Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

GjYSHERIT TETEDHJETE VJECARE KALABREZE , FILLOJNE KLASEN E PARE

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

GjYSHERIT TETEDHJETE VJECARE KALABREZE , FILLOJNE KLASEN E PARE

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 9:13 pm

GjYSHERIT TETEDHJETE VJECARE KALABREZE , FILLOJNE KLASEN E PARE

Para pak kohesh ne median italiane u pasqyrua nje ngjarje e pazakonte. Ne qytetin e vogel arberesh te Akuaformozes, te moshuarit ,me nje moshe mesatare 80 vjeçare vendosen te regjistrohen ne klasen e pare te shkolles fillore. Cila qe aresyeja qe i shtyu keta te moshuar t’iu drejtoheshin dyerve te shkolles, ne nje zone te thelle malore, me pak banore dhe shume te varfer ?

Ja njoftimi i njeres prej gazetave : « Unità- Shkolla e rezikuar per tu mbyllur nga ligji Gelmini. Gjysherit : do te regjistrohemi per te shpetuar shkollen » (dt.2.11.2008)
« E bejme per niperit tane, sepse te mesuarit dhe librat, perbejne nje pasuri dhe nje e drejte. Ministri (me kete ligj) tregoi se eshte injorant : ketu jetojne minoritete gjuhesore dhe klasat nuk mund te mbyllen » Gjysherit, do te nisen ne shkolle se bashku me nipat duke veshur edhe perpareset, ne se eshte e nevojshme. Do te bejne gjithshka per te shpetuar shkollen nga ligji i dyshes Gelmeni-Tremonti. Revolta vjen prej Akuaformozes. Ne kete zone ka shkolla , por nxenesit jane te pakte, sepse krahina ka pak banore (1234) dhe ndodhet ne provincen e Kozences. “Jemi ne Kalabrine e braktisur ku edhe nje klasa e pare e fillores eshte nje pasuri” « S’ka dyshim- shprehet kryetari i bashkise Xhovani Manoccio, qe nuk do t’i lejojme t’i mbyllin shkollat »

Dekreti Gelmini flet qarte: shkollat e vogla do te mbyllen dhe do t’iu bashkohen atyre me te medha. Kete e quajne racionalizim. Ne fakt ky eshte vetem nje rikthim ne te kaluaren sipas librit “Zemra” (te De Amiçis-it) , si ne vitet 50-te. « Kemi klasa me pese – gjashte nxenes, dhe per te vajtur ne shkolla te tjera, femijet tane, edhe ata te klases se pare, duhet te ecin kilometra te tera ».
Para tre vjetesh, per shkak te mungeses se femijeve gjasht vjeçar, qe reziku qe te mos zhvillohej mesimi ne klasen e pare. Zgjidhjen e gjeti kryetari i bashkise Xhovani Manoccio: « Qeme me te vertete te zote, regjistruam ne klasen e pare dymbedhjete tetedhjete vjeçare . Pjesa me e madhe e Italise, foli per ne dhe fituam nje beteje te madhe ne opinionin shoqeror ». Kjo ishte nje beteje e madhe, per nivelin e jeteses dhe te barazise se komunave te vogla te Jugut, komunitete qe jane te rezikuara te zhduken.

« Ne rast se te vegjelit tane do te jene te shtrenguar te bejne kilometra rruge per te studiuar, krahina fizikisht do te vdese. Kush do te doje te jetoje ne nje vend te tille ? » shprehet kryetari i bashkise.
Akuaformoza eshte nje qyteze e vogel malore me nje dukuri te madhe te çpopullimit. Ketu jeton nje nga minorancat e ralla te arberesheve te Mezzogiornos, nje pasuri e vertete kulturore e mbrojtur nga ligjet qe ministria, me sa duket, i injoron ose nuk i njeh dhe vendos qetesisht t’i dhunoj.
« Ligji rajonal nr.15 i 2003-it ne mbrojtje te minoriteteve, percakton qe ne komuna si ky i yni, ku jeton nje minorance gjuhesore (shqiptare), nuk mund te mbyllen shkolla. Ne rast se ministria nuk i njeh ligjet rajonale, te rilexoje normat kombetare te vitit 1999 qe mbrojne minoritetet » C’do te bejme ? « Per çastin do t’i kerkoj Presidentit te Krahines, Agazio Loieros, te kundershtoj, te dergoj nje peticion, pastaj do te nxjerrim ne fushe gjysherit » Sa jane ? Behen pothuaj tridhjete . Njerez te forte, malesore, shumica mbi tetedhjete vjeçare. Disa jane analfabete, ca gjysem analfabete, te tjeret nuk kane nevoje te kthehen ne bangat e shkolles . «E bejme –thot njeri prej tyre- per niperit tane dhe sepse shkolla, librat perbejne nje pasuri . Kushtetuta flet qarte se te mesuarit eshte nje e drejte ».

Ky ishte lajmi qe jo vetem çuditi por dhe mahniti Italine per forcen me te cilen arbereshet luftojne ne rruge ligjore, per te mbrojtur te drejten e arsimimit ne gjuhen e tyre, ne fshatrat e tyre ,per mos braktisjen e vendlindjes, duke permiresuar kushtet e jeteses.
Nuk presin nga shteti, por i kundervihen veprimeve te tij te paligjshme, me anen e organizimit dhe me mbeshtetjen e njerezve qe zgjedhin (per t’iu zgjidhur hallet e tyre dhe jo sipas flamureve partiak).
Kjo ngjarje e nje krahine malore dhe te varfer te Kalabrise, qe sigurisht nuk priste mbeshtetjen e Ambasades shqiptare ne Rome dhe as te Ministrise se Jashtme apo te Arsimit ne Tirane, te cileve nuk ju eshte degjuar kurre zeri per mbrojtjen e gjuhes se minoriteteve shqiptare ne vendet fqinje (siç do ta ngrinin zerin deri ne qiell homologet e tyre greke , duke mos lene dere pa tundur te Organizmave te BE-se dhe duke vene per kete kushte sa here qe takohen me palen shqiptare), perben nje shembull te shkelqyer per te gjithe popullin tone. Niveli i jeteses permiresohet, problemet e komuniteteve zgjidhen, e drejta e sejcilit mbrohet, kur dime te zgjedhim ne drejtim njeriun e duhur,kur shqetesohemi dhe organizohemi bashkarisht, kur, duke i njohur ligjet kemi kurajon te veme dhe organet me te larta te pushtetit para pergjegjesise.
Mesim te mbare gjysherve tetedhjete vjeçare te Akuaformozes, qe dhane nje mesim te vlefshem vellezerve ne Shqiperi, se si te duan gjuhen e tyre, me e lashta ne Europe, vendlindjen «qe per nga pasurite natyrore, e ka bekuar Perendia » siç shpreheshin Rilindasit tane te medhenj, dhe se si te mbrojne me mençuri, te drejtat e tyre qe u takojne me ligj..

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi