adelina Berisha e cila kohë më parë akuzonte Genta Ismajlin se i ka huazuar një këngë, ndërkaq Genta për t’i treguar asaj se është akoma e vogël në karrierë, i ka kushtuar edhe këtë këngë. Por, kjo nuk është kënga e vetme me të cilën Genta do të paraqitet këtë vit, pasi projektet e saj nuk mbarojnë me kaq.

Nën ritme latine dhe folk ajo ka performuar edhe një këngë tjetër në RTK me titull “Ti vetëm zebra plagos”, duke vallëzuar dhe duke treguar që ajo ndihet shumë mirë pas ndarjes dhe kjo nuk e ka prekur aspak. Akoma nuk dihet nëse këngëtarja do ketë kohë të realizojë të gjitha këngët me klipe pasi duhet shumë mund te financa pasi këngën “Game over” ajo do ta realizojë edhe me videoklip, për të cilin do të fillojë së shpejti xhirimet.

Disa javë më herët treguam që dueti me këngëtarin turk akoma nuk është realizuar, por zëra pozitivë vijnë nga Turqia duke treguar se dueti tashmë është realizuar dhe pritet së shpejti të ketë hovin e promovimit në shtetin turk.

Bashkëpunimi me Cüneyt Çakim do të titullohet “Sexy” ashtu siç titullohet edhe albumi i fundit i këngëtarit turk. Ndërsa ne për lexuesit së shpejti do të bëjmë publike detajet e bashkëpunimit, ekskluzivisht në “Panorama plus”.
Pjesë nga teksti i këngës “Game Over”

Ti knon e vetes tane qefin po ja booon.
menon se ti je zemër një në një milion.
Po fluturon shumë lartë kishe po ki sukses.
E unë me këmbë në tokë bon mirë me pas kujdes.
Ti e di veet, në internet veten klikon, 500 herë në ditë.
Dhe nesër flet në çdo gazetë.
e bën ti kot sikur se ke prit.
avatar
Arjana
Homie
Homie

Numri i postimeve : 233
PIKE : 437
Popullariteti Popullariteti : 4
Data e regjistrimit : 12/07/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi