Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Vepër madhore e gjuhësisë shqiptare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Vepër madhore e gjuhësisë shqiptare

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 9:09 pm

Vepër madhore e gjuhësisë shqiptare

Këto ditë, pas një periudhe të gjatë qysh kur ishte mbaruar e dorëzuar në shtyp, u botua në Napoli Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe (ADGJSH), vepër madhore e gjuhësisë shqiptare, emërtesë e Akademisë së Shkencave, hartuar nga një grup specialistësh të dialektologjisë, punonjës të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, fryt i një pune të mundimshme e shumëvjeçare, në të cilën, për herë të parë në historinë e albanologjisë, dialektet e shqipes paraqiten sipas metodës së gjeografisë gjuhësore, në dy vëllime me harta dialektologjike. Atlasi, vëllimi i parë i të cilit sapo ka dalë në qarkullim dhe së afërmi del edhe vëllimi i dytë, është realizuar nga emra të njohur të gjuhësisë shqiptare, si: prof. dr. Jorgji Gjinari (drejtues), prof. dr.Bahri Beci, prof. dr. Gjovalin Shkurtaj dhe prof. dr.Xheladin Gosturani, të cilët jo vetëm plotësuan një mangësi të dukshme të Albanologjisë sonë, por edhe e rreshtuan shqipen në radhën e atyre gjuhëve që prej kohësh kishin hartuar vepra të tilla.
Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe (shkurt: ADGJSH) shënon kurorëzimin e punës e të përpjekjeve shumëvjeçare në terren, për të mbledhur materialin sipas pyetësorit përkatës, dhe në zyrë e në kartotekën e dialekteve të shqipes, pastaj edhe në hartat për paraqitjen e dukurive të dielekteve të shqipes sipas metodës së gjeografisë gjuhësore ose me anën e atlasit dialektologjik. Atlasi është, pa dyshim, një nga veprat më madhore të gjuhësisë shqiptare deri më tani, që radhitet për nga rëndësia krahas "Fjalorit" dhe "Gramatikës së gjuhës së sotme shqipe". Kjo vepër është kurorëzim i zbatimit për herë të parë të gjeografisë gjuhësore në studimin e dialekteve të shqipes dhe paraqet në mënyrë të plotë e më të saktë dukuritë dialektore të gjuhës sonë me shtrirjen e tyre në krejt truallin shqiptar e në diasporën historike më të vjetër arbëreshe. Mbi këtë bazë, sigurisht, do të zgjerohen e do të thellohen më tej njohuritë për dialektet e shqipes dhe do të bëhet e mundur të nxirren përfundime më të përditësuara për gjendjen e sotme të dialekteve tona e për historinë e tyre, duke u bërë mbështetje e gjithanshme për studime më të thelluara në këtë fushë.
Veprat e mëdha gjuhësore, sidomos fjalorët shpjegues, gramatikat akademike normative dhe atlaset kërkojnë punë në grup dhe kohë të gjatë realizimi. Atlasi ynë, duke qenë se kërkonte edhe shumë eksplorime në teren, që nga Vermoshi në Konispol, brenda hapësirave të Republikës, po edhe në trojet kompakte ballkanike të shqipes e në diasporat historike, ka zgjatur rreth njëzet vjet qysh nga ideimi e hartimi i parimeve teorike dhe i pyetësorëve përkatës, duke u aktivizuar në atë punë kryesisht katërshja e bashkautorëve të lartpërmendur. (Për disa anketime dhe ndonjë proces tjetër, por jo gjatë gjithë kohës, kanë bashkëpunuar edhe studiuesit prof. dr.Menella Totoni e prof. as.dr.Anastas Dodi).
Vepra ka përfunduar qysh në vitin 1989, por u vonua në shtyp për arsye se botimi i saj kërkonte cilësi të lartë tipografike dhe kjo u përballua me ndihmën bujare të Universitetit Oriental të Napolit e sidomos falë kujdesit të prof. Italo Costante Fortino.

Idetë dhe projektet e para për një atlas gjuhësor të shqipes

Hartimi i një vepre të tillë madhore për një gjuhë, si synim, për gjuhësinë tonë, i takon kohës së para Luftës së Dytë Botërore.
Për herë të parë çështjen e realizimit të një atlasi gjuhësor të shqipes e pat shtruar dijetari italian Mateo Bartoli, i cili, krahas punës së vet për "Atlasin gjuhësor italian", pati projektuar edhe hartimin e një "Atlasi gjuhësor shqiptar" për të cilin ai jepte informime edhe në "Bolletino dell` Atlante linguistico italiano", Udine, 1933. Sipas një shkrimi të Atë Benedikt Demës, kritik dhe linguist, asokohe, "Ministria e Arsimit e Italisë i dha ndihmat e para financiare Mateo Bartolit për të filluar punën për këtë Atlas" dhe ai, më 1943, hyri në lidhje me studiuesin shqiptar Eqrem Çabej, atëherë në fillimet e karrierës së tij si gjuhëtar, por me një përgatitje të mirë dhe premtuese si ish-nxënës i Paul Kreçmerit (Kretshmer), të cilin e caktoi si anketues e realizues të veprës dhe i dha këshillat e ideimin e nevojshëm si dhe mbështetjen e tij për fillimin e punëve përgatitore. E. Çabej punoi për një kohë të gjatë në Laboratorin e "Atlasit gjuhësor italian" duke hartuar atje pyetësorin e "Atlasit gjuhësor shqiptar" bashkë me Ugo Pelisin. Gjithashtu, për këtë vepër, Çabej u konsultua atëherë edhe me Sever Popin, dialektolog i shquar rumun, i cili shënon se "i ofroi atij përvojën e vet dhe ndikoi të fuste në pyetësor një numër pyetjesh që ekzistonin në pyetësorin e atlasit rumun", por që nuk i kishte pyetësori i ALI-së.
Mjerisht, kjo nismë kaq interesante e dijetarit dhe gjuhëtarit më të madh shqiptar mbeti e parealizuar, së pari, për shkak të ndryshimeve politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore e pas saj.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Vepër madhore e gjuhësisë shqiptare

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 9:09 pm

Hartat e ADGJSH-së
I gjithë trualli i shqipes që përfshin ADGJSH-ja paraqitet në harta me shkallë 1: 1.600.000. Brenda kësaj harte zënë vend arealet e vijueshme të të folmeve të Republikës së Shqipërisë dhe ato të trevave shqiptare në Republikën e Kosovës, në Mal të Zi, në Maqedoni e në Serbinë Jugore (Peshteri, Presheva) dhe të folmet e Çamërisë, në Greqi, të ndara me shenja të kufijve shtetërorë. Në skajet e hartës janë vendosur hapësirat e diasporës arbëreshe të Greqisë e të Italisë dhe të Dalmacisë, sigurisht me një shkallë tjetër, më të madhe.
Në fillim, ADGJSH-ja ka disa harta jogjuhësore: harta fizike, harta administrative, harta historike, harta etnografike, harta me emrat e katundeve ose qyteteve ku janë bërë anketimet dhe rreth 700 harta gjuhësore.
Hartat e Atlasit janë dy llojesh: harta sqaruese dhe harta josqaruese dmth. harta ku shënohet fjala pranë numrit të pikës së anketuar dhe harta ku nuk vihen fjalët a format, por simbole të llojeve të ndryshme.
Pas hartave analitike ka edhe harta përgjithësuese.
Në shumë harta leksikore dhe në disa harta morfologjike dallimet gramatikore dhe dallimet fonetike që nuk janë objekt i tyre, pasqyrohen në një tregues në shpinën e hartës paraprirëse. Në tregues, sipas një renditjeje të shkallëzuar, pasqyrohen variantet e ndryshme gramatikore, fjalëformuese e fonetike për hartën leksikore dhe variantet fonetike për hartën morfologjike. Sigurisht, këta tregues bëhen vetëm kur shihet e domosdoshme. Po kështu, kur është e nevojshme, edhe komentari jepet brenda hartës përkatëse.
Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe është, pa dyshim, një nga veprat më madhore të gjuhësisë shqiptare, që radhitet për nga rëndësia krahas "Fjalorit" dhe "Gramatikës së gjuhës së sotme shqipe". Kjo vepër është kurorëzim i zbatimit për herë të parë të gjeografisë gjuhësore në studimin e dialekteve të shqipes dhe paraqet në mënyrë të plotë e më të saktë dukuritë dialektore të gjuhës sonë me shtrirjen e tyre në krejt truallin shqiptar e në diasporën historike më të vjetër arbëreshe. Mbi këtë bazë, sigurisht, do të zgjerohen e do të thellohen më tej njohuritë për dialektet e shqipes dhe do të bëhet e mundur të nxirren përfundime më të përditësuara për gjendjen e sotme të dialekteve tona e për historinë e tyre.Në konkursin e organizuar nga Qendra Albanologjike e vendit, Atlasi u përzgjodh ndër veprat më të mira të kohës dhe konkuroi me mjaft dinjitet shkencor, si vepër kolektive me rëndësi kombëtare.

__________________

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi