Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Përvjetor i rëndësishëm në jetën kulturore të shqiptarëve në Mal të Zi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Përvjetor i rëndësishëm në jetën kulturore të shqiptarëve në Mal të Zi

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:49 am

U KREMTUA 60-VJETORI I EMETIMIT TË EMISIONIT TË PARË NË GJUHËN SHQIPE NË RADIO TITOGRADIN E ATËHERSHËM

Përvjetor i rëndësishëm në jetën kulturore të shqiptarëve në Mal të Zi

Si sot 60 vjet më parë, pikërisht në vitin 1949, në Radio Titogradin e atëhershëm, sot Radio e Malit të Zi për herë të parë u dëgjua në shqip: Ju flet Radio Titogradi. Ky ishte një emision i përditshëm dhe zgjaste 30 minuta.
Para disa ditësh u shënua 60-vjetori i emisionit të parë në gjuhën shqipe në Radion e Malit të Zi, respektivisht në Radio Titogradin e atëhershëm.
Emisioni solemn u transmetua drejtpërdrejtë nga restoranti “Troja” në Tuz, ndërkaq përveç gazetarëve të punësuar në redaksitë e RTV të Malit të Zi në gjuhën shqipe dhe në mediat e tjera në gjuhën shqipe në Mal të Zi, ishin të pranishëm edhe punëtorë dhe bashkëpunëtorë të shumtë të kësaj redaksie, pastaj përfaqësues të jetës publike, kulturore, politike e shpirtërore jo vetëm nga trevat shqiptare në Mal të Zi por edhe më gjerë.
Redaksinë aktuale të këtij emisioni e përgëzuan ministri për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi, Fuad Nimani, pastaj ministri për Kulturë, Sport dhe Media, Branisllav Miqunoviq, kurse për rëndësinë e kësaj redaksie në zhvilimin e informimit në gjuhën shqipe dhe të vlerave multikuturore, foli drejtori i përgjithshëm i RTV të Malit të Zi, Branko Vojiçiq.
Për historikun e punës 60-vjeçare, foli redaktori i kësaj redaksie Pjetër Lucaj, i cili mes tjerash theksoi: “Si sot 60 vjet më parë, pikërisht në vitin 1949, në Radio Titogradin e atëhershëm, sot Radio e Malit të Zi për herë të parë u dëgjua në shqip: Ju flet Radio Titogradi”. Ishte ky një emision i përditshëm dhe zgjaste 30 minuta. Sipas kujtimeve të redaktorit të parë, tani të ndjerit Gjergj Gegaj, ky emision kishte për qëllim informimin në gjuhën amtare për luftën që zhvillohej në atë kohë kundër stalinizmit dhe Informbyrosë, por edhe fillimin e një lufte të re për ndërtimin e vendit të sapoçliruar dhe të rrënuar deri në themele nga lufta”, veçoi Lucaj, duke përkujtuar realizuesit e parë të këtij emisioni, përveç redaktorit Gj. Gegaj, përkthyesin Marash Berishaj dhe gazetar – folës Ahmed Rexhepagiq.
Ky emision funksionoi një vit, e pastaj shkrihet në “Radio Jugosllavia” dhe emetohet nga Beogradi.
Pas 15 vitesh, respektivisht në vitin 1965, ky emision hapet përsëri në Radio Titogradin e atëhershëm, por kësaj here me koncepcion të ri, përmbajtje dhe njerëz të rinj.
Pas këti rifillimi, redaktori i parë është, tani i ndjeri, Gjergj Gjokaj, gjithnjë deri në vitin 1979, kurse bashkëpunëtorë të tij ishin Olivera Petroviq, pastaj Pjetër Dreshaj e diçka më vonë edhe Mirash Gojçaj.
Në vitet e tetëdhjeta, redaktor ishte Fran Camaj, kurse aktualisht kjo redaksi udhëhiqet nga Pjetër Lucaj dhe emeton tri tipe të emisioneve: lajmet e mëngjesit në orën 7:45, pastaj ditarin në orën 17:30 dhe emisionin informativo-muzikor “Në fund të javës”, po ashtu në orën 17:30.
Kjo redaksi numëron gjashtë të punësuar dhe një punëtor të angazhuar honorar dhe tenton që duke vazhduar trashëgiminë informative të pasurojë koncepcionin e vet programor me përmbajtje të reja.
Organizimi i këtij solemniteti, përveç respektit ndaj punës së bërë gjatë periudhës së kaluar 60-vjeçare, rikujtoi edhe një herë të gjithë ata që me angazhimin e tyre profesional, intelektual e shpirtëror, kontribuan në ruajtjen dhe afirmimin e vlerave kulturore e shpirtërore në të gjitha hapësirat shqiptare në Mal të Zi dhe më gjerë.
avatar
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 21

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi