Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Edhe Shqipja ka Fjale te Huazuara

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Edhe Shqipja ka Fjale te Huazuara

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:39 am

Edhe Shqipja ka Fjale te Huazuara
Aryeja qe me beri te hap kete teme eshte,se shumica nga ne ne kete webfaqe me duket nuk e kemi te njohur,se sikurse cdo gjuhe edhe shqipja ka fjalet e veta te huazuara...
psh:
fjala "selom" perdoret ne shqip,por rrjedh nga turqishtja dhe dmth: Te fala

** pra,kjo fjale nuk perdoret vetem nga muslimante,qe disa antar i irritoj ky fakt,por kjo fjale perdoret nga shumica e shqiptareve...
jan disa fjale te huaja,qe tanime jan bere pjese e fjalorit te gjuhes shqipe

dhe nje shembull tjeter:
DEMOKRACI-as kjo nuk eshte fjale shqipe
"demokraci " rrjedh nga greqishtja qe dmth: Dimo-popull dhe
kracien-udheheqje,krye....

nese fillojme ta"pastrojme"gjuhen shqipe nga fjalet e huazuara,atehere duhet edhe ta"pastrojme"gramatiken shqipe,pasiqe ne gramatiken shqipe ka shume elemente te gjuheve sllave,turke dhe latinishte.
gjuha shqipe nuk perputhet me asnje gjuhe tjeter,ama permban elemente sllave,turko-otomane apo latinishte.


valle,nuk ju ka ndodh juve tjereve te permendni fjalen HALL,qe eshte gjithashtu fjale turke?
Po fjalen "muhabet" asnjehere nuk e keni permend?
qe keni mund t'a zevendesoni me "bisede"
dhe kjo eshte fjale Turke o malsore,andaj mos n'a akuzoni per nje "llaf" (fjale) "selom" se paskemi fol gjuhen turke e ju nuk po n'a e lejoni kete....


Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Edhe Shqipja ka Fjale te Huazuara

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:39 am

Mua me duket banal krahasimi qe bene "Luna". Ja pse:
- fjala "selam" (jo "selom") nuk eshte me origjine turke por arabe. Eshte me teper nje shprehje religjioze dhe jo shqipe. Ne shqip kemi fjale zevendesuese me te mira si "te fala", "pershendetje", etj. Ne France, nese perdorni fjalen e huaj ne shkrime shkencore kur ekziston fjala ne frengjisht, cilesohet si veper penale;

- "demokraci" eshte nje term i pergjithshem. Se pari eshte zbuluar nga greket antike (te cilet nuk kane lidhje me greket e tanishem sepse te paret ishin race e bardhe kurse te dytet jane pak te zeshket dhe i pergjajne shume egjiptasve prej nga dyshohet se kane ardhur ne Greqine e sotme). Pra, termi "demokraci" nuk ka ekzistuar te popujt tjere, prandaj edhe eshte huazuar nga greket prej popujve tjere dhe eshte pranuar. Mirepo, fjala "te fala", "pershendetje" ka ekzistuar ne gjuhen shqipe para se te vie fjala "selam". Sikur ne te mos e kishim fjalen "te fala", "pershendetje", atehere me siguri do ta pranonim ne gjuhen shqipe fjalen arabe "selam", ose angleze "regards", ose ndonje fjale te gjuheve tjera. Edhe anglezet do ta pranonin fjalen "selam" sikur te mos ekzistonte fjala "regards". E shihni tani se krahasimi i Lunes eshte i pa baze?

- Se Luna eshte e prirur te fus cfaredo fjale te huaj ne gjuhen shqipe kur ne kemi fjalet tona, kete me se miri e verteton fotografia e saj e vjedhur nga dikush tjeter. Sic paraqitet me fjale te huaja, ashtu paraqitet edhe me fotografi te huaj. DYFISH E FALLSIFIKUAR. SA KEQ!

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Edhe Shqipja ka Fjale te Huazuara

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:40 am

Dukagjinasi,hapeni pak fjalorin dhe e vreni se nga vjen fjala "selam" (turq.)

Sa per Francen,mendoj qe perdorin nje ideologji te gabuar,sepse shpikin cfaredo fjale,vetem e vetem t'ju mbetet gjuha e pastert...Cdo gjuhe ne bote nuk i ka 100% fjalet e veta,andaj Francezet me kete do i quaj "nacionaliste"

Nuk them qe mos perdoren fjalet shqipe,mos i keqkupto gjerat,them se jan disa fjale,qe me ne leksikun tone gjuhesor kan zene vend...

sa per foton,e keni shume gabim,ajo s'eshte foto,por eshte vetem nje AVATAR
ka shumica qe perdorin avatarin me Shote Galica,Adem Jasharin...etj,por ky mbetet vetem nje Avatar asgje me shume...
E dini dallimin mes fotos dhe Avatarit?
se une i dalloj keto dyja!

Qe t'i permbahem temes:
Ja dhe ca fjale te huaja,qe mund te zevendesohen me fjalet e gjuhes shqipe:

Penxhere(dollap)-dritare
Pazar-Treg
Kazan-Tigan

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Edhe Shqipja ka Fjale te Huazuara

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:40 am

Punoni o vellezer e motra per ta mbajte gjuhen te pastert,e jo po me silleni rreth nje ndytesire te trasheguar nga zaptuesit,prej kohesh.Fjala "selam",nuk eshte huazim ,sepse ne nuk kemi nevoje per te kure kemi fjalen shipe "te fala".
huazimet jane ato fjale kure nuk mund te gjendet fjale adekuate ne gjuhen perkatese.Serbet kane huazimin shqip "besa",sepse nuk kane fjale te pershtateshme ne gjuhen e tyre. Fjala :demokraci" eshte huazim ne te gjitha gjuhet e botes,sepse nuk kemi fjale adekuate shqipe dhe as nuk ka logjike te kemi zevendesim per te,por nga ajo fjale kane dalur shume fjale te tjera te shqiperuara (shqipe) si demokratizimi,demokratike,demokrate,demokratizuese ,etj. Fjala selam perdoret nga te njejtit qe perdorin fjalen Allah,por jo nga une.Une kam fjalen shqipe" Zot "dhe tjetren "te fala",por edhe tjetren "ne rregull" e jo "OK".
Ju lutem ,ta ruajme kete pasuri qe na dha Zoti (gjuhen tone )dhe ta mbajme te pasterte ashtu sic kerkon edhe trupi jone te mbahet plotesishte i pasterte-per te qene i shendeteshem.Gjuha jone ka shume nevoje ti jepen medikamente per sherim ,sidomos antibiotike te fuqishem kunder mikrobeve shekullore.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Edhe Shqipja ka Fjale te Huazuara

Mesazh nga Sponsored content Today at 9:58 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi