Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

NË PËRVJETORIN E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

NË PËRVJETORIN E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 9:11 pm

NË PËRVJETORIN E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE

Abetare Multimediale

Abetare Multimediale" në përvjetorin e madh të alfabetit të gjuhës shqipe. Zhvillimi i vazhdueshëm i teknologjisë informative ka ndikuar në mënyrë indirekte edhe në procesin mësimor dhe sistemet mësimore.

Gëzim Berishaj
Aridon Hasimja

Viteve të fundit edhe rajoni i Ballkanit ashtu edhe shkollat shqiptare janë duke u munduar të integrojnë mësimin interaktiv në të gjitha ciklet arsimore, mirëpo shumë herë nuk është arritur shkaku i mungesës së projekteve multimediale dhe interaktive në të gjitha trojet shqipfolëse. Pikërisht për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet sistemi i arsimit në trojet shqipfolëse, ne asokohe, si studentë te Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive të Komunikimit pranë Universitetit të Evropës Juglindore vendosëm që të realizojmë projektin "Abetare Multimediale" si projekt të diplomës. Duke qenë edhe nismëtarët e parë që do japin kontribut në lëmin e ri të arsimimit të quajtur edutainment. Kështu mbas gati tetë muaj punë intensive, projekti arriti të realizohet në afatin e parashikuar më parë, dhe në korrik të këtij viti me projektin "Abetare Multimediale" diplomuam pranë Fakultetit të Teknologjive të Komunikimit (shkenca kompjuterike) në UEJL.
Një shekull më parë, në Kongresin e Manastirit u bë standardizimi i alfabetit shqiptar. Nga ajo kohë e deri më sot janë botuar shumë versione të abetares. Mirëpo, sot një shekull më vonë, vogëlushët shqiptarë, kujt edhe i dedikohet ky projekt, do të kenë mundësinë që abetaren ta mësojnë nga një aplikacion tërësisht multimedial dhe më interaktiv për ta.
Projekti në fjalë, gjegjësisht "Abetare Multimediale" është konceptuar dhe dizajnuar në 9 module:
1. Abetarja
2. Alfabeti
3. Lojëra
4. Muzikë
5. Video
6. Fabula
7. Gjëegjëza
8. Numra dhe figura
9. Ushtrime
Gjithashtu që nga fillimi është vendosur se për realizimin e këtij projekti, aplikacionet më ideale janë aplikacionet e paketës Adobe CS3, veçanërisht Adobe Flash CS3 (duke përdorur Action Script 2.0), Adobe Ilustrator CS3, Adobe Photoshop CS3 si dhe aplikacionin Stainberg Wave Lab. Gërshetimi i tyre dhe kompatibiliteti na mundësoi ndërtimin e një aplikacioni shumë efikas.
Fillimisht moduli i "Abetares" është i zhvilluar në konceptin që çdo shkronjë e alfabetit në vete të përmbajë:
- Tekstin (leximin) përkatës të shkronjave të shtypit dhe të shkrimit;
- Ilustrimin (të gjitha ilustrime vektoriale të realizuara në aplikacionin Adobe illustrator CS3);
- Leximin me zë;
- Disa fjalë të ilustruara që fillojnë me shkronjën përkatëse, si dhe mënyrën se si shqiptohen ato.
Moduli i "Fabulave" është i ngjashëm me atë të Abetares. Pjesërisht përmban të njëjtat elemente sikurse edhe moduli Abetarja, mirëpo do të paraqiten disa ndryshime të vogla në realizimin e tij. Këtu janë të përfshira disa nga fabulat më të njohura botërore të përkthyera në gjuhën shqipe. Edhe pse në modulin e Abetares, në mënyrë të detajuar, janë të përfshira të gjitha shkronjat e alfabetit së bashku me ushtrime dhe shpjegime, menduam se në këtë projekt si modul të veçantë duhet ta përfshijmë Alfabetin.
Moduli i "Alfabetit" në vete përmban shiritin e navigimit në të cilin janë prezantuar të gjitha shkronjat e alfabetit, si ato duhet të shkruhen dhe mënyrën se si ato shqiptohen. Gjithashtu si modul të veçantë kemi menduar të përfshijmë "Numrat" njëshifrorë si dhe disa prej figurave gjeometrike elementare, ngase edhe në abetaret e botuara si në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi u jepet një rëndësi e madhe këtyre elementeve.
Që fëmijët të kenë me çfarë të argëtohen, kemi menduar që ky projekt do të ishte shumë i varfër sikur në të mos të përfshinim edhe disa "Lojëra" të ndërtuara në aplikacionin Adobe Flash.
Në modulin "Ushtrime" do të përfshihen disa nënaplikacione po ashtu të ndërtuara në Flash, ku fëmijët do të mund të shkruajnë dhe të ushtrojnë shkronjat që kanë mësuar nga mësimet paraprake, mirëpo gjithashtu në mënyrë interaktive ata do të mund të ngjyrosin njërën nga figurat e tyre të preferuar, si dhe të shkruajnë me shkumësin e improvizuar në tabelë.
Ngase të gjitha abetaret e botuara deri më sot në trojet shqiptare përmbajnë "Gjëegjëza", gjithashtu edhe në "Abetare multimediale" jemi munduar qe mos t`i anashkalojmë ato, por t`i paraqesim në një mënyrë më interaktive se sa deri më tani.
Në dy modulet e fundit "Këngë për fëmijë" dhe "Video materiale" janë të përfshira këngët që janë incizuar viteve të fundit nga fëmijët shqiptarë nga të gjitha trojet shqipfolese.
Një karakteristikë e aplikacionit "Abetare Multimediale" është edhe konfiguracioni minimal i kompjuterit tuaj (Procesor Intel Pentium II me 64 MB RAM dhe kartelë grafike prej disa MB) që nevojitet për të punuar ky aplikacion. Ju duhet të keni të lira vetëm disa MB në memorien tuaj RAM që ky aplikacion të punojë në mënyrën e duhur, sepse ndërtuesit e këtij aplikacioni janë munduar që gjatë programimit një rëndësi të veçantë t`i kushtojnë menaxhimit të memories RAM, me qëllim që mos të vijë deri të stërngarkimi i memories RAM.
Arsyeja e vetme që ky produkt nuk është plasuar në tregjet shqipfolëse deri më tani është vetëm vështirësia që kemi pasur me regjistrimin e këtij produkti pranë institucioneve përkatëse me qëllim që të mbrojmë të drejtat tona autoriale pa u paraqitur ky produkt në treg. Tani ky problem është zgjidhur dhe vetëm para disa ditëve arritëm që produktin ta regjistrojmë në emrin tonë, kështu që shpresojmë se ministritë e arsimit të të gjitha shteteve shqipfolëse në Ballkan do ta përqafojnë një projekt të tillë me qëllim që ai të distribuohet në formë elektronike nëpërmes CD si material shtesë për nxënësit e klasës së parë dhe të dytë të arsimit fillor.

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi