Deqani-ks
Deqani-ks Forum - Welcome

Mire se vini ne Deqani-ks Forum, Ju ftojme qe te Regjistroheni, ne menyre qe te keni aksese ne te gjitha kategorit dhe temat, ne Deqani-ks Forum, mund te gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe te huaj, Muziken me te re 2011, DVD Humore shqip, Keshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet me te reja nga vendi dhe bota.

Urinimi në shtrat

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Urinimi në shtrat

Mesazh nga Linddt prej Sun Jun 27, 2010 2:18 pm

Urinimi në shtrat

Urinimi i fëmijës në shtrat nuk është dukuri aq e rrallë, veçmas në vitin e tretë deri në të pestin. Disa fëmijë vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe në moshën më të shtyrë. Përveç kësaj, nuk duhet harruar se infektimi i traktit urinar apo sëmundjet urinare mund të shkaktojnë dukuri apo edhe mund të jenë pasojë e sëmundjes kronike.
Nëse fëmija për disa net rresht nuk urinon në shtrat, nuk duhet të mashtrohemi nga kjo ndërprerje. Nëse nuk ka ndonjë çrregullim organik, duhet kërkuar shkaqet emocionale të një sjellje të tillë.

Mendoni më mirë se çka ka shpresuar fëmija juaj që të arrijë me një qëndrim të tillë të tij. Ndodh shpesh që fëmija në këtë mënyrë ia kthen prindit në rast se është treguar agresiv ndaj tij. Dihet se fëmija, në qoftë se është emocionalisht i shqetësuar, mendon se në këtë mënyrë i revanshohet të rriturit.

Rekomandohet që fëmijën ta zgjoni disa herë natën për të urinuar, por vetëm nëse zgjohet lehtë dhe nuk qan apo edhe nuk rri gëzuar gjatë pasi të ketë urinuar.


Megjithatë, më së miri do të ishte që fëmija të zgjohet vetë. Ia thoni ndonjë fjalë të mirë, kur hetoni se është zgjuar. E leni ndezur dritën e vogël në banjo.
Por, si është puna me urinimin kronik në shtrat? Fëmija që urinon çdo natë zakonisht fle aq rëndë sa gjendjen e beshikës të vet nuk e regjistron truri i tij fare.

Prindërit e fëmijëve që kanë gjumë të rëndë ankohen se kurrsesi nuk mund t'i zgjojnë natën. Është vërejtur se në disa familje disa anëtarë urinojnë në shtrat. Ende nuk është vërtetuar se a është kjo pasojë e ndonjë mungese organike, ndonjë vërejtje e nënës natyrë fëmijës se kur duhet të urinojë apo mungesë e kontrollit ndaj traktit urinar.

A ka shërim ky problem që i shqetëson gjeneratat e mjekëve? Sipas të gjitha gjasave, nuk ka përgjigje të saktë. Gjithsesi është e dobishme që të zvogëlohet sasia e lëngjeve që duhet marrë fëmija para se të bjerë në gjumë apo duhet ndaluar përdorimi i tyre para gjumit.

Zgjoni fëmijën, nëse nuk shqetësohet për së tepërmi, para se të bien vetë për të fjetur, mandej edhe ndonjëherë tjetër natën që të urinojë, nëse keni mundësi.


Por, nëse fëmija reziston ose qan kur e zgjoni apo nuk është në gjendje që të zgjohet vetë, nuk duhet detyruar këtë me çdo kusht.

Shpërblimi apo dënimi e kërcënimi i fëmijës vetëm mund ta keqësojë gjendjen. Pjesa më e madhe e fëmijëve që urinojnë në shtrat nuk duan këtë dhe janë në gjendje që të bëjnë ç'është e mundur të mos u ndodh kjo.

Kur prindi bën presion mbi fëmijën për këtë dukuri nga shqetësimet, urinimivetëm shtrohet dhe kontrolli ndaj tij zvogëlohet dhe kështu problemi bëhet edhe më i madh.

Aparatet mekanike që mund të përdoren kur fëmija urinon shumë pak mund të ndihmojnë.

Mbrojeni dyshekun me çarçafë mbrojtës që e thith lagështinë, në mënyrë që fëmija të flejë sa është e mundur në të terur. Mund t'i vishni po ashtu brekë mbrojtëse që e thithin lagështinë. Duhet pasur kujdes që brekët e tilla ta lëshojnë ajrin.

Linddt
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 6458
PIKE : 10002
Popullariteti Popullariteti : 141
Data e regjistrimit : 11/06/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi