Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

NË TIRANË U MBAJT PANAIRI I 12-të I LIBRIT

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

NË TIRANË U MBAJT PANAIRI I 12-të I LIBRIT

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 7:06 am

Kriza reflektohet në numrin e botimeve të reja

Kryetari i Shqoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri e cilësoi këtë si një prej panaireve më të mirë të mbajtur deri tani pasi çdo vit që ka kaluar, cilësia e tij ka ardhur duke u përmirësuar.
“Dallimi i edicionit të sivjetshëm me atë të vitit të kaluar është se ky është më i mirë cilësisht, në radhë të parë nga gatishmëria e të gjithë botuesve për të marrë pjesë me cilësi të reja, me botime të reja”, thotë ai.

Ismet Kallaba / Tiranë

Shoqata e Botuesve Shqiptarë organizoi në Tiranë nga data 12-16 nëntor Panairin e 12-të të Librit. Në Panair kanë marrë pjesë rreth 100 shtëpi botuese, subjekte që merren me librin dhe institute ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri. Në stendat e Panairit kanë qenë të ekspozuar më se 40 mijë ekzemplarë libra, ndër të cilët 1200 kanë qenë tituj të rinj, më pak se në panairet e kaluara.
Kjo tregon se kriza ekonomike ka ndikuar edhe në uljen e numrit të botimeve të reja. Këtë e pranojnë edhe vetë botuesit.
“Gjatë këtij viti, si pasojë e krizës botërore edhe sektori i botimeve ka pasur një rënie normale”, thotë Petrit Ymeri, kryetar i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë.
Por sipas tij, gjëja më e rëndësishme është fakti se kriza nuk ka ndikuar në rënien e cilësisë.
“Cilësisht ne jemi shumë mirë, jemi gjithmonë duke punuar për të përmirësuar raportin tonë me profesionin, raportin tonë me lexuesin”, thotë ai.

Lexuesit të kënaqur

Kryetari i Shqoqatës së Botuesve Shqiptarë, Petrit Ymeri e cilësoi këtë si një prej panaireve më të mirë të mbajtur deri tani pasi çdo vit që ka kaluar, cilësia e tij ka ardhur duke u përmirësuar.
“Dallimi i edicionit të sivjetshëm me atë të vitit të kaluar është se ky është më i mirë cilësisht, në radhë të parë nga gatishmëria e të gjithë botuesve për të marrë pjesë me cilësi të reja, me botime të reja”, thotë ai.
Ymeri mendon se edicioni i sivjetshëm ka pasur rritje edhe nga paraqitja më e mirë grafike.
“Po ashtu ai karakterizohet nga një frymë shumë e mirë bashkëpunimi që ne kemi pasur me të gjithë pjesëmarrësit në Panair”, thotë ai.
Kryetari i Shoqatës së Botuesve Shqiptarë vlerëson shumë të rëndësishëm faktin se lexuesit kanë mbetur të kënaqur me Panairin.
“Kjo është gjëja, do të thoshja më kryesorja, që janë të kënaqur lexuesit. Në këto ditë kemi parë lexues të të gjitha shtresave dhe të të gjitha niveleve, që nga punëtori i thjeshtë te kryeministri, që nga studenti deri te profesori, që nga gratë, burrat, fëmijët e vegjël. Kjo ne na gëzon, na mbush me gëzim, me kënaqësi dhe me besim që aktivitetet tona janë në rrugë të mbarë”, thotë Ymeri.

Mungesa e tregut unik shqiptar

I ftuari i nderit i Panairit të 12-të të Librit “Tirana 2009”, akademiku Ali Aliu, shprehu brengën për mungesën e tregut unik shqiptar të librit.
“Botimet shqiptare kanë bërë vërtet para. Kemi cilësi në botime dhe libra shumë të mirë. Por na mungon një gjë shumë e rëndësishme, tregu unik i librit”, tha ai.
Aliu kritikoi pushtetet në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni për mbështetjen e pamjaftueshme ndaj librit.
“Politika si në Tiranë, ashtu edhe në Maqedoni dhe Kosovë, jo vetëm që nuk e mbështet librin, por shpesh i bëhet edhe pengesë, siç është taksa e librit”, tha Aliu.

Blushi, shkrimtari i vitit

Sipas traditës, organizatorët kanë ndarë edhe çmimet për shkrimtarin më të mirë të vitit, përkthyesin më të mirë, shkrimtarin më të mirë për fëmijë dhe stendën më të mirë.
Çmimi i shkrimtarit më të mirë të vitit sivjet i ka takuar Ben Blushit, çmimi i përkthyesit të vitit, Amik Kasoruhos, ai i shkrimtarit më të mirë për fëmijë – Xhevat Sylës dhe çmimi për stendën e rregulluar më mirë “Media Print”-it.
Shtëpia Botuese “Toena” fitoi Çmimin më të ri të Panairit, atë për promocionin më të mirë të shkrimtarëve dhe veprave të tyre.
Panairin e sivjetshëm të Librit “Tirana 2009” mendohet ta kenë vizituar më se 60 mijë lexues.
Gjatë ditëve të Panairit janë mbajtur shumë takime promovuese. Një ndër risitë ka qenë fakti se në stendat e shtëpive më të rëndësishme botuese kanë qenë të pranishëm shkrimtarët më në zë shqiptarë.
Po ashtu një ndër ngjarjet më të rëndësishme të Panairit ishte prania e veprës së plotë të shkrimtarit Ismail Kadare, pra kolanës 20 vëllimëshe në të cilën përmblidhet e gjithë krijimtaria e jetës së tij. Vetë shkrimtari ka qenë i pranishëm dhe janë vënë në radhë qindra lexues për të nënshkruar veprat me autografin e tij.
Dyndje ka pasur edhe në stendën e Shtëpisë Botuese “Toena” për librat e shkrimtarit Ben Blushi, “Të jetosh në ishull” dhe “Otello, arapi i Vlorës”, më të cilin fitoi edhe Çmimin e shkrimtarit të vitit.
Panairin e kanë vizituar shumë personalitete të jetës politike, kulturore, etj., në mesin e të cilëve kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.
Në mesin e shumë stendave të Panairit ka qenë edhe një stendë e Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave të Malit të Zi dhe Komunës së Ulqinit.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi