Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Gjurmët dhe rëndësia e gjuhësisë gjenerative

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Gjurmët dhe rëndësia e gjuhësisë gjenerative

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:37 am

Gjurmët dhe rëndësia e gjuhësisë gjenerative
Gjurmët dhe rëndësia e gjuhësisë gjenerative

Ky drejtim është studiuar nga disa studiues shqiptarë si: Rami Memushaj, Josif Mita, Rexhep Ismajli, Blerta Topalli e ndonjë tjetër. Njëri ndër kontribut-dhënësit më meritori për këtë formacion është R. Memushaj, i cili më një shkathtësi profesionale të rrallë dhe të çmuar ka arritur ta kuptojë se ky drejtim i ri është frytdhënës për gjuhësinë shqiptare, drejtim i cili nuk ishte studiuar sa ka merituar. Studiuesi i zellshëm Prof. dr. R. Memushaj, në vitin 2003 botoi librin “Gjuhësi gjenerative” e cila është me interes të veçantë.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Gjurmët dhe rëndësia e gjuhësisë gjenerative

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:37 am

Për Kohën Javore:
Mr. Shkëlqim Millaku

Gjuhësia gjenerative si drejtim bashkëkohor ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mesin e viteve ’50 të shek. XX. Themelues i tij është gjuhëtari amerikan Zellig Harris, i cili gjuhësinë e kishte menduar se mund të studiohet në aspektin matematikor. Ky studiues hapi rrugën e re me studimin e morfologjisë gjenerative. Mirëpo, studiuesi në fjalë me ligjëratat e tij frytdhënëse për studentët ishin motivuese sepse ishte drejtim i ri me interes dhe i pastudiuar. Studiuesi më meritor i këtij informacioni vazhdues është Noam Çomski. Ky drejtim u përhap në Amerikë, mirëpo u shpërnda shpejt në botë, dhe kështu u bë rrymë sunduese në gjuhësinë e sotme. Gjuhësia gjenerative zë fill pikërisht me botimin e veprës “Struktura sintaksore” (1957) të Noam Çomskit.
Ndryshe nga rryma e deskriptivizmit, të cilët kishin si objekt përshkrimin e gjuhëve në aspekt sinkronik, pra përshkrues dhe jonormativ. Gjuhësia gjenerative e përfshinë kuptimin në analizë gjuhësore në aspekt normativ, matematikor, logjik dhe filozofik. Ky drejtim ishte me interes, sepse është studiuar nga disa dashamirës të saj, të cilët ishin edhe rezultat-dhënës. Andaj, duke e kuptuar rëndësinë e këtij informacioni vijon pyetja: Gjuhësia gjenerative shqiptare, a është studiuar, nga kush dhe kur është studiuar?
Ky drejtim është studiuar nga disa studiues shqiptarë si: Rami Memushaj, Josif Mita, Rexhep Ismajli, Blerta Topalli e ndonjë tjetër. Njëri ndër kontribut-dhënësit më meritori për këtë formacion është R. Memushaj, i cili më një shkathtësi profesionale të rrallë dhe të çmuar ka arritur ta kuptojë se ky drejtim i ri është frytdhënës për gjuhësinë shqiptare, drejtim i cili nuk ishte studiuar sa ka merituar. Studiuesi i zellshëm Prof. dr. R. Memushaj, në vitin 2003 botoi librin “Gjuhësi gjenerative” e cila është me interes të veçantë.
‘’Në këtë libër përshkruhet modeli gramatikor i përpunuar në vitet ‘50–‘90 të shekullit XX nga gjuhëtari amerikan Noam Çomski. Në të trajtohen lidhjet e gjenerativizmit me drejtimet e mëparshme të gjuhësisë amerikane dhe botërore, konceptet bazë të teorisë gjuhësore të Çomskit, fazat e gramatikës gjenerative dhe drejtimet konkurruese me të’’(citat i autorit, i marrur nga vebfaqja personale e tij).
Libri në fjalë është ribotuar pas pesë vitesh, i cili ka një strukturë bazike të përbërë nga tre kapituj: a) Strukturalizmi amerikan; b) Gramatika gjenerative transformuese; c) Alternativa të tjera. Në kapitullin e parë ka një përmbledhje me interes nga strukturalizmi amerikan. Ai në faqe 12 citon: “Në gjuhësinë amerikane mund të dallohen tri modele kryesore të përshkrimit të gjuhëve: 1. Modeli parablumfildian…; 2. Modeli blumfildian…; 3. Modeli çomskian…;”
Në vazhdim autori flet për strukturalizmin amerikan dhe për disa kontribut-dhënës të cilët ishin me meritor të asaj kohe si: Mendimi gjuhësor i Franc Boasit (1852-1942); Mendimi gjuhësor i Eduar Sepirit (1884-1939); Mendimi gjuhësor i Leonard Blumfildit (1887-1949) dhe përshkrimin e kontribut-dhënies se tyre për gjuhësinë. Autori i ka studiuar dhe përshkruar studimet e studiuesve në fjalë duke filluar nga fonema, morfema, fjala dhe fjalia. Ndjekësit e këtyre studiuesve ishin Zellig Harris, Çarlz Hoketi, Bernard Bloku etj. Këta studiues e kishin parë rrugëtimin logjik të studimit nga lart poshtë apo poshtë lart (fjali-fonemë apo fonemë-fjali). Mrekullia e këtij libri qëndron se autori Rami Memushaj ka lidhur zinxhirin e studimit gjenerativ amerikan më atë shqiptar. Modeli, forma dhe struktura është nga gjuhësia amerikane, mirëpo shembujt janë të gjuhës shqipe apo të përkthyer nga gjuha angleze në gjuhën shqip. Ky studiues është meritor të quhet themel-bërës (i gjuhësisë gjenerative shqiptare) i lidhjes zinxhirore të gjuhësisë gjenerative amerikane më gjuhësinë gjenerative shqiptare. Autori në vazhdim ka një kapitull të gjerë për gjuhësinë gjenerative i cili thotë: “Gjenerativizmi është një drejtim bashkëkohor i gjuhësisë që lindi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga mesi i viteve ‘50 të shek. XX, si një alternativë ndaj kufizimeve të deskriptivizmit. Themelues i tij është gjuhëtari amerikan Noam Çomski.” Ky mendim meriton për ta plotësuar me mendimin e N. Çomskit, i cili në parathënien e librit të tij “Syntactic Structures (1957) thotë: “Gjatë gjithë periudhës se këtij hulumtimi kam pasur fatin shumë të mirë që shpesh kam diskutuar gjatë me Zellig Harris. Kështu, sugjerimet e shumta dhe idetë e tij janë përfshirë në tekstin e mëposhtëm dhe në hulumtimin mbi të cilat jam bazuar unë. Mirëpo, nuk do të bëjë përpjekje për t’i treguar ato si referenca të posaçme,” mendim i cili plotëson themeluesin e gjuhësisë gjenerative. Libri vazhdon me kontributin e N. Çomskit (1928) për gjuhësinë. Studimin gjenerativ në librin e autorit (R. Memushaj), i cili i ka menduar në dy parime, në strukturën sipërfaqësore dhe atë të thellë. Objekti i studimit të thellë lindë nga kuptimi i termit gjenerativ, universal, por edhe të fazave të tyre gramatikore që sipas autorit janë tri. Analiza e thellë e librit Struktura Sintaksore e N. Çomskit, nuk mungoi as në librin e R. Memushajt, por këtu kemi shembuj në gjuhën shqipe të studiuar me skema nga fonema deri të fjalia, në një parim normativ, matematikor, logjik, psikologjik dhe filozofik. Në kapitullin e dytë janë disa nënkapituj të cilët janë të pastudiuar deri me tani si: Morfologji, fonologji gjenerative dhe gjithashtu me një mendim përmbledhës të sintaksës se shqipes gjenerative.
Prof. dr. Rami Memushaj me një studim të thellë si ky në fjalë ka hapur një drejtim të ri si një urë lidhëse dhe kontekstualisht raportet e gjuhësisë gjenerative angleze me atë shqiptare.
Gjuhësia gjenerative shqiptare themelet e saj i ka nga studiuesi në fjalë. Këtë drejtim e kanë vazhduar edhe studenti i tij Josif Mita me disa vepra të botuara. Pas viteve të ’70-ta nuk kanë munguar shkrime studimore për këtë formacion. Mirëpo, në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë është lënda “Gjuhësi strukturale dhe gjenerative”, lëndë e cila mbahet nga Akad. Rexhep Ismajli. Kështu ky drejtim është parë edhe nga syri i përkthyesve, nga i cili janë arritur të përkthehen studime dhe vepra me interes. Vlen të theksohet se Blerta Topalli përktheu nga italishtja librin ‘’Sintaksa’’ të autorit Giorgio Graffi, një libër më përmbajtje të sintaksës gjenerative.
Andaj, libri Gjuhësia gjenerative (2008) të R. Memushajt përfundon me një kapitull të tretë, i cili na informon me një mundësi të re të quajtur “alternative të tjera”. Nga ky titull mund të nënkuptohet se gjuhësia gjenerative amerikane, gjermane etj., janë rryma të përfunduara, por kjo nuk do të thotë që është e qëndrueshme për gjuhësinë gjenerative shqiptare. Alternativa të tjera do të jenë praktike dhe të mundshme pasi të jenë studiuar aspekti gjenerativ i fonetikës, fonologjisë, morfologjisë dhe sintaksës se gjuhës shqipe. Studimet e gjuhësisë gjenerative shqiptare janë të pastudiuar sa meritojnë në raport me kushtet, strukturën dhe fenomenet gjuhësore që ofron gjuha shqipe.
Libri i R. Memushajt është një dritare e re për të gjitha drejtimet e cituar me lartë të gjuhësisë, të cilat mund t’i referohen për një zgjerim me të thellë.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi