Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Për ju që shkruani bukur gjuhën shqipe

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Për ju që shkruani bukur gjuhën shqipe

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:21 am

Te shkruash bukur gjuhen Shqipe nuk eshte e lehte.

Shumica ne Forum e shkruajn shume keq gjuhen tone te bukur.

Nje pjese gjoja flasin ne dialekte por as aty nuk tregojne aftesine e njohjes se dialektit.

Te rralle jane ata qe perdorin drejt shenjat e pikesimit si dhe hapsirat mes fjaleve e fjalive qe i percakton rregullorja e drejtshkrimit.

Shpesh kam nderhyre tek disa per ta shkruar bukur gjuhen.

Meqense une vetem nuk ja dal dot kesaj pune dhe meqense nuk jam specialiast gjuhe do ju lutesha juve qe keni kulturen e nevojshme Letrare e gramatikore te nderhyni ne cdo postim ku ben Muuuuuu injoranca e shkruesit.

Nderhyni pa pyetur se ofendohet shkruesi injorant.
E rendesishme eshte te krijohet nje atmosfere mbytese per ata dhe ato qe lehtesisht zhgarravisin shqipen ne Forum e qe ne nje fjali bejne dhjetra gabime ortografike e qe vend e pa vend perdorin fjale te huaja.

Keshtu dhe kultura juaj gjuhesore ben nje sherbim. Ajo edukon drejt nje mase te madhe Shqiptaresh dhe e ben Forumin vend shplodhes e jo kotec pulash.

Beni mire ju njohesit e gjuhes qe debatoni ne temat akademike por te mos harrojme se Shumica, nga menyra se si shkruajne, cfaqin nje fakt te tmerrshem.. qe kto 20 vite Shkolla Shqiptare nuk nxjerr me bukur shkrues por zhgarravinaxhij te neveritshem..


Pra le te jete nderhyrja juaj kudo ku shkruhet keq nje Shkolle e re per kta mijra forumiste qe per faj te tyre apo te familjeve apo te shkolles nuk dine te shkruajn.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Për ju që shkruani bukur gjuhën shqipe

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:21 am

1- Merrni një tekst të shkruar sipas rregullave drejtshkrimore të shqipes së sotme zyrtare.
2- Hiqjani shkronjën "ë".
3- Nëse ju ka firuar 30-40% e tekstit d.m.th. që ju e shkruani shqipen sipas rregullave.

a- Pellazgu, sigurisht që e kisha me shaka postimin e mëpërparshëm.
b- "d.m.th." a është akoma në përdorim? Apo është zëvendësuar me "d.t.th."?
c- Dita, përvec këtyre "Sipas mendimit tim", "Per mua", "Mendoj, se...", "Mendimi im eshte, qe..." pas Kongresit te Drejtshkrimit përdoret edhe "...shoku Enver ka thënë..."

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Për ju që shkruani bukur gjuhën shqipe

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:22 am

Tek vargu i Podrimjes ,që ke zgjedhur si firmë, të ka shpetuar një gabim teknik që duhet korigjuar. Parafjala "me" para përemrit "veten" është gabim sintaksor i Juaji ( gabim teknik) . Podrimja thotë: "Me shekuj kam hëngër veten" e jo "Me shekuj kam hëngër me veten".

Tjetra, mos të të rrokë panika ndaj vërejtjes konfuze të MI COROZON se a duhet thënë "hëngër" apo "ngrënë". "Drejtshkrimi i gjuhës shqipe" , si rezultat i Kongresit të '72-tës, merret me parime të përgjithshme gjuhësore, dhe në asnjë vend nuk thuhet se, a duhet shkruar "hëngër" apo "ngrënë".

MI CORAZON!

Folja e lartshënuar ka vecori dalluese nga të gjitha foljet që përfshihen në të tri zgjedhimet e foljeve. Është folje e parregullt. Kjo folje e parregullt ka disa vecori të përbashkëta me disa folje të rregullta që klasifikohën në zgjedhimin e tretë.
Cilat janë ato vecori të përbashkëta që i ndanë foljet në tri zgjedhime në shqipe?

1. Në zgjedhimin e parë hyjnë foljet tema e të cilave mbaron me zanore dhe që në vetën e parë njëjës të kohës së tashme marrin mbaresën -j.

Shembull: la-j, gje-j, këndo-j,...etj.

A përfshihet folja "hëngër" (ngrënë) në këtë kategori? - JOOOO!
Pse?
Sepse, kjo folje në vetën e parë njëjës të kohës së tashme nuk merr mbaresën -j, pa marrë parasysh se tema e kësaj folje mbaron me zanore, p.sh.: "unë ha". Thuhet "unë ha" e jo "unë ngrë".

2. Në zgjedhimin e dytë hyjnë foljet tema e të cilave mbaron me bashkëtingëllore dhe në të tri vetat e numrit njëjës, në kohën e tashme, nuk marrin mbaresë.

Shembull: hap, mbyll, lidh, rrit,....etj.

MI CARAZON, përfshihet folja "hëngër" (ngrënë) në këtë kategori? - Jooo, o lum lumi!

Bravo!- thotë lum lumi.

MI CORAZON thotë se kjo folje në vetën e parë, të dytë dhe të tretë të numrit njëjës, në kohën e tashme nuk mbaron me bashkëtingëllore, por me zanore në temë, p.sh.: " unë, ti, ai ha". Po më the : "unë,ti,ai ngrë", do ta shkulë veshin!

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Për ju që shkruani bukur gjuhën shqipe

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:22 am

3. Në zgjedhimin e tretë hyjnë foljet tema e të cilave mbaron me zanore, por, ndryshe nga foljet e zgjedhimit të parë, ato nuk kanë asnjë mbaresë në vetat e numrit njëjës.

Shembull: pi, fle, lë, shtie

Mirëpo, në këtë zgjedhim, përfshihen edhe disa folje, të cilat në kohën e tashme dalin me temë në zanore, kurse në të kryerën e thjeshtë dalin me temë më bashkëtingëllore. Këtu hyjnë foljet e rregullta di, fle dhe ngre, që në të kryerën e thjeshtë dhe në pjesore e zgjerojnë temën më prapashtesën -t- si:

di....................... dit-a..........................dit-ur
fle...................... fjet-a.........................fjet-ur
ngre...................ngrit-a.......................ngrit-ur.

Sipas kësaj paradigme në të tashmën e dëftorës zgjedhohen edhe disa folje të parregullta (supletive). Një ndër këto folje të parregullta supletive është folja ha (hëngr-a, ngrë-në).

Koha e tashme: ha ( na del me temë në zanore)
Koha e kryer e thjeshtë: hëngr-a (na del me temë në bashkëtingëllore), dhe në pjesore: ngrë-në (na del me temë në bashkëtingëllore).

Në kohën e tashme ( mënyra dëftore ), del me mbaresë zero (ha), në kohën e kryer të thjeshtë (mënyra dëftore) del me mbaresën "a"( hëngr-a), ndërsa në pjesore e ndryshon edhe temën në "ngrë-në" dhe merr mbaresën "-në"

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Për ju që shkruani bukur gjuhën shqipe

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:22 am

Për anti-ë-të

Mirë mor ju që jeni kundër përdorimit të ë-ve, si do të shkruhej pikërisht fjalia që jeni juke lexuar?
Mos vallë keshtu:
Mire mor ju qe jeni kunder perdorimit te shkronjes qe i pershtatet tingullit te renkimit. Po kjo "eshte" qesharake!
Shkodran-o!
Të kam qejf shumë, je i lezetshëm!
Po nuk më the cila qe ajo fjalë shqipe që as shkruhet e as lexohet.
Unë bëj shpesh shumë shaka me fëmijët e mi rreth gjuhës.
Një ditë vajza e vogël po luante në një park lojrash me rërë. I them me gjuhë letrare: Lëre rërën tani, Rushe! Eja tani se do të shkojmë në shtëpi. se u vonuam
Ia shkrepën gazit të gjithë. Aty për aty ia këputa: Lene ronën nime Rushe. Ec se do hikim shpi tashti se u bo vonë.
Unë shpesh e theksoj kur vjen fjala: Dialektet tona shpesh janë ndërthurur bukur në gjuhën letrare. Ka ende punë. P.sh: Themi toskërisht "gjuri", ndërkohë që rrënjën "gju" e përdorim në gegërisht kur themi "gjunjëzim" e jo "gjurëzim"
Ndonëse themi "rërë" nuk themi "rërishte" por "ranishtë". Ose, themi "zëri" por jo "zërëre" por "zanore". Themi "kokë" por jo "kokëtarë" por "kryetar" . Themi "shikoj" e jo "mbishikoj" por "mbikqyr" apo jo " passhikoj" por "pas'qyrë"
Këto vërtetë janë pasuri gjuhësore.
Unë, meqë jam në veri të lumit shkumbin, duhet të identifikohem me gegërishishten por kurrë nuk them se i përkas atij dialekti sepse unë më vështirë e kam të kumunikoj me një gegë se sa një toskë. Ç'jam unë atëherë, toskë?
Jo, unë jam shqiptar, flas shqip. Ndaj edhe shkruaj shqip që të më kuptojnë shqip.
Të folmen (jo të folurën) tipike rrogozhinase a peqinase, thoni si të doni unë ua transmetoj bukur e ëmbël fëmijëve të ni sepse dialektet janë erëzat që i japin aromë gjuhës tonë edhe ashtu të këndshme.
Të kuptohemi, literatura teknike, gazetareske, ligjore, mjeksore, etj, pra gjuha letrare nuk mund të marrë aromë dialektesh. Le t'ia lëmë literaturës artikstike, romaneve, tregimeve, kur citojmë, kur përdorim stilin e dialogjeve, etj që të mbajnë gjallë të folmet karakteristike, me shënimet e duhura për çdo shprehje krahinore sipas përdorimit, në fund të faqes a librit.
Po ashtu mendoj se nuk është mirë që muzika e lehtë shqiptare mos të bartë dialekte por sa më me gjuhë letrare. Vihet re një shkujdesje në Kosovë në këtë drejtim. Jasnë këngët burimore ato që nuk duhet t'i largohen atij, burimit!
Respekte!
shooter-ks

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Për ju që shkruani bukur gjuhën shqipe

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:22 am

Po mënyra habitore?

Unë punuakam
Ti punuake
Ai/Ajo punuakërka (mos e kam gabim këtë ...kërka)

Ne punuakërkim (....kërshim apo ...kërkim, dreqi e marrtë se nuk po i jap dot dum letrarçe se ashtu si ja fusim në Rrogozhinë ne o e kollajtë fare: Ne punokshim)
Ju punuakërkit
Ata/Ato punuakërkan

Po në habitore por në të shkuarën. Në këtë mënyrë ndryshon vetëm folja ndihmëse kam ndërsa folja në fjalë vetë, jo. Ja:
Unë paskam punuar
Ti paske punuar
Ai/Ajo paska punuar

Ore, pse i themi dëshirore e jo mallkimore?

Folja marr në dëshirore (mallkimore) bën kështu:
Mua më marrtë
Ty të marrtë
Atë e marrtë (gjithnjë e kemi fjalën për dreqin, ë)

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Për ju që shkruani bukur gjuhën shqipe

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:23 am

Po shprehjet Frazeologjike i preferoni ?

Mu be zemra mal ( u gezova ) kur pashe qe ne kete teme kishte kaq pjesmarres , te cilet debatojne mbi drejtshkrimin e gjuhes tone !

PS: Kolombo , asgje nuk kam mbaruar plako. Ti se shikon qe une sapo kam filluar ?
Bej shaka! Kam qene i apasionuar pas gjuhes , por u be kohe qe E LAME PAS DORE ( E menjanuam , harruam , anashkaluam , etj ) Ne jemi nga ato qe mesojme kudo nga pak , por asgjekundi shume ( apo perfektshmerisht )
__________________

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Për ju që shkruani bukur gjuhën shqipe

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:23 am

Koha e pakryer

une do te vrisja por nuk te vrava lol
ti do te vrisje
ai/ajo do te vriste
ne do te vrisnsim
ju do te vrisnit
ata do te vrisnin

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Për ju që shkruani bukur gjuhën shqipe

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:23 am

Koha deshirore

une vrafsha e te qafsha lool
ti vrafsh
ai/ajo vraft
ne vrafshim
ju vrafshit
ata vrafshin

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Për ju që shkruani bukur gjuhën shqipe

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:23 am

Koha e kryer e tejshkuar

une pata vrare
ti pate vrare
ai/ajo pati vrare
ne patem vrare
ju patet vrare
ata paten vrare

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Për ju që shkruani bukur gjuhën shqipe

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:23 am

Te shkruash mire gjuhen,kjo eshte mese mrekulli.Qdonjeri qe beneshkrim publik eshte e rendit te shkruaj pa gabime gjuhesore,pa barbarizma,sepse shqipja eshte nje dhe e pa ndryshueshme,por!!!Tee besh kete duhesh te jesh gjuhetare,jo vetem aq nje gjuhetare qe kryan punen me rrespekt e perpikshmeri,ndryshe sot shiqo shtypin tone ditor,apo ndegjo emisionet informative dhe shih e bindu mire sa flitet e shkruhet njegjuhe e shemtuar!
Te forumistet ne mund vetem te bejme nje kerkese:Mundohuni te shkruani drejt shqip.Ndryshe ne forum mund te kene shume jo gjuhetare,por ju intereson te shprehen per nje lemi tjeter.Shpesh aparatet kompjuterike kane defektenuk te qesin shkronjen,(e) pa ze,ç;Ç.......Te mundohemi teshkruajme drejt shqip,eshte kulture.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Për ju që shkruani bukur gjuhën shqipe

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:24 am

!mendoj qe,do ishte ne avantazh,sikur te kishte ne forum ca usera,qe dine mire drejtshkrimin e gjuhes shqipe,keshtu qe,dhe ato te tjeret duke lexuar postimet e tyre ,fillojne dukshem te mesohen ku te perdorin shenjat e pikesimit e shume te tjera,,,,,,por,nuk ka panik fare,se kulturen e gjuhes e kemi mijera vjecare,,,,nese nuk ja arijme mire drejtshkrimit,te pakten do dime ta flasim dhe ta kuptojme,,,
Une vrej ketu ne forum qe,po futen dhe fjale te huaja,e sidomos ato qe jetojne jashta,por nuk mungon dhe numri i atyre qe jetojne ne Shqiperi,Kosove ,Mal te zi e Maqedoni.Me rritjen e analfabetizmit dhe pasojat jan katasrofale!
Gjuha shqipe eshte gjuhe fonetike,shkruhet ashtu si dhe shqiptohet dhe keshtu edhe ne i permbahemi ketij rregulli,por,nuk mund tu hiqemi atyre barbarizmave kur kemi parasyshe se,kemi qene nje popull cdo here i pushtuar...

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Për ju që shkruani bukur gjuhën shqipe

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:25 am

Respekto te tjeret, ashtu si deshiron te jesh i respektuar!

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Për ju që shkruani bukur gjuhën shqipe

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:25 am

Shtyp Alt dhe anash tastierës tek numurat, formo numurat 137,pra
Alt137 = ë
Gërma ç formohet;
Alt135=ç
Germa Ç e madhe si formohet?
Alt128=Ç

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Për ju që shkruani bukur gjuhën shqipe

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:25 am

A e dini se si shkruhet "ë" shtypit? Nese dikush e din ju lutem na e postoni,

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Për ju që shkruani bukur gjuhën shqipe

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:26 am

Ë shkruhet kur i bjen butonit me dy pika "¨" nihere dhe menjehre e shtyp edhe E e madhe...
Ka edhe ni variant tjeter. E mban poshte butonin Alt dhe i shkel numrat 1235 atehere e leshon alt.Pra Alt+1235

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Për ju që shkruani bukur gjuhën shqipe

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:26 am

Ndoshta e gjithe shkruajm bukur shqip por problemi esht se asnjeri prej nesh nuk flasim njejt dhe secili prej neve mendojm se tjeret nuk shkruajn bukur..

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Për ju që shkruani bukur gjuhën shqipe

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:26 am

Gjuhen shqipe për me shkrua bukur mund ta shkruejn me se shumtit ata qe kan studjue Gjuh dhe Letersi ne gjuhen Shqipe .Ne forumi sigurisht s ebejn njerzit gabime gjat shkrimit Ne forum jan te registruen nga gjitha trojet shqiptare edhe me dialekte te ndryshme Kurse shumica Malsorve e shkruejn ashtu si e flasin Malsort gjuhen shqipe,ktu nuk edhe fjala me perdor (ë.ç) po ky na ka skjarue si duhet me shkrue shqipen po kta postime ne i kemi pa postua edhe me par qe aj qe don me mesua si perdoret bukur gjuha shqipet mund mej lexua Kurse per me shkrua Shqip esht edhe me let me kthye Testaturen ne gjuhen shqipe dhe kshtu mundet te shkruhet bukur shqip
Ne forum jan te lir me shkrua ashtu si dijn em shkrue forumistat e nuk esht em rendesi me shkrua edhe krejt bukur Shqip
Ju faleminderit per mirkuptim

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Për ju që shkruani bukur gjuhën shqipe

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:26 am

Mund te shkruhet poashtu ne dialektin e vet,por te pakten shkronjat duhet ti dijme ,sepse nuk kemi nje alfabet kinez,por vetem 36 sosh.
Shoh shume gabime drejtshkrimore te cilat nuk duhet te ndodhin ne kurrfare skenari.
Shume forumista nuk dijne te perdorin e-ne(te pazeshme).Madje,shume prej tyre jane ,kinse intelektuale!. Shume te tjre nuk dijne te dallojne ll e dh!
Lexova dje nje shkrim te disa "intelektualeve",ne te cilin gabimet ishin te rreshtuar nje-mbas tjetri,sikur shtyllat e elektrikut.Atehere, c`te thuhet!

Ju lus te vazhdohet me kete teme ,sepse eshte shume e dobishme.As Une nuk shkruaj pa gabime,por mund te mesoj prape,nga ata qe dijne me mire.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Për ju që shkruani bukur gjuhën shqipe

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:26 am

Shum i neruoshimi! Ti po flet keq pom thot menja ëmë ose na çi nuk dijm me shkrua bukur Shqip nuk guxojm meu lajmua në forum.Çka po thua për dikan çi asht tash 60 vjet jasht Malsijet e ka veç dy vjet shkoll në gjuhën Shqipe.I dyti faj asht çi e ka psua gjuhen prej nanet e babet siç e ka kuvët dikur Malsija e sot pe harroni e pe tretni për gjithmon se po lypni prej nesh me kuvët e me shkrua bukur Shqip.Po çka asht me bukurin çi e ka kuvët Malsija shekuj e shekuj edhe pa shkolla t'nalta e pa letërsishte?A asht gjynaf kur e shkrua Nik Gjeti i liber si autobiografi, i Trijshjan çi akën gjthmon bukur me digjua si e kuvët dijalektin e Trijeshit,kur vjen i përkthyes e ja çart lezetin e kuvëtit.Aasht ata bukurija e shkrimit Shqipe?Jekha në Croati poi shkruojn gramatikat e dijalektevet për mos mei harrua. Prof.dr.Franc Jozef Shtraus në mjedis të parllamenti t'Gjermanit ka pajt fjalim jashtu si çeka psua nana e kurr nuk asht trypnua .Kisha mekën i knaqun me mujt mema çkjarua i grim punën e Malësorçes.Kaher kam prit me mujt me kontaktua me dikan se na jem tan Shqiptar e nuk guxojm mei harrua as traditat e Malsis por jekshtu si ja kini nis pas 20 a 30 vjetvet nuk kame dijt kush me kuvët dijalektintan e ata kime kën gjynaf prej Zotit.
dodgjeka nuk është në linjë Përgjigju Me Kuotë

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Për ju që shkruani bukur gjuhën shqipe

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:27 am

Dodgjeka,
Nese po mendon ne mua,Une ,prape mendoj se nuk kem shume probleme ne mes veti rreth kuptimit te gjuhes,sepse ti vec e paske kuptua shkrimin tim,fort mire.Gjerat tjera ,vete koha do ti rregulloje.Sot eshte kohe e internetit,kurse perpara disa dekadash, vetem frati ka dijte me e lexua letren ,ne krejte famulli.Perpra,njerzit tane kane fole sa te duash,por nuk kan shkrua gja,prandaj edhe sot kem probleme qe t`paret tane nuk kane shkrua,por vetem kane fole,e thone "fjalet i merr era".
Me nderime!

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Për ju që shkruani bukur gjuhën shqipe

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:27 am

Shum i neruoshimi meridian! ty ta rritë Zoti nerën çi e lexove mesazhën tëme e mir më kuptove.Mos më merrvesh keq por vet deshta i grim mashum me dijt për gjuhen tan çi e kuvësim na Malësort e jashtu deshta me çil diskutimin e me pa se ka ka arrdh e si kem met na vetun me at dijalekët e asht e marrveshun dërshe tan Shqiptarit.Kur jam kën në Gjermani kam kuvët me Kosovar e ata m'kan marrvesh e vet ata jo, ater muni atij allbanollogut me besua kur ka than:"T'lumt ju Malsor se kini ruojt fen e Krishtit e gjuhën çi asht temeli i gjuhes Shqipe.Belda nuk asht bidati në forum me dhan komentime t'gjana,por më fal se nuk jam i kënaqun. Përse nuk perdorohet as në muzik,as në poezi e vet shkruoj pak poezin e ajo mëka dimua fort mos me Malësorçen por at poezi kurrkush nuk e don se nuk asht letërsisht.Për shëmull i grim dashtni siç e kempa dikur:,Na konopët i shtrgoshim-, Kur ja merrte ana gomarit-,Në maje t'gishtët na u çoshim-,Meu rrok për krye samarit.M'fal se deshta met kallzua si tigllon Malsorçja pa fillozofi jashtu katunarçe. Edhe i her t'falem me ner e u tijeshim me t'mir.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Për ju që shkruani bukur gjuhën shqipe

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:27 am

Te nderuar miq!Per te shkruar gjuhen sipas rregullave drejtshkrimore nuk eshte veshtire nese i meson ato dhe do tu permbahesh atyre.Gjuha jone eshte nje gjuhe e vjeter,gjuhe perendije,por kjo si gjuhe gjate historise ka pesuar ndryshime te ndryshme si na aspektin fonetik po ashtu edhe ne ate morfologjim.Baza dhe pasuria me e madhe e gjuhes tone eshte gjuha e te folmes se verit te Shqiperise e cila ka ruajtur shume brumin dhe identitetin e saj,Muzikaliteti i te shprehurit te gjuhes i gjuhes se veriut eshte i ruajtur me beskikri dhe shpre si gezimin ashtu edhe hidherimin me zemer e jo veq me goje
E folmja jugore eshte nje gjuhe e ndryshuar duke iu nenshtruar rotacizmit dhe nazalizmit karakteristka keto qe e kane prishur gjuhen tone.Sidoqofte me shkollomin e brezave gjuha do vazhdoi rrugen e zhvillimit te saj na mbare popullin .Prej kongresit drejtshkrimor e deri sot kaluan me shume se 3 dekada e akoma nuk eshte pervehtesur gjuha per te gjithe e le ma per pjestaret e forumit tone.pPresim dite me te mira per kete problem

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Për ju që shkruani bukur gjuhën shqipe

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:28 am

Qysh kaher e kam kuptua se FJALËT ponaj merr era, i neruoshimi Meridian, pe shoh se as jektu te ju kurrkush nuk i përdoron por po drua se ponë merr era identitetin.Jam le ën Malsi,jam rrit ën Malsi e jaty e kam pësua gjuhen e nanës e vet jam masparit MALËSOR ater SHQIPTAR e ën Shqipni jam kën t'parën her kur i kam bush 68 vjet deri ën Tiran.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Për ju që shkruani bukur gjuhën shqipe

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:28 am

Të nderuar forumista në forum pjesëmarrja është e lirë dhe nuk është e drejt të bëhen kushtëzime që pa tjetër të shkruhet bukur e në bazë të rregullave drejtshkrimore gjuha shqipe. Këto rregulla janë të obligueshme kur shkrimet botohen në malësia.org apo në mediat tjera dhe kur flitet në TV. Në forum le të shkruajmë ashtu si dimë, dikush me rregullat e drejtshkrimit e dikush edhe në të folmet e trojeve nga jemi, por të kemi kujdes se çfarë po themi e çfarë temash po hapim. Temat për besimet fetare kanë nisur të zënë shumë hapësirë në forum dhe ato po marrin , disi, ngjyrime garash me përpjekjet për të bindur atë tjetrin se ky apo ai besim qenka më i mirë e më human. Shkrime të tilla kontribuojnë në përplasje e ofendime të panevojshme mes njerëzish. T’i lëmë njerëzit t’i luten Zotit në besimin që kanë, por të bëhemi bashkë e të punojmë si vëllezër për unifikimin e mendimeve e angazhimeve në dobi të kombit. As besimi islam e as ai katolik nuk janë të rrezikuar nga askush, por kombi ynë është në rrezik nga armiqtë dhe nga ne vetë. Në Kosovë njerëzit, që deri para dy vitesh e konsideronin vetën e tyre shqiptar, tani po quhen kosovar. Në Kosovë kombëtarja ka nisur të zverdhet në emër të dofarë idesh për Evropën e bashkuar. Në Kosovë në vend të kuvendeve për kombin dhe trojet përplasje e kuvende plot vrer mes njerëzish e liderësh për karriget e për votat. Përplasje për karrige e vota edhe në Shqipëri e hiç më mirë as në Maqedoni.
Po si i ka kombi ynë punët në trojet tjera shqiptare. Keq i ka, bile shumë keq. Në Malësinë e Madhe mësohet me libra të përkthyer dhe atje shqiptarët nuk gëzojnë as të drejtat elementare. Për popujt tjerë ngritën e themelohen komuna të plota me nga dy tri fshatra, bile edhe u vidhen nga ca fshatra komunave shqiptare për t’i zmadhuar komunat e reja serbe e Malësisë i mohohet kjo e drejtë. Kosova e Malësia janë në Ballkan dhe në të njëjtën Evropë, por ja edhe Evropa për dikë është nënë e për dikë njerkë. Për ne shqiptarët, edhe pse duket se koha ka ndryshuar, Evropa ka mbetur njerkë.
Ky është realiteti dhe nuk kemi kohë të ndahemi e përçahemi me shkrime për besime e për parti, po të bëhemi tok e t’i themi dy fjalë të mira për njëri-tjetrin e t’i bëjmë dy a tri ide të mira për kombin. Kjo është detyrë mbi detyrat për ne e angazhimet për besimet dhe shërbimin për to në xhami e kishë le t’ua lëmë hoxhallarëve e priftërinjve. Mos t’ua marrim bukën atyre. Ne kemi detyrë të punojmë për unifikimin e pse jo edhe për bashkimin e trojeve dhe kombit. E nëse nuk po kemi mundësi ta bëjmë qe tani këtë bashkim, bile të mos bëjmë shkrime përçarëse.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Për ju që shkruani bukur gjuhën shqipe

Mesazh nga Sponsored content Today at 9:50 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi