Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Mata Hari, një grua me temperament të zjarrtë erotik!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Mata Hari, një grua me temperament të zjarrtë erotik!

Mesazh nga C.r.b.n prej Mon Jul 12, 2010 9:29 pm

Agjentja më e famëshme në botë lindi në Holandë më 7 gusht 1876, me emrin Margarete Gertrude Zelle. Temperamenti i saj erotik u shfaq shumë herët, kur u përjashtua nga shkolla në të cilën frekuentonte për arsye se u gjend në skena erotike me drejtorin e shkollës. Në moshën 18 vjeçare u martua me një oficer detar nga Skocia, me të cilin bëri 2 fëmijë, por 12 vjetë më vonë u divorcuan për shkak të natyrës së paqendrueshme të saj. Në vitin 1905 kërkoi fatin e saj rrugëve të Parisit, ku punoi si kërcimtare në kabaretë e kohës dhe shumë shpejt u bë e njohur për shërbimet e saj, me emrin Mata Hari, që në dialektin Indonezian do të thotë Syri i një agimi të ri. Gjatë Luftës së Parë Botërore, Francezët i ofruan një milion franga për zgjerimin e rrjetit ndërkombëtar të dashnorëve të saj, duke përgjuar Gjermanët. Për këtë arsye realizoi shumë udhëtime në Evropë, por gjatë misionit të fundit të saj në Spanjë, thuhet se joshi ushtarin gjerman që ndiqte, me qëllim që t’i nxirrte plane të fshehta. Ndërsa ai nga ana tjetër njoftoi të tijtë nëpërmjet një telegrami se Mata Hari pranoi të punonte për llogari të Gjermanisë. Edhe pse një gjë e tillë nuk u vërtetua kurrë, pas kthimit të saj në Francë, u arrestua nga shërbimet e fshehta franceze, dhe me procese të shpejta më 15 tetor 1917 u ekzekutua si agjente e dyfishtë dhe përgjegjëse për vdekjen e mijëra ushtarëve

C.r.b.n
Homie
Homie

Numri i postimeve : 465
PIKE : 777
Popullariteti Popullariteti : 11
Data e regjistrimit : 26/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi