Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Shqipfolësi flet serbisht me shqipfolësin

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shqipfolësi flet serbisht me shqipfolësin

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:50 am

Shqipfolësi flet serbisht me shqipfolësin

Zakonisht shqipfolësit kur flasin për pushtetin komunikojnë në serbisht, pavarësisht faktit nëse i referohen pushtetit vendor apo qendror. Kështu një shqiptar, mjek specialist, duke folur me kolegët e tij mjekë për qëndrimin e pushtetit vendor ndaj mjekëve në këtë komunë, fliste në serbisht, për mendimin konkret të këtij institucioni qeverisës. Është i njohur fakti se në Ulqin pushtetin vendor e udhëheqin subjektet shqiptare që nga fillimi i sistemit shumëpartiak.

Haxhi Shabani

Ulqinaku kur flet me ulqinakun për temat serioze, flet serbisht. Kështu është shprehur një i anketuar për arsye e kalimit nga shqipja në serbisht gjatë komunikimit me bashkëvendësin e tij të një kombi. Ky konstatim, ndonëse mund të bëhet i diskutueshëm dhe nuk është konstant e ka bazën e tij. Së pari, ulqinaku shqipfolës, kur iu referohet subjekteve të cilët kanë folur në serbisht, ai rregullisht i citon, gjegjësisht i parafrazon ato në origjinal, duke folur me bashkëkombësin e tij. Ai këtë rregull e shtrin gjerësisht, duke iu referuar çdo burimi në origjinal që e ka shfrytëzuar në serbisht, që nga një dokument në administratë e deri te një barcoletë, që nga një mendim i një politikani shprehur në këtë gjuhë e deri te një koment i një gazetari sportiv për një ndeshje futbolli. Po shfaqjet e këtilla nuk përfundojnë me kaq. Shqipfolësit duke folur me gojën e tyre shkojnë deri aty sa improvizojnë se si do të fliste akëcili serbishtolës në raste të ndryshme dhe në situata të llojllojshme gjuhësore, duke e imituar atë në gjuhën e tij. Situatat e këtilla gjuhësore janë të zakonshme për personat që shkollimin e tyre e kanë kryer në serbisht. Në anketën e zhvilluar me 30 persona, 11 nga ata janë përgjigjur se janë duke e kryer, apo e kanë kryer shkollimin në serbisht. Jo vetem se është tregues i kësaj ankete, por së paku besohet se një e treta e popullatës së Ulqinit, ta kenë kryer një pjesë apo tërë shkollimin në serbisht. Këta folës, kur flasin për temat e tyre nga profesioni e ndryshojnë kodin nga shqip në serbisht në këto fusha, sepse njohuritë, madje edhe shumicën e informacionit, edhe pas shkollimit e kanë marrë dhe e marrin në këtë gjuhë.
"Tekniku biling i cili normalisht në shtëpi e flet gjuhën A dhe i cili në punë e flet mjaftueshëm, jo më shumë gjuhën X, megjithatë mund të jetë në gjendje ta shprehë atë që dëshiron ta thotë më mirë në gjuhën X". Por, ndryshimi i kodit nuk është gjithnjë i zakonshëm, ai varet edhe nga marrësi. Kur ai është një shqipfolës që nuk e ka atë përvojë shkollimi në serbisht, atëherë solidariteti i folësit dhe i marrësit është i dyanshëm. I pari përpiqet që të mos e ndryshojë kodin, i dyti përpiqet që ta mirëkuptojë atë për vështirësitë që i krijohen gjatë komunikimit. Kurse, kur vjen puna për të folur për temat siç janë familja e rikthejnë kodin në shqip. Se të komunikuarit në serbisht nga ana e shqipfolësve në disa situata krijon edhe gjendje absurditeti dhe situata qesharake tregojnë dy rastet konkrete që do të përmenden më poshtë. Zakonisht shqipfolësit kur flasin për pushtetin komunikojnë në serbisht, pavarësisht faktit nëse i referohen pushtetit vendor apo qendror. Kështu një shqiptar, mjek specialist, duke folur me kolegët e tij mjekë për qëndrimin e pushtetit vendor ndaj mjekëve në këtë komunë, fliste në serbisht, për mendimin konkret të këtij institucioni qeverisës. Është i njohur fakti se në Ulqin pushtetin vendor e udhëheqin subjektet shqiptare që nga fillimi i sistemit shumëpartiak. Ndryshimi i kodit në këtë rast ndodhi për shkak të krijimit të traditës si mendësi që pushtetin real e udhëheqin ata që flasin serbisht, paçka se ata në këtë rast janë shqiptarë. Kalimi nga një kod në tjetrin, pra nga shqipja në serbisht gati rregullisht ndodh edhe në situatën kur shqiptari takohet me një të huaj. Një fqinj imi, duke u përpjekur të lidhej në telefon me të vëllain që i punon në Itali, pasi vëllai nuk i del në telefon, i kishte dalë një italian përpiqej të kuptohej me të në serbisht! Kjo situatë gjuhësore e krijuar, është qesharake dhe absurde njëkohësisht. Italiani realisht nuk e kuptonte as serbishten e as shqipen. Ai mund të ketë mundësi potenciale të marrë vesh më shumë shqipen, për shkak të shumë shqiptarëve që jetojnë në Itali, por shqipfolësi i përmendur flet me të në serbisht.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Shqipfolësi flet serbisht me shqipfolësin

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:51 am

Për vete unë jam një adhurues i gjuhës shqipe, me gjithë se unë mendoj serbisht. Nga se gjuha ima amë është gjuha serbe.

Mirëpo shkrimi i zotit Shabani tregon se si disa ulqinakë e ndjejnë veten.
Flasin serbisht ngaqë e kanë si parandjenjë që gjuha shqipe nuk është gjuhë amtare.
Dihet se ne Ulqin ka pasur shumë Malazez të cilët me ardhjen e Osmanllinjeve ne këto troje, disa prej tyre janë edhe asimiluar, ku me marrjen e fesë Islame kanë humbur lidhjen me gjuhën e tyre ame, Gjuhën Serbe, dhe kështu nga që në Ulqin më e përhapur ishte gjuha Shqipe edhe kanë marr gjuhën shqipe si gjuhë të komunikimit. Mirëpo në nënvetëdijen e tyre ata e kanë gjuhë komunikuese gjuhën serbe.

Vet fakti se Barsoletat ose thëniet e urta thuhen në gjuhën Serbe, nga se nuk ju duket interesante, dhe për ulqinakët është e pa vlerë gjuha shqipe, nga se nuk e pranojnë si gjuhë të veten.
Shumë nga ulqinakët jo vetëm që e kanë si nder të flasin serbisht por e kanë si nder edhe të mos e quajnë veten shqiptar. Por zakonisht e quajnë veten Mysliman, çka kjo lë të kuptojnë se ato janë me prejardhje Malazeze, apo Serbofolëse, apo Sllave , por ne shk 15 deri 19 janë Asimiluar, sa i përket gjuhës por jo sa i përket Kombit, vetëm se veten e quan Mysliman, çka do të thotë se është një Sllav i myslimanizuar. Apo këto Sllavet e myslimanizuar fillojnë ta thërrasin veten edhe Boshnjakë.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi