Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

7 Marsi - ditëlindja e shkollës shqipe

Shko poshtë

7 Marsi - ditëlindja e shkollës shqipe Empty 7 Marsi - ditëlindja e shkollës shqipe

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 9:08 pm

7 Marsi - ditëlindja e shkollës shqipe
7 Marsi - ditëlindja e shkollës shqipe Hajdin
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 Marsi - ditëlindja e shkollës shqipe Empty Re: 7 Marsi - ditëlindja e shkollës shqipe

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 9:09 pm

Hajdin Islami
Nga viti në vit dhe nga marsi në mars, gjithçka ndryshon por një ditë dhe datë që përherë mbetet në kujtesën tonë është pikërisht Shtatë Marsi-Dita e Mësuesit apo ndryshe siç quhet edhe ditëlindja e shkollës së parë shqipe.

Në prag të kësaj dite të shënuar populli ynë i ka ende të freskëta sakrificat e mëdha në rrugën e dijes dhe të lirisë. Kur kujtojmë 7 marsin e vitit 1887, mendja jonë është gjithmonë tek mësonjëtorja e parë shqipe e Korçës e cila falë kontributit të pishtarëve të arsimit të asaj kohe si dhe të shumë brezave të tjerë, bëri të mundur që dituria dhe mendja e edukuar e kombit tonë ta përmbyste përgjithmonë heshtjen dhe asimilimin që të tjerët padrejtësisht me shekuj na kishin imponuar.

Në këtë ditë ne si mësimdhënës me respekt të thellë kujtojmë të gjithë kolegët tanë mësimdhënës si dhe të gjithë nxënësit që gjatë luftës së fundit në Kosovë duke mbrojtur atdheun dhe shkollën shqipe ranë heroikisht me të vetmin idealë çlirimin njëherë e përgjithmonë nga pushtuesit e ndryshëm.

Mësimdhënësit, nxënësit, studentët dhe i gjithë populli liridashës i Kosovës për të arritur deri në këtë ditë ku jemi sot ka dhënë shumë madje duke mos kursyer për asnjë moment as gjënë më të shtrenjtë-jetën.

Shkolla shqipe në Kosovë tani si asnjëherë më parë ka arsye të forta për ta kremtuar këtë festë pasi ideali i shumë brezave tani është bërë realitet. Sot kemi shtetin dhe institucionet tona të lira ku të gjithë mund të shkollohen dhe edukohen pa frikën se policia famëkeqe serbe do të na përzë nga objektet dhe institucionet tona arsimore.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 Marsi - ditëlindja e shkollës shqipe Empty Re: 7 Marsi - ditëlindja e shkollës shqipe

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 9:09 pm

URIME DITA E MËSUESIT JUVE ARSIMTARET TË VITEVE 1965-1970 TE SHKOLLES FILLORE "HYSNI ZAJMI" NË VRELLË‏

Nga Selim Hasanaj

Dje shkrova pak per mësuesit e mijë nga klasa e parë deri në at të katert ndersa sot do shkruej dhe njikohësishtë ju urojë Diten e mësuesit arsimtarve të mijë që punuen me zellë në Shkollen Fillore "HYSNI ZAJMI" në Vrellë.
Masi kreva klasen e kater të fillores në Cerrcë prap u desht të vijë në Vrellë. Tash ishte ma lehtë sepse isha rrit pak dhe ma nuk duhej baba Mustafë të më percjell perdore deri në shkollë mengjeseve të ftofta të dimnit të atyne viteve dhe prap të vie të më merr. Tash unë shkoja në shoqni me disa moshatarë të fshatit tim si Isa Cetinaj, Tahir Osaj, Raze Osaj, Mejreme Osaj, Ymer Lajqi, Riza Pepaj, Sherife Pepaj, Januz Haziraj, Shaban Pepaj, Daut Pepaj etj, etj, fëmijë shqiptarë por ishin edhe disa ashkalinj që atëherë u thoshim magjup që vinin bashk me neve e keta ishin Sadik Dukellaj, Rukmane Qunaj, Bajram Qunaj, Keqë Hetemaj, Bajram Berisha dhe Ajshe Qunaj. Pra ishim nji truq fëmijesh dhe neve shkonim tue e thirrë njani tjetrin nga dera në derë dhe bashkoheshim e shkonim në shkollë. Mbaj mend se Drejtoreshë e shkollës ishte mësuesja e mrekullueshme që per neve nxansat ishte si nanë e vertetë zonja Azize Blakaj-Bicaj. Kjo zonjë e nderueme jipte gjuhen shqipe dhe nga kjo mësova per Qajupin, Migjeni, Naimin, Nolin, Seremben, Hil Mosin, por neve disa nxansa të dalluem mësuem edhe per Fishten e madhë. Per Homerin shqiptarë mësuesja e mrekullueshme Azize na fliste me kujdes vetem në raste të pershtatshme. Ishte rrezik dhe kjo zonjë e madhe ishte nga nji familje e dovotshme patriotike nga Istogu e cila nga pushteti okupuesh serbosllav ishte detyrue të migrojë në Turqi. Dhe veq kësaj kjo ishte e martueme me Arsimtarin e Biologjisë z. Xhafer Bicaj që poashtu ishte nga nji familje e madhe dhe tradicionalisht patriotike , ai ishte djalë i (sipas meje nga ajo cka mësova per te nga bashkohaniket e tij) Smajl Ali Bicaj, patriotit ma të devotshem per qashtjen shqiptare neper shekuj nga fshati Vrellë. Edhe mësuesi Xhafer ishte mësues i urtë dhe i dashtun, ai na spjegonte me zell dhe kënaqej kur shifte se neve po rritemi dhe po mësojmë mirë. Posaqërisht i donte nxansat e shkelqyeshem dhe unë isha nji nga ata andaj mbaj mend shumë perkdhelje të flokve nga mësuesi im i dashtun Xhafer Smajl Bicaj. Zoti më shperbleu nji mbramje të veres së vitit të kaluem kur unë i takova mas diku 38 viteve këtë qift arsimtaresh të mrekullueshem keta pishtarë të arsimit dhe perhapjes së dijes në Vrellë dhe fshatnat per rreth. Ata i takova në restoranitin TROFTA në Istog aty në shoqni me nji mësues tjeter nga Vrella dhe zonjen e tij. Me Ilaz Bicaj si dhe vajza e mësuesve Azize dhe Xhafer zonja e nderueme Dr. Teuta Bicaj-Beqa. Takim tash i nji ish fëmiu nxanës që nga jeta e mergimtarit ishte plakë dhe nuk kishte asnji qime të zezë në kokë dhe me mustak të gjatë e të thinjur dhe Dy margaritarve të arsimit shqiptar mesuese zj. Azize dhe mësuesit z.Xhafer. Nga emocionet shkonin lotet pa pra. Mësuesja e mirë e njohu ish nxanësin e vet pa u prezentue fare pas takimit 38 vjeqar. Kujtesa e mësueses së shkelqyeshme u deshmue. Mikesha ime që më shoqnonte sekretarja e Degës së LDD-së në Zvicerr, zonja Zizë Pepshi mbet e pa koment nga emocionet e këtij takimi. Tani unë kamë korespondencë me vajzen e mësuesve të mijë me zonjen Teuta tëcilen e pershendes miqësishtë.
Mandej arsimtari im ma i dashtun ishte arsimtari i matematikes z. Qerim Spahiu. Ishte ky nji burr dhe patriot i madhë. Ishte trim sa besojë edhe sot se ate nuk ka forcë që e then as që e frigon. Ky ishte edhe pak karakteristik. Nuk mbante disciplinë me moden. Ai qethej shkurt ose shumëherë edhe e rruente koken , por ishte shtat gjatë dhe ngjante në ftyren e Gjergj Kastriotit. Me te ishte edhe arsimtari tjeter që mue nuk më dha mësim por në paralelet tjera. Ai ishte i ndjeri Mehmet Spahiu i afert i arsimtarit Qerim. Këta ishin nga fshati Dubovë. Ishte edhe mësuesi i gjuhes shqipe Selim Elashani i cili ishte rigoroz dhe të detyronte me cdo kusht të mesosh dhe tu permbahesh rregullave shkollore. Ky u emnue Drejtor shkolle mas skandimit të mandatit të zonjes Azize. Selim Elshani ishte nga fshati Stradran.
Fiskultur na jipte Malush Gashi nga Prigoda. Edhe ky ishte nji puntorë i madhë dhe mësues i mirë. Malushi nuk e leshon ditarin as tash nga dora. Neve fëmijet i mbajm mend sepse Qerim Sapahiu, Mehmet Spahiu, Malush Gashi e Rexhep Podrimaj luenin volejboll per mrekulli dhe neve i shikjonim me kënaqësi derisa ata luenin së bashku.
Arsimtari Rexhep ishte nji arsimtar patriot ate mesa mbaj mend nuk e lanë të punojë në arsim dhe ai pat shkue dikah. Nuk dij asgja per te.
Bazat e Arsimit Politeknik apo BAT sikur i thonim shkur kësaj lande na jipte arsimtari Metë Nimani. Ky ishte nji njeri shumë i urtë dhe i qetë. Fliste me nji za të ultë dhe ai u ndihmonte shumë nxansave që tregonin afinitet per ndonji zeje.
Histori e gjeografi na jipte Xhafer Shoshi në klasat e V dhe të VI ndresa në atë të VII e VIII Nuredin Shoshi nga Peja. Të dy këta ishin puntorë të mrekullueshem dhe na mësonin mirë. Arsimtari Xhafer Shoshi dallohej sepse ai ishte ma guximtar dhe na i spjegonte edhe ata heroj që sistemi i kishte anatemue. Muzikë na ipte Musa Gutiqi nga Peja që ishte nji kangëtar i mrekullueshem i kangës popullore qytetare. Pastaj vijnë arsimtaret tjer të cilet pa dyshim tek shumica e nxansave lanë gjurmet e pashlyeshme per të ardhmen e tyne. Ishin këta Profesori Idriz Zeqiraj, Binak Ulaj, Zenel Ulaj, Muhamet Vuthaj, Ahmet Dreshaj dhe Sadik Blakaj. Ky i fundit më duket (nese nuk e kamë ngatrrue) ishte vëlla i arsimtares dhe drejtoreshes Azize Blakaj-Bicaj. Profesori Idriz Zeqiraj ishte nji patriot i cili la mbresa të pashlyeshme me qendrimin e tij dinjitoz dhe asnjiherë nuk pranonte tu spjegonte nxansave ato që kerkonte sistemi. Ai spjegonte per nanen Shqipni dhe per bashkimin e trojeve shqiptare. I tillë ishte edhe Binak Ulaj, pastaj Muhamet Vuthaj që zakonisht na vinte në orë me mandolinen e vetë të ciles i binte per mrekulli dhe kendonte së bashku me nxansat kangë patriotike. Kishte nder nxansa këngëtarë të mrekullueshem. Mbaj mend zanin e bukur po sikur të Qamilit të Vogël të nxansit nga klasa ime z. Isa Blakaj,¨at za bilbili të Sherife Ramqaj etj. Arsimtari i matematikes z. Sadik Blakaj vinte nga Istogu me nji bicikletë në punë në shkollen e Vrellës. Ai nga zullumi i shkive të Lugut të Istogut si duket zonja Azize e kishte largue nga atje dhe e kishte punsue në Vrellë. Sadiku ishte shumë i urtë dhe i mirë të gjithë e donim dhe edhe ai i donte shumë nxansat.
Art figurativ ose vizatim sikur i thoishim na jipte Adem Demaj nga nji fshat i rrethit të Pejes. Mësuei Adem poashtu ishte nji puntor dhe patriot i madhë edhe ky gjithmonë ishte aty ku nxansat kishin nevojë. Nuk guxojë ti harrojë po sikur këta që i permenda edhe këta mësues të mrekullueshem të cilet unë nuk i kisha mësimdhanës por ata dhanë kontributin e tyne në kohen kur unë isha nxanës në atë shkollë tue i mësue nxansat në paralelet tjera: Lush Tahir Bicaj , Isa Mustafë Bicaj, Ilaz Mustafë Bicaj, Gani Baloku, Rexhep Hasanaj, Arif Dreshaj e tjer etjer. Kerkojë falje nese në këto dy shkrime të mijat kamë harrue ndonji. Mund të ndodhe se kamë harrue per momentin por kurr nuk i harrojë ata që NUK HARROHEN sepse ata dhe mundi i tyne ishte ai që neve me qindra e mijra secili me at kaqikun e vetë ma në fund e sollem në vend andrren shekullore të paraardhësve tanë dhe edhe të mesuesve tanë. Tash Dardania feston Diten e mësuesit dhe epopen e UCK-së në lirinë e saj dhe njohjen e mvetsisë nderkombëtare si shtet. Urime dita e mesuesit juve mësuesit e mijë të mrekullueshem që kurr nuk ju harrojë. Ju falemnderit per at që batë per mue dhe moshataret e mijë që ishim nxansat e juve. Ju perqafojë të gjithve si fëmiu që perqafon prindin.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 Marsi - ditëlindja e shkollës shqipe Empty Re: 7 Marsi - ditëlindja e shkollës shqipe

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi