Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DALIDA, gruaja legjendë…

Shko poshtë

DALIDA, gruaja legjendë… Empty DALIDA, gruaja legjendë…

Mesazh nga C.r.b.n Mon Jul 12, 2010 9:29 pm

DALIDA, gruaja legjendë… Dalida_intro1
Jolanda Kristina Xhilioti ose ndryshe Dalida lindi në 17 Janar 1933 në Egjipt, prindërit e saj ishin me origjinë Italiane. I ati i saj ishte violinist në Operën e Kajros. Bukuroshja Dalida e filloi karierën e vet si modele në një agjensi mode , ndërsa në vitin 1955 u kurorëzua Miss Egjypti. Të njëjtin vit u transferua në Paris me qëllim që të realizonte ëndërrën e saj kinematografike, ndërkohë që me kalimin e kohës fitoi dhe nënshtetësinë franceze. Pa e braktisur aktrimin, shumë shpejt filloi të angazhohej me këngën, deri kur në 1961 erdhi suksesi i madh me këngën Bambino. Tashmë emri i Dalidës barazohej me suksesin, dhe admirimin e gjithëanshëm. Gjatë karierës së vet artistike Dalida bashkëpunoi me shumë emra të dëgjuar, tingujt e mrekullueshëm të këngëve të saja i tejkaluan kufijtë e vendit dhe u përhapën në të gjithë botën. Gruaja dhe artistja Dalida u vlerësua me 55 disqe të artë, dhe një prej diamanti. Shiti më shumë se 85 milion disqe në të gjithë botën. Por aktiviteti i saj artistik nuk ndalon këtu, ajo protagonistoi në 11 filma dhe 2 dokumentarë autobiografik. Midis këngëve të saja u veçuan Dirlanda, Darla dirladada, dhe Les enfants du Piree. Jeta private e Dalidës ishte po aq provokuese sa dhe ajo vetë. Duke qenë një femër shumë e bukur gjithmonë tërhiqte vëmendjen e meshkujve të rëndësishëm. Dalida jetoi dy dashuri të mëdha, të parën me këngëtarin Italian Luixhi Tenko dhe në vazhdim me prezantuesin Francez Risar Sanfre. Që të dy u vetvranë, fakt i cili e tronditi shumë këngëtaren e famshme Dalida. Fundi i saj, FATAL, ishte analog. Në 3 Maj 1987 Dalida u gjend e vdekur në apartamentin e saj, si rezultat i një doze të madhe qetësuesish që kishte marrë. Kishte lënë një shënim brenda të cilit shkruhej “Jeta ime filloi të bëhej e mërzitshme dhe e padurueshme. Më falni”.
C.r.b.n
C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi