Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Shqiptarët s`i kanë përfunduar përpjekjet për të ruajtur gjuhën

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Shqiptarët s`i kanë përfunduar përpjekjet për të ruajtur gjuhën

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 6:52 am

KONGRESI I MANASTIRIT NË DRITËN E SFIDAVE TË GJUHËS SHQIPE DHE TË KULTURËS SHQIPTARE

Shqiptarët s`i kanë përfunduar përpjekjet për të ruajtur gjuhën

Vendimi për miratimin e Alfabetit të gjuhës shqipe në Kongresin e Manastirit ishte një vendim jo thjesht gjuhësor e kulturor, por edhe kombëtar e politik: shqiptarët për të shkruar gjuhën e tyre do të përdorin një alfabet të përbashkët. Si rrjedhim, vendimi për zgjedhjen e alfabetit për të shkruar shqipen, para 100-vjetëve, ishte në frymën e evropianizimit të shteteve të Ballkanit, cili është mbizotërues sot e gjithë ditën.

Mr. Haxhi Shabani

Modeli i Kongresit të Manastirit

Kongresi i Manastirit që u mbajt në vitin 1908, i quajtur ndryshe Kongresi i Alfabetit, meqë ai vendosi përdorimin e shkronjave në gjuhën shqipe, është pa dyshim një nga ngjarjet kryesore të shqipes së shkruar dhe si e këtillë i kalon kufijtë e fushës së caktuar, duke u shndërruar në një ngjarje kryesore për historinë, kulturën dhe kombin shqiptar. Historia e A-B-C-së shqipe si kulm kurorëzimin e saj: mbajtjen e Kongresit të Manastirit, në vitin 1908, në të cilin përfundimisht vendoset që gjuha shqipe të përdorë alfabetin i cili si bazë merr alfabetin e gjuhës latine, plus dyshkronjëshat karakteristike për gjuhën shqipe. Vendimi për miratimin e Alfabetit të gjuhës shqipe në Kongresin e Manastirit ishte një vendim jo thjesht gjuhësor e kulturor, por edhe kombëtar e politik: shqiptarët për të shkruar gjuhën e tyre do të përdorin një alfabet të përbashkët. Dhe ky alfabet kishte për bazë alfabetin e një gjuhe të Evropës Perëndimore, alfabet të cilin e morën për bazë edhe gjuhët kryesore evropiane si: anglishtja, frëngjishtja, gjermanishtja, italishtja, spanjishtja etj. Si rrjedhim, vendimi për zgjedhjen e alfabetit për të shkruar shqipen, para 100-vjetëve, ishte në frymën e evropianizimit të shteteve të Ballkanit, i cili është mbizotërues sot e gjithë ditën.
Dy ngjarjet e tjera po ashtu të rëndësishme për gjuhën shqipe: Komisia Letrare e Shkodrës dhe Konsulta e Prishtinës do të zhvillohen mbi bazën e synimit të rëndësishëm që shqiptarët së paku me shkrim të përdorin një gjuhë të përbashkët, pasi tashmë në praktikë kishte funksionuar përdorimi i alfabetit të përbashkët.
Kongresi i Drejtshkrimit, mbajtur në Tiranë në vitin 1972, si qëllim përfundimtar kishte arritur të prodhojë vendimin që ishte synuar për shumë vjet, për përdorimin e një gjuhe të përbashkët standarde, që atëherë emërtohej gjuhë letrare e përbashkët shqipe. Por, gjuha standarde duke marrë për bazë kryedialektin e toskërishtes, e jo siç thuhej për rreth 30 vjet se u ndërtua si rezultat i bashkërendimit të toskërishtes dhe gegërishtes, hapi çështjen e diskutimit të këtij varianti. Si probleme dolën përhapja, gjegjësisht shtrirja e standardit e deri te refuzimi i tij. Modeli i mirë i zbatuar në Kongresin e Alfabetit, më 1908 për mundësinë e parashikimit të më shumë se të një varianti në Kongresin e Drejtshkrimit më 1972 nuk u përfill.
Problemet që lindin pas Kongresit të Drejtshkrimit duhen parë si rezultat i arbitraritetit të përcaktimit të bazës së standardit që kishte edhe motivin politik, pastaj faktin e mosrespektimit të një varianti të kultivuar mirë, siç ishte gegërishtja e deri te rrethanat e reja të krijuara me themelimin e një shteti të ri shqiptar, në vitin 2008, siç është Kosova. Pastaj duhet marrë në konsiderim situatat gjuhësore të shqiptarëve në Maqedoni, në Malin e Zi, në Luginën e Preshevës dhe së fundi gjendjet gjuhësore të shqiptarëve në ngulimet e hershme dhe të vonshme në diasporë.

Standardi i nevojshëm, por...

Çdo folës i çfarëdo gjuhe, me një kulturë mesatare, nuk mund të mos pohojë se gjuha standarde është e nevojshme. Por, realisht, standardi i shqipes është përballur me një problem jo të vogël, me përhapjen, mësimin dhe (mos) zbatimin e tij. Dhe pas 36-vjetëve prej kur u mbajt Kongresi i Drejtshkrimit, vendimet për përdorimin e rregullave të drejtshkrimit nuk i kanë rezistuar kohës. Pa dyshim, mund të thuhet se standardin jo vetëm me gojë, por edhe me shkrim nuk e përdorin shumica e shqiptarëve, në kohën kur alfabeti i gjuhës shqipe, megjithëse ka mbushur 100-vjet nga përdorimi i tij, ka përmbushur funksionin e tij themeltar, përdoret nga të gjithë shqiptarët.
Realisht, për gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare janë krijuar rrethana të reja në shoqërinë shqiptare dha jashtë saj. Shqiptarët përveç se kanë dy shtete në të cilat janë shumicë absolute: Shqipëri e Kosovë, ata jetojnë edhe në disa shtete të tjera: Maqedoni, Malin e Zi e Serbinë, jetojnë në Greqi e Itali (diaspora më e re nga Shqipëria), numër që mund të arrijë deri afër milionit dhe në vendet e tjera të Evropës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mund të thuhet se në Shqipëri e Kosovë e deri diku edhe në Maqedoni çështja e ruajtjes, kultivimit e zhvillimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare është i mundshëm dhe i kontrollueshëm. Në vendet dhe shtetet e tjera ku flitet gjuha shqipe, çështja është e hapur dhe shumë vështirë e kontrollueshme, vende-vende jashtë çdo kontrollit të planifikimit gjuhësor.
Ky problem ka disa drejtime zhvillimesh.
Së pari, gjuha standarde, mund të thuhet se folësit më të mirë i ka brenda shtetit të Shqipërisë, si rezultat ka pranim dhe zbatim më të madh të tij.
Së dyti, standardi tashmë i përhapur në Kosovë ka rezistencë mospranimi. Gjuha standarde ka filluar të mos përdoret edhe në media të folura dhe të shkruara. Kurse letërsia shqiptare edhe më përpara, por në 15-vjetëshin e fundit gjithnjë e më shumë (nuk) e përdor standardin. Njëkohësisht, duhet pohuar se ndarja e madhe midis shqiptarëve, për rreth 50-vjet në përdorimin standard të gjuhës ka krijuar elemente leksikore, togfjalësha e deri te ndërtimet më të ndërlikuara sintaksore që janë të veçanta për shqipfolësit në Shqipëri, dhe për ata në Kosovë. Në anën tjetër, ruajtja e standardit si të paprekshëm, përballë rritjes dhe zhvillimit të nevojave njerëzore sidomos ka shtuar atë ndryshimin midis tij dhe variantit që përdor shumica e shqiptarëve. Pastaj, nuk duhet lënë pa përmendur edhe ndikimet e gjuhëve të huaja. Deri këtu lufta zhvillohet brenda gjuhës, kurse në vendet e tjera jashtë dy shteteve shqiptare në të cilat vende flitet dhe ka shqiptarë, lufta ende vazhdon të bëhet për gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Lufta për gjuhën

Së treti, gjuha shqipe, që flitet përreth dy shteteve shqiptare: në Maqedoni, në Malin e Zi, në Serbi dhe gjerësisht në diasporën e vjetër dhe të re shqiptare, është një nga gjuhët në përdorim, krahas përdorimit të një gjuhe tjetër. Pra folësit e këtillë janë dygjuhësorë, pa përjashtuar dukurinë e përfundimit të dygjuhësisë në njëgjuhësi për këta folës.
Për të parë përmasën dhe rëndësinë e çështjes së pozitës së gjuhës shqipe në këtë gjeografi të shtrirë, duhet bërë llogaritjen e shqiptarëve që jetojnë në tre shtetet e përmendur dhe në diasporë. Derisa mos të bëhet llogaria e saktë, nuk gabohet nëse thuhet se fjala është për miliona.
Pyetja është: çfarë gjuhe (varianti) flasin shqipfolësit e këtillë të cilët shkollimin e mesëm dhe universitar e kanë kryer në gjuhën joamtare (në Malin e Zi e Luginën e Preshevës), apo tërë shkollimin e kryejnë në gjuhë të huaj (shqiptarët në diasporë)?
Studimet në këtë fushë që i përkasin asaj të sociolinguistikës janë të pjesshme. Por, fakti se shqiptarët e pjesës urbane të Ulqinit në vitin 2006 përdorin 50 herë më pak gjuhën shqipe sesa në vitin 1996, apo se më shumë dëgjojnë muzikë të këngëtarëve nga hapësira e ish-Jugosllavisë, tregon qartë se gjuha shqipe është e rrezikuar. Në këtë drejtim studimet edhe për hapësirat e tjera shqiptare jashtë Shqipërisë e Kosovës, e deri diku Maqedonisë, ka gjasa të tregojnë se situata është edhe më alarmante.
Prandaj në 100-vjetorin e Alfabetit të gjuhës shqipe, është me se e sigurt se shqiptarët nuk i kanë përfunduar përpjekjet e tyre për të ruajtur gjuhën.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi