Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Rishqyrtim Urgjent

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Rishqyrtim Urgjent

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:46 am

RISHQYRTIM URGJENT I MENJIHERSHËM I STANDARDIT SHQIP




Krejt e dijmë pse ka shku Kadare në Kosovë - Prishtinë. Me mbrojtë standardin e gjuhës shqipe. E për me mbrojtë standardin, duhet të mblidhen Shqipet në Kuvend, e ta hapin realitetin e shpërfillun të shkrimit shqip, që osht bastardhu me themel, sa kur lexon sot shqip dhe e krahason me të folunit shqip - del ma qesharak se sa kujton dhe të ndryshohet standardi i Shqipes e të bie në vend të sigurtë kohor, me dialektrin Gegënisht, që osht vet baza e Shqipes!
Në të kundërten, sa ma shumë zgjatë nji Kuvend i Shqipeve, ku duhet të kthehen edhe mbi 100 mijë fjalë gegënishte në standardin tonë dhe të pastrohen mbeturinat dredhake që pengojnë shkrimin shqip, se jo të folunit, se flitet gegënisht, mbi 70% të kombit - po të rregullohet shkrimi shqip - e në të kundërten thash: parashoh ndamje totale të kombit me vet fajin e mosrregullimit të standardit shqip, nga Shkumbini e përpjetë, krejt kah e merr Gegënia, e nuk mund të mashtrohen gegët ma shumë, se për hirë të vëllëzërve tanë, premë gjuhën në gojë, premë Gegënishten me diktaturë enveriste. Pra, sa nuk osht ba vonë, të rregullohet standardi, ose në nji të ardhme të afërt, do të kemi dy kombe: alban e kosovar, që të dytë paraqesin trollin shqiptar, e kush gegë mashtrohet ma shumë, e pastë vehten n'qafë!

Kadarea ma mirë do të ishte të flet me Akademinë Shkencore të Kosovës, e të Shqipnisë, e të bëjnë rishqyrtimin e standardit të shkrimit shqip, sepse nuk jetohet ma shumë me ondrra! Me këtë gjuhë enveriste, nuk ka gjuhë moderne, por një gjuhë abstrakte, obskurante (e terrshme), e nxanë fryme dhe e mbytun nga rrotacizmi n=r, trajtat e shkurta të perëmnave, çoroditja e vet gramatikës e sintaksës shqipe, si dhe e morfologjisë shqipe, me fjalë të zgjatura panevojë, e të tepruara, që ia nxanë frymen shkrimit shqip. Shih, për fjalën shqipe - nxanë, me nxanë, standardi jep rregullin - zë, për të zënë,kur fjala - nxanës, nxënës, që nxën diturinë, thohet drejtë, e fjala - me nxanë - për të zënë, atëherë po u dashka të thohet - zënësi, e jo nxënësi - nxënësi zën mësimin, mbrapsht, kur duhet - nxënësi nxën mësimin, a mësuesi mëson mësimin nxënësit...................shih sa mbrapsht, e sa mijëra fjalë e fraza shqipe janë krejt mbrapsht në shkrimin shqip të këtij standardi! Dikush këtu në forum, ka paraqitë edhe do pllaka fallse të ndamjes së dialekteve edhe nëpër territore shqiptare, e kujton se hahet ai pistil ende,kur dihen shkaqet e pasojat e standardit të shkrimit shqip, në nji t'ardhme të afërt. Standardi shqip duhet urgjentisht të rishqyrtohet! Sa ma shpejt, aq ma mirë,e pa pasoja. Dihet se disa dekDA ishte ky standard dhe gati një gjeneratë u rritë me këtë standard, por do të ishte vet tmerri i standardit shqip, po të harrohet e të vdiset Gegënishtja e Letërsisë së Vjetër shqipe, ajo gjuha e Budit, Buzukut, Bardhit, Bogdanit, e deir tek Fishta, Mjeda, Migjeni, Kristoforidhie shumë pishtarë tjerë të SHQIPES SË VËRTETË!

po cila gjuhë madhore sot ka dy tinguj, për germat q,ç (q i butë e ç i fortë, gj e xh (i butë e i fortë), a nuk osht qesharake kjo tingullore? Egziston vetëm nji q, e nji gj në gjuhët madhore gjermanike..............numrorët: ni, dy, tre.....një dy tre....e zanorja ë - e tepruar vendepavend, sa që sot kemi problem serioz me fjalorin kibernetik, me u plasu Shqipja në rang botëror!

Nuk është luftë kundër gjuhës sonë, pse kërkohet urgjentisht rishqyrtim standardi, por lufta kundër SHQIPES SËVËRTETË është mosshqyrtimi i standardit enverist - këtë duhej ta thoshte Kadarea!

Nga koka në kokëtar, nga kryet në kryetar të shpëtohet kombi shqiptar, që as gega të mos rrij guhëpremë, po nanën t'i thohet nanë, zonit t'i thohet zo, zojsit t'i thohet zot, e jo sipas shkrimit gjerman zeus, direkt shqip, kur ger. eu=oj, e duhet të jetë Zojs, nga kuptimi i kryezotit olympik, në emërtimin e Mbifuqisë natyrore, Krijuesit të Gjithësisë!

Ky osht shpëtimi i kombit shqiptar, rishqyrtimi i standardit! E qysh po i bie shqip - standard?
Pikrisht, pyetja osht: ku osht gjuha shqipe, se fjala, folja osht, nuk osht një provincoalizëm, por vet fjala illirishte OST, ku mbeti s=sh dhe pikrisht këtë folje ndihmtare, e moren gjuhët latine - EST, po çka t'i bësh maxharit, që nuk kupton, se kemi edhe mbiemra shqiptar Maxhari, si antroponome - ku edhe sllavët emruan hungarezët, po me këtë emërtim edhe pak ma thellë - folja osht merr gati krejt popullin shqiptar, por që nuk u prefeksionua si origjinale e tillë ashtu sikur e flet vet populli, por na doli si folja - ashtë (me a hundore, nazale ^ në vend dy pikave sipër), e që e thjeshtuan gjuhët latine e gjermanike, në - est, ist, is, ma shkurt e ma bukur e ma natyrshëm sipas natyrës së gjuhës, me tre e dy tinguj, kurse na e kemi me 4-5 tinguj, germa, krejt mbrapsht - foljen - është. Edhe poashtu nga pyetja: ku osht gjuha shqipe, se cilat shenja komunikative janë të dalura jasht përdorimit, as përkojnë me shpejtësinë e auto(rëve) tjerë në këtë ''autostradë'', kjo edhe ma yst se sa ajo fjaloa - standard, standart që përkon me zhvillimin ekonomik, arkitektural etj., sepse edhe po grahe makinë nën shpejtësinë e tjerëve, në vijat poashtu komunikative të shpejta, bazuar në dinamiken e zhvillimit edhe gjuhësor, e pengon ''komunikacionin'' edhe dikush ta futë mbrapa, e të ban shi, pistil në autostradë!

Kjo nuk osht veç nismë individuale, por interes i përgjithshëm kombëtar dhe dihet se na duhet edhe neve si buka e uji e ajri e drita, një gjuhë unike shqipe, gjuhë moderne, gjuhë që bashkon unison krejt popullin shqiptar në botë, jovetëm atë ballkanik, por të jetë vërtet gjuhë unike e bashkuar moderne, që mos të kemi probleme pa nevojë në strukturimin e nivelizimit modern linguistik botëror - kur kemi fjalët e shprehjet tona origjinale, ma të shumëllojshme se sa asnjë gjuhë tjetër, falë gjuhës burimore shqipe, ndër gjuhët ma të pastra e ma të pasura gjuhësisht!

Këtë e them pikrisht, mos të ketë tollovi e pasoja në të ardhmen krejt kombi dhe eventualisht, mosozo të ndahet në dey a ma shumë pjesë, ashtu sikur u ndanë shumë kombe edhe shumë ma të mëdha e ma të zhvilluara, që sot janë të njohura kombe të ndryshme, sepse mu këtu osht pyetja kulminante, kur shihet ndikimi për ndarjen e kombit shqiptar, në alban e kosovar, të njohur botërisht! Ajo do të ishte tollovia e pasojat e paparashikueshme për krejt kombin tonë!

Mu për këtë edhe titullova - shqyrtim urgjent, i menjëhershëm i Drejtshkri8mit shqip edhe mu për atë që shihet gjendja e mjerueshme edhe e mediave të ndëgjimit, pamjes e shikimit, si mjete mediatike audiovizuele, në gjith rrejtin shqiptar ballkanik me botëror!...

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi