Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Manastiri është Kryeqytet i Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Manastiri është Kryeqytet i Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 9:15 pm

Manastiri është Kryeqytet i Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Hashim Thaçi


Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Manastiri është Kryeqytet i Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 9:15 pm

I nderuar kryeministër Gruevski,
I nderuar kryeministër Berisha,
Të nderuar kryetarë të akademive të shkencave, të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë,
Të nderuar ministra, deputetë,
Zonja dhe zotërinj,

Njëqind vjet më parë në qytetin e Manastirit intelektualë të mëdhenj të Rilindjes Kombëtare, publicistë, studiues dhe veprimtarë të deleguar nga shoqata të ndryshme kulturore e përmbyllën një problem madhor të kulturës kombëtare, alfabetin e gjuhës shqipe me Kongresin e Manastirit.

Në fundin e Perandorisë Osmane, mes trysnive të gjithanshme, shqiptarët po projektonin krijimin e shtetit të pavarur.

Pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Kongresi i Manastirit ishte ngjarje më e madhe historike.

Rilindja jonë Kombëtare është shpërthimi më i rëndësishëm kulturor dhe politik i shekullit nëntëmbëdhjetë.

Ajo krijoi bazë të fuqishme për ndërgjegjen historike, pa të cilën nuk mund të bëhet interpretimi i së kaluarës, kuptimi i së tashmes dhe projektimi i së ardhmes.

Nëse Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte kulmi më i lartë i organizmit politik dhe ushtarak për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve, ishte veprimtaria e palodhshme e rilindësve tanë ajo që krijoi frymën kulturore, shpirtërore dhe politike të Rilindjes Kombëtare.

Në mungesë të institucioneve qendrore, si pasojë e pushtimit shekullor, intelektualët shqiptarë ishin të shpërndarë në vende anembanë botës, në klube dhe shoqata të ndryshme kulturore.

Por, ata kishin një synim, njohjen e identitetit, krijimin dhe ruajtjen e ndërgjegjes kombëtare.

Prandaj, sot kultura dhe qytetërimi ynë krenohen me emrat që në shekujt më të errët e kultivuan shkrimin shqip, duke përkthyer e botuar libra të ndryshme, duke nxjerrë revista e gazeta, duke lënë gjurmë dhe shenja të rëndësishme, pa të cilat kultura jonë do të ishte e varfër, dhe vetë ekzistenca e kombit e rrezikuar.

Pesëqind vjet para Kongresit të Manastirit kultura shqiptare ishte shkëputur dhunshëm nga rrjedhat e qytetërimit perëndimor.

Duke përjetuar sundimin nga administratat e jashtme, një pjesë e madhe rilindësve tanë të shpërndarë nëpër botë, por edhe ata që vepruan brenda, nuk i reshtën përpjekjet për emancipimin politik dhe kulturor të kombit të tyre.

Ata vepruan nëpër qendra të ndryshme kulturore, përdorën alfabete të ndryshme dhe variante të ndryshme gjuhësore.

Por, nuk hoqën dorë kurrë nga synimi për unitetin shpirtëror dhe kulturor, si përbërës themelor të qenies kombëtare shqiptare.

Në fillim të shekullit 20, kur në horizont po shpërbëhej Perandoria Osmane, në Manastir u mblodhën intelektualë, publicistë dhe atdhetarë me shpirt dhe mendje të ndritur.

Delegatët e Kongresit me objektivitet shkencor e nën dritën e përkatësisë evropiane të kombit shqiptar, me kompromisin e veprimtarëve, me angazhimin plot sakrifica të intelektualëve e gjuhëtarëve të kohës, - u ngritën mbi logjikën fragmentare, mbi psikologjinë krahinariste, mbi përkatësinë fetare, dhe morën vendim të interesit mbarëkombëtar.

Vetë jeta dhe përcaktimi properëndimor i qenies kulturore dhe politike shqiptare e përqafoi alfabetin e sotëm, alfabetin latin të gjuhës shqipe, alfabetin e civilizimit perëndimor.

Kongresi i Manastirit ka rëndësi politike dhe kulturore me reflektime shumëdimensionale. Por dy janë arritjet kryesore:
Është i rëndësishëm si akt historik që institucionalizoi alfabetin e gjuhës shqipe.
Është ngjarje e shënuar kulturore, - sepse përqafon alfabetin e modelit perëndimor, alfabetin latin.
Manastiri është Kryeqytet i Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Zonja dhe zotërinj,

Sot, pas njëqind vjetësh, ne jemi krenarë për vendimet e Kongresit të Manastirit.

Jemi krenarë për atë frymë vizionare që qenien tonë kulturore e identifikoi aty ku e ka pasur gjithmonë vendin, historikisht, gjeografikisht, si popull me origjinë të lashtë dhe gjuhë indoevropiane, - në vlerat e kulturës perëndimore.

Alfabeti i gjuhës shqipe ka 36 shkronja. Në atë Kongres u mor qëndrim që ky alfabet ta ketë fatin, nderin dhe rolin e shkrimit dhe bërjes së historisë së shqiptarëve, nderin e përjetësimit të shkrimit shqip.

Miliona fjalë, fjali, mendime, akte të rëndësishme janë shkruar dhe do të shkruhen me këtë alfabet.
Me këtë alfabet shkruhen librat prej ABETARE-s deri tek sintezat më të rëndësishme filozofike, shkruhen librat e letërsisë, filozofisë, psikologjisë, libra të shkencave natyrore dhe libra akademikë.

Me këtë alfabet hartohen dokumente zyrtare, akte diplomatike, akte të larta - hartohen Kushtetuta dhe traktate të miqësisë.


Me alfabetin e Kongresit të Manastirit është bërë dokumenti i Mëvetësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912. Me alfabetin po këtij Kongresi është shkruar Deklarata e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

Me të është shkruar liria e Kosovës. Është shkruar historia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, historia e rezistencës civile, historia e çlirimit të Kosovës. Me të është krijuar aleanca me botën e përparuar demokratike, me demokracitë perëndimore, SHBA-të , BE-në, me NATO-n.

Me këtë alfabet, që prodhon kulturë të tolerancës dhe miqësisë me popujt fqinj është duke u njohur dhe pranuar çdo ditë e më shumë shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës.

Mbi logjikën dhe modelin e këtij alfabeti është njohur dhe pranuar pavarësia e Kosovës nga Republika e Maqedonisë, nga Qeveria dhe Parlamenti i saj, me ç’rast në emër të qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës shpreh mirënjohjen për popullin dhe institucionet e Republikës së Maqedonisë.

Me këtë alfabet shkruhet edhe liria e shqiptarëve në Maqedoni. - Liria e fjalës, e shtypit, e komunikimit dhe ndërkomunikimeve, pavarësisht nga përkatësia kombëtare dhe fetare.

Me këtë alfabet do të shkruhet ndërtimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore në Ballkanin e perspektives evropiane.

Me këtë alfabet do të shkruhet ardhmëria e vendeve tona, demokratizimi i rajonit dhe hapja e perspektivës për integrime euroatlantike.

Me këtë alfabet do të shkruhet gjuha e lirisë dhe respektimit të njëri tjetrit.

Dhe, më në fund, me këtë alfabet do të jemi pjesë e botës së përparuar.

(Fjalimi i kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në Akademinë Solemne me rastin e shënimit të 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit. Titulli është i Redaksisë)

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Manastiri është Kryeqytet i Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 9:15 pm

Pa Prizrenin, pa Manastirin, Vlora nuk do të ishte

Sali Berisha

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Manastiri është Kryeqytet i Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 9:16 pm

“Së pari, dëshiroj të falënderoj me mirënjohje të thellë mikun tim, Kryeministrin e Maqedonisë Nikola Gruevski dhe qeverinë e tij, për organizimin e festimeve të Jubileut të 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit, duke fisnikëruar në këtë akt vendin dhe kombin e tij dhe duke nderuar mbarë shqiptarët. Faleminderit shumë.

Sot, ne nderojmë një nga ngjarjet më kulmore në historinë tonë kombëtare, 100 vjetorin e Kongresit të Manastirit, i cili, së bashku me Lidhjen e Prizrenit, do të përbënin dy zhvillimet më kulmore të kombit shqiptar nga kohërat e Skënderbeut deri në ditën e mbajtjes së tyre.

Vendimi i Kongresit të Manastirit ishte përcaktues jo vetëm për njësimin për njësimin e gjuhës sonë të bukur, por ishte vendimtar për njësimin, bashkimin e kombit shqiptar rreth idealeve te pavarësisë kombëtare.

Alfabeti u shndërrua në katalistin e madh të lëvizjeve të mëdha kombëtare shqiptare, të cilat do të kurorëzoheshin me pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912. Pa Prizrenin, pa Manastirin, Vlora nuk do të ishte. Ishin këto ngjarje të mëdha që bënë të mundur që shqiptarët të nisin rrugën e tyre të lirisë dhe të pavarësisë.

Alfabeti i gjuhës shqipe dhe historia e tij ngjan shumë me historinë e flamurit, i cili, pas vdekjes së princit të shqiptarëve, rrugëtoi për të mbetur i fjetur në librat e perëndimit dhe për t’u zgjuar sërish në vitet e lëvizjeve të mëdha kombëtare.

Kështu pra, është pak a shumë dhe historia e këtij alfabeti. Kur burrat më të shquar të kombit u mblodhën në Manastir, në trevat shqiptare qarkullonin alfabete të shumtë, sepse, pas vdekjes së Skënderbeut, sunduesi bëri të gjitha përpjekjet për skajimin e madh të alfabetit, në të cilin ishte shkruar gjuha shqipe shumë e shumë shekuj më parë. Ai mbeti thjesht alfabet i gjuhës liturgjike dhe ajo natyrisht, në një perandori ku besimet e krishtera ishin pakica e pakicave.

Në këtë kontekst, alfabeti rilindi në Manastir. Gjuhës iu rikthyen germat, me të cilat pothuajse ajo kishte lindur. Por ata burra të mençur e të guximshëm të kombit, të udhëhequr nga Pader Gjergj Fishta, Mithat Frashëri e shumë të tjerë, të cilët vendosën të përzgjedhin alfabetin latin, i bënë kombit një shërbim të jashtëzakonshëm, pasi në ato vite luftërash në Europë dhe Ballkan, vite të shpërbërjes së perandorisë otomane, vite kur disa ndëshkoheshin, të tjerë shpërbleheshin, ekzistenca e kombit pa Vlorën dhe alfabetin do të ishte në pikëpyetje të madhe.

Ishte Vlora dhe alfabeti që u shndërruan në shtyllat më kryesore frymëzuese të mbijetesës së kombit shqiptar, i cili sot jeton i lirë aty ku ndodhet, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe kudo.

Duke i kthyer gjuhës alfabetin e vet, ata i bënë një shërbim tjetër të madh vendit. Alfabeti latin ishte alfabeti i qytetërimit më të zhvilluar të kohërave. Ndaj dhe Pashko Vasa, ky zyrtar i lartë i Portës, guvernator në Bejrut (Liban), do të kërkonte që alfabeti i gjuhës të ishte ai latin, sepse me këtë alfabet shkruajnë kombet më të zhvilluara të Europës dhe botës.

Ndaj kjo ditë është një ditë nderimi të madh për udhëheqësit, komisionin dhe delegatët e alfabetit, por edhe për qytetarët e Manastirit, këtij qyteti të bekuar, i cili ka luajtur një rol të madh në zhvillimet rajonale, por edhe më gjerë në tërë historinë e tij.

Zoti Kryeministër,
Edhe një herë dua t’ju falënderoj ju dhe qeverinë tuaj për këtë akt dhe vendim për të festuar në Shkup, në kryeqytetin e vendit tuaj, këtë Akademi solemne, dëshmi kjo e vullnetit të madh, të respektit të palëkundur reciprok të dy kombeve tona. Shqiptarët dhe maqedonasit kanë një histori të gjatë bashkëpunimi, një histori të gjatë përpjekjesh të përbashkëta për liri dhe dinjitet. Të dy vendet ndajnë sot dy projekte të mëdha, atë të integrimit europian dhe euroatlantik.

Sot, pata një takim pune me Kryeministrin Gruevski dhe kemi rënë dakord që me përpjekje të përbashkëta të intensifikojmë më tej marrëdhëniet tona të shkëlqyera, dëshmi e të cilave është kjo Akademi që mbajmë sot, të mbështesim njëri-tjetrin në të gjithë përpjekjet për të ardhmen e përbashkët që meritojmë.

Duke përfunduar, unë shfrytëzoj rastin për t’i uruar shqiptarëve kudo që ndodhen, miqve të kombit tonë gëzuar këtë ditë, të përjetësisë të një prej gjuhëve më të bukura të planetit për mua.

Ju faleminderit

Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 20

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Manastiri është Kryeqytet i Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Mesazh nga Sponsored content Today at 12:07 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi