Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Myderriz Daut Efendi BoriÇi (1825-1896)

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Myderriz Daut Efendi BoriÇi (1825-1896)

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:45 am

Myderriz Daut Efendi BoriÇi (1825-1896)
Mexhid Yvejsi, Gjakovë

MYDERRIZ DAUT EFENDI BORIÇI
(1825 -1896)

Myderriz Daut Efendi Boriçi është një figurë e shquar fetare-atdhetare, një intelektual shkodranë, një dijetar, gjuhëtar, një krijues-letrar, një luftëtar, luftëtar me namë, që i kishte dalë zani në katër anë…
U lind në Shkodër, me 20 dhjetor 1825. Rrjedh prej një familje të njohur hoxhallarësh, dijetarësh, atdhetarësh, me prejardhje nga katundi Boriç, në rrethin e Tivarit.
Daut Efendi Boriçi është djali i Haxhi Mustafës, i cili është djali i Mulla Salihut, që është djali i Mulla Rexhebit, që është djali i Mulla Hyseinit, të gjithë të shkolluar, të gjithë intelektualë të nderuar.
Mësimet fillestare i ndoqi në Shkodër, te Pazari i Vjetër, pranë mësuesit, Mulla Ferhati, hoxhë shkodran, ndërsa studimet i ndoqi në Medresën e Qafës, themeluar nga Mehmet Pashë Plaku, pranë myderrizëve të shquar: Salih Efendi Myftia, Mulla Ahmed Hadri, Mulla Sylë Fakja etj.
Mbasi e kreu medresenë, Daut Efendi Boriçi për dy vjet shërbeu si Imam në Xhaminë e Draçinit, në Shkodër.
Në vitin 1850, niset për Stamboll, për të vazhduar studimet e larta, të cilat i kreu me sukses dhe menjëherë e emëruan mësues në Anadoll, por nuk qëndroi gjatë, sepse kishte dëshirë të shërbente në vendlindje, në Shkodër, për të cilën ishte përmallue, ishte shkrumue….
Kur u kthye në Shkodër, Myderriz Daut Efendi Boriçi u emërue mësues në shkollën “Ruzhdie”, në Pazarin e Vjetër, ku shërbeu me shumë përkushtim. Në sytë e pedagogëve, në sytë e Drejtorisë së Arsimit, ky përkushtim u bë dëshmues, që Myderriz Daut Boriçi të gradohet si kryemësues…
Si kryemësues e shënon edhe shtypi i kohës, gazeta”Takvim Vekajim”, Stamboll, 26 shtator 1867, ndërsa në vitin 1870, Daut Efendi Boriçi lartësohet, lartësohet si një kodër, sepse emërohet Inspektor i Arsimit Fillor për Shkodër…
Myderriz Daut Efensi Boriçi, përveç veprimtarisë edukative, arsimore, kulturore, është angazhuar edhe në veprimtarinë çlirimtare, atdhetare, në Lëvizjen Kombëtare…
Ishte ndër të parët në organizimin e protestave, në organizimin e tubime, në organizimin e nënshkrime, kundër padrejtësive të qeverive…
Në kohën zhvillimeve , ndryshimeve, luftimeve, gjatë “Lidhjes së Prizrenit” (1878-1881), Daut Efendi Boriçi u zgjodhë Kryetar i Degës së “Lidhjes së Prizrenit” për Shkodër, degë e cila njihet edhe me emrin Komiteti Ndërkrahinor.
Kjo degë, ky Komitet Ndërkrahinor, nën udhëheqjen e Myderriz Duat Efendi Boriçit, kishte organizue edhe njësi vullnetare të armatosura, me mbi 6000 vullnetarë, për t’ia zbardhë fytyrën kombit shqiptar, nga fqinjët pushtues, gjakatarë…
Këtë organizim, këtë ndërgjegjësim, me aq përkushtim, e shprehin bukur këto vargje popullore:

"I thotë Shkodra: nuk ndigjojmë
Të shtatë krajlat me ba urdi!
Pa krisë pushka nuk e lëshojmë..."
Përveç veprimtarisë edukative, arsimore, kulturore, përveç veprimtarisë atdhetare, në Lëvizjen Kombëtare,… Myderriz Daut Efensi Boriçi, ky luftëtar për liri, është marrë edhe me krijimtari, në veçanti me gjuhësi…
Ka hartue një abetare, e cila quhet: Alfabet shqip, me shkronja turqisht. Litografue në Stamboll, me 1861.
Në vitin 1869, po në Stamboll, kjo Abetare ribotohet.
Ka hartue një Abetare, e cila nuk u është botue, ka mbetur në dorëshkrim, në vitin 1881, sepse ishte në internim…
Në këtë Abetare, në dorëshkrim, autori tekstin e fillon me këtë shënim:
”Shqiptari, me mënyrën e shkronjave që kam kallzue në alfabetin shqip, mbrenda pak kohe mundet me shkrue gjuhën e vet..."
Në dorëshkrim kanë mbetur edhe këto vepra: Gramatikë shqipe,
Fjalor Turqisht Shqip (Ruhet në Arkivin e Shtetit, Tiranë)
Një Autobiografi
Dy Ditarë, Njëri për vitet: 1884-1885, tjetri për vitet: 1893-1895.
Myderriz Daut Efendi Boriçi ndrroi jetë me 2 nëntor 1896, në moshën 71 vjeçare, në Shkodër.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi