Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

100 vjet alfabet shqip, Berisha e Thaci sot në Maqedoni

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

100 vjet alfabet shqip, Berisha e Thaci sot në Maqedoni

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 9:16 pm

100 vjet alfabet shqip, Berisha e Thaci sot në Maqedoni
avatar
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 21

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 100 vjet alfabet shqip, Berisha e Thaci sot në Maqedoni

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 9:16 pm

SHKUP- Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhen sot në Maqedoni për të marrë pjesë në shënimin e 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit.

Kryeministrat Berisha dhe Thaçi do të priten nga kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski në mesditë. Gjatë qëndrimin në Shkup kryeministri shqiptar do të zhvillojë takime edhe politkanët shqiptarë Ali Ahmeti dhe Menduh Thaci. Në axhendën e vizitës përfshihet edhe pjesemarrja e tyre në Akademinë Solemne që do të mbahet në Pallatin e Armatës në Shkup me rastin e 100 vjetorit të Kongresit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Ky aktivitet do të mbyllë edhe ceremonitë e kësaj feste kombëtare.

Ky përvjetor është organizuar nga kabineti i zëvendëskryeministrit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, i mbështetur zyrtarisht nga Qeveria e Maqedonisë. Me rastin e kësaj feste në qytetin e Manastirit u inagurua edhe godina e rikonstruktuar e Kongresit të Alfabetit, ndërsa janë organizuar aktivitete të ndryshme shkencore dhe letrare.
avatar
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 21

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 100 vjet alfabet shqip, Berisha e Thaci sot në Maqedoni

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 9:17 pm

Konferencë shkencore për 100 vjetorin e Kongresit të Manastirit
avatar
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 21

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 100 vjet alfabet shqip, Berisha e Thaci sot në Maqedoni

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 9:17 pm

Gjuha shqipe ka pësuar ndryshime në 100 vitet nga unifikimi I alfabetit, por kjo sipas profesorëve të gjuhës është bërë si pasojë e zhvillimeve globale e të cilat i lejohen gjuhës si një sistem I hapur të ndryshohet.
Konkluzat e këtilla dolën nga konferenca përmbyllëse e realizuar në kuadër të 100 vjetorit nga Kongresi I Manastirit.
"Çdo ditë gjuha shqipe pasurohet dhe kjo nuk ka asgjë të keqe me atë që të mos jetë e mbyllur gjuha po të jetë e hapur dhe kjo ndikon që të pasurohet sa më tepër gjuha amëtare shqipe", thotë profesori Avzi Mustafa.
Për profesorin Zekirja Neziri thotë se para tre katër viteve përdorej shprehja simpozium shkencor ose tribunë shkencore ndërsa sot përdoret konferencë shkencore. "Këto janë trende të përgjithshme që zhvillohen dhe janë në process të përditshëm të studimeve albanologjike", shtoi Neziri.
Gjuhëtari Imri Badallaj kërkon mbajtjen e një konference tjetër ku do bëhej zhvillim I mëtutjeshëm I shqipes standarde.
"Në Kosovë pothuajse intelektualët shkruajnë mirë por ai përket variantit të shqiptimit ende çalon sepse thjesht është një toskërishte kështu që e kanë të ëvshtirë folësit ti adptohen këtij shqipëtimi dhe besoj se me formimin e një komisonin ndërakademik midis akademisë të shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës do të bëhen disa elemente do të futen në këtë mur të madh të kësaj kështjelle dhe do të përmirësohen disa gjëra gjithsesi sepse kështu si është mendoj se do të dalin edhe më tutje probleme", theksoi profesori Badallaj.
Akademikët e gjuhatarët të pranishëm në konferencën shkencore kanë rënë dakord që në të ardhmen akademitë e tri vendeve të përforcojnë bashkëpunimin.
avatar
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 21

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 100 vjet alfabet shqip, Berisha e Thaci sot në Maqedoni

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 9:17 pm

Akademi solemne për 100 vjetorin e Alfabetit shqip
avatar
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 21

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 100 vjet alfabet shqip, Berisha e Thaci sot në Maqedoni

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 9:17 pm

Në këtë solemnitet në Shtëpinë e Armatës mernin pjesë tre kryeministra, i Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës si dhe njerëz të artit dhe kulturës.
Përmbyllen me sukses aktivitetet me rastin e përvjetorit të 100 të Kongresit të Manastirit. Në një akademinë solemne të mbajtur në Shtëpinë e Armatës në Shkup, krerë të tre qeverive, të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, vlerësuan unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Në të, morën pjesë edhe akademik, arstistë, gjuhëtar, historianë, diplomatë të akredituar në Maqedoni dhe politikanë të të gjitha trevave shqipëtare.
"Me nderime dhe respekt të vaçantë dua që juve të pranishmëve si dhe të gjith shqipëtarëve në Republikën e Maqedonisë t'ua uroj 22 nëntorin ditën e alfabetit shqipëtar", tha kryeministri Nikolla Gruevski.
Për kryeministrin shqiptar Sali Berisha festimi i Alfabetit shqip dëshmon vullnetin e madh të respektit të palëkundur reciprok të shqipëtarëve dhe maqedonëve, të cilët kanë një histori të gjatë bashkëpunimi dhe përpjekjesh të përbashkëta për liri dhe dinjitet.
"Me lafabetin e Kongresit të Manastirit është bërë dokumenti i shtetëisë së shqipërisë më 28 ënnëtor 1912; me alfabetin e Kongresit të Manastirit është shkruare dhe dokumenti i pavarësisë së Kosovës 17 shkurt 2008", theksoi kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.
Evenimentit i parapriu një ekspozitë me temë 'Rruga e shkronjave' ku nëprmjet fotografive dhe dokumenteve u shpalos rrugëtimi i unifikmit të shqipes. Në orët e paradites akademikë e gjuhëtarë në një konferencë shkencore dolën në përfundimin se gjuha shqipe në 100 vitet ka pësuar ndryshime por kjo sipas tyre, ndodh si pasojë e zhvillimeve globale e që i lejohen gjuhës si një system i hapur për ndryshime.
avatar
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 21

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 100 vjet alfabet shqip, Berisha e Thaci sot në Maqedoni

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 9:18 pm

Në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit në hapësirat e UEJL në Tetovë u mbajt një orë Arbëreshe.
Të pranishmit shprehën kënaqësinë që ky përvjetor ka bashkuar gjithë shqiptarët ane e mbanë botës dhe shpresojnë që kjo të bëhet traditë. Rruga nëpër të cilën po shkojmë është rruga e cila do të na bashkoj, kjo është njërit edhe qëllimi i punës së arbëreshëve të Italisë, u tha mes tjerash në orën arbëreshe.
"Me shpresë që këto takime të bëhen tradicionale gjithnjë e më shumë në të ardhmen dhe me shpresën që e keni dëftuar jashtë, rrugën e shkronjave bukur e keni transmetuar me mesazhe të reja, kjo rrugë e shkronjave na dëfton rrugën e të ardhmes sonë", tha rektori në universitetit të Kozencës Francesko Altimari.
Profesori Mateo Mandala tha se manastiri është një vend dhe datë historik për shqiptarët.
"Këto ditë ne kujtojmë pikërisht si një nisje për të ardhmen. Unë mendoj se këtu me të vërtetë mbarë shqiptarët mund të krijojnë një të ardhmen të re për shqiptarët duke përfshirë edhe arbëreshët se edhe ne jemi shqiptar", theksoi Mendala.
Orën arbëreshe e pasuruan edhe disa recitale dhe melodi arbëreshe.
avatar
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 21

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 100 vjet alfabet shqip, Berisha e Thaci sot në Maqedoni

Mesazh nga Shooter-Ks prej Tue Jul 13, 2010 9:18 pm

Takim shkencor për 100 vjetorin e Alfabetit të gjuhës shqipe

Dyzet mijë fjalë shqipe nuk janë të përfshira në fjalorin e gjuhës shqipe ndërsa në ndërkohë gjuha po vërshohet nga fjalë dhe fraza të huaja.
Akademikët e vendit alarmojnë që në të ardhmen gjatë komunikimit dhe të shkruarit të përdoren fjalët që u publikuan në një fjalorë të promovuar në Panairin e Tiranës, ndërsa t'i vihet fund imponimit të barbarizmave dhe snobizmit.
“Duhet ta mbrojmë gjuhën, duhet ta kultivojmë gjuhën si nga ndikimet nga injoranca edhe nga ajo që të mos jetë e mbyllur, që të mos jetë një gjuhë që të mos pasurohet me një leksikë që e kemi ende të pashfrytëzuar”, deklaroi akademik Ali Aliu.
Komentet e tilla akademiku Aliu i bëri në takimin shkencor kushtuar 100 vjetorit të alfabetit të gjuhës shqipe.
Akademikët nga Shqipëria dhe arbëreshët e Italisë konsiderojnë se gjuha shqipe ka qenë elementi i vetëm që ka mbajtur bashkë shqiptarët.
“Hartimi i alfabetit nuk është një sjellje e thjeshtë, por një vepër e madhe me ndikim të fuqishëm që kapërcente barriera për t'ia arritur qëllimit”, tha Teki Biçoku – kryetar i Akademisë së Shkencave të Tiranës.
“Gjuha dhe kultura kanë qenë elemente kyçe që ndikuan tek populli ta mbanim unitetin në të kaluarën dhe këtë ta përforcojmë edhe sot”, shtoi Françesko Altimari, Rektor në Universitetin e Kozencës.
100 vjetori i alfabetit shqip cilësohet si një ndër ngjarjet e rëndësishme të kulturës shqiptare edhe nga akademikë e politikanë maqedonas.
__________________
avatar
Shooter-Ks
Legjend
Legjend

Numri i postimeve : 5077
PIKE : 6303
Popullariteti Popullariteti : 41
Data e regjistrimit : 11/06/2010
Mosha : 21

http://www.deqani-ks.all-up.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: 100 vjet alfabet shqip, Berisha e Thaci sot në Maqedoni

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi