Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Join the forum, it's quick and easy

Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.
Deqani-ks
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edhe objektet personalitete!

Shko poshtë

 	 Edhe objektet personalitete!  Empty Edhe objektet personalitete!

Mesazh nga Shooter-Ks Tue Jul 13, 2010 9:12 pm

Edhe objektet personalitete!

Objektet e sendet, në ligjërimet gazetore të medieve tona, po marrin karakter njerëzor ato ftojnë mysafirë, udhëtojnë me ta, udhëheqin me kryetarë komuna, me ministra tjera e tjera, thuajse janë bërë personalitete të jetës sonë të përditshme.

Gjuhën shqipe po e bëjnë rrëmujë jo vetëm fjalët e huaja, po edhe organizimi logjik jo si duhet. Duke u nisur nga parimi se konteksti është ai që e përcakton kuptimin e fjalës dhe i jep asaj vlerë aktuale.

Çdo fjalë, në çastin e përdorimit, posedon vlerën momentale dhe përjashton gjithë kuptimet e tjera që do të kishte në kontekste të tjera. (Qemal Murati, Standardi gjuhësor dhe kultura e shprehjes, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2004)

Në mediat tona organizimi logjik i fjalive është në një nivel jo të mirë dhe nuk përkon me të kuptuarit e logjikshëm të shprehjes. Objektet e sendet, në ligjërimet gazetore të medieve tona, po marrin karakter njerëzor ato ftojnë mysafirë, udhëtojnë me ta, udhëheqin me kryetarë komuna, me ministra tjera e tjera, thuajse janë bërë personalitete të jetës sonë të përditshme p.sh.:

Mysafir i parë i kafesë së mëngjesit do të jetë presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu... (RTK)
Shikues të dashur ishte kafeja e mëngjesit me presidentin e Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu... (RTK)
Këtë javë protagoniste e kafesë së mëngjesit këngëtarja Adelina Ismajli ... (RTK)
Kafeja e shumë pritur e mëngjesit me këngëtaren e njohur Adelina Ismajli na shoqëron tani... (RTK, 12.10.2008)
Mysafire e kafesë së mëngjesit ktë javë është Adelina Ismajli... (RTK)
Ishte kafeja e mëngjesit me këngëtaren e njohur Adelina Ismajli, shpresojmë t’ju ketë pëlqyer. (RTK, 12.10.2008)
Ishte kafeja e mëngjesi me Ramush Haradinaj, shpresoj se këto minuta tu kenë shërbyer pak më shumë të njihfni këtë lider të aleancë për ardhmërinë e Kosovës për më së afërmi. (RTK)

Nga këto shprehje ne mund të kuptojmë se kafeja është një personalitet, është një subjekt e jo ajo të cilën ne e pimë!? E para d.m.th kafeja udhëton nga një personalitet te tjetri, dhe e dyta këto personalitete janë mysafirë të saj. Një shprehje interesante (pa kurrfarë organizimi logjik për qëllimin e informacionit) dhe ky lajthim është në vijimësinë e përdorimin nëpër mediat tona.

Fjalive të tilla u mungon qartësia e mendimit dhe saktësia e shprehjes. E tërë kjo ndodh prej ngutësisë për të shprehur sa më parë mendimet personale lidhur me një çështje të caktuar, si dhe nga pakujdesia, mungesa e përgjegjësisë dhe nga mungesa e nivelit të duhur të kulturës gjuhësore.

Ngatërrimi i koncepteve subjekt dhe objekt është bërë i natyrshëm në përdorime të ndryshme, për shprehjen e një informacioni, nga ana e gazetarëve tanë. Këtë e hasim çdo ditë në të gjitha mediat tona elektronike në veçanti në këto tri televizione (RTK, KTV dhe RTV21) që janë objekt i vrojtimit si p.sh.:

Kandidati NN udhëheq me komunën...
Partia NN udhëheq me këto komuna...
Me këtë grup komandon një i arratisur nga Burgu i Dubravës...
Qeveria menaxhon mirë me krizën e fundit...
KQZ do të menaxhon në mënyrën më të mirë të saj të mundshme me zgjedhjet...
Me KEK-un menaxhon një staf i huaj...

Pra, kandidati NN (nuk) udhëheq me komunën, po udhëheq në komunën apo e udhëheq komunën;
Partia NN (nuk) udhëheq me këto komuna, po udhëheq në këto komuna apo i udhëheq këto komuna;
I arratisuri (nuk) komandon me grupin, po e komandon grupin;
Qeveria (nuk) menaxhon me krizën, po e menaxhon krizën;
KQZ (nuk) do të menaxhon me zgjedhjet, po do t’i menaxhojë zgjedhjet;
Me KEK-un (nuk) menaxhon një staf i huaj, po KEK-un e menaxhon një staf i huaj.

Një shprehje e tillë, e përditshme jo vetëm në mediume nga ana e gazetarëve, po edhe në ligjërimin ditor, është shprehja: Ndaj mendimin me personin NN. Shprehja e tillë ka kuptimin e kundërt nga kuptimi i saj i vërtetë se përdoret me kuptimin: Pajtohem me mendimin e NN . Ndërkaq, kështu si po përdoret në mediume duhet të ketë kuptimin distancohem ose diferencohem, pra nuk pajtohem me mendimin e NN.( Mehmet Halimi, “Shprehje të palogjikshme në gjuhën tonë”, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Gjuha shqipe 3, Prishtinë, 1986, f. 30.). Mirëpo, kjo shprehje që shpreh mohim është ngulitur me kuptim të gabueshëm për të shprehur pohim, për t’u pajtuar me mendimin e tjetrit.

Moszotërimi sa duhet i profesionit apo mosnjohja e gjuhës amtare (nga ana e njerëzve “kompetentë” për transmetimin e informacionit) po e zvetënojnë gjuhën tonë të bukur. Informacionet e dhëna, qoftë me anë të gjuhës së shkruar, qoftë me anë të gjuhës së folur, në të shumtën e rasteve nuk përmbajnë standardet e tekstualitetit të propozuara nga De Beugrande në vitin 1981 (Shih Bardh Rugova, Gjuha e gazetave shqipe në Kosovë, doktoraturë e mbrojtur në Fakultetin e Filologjisë, Prishtinë, 2006, f. 62.) dhe nëse njëri nga këto standarde mungon atëherë teksti nuk është i kuptueshëm, siç është rasti i teksteve të cekura më sipër.

Madje nga përvoja ime në lëmin gazetor e assesi në lëmin gazetaresk (Shih Instituti Albanologjik i Prishtinës, Gjuha shqipe 2, Prishtinë 1987, në artikullin “Rreth përdorimit të drejtë të fjalës sdudenteske”, f. 94.), siç është bërë zakon të përdoret në ligjërimin ditor, mund të them lirisht se shumica e gazetarëve as që dinë se teksti paska standarde dhe cilat janë ato e si duhet t’i përmbahemi atyre, me qëllim që informacioni të jetë i kuptueshëm. Andaj, niveli gjuhësor i mediumeve tona - që janë objekt i vrojtimit - është dita-ditës duke u përçudnuar dhe po na vë në një gjendje mjaft të ndërlikuar për t’i kuptuar informacionet që na ofrojnë.
Shooter-Ks
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 28

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi