Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Dom Simon Filipaj nderi i kombit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Dom Simon Filipaj nderi i kombit

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:06 am

Dom Simon Filipaj nderi i kombit

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Dom Simon Filipaj nderi i kombit

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:06 am

U mbushen dhjete vjet prej se pushoi se rrahuri zemra fisnike e Dom Simon Filipajt dhe 15 vjet prej se perktheu Biblen ne gjuhen e standardizuar shqipe. Per nder te kesaj figure te madhe te kultures shqiptare Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë dhe Instituti Filozofik dhe Teologjik, Shkodër organizuan konferencën shkencore me temë “Filipaj dhe BIBLA shqip”. Po ashtu edhe Bashkimi I Krijuesve Shqiptare ne Malin e Zi, Shoqata Dom Simon Filipaj, Dom Gjon Buzuku, Art Clubi dhe Qendra per Kulture organizuan ne Ulqin mbremje perkujtimore kushtuar vepres se dom Simonit. Ky meshtar i devotshem i kishes katolike ndershqiptare ishte mik i dashur i familjes time. Kjo miqesi e ngushte dhe e sinqerte familjare me kete personalitet te fuqishem te kultures sone, te i cili mora pagezimin, eshte brumosur me ardhjen e tij si meshtar ne famullin e fshatit tim te lindjes ne Triesh, zone kufitare me Shqiperine, ne vitet 50-te te shkeullit te klauar. Nga informacionet qe kam nga babai im i ndjere ardhjen e dom Simonit ne famulline e Trieshit besimtaret trieshjane e priten me gezim, kurse regjimi i kohes e percillte dhe e mikqyrte heshtazi. Por meshtari i ri, i pajisur me mesime teologjike te fituara ne Fakultetin Teologjik te Zagrebit, me nje kulture te gjere, me mencuri, maturi, dashuri, sinqeritet, afersi, modesti, fisnikeri, oratori te spikatur, me fjale teper te embla, pa nervozizem, i perfitoi zemrat jo vetem te besimtareve, por edhe te aktivisteve komuniste vendore te cilet e perbuznin fene dhe besimin. Po kaq i nderuar dhe i respektuar ishte edhe ne famulline e Kojes dhe te Grudes, troje etnike shqiptare qe gjeografikisht i perkasin Malesise. Natyra kete njeri te Zotit e kishte pajisur me virtyte te rralla, me fjale te embla qe te le mbrese te thelle, me gojtarine e tij te bukur e te natyrshme, me urtesine ne fjale dhe me veprime te matura, me jeten e paster fetare e atdhetare e kishte fituar dashurine dhe nderimin e te gjitheve. Emri i tij eshte bere dhe ka mbetur simbol burrerie, ndershmerie e drejtesie ne Malesi.

Dom Simon Filipaj per 16 vite sherbimi si meshtar ne Malesi, krahas fushes se madhe te levrimit te tij qe ka qene udha e bukur e meshatrise, se ciles iu perkushtua shpirterisht dhe intelektualisht, ne kushte tejet te veshtira ekonomike e politike, me pasion iu qas mbledhjes se folklorit dhe studimit te tij. Gjatë kësaj periudhe kohore në Malësi mblodhi si bleta shumë këngë lirike, epike, historike, balada, anekdota, përralla etj, shumica e të cilave janë botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës në “Gjurmime Albanologjike” (Folklor dhe Etnologji) dhe në botime të tjera, kurse materiali folklorik i pabotuar, mbledhur prej tij ruhet në arkivin e këtij Instituti. Kështu, falë dashurisë së tij të madhe që kishte për kulturën tonë popullore, arriti të shpëtojë nga zhdukja dhe harresa një pasuri të madhe të kësaj gurre popullore, të mbledhur me kujdes të posaçëm dhe dashuri të madhe në kete krahine te lashte shqiptare, historia, kultura dhe tradita e se ciles jane nje det i gjere ende i palundruar. Malesoret dom Simonin sot e kesaj dite e mbajne mend jo vetem si nje dijetar me kulture te gjere, por edhe si gojetar te shquar. Predikimet e tij plot squetesi e pasion ruhen ende ne ndergjegjen e atyre qe e degjuan. Ai ishte dhe mbeti figure shume e respektuar dhe e nderuar ne Malesi per traditat e shendosha atdhetare dhe si personalitet i madh. Sepse malesoret e kishin kuptuar qe ne fillim se dom Simoni e donte Malesine dhe malesoret, se ai bente perpjekje te vazhdueshme per perhapjen e frymes se re si drite e kohes ne secilen nga familjet tona, sa here qe ishte i ftuar si mik ne sofrat tona bujare ne ato kohe te pakohe.

Monsinjor Filipaj duke qene zoterues i mire i disa gjuheve, vecmas atyre biblike, latinishtes, greqishtes se vjeter dhe frengjishtes, me te kthyer nga Malesia si meshtar ne një famulli të harruar të Shën Gjergjit, buzë lumit Buna, i hyri nje pune sa te veshtire, aq edhe fisnike - perkthimit te plote te Bibles ne gjuhen standarde shqipe, gje te cilen nuk e kishin bere as institucionet me te larta fetare as ato shteterore. Dhe pas nje pune te mundimshme dyzetvjeçare, pa dritë elektrike, nën dritë hijen e kandilit e të qiriut, duke u “kacafytur” me fjalë, fjali, e frazeologji , me vullnetin e tij te rralle, por edhe me vullnetin e te lumit Zot, arrijti tu dhuroje shqiptareve Shkrimin Shenjt ne gjuhen e tyre, duke u bere keshtu njeriu i pare ne boten shqiptare qe realizoi nje enderr 2000 vjecare te kombit tone. Une nuk i jap vetes te drejt te shpreh vleresimin personal per botimin e plote te Bibles shqip nga dom Simon Filipaj, sepse kjo u takon ne radhe te pare linguisteve, por jam i sigurt se kjo veper perben nje ngjarje te shenuar edhe per studimet gjuhesore. Duke e lexuar Biblen ne shqip jam bindur se perkhtyesi i saj dom Simoni ka bere perpjekje per te mos kaluar perciptazi gjate perkthimit, per te mos gjetur thjeshte nje fjale barazvlerese te shqipes shkeputurazi. Perkundrazi eshte thelluar ne domethenien e tekstit original dhe te fjaleve ne marredheniet ndermjet tyre e me kontekstin duke na dhene zgjidhje te reja, te cilat e pasurojne leksikun e shqipes jo thjesht me fjaleformime te reja, por edhe me ngjyrime e vlera te reja kuptimore. Dom Simon Filipaj me perkthimin e plote te Bibles ne shqip nuk i beri nder vetem vetes, familjes e kishes katolike por mbare shqiptarizmit. Prandaj mendoj se ky njeri me shpirt e me zemer te madhe shqiptari eshte nderi i kombit. Botimin e plote te Bibles ne shqip 15 vjet me pare e kane vlereuar studiues te shquar te shkences se albanologjise dhe pena te njohura te letrave shqipe nga hapesira mbareshqiptare. Numri i tyre eshte i konsiderueshem, ndersa une po vecoj vetem njerin nga ata, shkrimtarin e madh Ismail Kadare. Ai ne nje interviste qe zhvillova ne vilen e tij ne Durres, lidhur me perkthimin e dom Simonit, me tha "E kam lexuar me interes perkthimin e mrekullueshem te "Bibles" nga dom Simon Filipaj. Vertet, kam shprehur kudo admirimin tim per kete perkthim, qe eshte nje shembull i shkelqyer se si mund te perkthehen veprat e medha monumentale te njerezimit ne gjuhen e sotme shqipe. Pas ketij vleresimi meritor te zotit Kadare per kete figure poliedrike, i cili ka lene ne gjuhen shqipe kryevepren boterore, Librin e Shenjte , Biblen, nuk me mbetet tjeter vetem se te them se portreti sa i thjeshte aq i madherishem, vepra dhe puna e ketij prelati te shquar te kombit tone do te mbeten pergjithmone ne kujtimin e malesoreve ne pergjithesi dhe te familjes time ne vecanti, sepse frytet e punes se tij i gezojme ne sot. Shpirti i bute i ketij bariu te pervujtur qe vinte nga urdheri fetar qe i perkiste pushofte ne paqe pergjithmone ! Amin.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi